Tag: burime

  • Arestohen 2 inspektorë të IMT-së së Tiranës, morën para nga biznese dhe individë për të mos…

    Arestohen 2 inspektorë të IMT-së së Tiranës, morën para nga biznese dhe individë për të mos…

    Dy punonjës me detyrë inspektor pranë IMT bashkia Tiranë janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi kane dyshime se kane marrë para për të favorizuar biznese apo banesa nga prishja kundrejt shumave te parave.
    Burime për gazetarin Ora News Edison Vatnikaj bëjnë ne dije se Policia pasi mori indicie vuri ne dijeni edhe SPAK për të cilën të njëjta burime thonë se kanë raste të dokumentuara.
    Operacioni sapo është zhvilluar e ndërsa pritet të këtë edhe një komunikim për mediat. Deri me tani 2 persona janë të dyshuar e cila është faktuar më prova, por ka dyshime se rrjeti është me i madh.
    Tashmë materialet janë dërguar strukturës se posaçme.

  • Beteja e Kosovës ndërmjet realitetit dhe mitit

    Beteja e Kosovës ndërmjet realitetit dhe mitit

    Jahja Drancolli

    Beteja e Kosovës ndërmjet realitetit dhe mitit (15 qershor 1389 sipas kalendarit të vjetër, Julian): dy dokumente historike qendrore, burimi zyrtar nga Firence dhe Kronika e Raguzës, dëshmojnë se palët ndërluftuese në betejën e Kosovës ishin boshnjakët. mbreti Tvrtko I dhe sulltani osman, Murati I. Duhet theksuar se dy burimet e përmendura më sipër janë të vetmet burime reale që tentojnë të dëshmojnë për Kosovën e vitit 1389. Dhe aty ku nuk ka burime historike, fillon miti. Miti i betejës së Kosovës (1389), vazhdon edhe sot!

    Sipas një kronike të Raguzsë që po japim në origjinal të shkruar nga një distancë prej rreth 90 vjetësh pas Betejës së Kosovës (1389), ne mësojmë se: “Më 15 qërshor 1389, në ditën e Shën Vitos, e martë, ndodh në një betejë. mes boshnjakëve dhe Turkut të Madh; boshnjakët kishin despot Lazarin mbret i Bosnjes, dhe Vuk Brankoviqi e Vlatko Vukoviçi, vojvodë; ishte një plojë e madhe si e turqve, ashtu edhe e boshnjakëve dhe pak kush sish u kthyen në vendin e vet. Perandori Murat u vra, por edhe mbreti boshnjak; fitorja nuk mbeti as e turqve, as e boshnjakëve, sepse pati shumë të vrarë. Beteja ndodh në Fushë-Kosovë” (“1389. Adi 15 giugno di gorno di Santo Vito, e fu martedi, fu battaglia tra Bosnesi e Gran Turco, li quali Bosnesi furono Despot Lazar Re di Bosna, et Vuch Brancovich, et Vlatko Vuchovich Voevoda; et fu gran occisione tanto de Turchi, quanto de Bosnesi, et pochi tornaron in suo paese. Et Zar Murat è stato ammazzato et Re de Bosne; et la vittoria non se ha dato, nè a Turchi, nè a Bosnesi, perchè fu gran occisione. Et fu la battaglia in Kosovo polje”)!

    Njoftimi i mësipër është i përafruar me të vetmin dokument zyrtar të ruajtur deri me sot, i cili ruhet në fondet e pasura dokumentare të Arkivave të Shtetit në Firence (Archivio di Stato di Firenze). Të dy dokumentet kanë të bëjnë me betejën që u zhvillua në Fushë Kosovë në vitin 1389 midis mbretit të Bosnjës, Tvrtko I, dhe sulltanit osman, Murat I.

    Aktorët e tjerë të përfshirë në Betejën e Kosovës mund të mësohen vetëm nga burime narrative të kundërta në varësi nga vijnë . Burime të tilla me prirje të përmbajtjes mitopike kanë krijuar mospërputhje midis kohës reale historike dhe kohës kur ato u shfaqën. Kjo është arsyeja pse sot studiuesit seriozë të historisë kur bëhet fjalë për Betejën e Kosovës e kanë të vështirë të ndajnë objektivitetin nga miti!

  • Bashkia në dorën e Ramës? Shkarkime të bujshme trondisin administratën

    Bashkia në dorën e Ramës? Shkarkime të bujshme trondisin administratën

    Burime për A2 CNN nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.
    Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje (pa dhënë një afat).
    Burime nga bashkia bëjnë me dije se Rama ka shkarkuar edhe Anuela Ristanin me gjithë nënkryetarët e bashkisë.

    Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.
    Ndërkohë në mbledhje të gjithë kanë raportuar për zonat e tyre të cilat kanë në administrim. Pozitivisht Rama është shprehur vetëm për IMT dhe Policinë Bashkiakë (duke mos fshehur që edhe këto kanë probleme).
     
     

  • Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama kërkon emra të rinj deri në zgjedhje

    Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama kërkon emra të rinj deri në zgjedhje

    Burime për A2 CNN nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.
    Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje (pa dhënë një afat).
    Burime nga bashkia bëjnë me dije se Rama ka shkarkuar edhe Anuela Ristanin me gjithë nënkryetarët e bashkisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.
    Ndërkohë në mbledhje të gjithë kanë raportuar për zonat e tyre të cilat kanë në administrim. Pozitivisht Rama është shprehur vetëm për IMT dhe Policinë Bashkiakë (duke mos fshehur që edhe këto kanë probleme).

  • Burime diplomatike: BE-ja jep dritën jeshile për paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

    Burime diplomatike: BE-ja jep dritën jeshile për paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

    BE miratoi paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, e cila përfshin një ulje të çmimit të naftës ruse të lejuar për eksport, thanë burime diplomatike.

    “Tani kemi një marrëveshje për një paketë të 18-të të fortë dhe efektive të sanksioneve kundër Rusisë”, tha një diplomat në fund të një takimi në Bruksel këtë mëngjes.

    Top Channel

  • “Kushner pati fat të madh…”, The Economist: Dhëndri i Trump do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

    “Kushner pati fat të madh…”, The Economist: Dhëndri i Trump do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të luftosh të pasurit dhe të fuqishmit në Shqipëri është dekurajuese, sepse zakonisht e marrin çfarë duan. Por shpresa, njësoj si uji, buron gjithmonë. Përveç në rastet kur devijohet
    “The Archers”, një serial i njohur radiofonik i BBC-së për jetën rurale në Angli, ndiqet çdo javë nga më shumë se 4 milionë dëgjues. Këtë verë, familja imagjinare Archer po mendonte të kalonte pushimet në Shqipëri.
    Deri pak vite më parë, kjo do të tingëllonte si një ide e rrezikshme – Shqipëria shihej si një vend i egër dhe i pasigurt. Por udhëtimi i mundshëm i Archerëve pasqyron qartë transformimin e Shqipërisë në një destinacion turistik kryesor – me pasoja të papritura.
    Në kohën e komunizmit, vendi priste rreth 5 mijë turistë në vit. Tirana kishte vetëm dy hotele për të huajt dhe në restorantet jashtë kryeqytetit menuja shpesh kufizohej në një konservë toni me një qepë të njomë.
    Megjithatë, deri në vitin 2014 Shqipëria kishte arritur në rreth 3.4 milionë vizitorë të huaj, ndërsa vitin e kaluar u raportua një shifër zyrtare prej 11 milionësh.
    Kjo shifër është disi e fryrë, pasi shumë prej tyre janë pjesëtarë të diasporës shqiptare që kanë pasaporta të huaja dhe regjistrohen disa herë në vit sa herë hyjnë në vend. Por është e qartë se turizmi po rritet me shpejtësi.
    Komplekset hoteliere dhe vilat po mbijnë përgjatë bregdetit.
    Së shpejti pritet të hapet një aeroport i ri për të shërbyer zonën turistike të Vlorës në jug. Edhe pse diaspora nuk është “turistike” në kuptimin klasik, ajo blen apartamente pushimi, frekuenton plazhet dhe restorantet njësoj si çdo vizitor tjetër. Agjencitë imobiliare po reklamojnë në gjuhën ruse.
    Italianët vijnë për të kryer trajtime dentare me kosto të ulët. Madje, shtetasit e Kosovës kanë nisur të ankohen se tashmë Turqia është më e lirë se Shqipëria.
    Po përflitet gjithnjë e më shumë edhe mbingarkesa turistike, pasi vendpushime dikur të qeta si Saranda dhe Ksamil janë tejmbushur. Hotelet, për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, po rekrutojnë punonjës nga Filipinet.
    Ky bum turistik ka nisur të krijojë edhe tensione për një pasuri të pakët: ujin. Në parim, Shqipëria ka mjaft burime ujore. Por pas një shekulli me investime të pamjaftueshme, qytetet e saj po përballen me mungesa.
    Ndërkohë që ndërtimet përgjatë bregut shtohen me ritme të vrullshme, po vendosen tuba për të sjellë ujë nga zonat e brendshme. Banorët aty thonë se mezi kanë ujë për vete dhe për bujqësi; tani ai po kanalizohet për të mbushur pishinat e turistëve.
    Një rast i bujshëm lidhet me planet për të devijuar ujin e lumit Shushicë drejt rajonit bregdetar të Himarës. Pjesa më e madhe e lumit ndodhet brenda një parku kombëtar.
    Astrit Balilaj, kryeplaku i fshatit Kuç, një nga mbi 30 komunitetet që po protestojnë, thotë se lumi ka gjithnjë e më pak ujë për shkak të ndryshimeve klimatike. Ai shton se autoritetet lokale i kanë informuar instancat më të larta për shqetësimet, “por janë injoruar”.
    Olsi Nika, drejtues i organizatës mjedisore EcoAlbania, paralajmëron se humbja e ujit do të dëmtonte ekosistemin lokal. Ai thekson gjithashtu se brenda parkut janë ndërtuar restorante turistike pa leje dhe se në afërsi ka rrjedhje nafte nga puse të amortizuar.
    Vitin e kaluar, banorët e fshatit Dukat në jug të Vlorës bllokuan punimet për një projekt 9 milionë eurosh për devijimin e ujit drejt zonave turistike luksoze. Në mars, edhe fshatarët e Tragjasit fqinj u përleshën me policinë për të njëjtin projekt. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ujë për të gjithë.
    Por sipas Olsi Nikës, kjo do të ishte e vërtetë vetëm nëse shteti do të kishte planifikuar në mënyrë afatgjatë. “Qeveria kujdeset vetëm për interesat e veta,” thotë Salibe Daupi, një pronare restoranti lokal. “Ata duhet të kujdesen për ne.”
    Edhe kufizimi i turizmit mund të nxisë zemërim. Javën e kaluar në Theth, një fshat malor në veri, protestuesit hodhën koktej Molotovi ndaj fadromave që po prishnin kabina të ndërtuara pa leje për turistët alpinistë. Pronarët thonë se qeveria u kishte premtuar legalizimin e tyre.
    Ndërkohë, Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump-it, ka pasur më shumë fat me qeverinë shqiptare. Ai ka shprehur interes për të ndërtuar një resort në Zvërnec, një zonë e virgjër mes detit Adriatik dhe lagunës së Nartës, e njohur për kolonitë e flamingove.
    Gjithashtu dëshiron të zhvillojë ishullin e Sazanit, 10 kilometra larg. Pak përpara betimit të Trump-it si president, qeveria shqiptare miratoi një plan fillestar që i hapte rrugë një investimi prej 1.4 miliardë eurosh në Sazan. Por Zvërneci ndodhet në një zonë të mbrojtur. EcoAlbania ka çuar në gjykatë qeverinë për një ligj të ri që lejon zhvillimet luksoze në këto zona të mbrojtura.
    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të luftosh të pasurit dhe të fuqishmit në Shqipëri është dekurajuese, sepse zakonisht e marrin çfarë duan. Por shpresa, njësoj si uji, buron gjithmonë. Përveç në rastet kur devijohet.
    The Economist

  • Trafik ndërkombëtar droge/ SPAK operacion në Shkodër, 8 në pranga! Në kërkim ish-shefi i krimeve

    Trafik ndërkombëtar droge/ SPAK operacion në Shkodër, 8 në pranga! Në kërkim ish-shefi i krimeve

    SPAK ka ndërmarrë një operacion në Shkodër, ku ka lëshuar 13 urdhërarreste.
    Burime bëjnë me dije se 8 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim.
    Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga amerika latine në mes të të arrestuarve edhe zyrtarë policie. Akuza edhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm.
    Burime bëjnë me dije se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850-1000 kilogram. Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, ndërsa në kërkim është shpallur edhe Erjon Dani. Ai ka qenë shef krimesh në Komisariatin nr. 3 në Tiranë. Ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit.

    Urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.
    Goditja ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc.
    lajm ne perditesim…

  • Ekskluzive/ Serxhio Ujka shitet në Belgjikë

    Ekskluzive/ Serxhio Ujka shitet në Belgjikë

    Burime pranë Sportiim.al treguan se Egnata ka shitur mesfushorin laçian Serxhio Ujka në elitën e futbollit belg.

    Mësohet vetëm fakti që palët kanë mbyllur me detajet dhe se klubi rrogozhinas ka ruajtur një përqidje të kartonit të mesfushorit të dalluar.

    Me gjasë ndeshja e kthimit me Breidablik për Champions, të jetë e fundit për ish lojtarin e Laçit.Pritet zyrtarizimi nga klibet përkatëse.

    Vazhdo leximin

  • Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier

    Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier

    Të gjithë drejtuesve të drejtorive rajonale në Fier, dy nënkryetarëve dhe drejtuesve të departamenteve të Bashkisë u është kërkuar dorëheqja. Burime nga brenda takimit me Kryeministrin konfirmojnë se vala e shkarkimeve do të përfshijë të gjithë, pa përjashtim.Sipas të njëjtave burime, dorëheqjet do të dorëzohen në mënyrë të përbashkët, por jo të gjithë do të shkarkohen – kjo do të varet nga performanca e secilit në detyrë.

  • Evazion fiskal e pastrim parash, Policia e Tatimet aksion te zyrat e ‘Bankers’ në Fier, në pranga CEO kinez dhe ish-drejtori Çobo! Lëshohen 14 urdhër-arreste

    Evazion fiskal e pastrim parash, Policia e Tatimet aksion te zyrat e ‘Bankers’ në Fier, në pranga CEO kinez dhe ish-drejtori Çobo! Lëshohen 14 urdhër-arreste

    Forca policie, të shoqëruara nga një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, u panë të hyjnë mesditën e sotme, 2 korrik, në ambientet e zyrave qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, e cila operon në sektorin e nxjerrjes së naftës në fushën e Marinzës.
    Gjithashtu mësohet se janë lëshuar edhe 14 urdhër-arreste. Burime për Report TV thanë se 10 prej tyre janë ekzekutuar deri tani, kurse operacioni është në vijim, pasi të tjerat janë në proces.
    Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar CEO kinez i Bankers, Hongping Xiao dhe ish-CEO Leonidha Çobo, teksa veprimet hetimore janë ende aktive. Të njëjtat burime thanë se forcave të policisë iu është dashur të ndërhyjnë më forcë, pasi nuk u janë hapur dyert e kompanisë. Arrestimet erdhën pas aksion në kuadër të një dosjeje penale për pastrim parash dhe evazion fiskal. Mësohet se Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie edhe për persona tjerë dhe aksioni është në proces.
    Disa automjete luksoze me targa shqiptare dhe të huaja u panë të parkuara jashtë godinës, ndërsa nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht arsyeja e këtij kontrolli. Burime konfidenciale përmendin si shkak të mundshëm një borxh të konsiderueshëm që “Bankers” i ka shtetit shqiptar, konkretisht në lidhje me detyrime fiskale të papaguara, si edhe pastrim parash.
    Kompania është përballur dhe më parë me akuza nga autoritetet tatimore dhe doganore për mospërmbushje të detyrimeve ligjore ndaj buxhetit të shtetit. Në të kaluarën, “Bankers Petroleum” është kritikuar gjithashtu për ndikimin negativ që aktiviteti i saj naftënxjerrës ka sjellë në mjedisin e zonës së Marinzës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme dhe shqetësim për komunitetin lokal.
    Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania apo institucionet shtetërore, ndërsa pritet që orët në vijim të hedhin më shumë dritë mbi natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni. “Bankers Petroleum” është aktor kryesor në industrinë e naftës në Shqipëri. Prej vitesh ajo administrohet nga sipërmarrës kinezë, të cilët e blenë kompaninë nga investitorët kanadezë që e kishin themeluar atë.