Tag: burime

  • E vrau pse i bëri foto vajzës së vogël me kalin e tij, arrestohet autori i ngjarjes në Berat

    E vrau pse i bëri foto vajzës së vogël me kalin e tij, arrestohet autori i ngjarjes në Berat

    Policia e Beratit ka arrestuar autorin e vrasjes së sotme, 63-vjeçarin Kristo Mema alias Kastriot Hoxha.
    Burime bëjnë me dije se ai është gjetur i fshehur tek “Shpella e Memecit, pranë kishës, përballë Urës së Goricës.
    63-vjeçarit i është gjetur në xhep edhe thika me të cilën dyshohet se pasditen e kësaj të marte vrau 42-vjeçarin Keli Hoxha në lagjen “Kala”.
    Mësohet se viktima kishte shkuar si vizitor në Kalanë e Beratit së bashkë me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre dhe të ëmën. Burime bëjnë me dije se Keli Hoxha kishte parë një kalë të lidhur në një shtyllë dhe i kishte bërë një foto vajzës së tij të vogël. Në ato momente aty ka shkuar Kristo Mema dhe i ka kërkuar llogari 42-vjeçarit, si edhe para për foton që i bëri vajzës së vogël.
    Pas debatit verbal, ata u konnfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e thikës. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të viktimës.
    Burime bëjnë me dije se autori Kristo Mema rezulton i dënuar për vrasje me 25 vite me burg në Greqi, por është liruara para kohe për shkak se dënimi ishte parashkruar.
    Ai njihej si person problematik në zonë, teksa aktualisht shëtiste turistët  me një kalë në zonën e kalasë, kundrejt pagesës.

  • A do të prezantojë Arbana Festivalin e Fundvitit në RTSH?

    A do të prezantojë Arbana Festivalin e Fundvitit në RTSH?

    Arbana Osmani duket se po përgatitet për një rikthim surprizë në televizion, por jo në formatin që shumica e publikut mund të presin. Burime pranë “Vip Magazine” bëjnë me dije se Arbana është parë në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), ku ka zhvilluar një takim me drejtuesen e institucionit, Eni Vasili.
    Ky takim ka nxitur menjëherë zërat se Osmani mund të jetë zgjedhja e re për të moderuar Festivalin e Fundvitit.
    Kujtojmë se disa javë më parë është raportuar se si Arbana Osmani, ashtu edhe Luana Vjollca, kanë dorëzuar pranë organizatorëve të festivalit idetë dhe konceptet e tyre kreative. Kjo ka krijuar një konkurrencë të re mes dy moderatoreve më të njohura të ekranit, e cila e bën garën për këtë rol edhe më interesante.
    Edhe pse RTSH ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht nëse takimi i Arbanës me Eni Vasili nënkupton finalizimin e marrëveshjes, burime nga televizioni publik pohojnë se gjithçka po shkon drejt vendimit përfundimtar. Koha është e shkurtër, pasi festivali pritet të nisë pas vetëm disa javësh.
    Nëse ky bashkëpunim konkretizohet, nuk do të ishte hera e parë që Arbana ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve. Moderatorja e prezantoi festivalin edhe tre vite më parë, në një periudhë kur shënoi kulmin e suksesit të saj me “Big Brother VIP Albania”.

  • Telefoni i çiftit Berberi zbuloi skemën abuzive/ SPAK – Ballukut: Paraqitu të hënën së bashku me një avokat!

    Telefoni i çiftit Berberi zbuloi skemën abuzive/ SPAK – Ballukut: Paraqitu të hënën së bashku me një avokat!

    Nga Fatjon Gjinaj

    SPAK i ka dërguar fletë-thirrje për tu paraqitur dhe marrë në pyetje, zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Burime jozyrtare nga SPAK kanë informuar se Balluku është thirrur për t’u paraqitur ditën e hënë e shoqëruar nga avokati.

    Procedura e shoqërimit me avokat, nënkupton automatikisht se statusi i personit lidhet me akuzë direkte, dhe jo thjesht marrje në pyetje si person që ka dijeni mbi rrethanat e një çështjes, pasi në ato raste thirret për të dhënë dëshminë. Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme, ndërsa SPAK i tha zyrtarisht kërkesës së Syri Tv për informacion se “nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

    Fletë-thirrja mban firmën e prokurorit Dritan Prençi, por nuk konfirmohet se për çfarë çështje bëhet fjalë, teksa Balluku është një nga zyrtaret më të kallëzuara në organin hetues, për korrupsion e shpërdorim detyre.

    Burime të mirë-informuara konfirmojnë se Belinda Balluku është hetuar në procedimin e ndarë të dosjes ndaj Evis Berberi që disa muaj më parë çoi në ngritjen e akuzave për disa zyrtarë të tjerë, mes të cilëve kreu aktual i ARRSH-së. Telefoni i Berberi dhe bashkëshortes së tij i sekuestruar nga SPAK, ka qenë një nga elementët që kanë shërbyer për të zbardhur skema abuzive me paratë e taksapaguesve.

    Ndërkohë një nga çështjet që ka pasur hetime, është ajo e denoncuar nga Arben Ahmetej, për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

  • Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

    Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

    Korporatat e mëdha shtetërore kineze të naftës, PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil, kanë vendosur të pezullojnë blerjet e naftës ruse të transportuar me rrugë detare, pas vendosjes së sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara ndaj kompanive Rosneft dhe Lukoil, dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Rusi, raporton Reuters.

    Ky zhvillim ndodh në një periudhë kur rafineritë indiane, blerësit më të mëdhenj të naftës ruse që transportohet me rrugë detare, planifikojnë gjithashtu të reduktojnë ndjeshëm importet e tyre nga Moska, në përpjekje për t’u përputhur me sanksionet amerikane që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës dhe me mungesën e përparimit drejt përfundimit të luftimeve.

    Rënia e menjëhershme e kërkesës për naftë nga dy klientët më të mëdhenj të Rusisë pritet të ushtrojë presion mbi të ardhurat e Moskës, duke detyruar importuesit kryesorë në mbarë botën të kërkojnë burime alternative furnizimi, një faktor që ka gjasa të rrisë çmimet globale të naftës.
    Aktualisht, Kina importon rreth 1,4 milionë fuçi naftë ruse në ditë përmes rrugëve detare.
    Sipas kompanisë analitike Vortexa Analytics, blerjet e naftës ruse nga kompanitë shtetërore kineze kanë rënë në më pak se 250.000 fuçi në ditë gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025. Ndërkohë, firma konsulente Energy Aspects i vlerëson këto blerje në rreth 500.000 fuçi në ditë.
    Burime tregtare bëjnë të ditur se Unipec, krahu tregtar i Sinopec, ndaloi blerjet e naftës ruse javën e kaluar.
    Sipas të njëjtave burime, Rosneft dhe Lukoil tashmë shesin pjesën më të madhe të naftës së tyre për në Kinë përmes ndërmjetësve, në vend që të kryejnë marrëveshje direkte me blerësit.

  • Mediat zbulojnë emrat: Kush janë kandidatët e PS në tre bashki

    Mediat zbulojnë emrat: Kush janë kandidatët e PS në tre bashki

    Ndërkohë që pasditen e sotme do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, A2 CNN ka zbuluar emrat e disa prej tyre.
    Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se në Cërrik PS do të kandidojë Florenc Dokën, në Berat Ervin Ceca, kurse në Mat do të kandidojë Altin Bojni.
    Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Dino Selimi, Ediola Braha dhe Gramoz Sako janë tre emrat që përfliten për Bashkinë e Tepelenës, por do të vendoset sot në kryesinë e PS-së.
    Ende nuk dihet emrat i kandidatit për Vlorën.
    Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste do të zhvillohet sot në orën 18:00.

  • Zgjedhjet në Tiranë/ PD bisedime me Lapajn dhe Shaban, priten takime me Shehajn dhe Idrizin

    Zgjedhjet në Tiranë/ PD bisedime me Lapajn dhe Shaban, priten takime me Shehajn dhe Idrizin

    Partia Demokratike po përshpejton ritmin e takimeve me aleatët e saj për të gjetur një emër që do të sfidojë kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, në garën për Bashkinë e Tiranës. Burime bëjnë me dije se grupi negociator i opozitës ka zhvilluar një sërë bisedimesh me partitë e opozitës.
    Sipas të njëjtave burime, një ditë më parë demokratët janë ulur në tavolinë me Endri Shabanin e “Nismës Thurje” dhe me Adriatik Lapajn nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, në takime të ndara nga njëri-tjetri. Objektivi, sipas negociatorëve, është të testojnë terrenin për një figurë të pranueshme që mund të garantojë unitet opozitar dhe të sfidojë realisht kandidaturën socialiste.
    Në këtë kuadër, pritet një takim edhe me ish-deputetin demokrat Agron Shehaj, i cili tashmë përfaqëson partinë e re “Mundësia”. Burime pranë tij thanë se Shehaj ka kushtëzuar çdo diskutim me faktin që kandidati i opozitës duhet të vijë nga jashtë strukturave politike, në mënyrë që të ketë një profil të pastër publik dhe shanse më të mëdha për fitore.
    Gjithashtu, demokratët do të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh me Shpëtim Idrizin, kreun e PDIU-së, e cila në Tiranë përfaqësohet aktualisht nga një deputet. Megjithëse takimet janë mbajtur në dyer të mbyllura dhe pa deklarata publike, burime nga selia blu konfirmojnë se procesi i përzgjedhjes është drejt fazës përfundimtare.

  • U përfituan nga krimi, sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro të noteres nga Tirana (Video-Emri)

    U përfituan nga krimi, sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro të noteres nga Tirana (Video-Emri)

    Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere.
    Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, Sanja Telhallari, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.

    Njoftimi: 

    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënshkrimi”.
    Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere.
    Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.
    Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.
    Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.
    Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

  • Atentati ndaj biznesmenit italian në Tepelenë, dyshohet se u vra pas një konflikti për dritat e makinës

    Atentati ndaj biznesmenit italian në Tepelenë, dyshohet se u vra pas një konflikti për dritat e makinës

    Policia ka përjashtuar pistën e një ngjarjeje aksidentale lidhur me vdekjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi. Hetimet e deritanishme kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një atentat.
    Burime policore bëjnë me dije se pista kryesore lidhet me një konflikt banal mes viktimës dhe një personi tjetër, për shkak të përdorimit të dritave të gjata të automjetit.Lexo edhe :Related Posts
    Biznesmeni italian i një fabrike tullash në Lakrapë të Tiranës, në momentin e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e Eqrem Braçit dhe dy djemve të tij, në afërsi të Salarisë në Tepelenë, ku kishin dalë për gjah. Këta të fundit janë shoqëruar në ambientet e policisë, ku kanë dhënë për mbi 12 orë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.
    Burime bëjnë të ditur se, referuar dëshmisë së tyre, ata ishin duke lëvizur në këtë zonë me dy automjete fuoristradë. Ata kanë pohuar se kanë dëgjuar disa të shtëna afër tyre dhe kanë ndaluar mjetet. Tek njëra nga makinat tip Land Rover ishte biznesmeni italian dhe njëri prej personave të shoqëruar. Pasi kanë qëndruar për 2 minuta, është dëgjuar një breshëri tjetër dhe direkt në rrugën e tyre është shfaqur një person me armë automatike në dorë, i cili qëlloi në drejtim të mjetit të tyre.

    Në këto momente ata janë fshehur pas makinës. Plumbat kanë prekur mjetin duke çarë gomat, ndërsa një prej predhave plagosi në këmbë Edoardo Sarchin, duke i dëmtuar arterien kryesore. Dyshohet se biznesmeni italian është goditur nga një plumb rikoshet në pjesën e këmbës së djathtë. Menjëherë pas kësaj, Eqrem Braçi dhe dy djemtë e tij lajmëruan policinë.
    Pasi mbërriti ambulanca, biznesmeni italian kishte ndërruar jetë. Në polici u shoqëruan tre anëtarët e familjes Braçi, si dhe një bari i zonës, të cilët më pas u lanë të lirë. Burime shtojnë se policia ka disa detaje për autorin e dyshuar, por për momentin janë në fazën e verifikimeve.
    /vizionplus.tv

  • Hetimet për biznesmenin italian të vrarë në Tepelenë shkojnë edhe te konkurenca në treg

    Hetimet për biznesmenin italian të vrarë në Tepelenë shkojnë edhe te konkurenca në treg

    Zbardhen detaje të reja  lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç.
    Burime me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mësohet se është një shtetas nga Vlora.

    Sipas të njëjtave burime, forcat e policisë kanë nisur një aksion për kapjen e tij, ndërkohë që janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer verifikime të mëtejshme. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë.

    Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Edoardo Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.

    Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli.
    Të tre u shoqëruan nga policia për të dhënë dëshmitë por u liruan disa orë më vonë. Burime jozyrtare bënë me dije se mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre.
    Sipas të njëjtave burime, dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia.
    Viktima, Edoardo Sarchi, jetonte dhe punonte në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh, ku drejtonte një fabrikë të madhe tullash në Tiranë.
    Dyshime të bazuara shprehen se mund të jetë vrarë nga konkurenca e tregut. Megjithatë policia po heton në disa pista.

  • Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar

    Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar

    Zbardhen detaje të reja  lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç.
    Burime bëjnë me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mësohet se është një shtetas nga Vlora.
    Forcat e policisë kanë nisur një aksion për kapjen e tij, ndërkohë që janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer verifikime të mëtejshme. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë.
    Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Edoardo Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.
    Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli.
    Të tre u shoqëruan nga policia për të dhënë dëshmitë por u liruan disa orë më vonë. Burime jozyrtare bënë me dije se mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre.
    Sipas të njëjtave burime, dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia.
    Viktima, Edoardo Sarchi, jetonte dhe punonte në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh,  ku drejtonte një fabrikë të madhe tullash në Tiranë.