Tag: burim

  • Tragjike në New York, 41-vjeçari nga Kosova vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

    Tragjike në New York, 41-vjeçari nga Kosova vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

    Burim Havolli, 41-vjeç, një mbikëqyrës pallati me origjinë nga Kosova, humbi tragjikisht jetën në Brooklyn të Nju Jorkut pasi u sulmua nga një person që po tentonte të vidhte pako në hollin e ndërtesës ku ai punonte.
    Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, në zonën Flatbush. Policia u njoftua menjëherë dhe gjeti Havollin të plagosur rëndë në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku fillimisht ndodhej në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
    Sipas fqinjëve, Havolli u sulmua teksa po përpiqej të ndalonte grabitësin e pakove. Banorët e zonës shprehën tronditjen e tyre, duke thënë se ai ishte shumë i respektuar në ndërtesë dhe se siguria në lagje është përkeqësuar vitet e fundit.
    Burim Havolli, 41 vjeç, ishte një baba i martuar me tre fëmijë, i cili iku nga lufta në Kosovë dhe u vendos në Brooklyn mbi 15 vjet më parë.

    Burim Havolli ishte baba i tre fëmijëve dhe jetonte në Brooklyn prej më shumë se 15 vitesh, pasi kishte ikur nga lufta në Kosovë. Familjarët e tij kanë njoftuar gjithashtu se varrimi do të kryhet në Kosovë.
    Policia ka marrë një person në pyetje në lidhje me ngjarjen, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të sulmit.
    /vizionplus.tv

  • Vritet 41-vjeçari shqiptar në SHBA, baba i tre fëmijëve, tentoi të ndalonte një grabitje

    Vritet 41-vjeçari shqiptar në SHBA, baba i tre fëmijëve, tentoi të ndalonte një grabitje

    BURIM HAVOLLI

    SHBA- Një 41-vjeçar shqiptar, Burim Havolli nga Kosova, humbi tragjikisht jetën në Brooklyn, Nju Jork, pasi u përpoq të ndalonte një person që po vidhte pako në hollin e ndërtesës ku punonte si mbikëqyrës.
    Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes në Ocean Avenue, në zonën Flatbush.
    Policia u thirr rreth orës 08:00 dhe gjeti 41-vjeçarin me lëndime të rënda në kokë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin Kings County, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
    Fqinjët thanë se Havolli u sulmua teksa tentonte të ndalonte grabitësin e pakove. Banorët e zonës u shprehën të tronditur, duke theksuar se lagja po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.
    Familjarët e viktimës e përshkruan Burimin si një njeri punëtor dhe të respektuar, i cili humbi jetën duke bërë detyrën e tij.
    Blerim Havolli, vëllai i viktimës, ishte në lot ndërsa fliste për mënyrën se si të dy e mbijetuan luftën e Kosovës në vitin 1999 dhe arratisën në Amerikë për një jetë më të mirë.
    “Ai e donte këtë vend. Ky vend na ka ndihmuar shumë”, tha Blerim Havolli. “Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë. Kjo është e trishtë. Ai la pas tre [fëmijë] dhe ishte vetëm 41 vjeç”, tha kushëriri Petrit Havolli.
    Policia po heton motivin e sulmit. Një person i interesuar është marrë në pyetje, por ende nuk janë ngritur akuza./ZËRI 

  • Sofia Loren: Nëse nuk ke qarë, sytë e tu nuk mund të jenë të bukur…

    Sofia Loren: Nëse nuk ke qarë, sytë e tu nuk mund të jenë të bukur…

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga aktorja e famshme italiane, Sofia Loren:

    – Ekziston një burim rinie: është mendja juaj, talenti juaj, krijimtaria që sillni në jetën tuaj dhe jetët e njerëzve që doni. Kur të mësoni të përdorni këtë burim, ju me të vërtetë do ta keni mposhtur moshën.

    – Bukuria buron nga brenda. Nuk është diçka fizike. E tëra është se si ndiheni brenda dhe kjo reflektohet në sytë tuaj.

    – Unë kurrë nuk jam përpjekur të shlyej kujtimet e së kaluarës, edhe pse disa janë të dhimbshme. Unë nuk i kuptoj njerëzit që fshihen nga e kaluara e tyre. Gjithçka që jetoni të ndihmon për t’ju bërë personi që jeni tani.

    – Asgjë nuk e bën një grua më të bukur sesa besimi se ajo është e bukur.

    – Nëse nuk ke qarë, sytë e tu nuk mund të jenë të bukur.

    – Pas gjithë këtyre viteve, unë jam ende e përfshirë në procesin e vetëzbulimit. Është më mirë të eksplorosh jetën dhe të bësh gabime, sesa të luash të sigurtën. Gabimet janë pjesë e detyrimeve që dikush paguan për ta pasur një jetë të plotë.

    – Të gjithë, diku thellë në zemrat tuaja, duhet të besoni se keni një bukuri të veçantë. Që nuk është si askush tjetër dhe që është aq e vlefshme sa nuk duhet ta braktisni. Në të vërtetë, ju duhet të mësoni ta vlerësoni atë.

    – Disiplina është barazuesi i madh. Nëse një grua e re është e bukur, por nuk ka disiplinë, ajo do të humbasë pamjen e saj ndërsa rritet. Nëse një grua e thjeshtë është e disiplinuar, ajo padyshim që do të bëhet më e bukur me kalimin e kohës.

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    SOFIA LOREN: KUR KISHA MË TEPËR NEVOJË PËR NJERËZ, MË BRAKTISËN!

  • Tatimi në burim ndryshon lojën, ja pse gushti solli një valë të re biznesesh

    Tatimi në burim ndryshon lojën, ja pse gushti solli një valë të re biznesesh

    Numri i tatimpaguesve të regjistruar në vend ka pësuar një rritje të dukshme gjatë muajit gushtit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, janë regjistruar 7,491 tatimpagues më shumë për tatimin në burim sesa në gusht 2024.
    Ky trend në rritje shihet si tregues i zgjerimit të bazës së tatimpaguesve dhe i formalizimit në rritje të ekonomisë shqiptare, çka vjen edhe si rrjedhojë e aksioneve të përditshme antiinformalitet që po ndërmerren nga administrata tatimore.
    Por nga ana tjetër, kjo rritje lidhet me përmirësimin e shërbimeve digjitale, thjeshtimin e procedurave për regjistrimin e bizneseve dhe ndërgjegjësimin më të madh të sipërmarrësve për detyrimet e tyre fiskale.
    Por çfarë është “tatimi në burim”?
    Tatimi në burim është një formë e mbledhjes së tatimit ku pagesa e detyrimit fiskal kryhet në momentin e transaksionit, nga vetë paguesi i të ardhurës. Kjo do të thotë se subjekti që kryen pagesën (si punëdhënësi, institucioni financiar apo një biznes tjetër) e zbrit automatikisht tatimin përpara se të kryejë pagesën përfituesit. Kjo metodë përdoret gjerësisht për të ardhurat nga paga, qiratë, shërbimet apo fitimet nga interesat dhe dividentët. Tatimi në burim është në masën 15 %  të shumës bruto e pagesave nga pagat, qiratë apo të ardhurat e tjera që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë dhe 8 % nga shuma bruto për dividendët dhe ndarjet e fitimit.
    Sipas ekspertëve, sistemi i tatimit në burim ndihmon në uljen e evazionit fiskal dhe rritjen e transparencës në mbledhjen e të ardhurave, pasi eliminon vonesat apo shmangiet në deklarimet tatimore.
    Ndërkohë, Administrata Tatimore ka paralajmëruar se do të vazhdojë objektivin drejt rritjes së kontrolleve në terren për shmangien e evazionit fiskal,  por edhe të mbështetjes së tatimpaguesve për të përmbushur detyrimet e tyre në mënyrë të drejtë dhe të lehtë.

  • De La Fuente: Futbolli spanjoll është një burim i pashtershëm talentesh, jam me fat që i stërvis

    De La Fuente: Futbolli spanjoll është një burim i pashtershëm talentesh, jam me fat që i stërvis

    13 Tetor 2025

    9:21

    Telesport

    Pas ndeshjes Spanjë-Gjeorgji, të cilën skuadra spanjolle e fitoi 2-0, Spanja është në gjysmë të rrugës për të siguruar kualifikimin në botërorin e vitit te ardhshëm. Me 9 pikë të plota në tri fitore, Spanja është e qetë në rrugëtimin e saj.
    Trajneri Luis De La Fuente tha: “Ne po përmirësohemi vazhdimisht. Kemi një ekip lojtarësh të mrekullueshëm, të pangopur atletikisht. Ka lojtarë që po i bashkohen kauzës. Futbolli spanjoll është një burim i pashtershëm talentesh.”
    “Edhe ata që mungojnë zëvendësohen në mënyrë të përkryer nga të tjerët. Mungesa e tyre u ofron talenteve të tjerë të mëdhenj mundësinë për të luajtur. Është një gëzim i madh që na lejon të shohim potencialin e futbollit spanjoll”, tha De La Fuente.
    “Jam me fat që stërvit një brez kaq të mrekullueshëm dhe të pashtershëm lojtarësh. Nuk kemi asgjë tjetër përveç arsyeve për të qenë të lumtur”, deklaroi trajneri i kombëtares spanjolle.

  • Kris Jenner drejt ndarjes nga partneri?

    Kris Jenner drejt ndarjes nga partneri?

    Pas spekulimeve të shumta në media për një ndarje të mundshme mes Kris Jenner dhe partnerit të saj Corey Gamble, një burim i afërt me çiftin ka hedhur poshtë çdo zë, duke konfirmuar për TMZ se ata janë “të lumtur dhe më të fortë se kurrë”.
    Burimi thekson se çifti e ka konsideruar situatën si “qesharake” dhe se nuk kanë asnjë ide se si nisën thashethemet apo pse u përhapën nga disa media. “Spekulimet janë shumë qesharake për ta, sepse të dy janë të suksesshëm dhe nuk e kanë mbështetur kurrë njëri-tjetrin financiarisht,” shtoi ai, duke i quajtur pretendimet për ndarje “skandaloze”.
    Zërat për krisje në marrëdhënien e tyre nisën pas një raportimi të Radar Online, ku një tjetër burim pretendonte se Corey ishte lodhur nga mënyra si Kris e qorton publikisht. Po i njëjti burim pretendonte se Corey kërkonte një “rrogë të mirë” për rolin e tij si partner, bashkëpunëtor dhe mbështetës i vazhdueshëm i matriarkës së familjes Kardashian-Jenner.
    Megjithatë, as Kris Jenner as Corey Gamble nuk kanë reaguar drejtpërdrejt lidhur me këto zëra, por burimet e afërta konfirmojnë se çifti, i cili është bashkë që nga viti 2014, vazhdon të qëndrojë i bashkuar dhe i pandikuar nga thashethemet.

  • Rama njofton heqjen e depozitave të ujit nga pallatet: Mund të kthehen burim katastrofash

    Rama njofton heqjen e depozitave të ujit nga pallatet: Mund të kthehen burim katastrofash

    Teksa prezantoi Operatorin Kombëtar për Prodhimin e Ujit, kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të nisin edhe me planin për heqjen e depozitave nga pallatet. Kreu i qeverisë theksoi se ato mund të bëhen burim katastrofash.
    “Kjo është dhe koha për të nisur me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara, ku e ku më parë dhe që largqoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë tha se do të ndërhyhet me plan masash për të ndalur abuzimet, që kryesisht janë për qëllime fitimi, si lavazhet.
    “Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet diçka tjetër. Në momentin kur futet në sistem, kthehet nga prodhimi i natyrës, në prodhim i njeriut. Është mall që grumbullohet, që shpërndahet, që shitet dhe blihet, është mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim Kombëtar.
    Kështu që për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës, ndërkohë që po u them një gjë, nga faza e parë janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme, por sa i përket reformës jemi të qartë se çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi, tek shpërndarja, furnizimi, njësoj siç bëjmë me energjinë, por njësoj siç kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me një plan masash, për të ndaluar abuzimet.
    Ndryshe nga energjia, këtu nuk jemi në kushtet, që kemi qytetarët që abuzojnë, këtu jemi në kushtet që kemi abuzues për qëllime fitime, abuzues me lavazhe nëpër lagje, me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme, kemi abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë, që do të jenë target i planit të masave, në mënyrë që shumica e qytetarëve që nuk abuzojnë dhe që paguajnë, të marrin shërbim të drejtë”, theksoi kryeministri.

  • Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

    Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

    Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri. Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve si dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes trajtimit teknologjik të tyre.
    “Është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë, por që me këtë vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënia, me plehrat që 20 e kusur vite e mbyten Shqipërinë, dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotjeje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë”, premtoi kryeministri Edi Rama asokohe.
    Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe rezulton më i vogli mes tre kontratave të kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
    Inceneratorët, që duhej të ishin një zgjidhje moderne, u kthyen në simbol të korrupsionit dhe abuzimit.
    Drejtësia  
    Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendime fajësie për aferën e tre inceneratorëve, të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit. Për inceneratorin e Fierit, gjykata vendosi të dënojë 12 të pandehur.
    Për çështjen e inceneratorit të Elbasanit 9 të pandehur dhe për inceneratorin e Tiranës dënim për 8 të pandehur.
    Në të tria çështjet, për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, Lefter Koka ish-Ministër i Mjedisit, Alqi Bllako ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe pronarët “de facto” të inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë marrë dënime.
    Ndërsa të dënuar të tjerë janë kryesisht administrator, anëtarë të vlerësimit të ofertave tenderuese dhe pronarë subjektesh të ndryshme që lëshuan fatura fiktive për kryerje punimesh

    Reforma e re për mbetjet
    Dhjetë vjet më vonë, zotimi i kryeministrit se plehrat do të ktheheshin nga burim kanceri në burim energjie, u shua bashkë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.
    Pa marrë asnjë përgjegjësi, kryeministri bashkë me ministren e mjedisit Mirela Kumbaro, prezantuan një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve si domosdoshmëri në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE-në.
    “Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian,” tha Rama duke iu referuar kapitullit 27 për Mjedisin.
    Në thelb të reformës është krijimi i një kompanie publike (Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve).
    “Ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë Republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes. Bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime”, tha kryeministri Edi Rama.
    Ndërsa Kumbaro shpjegoi rolin e bashkive pas krijimit të Operatorit Kombëtar të Mbetjeve.
    “Bashkive nuk ju lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit për menaxhimin e mbetjeve, pra pastërtia në territor. Por do të jetë operatori kombëtar ai që do të bëjë të gjithë infrastrukturën e rëndë dhe trajtimin e mbetjeve”, pohoi ajo.
    Reforma e re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri parashikon ndërtimin e landfilleve të reja në Kukës, Dibër dhe Berat.
    Po ashtu, zgjerimin e tyre në Elbasan, Fier, Korçë, Bushat dhe Bajkal.
    Paralelisht me këto investime do të shtohen edhe impiante për përpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike.
    Reforma parashikon edhe mbylljen e dhjetëra vend-depozitimeve të paligjshme si dhe rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve. Kompanitë prodhuese dhe importuese do të detyrohen t’i gjurmojnë mbetjet e tyre deri në riciklim.

    Reforma që duhej bërë
    Olsi Nika nga “Eco Albania” thotë se qeveria ishte e detyruar të pranonte dështimin dhe reforma e prezantuar duhet të ishte bërë që në krye të herës.
    “Është strategjia e famshme e R-ve. Fillimisht t’i duhet të reduktosh sa më shumë përdorimin e materialeve edhe të mbetjeve. E dyta është të ripërdorësh ato çka konsiderohen mbetje, parimi i ekonomisë qarkulluese. Në momentin që as nuk i redukton dot as nuk mund ta ripërdorësh, ti i ndryshon trajtën dhe futet riciklimi, R-ja e tretë”, shpjegon Nika. 
    “Sepse zinxhiri i menaxhimit të mbetjeve fillon tek shtëpia jote dhe e imja, dhe ky zinxhir nuk është marrë kurrë seriozisht në Shqipëri. Janë bërë programe pilotë, show, strategji dhe nuk ka vullnet sepse mbetjet janë lekë”, përfundon ai.
    Edhe Mihallaq Qirjo, profesor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, e sheh riciklimin si zgjidhjen e duhur.
    “Duhet parë rifutja në përdorim e materialeve të cilët kanë dalë nga një cikël përdorimi. Pra këtu unë gjykoj se kemi ende hapësira për të parë zhvillimin e vendit në një rrugë më të gjelbërt”, pohon ai teksa shton se, “strategjia e menaxhimit të mbetjeve me anë të djegies ishte e gabuar që në krye të herës ndaj kemi këto rezultate sot”
    Përfundim 
    Nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se inceneratorët do të transformonin rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin, duke i kthyer plehrat nga burim ndotjeje në energji të pastër, e kategorizojmë premtim të pambajtur.

  • Inceneratorët ‘dogjën’ paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

    Inceneratorët ‘dogjën’ paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

    Nga Esmeralda Topi-Faktoje.al

    Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri. Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve si dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes trajtimit teknologjik të tyre.

     ‘Është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë, por që me këtë vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënia, me plehrat që 20 e kusur vite e mbyten Shqipërinë, dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotjeje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë’, premtoi kryeministri Edi Rama asokohe.

    Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe rezulton më i vogli mes tre kontratave të kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

    Inceneratorët, që duhej të ishin një zgjidhje moderne, u kthyen në simbol të korrupsionit dhe abuzimit.

    Drejtësia 

    Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendime fajësie për aferën e tre inceneratorëve, të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit. Për inceneratorin e Fierit, gjykata vendosi të dënojë 12 të pandehur.

    Për çështjen e inceneratorit të Elbasanit 9 të pandehur dhe për inceneratorin e Tiranës dënim për 8 të pandehur.

    Në të tria çështjet, për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, Lefter Koka ish-Ministër i Mjedisit, Alqi Bllako ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe pronarët ‘de facto’ të inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë marrë dënime.

    Ndërsa të dënuar të tjerë janë kryesisht administrator, anëtarë të vlerësimit të ofertave tenderuese dhe pronarë subjektesh të ndryshme që lëshuan fatura fiktive për kryerje punimesh

    Reforma e re për mbetjet

    Dhjetë vjet më vonë, zotimi i kryeministrit se plehrat do të ktheheshin nga burim kanceri në burim energjie, u shua bashkë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.

    Pa marrë asnjë përgjegjësi, kryeministri bashkë me ministren e mjedisit Mirela Kumbaro, prezantuan një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve si domosdoshmëri në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE-në.

    ‘Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian,’ tha Rama duke iu referuar kapitullit 27 për Mjedisin.

    Në thelb të reformës është krijimi i një kompanie publike (Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve).

    ‘Ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë Republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes. Bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime’, tha kryeministri Edi Rama.

    Ndërsa Kumbaro shpjegoi rolin e bashkive pas krijimit të Operatorit Kombëtar të Mbetjeve.

    ‘Bashkive nuk ju lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit për menaxhimin e mbetjeve, pra pastërtia në territor. Por do të jetë operatori kombëtar ai që do të bëjë të gjithë infrastrukturën e rëndë dhe trajtimin e mbetjeve’, pohoi ajo.

    Reforma e re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri parashikon ndërtimin e landfilleve të reja në Kukës, Dibër dhe Berat.

    Po ashtu, zgjerimin e tyre në Elbasan, Fier, Korçë, Bushat dhe Bajkal.

    Paralelisht me këto investime do të shtohen edhe impiante për përpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike.

    Reforma parashikon edhe mbylljen e dhjetëra vend-depozitimeve të paligjshme si dhe rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve. Kompanitë prodhuese dhe importuese do të detyrohen t’i gjurmojnë mbetjet e tyre deri në riciklim.

    Reforma që duhej bërë

    Olsi Nika nga ‘Eco Albania’ thotë se qeveria ishte e detyruar të pranonte dështimin dhe reforma e prezantuar duhet të ishte bërë që në krye të herës.

    ‘Është strategjia e famshme e R-ve. Fillimisht t’i duhet të reduktosh sa më shumë përdorimin e materialeve edhe të mbetjeve. E dyta është të ripërdorësh ato çka konsiderohen mbetje, parimi i ekonomisë qarkulluese. Në momentin që as nuk i redukton dot as nuk mund ta ripërdorësh, ti i ndryshon trajtën dhe futet riciklimi, R-ja e tretë’, shpjegon Nika.

     ‘Sepse zinxhiri i menaxhimit të mbetjeve fillon tek shtëpia jote dhe e imja, dhe ky zinxhir nuk është marrë kurrë seriozisht në Shqipëri. Janë bërë programe pilotë, show, strategji dhe nuk ka vullnet sepse mbetjet janë lekë’, përfundon ai.

    Edhe Mihallaq Qirjo, profesor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, e sheh riciklimin si zgjidhjen e duhur.

     ‘Duhet parë rifutja në përdorim e materialeve të cilët kanë dalë nga një cikël përdorimi. Pra këtu unë gjykoj se kemi ende hapësira për të parë zhvillimin e vendit në një rrugë më të gjelbërt’, pohon ai teksa shton se, ‘strategjia e menaxhimit të mbetjeve me anë të djegies ishte e gabuar që në krye të herës ndaj kemi këto rezultate sot’

    Përfundim

    Nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se inceneratorët do të transformonin rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin, duke i kthyer plehrat nga burim ndotjeje në energji të pastër, e kategorizojmë premtim të pambajtur.

  • “Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

    “Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

    Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli në “Ujin e ftohtë”, është mbyllur nga mbetjet dhe inertet që janë aty. Për një pjesë të qytetarëve të Vlorës, për të cilët ky burim përfaqëson një vend me rëndësi sociale për të gjithë ata që nuk kanë ujë në shtëpi, mbetjet inerte janë hedhur qëllimisht.
    Qytetarët e shohin si tepër me rëndësi pastrimin në mënyrë që situata të kthehet normale si më parë dhe të kenë mundësi të mbushin ujë më me lehtësi. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se këto mbetje inerte në zonë kanë ardhur si rrjedhojë e detit me dallgë, i cili në ditët me kohë të keqe i ka sjellë ato drejt bregdetit.
    Disa prej qytetarëve ngrenë edhe alarmin që në këtë burim uji mund të mos të jetë në standardet e kërkuara ndaj ata apelojnë për të gjithë që të bëjnë kujdes kur e konsumojnë. Në këtë burim mbushin ujë çdo ditë me qindra qytetarë të Vlorës dhe jo vetëm.