Tag: burgut

  • Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

    Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

    Nicolas Sarkozy është bërë ish-presidenti i parë francez që shkon në burg, pasi ka filluar dënimin me pesë vjet heqje lirie për komplot në financimin e fushatës së tij elektorale me para nga diktatori i ndjerë libian Muammar Gaddafi.
    Që nga koha e udhëheqësit kolaboracionist të Luftës së Dytë Botërore, Philippe Pétain, i cili u burgos për tradhti në vitin 1945, asnjë ish-udhëheqës francez nuk kishte përfunduar pas hekurave.
    Sarkozy, i cili ishte president nga viti 2007 deri në 2012, ka apeluar dënimin e tij në burgun La Santé, ku do të qëndrojë në një qeli me sipërfaqe rreth 9 metra katrorë në seksionin e izolimit të burgut.
    Më shumë se 100 persona u mblodhën jashtë burgut, pasi djali i tij 28-vjeçar, Louis, bëri thirrje për “mbështetje”. Djali tjetër, Pierre, kërkoi një mesazh dashurie, “asgjë tjetër, ju lutem”.
    70-vjeçari mbërriti në hyrje të burgut të shekullit të 19-të në lagjen Montparnasse, në jug të lumit Senë, në orën 09:40, nën masa të rrepta sigurie. Ai vazhdon të këmbëngulë në pafajësinë e tij lidhur me çështjen shumë të debatueshme të parave libiane.
    Sarkozy ka deklaruar se nuk dëshiron trajtim të veçantë në burgun famëkeq La Santé, megjithëse është vendosur në seksionin e izolimit për arsye sigurie, pasi të burgosurit e tjerë janë shpesh trafikantë droge ose të dënuar për vepra terroriste.
    Përveç Philippe Pétain, udhëheqës shteti francez që është burgosur ka qenë Mbreti Luigji XVI, përpara se të ekzekutohej në janar të vitit 1793.
    Brenda qelisë së tij ai do të ketë tualet, dush, tavolinë dhe një televizor të vogël. Do t’i lejohet një orë në ditë për ushtrime fizike.

    Në fund të javës së kaluar ai u prit në Pallatin Élysée nga Presidenti Emmanuel Macron, i cili u tha gazetarëve të hënën: “Ishte normale që në nivel njerëzor të pranoja një nga paraardhësit e mi në atë kontekst”.
    Në një shenjë tjetër mbështetjeje zyrtare për ish-presidentin, ministri i Drejtësisë Gérald Darmanin tha se do ta vizitojë atë në burg si pjesë e detyrës së tij për të siguruar mbrojtjen e Sarkozy dhe funksionimin e duhur të institucionit. “Unë nuk mund të jem i pandjeshëm ndaj shqetësimit të një njeriu”, shtoi ai.
    Përpara mbërritjes në burgun La Santé, Sarkozy dha disa intervista për media, duke i thënë gazetës La Tribune: “Nuk kam frikë nga burgu. Do ta mbaj kokën lart, edhe në portën e burgut”.
    Sarkozy gjithmonë ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të gabuar në një çështje që përfshin akuzat se fushata e tij presidenciale e vitit 2007 u financua nga miliona euro nga Libia.
    Ish-udhëheqësi i qendrës së djathtë u shpall i pafajshëm për marrjen personalisht të parave, por u dënua për bashkëpunim kriminal me dy ndihmësit e tij të afërt, Brice Hortefeux dhe Claude Guéant, për të folur me libianët lidhur me financimin sekret të fushatës.
    Të dy burrat patën takime me shefin e inteligjencës së Gaddafit dhe kunatin e tij në vitin 2005, në një takim të organizuar nga një ndërmjetës franko-libanez i quajtur Ziad Tiakeddine, i cili vdiq pak para dënimit të Sarkozy.
    Ndërsa ai ka paraqitur apel, Sarkozy konsiderohet ende i pafajshëm, por i është kërkuar të shkojë në burg për shkak të “rëndësisë së jashtëzakonshme të fakteve”.
    Sarkozy tha se do të marrë me vete në burg dy libra: një jetëshkrim të Jezusit dhe Konti i Monte Kristos, historinë e një njeriu që burgoset padrejtësisht dhe arratiset për t’u hakmarrë ndaj përndjekësve të tij.
    Sa i përket librit të parë, “Jésus” i Jean-Christian Petitfils botuar në vitin 2011 ofron një portret të dokumentuar mirë të jetës së Krishtit. Petitfils mbështetet në burime historike dhe kërkime për të ndërtuar një pamje që shmang rrëfimet tërësisht fetare.
    Sërish, një zgjedhje e drejtpërdrejtë në simbolikë, por ndoshta e qëllimshme për të balancuar ndonjë dëshirë hakmarrjeje që mund të ngjallet nga Dantès…

  • Nga sallat luksoze të Elizesë në muret e zhveshura të burgut La Santé… ‘rutina’ e re e Sarkozy në qeli, çdo gjë me orar dhe monitorim

    Nga sallat luksoze të Elizesë në muret e zhveshura të burgut La Santé… ‘rutina’ e re e Sarkozy në qeli, çdo gjë me orar dhe monitorim

    Nga sallat luksoze të Elizesë në muret e zhveshura të burgut La Santé në Paris. Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës, ka nisur të vuajë dënimin e tij me burg, një kthesë e paprecedentë për një nga figurat më të fuqishme të politikës moderne franceze.

    I dënuar me pesë vjet burg, nga të cilat një vit është burg i rreptë, për korrupsion dhe konspiracion kriminal, Sarkozy tashmë ndodhet në një regjim të izoluar, brenda një qelie vetëm 9 metra katrorë.
    Për shkak të profilit të tij të lartë dhe rreziqeve të mundshme që lidhen me sigurinë, autoritetet franceze e kanë vendosur atë në një seksion të posaçëm të burgut, të rezervuar për të burgosur të konsideruar “të cenueshëm”. Aty, çdo ditë është e planifikuar në detaj dhe çdo lëvizje e kontrolluar.
    Hapësira që dikur ndante me krerë shtetesh dhe diplomatë ndërkombëtarë, sot është zëvendësuar me një shtrat marinarësh me dy kate, një tavolinë të vogël, një lavaman dhe një banjë personale. Qelia ka një dritare me hapje të kufizuar, mjaftueshëm për të parë qiellin e Parisit, por jo për të harruar se ndodhet pas grilave.Sarkozy u paraqit në La Santé të hënën në mbrëmje, më 21 tetor, në zbatim të një urdhri të menjëhershëm të gjykatës, pavarësisht se çështja e tij ndodhet ende në apel.
    Dënimi lidhet me financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga regjimi i Muammar Gaddafi-t në Libi.
    Zgjimi fillon herët, rreth orës 07:00 të mëngjesit. Mëngjesi shërbehet në qeli, dhe më pas dita ecën mes leximeve, shkrimeve personale dhe përgatitjes së dokumenteve ligjore për apel.
    Nuk ka celular. Nuk ka internet. Sarkozy ka të drejtë të përdorë një telefon fiks të monitoruar dhe një televizor me pagesë: 14 euro në muaj. Librat që ai ka kërkuar janë Konti i Monte Kristos dhe disa biografi fetare.Dalja në ajër të pastër është e kufizuar: vetëm një orë në ditë në një hapësirë të mbyllur dhe nën mbikëqyrje të plotë. Nuk ka kontakt me të burgosurit e tjerë.
    As vizitat familjare nuk janë të thjeshta, pasi zhvillohen në kushte të veçanta, pa kontakt fizik dhe nën vëzhgim vizual.

    Top Channel

  • Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut

    Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut

    Dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni. Kështu e ka nisur rrugën e tij drejt burgut ish-presidenti Nicolas Sarkozy. Ai doli nga shtëpia e tij pak pas orës 09:00 të mëngjesit për t’u nisur drejt burgut burgun La Santé, nën brohoritjet e turmës që e priste.
    Ish-presidenti francez përshëndeti mbështetësit dhe të dashurit e tij përpara se të hipte në makinë dhe të nisej për të vuajtur dënimin me 5 vite heqje lirie.
    Pak më parë, tre djemtë e tij, Jean, Pierre dhe Louis, dolën gjithashtu nga shtëpia, mes duartrokitjeve, ndërsa njerëzit kënduan edhe himnin kombëtar francez, La Marseillaise.
    Dje pasdite, pak orë para se të nisej për në burg, Sarkozi u prit në Pallatin Elysee nga Emmanuel Macron, ndërsa dihet se edhe Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, planifikon ta vizitojë atë gjatë vuajtjes së dënimit. Vendimi i Darmanin është pritur me shumë komente dhe shqetësime, kryesisht nga opozita, pasi e interpretojnë atë si një përpjekje për të ndikuar në gjyqësor. 
    “Do të fle me kokën lart”, kishte thënë Sarkozy kur mësoi për dënimin e tij, ndërsa vazhdon të shprehet se është i pafajshëm dhe se nuk ka gisht në skandalin e konspiracionit kriminal për  financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore nga Muammar Gaddafi, çështje për të cilën u dënua me pesë vjet burg.
    La Sante: Hotel VIP me… hekura në dritare
    “Është më shumë një hotel luksoz sesa një burg”, thotë një ish-i burgosur i krahut VIP të burgut të sigurisë së lartë La Santè.
    Përpara se të mirëpresë “qiramarrësin” e tij të ri, ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy, burgu La Santè është bërë objekt diskutimesh të shumta, me të gjithë që pyesin veten: A po çohet “Bling Bling” në një qeli të errët, të lagësht dhe gri, apo në një dhomë hoteli me… hekura në dritare?
    La Santè nuk është një burg i zakonshëm. Ndodhet në zemër të Parisit, në një lagje të qetë të rajonit të 14-të, përballë një azili pleqsh, një tipar i pazakontë për një burg. U ndërtua në vitin 1867 me një arkitekturë radiale, në mënyrë që rojet të mund të shihnin të gjitha qelitë. Ato kishin qenë të mbyllura për disa vjet dhe u rihapën në vitin 2019, pas një rinovimi katërvjeçar, duke ofruar ambiente më moderne.
    Në dekadat e mëparshme, qelitë e tyre strehonin personalitete që e bënë burgun një mënyrë jetese, ose të paktën një kapitull në jetën e tyre. Terroristi famëkeq Karlos Çakalli, “Flutura” e famshme e Francës, personi përgjegjës për dhjetëra grabitje bankash dhe po aq arrestime e arratisje mbresëlënëse që Zhak Mesrin kaloi përmes tyre.

  • Lideri i tretë francez në burg, pas një Mbreti dhe një kolaboracionisti, një qeli 9m² për Sarkozy, do marrë Kontin e Monte Kristos me vete

    Lideri i tretë francez në burg, pas një Mbreti dhe një kolaboracionisti, një qeli 9m² për Sarkozy, do marrë Kontin e Monte Kristos me vete

    Nicolas Sarkozy është bërë ish-presidenti i parë francez që shkon në burg, pasi ka filluar dënimin me pesë vjet heqje lirie për komplot në financimin e fushatës së tij elektorale me para nga diktatori i ndjerë libian Muammar Gaddafi.
    Që nga koha e udhëheqësit kolaboracionist të Luftës së Dytë Botërore, Philippe Pétain, i cili u burgos për tradhti në vitin 1945, asnjë ish-udhëheqës francez nuk kishte përfunduar pas hekurave, përcjell A2 CNN.

    Sarkozy, i cili ishte president nga viti 2007 deri në 2012, ka apeluar dënimin e tij në burgun La Santé, ku do të qëndrojë në një qeli me sipërfaqe rreth 9 metra katrorë në seksionin e izolimit të burgut.
    Më shumë se 100 persona u mblodhën jashtë burgut, pasi djali i tij 28-vjeçar, Louis, bëri thirrje për “mbështetje”. Djali tjetër, Pierre, kërkoi një mesazh dashurie, “asgjë tjetër, ju lutem”.

    70-vjeçari mbërriti në hyrje të burgut të shekullit të 19-të në lagjen Montparnasse, në jug të lumit Senë, në orën 09:40, nën masa të rrepta sigurie. Ai vazhdon të këmbëngulë në pafajësinë e tij lidhur me çështjen shumë të debatueshme të parave libiane.
    Sarkozy ka deklaruar se nuk dëshiron trajtim të veçantë në burgun famëkeq La Santé, megjithëse është vendosur në seksionin e izolimit për arsye sigurie, pasi të burgosurit e tjerë janë shpesh trafikantë droge ose të dënuar për vepra terroriste.

    Përveç Philippe Pétain, udhëheqës shteti francez që është burgosur ka qenë Mbreti Luigji XVI, përpara se të ekzekutohej në janar të vitit 1793.
    Sipas Reuters, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u pa duke dalë nga shtëpia e tij me bashkëshorten Carla Bruni-Sarkozy në ditën e nisjes së dënimit.

    Brenda qelisë së tij ai do të ketë tualet, dush, tavolinë dhe një televizor të vogël. Do t’i lejohet një orë në ditë për ushtrime fizike, vetëm.

    Në fund të javës së kaluar ai u prit në Pallatin Élysée nga Presidenti Emmanuel Macron, i cili u tha gazetarëve të hënën: “Ishte normale që në nivel njerëzor të pranoja një nga paraardhësit e mi në atë kontekst”.
    Në një shenjë tjetër mbështetjeje zyrtare për ish-presidentin, ministri i Drejtësisë Gérald Darmanin tha se do ta vizitojë atë në burg si pjesë e detyrës së tij për të siguruar mbrojtjen e Sarkozy dhe funksionimin e duhur të institucionit. “Unë nuk mund të jem i pandjeshëm ndaj shqetësimit të një njeriu”, shtoi ai.
    Përpara mbërritjes në burgun La Santé, Sarkozy dha disa intervista për media, duke i thënë gazetës La Tribune: “Nuk kam frikë nga burgu. Do ta mbaj kokën lart, edhe në portën e burgut”.
    Sarkozy gjithmonë ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të gabuar në një çështje që përfshin akuzat se fushata e tij presidenciale e vitit 2007 u financua nga miliona euro nga Libia.

    Ish-udhëheqësi i qendrës së djathtë u shpall i pafajshëm për marrjen personalisht të parave, por u dënua për bashkëpunim kriminal me dy ndihmësit e tij të afërt, Brice Hortefeux dhe Claude Guéant, për të folur me libianët lidhur me financimin sekret të fushatës.
    Të dy burrat patën takime me shefin e inteligjencës së Gaddafit dhe kunatin e tij në vitin 2005, në një takim të organizuar nga një ndërmjetës franko-libanez i quajtur Ziad Tiakeddine, i cili vdiq pak para dënimit të Sarkozy.

    Ndërsa ai ka paraqitur apel, Sarkozy konsiderohet ende i pafajshëm, por i është kërkuar të shkojë në burg për shkak të “rëndësisë së jashtëzakonshme të fakteve”.
    Sarkozy tha se do të marrë me vete në burg dy libra: një jetëshkrim të Jezusit dhe Konti i Monte Kristos, historinë e një njeriu që burgoset padrejtësisht dhe arratiset për t’u hakmarrë ndaj përndjekësve të tij.

  • Ish-presidenti francez Sarkozy nis dënimin me burg

    Ish-presidenti francez Sarkozy nis dënimin me burg

    Nicolas Sarkozy është kthyer në ish-presidentin e parë të Francës që përfundon në burg.
    Dënimi i tij me burgim pesëvjeçar ka nisur të martën, pasi është shpallur fajtor se ka komplotuar për të financuar fushatën e tij zgjedhore me paratë e ish diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi.
    Hera e fundit që i ka ndodhur diçka e ngjashme Francës ka qenë viti 1945, kur ishte burgosur lideri kolaboracionist nazist Philippe Petain me akuzat për tradhti gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Sarkozy, i cili ka qenë president në periudhën 2007-2012, do të qëndrojë në burgun La Sante në një qeli prej 9 metrash katrorë.
    Më shumë se 100 persona janë parë duke qëndruar para burgut, pasi djali i tij, Louis, 28-vjeçar, u ka bërë thirrje mbështetësve që të tregojnë përkrahje.
    Sarkozy është deklaruar vazhdimisht i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.
    Ndonëse ai ka thënë se nuk dëshiron trajtim special në burgun La Sante, autoritetet e kanë ndarë atë në një qeli të veçantë për çështje të sigurisë.
    Brenda qelisë, ish-presidenti do të ketë banjon, zonën për dush dhe një televizor të vogël. Përgjatë ditës, atij do t’i lejohen ushtrime brenda një ore në ambiente të jashtme.
    “Nuk jam i frikësuar nga burgjet. Do ta mbaj kokën lart edhe në ambientet e burgut”, ka thënë ai në hyrje të ndërtesës së burgut.
    Mes tjerash, ai ka thënë se do t’i marrë me vete dy libra, njërën për jetën e Krishtit dhe tjetrën për Kontin e Monte Kristos, e cila ka të bëjë me jetën e një burri të burgosur gabimisht, i cili arratiset për t’u hakmarrë ndaj prokurorëve të tij.

  • ‘Do ta mbaj kokën lart, edhe te portat e burgut’/ Sarkozy nis sot dënimin, do të vuajë 5 vite në qeli

    ‘Do ta mbaj kokën lart, edhe te portat e burgut’/ Sarkozy nis sot dënimin, do të vuajë 5 vite në qeli

    Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të shkojë sot në qeli, duke filluar një dënim me pesë vjet burg për komplot për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia.

    Sarkozi, i cili ishte presidenti konservator i Francës midis viteve 2007 dhe 2012, do të bëhet ish-udhëheqësi i parë francez që burgoset që nga bashkëpunëtori nazist Marshal Philippe Petain pas Luftës së Dytë Botërore.

    “Nuk kam frikë nga burgu. Do ta mbaj kokën lart, edhe te portat e burgut”, tha Sarkozi për gazetën La Tribune Dimanche përpara burgosjes së tij.

    Sarkozi ka të ngjarë të mbahet në njësinë e izolimit, ku të burgosurit janë të vendosur në qeli të veçanta dhe mbahen të ndarë gjatë aktiviteteve në natyrë për arsye sigurie.

    Kushtet janë të ngjashme me pjesën tjetër të burgut: qelitë kanë një sipërfaqe prej 9 deri në 12 metra katrorë dhe, pas rinovimeve, tani përfshijnë edhe dushe private.

    Sarkozi do të ketë qasje në një televizor – për një tarifë mujore prej 14 eurosh (16 dollarë amerikanë) – dhe një telefon fiks.
    Një nga djemtë e Sarkozisë, Louis, bëri thirrje për një tubim të martën në mëngjes në mbështetje të babait të tij në lagjen luksoze të Parisit ku jeton ish-presidenti francez.

  • U zhvillua një takim me shkrimtarin shqiptar, Dine Dine- i burgosur politik/ Përkujtohet edhe Teki Dervishi

    U zhvillua një takim me shkrimtarin shqiptar, Dine Dine- i burgosur politik/ Përkujtohet edhe Teki Dervishi

    Nga Afrim Demiri

    Së fundi në Muzen e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit , në organizim të Shoqatës Molla e kuqe, një lexim skenik i ka bë bashkë dy shkrimtarë shqiptarë. Mbase ata nuk janë njohur ndër veti, por kanë pasë një fat të njejtë; që të dy si miturakë kanë vuajtur nëpër burgje të komunizmit! Dine Dine, nga Maqellara e Dibrës, vuajti në kampet dhe burgjet e Enver Hoxhës, kurse Teki Dërvishi nga Gjakova, vuajti në Goli Otokun e Titos!Aktori Afrim Muçaj, e hapi mbrëmjen e takimit me shkrimtarin Dine Dine duke lexuar fragmente nga romani i tij “Mbi varkën e Karontit”. Derisa Muçaj sillte atmosferën e hetuesisë ndaj Dines, shkrimtari Dine i ulur përballë tij emocionohej.” – Hë pse nuk përgjigjesh, përse hesht? S’po kuptoj asgjë, – i thash. – Sepse pikë së pari, ju që më keni thirrur këtu dhe po bëni hetuesin tim, duhet të keni mësuar se qysh prej moshës pesë vjeç e kam filluar karvanin e vuajtjeve dhe vazhdoj ta vuaj në këto çaste që po më pyesni ju. Jam 36 vjeç dhe nga ajo moshë e deri më sot, kurrë s`kam qenë as ta shoh dhe as ta njoh vendlindjen time… ndërsa ti me pyet se kë njoh në Bllatë, kur unë për fat të keq as e di nga i bie kjo Bllata”, deklamonte Muçaj tekstin e Dines.Dine Dine është bërë i njohur, në letrat shqipe me veprat e tij autobiografike, pikërisht me rrëfimet e tij nga burgu.“Mbi varkën e Karontit” është romani memuaristik që shpalosë mbijetesën e autorit dhe rrugën e kalvarit të gjatë çnjerëzor, gjatë pesë dekadat të diktaturës komuniste. Kalvari i autorit Dine nis në moshën 6 vjeçare me internimin familjar në burgun famëkeq të Kështjellës së Ali Pashës në Porto Palermo, për të vazhduar më pas me sprovën e kampit të vdekjes në Tepelenë. Më vonë, ai përballet me një varg kampesh internimi, deri me arrestimin dhe gjyqin që e dënoi 10 vjet me privim lirie, që e vuan në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Ky libër autobiografik përfshin proceset e montuara të dënimeve politike në Shqipëri, arrestimin, hetuesinë dhe gjykimin e autorit.I ftuar enkas për këtë mbrëme 𝐃𝐢𝐧𝐞 𝐃𝐢𝐧𝐞 iu drejtua të pranishmëve me pak fjalë. ” Jam i prekur me nderin që ma bëtë, unë shkruaj thjeshtë atë që kam përjetuar, po më vjen mirë që lexuesit po e pëlqejnë artin tim, nuk kam filluar të shkruaj që të bëhem shkrimtar, por që të ruhet kujtesa për rrugën që kemi kaluar”, u shpreh ai.

    Varka e Karontit rikthehej në burg, por tash Dine ishte i mbijetuari që sfidonte vdekjen. Përpos këtij romani Dine ka shkruar edhe veprat “Alida”, “Gjykimi i Shopenhauerit” si dhe “Kujtime nga Spaçi”.Asgjë më mirë se teksti nga romani “Palimpsest për Dush Kusarin” nuk do ta plotësonte atmosferën e mbrëmjes ku arti sfidonte totalitarizmin e kuq.Lexim skenik dhe performanca muzikore me 𝐀𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐤𝐭𝐚𝐫𝐚𝐣 dhe 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐚 𝐑𝐮𝐤𝐚𝐣 sollën refuzimin estetik të Dervishit, mosdëgjueshmërinë e tij ndaj diktatit, reagimin e tij ndaj cenzurës.“Biruca pa dritare, ditë e natë, drita e verdhë e diskut, ditë nuk ka, natë nuk ka, orë nuk ka, kohë nuk ka. Për çka nuk ke kohë ? Ç’sy qenkan ata që shohin vetëm dritë dielli, dritë elektrike, dritë pishe? Cila dritë i hap shteg udhës time?”, kumbonte hapësira e shëtitores së Burgut nga deklamimet e Bajraktarit dhe timbri i zërit të Rukajt. Ky projekt është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me qëllim të funksionalizimit të Burgut idealit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TEKI DËRVISHI, RRUGËTIMI I UDHËSIT

  • Përfundon dënimi, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Përfundon dënimi, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Vangjush Dako

    DURRËS- Vangjush Dako, ish-kryetar i Bashkisë Durrës, ka lënë qelinë e burgut pasi përfundoi ditët e qëndrimit të izolim. Më datë 21 shtator, Dako doli nga spitali ku u trajtua pas problemeve shëndetësore dhe u kthye sërish në qelinë e burgut ku i duhej të kryente edhe 6 ditë dënim.
    Apeli i GJKKO vendosi më 16 shtator se Dako duhet të vuante dënimin me 2 vite e 8 muaj burg. Llogaritja e paraburgimit dhe arrestit të shtëpisë doli në përfundimin se Dako kishte dhe 10 ditë burg për të kaluar, 4 nga të cilat i kaloi në spital, pasi në momentin kur u bë ekzekutimi i masës pati aritmi dhe gjendje ankthi. 
    Vangjush Dako u dënua me shpërdorim detyre në 2 raste, për ndërtimin e një pallati 12 katësh që u shemb nga tërmeti.  Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Rasti i dytë lidhej me abuzimin e një tenderi për ndërtimin e një shëtitoreje me një dëm shkaktuar shtetit në vlerën e 18 milionë lekëve./ZËRI

  • Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Në përfundim të ditëve të mbetura nga dënimi me burgim, Vangjush Dako ka lënë qelinë.

    Pak minuta më parë ai ka lënë ambientet e IEVP-së Durrës për të shijuar lirinë dhe kthyer në banesë.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • Në qeli për vrasje, Bledar Selmanaj tenton arratosjen nga burgu i Fierit

    Në qeli për vrasje, Bledar Selmanaj tenton arratosjen nga burgu i Fierit

    Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit.
    I burgosuri ishte në ajrim ditën e djeshme dhe tentoi të dilte nga rrethimi i burgut, por u pikas nga gardiani.
    Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset nga burg edhe dy herë të tjera, por sërish pa sukses. Më 22 Dhjetor 2021, ai tentoi arratisjen nga spitali i burgut në QSUT, ngjarje e parandaluar nga grupi i sigurisë në atë kohë.
    Ai ia kishte dalë të priste katër hekura të dritares, por pa e finalizuar me sukses qëllimin e tij.
    Si u vra Xhuljano Bullari?
    25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre.
    Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Por edhe deri më sot, nuk e ka pranuar vrasjen.