Tag: burgut

  • GJK e la në detyrë, mbështetësit e Veliajt ‘zbardhin’ qielin me fishekzjarre pranë burgut të Durrësit

    GJK e la në detyrë, mbështetësit e Veliajt ‘zbardhin’ qielin me fishekzjarre pranë burgut të Durrësit

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku i dha të drejtë ankimit të Erion Veliajt dhe e ktheu atë në detyrë si kryetar bashkie në Tiranë, duket se mbështetësit e tij kanë menduar ta presin me festë.
    Në afërsi të burgut të Durrësit, ku Veliaj ndodhet, kanë shpërthyer fishekzjarrët.
    Pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi vijnë nga zona e ish-kënetës, ose siç quhet tani ‘Durrësi i ri’.
     
  • Dhunoi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet 32-vjeçari dhe 4 bashkëpunëtorët

    Dhunoi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet 32-vjeçari dhe 4 bashkëpunëtorët

    Policia në Fier ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili ka dhunuar një punonjës të burgut të Fierit. Mësohet se Elvis Roshi ka pasur për bashkëpunëtorë edhe katër persona të tjerë.
    “Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, lokalizuan dhe kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 71”, shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier.  Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. 32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, 1 punonjës të IEVP Fier.”
    Ermir Peqini, Dorian Cera, Arbit Nure dhe Fabjan Muçaj u arrestuan po ashtu, pasi akuzohen për përkrahje të autorit të ngjarjes.
    “Gjatë operacionit, u kapën edhe shtetasit që shoqëronin 32-vjeçarin, E. P., 33 vjeç, D. C., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, A. N., 29 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit’”, informon policia.

  • “E kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim”, Veliaj në Kushtetuese: 8 vendime për 8 orë, ishte mbresëlënëse

    “E kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim”, Veliaj në Kushtetuese: 8 vendime për 8 orë, ishte mbresëlënëse

    Po zhvillohet gjyqi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt. Kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Tiranës u shpreh se nuk kishte parë kurrë një eficencë të tillë si në rastin e tij, ku gjatë procesit të shkarkimit u morën tetë vendime brenda tetë orëve nga Këshilli Bashkiak, Kryeministri dhe Presidenti.
    “Unë e kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim. Nuk jam njoftuar. Unë nuk kam parë një eficencë me tetë vendime administrative brenda 8 orëve të punës, në datë 24, që fillon me vendimin e këshillit bashkiak dhe mbaron me dekretin e Presidentit. Në tetë orë, tetë vendime. Ishte thellësisht mbresëlënëse shpejtësia që u mor vendimi.
    Kjo është e drejta ime për të qenë këtu. Faleminderit që më dhatë këtë të drejtë. Kam pritur 9 muaj për këtë të drejtë. Me kanë izoluar në një qeli me vrasës serialë. Kam përjetuar një periudhë të gjatë me shkelje të të drejtave. Ky është një përçmim ndaj votës. Ky është një përçmimi që populli i jep republikës për ta drejtuar në emër të tij. Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës me të drejtën që ma kanë dhënë 165 mijë qytetarë.

    Nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë që sot po vihet në sprovë. Jemi betuar që ta mbrojmë demokracinë. Ky nuk është mandati im, por një kontratë besëlidhje dhe do bëj gjithçka që ma lejon ligji për ta mbrojtur këtë kontratë. Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri. Me respekt, pyes çfarë shkelje të rëndë kam kryer unë?” tha ai.

  • Skandali/ 23-vjeçarja që punonte si roje burgu akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të burgosur në dhomën e lutjeve dhe…

    Skandali/ 23-vjeçarja që punonte si roje burgu akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të burgosur në dhomën e lutjeve dhe…

    Një skandal i madh ka shpërthyer në Britani pas zbulimit të një rasti që përfshin një roje burgu 23-vjeçare, e cila akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me të burgosur dhe ka futur drogë brenda institucionit, sipas asaj që u bë publike në gjykatën e Southwark në Londër. 
    Ish-oficerja e burgut, Isabel Dale, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të burgosurin Shahid Sharif në dhomën e lutjeve të burgut Coldingley në Surrey, ndërsa dy të burgosur të tjerë shërbenin si “rojtarë”. 
    Sipas prokurorisë, incidenti ka ndodhur më 19 korrik 2022, kur Dale dhe Sharif qëndruan në dhomë për rreth katër minuta, përpara se ajo të dilte nga ambienti duke u parë në kamera teksa rregullonte rripin e pantallonave. 
    Gazeta Daily Mail shkruan se Dale kishte filluar punë në burg në shtator 2021 dhe, sipas aktakuzës, kishte një lidhje intime me Sharif për më shumë se një vit, nga vjeshta e 2021 deri në fund të 2022. 
    Sharif po vuante një dënim prej 12 vitesh për grabitje të armatosur dhe më vonë u transferua në burgun Swaleside, në ishullin Sheppey të Kentit, pasi lidhja e tyre u zbulua. 
    Sipas prokurorisë, Dale e vizitoi Sharif-in tre herë pas transferimit të tij, i dërgonte mesazhe dhe foto me përmbajtje erotike dhe i transferonte para përmes llogarive bankare. 
    Në telefonin e saj u gjetën mesazhe me përmbajtje seksuale nga i burgosuri, si dhe foto të çiftit. Hetuesit zbuluan gjithashtu se Dale dyshohet se kishte ndihmuar Sharif-in të fuste në burg zarfe të lyer me substancën sintetike “spice”. 
    Ajo menaxhonte llogarinë e tij në Snapchat, përmes së cilës organizoheshin transaksionet, ndërsa në shtëpinë e saj u gjet pajisje që përdorej për kontrabandë dhe një unazë fejese, që sipas saj i ishte dhënë nga i burgosuri. 
    Përveç marrëdhënies me Sharif-in, Dale akuzohet se kishte një lidhje të dytë me të burgosurin Connor Maney, 28 vjeç, i cili po vuan një dënim prej 9 vitesh për vdekjen e mikut të tij më të mirë gjatë një aksidenti rrugor, teksa po i ikte policisë me shpejtësi 237 km/h. 
    Hetimet treguan se Dale kishte komunikuar edhe me të burgosur të tjerë përmes telefonave të paligjshëm, ndërsa në shtëpinë e saj u gjet edhe një portret i saj me Sharif-in. 
    Sipas prokurorit, “marrëdhënia intime e Dale me të burgosurin çoi në bashkëpunimin e tyre për futjen e substancave të ndaluara brenda burgut.” 
    23-vjeçarja mohoi të gjitha akuzat, të cilat përfshijnë dy akuza për abuzim me detyrën publike dhe komplot për futje të substancave të ndaluara në burg. 
    Procesi gjyqësor pritet të zgjasë dy javë, ndërsa Sharif tashmë ka pranuar fajësinë për përfshirjen e tij në trafikun e drogës brenda burgut. 
     
  • Alarm i brendshëm në burg/ Armë dhe plumba pranë qelisë së liderit të organizatës kriminale

    Alarm i brendshëm në burg/ Armë dhe plumba pranë qelisë së liderit të organizatës kriminale

    Një alarm është dhënë në burgun e Korydallos në Greqi, pasi një pistoletë dhe tetë plumba u gjetën të groposur në oborrin e pavijonit të 5-të.
    Zbulimi i armës ka shkaktuar mobilizim të menjëhershëm të autoriteteve, pasi në këtë pavijon mbahen disa nga të dënuarit më të njohur të botës së krimit, mes tyre edhe shqiptari Klodian Lekocaj, i njohur si udhëheqës i ashtuquajturës “mafia e burgjeve”, i cili gjithashtu frekuenton të njëjtin oborr gjatë orarit të ajrimit.
    Në të njëjtin pavijon ndodhen gjithashtu të burgosur turq, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasje, çka ka shtuar shqetësimet e autoriteteve lidhur me origjinën e armës dhe qëllimin e mundshëm të përdorimit të saj.
    Hetuesit dyshojnë se arma mund të ishte përgatitur për tentativë arratisjeje, për sulm të mundshëm ndaj të burgosurve të tjerë, ose për marrje peng të punonjësve të burgut.
    Aktualisht, hetimet janë zgjeruar në të gjitha qelitë e pavijonit, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe regjistrat e vizitave të fundit.
    Kush është Klodian Lekocaj?
    Klodian Lekocaj, 48 vjeç, është një emër i njohur për autoritetet greke, pasi prej vitesh dyshohet për përfshirje në aktivitetet më të rënda kriminale si urdhërime vrasjesh, rrëmbime dhe trafikun e drogës.
    Lekocaj ka qenë i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në Greqi, ku përmenden vrasje me pagesë, atentate, plagosje dhe arratisje spektakolare nga burgjet. Ai ka qenë i lidhur me persona të tjerë me precedentë të rëndë penalë, përfshirë shqiptarë dhe shtetas të tjerë të huaj. Disa nga ngjarjet ku emri i tij ka dalë në skenë janë vrasja e një avokati grek, plagosja e klientëve në një lokal në Mikrolimano, tentativë për grabitje me armë dhe vrasje në zonën e Metaksurgios. Ai është arrestuar për herë të fundit në nëntor 2014.
    Në vitet e fundit, policia greke e ka përfshirë emrin e tij edhe në disa dosje të tjera të rënda, përfshirë atentate të porositura ndaj shqiptarëve dhe gjobvënie ndaj biznesmenëve grekë. Pavarësisht pretendimeve të tij në media se është “i pafajshëm” dhe “i përdorur”, provat dhe përgjimet e mbledhura nga autoritetet flasin për një figurë me ndikim të madh në botën e krimit, brenda dhe jashtë burgjeve.
    Këtë vit, Klodian Lekocaj alias Klod Cara, është vënë sërish në epiqendër të autoriteteve greke pasi është bërë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në burgun e Koridhalos. U raportua nga mediat greke se Lekocaj arriti të marrë peng përmes një thike dy gardianë të burgut, duke u marrë çelësat, radiot dhe telefonat celularë. Në të njëjtën kohë, ai filloi të lëvizte nga një krah në tjetrin i burgut me një grup prej shtatë egjiptianësh, për të arritur në Repartin 3, ndërsa kërkonte një bashkatdhetar për ta vrarë.
    Emri i Klodian Lekocaj ka qenë i lakuar edhe si personi që ka dhënë urdhrin për ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Athinë dhe Edmond Papës në Tiranë.
    Mediat greke i kanë bërë një profil për historinë e tij kriminale e ndërsa i kanë sjellë në vëmendje edhe një videotelefonatë nga burgjet e Korydallos në maj 2019. Klodian Lekocaj kishte një grup vrasësish me pagesë pjesë e së cilit ishte Brahim Brahimaj, Olti Duçe që u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata greke me akuzën e vrasjes me dashje të avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos.
    Në mesazhin e tij nga burgu 3 vite më parë nga qelia, Lekocaj deklaronte se ai nuk kishte lekë për të blerë një paketë cigare e as 8 klasë shkollë, kurrsesi nuk mund të ishte kreu i një bande kriminale.
    “Unë jam Coza Nostra, a jam kreu i mafies së burgjeve në Greqi? Unë jam akuzuar për tre vrasje dhe jam shpallur i pafajshëm për këto akuza. Tani po përballem me një tjetër akuzë për vrasjen e avokatit, e cila ishte e gabuar pasi ata që kryen vrasjen nuk donin ta vrisnin, por ta trembnin.
    Për atë që kam bërë, e vuaja dënimin që nga viti 2006, por nuk duroj të më fajësojnë për atë që nuk kam bërë. Duan të më vrasin dhe për këtë u përpoqën tre herë, dy herë me thikë dhe një herë të më helmonin. Unë shkova në burg për vjedhje në vitin 2006 kur isha 29 vjeç dhe sot vazhdoj të përballem me akuza të tjera. Kërkoj zëvendësimin e trupit gjykues pasi jam pa avokat dhe gjyqi do të jetë më 20 maj 2019. Ejani këtu dhe shikoni se si drejtësia po vret shqiptarët.
    Të mërkurën kisha gjyqin dhe nuk më dhanë avokat dhe nuk më lanë as të flisja, por më duhej vetëm të dëgjoja akuzat e gardianit të burgut që më akuzonte si vrasës maniak dhe hakmarrës, pa pasur asnjë provë.
    Më caktuan një avokat, por ai më la pasi mori vesh se kush isha, ende nuk e kam zyrtarisht akuzën në dorë. Këtu vrasjet i organizon dikush tjetër, nuk jam unë ai që thonë se është Coza Nostra, apo kreu i mafias së “Burgjeve në Greqi”, se nuk kam para të blej as një paketë cigare. Dua që shteti shqiptar të interesohet dhe të dëgjojë se si na ndëshkojnë dhe si na trajtojnë dhe çfarë na bëjnë.
    E kuptova që duan të më vrasin duke shkuar më parë në repartin mendor të burgut, nuk e di si na drogojnë meqë fillojmë të flasim marrëzi. Unë, Coza Nostra, që nuk kam mbaruar ende 8 vjet shkollë, më futën këtu për vjedhje kuletash dhe prandaj hyra këtu dhe si po shkojnë gjërat do të më vrasin. Prandaj dua të dëgjohem në mediat shqiptare dhe ato greke.
    Unë dyshoj se organizatori i të gjitha këtyre vrasjeve është vetë drejtori i burgut psikiatrik Korydallos, ai i organizon këto vrasje dhe prandaj do të më eliminojë edhe mua. Është ai që del në TV dhe flet kundër meje. Është ai që ka pas vetes një truprojë shqiptar që është dënuar me 11 burgime të përjetshme, është ai që e ka nxjerrë nga burgu dhe është ai që do të më vrasë mua. Ejani mediat dhe na takoni për të parë situatën reale, si na trajtojnë dhe si na fajësojnë, për të parë se kush po i vret shqiptarët. Nuk duroj dot që shqiptarët të na vrasin. Ata vranë aksidentalisht grekun se donin të më vrisnin mua. Por Zoti më ka shpëtuar tani për tani, por çfarë do të ndodhë nesër? E vranë në qeli Bardhyl Tushën. Pse drejtësia greke nuk thotë se kush e vrau? A e vrava edhe unë?
    Këtu po vrasin njëri pas tjetrit, pasi vranë aksidentalisht Arbër Bakon, kujtuan se isha unë. Unë paguaj për atë që kam bërë, por nuk duhet të paguaj për atë që nuk kam bërë. Dua që drejtësia të kryqëzojë faktet për akuzën e vrasjes, ndërkohë që nuk kam avokat edhe pse javën tjetër kam gjyq”, thuhet në video mesazhin e tij në 2019.

  • Hakeroi e-mailet e prokurorëve të SPAK, lihet në qeli ish-zyrtari i burgut të Vlorës

    Hakeroi e-mailet e prokurorëve të SPAK, lihet në qeli ish-zyrtari i burgut të Vlorës

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mbajë nën masën “arrest me burg” ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni.
    Ky vendim u mor nga gjyqtari Erion Bani, pas shqyrtimit të kërkesës së Gjonit për të marrë informacion mbi hetimet që po kryhen ndaj tij.
    “Kërkuesi Zambak Gjoni më 03.10.2025 paraqiti kërkesë për dhënie informacioni mbi hetimet penale në ngarkim të tij, sipas nenit 246 të Kodit të Procedurës Penale. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Posaçme vendosi, me vendimin nr. 644, datë 24.10.2025, vazhdimin e masës së sigurisë ‘Arrest në burg’, të caktuar më parë me vendimin Nr.32, datë 14.03.2025. Prokuroria e Posaçme dhe policia gjyqësore janë ngarkuar me ekzekutimin e këtij vendimi, i cili mund të ankimohen brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit”, thuhet në njoftim.
    Zambak Gjoni akuzohet nga SPAK për përpjekje për të hyrë në email-et e tre prokurorëve të posaçëm, duke marrë disa të dhëna, por pa pasur qasje në dosje hetimore.
    Sipas SPAK, ai dhe ish-punonjësi i IMT, Arnold Rrokaj, tentuan gjithashtu të hyjnë në email-in e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, por pa sukses.
    Ngjarja ndodhi më 12 mars dhe arrestimet u kryen brenda 24 orësh. Pajisjet dhe skedarët e përdorur për ndërhyrjen u sekuestruan nga autoritetet.
    Disa nga dokumentet e përfituara janë shpërndarë më pas tek persona të tjerë, të cilët dyshohet të jenë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili dhe Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

  • Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

    Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

    Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron në izolim. Avokati i tij, Jean-Michel Darrois, e përshkroi përvojën e parë të klientit të tij si të vështirë, por të përballueshme.
    “Nuk është Club Med (resort luksoz). Sot ka bërë sport, ka filluar të shkruajë librin e tij dhe ndodhet në një qeli prej 9 metrash katrorë, ku zhurma nuk mungon asnjë çast” tha ai me ironi pas vizitës së tij në mbrëmje në institucionin e sigurisë së lartë.
    Sarkozy ka pasur mundësi ta takojë edhe bashkëshorten, këngëtaren Carla Bruni, në njërin nga tre takimet javore njëorëshe që i lejon administrata e burgut.
    “Sot ishte dita e parë, dhe një ditë e parë në burg është gjithmonë e tmerrshme, por ai e ka kaluar me qetësi,” theksoi avokati i tij.
    Burgu mban 1,237 të burgosur kur kapaciteti i tij maksimal është 657. Ish-presidenti nuk po mbahet në seksionin “vulnerabël”, i cili më parë ka mbajtur personazhe të famshëm si Bernard Tapie, por në izolim, jo ​​për dënim të shtuar, por për t’u siguruar që ai të mos bjerë në kontakt me të burgosur të tjerë që mund të kërcënojnë sigurinë e tij.
    Me të mbërritur në qeli, ai u prit nga brohorima nga të burgosurit e tjerë, “Oh, mirë se erdhe Sarkozy!” dhe “Sarkozy është këtu!”. Rojet më pas i morën gjurmët e gishtërinjve dhe një foto, dhe atij iu caktua një numër i të burgosurit, së bashku me një kartë identiteti të brendshme të burgut.
    Sarkozi la dokumentet e tjera dhe sendet personale në një kasafortë të vogël, por iu lejua të mbante unazën e martesës. Më pas, si çdo i burgosur tjetër, ai mori një “kit hyrjeje” sapun, çarçafë, tenxhere, tiganë, letër dhe një stilolaps.
    Ai u shoqërua për në qelinë e tij, e cila ka një banjo me dush, një kuzhinë të vogël, një krevat, një tavolinë, një televizor të vogël dhe – telefonat celularë janë të ndaluar – një linjë telefonike fikse me 10 numra të paraautorizuar nga administrata e burgut, e cila mund të përgjojë bisedat.
    Pjesa më e vështirë është nata, sepse rojet, veçanërisht në fazën e parë të paraburgimit, e ndezin dritën çdo orë për të kontrolluar nëse i burgosuri ka tentativa vetëvrasjeje, dhe sepse praktika kërkon që gjatë gjithë natës së parë të burgosurit e tjerë të brohorasin emrin e të sapoardhurit. Dhe, tashmë si Ministër i Brendshëm i “rendit dhe ligjit”, Sarkozy nuk ka qenë kurrë i butë me kriminelët./Corriere della Sera

  • Si e ka kaluar Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit francez zbulon detaje: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij

    Si e ka kaluar Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit francez zbulon detaje: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij

    Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron në izolim.

    Avokati i tij, Jean-Michel Darrois, e përshkroi përvojën e parë të klientit të tij si të vështirë, por të përballueshme.
    “Nuk është Club Med (resort luksoz),” tha ai me ironi pas vizitës së tij në mbrëmje në institucionin e sigurisë së lartë. Më tej ai shtoi “Sot ka bërë sport, ka filluar të shkruajë librin e tij dhe ndodhet në një qeli prej 9 metrash katrorë, ku zhurma nuk mungon asnjë çast,” shtoi avokati.
    Sarkozy ka pasur mundësi ta takojë edhe bashkëshorten, këngëtaren Carla Bruni, në njërin nga tre takimet javore njëorëshe që i lejon administrata e burgut.
    “Sot ishte dita e parë, dhe një ditë e parë në burg është gjithmonë e tmerrshme, por ai e ka kaluar me qetësi,” theksoi avokati i tij.
    Makina e ish-presidentit, një ‘Renault Espace’ me ngjyrë të errët, hyri në portën e burgut në orën 09:37 të mëngjesit, në objektin e Montparnasse, e vetmja strukturë e mbetur brenda mureve të Parisit.
    Burgu, i tejmbushur me 1.237 të burgosur edhe pse kapaciteti i tij është 657 vende, nuk e ka vendosur Sarkozy-n në sektorin e “të ndjeshmëve” ku zakonisht qëndrojnë personazhe të njohur, por në izolim të plotë për arsye sigurie. Ai është i ndarë nga të burgosurit e tjerë për të shmangur ndonjë kontakt të rrezikshëm.
    Në momentin e mbërritjes, ish-presidenti është përballur me thirrjet e ashpra të të burgosurve. “Ja ku erdhi Sarkozy!”, “Mirë se erdhe, Sarkozy!”, kanë thënë të burgosurit në momentin që ish-poresidenti Francës është futur në qeli.
    Pas procedurave të zakonshme, atij iu morën shenjat e gishtave, iu bë fotografia, dhe iu dha një numër identifikimi i të burgosurit. Ai dorëzoi dokumentet personale dhe sendet me vlerë, por mbajti unazën e martesës dhe orën e dorës.
    Në qelinë e tij ka një tualet me dush, një shtrat, një tavolinë të vogël, një televizor dhe një linjë fikse telefoni, e kufizuar në 10 numra të aprovuar nga administrata e burgut, e cila mund t’i përgjojë bisedat.
    Sipas mediave franceze, Sarkozy ka marrë edhe produkte si sapun, çarçafë, enë gatimi, letër dhe stilolaps.
    Sarkozy ndodhet pas hekurave për përfshirje në një grup të organizuar kriminal, lidhur me financimet e dyshuara libiane për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007.
     
    Top Channel

  • Si e kaloi Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij

    Si e kaloi Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij

    Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 11:50
    Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron në izolim. Avokati i tij, Jean-Michel Darrois, e përshkroi përvojën e parë të klientit të tij si të vështirë, por të përballueshme.
    “Nuk është Club Med (resort luksoz). Sot ka bërë sport, ka filluar të shkruajë librin e tij dhe ndodhet në një qeli prej 9 metrash katrorë, ku zhurma nuk mungon asnjë çast” tha ai me ironi pas vizitës së tij në mbrëmje në institucionin e sigurisë së lartë.

    Sarkozy ka pasur mundësi ta takojë edhe bashkëshorten, Carla Bruni, në njërin nga tre takimet javore njëorëshe që i lejon administrata e burgut.

    “Sot ishte dita e parë, dhe një ditë e parë në burg është gjithmonë e tmerrshme, por ai e ka kaluar me qetësi,” theksoi avokati i tij.

    Makina e ish-presidentit, një ‘Renault Espace’ me ngjyrë të errët, hyri në portën e burgut në orën 09:37 të mëngjesit të djeshëm, në objektin e Montparnasse, e vetmja strukturë e mbetur brenda mureve të Parisit.
    Burgu, i tejmbushur me 1.237 të burgosur edhe pse kapaciteti i tij është 657 vende, nuk e ka vendosur Sarkozy-n në sektorin e “të ndjeshmëve” ku zakonisht qëndrojnë personazhe të njohur, por në izolim të plotë për arsye sigurie. Ai është i ndarë nga të burgosurit e tjerë për të shmangur ndonjë kontakt të rrezikshëm.
    Në momentin e mbërritjes, ish-presidenti është përballur me thirrjet e ashpra të të burgosurve. “Ja ku erdhi Sarkozy!”, “Mirë se erdhe, Sarkozy!”, kanë thënë të burgosurit në momentin që ish-poresidenti Francës është futur në qeli.
    Pas procedurave të zakonshme, atij iu morën shenjat e gishtave, iu bë fotografia, dhe iu dha një numër identifikimi i të burgosurit. Ai dorëzoi dokumentet personale dhe sendet me vlerë, por mbajti unazën e martesës dhe orën e dorës.
    Në qelinë e tij ka një tualet me dush, një shtrat, një tavolinë të vogël, një televizor dhe një linjë fikse telefoni, e kufizuar në 10 numra të aprovuar nga administrata e burgut, e cila mund t’i përgjojë bisedat.
    Sipas mediave franceze, Sarkozy ka marrë edhe produkte si sapun, çarçafë, enë gatimi, letër dhe stilolaps.
    Sarkozy ndodhet pas hekurave për përfshirje në një grup të organizuar kriminal, lidhur me financimet e dyshuara libiane për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007.

  • Si ka kaluar Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit francez zbulon detaje: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij

    Si ka kaluar Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit francez zbulon detaje: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij