Nigel Farage deklaron se kryeministri Edi Rama ka rënë dakord të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë nga Britania.
Lideri i partisë Reform UK shprehet se ka qenë në komunikim me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar, lidhur me një marrëveshje për dëbimin e kriminelëve shqiptarë.
Gjatë një konference për shtyp ku prezantoi politikën e partisë së tij për drejtësinë penale, Farage tha: “Jam në bisedime me Edi Ramën nga Shqipëria, dhe mendoj se ai ka rënë dakord që të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë që ndodhen në këtë vend, gjë që është mjaft pozitive.”
Këto komente vijnë pasi Farage e sfidoi Ramën në platformën X (ish-Twitter) që të merrte mbrapsht kriminelët shqiptarë, pasi e akuzoi për hipokrizi lidhur me deklaratat që kishte bërë ku e përshkruante Britaninë si një “vend i errët” pas daljes nga BE. Kreu i Reform UK tha se e gjithë platforma e tij politike do të kushtonte 17.4 miliardë paund, të cilat do të siguroheshin duke anuluar projektin hekurudhor HS2 dhe duke hequr politikën e neutralitetit klimatik (net zero).
Kujtojmë se mes Ramës dhe Farage pati një debat disa-ditor në rrjetet sociale mbi raportin e shqiptarëve të burgosur në Britani me numrin total të tyre të territorin britanik. Farage pretendonte se 1 në 50 shqiptarë në Britani është i burgosur, statistikë që u rrëzua nga Rama, i cili tha se raporti i vërtetë është 1 në 100. Kryeministri Rama ftoi deputetin britanik si të ftuar nderi në Shqipëri, ftesë të cilën Farage e pranoi.
Tag: burgosurit
-

Nigel Farage: Rama ka pranuar të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë
-

Kontroll blic në të gjitha burgjet, në “sitë” kartelat e takimeve, drejtorë të rinj në Peqin e Elbasan
Foto ilustruese
TIRANË- Të gjitha burgjet e Shqipërisë i janë nënshtruar një kontrolli blic nga uniformat e Policisë së Shtetit. Kontrolli vjen pas skandaleve të fundit që kanë bërë bujë në media për “takimet speciale” që zhvillojnë të burgosurit me vajza të njohura të ekranit. Takimet speciale janë të lejuara, por vizitorja ka një marrëdhënie me të burgosurin, ndërsa në rastet e burgjeve shqiptare, takimet janë të mundësuara nga manipulimet e regjistrave ku shënohen hyrje-daljet në institucionet që duhet të kenë si qëllim vuajtjen e dënimit.
Për të fshehur gjurmët, është zbuluar se të burgosurit në Shqipëri, në shumicën e rasteve shënojnë identitetin e një tjetër të burgosuri.Por sot, kontrollet nuk janë ushtruar vetëm për takimet, por edhe për sende të ndaluara, siç është për shembull telefoni, që gjithsesi të burgosurit e kanë gjetur mënyrën për t’i futur brenda 4 mureve të qelive.
Ndërkohë janë kryer dy transferime drejtuesish.
Altin Ago është emëruar në krye të burgut të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha drejtor i IEVP Elbasan. Prej prillit 2025 institucioni i vuajtjes së dënimit të Peqinit ka qenë me drejtues të komanduar që prej Prillit 2025, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Florenc Doka, por tashmë detyra është marrë nga Ago. Në të shkuarën, Ago ka mbajtur postin e drejtuesit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan, e po ashtu ka qenë kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013 në qarkun e Elbasanit./ZËRI -

Diddy pritet me duartrokitje në burg pas dënimit në New York
Pas dënimit të tij javën e kaluar, reperi Sean “Diddy” Combs është pritur me duartrokitje nga të burgosurit në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn.
Sipas avokatit të tij, Marc Agnifilo, të burgosurit e kanë parë rastin e Diddy-t si një “fitore të rrallë kundër sistemit”, duke thënë: “Nuk shohim kurrë askënd që e mposht qeverinë.”
Diddy u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi seksual dhe komplot për shantazh.
Megjithatë, ai u shpall fajtor për organizim transporti me qëllim prostitucioni dhe përballet me deri në 10 vite burg.
Avokati i tij theksoi se reperi është i qëndrueshëm emocionalisht, pavarësisht presionit të lartë dhe rrethanave. -

Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, Rusia dhe Ukraina të shkëmbejnë të burgosurit! Tortura…
Njëmbëdhjetë të burgosur politikë rusë u kanë shkruar një letër të hapur udhëheqësve botërorë duke kërkuar, si pjesë të negociatave midis Moskës dhe Kievit, lirimin e të gjithë disidentëve që ndodhen pas hekurave në Rusi për arsye politike, si dhe të gjithë civilëve ukrainas të ndaluar nga Moska gjatë pushtimit të Ukrainës nga trupat e Kremlinit.
Letra u botua nga Reuters në faqen e saj të internetit, ku tregon qartazi kërkesën e tyre:
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës që të vazhdojnë menjëherë me një shkëmbim të të burgosurve të luftës dhe civilëve sipas formulës ‘të gjithë për të gjithë’, përfshirë pengjet civile ukrainase“, thuhet në letër, sipas së cilës të burgosurit politikë dhe civilët ukrainas të ndaluar nga qeveria ruse janë të paktën 10,000.
“Jemi të paktën 10,000 prej nesh, të burgosur politikë rusë dhe pengje civile ukrainase. Ne të gjithë ndëshkohemi për një gjë: për mbajtjen e një qëndrimi qytetar“, shkruan 11 të burgosurit politikë që nënshkruan letrën.
Midis tyre është Alexey Gorinov, 63 vjeç, figura e parë e opozitës ruse që u dënua me burg sipas ligjit të mbylljes së gojës që parashikon deri në 15 vjet burg për ata që kritikojnë agresionin ushtarak të Putinit.
“Institucionet e të drejtave të njeriut në Rusinë moderne janë zëvendësuar plotësisht nga organe që thjesht imitojnë aktivitetet e të drejtave të njeriut. Si rezultat, shëndeti dhe jeta e të burgosurve janë në rrezik, dhe tortura dhe presioni ndaj tyre shpesh nuk hetohen ose ndëshkohen”, thuhej në letrën e publikuar në faqen e internetit të Reuters.
Dokumenti gjithashtu thoshte se “të burgosurit politikë më shpesh se të tjerët mbahen në kushte më të ashpra dhe privohen nga mundësia e lirimit me kusht dhe lehtësimit ligjor të regjimit të burgut” dhe se “praktika e fillimit të procedurave shtesë penale bazuar në ankesat e të burgosurve të tjerë është bërë e zakonshme”.Top Channel
-

Exclusive/ Hetim për amnistinë, të burgosurit ankohen edhe një vit më pas, Avokati i Popullit letër Prokurorisë dhe KLGJ-së
Përmes kësaj shkrese Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka njoftuar prokurorin e përgjithshëm dhe këshillin e lartë gjyqësor se të burgosurit vazhdojnë ende ti ankohen edhe një vit mbasi amnistia e 2024 ka përfunduar efektet.
Rekomandimi mban datën 10 qershor 2025 dhe në të sillet në vëmendje shqetësimi i të dënuarve mbi mos zbardhjen e vendimeve në kohë, çka ka sjellë një kontroll të avokatit te popullit edhe ndaj akuzës.
Në fund zonja Ballnaca thotë se është zbuluar që edhe prokurorët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme mbi amnistinë. Si raste tipike avokatja e popullit ka sjellë ato të shtetasve të burgosur Aleks Garunja, Pashk Koladhe Silvan Bojaxhiu.
Avokati i popullit si institucion ka administruar dhjetëra ankesa, ndaj dhe në përfundim kërkon që Prokuroria e Përgjithshme të informojë nëse janë marrë masa për harmonizimin e praktikave mbi vendimet penale shpallur para 31 marsit 2024, dhe nëse vendimet janë njoftuar tej afateve të amnistisë
Edhe ILD nisi në atë kohë inspektim mbasi pati ankesa për zvarritje të vendimeve, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Avokatja e popullit thekson në shkresën që TCH disponon se akuza qendrore dhe KLGJ duhet të angazhohen për të gjetur përgjegjësit për çdo rast kur të burgosurve u është shkelur e drejta e amnistisë.
Zonja Ballanca kujton se me gjithë problematikat që kalon sistemi i drejtësisë qëTop Channel
-

Ish-të burgosurit ritakohen në Spaç në betejën “për mbrojtjen e ferrit
Fatos Lubonja dhe Gjergj Lekaj
MIRDITË- Në sheshin mes dy godinave që qëndrojnë ende në këmbë të ish burgut famëkeq të Spaçit, dy burra përqafohen dhe për një copë herë, qëndrojnë shtrënguar në krahët e njëri-tjetrit. Njëri është Fatos Lubonja, publicist, shkrimtar dhe ish i burgosur për 17 vjet në burgjet e diktaturës komuniste. Tjetri është Gjergj Lekaj, 78 vjeç, i arrestuar kur sapo kishte mbushur të 18-at për tentativë arratisje nga kufiri dhe gjithashtu ish i burgosur në Spaç. Në një diell përvëlues të shtunën, të dy kishin udhëtuar në mënyrë të pavarur për t’iu bashkuar një proteste kundër ndërhyrjeve në ish-kampin e Spaçit në funksion të skenografisë së një filmi.
Kujtimet që i bashkojnë lidhen më shumë me ndjesitë se sa me ndodhi.
“Ditën e parë të punës në minierë Fatosi e ka bo me mua,”- na thotë Lekaj, ndërsa e kujton ardhjen e Lubonjës në kamp edhe për shkak të bujës që krijonte dënimi i intelektualëve të kohës. Babai i tij, Todi Lubonja, ish drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, u dënua pas festivalit të 11-të dhe bashkë me të nisi kalvari i vuajtjeve edhe për familjarët e tij.
“Ishte i ri, po ishte më i zgjuari nga të burgosurit e ishte i vetmi njeri që nuk hapej, rrinte më shumë vetëm, rrinte në bibliotekë. Më thoshte: Gjergj, nuk ka mënyrë më të mirë me e kalu atë pak kohë të lirë,”- kujton Lekaj, ndërsa e quan Lubonjën një shembull të rezistencës për të burgosurit e tjerë.
Lubonja nga ana tjetër ka një përshkrim tjetër për ditën e tij të parë në galeri dhe Gjergji i vjen në kujtesë si një burrë që i ka dhënë sigurinë për të shkëmbyer dy fjalë, në një vend ku përveç vuajtjes, duhej t’i ruheshe edhe rrezikut të ridënimit.
“Gjergjin e takova me mall, ishte ai djali i fortë, por i drejtë,”- thotë Lubonja, ndërsa i kujtohen ende rrëfimet e tij se si kishte goditur një oficer.
“Po më rrihte shokun me të cilin haja bukën, ndaj iu ktheva,”- e tregon me krenari edhe pas kaq shumë vitesh atë moment Gjergji, akt i cili i kushtoi dhe një dënim tjetër me 2 vite plus. Ritakimi i tyre në Spaç lidhet në dukje me një paradoks – ata kanë ardhur që të mbrojnë ‘ferrin’ e tyre nga restaurimi, pasi ndërhyrja e nisur nga qeveria parashikon punime ndërtimi, mure me blloqe të reja dhe suvatime të objekteve që fshijnë gjurmët e kohës. Lubonja, si një ciceron i vuajtjes, u tregon aktivistëve të rinj në protestë fizionominë e kampit në 10 vitet e fundit të funksionimit të tij, para se të mbyllej përfundimisht me rënien e diktaturës në vitin 1991.
Ai ndalon në mes të shkallëve dhe prek me duar dy copa hekuri që shfaqesh disa centimetra mbi beton.
“Këto janë shumë të rëndësishëm, sepse janë shenjat e portës që ndante zonën e të burgosurve me zonën lart të komandës. Ky ishte kufiri ynë që nuk mund ta kalonim,” – thotë ai.
Më tej, Lubonja shpjegon një vizatim mbi beton që tregon në fakt një lojë ‘tresh’, ku të burgosurit krijonin mundësitë e ndonjë argëtimi të vogël mes tyre pas punës së rëndë në minierë, kohës së dënimit nëpër biruca, një ushqimi të keq dhe mësimeve të partisë që ishin të detyruara.
“Sa të burgosur kanë luajtur këtu? Si mund ta bësh të re këtë?,”- pyet ai në mënyrë retorike. Në godinën që shërbente si fjetore janë ende shenjat në mure që tregojnë vendosjen e krevateve në 3 kate në dhoma ku flinin 30-40 veta. Përballë saj, taraca e dikurshme që qëndronte si një ballkon mbi humnerën e malit nuk ekziston më, por disa tulla të kuqe të reja presin që të përdoren sipas projektit të miratuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kjo ështe papranueshme për Lubonjën dhe bashkëvuajtësit e tij, që e shohin këtë tentativë restauruese si një shkatërrim të kujtesës dhe falsifikim të historisë.
“Çdo gur ka një gjë për të treguar këtu dhe nuk mund të zëvendësohet me një gur të ri,”- këmbëngul ai.
Të rinjtë në mbrojtje të historisë
Burgu- kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë. Edhe pse është simboli i brutalitetit të regjimit totalitar shqiptar, në tre dekadat e fundit kanë dështuar përpjekjet e ish-të përndjekurve për ta konservuar këtë monument, me qëllim kthimin në një muze. Një vit më parë, një plan-menaxhimi i miratuar nga Ministria e Kulturës dhe i konsultuar me të gjithë aktorët e shoqërisë civile parashikon konservimin e asaj çfarë ka mbetur nga godinat dhe përdorimin e njërës prej tyre në hyrje të ish-burgut si një hapësirë për të bërë muze. Sipas aktivistëve të rinj që kanë inicuar dhe një peticion për ndalimin e punimeve, ndërhyrjet e nisura janë në kundërshtim me këtë plan menaxhimi dhe nuk marrin parasysh dëshmitë e atyre që kanë vuajtur në këtë kamp pune të detyruar.
Vilson Blloshmi, 26 vjeç, një prej organizatorëve të tubimit, e sheh aktivizmin e tij jo vetëm si një mbrojtje të trashëgimisë kulturore, por dhe si një ruajte të trashëgimisë së tij familjare. Ai mban emrin e xhaxhait të tij, poetit Vilson Blloshmi që regjimi komunist e ekzekutoi pse guxoi të shprehte revoltën në disa vargje. Në Spaç kanë vujatur dënimin babai dhe gjyshi i tij.
“Për herë të parë kam qenë këtu 10-11 vjeç dhe megjithese nuk mund të kuptoja shumë, e papërshkrueshme ishte ndjesia revoltuese të shikoja dhomat ku kishte vuajtur gjyshi dhe babai,” i tha ai BIRN.
Sipas Blloshmit, “Spaçi nuk është thjesht një burg, është kujtim dhe ndjesi”, ndaj ai këmbëngul që duhet të ruhet siç është dhe jo të zbukurohet. Edhe Sidorela Vatnikaj ka lindur pas rënies së diktaturës, por ishte ndër të parët aktivistë që kundërshtuan projektin restaurues të qeverisë për Spaçin, një vend për të cilin ajo e ka krijuar perceptimin nga kujtimet e Fatos Lubonjës në librin “Jetë burgu”.
“Çfarë po ndodh në Spaç nuk është vetëm dhunim i një vendi shumë të rëndësishëm të kujtesës tonë historike, ama edhe vijimësi e një logjike të mbrapshtë dhe dashakeqe për të na e mohuar të drejtën për ta njohur të kaluarën siç ka qenë, duke ia njohur edhe vrasësit, edhe viktimat, për t’u përballur me të dhe si të rinj, për t’u shkëputur përfundimisht prej saj, që të mund pastaj të ndërtojmë një të ardhme, pa të,”- tha Vatnikaj.
Beteja për Spaçin nisi një javë më parë, kur disa foto që tregonin një godinë të lyer me bojë të bardhë nisën të qarkullonin në rrjet pas një statusi në facebook nga Arnen Sula, një tjetër i ri aktivist, që prej vitesh po angazhohet me projekte për mbrojtjen e memories me organizatën e tij “Tek Bunkeri”.
Sula me profesiona arkitekt thotë se nuk mund të bëhen ndërhyrje në objektet e mbetura të ish burgut pa respektuar kujtesën e këtyre njerëzve.
“Ndjej si përgjegjësi ndaj të vërtetës së tyre që të reagoj,” i tha ai BIRN-it, ndërsa shton se “kemi të bëjmë me një projekt rindërtimi estetiko-skenografik, jo me një ndërhyrje konservimi që ruan gjurmën e dhimbjes dhe materialin origjinal”.
Protesta e së shtunës ishte e dyta radhazi në Spaç, pasi një reagim i mëparshëm që përfshiu shoqatat e ish të përndjekurve politikë dhe familjarë të tyre u mbajt të enjten, ku po ashtu u kundërshtua kjo ndërhyrje.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, i mbrojti fillimisht ndërhyrjet dhe shpërndau një deklaratë ku fyente kundërshtuesit e projektit si “Sanço Pançot e politikës së vjetër”. Në një reagim të dytë, ai uli tonet dhe tha se çdo ndërhyrje do të bëhej duke respektuar dëshmitë dhe premtoi se do të respektohej plani i menaxhimit. Ndërkohë, të hënën, komisioni parlamentar për Median dhe Edukimin vendosi që ta thërrasë Gonxhen në një seancë dëgjimore për të adresuar shqetësimin publik për këtë projekt të kontestuar./BIRN -

Të burgosurit në Pakistan përfitojnë nga kaosi i tërmetit/ 200 prej tyre arratisen në mesnatë,
Më shumë se 200 të burgosur u arratisën të hënën në mbrëmje nga një burg në Karaçi në Pakistanin jugor. Të burgosurit arritën të arratisen me sukses falë tërmeteve që kanë rënë në vend ndërsa autoritetet i lejuan të dalin nga qelitë e tyre dhe të rrinin në oborrin e burgut.
Ministri vendas i Drejtësisë, Zia-ul-Hasan Lanjar u shpreh se pati panik për shkak të dridhjeve dhe se ishte e vështirë të kontrollohej një turmë prej rreth 1,000 personash. Ai tha se arratisja ndodhi pak para mesnatës së së hënës dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia tha se të burgosurit rrëmbyen armë nga oficerët e burgut, gjë që çoi në një shkëmbim zjarri dhe më pas hapën me forcë portën.
Një gazetar i Reuters në vendngjarje raportoi sot se pa xhama të thyer dhe pajisje elektronike të dëmtuara brenda burgut. Një hapësirë ku të burgosurit takoheshin me familjet e tyre u plaçkit. Sipas Lanjarit, kjo ishte një nga arratisjet më të mëdha nga burgjet në Pakistan. Burgu në zonën Malir të Karaçit, qyteti i dytë më i madh i Pakistanit, ndodhet në një lagje të varfër industriale dhe banesore.
Të ndaluarit vraponin nëpër rrugët e lagjes natën, disa prej tyre zbathur, ndërsa ndiqeshin nga policia. Policia arriti të arrestonte disa dhe t’i fuste në furgonë policie. Shefi i policisë lokale, Ghulam Nabi Memon, tha se shumica e të burgosurve ishin të përfshirë në krime të vogla, siç është përdorimi i drogës. Ai tha se të paktën një i burgosur u vra në shkëmbimin e zjarrit, i cili plagosi tre roje burgu.
-

Të burgosurit ukrainas të luftës festojnë lirinë e tyre
Bota E Premte, 23 Maj 2025 18:15
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer nga 270 të burgosur dhe 120 civilë. Ukraina ka publikuar një video të shkurtër të të burgosurve të luftës të liruar sot, teksa janë duke festuar.
Qendra e komandës strategjike e Ukrainës tha se të gjithë “individët e kthyer tani po marrin kujdes mjekësor dhe mbështetje në territorin ukrainas”. Ajo shtoi: “Kjo shënon një nga shkëmbimet më të mëdha në muajt e fundit dhe përforcon parimin e Ukrainës: asnjë mbrojtës nuk do të harrohet.”Presidenti Zelensky tha se Ukraina vazhdon t’i përmbahet angazhimeve të saj dhe nuk do të qetësohet derisa çdo rob të kthehet në shtëpi.
-

“Na lënë dhe pa ujë, ushqim e ilaçe!”/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat
Të dënuarit i kanë vënë flakën Burgut të Korfuzit në Greqi, duke shkaktuar kaos dhe tensione, në shenjë revolte ndaj sjelljes së administratës dhe gardianëve të burgut me kushtet çnjerëzore, torturat dhe trajtimin.
Ata pretendojnë se ndodhen në kushte skandaloze dhe se diskriminohen, teksa mes protestuesve janë edhe të burgosur shqiptarë, përveçse nga shtete të tjera.
Sipas tyre ata trajtohen ndryshe nga të burgosurit e tjerë që janë grekë të cilët sipas tyre kanë privilegje. Në shenjë protestë një i burgosur shqiptar raportohet se ka djegur qelinë e tij. Ai pas këtij veprimi është dhunuar nga gardianët dhe është kërcënuar me jetë.
Tension ka mbizotëruar që nga mëngjesi i hershëm i së martës (20 maj) në burgjet e Korfuzit, me të burgosurit që protestojnë duke i vënë flakën. Siç thonë vetë, kanë arritur limitin e qëndresës, duke denoncuar “kushtet çnjerëzore të paraburgimit, keqtrajtimin sistematik dhe torturën”.
Pamjet e zjarrit në ambientet e burgut po bëjnë xhiron e rrjetit, teksa mediat janë fokusuar tek kjo ngjarje e pazakontë. Nuk raportohet për persona të lënduar, teksa ngjarja po hetohet nga autoritetet dhe forcat e sigurisë kanë ndërhyrë.
Të burgosurit pretendojnë se përballen me shfrytëzim, masa disiplinore arbitrare dhe mohim të vazhdueshëm të lejes, ndërsa ndryshimet në kodin penal e bëjnë pothuajse të pamundur si lejen e përkohshme ashtu edhe pushimin me kusht nga puna.
Sipas dëshmive që raporton media greke, “të burgosurit i nënshtrohen dhunës së tepruar edhe për gjënë më të vogël. Ata transferohen në qeli disiplinore ku oficerët e burgut i poshtërojnë dhe i rrahin, ndërsa fenomeni i terrorizmit është i shpeshtë, me disa nga oficerët që enden jashtë qelive dhe bërtasin fraza kërcënuese, të tilla si “Po vij t’ju q**, ku**”. Në një incident tronditës, ata raportuan se e lidhën një të burgosur me litar nga qafa dhe e zvarritën përpara qelive si “shembull” përpara se ta mbyllnin në izolim”.
Sipas ankesave, lufta psikologjike dhe torturat vazhdojnë me dritat që ndizen çdo orë gjatë gjithë natës, duke i zgjuar të burgosurit për të kontrolluar praninë e tyre në qeli, ndërsa qasja në shërbimet bazë është inekzistente. Konkretisht, siç thonë ata, uji i pijshëm ofrohet vetëm për një deri në dy orë në ditë, duke rezultuar në akses jashtëzakonisht të kufizuar në ujë të pijshëm nëse dikush nuk ka para për të blerë ujë të ambalazhuar.
Sipas ankesave, për dy vjet burgu nuk kishte as fruta, ndërsa të burgosurit mbeten të uritur të dielave pasi, siç u thuhet, është një ditë “agjërimi”, ku më të dobëtit ekonomikisht goditen përsëri rëndë.
Siç ankohen ata, kujdesi mjekësor mungon fjalë për fjalë. Edhe pse ofrohet një dentist, nevojat nuk plotësohen dhe të burgosurit detyrohen të nxjerrin dhëmbët vetë. Nuk ka mjek të përgjithshëm dhe gjithmonë ka pasur një hendek të madh në numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë dhe deri tek problemet me postën.
Si fajtorët kryesorë për rënien e burgut, të burgosurit tregojnë ish-figura të fuqishme në burgje, të cilët, pavarësisht largimit nga detyrat zyrtare, mbeten në burg, duke ruajtur një rol dhe ndikim aktiv brenda burgjeve. -

Protestë në burgun e Korfuzit – Të burgosurit shqiptarë denoncojnë kushte çnjerëzore dhe diskriminim
Korfuzi, Greqi – Të burgosurit shqiptarë në burgun e Korfuzit kanë ngritur zërin përmes një proteste ndaj trajtimit që u bëhet brenda ambienteve të burgut, duke denoncuar kushte çnjerëzore dhe diskriminim në krahasim me të burgosurit grekë.Reklama në FieriWeb
Sipas deklaratave të tyre, të dënuarit shqiptarë jetojnë në kushte skandaloze, ku mungojnë të drejtat themelore të njeriut si ushqimi i mjaftueshëm, uji i pijshëm dhe shërbimi i rregullt mjekësor. Po ashtu, ata pretendojnë se përjashtohen nga mundësitë ligjore për leje të përkohshme dhe lirime me kusht, të cilat, sipas tyre, u ofrohen vetëm të dënuarve grekë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Në shenjë revolte ndaj kësaj situate, një prej të burgosurve shqiptarë ka djegur qelinë e tij, duke i vënë zjarrin si akt proteste. Pas këtij veprimi, ai është dhunuar rëndë nga gardianët e burgut dhe është kërcënuar me jetë. Pamje të publikuara nga burgu dëshmojnë për kushtet alarmante në të cilat mbahen të burgosurit shqiptarë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Të dënuarit shqiptarë i bëjnë thirrje Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë dhe Ambasadës Shqiptare në Greqi që të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar të drejtat e tyre dhe për të hetuar trajtimin e padrejtë që, sipas tyre, u bëhet në mënyrë sistematike. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut në burgjet greke dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën për mbrojtje konsullore dhe mbikëqyrje ndërkombëtare për të burgosurit shqiptarë jashtë vendit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”