Tag: burgosurit

  • Gjykata e Lartë kundër qeverisë Netanyahu: Të burgosurit palestinezë, të kequshqyer

    Gjykata e Lartë kundër qeverisë Netanyahu: Të burgosurit palestinezë, të kequshqyer

    Gjykata e Lartë e Izraelit ka vendosur se shteti nuk po i respekton detyrimet për të ushqyer si duhet të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite dhe e ka nxitur atë të marrë masa të menjëhershme për “të garantuar mbijetesën e tyre”.
    Vendimi, i marrë me dy vota pro dhe një kundër, ka ndezur debat kombëtar dhe ka nxitur reagimin e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir.
    “Pengjet tanë në Gaza nuk kanë një Gjykatë të Lartë që t’i mbrojë. Terroristët vrasës të Hamasit dhe përdhunuesit e neveritshëm, me turpin tonë, kanë Gjykatën e Lartë që i mbron”, duke siguruar se do të vazhdojë t’u ofrojë të burgosurve “kushtet më minimale të parashikuara nga ligji”.
    Ky vendim vjen pas një peticioni nga Shoqata për të Drejtat Civile në Izrael dhe organizata Gisha kundër Ben Gvir dhe Shërbimit Penitenciar Izraelit, të akuzuar për reduktimin e ushqimit për të burgosurit deri në rrezik për jetën e tyre.
    Rasti i 17-vjeçarit Waleed Ahmad, palestinez nga Bregu Perëndimor, vdiq nga uria në burgun izraelit të Megiddos në marsin e kaluar dhe ka qenë në qendër të një konflikti mes autoriteteve dhe familjes që kërkonte lirimin e trupit për të verifikuar shkakun e vdekjes, i cili sipas një autopsie të parë lidhet me kequshqyerjen e rëndë.

  • Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria

    Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria

    Gjykata e Lartë e Izraelit ka deklaruar se autoritetet izraelite nuk po sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për të burgosurit palestinezë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për përmirësimin e kushteve të tyre ushqimore.

    Në një vendim të publikuar të dielën, trupa prej tre gjyqtarësh theksoi se shteti ka detyrim ligjor të garantojë ushqim të mjaftueshëm për të ruajtur “nivelin bazë të ekzistencës” për të burgosurit.
    Mijëra palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, shumë prej tyre për akuza terrorizmi, ndërsa mijëra të tjerë janë arrestuar që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023.
    Vendimi i gjykatës vjen në një kohë kur presioni ndaj qeverisë izraelite po rritet. Organizata për të Drejtat Civile në Izrael (ACRI), e cila ngriti padinë, kërkoi zbatimin e menjëhershëm të vendimit, duke paralajmëruar për raste të kequshqyerjes dhe urisë në mesin e të burgosurve.
    Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një “paralajmërim të fundit” për Hamasin të dielën në mbrëmje, duke u bërë thirrje që të pranojnë marrëveshjen për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza. Ai shkroi në platformën e tij Truth Social: “Ky është paralajmërimi im i fundit, nuk do të ketë një tjetër!”
    Hamas deklaroi se është gati të ulet “menjëherë në tryezën e negociatave”, pas disa ideve të reja të propozuara nga SHBA për një armëpushim. Trump gjithashtu tha se pret një marrëveshje të afërt për Gazën dhe kthimin e pengjeve – të gjallë ose të vdekur.
    Nga 48 pengjet ende në Gaza, besohet se rreth 20 janë ende gjallë. Megjithatë, Izraeli nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare për marrëveshjen e propozuar, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu vijon të këmbëngulë se “fitorja totale ndaj Hamasit” do të sjellë kthimin e pengjeve.
    Protestat në Izrael janë intensifikuar, me mijëra qytetarë që dolën në rrugë të shtunën duke kërkuar fundin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
    Në terren, ofensiva e IDF-së në Gaza po vazhdon. Të dielën, një tjetër godinë shumëkatëshe ndërtesa Al-Roya u godit nga ajri, duke u bërë e treta me radhë që shkatërrohet në tre ditë. Ushtria izraelite pretendon se ndërtesa përmbante pajisje të inteligjencës së Hamasit, por kjo u mohua nga Ministria e Brendshme palestineze.
    Zyrtarët shëndetësorë në Gaza raportojnë se të paktën 87 persona janë vrarë në 24 orët e fundit. Numri i viktimave palestineze ka arritur në 64,368, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi, shifra që OKB i konsideron të besueshme, pavarësisht kundërshtimeve të Izraelit.
    Ndërkohë, Izraeli vazhdon të mohojë aksesin për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) për të vizituar të burgosurit palestinezë që prej sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
    Ministri i Sigurisë Itamar Ben Gvir reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë, duke shkruar në ‘X’: “Pengjet tona në Gaza nuk kanë Gjykatë të Lartë që t’i mbrojë. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë vetëm kushtet minimale të kërkuara nga ligji për terroristët e burgosur.”

    Top Channel

  • Koncert brenda qelive! G-Bani surprizon të burgosurit e Fushë-Krujës

    Koncert brenda qelive! G-Bani surprizon të burgosurit e Fushë-Krujës

    Reperi i njohur dhe ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, G-Bani, ka zgjedhur një skenë ndryshe për koncertin e tij të fundit: burgun e Fushë-Krujës.
    Ai ka ndarë me ndjekësit foto nga momentet e veçanta, ku shfaqej së bashku me përfaqësues të institucionit dhe me Valbona Mhilli, të njohur nga shtëpia e BBV. Drejtori i Institutit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale vlerësoi gjestin e tij, duke theksuar:
    “Falenderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që ka hyrë në një burg të Shqipërisë për të performuar.”
    Nëpërmjet një postimi, reperi shprehu emocionet e përziera që përjetoi:
    “Ishte një pritje dinjitoze nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Burgjeve, stafi i sigurisë dhe mbi të gjitha nga të burgosurit. U mundova t’u jap disa minuta arratisje nga realiteti i zymtë i qelive.”
    Ai shtoi se pavarësisht suksesit të aktivitetit, atmosfera e ngarkuar nuk mund të shmangej:
    “Kur koncerti mbyllet, disa shkojnë në shtëpi dhe të tjerë mbeten aty. Ky kontrast të lë pa fjalë.”
    Ky veprim i G-Banit është pritur me shumë pozitivitet, duke e bërë atë artistin e parë që sjell muzikën brenda mureve të një burgu shqiptar. Pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’, G Bani ka hedhur në treg disa projekte muzikore.

  • G-Bani futet në burg, befason me vendimin

    G-Bani futet në burg, befason me vendimin

    Showbiz E Enjte, 28 Gusht 2025 14:36
    G-Bani një prej banorëve më të komentuar, ka befasuar me një vizitë aspak të zakontë që ka bërë në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, ku arti dhe muzika u kthyen në mjet shprese për të burgosurit. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e institucionit dhe të stafit të Sektorit të Kujdesit Social, duke treguar se kultura dhe bashkëpunimi mund të sjellin ndryshime edhe në mjedise të mbyllura. G-Bani bëhet artisti i parë që ka hyrë për të kënduar në një burg në Shqipëri.
    Postimi i plotë

    “Falënderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që ‘deportohet’ në një burg të Shqipërisë për të performuar!”
    Fjalët e drejtorit të Institutit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë, si edhe pritja dinjitoze nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Kujdesit Social në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, punonjësit e Sigurisë dhe Rendit, administrata e IVEP-it, por mbi të gjitha nga vetë të burgosurit, më kanë lënë mbresa nga më të mirat sot.
    Edhe pse “shkoi shumë bukur”, emocionet në raste të tilla janë të përziera, sepse kur “prifti” mbyll meshën në fund, me mesazhin e shenjtë “shpërndahuni në paqe”, disa shkojnë në shtëpi e shumë të tjerë mbeten në qeli.
    Jam po aq i sigurt sa edhe i prekur, që u kam dhënë atyre disa minuta “arratisje” nga përditshmëria e zymtë e realitetit të burgut.

  • Historia e përgjakshme e Gulagut, sistemit gjigant të burgjeve në Bashkimin Sovjetik

    Historia e përgjakshme e Gulagut, sistemit gjigant të burgjeve në Bashkimin Sovjetik

    Për dekada, vetëm një fjalë mund të ngjallte frikë në zemrat e shumë qytetarëve sovjetikë:Gulag. Në kulmin e tij, gjatë viteve 1920–1950, ky rrjet i përhapur i kampeve të punës së detyruar, mbante miliona të burgosur politikë, fshatarë rebelë, kriminelë të rëndomtë dhe qytetarë të thjeshtë, të cilët ishin akuzuar si tradhtarë nga qeveria.

    Dhe ndërsa disa i mbijetuan përvojës së tmerrshme, shumë të tjerë vdiqën nga kequshqyerja, puna e tepërt apo abuzimi. Të ndërtuar nga Vladimir Lenini dhe të zgjeruar nga Josif Stalini, Gulagët përbënin një pjesë përcaktuese të jetës në Bashkimin Sovjetik. Në mbarë vendin funksiononin rreth 30.000 të tillë, ku të burgosurit vuanin dënime me vite të tëra edhe për akte fare të padëmshme, si për shembull një shaka për udhëheqësin apo nëse paraqiteshin vonë në punë.

    Në këto kampe, të burgosurit vuanin pasojat e ditët së punës 14-orëshe, motit të ftohtë, mungesës së ushqimit, abuzimit seksual dhe ekzekutimet e rastësishme. Nën mbikëqyrjen e rreptë të rojeve të kampit, ata hapnin kanale me vegla krahu, mbyteshin nga pluhuri në miniera dhe përpiqeshin të hapnin gropa në tokën e ngrirë.

    Qëkur morën pushtetin në viti 1917, Lenini dhe bolshevikët promovuan konceptin e “armikut të klasës”. E bindur se kishte nevojë për kampet e punës së detyruar, për t’i mbyllur disidentët, qeveria e re sovjetike krijoi një sistem burgjesh më një vendim të datës 15 prill 1919.

    Deri në vitin 1921, ishin ngritur rreth 84 kampe të tilla. Por vdekjes së Leninit në vitin 1924, në pushtet erdhi Josif Stalini. I vendosur ta industrializonte vendin e tij, Stalini krijoi një sërë planesh dhe strategjish 5-vjeçare si kolektivizimi. Ai besonte se burgjet mund të fuqizonin rritjen ekonomike të BRSS, pasi ishin një vend i përshtatshëm për të izoluar këdo që protestonte kundër politikave të tij.

    Nuk kaloi shumë kohë, dhe përbërja e të burgosurve në këto kampe filloi të ndryshonte. Fshatarët – të quajtur kulakë – u dënuan me punë të detyrueshme, pasi refuzuan të hiqnin dorë nga fermat e tyre dhe t’u bashkoheshin kooperativave. Ata mund të burgoseshin qoftë edhe për një shaka kundër Stalinit, nëse merrnin ushqim nga një fermë kolektive, apo nëse shkonin me vonesë në punë.

    Në vitet 1930, burgjet kishin një emër zyrtar:Glavnoye Upravleniye Lagerey (Administrata e Kampit Kryesor), ose shkurt GULAG. Rreth 30.000 kampe funksionuan në të gjithë BRSS, ku 15–18 milionë të burgosur punuan në kushte të vështira për vite me radhë. Po si ishte jeta për miliona njerëz në këto kampe?

    Ajo ishte brutale. Të detyruar të punonin për orë të gjata në kushte ekstreme, të burgosurit vuanin nga uria, sëmundjet dhe dhuna e rojeve të kampit por edhe e të burgosurve të tjerë.“Gulagu u konceptua për ta transformuar qenien njerëzore në një individ të bindur, të rraskapitur, dhe që vinte erë e keqe”- shkroi i burgosuri Zhak Rosi, një shkrimtar komunist i arrestuar gjatë “Spastrimit të Madh” të Stalinit.

    Të burgosurit e Gulagëve punonin shpesh në projekte ambicioze, siç ishte Kanali i Detit të Bardhë-Baltik apo Autostrada Kolima, shpeshherë me pak mjete. Gjatë ndërtimit të kanalit, të burgosurit detyroheshin të punonin me kazma ose me duar. Atyre ju jepeshin racione ushqimi bazuar në punën që kishin kryer çdo ditë.

    Të burgosurit që nuk ishin në gjendje të plotësonin kuotat e tyre ditore, nuk merrnin një racion të plotë ushqimor. Shumë nga ata vdiqën dalëngadalë nga uria. Por edhe të burgosurit që arrinin të plotësonin kuotat e tyre nuk hanin mirë. “Ne ishim gati të qanim nga frika se supa do të ishte e hollë. Dhe kur ndodhte një mrekulli dhe supa ishte e trashë, ne nuk mund ta besonim, dhe e hanim atë sa më ngadalë. Por edhe me një supë të trashë, stomaku ishte ende bosh, pasi ne kishim qenë të uritur për një kohë të gjatë”– shkroi ish i burgosuri VarlamShalamov, që e përshkroi përvojën e tij në një koleksion tregimesh të shkurtra të quajtur “Rrëfime nga Kolima”.

    Jeta në gulag ishte edhe më e tmerrshme për gratë e burgosura, të cilat i nënshtroheshin abuzimit seksual nga rojet e kampit dhe të burgosurit meshkuj. Një nga gratë e mbijetuara, Elena Glinka, kujtonte një përdhunim në grup të quajtur “Tramvaji Kolima”.

    “Burrat i merrnin gratë me forcë dhe i fusnin në një godinë, duke rrahur brutalisht cilëndo që rezistonte. Pastaj formohej një radhë prej rreth 12 burrash para secilës grua, dhe kështu fillonte Tramvaji Kolima. Kur mbaronte, gratë e vdekura tërhiqeshin zvarrë për këmbe. Tëmbijetuarat lageshin me një kovë me ujë për të ardhur ne vete. Pastaj radhët formoheshin prapë”– kujton Glinka.

    Gratë që ishin apo mbetnin shtatzënë në një gulag, shpesh nuk i shihnin më fëmijët e tyre pasi i kishin lindur. Zyrtarët e gulagëve ua merrnin fëmijët dhe i çonin në jetimore. Herë të tjera, fëmijët vdisnin nën kujdesin e tyre. “Kjo ishte gjëja më e përbindshme”- kujton ish e burgosura Vera Golubeva, që mbërriti në Gulag kur ishte 8-muajshe shtatzënë pa e ditur pse ishte burgosur.

    Foshnja e saj, një djalë, vdiq disa ditë pas lindjes. Duke pasur parasysh kushtet e vështira brenda Gulagëve, nuk është çudi që atje vdiqën mijëra njerëz. Rreth 10 për qind e të burgosurve në Gulagë vdisnin çdo vit, dhe në total 1.5 milionë njerëz vdiqën ndërsa ishin të burgosur në kampet sovjetike të punës.

    Në fillim të viteve 1950, Stalini po përgatitej të burgoste edhe më shumë njerëz në Gulagë. Aiurdhëroi ndërtimin e 4 kampeve të reja, në pritje të një spastrimi të dytë të madh, gjatë të cilit kishte planifikuar të godiste hebrenjtë sovjetikë. Por pak kohë pasi diktatori arrestoi disa mjekë të Kremlinit, vdiq në marsin e vitit 1953.

    Me vdekjen e tij filloi të mbyllej epoka e Gulagëve. Miliona njerëz u liruan nga Gulagu pas vdekjes së Stalinit. Pesë vjet më vonë, në vitin 1958, Nikita Hrushovi filloi zbatimin e politikës së “de-stalinizimit”. Por kjo nuk do të thoshte se Gulagët u zhdukën plotësisht.

    Ato vazhduan të ekzistojnë edhe për rreth 30 vjet të tjera. Në vitet 1970–1980, kampet në mbarë Bashkimin Sovjetik mbanin kriminelë, aktivistë të demokracisë dhe nacionalistë anti-sovjetikë. Madje në vitin 1972, u hapën disa kampe të reja për të burgosur agjitatorët anti-sovjetikë, përfshirë shkrimtarë, poetë, disidentë dhe priftërinj.

    Shoqëria sovjetike nuk ishte e gatshme të përballej me atë që kishte ndodhur. Kur shkrimtari rus Aleksandër Solzhenicin botoi romanin “Arkipelagu Gulag” në vitin 1973, ai e humbi shtetësinë sovjetike dhe u detyrua të largohej nga vendi, për t’u rikthyer vetëm në vitin 1994, disa vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

    Vetëm në fundin e viteve 1980, udhëheqësi sovjetik Mikail Gorbaçov filloi t’i jepte fund zyrtarisht sistemit të Gulagëve. Ndoshta sepse gjyshërit e tij kishin qenë viktima të kampeve të punës së detyruar. Por çfarë arriti në fakt Gulagu? A e industrializoi Bashkimin Sovjetik gjithë ajo punë e detyruar, siç kishte shpresuar Stalini?

    Po dhe jo. Projekte si “Rruga e Vdekur” dhe një linjë hekurudhore për në ishullin Sakhalin, u pezulluan menjëherë pas vdekjes së Stalinit. Të tjerët, si Kanali i Detit të Bardhë-Baltik, u përfunduan – por hasën probleme pothuajse menjëherë pas përfundimit.

    Në përgjithësi, shumë historianë modernë nuk besojnë se Gulagu kishte një ndikim domethënës në ekonominë e Bashkimit Sovjetik. Ai dukej se funksionoi si një mënyrë efektive për të ndëshkuar armiqtë e vërtetë dhe të imagjinuar të Stalinit, dhe për të parandaluar çdo disidencë të mundshme.

    Marrë me shkurtime nga All That is Interesting – Bota.al

  • ​Historia e rebelimit të madh në burgjet amerikane

    ​Historia e rebelimit të madh në burgjet amerikane

    Nëntë pengje dhe më shumë se 30 të burgosur u vranë nga plumbat e policisë gjatë sulmit.

    Rebelimi kishte shpërthyer më 9 shtator, kur një grup të burgosurish nuk pranoi të ndahej në grupe më të vegjël për të kryer punët e zakonshme të mëngjesit.

    Revolta u përhap, ndërkohë që të burgosurit filluan të thyenin dritaret dhe të digjnin orenditë e burgut. Brenda disa orësh, 1 mijë e 500 të burgosur iu bashkuan revoltës dhe morën peng dhjetëra punonjës të burgut.

    Vendimi për dërgimin e policisë u mor katër ditë pas dështimit të bisedimeve të vështira për lirimin e pengjeve.

    Të burgosurit u kishin paraqitur zyrtarëve një listë kërkesash, përfshirë përkujdesje më të mirë mjekësore, heqjen e censurës mbi materialet për lexim, lirinë fetare dhe një program për ”rehabilitim real” për t’i përgatitur të burgosurit për jetën jashtë mureve të burgut. Zyrtarët plotësuan disa prej kërkesave.

    Mirëpo, zyrtarët kundërshtuan kërkesat e të burgosurve që ata të mos gjykoheshin për vdekjen e rojeve të burgut dhe për pjesëmarrjen në rebelim.

  • Dëshmi të dënuarish: Amaneti i Sali Vuçiterrnës…

    Dëshmi të dënuarish: Amaneti i Sali Vuçiterrnës…

    PËRKTHYESIT ANONIMË TË BURGUT

    Kryeveprat e para të letërsisë botërore janë shqipëruar nga të dënuarit politikë në kushtet e mungesës së lirisë. Për këtë arsye, emrat e përkthyesve kanë mbetur anonimë, përveç një pakice që u grabitën autorësinë njerëz të lidhur me pushtetin e kohës.

    Përtej këtij fakti pak të njohur, Petrit Velajt, njeriu që ka kaluar komunizmin në burg, kujton se praktika e rekrutimit të të dënuarve për përkthimin e literaturës së huaj, ka nisur qysh në vitin 1945, kryesisht me të burgosurit e parë antikomunistë.

    Në rrëfimin për “Panorama”, 92-vjeçari që ka kaluar gjysmën e jetës në burg, duke iu rikthyer përjetimeve nga ditët e vështira të vitit 1951, ku bashkë me të dënuar të tjerë, sjellë përdhunshëm nga burgu i Burrelit, përkthyen në qelitë e izolimit në Tiranë dhjetëra kryevepra të kohës, përmend një listë të gjatë me emrat e shqipëruesve anonimë. Pavarësisht rrethanave skllavëruese të punës, Veliaj ndihet i privilegjuar që asokohe bashkëpunoi me emrat ndër më të shquarit e letrave shqip, Koço Tase, Kudret Kokoshi, Andon Kozmaçiu, Arqile Tase, Et’hem Cara, Arshi Pipa, Tasim Spahiu, Sabaudin Resuli, Foto Bala, Ylber Starova, Mihall Zallari e dhjetëra të tjerë, veprat e të cilëve kanë mbetur në fondin e bibliotekës kombëtare, me shqipërues anonimë.

    Gjithsesi, historia e përkthyesve të burgosur, është vetëm një pjesë e kujtimeve të ish të dënuarit politik nga ferri komunist i fillimviteve ‘50. Ndër detajet interesante që Veliaj veçon nga ajo periudhë janë marrëdhëniet me klerikët e dënuar, ritet fetare në kushtet e izolimit dhe sidomos raportet specifike të bashkëvuajtësve me mjekun e njohur Qazim Bakalli, humanizmi dhe shpirtmirësia, e të cilit shpëtoi nga thonjtë e vdekjes dhjetëra të dënuar në burgun e Burrelit…

    Nga: Afrim Imaj

    QELIA QË U BË REDAKSIA E PËRKTHYESVE

    Ishte viti 1951. Në oborrin e burgut na mblodhi inspektori i Ministrisë së Brendshme që mbulonte kampet e dënimit, Faslli Jaho. Lexoi një listë që mbante përpara dhe me atë zënë e ngjirur shpjegoi: Shteti ka nevojë edhe për kontributin tuaj. Do punoni për përkthimin e literaturës botërore. Në listën e gjatë ku bënin pjesë Koço Tase, Kudret Kokoshi, Andon Kozmaçiu, Arqile Tase, Et’hem Cara, Arshi Pipa, Tasim Spahiu, Sabaudin Resuli, Foto Bala, Ylber Starova dhe Mihall Zallari bëja pjesë edhe unë. Qysh atë ditë na transferuan në burgun e ri të Tiranës. Aty gjetëm edhe intelektualë të tjerë të njohur: Xhemal Frashërin, Myfit Bushatin, Hamit Keçin, Reshat Karapicin, Nustret Sazanin, Bujar Dokon, Beqir Ndoun etj.

    Aty mësuam se kjo praktikë me të dënuarit kishte filluar më herët. Të nesërmen na sqaruan për veprat e huaja që do të përkthenim dhe rregullat e punës. U ndamë tre e nga tre në grupe të përbashkëta. Mua më qëlloi të isha në grup me Arshi Pipën dhe Tasim Spahinë. Ishin dy intelektualë të pjekur e të shtruar. Sipas procedurës së vendosur njëri përkthente, tjetri shkruante e redaktonte, i treti korrigjonte. Këto role i ndërronin çdo javë. Puna zgjati gati dy vjet. Grupi ynë përktheu “Konspiracion i madh kundër Rusisë” “Iluzionet e humbura” “Fausti” i Gëtes etj.

    Me sa më kujtohet, këto i kërkonte shtëpia botuese dhe Radio Tirana. Në tërësinë e tij, procesi i përkthimit drejtohej nga Beqir Ndou dhe Fiqëri Llagami, të cilët spikasnin për korrektësi e mirëkuptim me të gjithë. Fiqiriu ishte një gazetar i talentuar që ishte laureuar në Paris. Kur mbaruam veprat e planifikuara, një natë pa hënë të dimrit të vitit ‘52 na kthyen sërish në Burrel. Kam parë më vonë librat e shqipëruar nga ne, po askund nuk përmendej autori i përkthimit(!). Pak vite më vonë do na thërrisnin përsëri për të bërë shqipërimin e kryeveprave të letërsisë. Në distancën midis këtyre dy periudhave na degdisën në kampe pune. Në vitin 1957, nuk e di për çfarë rrethanash më transferuan në burgun e Vlorës, por aty nuk kalova as tre muaj. Përplasja me spiunët që kishin futur në radhët tona kalecat e Sigurimit, u bë shkak të rikthehesha sërish në ferrin e Burrelit. Nuk kaluan as tre muaj dhe aty rrahëm dy spiunë që kishin futur në qeli..

    AMANETI I SALI VUÇITERRNËS

    Sali Vuçiterrni ishte i dënuari më i moshuar i burgut të Burrelit. Ai vinte aty si ish-ministër i Punëve Botore. Kur e pyesnim për moshën, thoshte se për tre vite bëhej 100 vjeç. “Kam ëndërruar të kap shekullin, shprehej Sali Efendiu, po kjo flama komuniste që më ka kapur për gryke do më çojë në botën tjetër pa i bërë ditët e perëndisë”. Kur e ndjeu që po i vinte vdekja, pati një takim me familjarët. Mbas takimit me ta, ndau ushqimet që i kishin sjellë me të burgosurit e tjerë. Një moment më thirri pranë shtratit ku rrinte dhe më tha: Të lutem Petro, do ma kesh amanet tim bir, Nazmiun. E kam të vetëm. Ndodhet në Argjentinë. Është doktor. Po e poqe ndonjë ditë tregoi vuajtjet e mija. I thuaj se hoqa shumë, por asnjëherë nuk shkela mbi karakterin e fisit Vuçiterrna.

    Si ndenji një copë herë me sytë mbërthyer nga dera e dhomës së burgut, më shtrëngoi dorën fort dhe m’u drejtua përsëri: Ti e sheh që po shuhem për ditë. Kur të vdes, more bir, mos harro atë lutjen fetare që të kam mësuar. Përsërit ato fjalë tri herë. Atëherë shpirti im do të pushojë i qetë. Një pasdite vjeshte të vitit 1949, Sali Vuçiterni dha shpirt në shtratin ku lëngonte. E mora në krahë dhe me kokën drejt qiellit u luta si më kishte mësuar: Allahun me Salih Allah Seid…! Kur dola në orarin e banjës në korridor, m’u afrua Kudret Kokoshi e Abdurrahim Kreshpa.

    Si u bë Sali Efendiu, më pyetën. Heshta një çast dhe duke i parë në sy u thashë se na la uratën. U dëshpëruan shumë. Aty për aty u përlotën dhe përmendën atë shprehjen që përdoret rëndom në të tilla raste. Na pastë lënë uratën! Sakaq e morën vesh edhe të burgosurit e tjerë. E gdhiva gjithë natën pranë trupit të tij. Të nesërmen, Sali Efendiun e varrosëm te qershia…

    QAZIM BAKALLI, MJEKU QË NA NGROHTE SHPIRTIN NË ATË SKËTERRË

    Me të u njoha fare rastësisht. Pas shumë kërkesave te komanda e burgut për t’u vizituar te mjeku, më në fund më çuan te doktori i qytetit që përgjigjej edhe për të burgosurit. Ai ishte Qazim Bakalli. Sa herë linte nevoja për vizita të tilla atë e thërriste komanda e burgut. Për të kisha dëgjuar fjalët më të mira nga të dënuarit që gjeta në Burrel. U gëzova kur e pashë, pasi vëllain e tij Emin Bakalli e kisha pasur nxënës në shkollën teknike të ‘Hari Fullcit’. Doktori fisnik e bujar, sa u përballëm shprehu një gjest keqardhje me atë mënyrën e tij. I thashë nga se ankohesha.

    Më vizitoi me kujdes, duke qëndruar për çaste të tëra me stetoskop mbi kraharor. Aty për aty mori një recetë dhe i nervozuar siç ishte shënoi mbi të: “Të përjashtohet nga kampet e punës!”. Pastaj më hodhi dorën në supe me një lloj ngrohtësie si për të më kujtuar se edhe më tej do të kisha mbështetjen e tij. Ishte kjo një lloj sjellje që të linte të kuptoje se njerëz të mirë ka në çdo kohë e rrethanë sado specifike qoftë ajo. Doktor Qazimi kishte kohë që shërbente në Burrel dhe shpesh merrte nga spitali i qytetit ilaçe të ndryshme për të dënuarit e sëmurë. Këtë jo rrallë e bënte ilegalisht. Kishte sakaq raste që medikamentet që na duheshin i blinte vet në farmacinë e qytetit. Me atë natyrën e tij të heshtur e paqësore, pas së cilës fshihej ndjeshmëria njerëzore, mjeku zemërmirë ishte futur në jetën e të burgosurve si një mik i shtrenjtë që më shumë se me ilaçet të shoëronte me fjalën e ngrohtë dhe sjelljet fisnike. Nga koha që kam qënë në Burrel mbaj mënd përplasjet e shpeshta të tij me komandën e burgut në rastin e rekomandimeve për transferimin e të dënuarve të sëmurë për në spitalin e Tiranës.

    “Këtë njeri na e ka pru i madhi Zot, me ndihmu të burgosurit në hallet e tyne”, thoshte shpesh Pjetër Marshkalla. Është fakt i pamohueshëm që shumë prej të dënuarve në gjendje të rëndë shëndetësore i ka mbajtur në jetë vetëm doktor Qazimi. Më kujtohet një rast kur i shkova në infermieri dhe i kërkova të më vizitonte. “Megjithë vuajtjet e mëdha që po heq, më tha me zë të ulët, nuk ke ndonjë sëmundje serioze. Veçse po të shënoj këtu një diagnozë për t’i paraprirë punëve të rënda në kamp. Këtë e bënte pothuajse me pjesën më të madhe të të dënuarve që i kërkonin ndihmë. Ishte kjo arsyeja që doktor Qazimi mbeti miku më i afërt i fatkeqve të Burrelit…

    UNË, MIKU I KORIFENJVE TË KLERIT KATOLIK NË FERRIN E BURRELIT

    Kam njohur në burgun e Burrelit dhe jam miqësuar me Patër Pjetër Marshkallën, një nga korifenjtë e klerit katolik. Burrë i imët, me nofulla të dala, ballë të vegjël, sy zhbirues. Kishte një të folur të shtuar e të ngadaltë, sikur vite nga thellësia e viteve. Përveç teologjisë e filozofisë, zotëronte edhe një kulturë tradicionale evropiane. Ai na qëndronte gjithnjë pranë, si një shenjtor që kishte zbritur nga qielli në burgun e Burrelit për t’i dhënë pak dritë shpirtit tonë të copëtuar.

    Patër Pjetër Marshkalla ishte ndër ata që dinte pse vuante, por sakaq dinte edhe të vdiste për përkushtimin e tij fetar. Aty nga viti ‘48 në burgun e Burrelit erdhi Bedri Spahiu. Ishte në kulmin e shkëlqimit të tij. Na mblodhën në oborrin e burgut. Ai hipi mbi një tarracë aty pranë dhe filloi një fjalim plotë mallkime. Midis të tjerave u shpreh se edhe mishin do tua bluajmë ju armiqve të partisë. Kjo ngjalli një revoltë të madhe në radhët e të burgosurve. Pjetër Marshkalla me kurajën që e karakterizonte, doli nga grupi i të burgosurve dhe iu drejtua gjithë urrejtje: “Marrë për ty, o këlysh sllavi që fletë kështu për vëllezërit e tu, po kjo që thua për ne të mbiftë në derë për vuajtje e jo për turp”.

    Dhe me të vërtetë, pas ca kohe, Bedri Spahiu, erdhi sërish në Burrel mes nesh, tashmë jo si zyrtar i lartë, por si i dënuar për tradhti. Patër Pjetër Marshkalla që e shigjetoi keqas në vizitën e parë, këtë radhë na bënte apel që ta mëshironim si bashkëvuajtës. Se nuk është më kaposh, na thoshte, e si i tillë s’ia vlen të merremi me të. Qëlloi ato vite të na vinin aty disa tipa shtetarësh si puna e Bedriut që binin rishtaz nga fiku. Patër Mëshkalla mundohej të hiqte nga fjalori prapësitë e tyre të dikurshme dhe gjente forcë të ulej me ta.

    Ai ishte shumë i afërt e njerëzor me të gjithë. Ruaj kujtime nga më të mirat për të. Në një rast, kur po më sillte fshehtas në dhomën e izolimit një copë bukë nga racioni i tij, e kapi roja i burgut dhe e dënoi një muaj në qeli. Patër Pjetër Marshkalla ishte shumë bujar. Shesh besimtarët e shumë i sillnin rroba e ushqime, të cilat i shpërndante vëllazërisht me të burgosurit e tjerë.

    Në burgun e Burrelit njoha shumë bashkëpunëtorë të tij që më ofruan shoqëri të sinqertë. Dom Shtjefën Kurti, Dom Gjergj Bici e Pater Aleks Vacli, ishin tre ndër ta. Dom Shtjefni ishte një burrë i bëshëm e fisnik. E kam përjetuar shumë keq lajmin për pushkatimin e tij në vitin 1969 me grupin e Ngurzës, në Bregun e Matës. Edhe Dom Gjergji e Pater Aleks Vacli ishin njerëz me kulturë të gjerë kleriko-laike. Shpesh Pater Aleksi më thoshte: Ju që jeni më të rinj do t’ua tregoni të tjerëve këto krimet e djajve të kuq. Çastet me ta për mua ishin momente relaksi e qetësie shpirtërore. Fjala e tyre të shëronte, të mbante në jetë, të jepte optimizëm edhe në rrethanat më të vështira.

    MË MORI NË QAFË FOTOGRAFIA E ENVERIT

    Kisha pak muaj që isha liruar, kur më thirren sërish për te shtatë penxheret, siç i thoshim atëherë. Në nëntorin e vitit 1972 më morën përsëri të pandehur me hekura në duar. Pasi më prangosën pa pritur te kasollja në Kaninë, më çuan në degën e Vlorës. Sa kapërceva portat e hekurta, te dera u përballa me kryehetuesin që urdhëroi të më çonin në zyrën e tij. Aty isha vetëm për vetëm me të.

    U zhvesha sipas urdhrit të tij. Më kontrolluan në të gjithë trupin. Ishte ky një ritual i hershëm për të arrestuarit. Në xhepin e pantallonave gjetën disa copa gazetash. Hetuesi i hapi me një lloj kërshërie. Në njërën prej tyre dallohej portreti i Enverit që nga mënyra si ishte zhubrosur, i tërhoqi vëmendjen. Hetuesi sa e pa, u skuq në fytyrë dhe si i xhindosur u kthye nga unë: “Pse i mban këto copa gazete?”. “Për punë”, i thashë aty për aty. “Për çfarë pune o idiot”, m’u kthye me kërcëllimë. “Jetojmë në fshat, i thashë, e më duhen për fletë higjienike”.

    Pa mbaruar mirë fjalën unë, hetuesi u hodh përpjetë si ta kishte kafshuar gjarpri: “E di, more maskara, se vetëm për këtë dënohesh me 10 vite burg!”. Sakaq, thirri rojën dhe e urdhëroi të më sistemonin në qelinë me numër 6. Ishte kjo një dhomëz e vogël pa dritare pranë derës së banjës. Pas tre muaj hetime, më nxorën në gjyq. Me një shpurë dëshmitarësh të rremë më akuzuan për agjitacion e propagandë. Më dënuan 10 vjet heqje lirie. Të nesërmen më transferuan në burgun e Tiranës. Aty ndenja vetëm tri-katër ditë.

  • Si ia morën gja’kun 100 foshnjave për t’ia dhënë Enver Hoxhës

    Si ia morën gja’kun 100 foshnjave për t’ia dhënë Enver Hoxhës

    Visar Zhiti rrëfen revoltën e Qafë Barit dhe torturar. Oficeri që theu në mes një të burgosur sot i lirë dhe biznesmen

    Në emisionin “Rrno për me tregue” të gazetarit Nebil Çika në “Shijak TV” ishte ftuar Visar Zhiti. Ai është një nga të dënuarit politik të sistemit diktatorial të Shqipërisë. Gjithashtu, është një nga anëtarët e revoltës së burgut të Qafës së Barit. Revoltë e cila pasoi atë të burgut famë keq të Spaçit. Për të kuptuar më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje ai do t’u përgjigjet disa pyetjeve që gazetari Nebil Çika ka përgatitur për të.

    Revolta e Qaf Barit

    Z.Zhiti revolta e kryer në burgun Qafës së Barit ka një përputhje me datën që ka ndodhur edhe një revoltë tjetër në një burg tjetër komunist, atë të Spaçit. Në një dokument që unë kam gjetur të Ministrinë së Brendshme hidhet dyshimi që ju nëpërmjet revoltës suaj po përkujtonit revoltën e Spaçit. A ka patur një përgatitje që revolta që ju kryet në Qafë Bar të kishte lidhje date me atë të Spaçit?Visar Zhiti –Kjo është një enigmë. Po aq sa duket si rastësi, aq edhe nuk është edhe rastësi. Edhe policët që na hidheshin për të na goditur na thonë që ne donim të përsërisnim revoltën e kryer në Spaç.

    Kishte të burgosur që kanë qenë të burgosur edhe në Spaç gjatë revoltës suaj ?

    -Po kishte edhe të burgosur që kishin qenë në Spaç gjatë kohës së revoltës. Kishte të burgosur në që kanë marrë pjesë në të dy revoltat. Ata ndjenin një ndjenjë të dyzuar. Kishin edhe frikë pasi kishin përjetuar mjaft tortura, por kishin edhe guxim për të treguar forcën. I burgosuri nuk ka as një gjë dhe u ngrit kundër shtetit komunist që i kishte të gjitha.

    Si nisi revolta? Si ishte atmosfera ?

    -Revolta nisi nga të gjitha rrethanat. Së pari puna që bënim ne ishte tepër e rëndë. Ne punonim në minierë me tre turne. Herë uji hynte në rroba, pikonte edhe nga tavanet e minierës. Uji ishte me acid që të diqte lëkurën. Herë binin edhe shkëmbinjtë nga sipër. Ajo ishte një minierë që nuk mund të punohej nga forca e njeriut. Në burg ishin edhe njerëz që kishin qenë inxhinierë me sovjetikët dhe ata na kanë thënë që Qafa e Barit nuk mund të punohej nga forca e njeriut. Pasi në të kishte temperatura të ulëta, ujë të acidituar. Pra ajo minierë nuk duhej shfrytëzuar me njerëz, por me makineri. Edhe shteti komunist i kohës nuk po e shfrytëzonte me njerëz, por me të burgosur pasi sipas tyre ne nuk ishim njerëz. Kjo gjë ishte reciproke sepse as ne nuk i quanim njerëz ata. Përpara se të na fusnin nëpër galeri, oficerët e burgut na bënin kontrolle. Por jo kontrolle siç bëhen në aeroporte. Në mes të dëborës ata na zhvishnin për të na bërë kontroll. Na hiqnin opingat, pasi këpucët ishin shenjë qytetarie dhe nuk duhet të kishim as një lidhje me qytetarinë. Njerëzve i binin të fikët nga të ftohtit. Në një rast njërit i ranë të fikët dhe policët mendonin se mos ishte një mashtrim dhe e dogjën me cigare për ta vërtetuar. Një pjesë tjetër e torturës ishte edhe leximi i librave të Enver Hoxhës. Pra çdo ditë ishte një torturë për ne dhe ne ishim të gatshëm për të shpërthyer. 22 maji nuk kishte ndonjë gjë e veçantë nga të tjerat. Komunistët kishin një parim makabër. Ata donin që të plotësohej norma e punës ose në të kundërt të nxirrnin shpirtin. Kishte raste që norma e punës nuk plotësohej nga shembjet e shkëmbinjve dhe për pasojë shumë të burgosur nuk mund të plotësonin normën e punës. Ata na rikthenin përsëri në minierë për të plotësonim normën. Më 22 maj komandanti i rojës pyeti se kush nuk e kishte plotësuar normën dhe roja u përgjigj që Ndue Pisha me Ndue Prognin nuk e kishin plotësuar normën. Në atë moment komandanti dha urdhrin që ata të ktheheshin përsëri në minierë. Një nga të burgosurit, Sokol Sokoli, i tha komandanti se ata nuk kishin arsye se përse të ktheheshin në galeri, pasi nuk ishte faji i tyre që ata nuk e kishin plotësuar normën. Edhe dy të burgosurit që nuk kishin plotësuar normën të njëjtën gjë kërkuan. Komandanti iu përgjigj duke i thënë se duhet të shkonin ose në të kundërt do të fillonte dhuna. Dhe me të vërtetë në atë moment filloi dhuna. Të burgosurit nisën duke u përleshur me policët. U ngrit Sokol Sokoli, një djalë shumë i vuajtur, dhe i kërkoi që mos t’i preknin me dorë. Policët dhanë urdhër që të mblidheshim të gjithë duke na thënë se donim të bënim një revoltë. Shumë herë ia kam bërë vetes këtë pyetje se mos vallë edhe regjimi e donte vetë një revoltë të burgosurish.

    Ju mendoni se regjimi komunist donte një revoltë ?

    -Unë ju thash që ne ishim një barut gati për të shpërthyer. Dëshirë nuk kishim që ta humbnim jetën kot. Shumë shpesh ne flisnim me ushtarakë të burgosur dhe ata na jepnin mendime se si mund të mposhtej regjimi. Për Sandër Sokolin që ishte një ushtarak i specializuar në Kinë dhe komunistët e kishin futur në burg, flitej që kishte dëshirë për të formuar një parti. Dua të them se dëshirat dhe ëndrrat për përmbysje ishin. Donin të tjerë që ta konkretizonin këtë gjë. Mua më dukej e pamundur, se kjo mund të konkretizohej, por në biseda disa persona mendonin se mund të bëhej. Kur ishte periudha që do të bëhej revolta në burg, flitej nëse Enver Hoxha ishte gjallë apo jo. Ne i dinim shumë mirë kinezeritë që kryheshin në atë kohë, pasi në burg kishte nga të gjitha llojet e njerëzve dhe hamendësimet ishin nga më të çuditshme. Shumë veta mendonin që Enveri kishte vdekur dhe ne udhëhiqeshim nga një kufomë. Në atë kohë po përgatitej ardhja e Ramiz Alisë. Për atë thuhej se mos Ramizi ishte shumë liberal, por që nuk ishte e vërtetë. Ai ishte po aq gjakatar sa Enveri dhe më shumë dinak se ai. Kjo gjë i bënte përshtypje njerëzve pasi në të gjithë Europën Komuniste as një Ministër Arsimi, siç ka qenë Ramiz Alia, nuk e ka marrë pushtetin pas vdekjes së një diktatori. Të gjithë i trembeshim liberalizimit. Dhe duke parë këtë gjendje që ishim ne “Barut i Thatë” ata vepruan për t’i bërë më dije Ramiz Alisë që sistemi kishte mjaft kundërshtarë. Prandaj mendoj që edhe vetë ata e donin një revoltë. Madje pati edhethirrje politike në të.

    Sa zgjati revolta juaj ? A mund të na e tregoni në mënyrë më të detajuar se si ndodhi shtypja e revoltës ?

    -Te burgosurit i mbyllën në mensë. Policët thanë që të ktheheshin të burgosurit që nuk kishin plotësuar normën pasi duhet që ta bënin punën me doemos. Po të njëjtët persona që u ngritën në fillim, u kthyen kundër policëve duke i kërkuar atyre që t’i linin të qetë. Policët thirrën emrat e personave që nuk kishin plotësuar normën dhe i morën dhe i futën në birucë. Për ata që nuk e dinë, burgu brenda vetes ka edhe një burg tjetër që është biruca.

    Çfarë kushtesh kishte biruca ?

    -Dihet që kushtet janë më të rënda. Pakësohej ushqimi, hiqeshin veshjet që i burgosuri të kishte ftohtë. Dyshemeja ishte e akullt dhe aty i linin të burgosurit 20 ditë, aty policët i rrihnin të burgosurit. Prej këtyre gjërave të burgosurit kërkuan që policët mos t’i preknin me dorë personat që nuk kishin plotësuar normën. Ata i morën të burgosurit dhe i futën në birucë, ndërsa ne të tjerëve na nxorën në oborr. Kur ishim në oborr filluam të dëgjonim britmat e të burgosurve që ishin brenda në birucë. Kishte filluar rrahja e tyre nga ana e policëve. Në këtë moment të burgosurit shpërthyen derën dhe hynë brenda në mencë përsëri. Gjendja u qetësua përsëri nga policët. Ata filluan të thonin se ne ishim armiq, që duheshim që të riedukoheshim dhe se nuk na lejohej të bënim revolta. Kur u dëgjua një thirrje nga brendia e të burgosurve. “Kriminela” i tha një nga të burgosurit policëve dhe i hodhën një stol të mencës sipër policëve. Aty filloi edhe përleshja me policët. Që të gjithë ne i gjuanim me stola rojet. Policët që deri në atë ditë shiheshin si të pamposhtur e panë veten që edhe ata ishin të thyeshëm. Nuk ishin të fortë sa armët e tyre, pasi policëve nuk u lejohej që të futeshin brenda në burg me armë. Ëndrra e çdo të burgosuri ishte që policët të hynin me armë dhe t’ia rrëmbenim. Dolën jashtë të burgosurit dhe policët. Të burgosurit intensifikuan goditjet dhe i nxorrën jashtë kampit policët. Në përleshje ishte edhe një komisar nga fshatrat e Korçës. Njëri nga të burgosurit rrëmbeu kapelen e tij dhe iku. Në atë moment ai nuk dinte se çfarë të bënte dhe iku me vrap. Ai dha dhe shembullin tek policët e tjerë të cilët ia mbathën së bashku me të. Në atë moment u pa që kampi ishte pa policë. U krijua një gjendje shumë e çuditshme. Për atë moment unë ndjeva lirinë. Ne nuk dinim se çfarë të bënim. Në të tilla çaste dilnin njerëzit e mençur. Mbaj mend një nga të burgosurit Skënder Tufo i cili ishte vetëm një fëmijë që nuk kishte mbushur as 18 vjeç tha që të mbushnim ujë pasi mund të na linin pa ujë siç ndodhi edhe në Spaç. Filluan duke u marrë masa për të përballuar rrethimin. Tentuan të vinin policë dhe të burgosurit i sprapsën përsëri, madje i ndoqën deri tek dera e kampit. Ata u afruan aq shumë sa u dha urdhri që policët të gjuanin me armë mbi të burgosurit. Kosta Gjerdeni u godit nga plumb në shpatull. Një mjek që ishte brenda e mjekoi atë.

    Si u shtyp revolta ?

    -U shumëfishua rrethimi. Ndërmjet kullave të rrethimit ishin vendosur ushtarë. Në vendin ku kishte një roje, u vendosën gjashtë roje. Ata kërkuan që ne të dorëzoheshim dhe të dorëzonim organizatorët. Dhanë edhe një ultimatum për t’u dorëzuar ose në të kundërt do të qëllonin mbi të gjithë. Kishte nga ata të burgosur që thonin se ishin shkelur vetë ligjet e komunizmit. Ne nuk ishim dënuar me punë të detyruar por me heqje lirije. Madje ishte shkelur edhe një nga virtytet e socializmit pasi ne punonim dhe nuk paguheshim. Ishim vetëm skllevër në atë kamp përqendrimi. Komunistët nuk e pranonin dialogun. Ndryshe nga revolta e Spaçit ku komunistët pranuan të bisedonin me të burgosurit, këtu ata nuk pranuan. Në Qaf Bar erdhi helikopteri me zv.Ministrin, Zylyftar Ramizi, i cili bërtiste me megafon që ne të dorëzoheshim dhe hynë me qindra forca policie të armatosur brenda në kamp. Stampistët na ulën në mes të oborrit të burgut dhe midis nesh ecnin polic të cilët na shkelnin me këmbë. Ata lexonin emrat e personave që ishin filmuar nga jashtë. Emrat e personave që thirreshin i riarrestonin dhe gjëja më e keqe ishte se personat që merreshin, nuk dihej se ku përfundonin. Që në fillim stampistët fillonin t’i rrihnin të burgosurit me mënyrat më makabre. Këta njerëz që ecnin midis dy gardheve të policëve shpesh herë nuk i preknin këmbët në tokë. Nga të rrahurat të burgosurit vdisnin pa u dënuar me gjyq. Kur ishim në përkujtimoren e revoltës një bashkëvuajtësi im më tha një gjë rrëqethëse për torturat që i kishin bërë Sokol Sokolit. Siç ishte i lidhur me zinxhir, polici i vinte këmbën në fyt dhe e thoshte Sokolit “thuaj rroftë Enver Hoxha”. Ai nuk e pranonte dhe i kthehej duke i thënë “poshtë Enver Hoxha” në këtë moment ai e shtypte më shumë këmbën drejt fytit të tij. Ky u dënua me pushkatim. Ishin dy të dënuar me pushkatim, Sokol Sokloi dhe Tom Ndoja.

    Burgu i Qaf Barit kishte policë që nuk kish ishin shumë të stërvitur për tortura. Pas revoltës ata u specializuan më shumë se sa policët e Spaçit. Shumë nga të burgosurit u torturuan. Një ish- oficer i burgosur u fut në arkivol i gjallë dhe i thanë që të firmoste se ishte organizuar një revoltë dhe ishin disa persona që e kishin udhëhequr atë, duke i ofruar faljen nga dënimi. Të gjithë këtë presion ai bënin kur ai ishte brenda në arkivol. Shqipëria në atë kohë kishte kontraktuar disa persona që të mësonin metodat e torturave ku kishin mësuar edhe metodën e “arkivolit”. Në të cilën brenda në arkivol linin një pemë bambuje e cila u rriste pesë centimetra në ditë duke e ç’puar së gjalli të torturuarin. Mbaj mend që më ka thënë Sandër Sokoli i cili kishte shkuar në Kinë për specializim dhe më pas u burgos. Kur ai kishte qenë në Kinë, specialistët atje ishin habitur nga shqiptarët duke i thënë se nuk kishin nevojë për specializim pasi ishin mjaft të përgatitur. Ata i kishin thënë se shqiptarët ishin më mizorë në tortura. Personi i futur brenda në arkivol nuk pranoi që të firmoste. U dënuan rreth 20 persona me rreth 200 vjet burg, ndërsa dy të tjerë me pushkatim i cili u bë më 9 qershor në orën 12 të natës.

    Si e morët vesh për ekzekutimin e shokëve ?

    -Mbas revoltës së Spaçit burgu ishte shumë makabër. Herë pas here kur zbulohej një grup dhe pushkatohej, neve na thërrisnin dhe na tregonin se kë kishin pushkatuar.Në rastin tonë na mblodhi komisari i burgut dhe na tha që ishte pushkatuar Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Në pushkatimin e tyre nuk ka patur fare skuadër pushkatimi. Ata janë pushkatuar nga dy persona në një fushë afër Shkodrës. Sokol Sokolit i raportuan që Gjykata nuk i kishte falur dhe se do të pushkatoheshin. Sokoli i kishte kërkuar që të mos ta pushkatonin prapa krahëve dhe se do ta hapte vetë gropën e tij të varrit. Tom Ndojës i kanë shtuar 30 rreshta në akuzën e tij në mënyrën më cinike dhe ai përpara pushkatimit ka thënë “Rroftë Drejtësia”. Edhe pse ai e dinte që drejtësi nuk kishte, ai mendonte për drejtësinë e të ardhmes. Dua të theksoj se Tom Ndoja edhe Sokol Sokoli janë martirë të demokracisë, ndërsa me ligjin e sotëm trajtohen si terrorist dhe nuk marrin dëmshpërblimin e merituar. Duke hedhur poshtë të gjithë guximin e tyre për t’i dalë kundër komunizmit. As zoti nuk e dëmshpërblen atë që i ka ndodhur të burgosurve, askush nuk ia kthen jetën. Nëse ligji i konsideron si terrorist do të thotë se shoqëria jonë është ende e lirë.

    Z.Zhiti që të dy martirët që ju përmendët kanë gradën ‘Nderi i Kombit” që është edhe grada me e lartë që mund t’i jepet një personi. Ju mendoni se nuk e marrin dëmshpërblimin familjarët e tyre për shkak të nenit të terrorizmit ?

    -Po ngaqë është neni i terrorizmit në ligj. Këtë argument më kanë thënë edhe të tjerë. Por ajo që nuk kuptoj është se ligjet i bëjnë njerëzit dhe vet këta njerëz nuk e heqin dot këtë nen nga ligji për të përndjekurit politik? Jam i interesuar dhe mendoj se nuk ka as një pengesë.

    Në një dokument që unë kamë parë thuhet se që të dy të burgosurve u janë hequr sytë. Është një ngjarje shumë makabre. Ju si i pranishëm në revoltë a e dini se në çfarë mënyrë i janë hequr sytë, kur ishin të gjallë apo të vdekur?

    -Gjatë ekzekutimit të tyre është dhënë një urdhër ku thuhet që t’u hiqen sytë të dy pjesëmarrësve të revoltës dhe t’i çohen Ministrisë së Shëndetësisë. Ky është urdhri më idiot që mund të ketë dhënë qeveria komuniste. Ky ishte vendimi më idiot në Europën Komuniste që mund të jap të tilla urdhra pasi nuk kishte as shkencëtar dhe as mjekësi të përparuar që t’u duheshin sytë e dy martirëve. Apo ju deshën për të marrë ndonjë lëndë për të kuruar sytë e Enverit që ishin duke u verbuar. Këtë nuk e di por mund të jetë një mundësi.

    Është diskutuar mundësia e trafikimit të organeve të njerëzve në atë kohë.

    -Nuk besoj se ishim aq të aftë sa të mund të kryenim trafik organesh. S’di ç’të them. Unë mendoj se është një makabritet dhe se mund të ketë shërbyer në shërimin e syve të diktatorit. Unë di një fakt që ma treguar Lins Ngjela, ish i burgosur politik. Ai më ka thënë se në maternitetin e Tiranës janë bërë kurban 100 foshnje për t’i bërë transfuzion gjaku Enver Hoxhës pasi i bënte mirë për shëndetin. Ai më ka thënë se në një libër të tij ai ka shkruar një telegram ngushëllimi drejtorisë së maternitetit për vdekjen e bebeve në këtë maternitet dhe se ishte shumë i dëshpëruar nga lajmi. Unë e kam kontrolluar dhe me të vërtetë ekziston një telegram i tillë. Pra kjo diktaturë e çmendur mund të kishte edhe delire të tilla ku mund të bëhej shkencë. Këto gjëra duhet ti vërtetoj një mjek, një jurist pasi nuk janë deklarata të kota.

    Visar në një dëshmi Bedri Blloshmit, vëllai i Vilson Blloshmit, thotë se drejtori i burgut bashkoi dy stola gjatë revoltës dhe ka thyer në mes Sandër Sokolin, një prej bashkëvuajtësve të tu dhe se sot drejtori është me strehim politik në Gjermani. Pyetja ime është nëse jeni përballur ndonjëherë me persekutorët gjatë këtyre viteve demokraci ?

    -Është e vërtetë ajo që thotë Bedriu. Edmon Caja ishte komandanti i policisë. Për meritën e zhbërjes së revoltës së Qaf Barit u bë komandanti i kampit dhe më pas erdhi duke punuar në Ministrin e Brendshme në Tiranë. Pas viteve 1990 ai vërtet ka ikur në Gjermani dhe merret me tregti. Vjen herë pas herë këtu.

    Këtu është kapur një njeri dhe është thyer në mes. Ky është një krim kundër njerëzimit pasi as robërve të luftës nuk mund tu bëhet kjo gjë dhe jo më kundërshtarit politik. A është trajtuar ndonjëherë ky rast si krim kundër njerëzimit pasi është një nga rastet e rralla të cilat kanë edhe autorin edhe viktimën?

    -Ju e dini shumë mirë se për të persekutuarit bëhet diçka dhe kujtohen. Herë pas here bëhet edhe më shumë se diçka, ndërsa për persekutorët nuk bëhet as një gjë.

    A jeni përballur ndonjëherë rastësisht me persekutorët tuaj, në punën tuaj ose në aktivitetin e përditshëm ?

    -Unë di edhe pseudonimet e disa personave që më kanë akuzuar mua. Janë me pseudonime pasi në dosjen time hetuese nuk janë me emra. Ata punojnë si mësues tani. Unë i di se cilët janë këta persona. Këta të dy nuk i kam kërkuar, por më kanë ardhur lajmet për ata. Kamë parë gjykatësin tim, madje tani ende mund të jetë gjykatës. Edhe operativi që më ka arrestuar është ende sot oficer policie, mbase me gradë më të lartë. Mësuesët që më kanë denoncuar janë ende të tillë. Unë kam pasur raste që të përballem me ta. Ata nuk kanë shenja pendimi. I tremben mendimit të ballafaqimit, por përsëri nuk japin shpjegime përse e kanë bërë atë gjë ndaj meje. Unë jam dënuar për poezi dhe jo për trakte dhe gjëra të tjera. Konfliki nuk është aq fizik me mua, por është ideologjik.

    Ju mendoni se nuk ka ndonjë pendesë nga persekutorët ?

    -Jo nuk kanë ndonjë pendesë. Nuk kamë parë ndonjë persekutorë që të dali në shtyp dhe të tregojë pendesë për veprimet e kryera. Mbase ka dalë ndonjë që ka pranuar se ka qenë bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit, por jo që të ketë kërkuar falje. Edhe persekutorët e mi duke filluar që nga mësuesit që më akuzuan dhe deri tek hetuesit nuk kanë kërkuar ndonjëherë falje për veprimet që kanë kryer karshi meje.

    Visar në Shqipëri janë gjetur me mijëra eshtra të ushtarëve që kanë pushtuar vendin, si grekët, gjermanë, italianë, të shqiptarëve të rënë gjatë kësaj periudhe. Është një ngërç me eshtrat e 5 mijë personave të pushtakuar me gjyq dhe pa gjyq gjatë diktaturash. Si e shikoni këtë problem?

    -Është diçka tepër e dhimbshme. Ata mund të gjenden. Janë dosjet që kanë të faktuar dokumentat se ku janë eshtrat. Edhe në qoftë se nuk janë dosjet të shkruara janë ato të gjalla. Ka shumë dëshmimtarë që kanë parë ose kryer ekzekutimet. Ata duhet të ndërgjegjësohen dhe të ndihmojnë komunitetin për të gjetur eshtrat e atyre martirëve të rënë gjatë diktaturës. Unë kam në familje persona të tillë. Xhaxhai im është pushkatuar në hetuesi dhe nuk është gjetur ende. Duhet bërë shumë në këtë drejtim. Së pari shteti shqiptar do të mbetet me një mëkat. Një shprehje thotë se që të gjitha fabrikat tona ranë pasi ato janë ngritur mbi kufomat e shqiptarëve. Jo vetëm fabrikat, por të gjitha veprat e komunizmit janë ngritur mbi kufomat e martirëve të Shqipërisë. Edhe aeroporti jonë që mban emrin e një personaliteti të shquar shqiptar “Nënë Terza” është ngritur nga puna e të burgosurve. Pse nuk është vendosur një pllakë ku të thuhet se kjo vepër është ngritur nga puna e të burgosurve politik të komunizmit. Këto duhen evidentuar. Në qoftë se ne nuk do të nderojmë vuajtjen njerëzore, sakrificat e tyre, punën e tyre, do të mbetemi me mëkate dhe do të shtiremi sikur jemi në demokraci.

  • Berisha: Meta dhe Veliaj po dhunohen në burg!

    Berisha: Meta dhe Veliaj po dhunohen në burg!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar pushtetin se janë duke ushtruar dhunë ç’njerëzore ndaj të burgosurit politik, Ilir Meta. Po ashtu, sipas kryedemokratit duhet të kryhet një hetim edhe ndaj rastit të Erion Veliajt.
    “I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit”, tha Berisha, shkruan A2 CNN.
    “Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit Erion Veliaj. Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 për qind të krimeve që ka kryer. Por, cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës”, shtoi Berisha.