Tag: burgosurit

  • Të burgosurit politikë në Rusi, ja si i hesht Kremlini zërat e guximshëm që kritikojnë sistemin e Putin

    Të burgosurit politikë në Rusi, ja si i hesht Kremlini zërat e guximshëm që kritikojnë sistemin e Putin

    Në një video në mediat sociale, një adoleshent qëndron në një park dhe mban një tabelë para kamerës ku shkruhet: “Liri për të burgosurit politikë” dhe “Unë jam kundër Putinit”.

    Arseny Turbin, atëherë 14 vjeç, proteston në heshtje për drejtësi. Videoja nuk bëhet kurrë virale, por akti i tij i guximshëm, megjithëse disi naiv, ka pasoja.
    Sepse edhe mesazhe të tilla, të cilat pothuajse nuk arrijnë askënd, përfundimisht arrijnë tek autoritetet, të cilat sigurohen që pushteti i Presidentit rus Vladimir Putin të mos kërcënohet. Si rezultat, i riu u dënua me pesë vjet burg. “Krimi” i tij: guximi.
    Arseny Turbin, tani 17 vjeç, konsiderohet si një nga të burgosurit politikë më të rinj në Rusi. Ai u transferua në një koloni penale në Perm, më shumë se 1,800 kilometra larg shtëpisë së tij, duke e bërë të vështirë për nënën e tij, Irina Turbin, ta vizitonte. Pavarësisht pengesave, ai përshkruan incidente dhune nga të burgosurit e tjerë dhe gjendjen e tij të dobët fizike dhe mendore. Historia e tij është treguese e shumë njerëzve që sistemi i Putinit dëshiron t’i heshtë.
    Me ndihmën e aktivistes së të drejtave të njeriut Anna Karetnikova, dokumentari i DW “Politzek” zbulon brutalitetin dhe poshtërimin që mbizotëron në kampet ruse të paraburgimit: një sistem frike dhe izolimi.
    Termi rus “Politzek” do të thotë i burgosur politik dhe është gjithashtu titulli i dokumentarit të ri “Politzek: Zëra që sfidojnë Kremlinin”, i cili u shfaq më 27 nëntor. Prodhimi është nga DW në bashkëpunim me rrjetet France TV, RTBF, VRT dhe SWR. Regjia është shkruar nga Manon Loiseau, Ekaterina Mamontova dhe Sasha Kulaeva.
    Xhirimet u zhvilluan fshehurazi në Rusi për gati një vit. Fokusi është në historitë personale të të burgosurve dhe përpjekjet e dëshpëruara të familjeve të tyre.
    Një nga protagonistet është artistja Sasha Skotsilenko. Ajo u dënua me shtatë vjet burg për zëvendësimin e etiketave të çmimeve në supermarkete me afishe anti-luftë. “Politzek” ndjek udhëtimin e saj përmes fushatës së nënës së saj për lirimin e saj.
    Gjithashtu paraqet rastin e Oleg Orlov, bashkëthemelues i organizatës për të drejtat e njeriut Memorial, e cila u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2022, por tani është e ndaluar në Rusi. Orlov u burgos në shkurt të vitit 2024, me akuzën e “shpifjes së ushtrisë ruse”.
    Skotsilenko dhe Orlov u liruan në gusht të vitit 2024 si pjesë e një shkëmbimi të madh të të burgosurve. Megjithatë, për shumë disidentë të tjerë, dyert e burgut mbeten të mbyllura.
    Sipas OJQ-së ruse OVD-Info, aktualisht ka 1,586 të burgosur politikë në Rusi. Midis tyre janë regjisorja Zhenya Berkovich dhe shkrimtarja Svetlana Petrychuk.
    Në vitin 2021, ata vunë në skenë shfaqjen “Finist, Falconi i guximshëm”, e cila trajton rekrutimin e grave ruse nga Shteti Islamik në Siri. Shfaqja dënon qartë terrorizmin, u vlerësua me dy “Maska të Arta”, çmimi më i rëndësishëm teatror i Rusisë dhe u mbështet nga Ministria Ruse e Kulturës. Megjithatë, të dy gratë u dënuan me nga gjashtë vjet burg secila për “justifikimin e terrorizmit”.
    Dokumentari ndjek gjyqin e tyre absurd, pothuajse kafkian një shembull kryesor i luftës së Putinit kundër lirisë së shprehjes.
    “Politzek” nuk ka të bëjë vetëm me shtypjen, por edhe me solidaritetin. DW paraqet punën e rëndësishme të disidentëve rusë jashtë vendit që mbështesin të burgosurit politikë në atdheun e tyre, duke përfshirë edhe dërgimin e letrave për të rritur moralin e tyre dhe për t’u kujtuar atyre dhe regjimit, se nuk janë harruar.
    Kjo mbështetje mund të jetë vendimtare. Mund të ketë shpëtuar jetën e pianistit Pavel Kusnir. I diplomuari i Konservatorit Tchaikovsky në Moskë ngarkoi katër video kundër luftës në kanalin e tij në YouTube me vetëm pesë abonentë. Kjo është arsyeja pse ai u burgos në Siberi. Ai vdiq në burg pas një greve urie, vetëm katër ditë para shkëmbimit të të burgosurve që kishte tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. Por askush nuk dinte për rastin e tij.
    Disa nga librat e tij të pabotuar dhe një regjistrim koncerti u publikuan pas vdekjes së tij, dhe sot Kusnir nderohet si një simbol i lëvizjes kundër luftës.
    Ashtu si Alexei Navalny, i cili vdiq në një koloni penale në vitin 2024, këta aktivistë lënë pas një gjurmë, zëra shprese në një vend që persekuton ata që guxojnë të shprehin kritika.

    Top Channel

  • “Doktori Shpirtlig”- Ushtarëve ukrainas u fanitet tmerri i një burgu rus! Rrëfimi: Zvarritesha në dyshemenë e qelisë ndërsa më lëshonin qentë sipër!

    “Doktori Shpirtlig”- Ushtarëve ukrainas u fanitet tmerri i një burgu rus! Rrëfimi: Zvarritesha në dyshemenë e qelisë ndërsa më lëshonin qentë sipër!

    Sikurse shumë ushtarë të tjerë ukrainas të mbajtur në Qendrën Korrektuese Nr. 10 në rajonin e Mordovisë në Rusi, Pavlo Afisov tha se u përball me abuzime të tmerrshme fizike dhe psikologjike: u rrah keq sapo mbërriti, dhe në raste të tjera të panumërta gjatë më shumë se 18 muajve në burg, u detyrua të zvarritej në dyshemenë e qelisë ndërsa ia lëshuan qentë përmbi dhe ishte pranë vdekjes kur rojat ia futën kokën në një qese plehrash.
    Të burgosurit në Rusi
    “Është shumë e frikshme dhe e tmerrshme, sepse në atë çast e humb çdo lidhje me botën e jashtme dhe nis të mbytesh. Përpiqesh ta heqësh qesen me duar, por ata të godasin në duar, të shokojnë me paralizues elektrik”, tha për Shërbimin ukrainas të REL-it Afisov, një oficer i këmbësorisë detare i kapur gjatë rrethimit rus të Mariupolit në vitin 2022 dhe i kthyer në shtëpi përmes një shkëmbimi të burgosurish në vitin 2024.
    Ai u dërgua te një mjek i burgut, gjë që mendoi se do t’i sillte qetësim.
    “Deri atëherë mendoja se nuk mund të bëhej më keq”, tha Afisov, 26 vjeç.
    “Por, kur më çuan atje… nuk e di, s’mund ta quash njeri. Ai filloi të tundte paralizuesin elektrik dhe më shokoi disa herë. Më kërcënoi, duke thënë: ‘Eja, shpejt, mos u bëj budalla’. Fliste me zë shumë të lartë. Hiqej sikur ishte komandant i madh dhe thoshte se ne ishim ‘kutërbon khokhly’” – një term përçmues për ukrainasit – “që nuk meritonim trajtim të denjë”.
    Oleksandr Savov, një marins që kaloi gjashtë muaj në burgun e njohur si IK-10, u befasua njësoj kur hasi për herë të parë të njëjtin mjek.
    “Ai ndaloi para meje, e pashë që është me mantel të bardhë. Mendoja, ‘është mjek’”, tha Savov. “I thashë se dyshoja se kisha tuberkuloz. Dhe ai më tha: ‘Ç’po bërtet?’ S’e kuptova, ishte hera ime e parë atje. Dhe ai më dha një shok elektrik! Rri i heshtur. Sërish tha, ‘Ç’po bërtet?’, dhe më shokoi prapë”.“Ai nisi të më shante. E pyeta çfarë saktësisht duhej të bërtisja. Ai tha: ‘Lavdi mjekësisë ruse!’ Unë e thashë. Dhe ai… më goditi përsëri me paralizues”, tha Savov. “E shikova, ai ishte me mantel të bardhë si mjek, pse ishte kaq mizor? Vetëm më vonë mësova se ky ishte ‘Dr. Shokuesi’”
    Savov, i cili vuante nga tuberkulozi, sëmundjet e lëkurës dhe limfedema kur u kthye në Ukrainë falë një shkëmbimi të burgosurish në mars, vdiq më 16 nëntor.
    Të burgosurit në IK-10, ku qindra robër ukrainas janë dërguar qëkurse Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shpesh nuk e dinin ku mbaheshin deri pas lirimit. Por, të gjithë ish-të burgosurit që folën për Schemes – njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë – e mbanin mend “Dr. Shokuesin”, i njohur nga të burgosurit edhe si “Doktori Shpirtlig”.
    Përmes një hetimi të shpërblyer me cmim, i kryer së bashku me Projektin e Raportimit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (OCCRP), Schemes identifikoi mjekun, Ilya Sorokin, sjelljet e të cilit u veçuan në kujtimet e të burgosurve që thanë se kishin përjetuar dhunë të pandërprerë dhe privim; një regjim abuzimi të cilit disa nuk i mbijetuan.
    Publikuar nga REL-i në korrik, hetimi fitoi çmimin Eppy 2025 të Editor & Publisher për materialin më të mirë hetimor.
    Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Sorokinit në tetor, duke përmendur “trajtimin çnjerëzor dhe degradues” ndaj robërve të luftës, përfshirë dhunën fizike dhe goditjet elektrike.
    Demaskimi i “Doktorit Shpirtlig”
    Për ta identifikuar Sorokinin, gazetarët e Schemes kërkuan në faqen e shërbimit të burgjeve të Mordovisë dhe shqyrtuan fotografi e video të ngjarjeve të ndjekura nga punonjës të shëndetësisë në burgjet e rajonit.
    Schemes kontaktoi gjithashtu gati 150 ukrainas të mbajtur në IK-10, shumë prej të cilëve e njohën Sorokinin, tashmë 35 vjeç, nga imazhet. Disa nuk ishin të sigurt, pasi mjeku që i torturonte mbante gjithmonë maskë mjekësore dhe nganjëherë maskë të vizatuar me kafkë, sipas ish të burgosurve.
    Identiteti i tij u konfirmua kur Schemes gjeti një video feste ku fytyra e Sorokinit shihej qartë, ndërsa një detaj vendimtar për ish të burgosurit ishte zëri i tij, që dëgjohej qartë. Afisov dhe shumë të tjerë e njohën menjëherë si zërin e “Doktor Shpirtlig”.
    “Ja ku është, kopili, duke fituar kënaqësi estetike nga fakti që ti je i ulur para tij në katër këmbë, me duart lart, me sytë mbyllur, nuk ke asgjë. Dhe… të godet mes këmbëve, nën stomak, në mëlçi, të godet me shkop gome, të shokon me paralizues elektrik”, kujtoi Afisov. “Dhe, ai thoshte gjithashtu se njerëz si ne ‘duhet t’i të përballen me gjenocid’”.
    Disa ish të burgosur të tjerë thanë se ishin se kujtimet e sjelljes së Sorokinit nuk mund t’i hiqnin nga mendja.
    “Sa herë që hynte ai mjek, qelia hapej, ai thoshte: ‘Në gjunjë, kuçkë’. Pastaj: ‘Zgjat dorën, idiot’. Dhe, të shokonte dorën me paralizues thjesht sepse nuk i pëlqente diçka”, tha Yulian Pilipey, komandant marinsash nga Rivne, i kapur në prill të vitit 2022.
    “Kur hynte në korridor, ishte menjëherë e qartë se kush kishte hyrë. Kishte një mënyrë të foluri si e një personi krejtësisht të sëmurë mendërisht. Sepse mund të ulërinte, pastaj të fliste qetësisht, e ndërronte shpesh”, tha Mykyta Pikulyk, një pjesëtar i Gardës Kombëtare nga Zaporizhja që kaloi gati një vit në IK-10.
    “Ai kishte detyra, por i kryente vetëm për sy e faqe. Duhej të vinte [kur e thërrisnin], por ofrimi i ndihmës ishte vendim personal”, tha Pikulyk.
    “Kur i kërkonin ilaçe, ai thoshte: ‘Mirë, po të jap një pilulë’. Dhe, për ta marrë, duhej të zgjatje dorën nga hapësira e derës. Dhe ai godiste me paralizues dorën e pacientëve në vend se t’u jepte ndihmë”.
    Mizoria e raportuar e Sorokinit ishte pjesë e një sistemi abuzimi që të burgosurit e përshkruan si dhunë të vazhdueshme: qëndrime të detyruara në këmbë nga 6 e mëngjesit në 10 të natës, rrahje me shkopinj, çekanë dhe tuba plastike, dhunë seksuale dhe ekzekutime të rrejshme. Por, sjellja e mjekut binte edhe më shumë në sy për shkak të profesionit të tij.
    “Nuk e di sesi një person i tillë përfundoi në fushën mjekësore. Rojat, punonjësit e Shërbimit Federal të Burgjeve apo forcat speciale, me ta gjithçka ishte e qartë”, i tha Pikulyk REL-it. “Por, një sjellje e tillë nga një punonjës mjekësor ishte e pakuptueshme për ne”.
    Në 2022, Sorokin postoi në rrjetet sociale një fotografi të një çmimi që kishte marrë “për kryerje të ndërgjegjshme të detyrave publike dhe pjesëmarrje aktive në jetën e kolektivit”.
    Dokumenti tregonte se punonte në njësinë mjekësore që shërbente për IK-10, e njohur prej vitesh për praktika abuzive.
    Kur Schemes e kontaktoi, Sorokin mohoi se punonte në burg dhe mbylli telefonin. Nuk iu përgjigj më pas dhe bllokoi kontaktin. Një punonjës burimesh njerëzore në një njësi mjekësore rajonale konfirmoi për Schemes se Sorokin ishte i punësuar në burg dhe se do të kthehej atje pasi të përfundonte shërbimin ushtarak.
    Vdekja në Mordovi
    Valentin Polyanskiy, një oficer i këmbësorisë detare, i tha REL-it se shoku i qelisë, Volodymyr Yukhymenko, filloi të kishte probleme mendore pas burgosjes, por rojat “mendonin se po shtirej” për ta fituar lirim dhe “e rrihnin sa më mizorisht që të ishte e mundur. U bë jeshil. Fillimisht vjollcë, pastaj plotësisht jeshil”.
    Në një moment, rojat e goditën aq shumë në vesh saqë “kërcelli iu shkëput krejtësisht. Nuk kishte më asnjë formë, vetëm lëkurë”, tha ai.
    Pasi gjendja e tij po përkeqësohej, Polanskiy iu drejtua Sorokinit për ndihmë: “I thamë, ‘Shikoja veshin’. Dhe ai tha: ‘Oficeri i rojës, godite atë në vesh’”.
    Yukhymenko më vonë u lidh në shtrat, fillimisht ulur deri sa nuk mund të rrinte më, pastaj shtrirë. “Sytë i kishte të mbyllur dhe mezi fliste. Duhej t’i vështroje buzët e tij për të dëgjuar diçka”, tha Polyanskiy. “Thoshte, ‘Më dhemb shumë’”.
    “Gjëja më e tmerrshme për mua ishte të dëgjoja se nuk i dhanë ndihmë mjekësore, por e lidhën”, tha e veja e Yukhymenkos, Yevhenia Lastovetska, për Schemes. Kur trupi i tij u kthye në Ukrainë, tha ajo, “Ishte një tronditje për të gjithë ne… Nuk mund të thosha menjëherë se ishte Voloja im”.
    “Aty dikur studioja vitet 1932–‘33 në histori”, tha ajo, duke iu referuar urisë së organizuar nga Stalini, të njohur në Ukrainë si Holodomori.
    Lastovetska tha se e njohu dorën e djathtë të burrit të saj, e cila ishte dëmtuar para kapjes, dhe testi i ADN-së doli “99.99 për qind përputhje”. Megjithatë, tha ajo, “nuk doja ta besoja. Nuk doja dhe ende nuk dua ta besoj se ishte ai. Më duket se sa të jem gjallë, do ta pres të kthehet në shtëpi”./REL
     
  • Publikohet video e parë e Diddy-t nga burgu, me kapele dhe uniformë duke punuar

    Publikohet video e parë e Diddy-t nga burgu, me kapele dhe uniformë duke punuar

    Diddy punon në burgun Fort Dix si ndihmës i iefës dhe merr pjesë në program rehabilitimi
    Reperi i njohur Diddy është parë duke punuar brenda Burgut Federal Fort Dix në Nju Xhersi, ku po kryen dënimin prej 50 muajsh pas dëshmive që e lidhin me dy akuza për transportimin e grave me qëllim prostitucioni. Video të publikuara nga “TMZ” tregojnë reperin në veprim, duke punuar në kapelen e burgut, ku ndodhet biblioteka audio-vizuale e institucionit.
    Në pamjet, Diddy shihet me uniformën gri të burgut dhe kapuç, teksa mbaron turnin e tij në bibliotekë, duke ndihmuar në shpërndarjen e filmave dhe materialeve fetare për të burgosurit e tjerë. Një video tjetër e tregon pa kapuç, teksa ndalet për të biseduar me të burgosurit në korridor.

    Sipas dokumenteve të sistemit të burgjeve, reperi gjithashtu merr pjesë në programet e rehabilitimit dhe përpiqet të përfitojë nga mundësitë pozitive brenda institucionit. Pozicioni i tij si ndihmës i iefës konsiderohet ndër më të kërkuarit në Fort Dix, pasi përfshin kujdesin për bibliotekën fetare, ndihmën në organizimin e dokumenteve dhe mirëmbajtjen e hapësirës së kapelës. Ky rol i jep Diddy-së mundësinë të ndërveprojë me të burgosurit e tjerë dhe të ketë një rutinë të strukturuar gjatë vuajtjes së dënimit.
    Megjithatë, reperi është përballur edhe me masa disiplinore për përdorim të paligjshëm të telefonit, gjë që mund të çojë në heqjen e përkohshme të privilegjeve të tjera që u jepen të burgosurve.
    Diddy u transferua në Fort Dix më 30 tetor dhe, përtej sfidave, duket se po përpiqet të shfrytëzojë pozitat e punës dhe programet e rehabilitimit për të bërë ditët e tij më të menaxhueshme. Kapela e burgut, siç theksojnë ish-punonjës të burgjeve, është një nga pak hapësirat ku të burgosurit mund të mblidhen më lirshëm dhe të ndërveprojnë brenda rregullave të institucionit.
    Reperi, i cili ka rritur në një familje katolike, ka deklaruar në të shkuarën se nuk i përket ndonjë kishe të veçantë, por shpesh përmend besimin dhe Zotin në deklaratat e tij publike. Gjatë gjyqit dhe më pas, ai është parë duke lexuar Bibël në sallën e gjyqit, ndërsa në rrjetet sociale ka shkruar më parë: “Zoti na provon të gjithëve për një arsye.”
    /vizionplus.tv

  • Pas një ujdie me SHBA-në, Lukashenko liron 31 të burgosur ukrainas që mbaheshin në Bjellorusi

    Pas një ujdie me SHBA-në, Lukashenko liron 31 të burgosur ukrainas që mbaheshin në Bjellorusi

    Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, i ka falur dhe liruar 31 shtetas ukrainas që po mbaheshin në Bjellorusi, një veprim që Minsku tha se ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur me presidentin amerikan, Donald Trump.

    Komiteti ukrainas për koordinimin e shkëmbimit të të burgosurve e konfirmoi lirimin e tyre më 22 nëntor, duke thënë se i kishte marrë civilët nga autoritetet bjelloruse.
    “Gratë dhe burrat e ndaluar në Bjellorusi dhe të dënuar me dënime të ndryshme prej dy deri në 11 vjet po kthehen në Ukrainë”, tha komiteti në Telegram.
    “Ne shprehim mirënjohjen tonë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Donald Trump për punën e tyre të frytshme për kthimin e civilëve dhe personelit ushtarak ukrainas nga Bjellorusia dhe Rusia”, shtoi ai.
    Akuzat konkrete me të cilat ishin mbajtur të burgosurit nuk u bënë të qarta.
    Zyrtarët ukrainas thanë se “këta janë burra dhe gra civilë që mbaheshin për qëndrimin e tyre proukrainas, të akuzuar për ndihmë dhe mbështetje ndaj Ukrainës”.
    Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ka autorizuar disa herë lirimin e të burgosurve gjatë vitit të fundit, pasi kërkon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin.
    Ai shpreson se lidhjet më të mira do të çojnë në lehtësimin e sanksioneve perëndimore, të vendosura pasi Bjellorusia bashkëpunoi me Rusinë në pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
    Por, derisa Minsku përpiqet të krijojë perceptimin e ngrohjes së marrëdhënieve me Uashingtonin, pyetje tmerruese janë ngritur nga rrëfimet për torturë dhe keqtrajtim nga të burgosurit e liruar më herët.
    Trumpi e ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Bjellorusinë, detyra e të cili është të mbajë bisedime për lirimin e më shumë të të burgosurve.
    Presidenti amerikan, i cili i habiti shumë njerëz duke folur me Lukashenkon përmes telefonit në gusht, tha në shtator se besonte se vendi i Evropës Lindore do të lironte shumë nga qindra të burgosurit politikë që po mban.
    “Besoj se ata do t’i lirojnë shumë nga 1.400 të burgosurit”, u tha Trump gazetarëve më 5 shtator, duke shtuar se kjo mund të ndodhë “në një të ardhme mjaft të afërt”./REL
     
    Top Channel

  • Lukashenko liron 31 ukrainas të burgosur në Bjellorusi, pas një pakti të ndërmjetësuar nga SHBA-ja

    Lukashenko liron 31 ukrainas të burgosur në Bjellorusi, pas një pakti të ndërmjetësuar nga SHBA-ja

    Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, i ka falur dhe liruar 31 shtetas ukrainas që po mbaheshin në Bjellorusi, një veprim që Minsku tha se ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur me presidentin amerikan, Donald Trump.
    Komiteti ukrainas për koordinimin e shkëmbimit të të burgosurve e konfirmoi lirimin e tyre më 22 nëntor, duke thënë se i kishte marrë civilët nga autoritetet bjelloruse.
    “Gratë dhe burrat e ndaluar në Bjellorusi dhe të dënuar me dënime të ndryshme prej dy deri në 11 vjet po kthehen në Ukrainë”, tha komiteti në Telegram.

    “Ne shprehim mirënjohjen tonë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Donald Trump për punën e tyre të frytshme për kthimin e civilëve dhe personelit ushtarak ukrainas nga Bjellorusia dhe Rusia”, shtoi ai.
    Akuzat konkrete me të cilat ishin mbajtur të burgosurit nuk u bënë të qarta.
    Zyrtarët ukrainas thanë se “këta janë burra dhe gra civilë që mbaheshin për qëndrimin e tyre proukrainas, të akuzuar për ndihmë dhe mbështetje ndaj Ukrainës”.
    Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ka autorizuar disa herë lirimin e të burgosurve gjatë vitit të fundit, pasi kërkon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin.
    Ai shpreson se lidhjet më të mira do të çojnë në lehtësimin e sanksioneve perëndimore, të vendosura pasi Bjellorusia bashkëpunoi me Rusinë në pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
    Por, derisa Minsku përpiqet të krijojë perceptimin e ngrohjes së marrëdhënieve me Uashingtonin, pyetje tmerruese janë ngritur nga rrëfimet për torturë dhe keqtrajtim nga të burgosurit e liruar më herët.
    Trumpi e ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Bjellorusinë, detyra e të cili është të mbajë bisedime për lirimin e më shumë të të burgosurve.
    Presidenti amerikan, i cili i habiti shumë njerëz duke folur me Lukashenkon përmes telefonit në gusht, tha në shtator se besonte se vendi i Evropës Lindore do të lironte shumë nga qindra të burgosurit politikë që po mban.
    “Besoj se ata do t’i lirojnë shumë nga 1.400 të burgosurit”, u tha Trump gazetarëve më 5 shtator, duke shtuar se kjo mund të ndodhë “në një të ardhme mjaft të afërt”./rel

  • Marrëveshja e Trump, Lukashenko liron 31 të burgosur ukrainas

    Marrëveshja e Trump, Lukashenko liron 31 të burgosur ukrainas

    Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, i ka falur dhe liruar 31 shtetas ukrainas që po mbaheshin në Bjellorusi, një veprim që Minsku tha se ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur me presidentin amerikan, Donald Trump.
    Komiteti ukrainas për koordinimin e shkëmbimit të të burgosurve e konfirmoi lirimin e tyre më 22 nëntor, duke thënë se i kishte marrë civilët nga autoritetet bjelloruse.
    “Gratë dhe burrat e ndaluar në Bjellorusi dhe të dënuar me dënime të ndryshme prej dy deri në 11 vjet po kthehen në Ukrainë”, tha komiteti në Telegram.
    “Ne shprehim mirënjohjen tonë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Donald Trump për punën e tyre të frytshme për kthimin e civilëve dhe personelit ushtarak ukrainas nga Bjellorusia dhe Rusia”, shtoi ai.
    Akuzat konkrete me të cilat ishin mbajtur të burgosurit nuk u bënë të qarta.
    Zyrtarët ukrainas thanë se “këta janë burra dhe gra civilë që mbaheshin për qëndrimin e tyre proukrainas, të akuzuar për ndihmë dhe mbështetje ndaj Ukrainës”.
    Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ka autorizuar disa herë lirimin e të burgosurve gjatë vitit të fundit, pasi kërkon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin.
    Ai shpreson se lidhjet më të mira do të çojnë në lehtësimin e sanksioneve perëndimore, të vendosura pasi Bjellorusia bashkëpunoi me Rusinë në pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
    Por, derisa Minsku përpiqet të krijojë perceptimin e ngrohjes së marrëdhënieve me Uashingtonin, pyetje tmerruese janë ngritur nga rrëfimet për torturë dhe keqtrajtim nga të burgosurit e liruar më herët.
    Trumpi e ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Bjellorusinë, detyra e të cili është të mbajë bisedime për lirimin e më shumë të të burgosurve.
    Presidenti amerikan, i cili i habiti shumë njerëz duke folur me Lukashenkon përmes telefonit në gusht, tha në shtator se besonte se vendi i Evropës Lindore do të lironte shumë nga qindra të burgosurit politikë që po mban.
    “Besoj se ata do t’i lirojnë shumë nga 1.400 të burgosurit”, u tha Trump gazetarëve më 5 shtator, duke shtuar se kjo mund të ndodhë “në një të ardhme mjaft të afërt”./ REL

  • Lukashenko liron 31 ukrainas të burgosur në Bjellorusi, pas një ujdie të ndërmjetësuar nga SHBA-ja

    Lukashenko liron 31 ukrainas të burgosur në Bjellorusi, pas një ujdie të ndërmjetësuar nga SHBA-ja

  • Drejtori i Burgjeve: Nga 2026, të burgosurit seancë me videocall në gjyqe!

    Drejtori i Burgjeve: Nga 2026, të burgosurit seancë me videocall në gjyqe!

    Klevis Qose

    TIRANË- Drejtoria e Burgjeve parashikon të realizojë seanca gjyqësore me videocall nga burgu për personat me rrezikshmëri të lartë, pa i transportuar drejt gjykatave. Kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, ku njoftoi se në seancat gjyqësore të burgosurit dhe të paraburgosurit nuk do të jenë më të pranishëm në sallë. 
    Qose: Sa i përket buxhetit për vitin 2026, tavanet buxhetore janë në masën 9.76 miliardë lekë. Kemi një revolucion në sistemin e burgjeve në Repubikën e Shqipërisë, për sistemin dixhital të punës, duke përfshirë edhe risinë për realizimin e seancave gjyqësore me videocall. Të gjitha seancat gjyqësore do të realizohen me videocall, kjo sjelll një përfitim ekonomik dhe kursim ekonomik për shoqërimin e të burgosurve dhe paraburgosurve në seancat gjyqësore, por edhe për pagesat e orëve shtesë.