Pak para orës 9 të mëngjesit të enjten, një i burgosur është arratisur në Baden AG. Shqiptari 23-vjeçar ka mundur të ikë pak para se të hipte në një automjet për të burgosur.
Sipas policisë, personi i kërkuar kishte veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë me motive të bardha dhe këpucë të bardha. Në momentin e arratisjes, ai mbante pranga.
Pavarësisht një kërkimi të menjëhershëm me ndihmën e disa qenve të shërbimit, i burgosuri nuk është gjetur ende. Nuk ka të dhëna që ai paraqet rrezik për publikun, por policia paralajmëron që të mos i afrohet kush. Nëse dikush e sheh, duhet të telefonojë menjëherë në 117.
Operacioni i madh i kërkimit deri tani pa sukses
Të premten pasdite, Policia Kantonale e Aargaut, në bashkëpunim me Policinë Kantonale të Cyrihut, intensifikoi kërkimin për të arratisurin: në zonën e Otelfingen ZH u zhvillua një aksion i gjerë kërkimi. Sipas BRK News, rreth orës 15:00 kishte informacione se i burgosuri mund të ndodhej në zonën e Lägern. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë kantonale të Aargaut, Pascal Wenzel.
Kërkimi u bë shumë i vështirë për shkak të pyllit të dendur dhe terrenit të pjerrët malor. Në aksion morën pjesë të dy policitë kantonale, një helikopter, qen shërbimi dhe mjete të ndryshme teknike. Sipas zëdhënësit të policisë Daniel Saridis për Blick, deri të shtunën në mëngjes i arratisuri nuk ishte kapur. Kërkimi i së premtes përfundoi pa rezultat. Mënyra se si do të vijojë kërkimi do të vendoset nga drejtuesi i operacionit, shtoi Saridis.
Gazeta “Aargauer Zeitung” spekuloi në një artikull të premten në mbrëmje se i burgosuri mund të ketë pasur bashkëpunëtorë. Është e vështirë të imagjinohet, thuhet aty, që i arratisuri të ketë ikur pa një mjet arratisjeje apo diçka të ngjashme që e priste. Siç konfirmoi për gazetën zëdhënësi i policisë Pascal Wenzel, transporti i të burgosurit ishte kryer nga vetëm një punonjës i firmës së sigurisë Securitas. Kjo është praktikë e zakonshme për shkak të numrit të madh të transferimeve dhe transportimeve.
Personi ka ikur brenda një fraksioni sekonde – para se të hipte në autobusin e të burgosurve. “Ai u ndoq në këmbë nga punonjësi i sigurisë”, tha Wenzel. Pas shpalljes publike për kërkim, janë marrë disa informacione nga qytetarët, të cilat po verifikohen tani./Blick
Tag: burgosuri
-

U arratis si nëpër filma, shqiptari që ka ngritur në këmbë Zvicrën
-

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia tronditëse për vrasjen në Burgun e Reçit
FOTO ILUSTRUESE
SHKODËR-Një dëshmi shokuese, e fortë nga një ish i dënuar, ka nxjerrë zbuluar një mori institucionesh, të cilat kanë tentuar që të fshehin një ngjarje të rëndë kriminale brenda Burgut të Reçit. Pjerind Ndoci ka qenë dëshmitar okular më datë 29 qershor 2024, ditë kur 6 gardianët e Reçit rrahën për vdekje të dënuarin Edmond Piraniqi.
Emisioni Fiks Fare vijoi të investigojë ngjarjen e rëndë, disa ditë pasi Prokuroria e Shkodrës dërgoi dosjen në gjykatë, duke marrë të pandehur 6 punonjës, me akuzën e kryerjes së veprimeve arbitrare dhe shkaktim vetëvrasje. Në dosje shkruhet se i burgosuri u rrah para se të tentonte të vriste veten në qeli. Në kamera, shkruan prokuroria, duken veprimet në grup të gardianëve që kapin prej flokësh dhe e godasin me shkelma. Në dosje janë edhe detaje që, i burgosuri i ka pasur këmbët në tokë kur u gjet në dhomën e izolimit.
Pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e emisionit Fiks Fare telefonoi një ish i burgosur, Pjerind Ndoci. Pjerindi ka qenë në izolim më datë 29 qershor 2024, në dhomën përballë ku qëndronte po në izolim edhe Edmondi. Ai thotë se Mondi shau doktorin dhe më pas doktori shau të burgosurin. Më pas polici i shërbimit lajmëroi grupin e gatshëm që kanë ardhur menjëherë.
“5 gardianë u futën në dhomën e Mondit dhe e qëlluan për gati 15 deri 20 minuta. Më pas e morën zvarrë në korridor dhe para derës së qelisë sime i ra pantofla. Gjendja e Mondit ishte tepër e rëndë, në gjendje tepër të rënduar dhe me kokën varur. Gardiani e ka qëlluar në korridor dhe e futi më pas në një dhomë tjetër izolimi, duke e qëlluar përsëri” thotë Pjerindi.
Ai dëshmoi me zë dhe figurë, për kamerën e emisionit Fiks Fare, se gardianët e Burgut të Reçit kanë kamufluar vetëvrasjen.
“Mondi s’kishte takat të vriste veten. Ata gardianët e bënë sikur vrau veten. Unë kam dëshmuar edhe për Avokatin e Popullit dhe Komitetin e Helsinkit. Prokuroria s’më ka marrë në pyetje. Disa ditë pas ngjarjes më kanë transferuar në Tiranë. Jam i gatshëm të dëshmoj për të gjitha këto edhe në prokurori” thotë ish i burgosuri.
Pas kësaj dëshmie, ish-i burgosuri flet në telefon me babanë e Edmond Piraniqit. Pjerindi i tregon ngjarjen që s’ka vrarë veten, por ia kanë bërë gardianët që e rrahën. Lulzimi i thotë se do të vijë në Shqipëri pasi është në Francë dhe do t’i marrë dëshminë. Pjerindi i thotë se është i gatshëm të dëshmojë dhe të japë rrëfimin e tij edhe ligjërisht. Lulzimi e falënderon dhe i kërkon numrin e telefonit. -

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit
Një dëshmi shokuese, e fortë nga një ish i dënuar, ka nxjerrë zbuluar një mori institucionesh, të cilat kanë tentuar që të fshehin një ngjarje të rëndë kriminale brenda Burgut të Reçit.
Pjerind Ndoci ka qenë dëshmitar okular më datë 29 qershor 2024, ditë kur 6 gardianët e Reçit rrahën për vdekje të dënuarin Edmond Piraniqi.
Emisioni Fiks Fare vijoi të investigojë ngjarjen e rëndë, disa ditë pasi Prokuroria e Shkodrës dërgoi dosjen në gjykatë, duke marrë të pandehur 6 punonjës, me akuzën e kryerjes së veprimeve arbitrare dhe shkaktim vetëvrasje. Në dosje shkruhet se i burgosuri u rrah para se të tentonte të vriste veten në qeli. Në kamera, shkruan prokuroria, duken veprimet në grup të gardianëve që kapin prej flokësh dhe e godasin me shkelma. Në dosje janë edhe detaje që, i burgosuri i ka pasur këmbët në tokë kur u gjet në dhomën e izolimit.
Pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e emisionit Fiks Fare telefonoi një ish i burgosur, Pjerind Ndoci. Pjerindi ka qenë në izolim më datë 29 qershor 2024, në dhomën përballë ku qëndronte po në izolim edhe Edmondi. Ai thotë se Mondi shau doktorin dhe më pas doktori shau të burgosurin. Më pas polici i shërbimit lajmëroi grupin e gatshëm që kanë ardhur menjëherë.
“5 gardianë u futën në dhomën e Mondit dhe e qëlluan për gati 15 deri 20 minuta. Më pas e morën zvarrë në korridor dhe para derës së qelisë sime i ra pantofla. Gjendja e Mondit ishte tepër e rëndë, në gjendje tepër të rënduar dhe me kokën varur. Gardiani e ka qëlluar në korridor dhe e futi më pas në një dhomë tjetër izolimi, duke e qëlluar përsëri” thotë Pjerindi.
Ai dëshmoi me zë dhe figurë, për kamerën e emisionit Fiks Fare, se gardianët e Burgut të Reçit kanë kamufluar vetëvrasjen. “Mondi s’kishte takat të vriste veten. Ata gardianët e bënë sikur vrau veten. Unë kam dëshmuar edhe për Avokatin e Popullit dhe Komitetin e Helsinkit. Prokuroria s’më ka marrë në pyetje. Disa ditë pas ngjarjes më kanë transferuar në Tiranë. Jam i gatshëm të dëshmoj për të gjitha këto edhe në prokurori” thotë ish i burgosuri.
Pas kësaj dëshmie, ish i burgosuri flet në telefon me babanë e Edmond Piraniqit. Pjerindi i tregon ngjarjen që s’ka vrarë veten, por ia kanë bërë gardianët që e rrahën. Lulzimi i thotë se do të vijë në Shqipëri pasi është në Francë dhe do t’i marrë dëshminë. Pjerindi i thotë se është i gatshëm të dëshmojë dhe të japë rrëfimin e tij edhe ligjërisht. Lulzimi e falënderon dhe i kërkon numrin e telefonit./TCH -

EMRI/ Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës
Një i dënuar në burgun e Lezhës ka ndërruar jetë. Sipas burgjeve, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, 36 vjeç.
I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor.
Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar në 2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
-

Fushatë në burgun e Fushë-Krujës! I burgosuri: Drejtori presion të dënuarve për të votuar kandidatin e PS
FOTO ILUSTRUESE
FUSHË KRUJË-Një i burgosur nga burgu i Fushë-Krujës ka denoncuar një rast presioni ndaj të burgosurve për të votuar për kandidatin e Partisë Socialiste, Arkend Ballën, në zgjedhjet e ardhshme. Në një mesazh për JOQ, ai akuzon drejtorin e burgut, Apostol Luca, se po ushtron presione në këmbim të votës.
Sipas ti jdisa ditë para zgjedhjeve, të burgosurve do t’u jepen urdhra se cilin kandidat do të votojnë, dhe ata janë të detyruar t’i ndjekin këto urdhra ose përballen me pasoja të rënda. Në mesazhin e tij i burgosuri thekson se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga autoritetet shtetërore, dhe pyet se si mund të ketë shtet dhe sistem drejtësie kur kjo po ndodh nën hundën e institucioneve të vendit.
“Pershendetje. Jam nji i burgosur ktu ne burgun e Fushe Krujes. Neve qe jemi te burgosur na bejn presion per te votu kandidatin e PS e kto presione vijn nga drejtori burgut Apostol Luca. Po na thone qe diten e ejte tre dite para zgjedhjeve do tju vije me urdher se cilin kandidat do te votoni dhe ju duhet te votoni ate qe do na thone ose ndrysh na marrin ne qaf. Un nuk e di a ka shtet a ka SPAK a çfarë ka ktu sikur jemi ne Kolumbi edhe privat po ta ket ky drejtori burgut nuk bahet kshu. Une jam ne dispozicion te prokurorise se kush do na beje presin per te votu jam i gatshem te bej kallzim edhe per gjithcka do tju shkruaj prap. Per Arkend Ballen i duan votat,”-denoncon i burgosuri.
Ngelet për tu parë nëse do të nisë një hetim nga institucionet e posaçme, ndërsa ky nuk është rasti i parë i fushatës elektorale në ambjentet e burgjeve. Një ditë më parë (6 maj), Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar një procedim penal për “shpërdorimi i autoritetit policor”, pas një denoncimi publik të bërë në rrjetet sociale nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ky i fundit ka denoncuar me foto dhe emra disa prej punonjësve të policisë në burgun e Peqinit me pretendimin se po bëjnë fushatë për kandidatë të Partisë Socialiste./ZËRI -

Vajza e një të burgosuri politik: Vota jonë kundër frikës, padrejtësisë dhe kapjes së shtetit!
Vajza e një të burgosuri politik: Vota jonë kundër frikës, padrejtësisë dhe kapjes së shtetit!
Lideri i opozitës, Sali Berisha po zhvillon takimin përmbyllës me qytetarët e Vlorës, ku është pritur nga një numër i lartë mbështetësish. Atmosfera ka qenë entuziaste dhe mesazhet të qarta: shqiptarët kërkojnë ndryshim, liri dhe drejtësi.
Gjatë këtij takimi mori fjalën edhe Eugjenia Shaqiri, vajza e një ish-të burgosuri politik, e cila solli një mesazh të fortë për të gjithë ata që besojnë në vlerat e demokracisë.
Shaqiri u shpreh se mbështet Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore si forca e vetme që mund të ndalë rikthimin e së shkuarës dhe të rikthejë shpresën për të ardhmen.
“Unë jam Euxhenia Shaqiri, nënë e një vajze dhe bija e Enver Shaqirit, një burrë që kaloi 25 vite të jetës së tij në burgjet e regjimit komunist, në Burrel dhe Spaç, vetëm sepse kërkonte lirinë dhe të drejtën për të jetuar me dinjitet.
Si shumë të tjerë që iu kundërvunë diktaturës, babai im i dha një mesazh të fortë Shqipërisë: e vërteta dhe liria nuk mund të burgosen përjetësisht. Sot, si vajza e një të burgosuri politik dhe si një qytetare që beson në vlerat e lirisë, qëndroj përkrah Partisë Demokratike në përpjekjen për të çrrënjosur trashëgiminë e errët të së kaluarës, e cila përpiqet të rikthehet përmes frikës, padrejtësisë dhe kapjes së shtetit.
I drejtohem çdo të përndjekuri politik dhe çdo qytetari që beson në demokraci dhe shtetin e së drejtës: në këto ditë vendimtare, le të bashkohemi rreth Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Së bashku do të rikthejmë shpresën dhe dinjitetin që Shqipëria ka nevojë.
Çdo votë e hedhur për partitë e vogla është një votë e humbur”, tha Shaqiri.
-

‘Hannibal Kanibali’, vrasësi serial me rekordin e izolimit ka ndryshuar burg
Ndërsa shkenca përparon, sfidat dhe kërcënimet bëhen më komplekse dhe të ndërlikuara, me ekspertë që hartojnë plane për të gjithë skenarët e mundshëm dhe të pamundur për të mbrojtur njerëzimin.
I burgosuri më jetëgjatë në Britani është zhvendosur nga qelia e tij në një burg tjetër për herë të parë ndër dekada.
Vrasësi serial famëkeq Robert Maudsley, dikur i konsideruar si i burgosuri më i rrezikshëm në sistemin penal, është transferuar nga burgu Wakefield në West Yorkshire në burgun HMP Whitemoor në Cambridgeshire, sipas Mirror.
71-vjeçari filloi një grevë urie muajin e kaluar kur i morën PlayStation dhe televizorin, por ai e ndërpreu atë menjëherë më pas.
Ai qëndron në një njësi të krijuar posaçërisht për të burgosurit me çrregullime të personalitetit. Miqtë e tij pretendojnë se ai po “persekutohet” pa asnjë arsye.
Ai u quajt nga të burgosurit “Hannibal Kanibali”, pas thashethemeve se i kishte ngrënë trurin njërës prej viktimave të tij dhe qëndroi i izoluar në qeli për gati 17 mijë ditë rresht.
Ai mban rekordin botëror për izolimin dhe u mbajt larg pjesës tjetër të të burgosurve për 46 vjet. Krishtlindjet e kaluara ishin të 51-at në burg.
Maudsley u burgos në vitin 1974 për vrasjen e John Farrell, 30 vjeç, i dyshuar për krime seksuale të fëmijëve. Ndërsa ishte pas hekurave, ai vrau tre burra që besonte se ishin përdhunues dhe pedofilë.
Që nga viti 1983, ai kalonte 23 orë në ditë në një qeli xhami 18 me 15 këmbë në Wakefield, të cilën ai e përshkroi si “të varrosur të gjallë në një arkivol”. Ai u bë i burgosuri më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar pas vdekjes së vrasësit maure Ian Brady, i cili mbushi 51 vjeç dhe vdiq në 2017.
Ashtu si Dr. Lecter në filmin hit “The Silence of the Lambs”, Maudsley thuhet se është shumë inteligjent dhe i do librat, poezinë dhe artin. Nipi Gavin Maudsley, nga Liverpooli, kohët e fundit tha për Evil Behind Bars të Channel 5 se xhaxhai i tij e kishte pranuar fatin e tij. Ai tha: “Kërkon të jetë vetëm sepse e di se çfarë mund të ndodhë, vendoseni me përdhunues dhe pedofilë – e di sepse na tha – ai do të vrasë sa më shumë pedofilë që të mundet.
“Nuk e fal atë që ka bërë”. Por ai nuk vrau një fëmijë apo një grua. Njerëzit që ai vrau ishin vërtet njerëz të këqij”.Top Channel
-

“Premtuat kompensimet, nuk mbajtët as gjysmën e premtimit”, ish-i burgosuri politik zë ngushtë Berishën
Turi elektoral në Tregun Artizanal të Krujës nuk ka shkuar mirë për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Një ish i burgosur politik dhe i përndjekur, Gëzim Përhana ndaloi Berishën pas takimit, duke e kritikuar për qeverisjet e para të tij, në lidhje me premtimin e kompensimit.
“Jam i burgosur politik për 13 vite. Në qeverisjen tuaj të parë thatë se do dëmshpërbleni të përndjekurit dhe të burgosurit politikë. Kemi vuajtur në Qafë-Bari e Spaç, në miniera kromi e të tjera.
Të paktën të ishte bërë 50% se të gjitha nuk i bënit dot, por të paktën gjysmat… Por nuk janë shlyer të gjitha”, i tha ai Berishës, që u kap i befasuar nga kjo kritikë për qeverisjen e tij, pak pasi akuzoi mazhorancën aktuale për rrënimin e vendit dhe mosmbajtjen e premtimeve.
Kreu i PD-së u përpoq ta sqaronte duke thënë se ishin dhënë mbi 2 mijë banesa për të burgosurit politikë dhe të përndjekurit dhe ishin dëmshpërblyer, edhe pse jo plotësisht.
Por ndërsa ai shpjegonte se çfarë ishte bërë në 2005-2013, ish i burgosuri politik i kujtoi edhe qeverisjen e parë, kur u dhanë vetëm letra me vlerë apo bono thesari.
“Asgjë nuk kanë marrë o burrë, asgjë…!”, vijon qytetari.