Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy duket se e ka shfrytëzuar më së mirë kohën gjatë 20 ditëve që qëndroi në burg, duke shkruar një libër prej 216 faqesh.
Libri, me titull “Ditar i një të Burgosuri”, do të dalë në treg më 10 dhjetor, sipas njoftimit të shtëpisë botuese Fayard.
70 vjeçari Sarkozy u shpall fajtor për akuzën se kishte pranuar fonde të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën presidenciale të vitit 2007.
Edhe pse qëndroi vetëm 20 ditë në burg, ai ka shkruar mesatarisht 11 faqe në ditë, duke e përshkruar përvojën si “një makth të vërtetë”.
Në libër, ai tregon se zhurma në burg është e pandërprerë dhe se izolimi e bën njeriun më të fortë nga brenda.
Sarkozy u mbajt në një qeli vetëm, i ndarë nga të burgosurit e tjerë për shkak të kërcënimeve me vdekje. Dy oficerë policie qëndronin në roje ditë e natë pranë qelisë së tij.
Pas apelimit të vendimit, gjykata e Parisit e liroi më 10 nëntor nën mbikëqyrje gjyqësore. Aktualisht ai jeton sërish në vilën e tij, së bashku me bashkëshorten Carla Bruni, dhe detyrohet të mbajë një byzylyk elektronik.
Tag: burgosuri
-

“Ditari i një të burgosuri”, Sarkozy rrëfen “tmerrin” e 20 ditëve prapa hekurave
-

“Ditari i një të burgosuri”, Nikolai Sarkozi publikon libër
Ish-presidenti francez, Nikolai Sarkozi, njoftoi sot se libri i tij i ri, me titull “Ditari i një të burgosuri”, do të dalë në shitje më 10 dhjetor përmes shtëpisë botuese Fayard, e cila i përket miliarderit konservator Vensan Bolore.
Në një postim në X, Sarkozi shkruan se jeta në burg është e vështirë dhe e izoluar:“Në burg nuk ka asgjë për të parë dhe asgjë për të bërë. Harroj heshtjen që nuk ekziston në burgun e Santé, ku dëgjon shumë. Zhurma është, fatkeqësisht, e vazhdueshme. Si në shkretëtirë, ashtu edhe jeta e brendshme e një njeriu forcohet brenda burgut.”
Ish-kreu i shtetit francez (2007-2012) u dënuar më 25 shtator për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pasi lejoi që bashkëpunëtorët e tij të kërkonin nga Libia e Muamar Kadafit të financonte fshehtas fushatën e tij të suksesshme presidenciale në 2007. Ai qëndroi tre javë në burg.Gjatë shqyrtimit të kërkesës për lirimin e përkohshëm në fillim të nëntorit, Sarkozi e përshkroi qëndrimin në Santé si “shumë të ashpër” dhe “shkatërrues”, duke e cilësuar përvojën “makth”, por vlerësoi stafin e burgut për njerëzillëkun e treguar dhe ndihmën për ta bërë këtë makth të durueshëm.
Më 10 nëntor, një gjykatë në Paris vendosi lirimin e tij të parakohshëm. Apeli i Sarkozit ndaj vendimit penal do të shqyrtohet nga 16 marsi deri më 3 qershor 2026.
/vizionplus.tv -

Arratisje si në film! I burgosuri me pranga në duar i shpëton policisë greke, zhytet në det. Arrestohen katër efektivë
Katër oficerë policie janë arrestuar në Greqi, pas një incidenti të pazakontë ku një i burgosur turk arriti të arratiset duke u hedhur në det, edhe pse i prangosur.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së shtunës, gjatë transferimit të të burgosurit nga burgu i Korydallos në Mytilene, përmes anijes së pasagjerëve “ARIADNI”.
Sipas raportimeve, i burgosuri po transportohej nën ruajtjen e tre rojeve specialë dhe një zëvendës roje policie. Ai ishte i lidhur me pranga dhe flinte në dyshemenë e anijes, kur papritur u ngrit, vrapoi dhe përfitoi nga pakujdesia e efektivëve, shkruan protothrna.gr.
Në një moment kyç, një pasagjer hapi derën e kuvertës, duke i dhënë mundësinë të burgosurit të vrapojë drejt skajit të anijes dhe të hidhet në det, teksa mjeti ndodhej në zonën midis ishullit Kios dhe Oinousses.
Kapiteni i anijes ndaloi menjëherë motorët dhe aktivizoi procedurat emergjente të kërkimit. Anijet e Rojës Bregdetare greke u përfshinë në operacionin e shpëtimit, por pavarësisht përpjekjeve intensive, i burgosuri nuk u gjet.
Shtetasi turk ishte arrestuar më 7 korrik nga autoritetet portuale të Lesvosit për një rast të dyshuar kontrabande emigrantësh, dhe po transferohej për t’u paraqitur në gjykatë në Mytilene.
Pas arratisjes, një prokuror urdhëroi ndalimin e katër oficerëve policorë, të cilët tashmë janë marrë në paraburgim në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe neglizhencë në ruajtje.Top Channel
-

Arratisje si në filma në Greqi, kontrabandisti turk i shpëtoi policisë duke u hedhur në det me pranga në duar
Një incident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në detin Egje, kur një i burgosur turk që po transferohej nga burgu i Koridallos në Mytilene u hodh i prangosur në det nga anija e pasagjerëve “ARIADNI”.
Incidenti ndodhi ndërsa anija po lundronte në zonën detare midis Kiosit dhe Oinousses.
Sipas informacioneve të fundit, i burgosuri po flinte në dyshemenë e anijes, i ruajtur nga katër oficerë policie dhe i prangosur. Me një lëvizje të papritur, ai u ngrit, vrapoi dhe i habiti shoqëruesit e tij, të cilët nuk kishin kohë ta mbanin.
Në momentin kritik, një qytetar që ndodhej në anije hapi derën e kuvertës, gjë që i lejoi të burgosurit të arrinte atje dhe të hidhej në det.
Burri në fjalë u arrestua më 7 korrik 2025 nga Autoritetet Portuale të Lesvosit për një rast kontrabande emigrantësh. Ai u ndalua përkohësisht dhe u transferua në Korydallos. Transferimi i tij do të paraqitej para një autoriteti gjyqësor në Mytilene.
Policia informoi menjëherë kapitenin, i cili ndaloi motorët e anijes dhe filloi procedurat e kërkimit. Anijet e Rojës Bregdetare morën pjesë në operacionin e shpëtimit, por nuk ishte e mundur të gjendej i burgosuri.
Njoftimi nga Selia Qendrore e Policisë Helenike
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 31 gusht 2025, gjatë një transferimi të planifikuar të të burgosurve me anije, një nga të burgosurit e transferuar doli në kuvertë dhe u hodh në det, ndërsa anija po lundronte midis Kiosit dhe Mitilenit.
Menjëherë, oficerët e policisë-eskortë njoftuan kapitenin, i cili ndaloi anijen dhe filluan procedurat e kërkim-shpëtimit. Në të njëjtën kohë, u njoftua Roja Bregdetare, e cila mobilizoi anijet për të gjetur dhe shpëtuar të burgosurin.
Hetimet janë duke vazhduar me ndihmën e Rojës Bregdetare, e cila po kryen edhe punën paraprake hetimore, ndërsa përveç kësaj, për rastin u iniciua procedura disiplinore e përcaktuar.
Vërehet se i burgosuri specifik u arrestua më 7 korrik 2025 nga Autoritetet Portuale të Lesvosit për një rast kontrabande emigrantësh në ishull dhe u urdhërua ndalimi i tij i përkohshëm në Qendrën e Paraburgimit të Koridallos. Transferimi i tij në Mitilene u krye me qëllim që të paraqitej para një autoriteti gjyqësor. -

‘Thriler’ në Egje/ I burgosuri turk hidhet në det nga trageti, gjatë shoqërimit nga policia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Detin Egje në Greqi ditën e djeshme, kur një i burgosur turk që po transferohej me target nga policia greke, u hodh në det. Rasti është bërë i ditur sot nga shtypi grek.
I burgosuri arriti të dalë në kuvertën e tragetit, dhe sipas dëshmitarëve, mori vrull dhe u hodh në det. Katër efektivët e policisë që po e shoqëronin njoftuan menjëherë kapitenin e tragetit, i cili ndaloi motorët dhe filloi kërkimet. Në operacionin e shpëtimit u përfshinë edhe mjete lundruese të Rojës Bregdetare Greke, por deri tani i burgosuri nuk është gjetur.
Turku ishte arrestuar më 7 korrik për trafik emigrantësh dhe po mbahej në paraburgim në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos. Ai po transferohej për t’u paraqitur në gjykatë kur ndodhi incidenti.
Ndaj katër policëve që e shoqëronin të burgosurin është hapur një hetim disiplinor. Hetimet paraprake janë marrë në dorë nga Roja Bregdetare, e cila vijon kërkimet në zonë.
Ngjarja ka ngjallur reagime në opinionin publik grek, ndërsa autoritetet theksojnë nevojën për rishikim të protokolleve të sigurisë gjatë transferimeve të të burgosurve. -

Iku nën hundën e gardianëve! Kush është i burgosuri shqiptari i arratisur në Greqi
28-vjecari
GREQI-Në foto është i burgosuri 28-vjeçar, i cili u arratis një ditë më parë (18 gusht) nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë greke.
28-vjeçari, i cili ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit, u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët. Autoritetet dyshojnë se i riu mund të ketë pasur ndihmë nga jashtë për të realizuar arratisjen. Ai ishte dënuar me 12 vjet burg dhe një gjobë prej 50,000 eurosh, për trafik droge.Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur dhe përgjatë kufirit, pasi dyshohet se ai mund të rikthehet në Shqipëri për t’u fshehur./ZËRI
-

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali i Kosturit nën hundën e gardianëve
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur, pas arratisjes së një të burgosuri nga klinika kirurgjikale e Spitalit të Përgjithshëm.
Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili po trajtohej i vëzhguar dhe shoqëruar me roje, por që arriti të arratisej në rrethana të paqarta.
Sipas informacioneve, Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet një urdhër për të publikuar detajet dhe foton e 28-vjeçarit të arratisur.
Policia ka nisur një kërkim për ta gjetur atë, ndërsa rrethanat në të cilat ndodhi arratisja po hetohen. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin vendas.
Gjithashtu janë përforcuar patrullat policore por edhe ushtarake përgjatë kufirit. Nuk e di ende në se janë lajmëruar organet shqiptare të kufirit. -

Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri
Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë për kërkimet dhe kapjen e tij, pasi cilësohet si kontingjent me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sipas informacioneve fillestare, i burgosuri arriti të arratiset nga klinika kirurgjikale, në rrethana ende të paqarta.
Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili po trajtohej i vëzhguar dhe shoqëruar me roje, por që arriti të arratisej në rrethana të paqarta.Incidenti ka shkaktuar trazira në komunitetin lokal dhe ka ngritur alarmin midis forcave të policisë që marrin pjesë në kërkim, informon media vendase.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur dhe përgjatë kufirit, pasi dyshohet se ai mund të rikthehet në Shqipëri për t’u fshehur.
Sipas informacioneve, Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet një urdhër për të publikuar detajet dhe foton e 28-vjeçarit të arratisur -

Berisha bën ‘avokatin’ e Metës dhe Veliajt: Po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në qeli
Kreu i PD, Sali Berisha u ka dalë në krah Ilir Metës dhe Erion Veliajt, të cilët ndodhen në paraburgim. Ai u shpreh se ndodhin sjellje çnjerëzore brenda burgut, të cilat duhet të dënohen. Berisha shtoi se cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës.
“Së fundmi, informacione të besueshme, për të cilat unë kam bërë denoncime, sjelljet në burg ndaj Ilir Metës, kryetarit të PL, janë çnjerëzore, janë politike, janë absolutisht të dënueshme.
I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit. Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj.
Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 përqind të krimeve që ka kryer. Por, cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës.
Vijnë të dhëna se ndaj këtij të burgosuri janë kryer manipulime dhe akte të rënda, të dënueshme ndaj dhe unë i kërkoj Avokatit të Popullit të nisë një hetim të plotë edhe për qëndrimet ndaj këtij delinkuenti ordiner, por që në një vend anëtar të Këshillit të Europës gëzon ato të drejta që ligjet e vendit u njohin personave të burgosur.“- tha Berisha. -

Çfarë ndodhi? Berisha i del në krah Veliajt: Sjellje çnjerëzore brenda burgut nga banditë me uniformë
Kreu i PD, Sali Berisha u ka dalë në krah Ilir Metës dhe Erion Veliajt, të cilët ndodhen në paraburgim.
Ai u shpreh se ndodhin sjellje çnjerëzore brenda burgut, të cilat duhet të dënohen.
“Cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës”, theksoi Berisha.
Berisha: Së fundmi, informacione të besueshme, për të cilat unë kam bërë denoncime, sjelljet në burg ndaj Ilir Metës, kryetarit të PL, janë çnjerëzore, janë politike, janë absolutisht të dënueshme.
I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit.Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj.
Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 përqind të krimeve që ka kryer.
Por, cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës.
Vijnë të dhëna se ndaj këtij të burgosuri janë kryer manipulime dhe akte të rënda, të dënueshme ndaj dhe unë i kërkoj Avokatit të Popullit të nisë një hetim të plotë edhe për qëndrimet ndaj këtij delinkuenti ordiner, por që në një vend anëtar të Këshillit të Europës gëzon ato të drejta që ligjet e vendit u njohin personave të burgosur.