Tag: burgosur

  • Mianmari liron rreth 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

    Mianmari liron rreth 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

    Bota E Enjte, 17 Prill 2025 13:14
    Kreu i Qeverisë ushtarake të Mianmarit ka amnistuar afër 4.900 të burgosur.
    Amnistia u lëshua në ditën kur ky shtet shënon Vitin e Ri tradicional, raportoi media shtetërore. Një organizatë e pavarur tha se në mesin e të liruarve janë të pakën 22 të burgosur politikë.

    Të paktën 19 autobusë me të burgosur u larguan nga burgu Insein në Jangon dhe familjarët dolën te porta e burgut për të pritur të afërmit e tyre mëngjesin e 17 prillit.
    Rrjeti i Mianmarit për të Burgosur Politikë, një grup i pavarur vëzhgues që regjistron shkeljet e të drejtave të njeriut në burgjet e Mianmarit, tha përmes një deklarate se sipas informatave fillestare, të paktën 22 të burgosur politikë janë liruar.
    Gjenerali Min Aung Hlaing, kreu i Këshillit Ushtarak që udhëheq me shteti, fali 4.893 të burgosur, raportoi MRTV. Trembëdhjetë të huaj po ashtu u liruan dhe u dëbuan nga Mianmari, raportoi media shtetërore.
    Të burgosurit e tjerë morën ulje dënimi, përveç atyre që janë të dënuar për akuza të rënda si vrasje dhe përdhunim, apo të atyre që janë të dënuar për çështje të sigurisë.
    Nëse të liruarit shkelin përsëri ligjin, ata do të duhet të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit origjinal, përveç çdo dënimi të ri.
    Amnistitë masive gjatë festave nuk janë të pazakonshme në Mianmar, shtet që njihej më herët si Burma.
    Mianmari udhëhiqet nga junta ushtarake që nga 1 shkurti i vitit 2021, kur ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur, të udhëhequr nga udhëheqësja civile, Aung San Suu Kyi. Marrja e pushtetit nga ushtria, nxiti rezistencë masive paqësore, e cila më vonë u shndërrua në një luftë të armatosur. Vendi tani përballet me luftë civile.
    Sipas Shoqatës për Ndihmë të të Burgosurve Politikë, një organizatë e pavarur që mbledh të dhëna të detajuara mbi arrestimet dhe viktimat e lidhura me konfliktet politike në vend, rreth 22.197 të burgosur politikë – përfshirë edhe Suu Kyi – ishin ende në paraburgim deri të premten e kaluar.
    Shumë prej këtyre të burgosurve politikë janë të akuzuar për “nxitje”, akuzë që përdoret gjerësisht për të arrestuar kritikët e qeverisë apo ushtrisë. Kushdo që gjendet fajtor për këtë vepër penale mund të dënohet deri me tre vjet burgim./REL

  • Mianmari feston Vitin e Ri tradicional, lirohen rreth 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

    Mianmari feston Vitin e Ri tradicional, lirohen rreth 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

    Kreu i Qeverisë ushtarake të Mianmarit ka amnistuar afër 4.900 të burgosur.

    Amnistia u lëshua në ditën kur ky shtet shënon Vitin e Ri tradicional, raportoi media shtetërore. Një organizatë e pavarur tha se në mesin e të liruarve janë të pakën 22 të burgosur politikë.
    Të paktën 19 autobusë me të burgosur u larguan nga burgu Insein në Jangon dhe familjarët dolën te porta e burgut për të pritur të afërmit e tyre mëngjesin e 17 prillit.
    Rrjeti i Mianmarit për të Burgosur Politikë, një grup i pavarur vëzhgues që regjistron shkeljet e të drejtave të njeriut në burgjet e Mianmarit, tha përmes një deklarate se sipas informatave fillestare, të paktën 22 të burgosur politikë janë liruar.
    Gjenerali Min Aung Hlaing, kreu i Këshillit Ushtarak që udhëheq me shteti, fali 4.893 të burgosur, raportoi MRTV. Trembëdhjetë të huaj po ashtu u liruan dhe u dëbuan nga Mianmari, raportoi media shtetërore.
    Të burgosurit e tjerë morën ulje dënimi, përveç atyre që janë të dënuar për akuza të rënda si vrasje dhe përdhunim, apo të atyre që janë të dënuar për çështje të sigurisë.
    Nëse të liruarit shkelin përsëri ligjin, ata do të duhet të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit origjinal, përveç çdo dënimi të ri.
    Amnistitë masive gjatë festave nuk janë të pazakonshme në Mianmar, shtet që njihej më herët si Burma.
    Mianmari udhëhiqet nga junta ushtarake që nga 1 shkurti i vitit 2021, kur ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur, të udhëhequr nga udhëheqësja civile, Aung San Suu Kyi. Marrja e pushtetit nga ushtria, nxiti rezistencë masive paqësore, e cila më vonë u shndërrua në një luftë të armatosur. Vendi tani përballet me luftë civile.
    Sipas Shoqatës për Ndihmë të të Burgosurve Politikë, një organizatë e pavarur që mbledh të dhëna të detajuara mbi arrestimet dhe viktimat e lidhura me konfliktet politike në vend, rreth 22.197 të burgosur politikë – përfshirë edhe Suu Kyi – ishin ende në paraburgim deri të premten e kaluar.
    Shumë prej këtyre të burgosurve politikë janë të akuzuar për “nxitje”, akuzë që përdoret gjerësisht për të arrestuar kritikët e qeverisë apo ushtrisë. Kushdo që gjendet fajtor për këtë vepër penale mund të dënohet deri me tre vjet burgim. /REL

    Top Channel

  • Presidenti i El Salvadorit planifikon të dyfishojë madhësinë e mega-burgut që mban të dëbuarit amerikanë

    Presidenti i El Salvadorit planifikon të dyfishojë madhësinë e mega-burgut që mban të dëbuarit amerikanë

    Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele planifikon të dyfishojë kapacitetin e burgut më të madh në botë për të mbajtur më shumë të dëbuar nga SHBA, thuhet në një raport të mërkurën.

    Gjatë një vizite të fundit nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Kristi Noem, Bukele tha se ai synon të zgjerojë Qendrën e Mbajtjes së Terrorizmit (Cecot), e cila aktualisht strehon rreth 15,000 të burgosur, tha Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me diskutimet.

    Objekti, i hapur në vitin 2023, u ndërtua për të mbajtur deri në 40,000 të burgosur. Zgjerimi i tij do të rriste kapacitetin e tij në 80,000.

    Plani vjen në mes të bashkëpunimit në rritje me administratën Trump, e cila ka deportuar më shumë se 250 anëtarë të bandës në El Salvador, shumë prej tyre venezuelianë.

    SHBA po i paguan qeverisë Bukele 6 milionë dollarë për t’i burgosur në objekt.

    Senatori i Maryland, Chris Van Hollen, vizitoi San Salvadorin këtë javë, duke kërkuar lirimin e Kilmar Abrego Garcia, një banore e Maryland-it e deportuar gabimisht./ AA.

  • Drejtoria e Burgjeve e konfirmon: Tre të burgosur kanë rezultuar me SIDA

    Drejtoria e Burgjeve e konfirmon: Tre të burgosur kanë rezultuar me SIDA

    Drejtoria e Burgjeve ka pranuar ditën e sotme se në I.E.V.P ka të burgosur që janë me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Drejtoria e Burgjeve thekson se të burgosurit e tillë kanë ardhur me këtë sëmundje nga jashtë.
    “Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë,” thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Burgjeve.
    Më tej, në përgjigjen për Dosja.al, Drejtoria e Burgjeve thekson se rastet që rezultojnë me këto sëmundje konsultohen me mjekët specialistë dhe u sigurohet mjekimi falas antiretroviral. Më tej theksohet se ky mjekim për këta të burgosur merret njeherë në muaj nga ana e stafit shëndetësore në spitalin infektiv në QSUT.
    “Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv,” theksohet në përgjigje.
    Përgjigja e Drejtorisë së burgjeve:
    Në vijim të kërkesës ju përcjellim informaionin lidhur me trajtimin e personave të burgosur me sëmundje infektive HIV/AIDS. Të gjithë të burgosurit gëzojnë të drejtën themelore për të gëzuar shëndet të mirë, si mendor ashtu edhe fizik, gëzojnë të drejtën për kujdes shëndetësor në të njëjtin standart me komunitetin e gjërë. Të burgosurit kanë akses në të gjitha shërbimet shëndetësore që ekzistojnë në vend, pa u diskriminuar për shkak të gjendjes ligjore në të cilën ndodhen.
    Shërbimi shëndetësor për të burgosurit dhe të paraburgosurit është konform strukturave të shendetit publik. Edhe në sitemin e burgjeve ndiqen të njëjtat politika shëndetësore me ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Shërbimi i kujdesit shëndetësor në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale i garantohet çdo të burgosuri pa diskriminim për çdo shkak të parashikuar nga legjislacioni për mbrojtjen nga diskriminimi. Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurohen gjatë kohës së qëndrimit në institucion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Të burgosurit përfshihen në kategorinë e personave ekonomikisht jo aktivë, në kuptim të legjislacionit në fuqi, dhe përfitojnë pa pagesë të gjitha shërbimet që ofron skema e sigurimit shëndetësor, sipas këtij ligji.
    Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurojnë: a) parandalimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve; b) furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore në rastet e emergjencës shëndetësore kur ato nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor; c) profilaksinë për sëmundjet, duke bërë kujdes të veçantë për sëmundjet infektive dhe ato ngjitëse; ç) sigurimin e higjienës së mjedisit dhe edukimin sanitar të paraburgosurve dhe të dënuarve.
    Çdo institucion (IEVP) ka shërbim shëndetësor e farmaceutik, që u përgjigjet nevojave për parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të burgosurve. Personat që mbartin sëmundje infektive, duke përfshirë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, trajtohen në përputhje me standardet që zbatohen për këto kategori në institucionet spitalore. Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë.
    Transmetimi – HIV përhapet përmes tre rrugëve kryesore: kontaktit seksual, ekspozimit të konsiderueshëm ndaj lëngjeve ose indeve të trupit të infektuara dhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji (i njohur si transmetim vertikal), nëpërmjet gjakut dhe produkteve të gjaku.
    “Nuk ka rrezik për të marrë HIV nëse ekspozohet ndaj feces, sekrecioneve të hundës, pështymës, djersës, lotëve, urinës ose të vjellave, përveç rasteve kur ato janë të kontaminuara me gjak”.
    Mënyra më e shpeshtë e transmetimit të HIV-it është nëpërmjet kontaktit seksual me një person të infektuar, çka do të thotë se levizja e të burgosurve në seancat gjyqvsore apo në spitale nuk përben rrezik infektimi për stafin punonjës të shoqerimit. Nga ana tjetër evidentojmë se, në bashkëpunim me shoqatën STOP/AIDS në menyrë të vazhdueshme behën trajnime të stafit shëndetësor dhe psikosocial mbi menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve me sëmundje infektive (si Hepatiti B dhe C, HIV/AIDS, sëmundje seksualisht të transmetueshme), si edhe depistime vullnetare të të burgosurve për sëmundje infektive.
    Në disa IEVP janë vendosur laborator, për realizimin e testeve të shpejta për sëmundjet infektive depistimin e të burgosurve me qëllim diagnostikimin e të burgosurve sa më herët, por edhe për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve me probleme të sëmundjeve infektive. Personat e burgosur që rezultojnë të dyshimt për HIV/AIDS, menjëherë u realizohen ekzaminime mjekësore pranë ISHP (Institutit të Shëndetit Publik) dhe në rast se rezultojnë pozitiv, konsultohen me mjekun specialist infeksionist dhe trajtohen sipas protokollit të mjekimit me antiretroviral- mjekim, i cili sigurohet falas sipas skemës së rimbursimit.

  • “Për dekada ishte e burgosur brenda mureve të një patriarkalizmi asfiksues”/ Rama flet për kontributin e grave në Kamëz: Përmbysën realitetin e zymtë të asaj zone

    “Për dekada ishte e burgosur brenda mureve të një patriarkalizmi asfiksues”/ Rama flet për kontributin e grave në Kamëz: Përmbysën realitetin e zymtë të asaj zone

    Edi Rama – Kjo për të gjithë ata që e kanë idenë se me çfarë lidhej fjala Kamëz para ca vitesh. Është pasqyra e një realiteti komplet të ri, falë pranimit dhe mobilizimit të grave dhe vajzave, PS ka krijuar vlerën e shtuar atje që ka përmbysur realitetin e zymtë të asaj zonë. Sot, jo vetëm që është e imagjinueshme, por është reale. Dhe nëse ajo që deri dje mund të dukej një mrekulli e parealizueshme në praktikë, është bërë reale në Kamzën e burgosur me dekada brenda mureve të një patriarkalizmi asfiksues. Ju të parat duhet të jeni më të bindura se askush tjetër se nuk ka pikë, nuk ka mal, nuk ka qendër, nuk ka periferi, ku nuk mund të ndizet drita e barazisë gjinore, që e ka bërë PS-në e Kamzës një skuadër kampione. Ajo që gratë dhe vajzat mund të sjellin për Shqipërinë përmes PS-së është një vlerë e shtuar, që burrat dhe djemtë nuk e krijojnë dot pa vajzat dhe gratë. Fakti është që kudo dhe kurdo që burrat dhe djemtë ndjekin të njëjtën rrugë që ka ndjekur Rakip Suli, duke iu besuar vajzave, si ‘dibran i qut’. Shumë përgjegjësi, rezultatet janë mbreslënëse.

    Top Channel

  • Plani në burgun grek, 20 të burgosur do të merrnin peng gardianin për t’u arratisur. Mes tyre edhe shqiptarë

    Plani në burgun grek, 20 të burgosur do të merrnin peng gardianin për t’u arratisur. Mes tyre edhe shqiptarë

    Një grup të burgosurish në Greqi kishin planifikuar që të arratiseshin nga burgu, duke marrë peng një punonjës të burgut. Por plani u tyre u prish pasi policia greke zbulori planet e të burgosurve në qelitë e Koridhalosit.
    Siç raportojnë mediat greke, pas një operacioni policor në një ambient publik të fshehura brenda një pajisjeje elektrike, janë gjetur një pistoletë e markës “Glock” dhe një karikator me 15 gëzhoja. Gjithashtu në pranga kanë përfunduar 20 të burgosur, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije.
    Bëhet fjalë për persona me origjinë turke, shqiptare dhe greke, të cilët kishin krijuar këtë “ortakëri” me një qëllim të përbashkët; madje kishin arritur që të fusnin në burg edhe një armë zjarri. Tashmë hetimet kanë nisur për të mësuar sesi është gjetur dhe futur arma e zjarrit brenda burgut.

  • SKEMA nga burgu i Korydallos/ 20 të burgosur planifikonin arratisjen, do merrnin peng gardianin. Mes tyre dhe shqiptarë

    SKEMA nga burgu i Korydallos/ 20 të burgosur planifikonin arratisjen, do merrnin peng gardianin. Mes tyre dhe shqiptarë

    Arma e zjarrit

    GREQI- Plani për t’u arratisur nga burgu i Koridhalosit nuk u finalizua kurrë! Policia greke ka zbuluar planin e disa të burgosurve për të lënë qelitë e Koridhalosit. Efektivët kishin marrë informacione se një grup të burgosurish po planifikonin arratisjen, por duke marrë peng një punonjës të burgut. Sipas mediave greke, në pranga kanë përfunduar 20 të burgosur, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije. 
    SENDET E SEKUESTRUARA BRENDA QELISË:

    Sipas ERT, bëhet fjalë për persona me origjinë turke, shqiptare dhe greke, të cilët kishin krijuar këtë “ortakëri” me një qëllim të përbashkët; madje kishin arritur që të fusnin në burg edhe një armë zjarri. Tashmë hetimet kanë nisur për të mësuar sesi është gjetur dhe futur arma e zjarrit brenda burgut.
    Njoftimi i Policisë:
    Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar ka kryer një operacion në orët e para të së shtunës, 5 prill 2025, në një krah të burgut të Korydallos, gjatë të cilit, ndër të tjera, është gjetur një pistoletë dhe municione. Konkretisht, punonjësit e policisë së Prokurorisë së Shkallës,  ushtruan kontroll në një ambient të përbashkët të një qelie, ku brenda një pajisjeje elektrike u gjetën dhe sekuestruan: pistoletë, karikator me -15- fishekë, celular me kartë SIM, karikues celulari dhe një palë kufje me valë. Në këtë kuadër, -20- të burgosur të IEVP-së u arrestuan për shkelje rast pas rasti të legjislacionit për armët, drogën dhe ligjin për masat për sigurimin e paqes sociale në kombinim me nxitjen. Arma e sekuestruar do t’i dërgohet Drejtorisë së Hetimeve Penale për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik, ndërsa dosja përkatëse do t’i kalojë organeve përkatëse”./ZËRI

  • Mbajti të burgosur thjeshtrin për 20 vite, policia publikon fotot e “Shtëpisë së tmerrit”

    Mbajti të burgosur thjeshtrin për 20 vite, policia publikon fotot e “Shtëpisë së tmerrit”

    Departamenti i Policisë në Connecticut, SHBA, ka publikuar fotot tmerruese të shtëpisë ku një djalë u mbajt i burgosur për 20 vite nga njerka e tij.

    Sipas CNN, viktima, tashmë 32 vjeç, ia doli të arratisej shkurtin e kaluar, pasi i vuri flakën shtëpisë me letër dhe antiseptik, me shpresën se kjo do t’i hapte rrugën lirisë.
    Autoritetet e gjetën atë të rraskapitur dhe ai peshonte vetëm 32 kilogramë dhe ishte 1.75 m i gjatë.
    Burri i tha policisë se, përpara se të shpëtonte, ai e kalonte pjesën më të madhe të ditës në një dhomë të vogël, të siguruar me dry dhe dërrasa. Fotot e publikuara tregojnë brendësinë e “shtëpisë së tmerreve”, me gjurmë të dukshme zjarri në muret e nxira dhe mobiljet e djegura.
    Megjithatë, përtej dëmeve të shkaktuara nga flakët, thuajse në çdo dhomë mund të shihen gjurmë të neglizhencës dhe braktisjes. Myku, mbeturinat, qilimat e pista dhe mobiliet e thyera duken në foto, duke dhënë një vështrim sesi jetonte gruaja dhe “i burgosuri” i saj.
    Nuk është e qartë se në cilën nga hapësirat e paraqitura po mbahej djali, por në pamje mund të shihen drynat e thyer dhe zonat që u dogjën gjatë arratisjes së tij.
    Njerka 56-vjeçare, e quajtur Kimberly Sullivan , arriti të shpëtojë nga shtëpia e djegur dhe tani akuzohet për rrëmbim dhe lëndim të rëndë trupor. Gruaja u deklarua e pafajshme në gjykatë dhe u lirua me kusht 300,000 dollarë .
    “Sado të tmerrshme që janë akuzat, zonja Sullivan mbetet e pafajshme (derisa të provohet fajësia) dhe kjo nuk ndryshon pavarësisht se sa njerëz e urrejnë atë,” tha avokati i të pandehurës, z. John Kaloidis.
    Siç raporton rrjeti amerikan, së fundmi kanë dalë informacione të reja nga shërbimet sociale të rajonit për rastin që ka tronditur SHBA-në.
    Dalja e fundit e burrit larg shtëpisë ishte me të atin, kur ai ishte rreth 14 ose 15 vjeç. Pas vdekjes së babait të tij në vitin 2024, “robëria” u bë edhe më e ashpër. Sipas dëshmisë së tij, ai dilte vetëm një minutë në ditë për ta lënë qenin të qetësohej në oborrin e shtëpisë, ndërsa pjesën tjetër e kalonte i mbyllur në dhomën e tij.
    Rreth një vit më parë, 32-vjeçari gjeti një çakmak në xhepin e xhaketës së vjetër të të atit. Më pas i lindi ideja të përdorte zjarrin për të shpëtuar nga kthetrat e njerkës.
    Shefi i policisë së Waterbury, Fred Spagnolo tha se viktima ka “një rrugë të gjatë për t’u rihabilituar me shëndetin fizik dhe mendor”. Rasti ka tronditur policinë lokale, të cilët kanë mbledhur para për t’i siguruar rroba, libra dhe mallra të tjera elementare për 32-vjeçarin.
    Kryetari i bashkisë së qytetit, Paul Pernerewski , tha se autoritetet lokale do t’i ofrojnë të gjithë mbështetjen që i nevojitej në përpjekjet e tij për të riintegruar dhe shëruar plagët e lëna nga një jetë e abuzimit dhe braktisjes.

    Top Channel