Tag: burgos

  • U burgos një vit më parë në Dubai për marrëdhënie me një të mitur, 19-vjeçari vdes në një aksident në Londër

    U burgos një vit më parë në Dubai për marrëdhënie me një të mitur, 19-vjeçari vdes në një aksident në Londër

    Marcus Fakana, 19 vjeç, i cili tronditi Britaninë me rastin e tij vitin e kaluar, është vrarë në një aksident me makinë në veri të Londrës, vetëm tre muaj pas lirimit të tij nga një burg në Dubai.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të së premtes, kur makina me të cilën ai udhëtonte nuk u ndal në sinjalin e policisë. Pak më vonë, ai u përplas ballë për ballë me një automjet tjetër në The Roundway, Tottenham. Marcus u plagos rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë në spital.
    Shoferi 19-vjeçar u arrestua me akuzën e drejtimit të rrezikshëm të mjetit dhe refuzimit për të ndaluar në sinjalin e policisë.
    Rasti që shkaktoi një zemërim global
    Marcus u burgos në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2024, pas një ankese nga nëna e një turisteje britanike 17-vjeçare me të cilin ai kishte pasur një marrëdhënie gjatë pushimeve në Dubai. Edhe pse marrëdhënia ishte konsensuale dhe vajza duhej të mbushte moshën madhore brenda një muaji, ligjet e rrepta të vendit çuan në arrestimin e tij dhe një dënim me një vit burg.
    Rasti shkaktoi një reagim të ashpër, me grupin ligjor Detained in Dubai që mori mbrojtjen e tij dhe denoncoi dënimin joproporcional dhe kushtet çnjerëzore të paraburgimit. Pas presionit nga publiku britanik dhe kontaktet diplomatike, Marcus iu dha një falje mbretërore dhe u lirua në korrik 2025.
    “Ai donte të fillonte nga e para”
    Sipas Radha Sterling, themelueses së Detained in Dubai, Marcus kishte filluar të rindërtonte jetën e tij. “Ai ishte mirënjohës për mbështetjen që mori dhe kishte gjetur besimin në Zot dhe shpresën për të ardhmen. Është tragjike që ai nuk jetoi më shumë se tre muaj i lirë”, tha ajo.
    Miqtë dhe familja e tij u mblodhën në shtëpinë e tij në Londër, të zhytur në pikëllim. “Ne luftuam për lirimin e tij dhe tani ai është humbur kaq padrejtësisht”, shkroi një mik i ngushtë në mediat sociale.
    Policia Metropolitane po heton rrethanat e aksidentit dhe u ka bërë thirrje kujtdo që ka pamje vizuale ose informacione të kontaktojë autoritetet. Zyra e Pavarur e Mbikëqyrjes së Policisë (IOPC) është informuar gjithashtu, siç kërkohet në raste të tilla.
    Marcus Fakana, i cili punonte në ndërtim, kishte shprehur keqardhjen e tij për rastin në Dubai, duke kërkuar “rimëkëmbjen e jetës së tij”. Siç doli, shans i dytë për të ishte jetëshkurtër.

    Top Channel

  • Ochoa dhe historia më e çuditshme e merkatos: “Po firmoste, pastaj doli për një kafe dhe u zhduk…”

    Ochoa dhe historia më e çuditshme e merkatos: “Po firmoste, pastaj doli për një kafe dhe u zhduk…”

    2 Shtator 2025

    14:50

    Alfred Lleshi

    Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me Burgos në “Segunda División”. Kontrata ishte gati, kushtet të pranuara, vizitat mjekësore të kaluara. Por në momentin e fundit, Ochoa kërkoi pak kohë, u arsyetua se do të dilte për të pirë një kafe dhe… nuk u kthye më.
    Telefoni i tij u fik dhe tratativa ra poshtë në mënyrë befasuese. Sipas mediave spanjolle, shkak u bë një detaj i kontratës, që portieri nuk e pëlqeu, por pas vendimit qëndronte edhe ideja se Burgos nuk ishte klubi i duhur për ta mbajtur në formë për Botërorin 2026, që do të ishte i gjashti në karrierë.
    Zhdukja e tij ka habitur opinionin publik dhe drejtuesit e Burgos, të cilët u detyruan të gjenin zëvendës në moment të fundit, duke firmosur me Jesús Ruiz. Historia e Ochoa mbetet një nga episodet më të pazakonta dhe befasuese të merkatos spanjolle.

  • Kur Murat Toptani u burgos nga osmanët

    Kur Murat Toptani u burgos nga osmanët

    Më 28 tetor 1897, u burgos nga osmanët skulptori, poeti dhe patrioti i madh shqiptar, Murat Toptani.

    Murad bej Toptani ishte atdhetar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet dhe skulptor shqiptar.

    Zotëronte disa gjuhë të huaja si frëngjisht, turqisht, arabisht, gjermanisht dhe italisht.

    “Do të ishte një gjë me interes t’i mblidhte njeriu vizatimet bërë prej Muradit dhe t’i botonte”, – shkroi Mid’hat Frashëri në 1924.

    Në foto, Murat Toptani me fëmijët e tij.

  • Demi 300 metra, plasin polemikat në Spanjë për monumentin

    Demi 300 metra, plasin polemikat në Spanjë për monumentin

    Demi gjigand i përçarjes. Mund të quhet kështu projekti artistiko-arkitekturor që po shkakton debate në qytetin e Burgos-it, kryeqytet provincial në komunitetin autonom të Castilla y León, në veriperëndim të Spanjës.

    Një monument i dëshiruar nga Akademia e Tauromakisë, e gatshme të mbulojë shpenzimet për ndërtimin e tij dhe i mbështetur politikisht nga partia e djathtë ekstreme Vox, e cila synon të nxisë turizmin përmes një simboli kombëtar.
    Vepra madhështore është menduar të arrijë një lartësi prej 300 metrash, gati trefishi i katedrales gotike të Burgos-it, e cila është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Brirët e demit, gjithashtu, pritet të shndërrohen në pika panoramike, duke ofruar një pamje unike mbi qytetin.

    Top Channel

  • Turqia burgos 18 zyrtarë të Stambollit

    Turqia burgos 18 zyrtarë të Stambollit

    Bota E Mërkurë, 30 Prill 2025 10:51
    Një gjykatë turke ka burgosur 18 punonjës të Komunës së Stambollit, të cilët po presin gjykimin nën akuza për korrupsion, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.
    Njoftimi vjen në mes të shtypjes së opozitës në Turqi dhe pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

    Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, u burgos në mars dhe tani po pret gjykimin nën akuza për korrupsion. Ai po ashtu akuzohet se ka ndihmuar një grup terrorist.
    Imamoglu i ka mohuar të gjitha akuzat dhe arrestimi i tij nxiti protestat më të mëdha në Turqi në dekadën e fundit, trazira dhe akuza për gjyqësor të politizuar.
    Qeveria turke mohon të gjitha këto pretendime dhe thotë se gjyqësori është i pavarur.
    Transmetuesi NTV ka raportuar se 34 nga 52 personat që u arrestuan gjatë fundjavës janë liruar me kusht.

  • Turqia burgos 18 zyrtarë të tjerë të bashkisë së Stambollit

    Turqia burgos 18 zyrtarë të tjerë të bashkisë së Stambollit

    Gjykata turke ka burgosur në pritje të gjyqit 18 punonjës të bashkisë së Stambollit për akuza për korrupsion.

    Kështu raportoi të mërkurën media shtetërore Anadolu dhe media të tjera, mes një goditjeje ndaj opozitës dhe kryetarit të burgosur të qytetit Ekrem Imamoglu.

    Imamoglu, rivali kryesor politik i Presidentit Tayyip Erdogan, i cili e udhëheq atë në sondazhe, u burgos në mars në pritje të gjyqit për akuza për korrupsion. Ai përballet gjithashtu me akuza për ndihmë ndaj një grupi terrorist.

    Kryebashkiaku i ka mohuar të gjitha akuzat dhe arrestimi i tij shkaktoi protestat më të mëdha në një dekadë, trazira ekonomike dhe akuza për një gjyqësor të politizuar. Qeveria i hedh poshtë këto pretendime dhe thotë se gjyqësori është i pavarur, raporton Reuter.

    Transmetuesi NTV tha se 34 nga 52 personat e ndaluar gjatë fundjavës nën hetim u liruan me kufizime gjyqësore.

    Mediat turke kishin raportuar të shtunën se autoritetet arrestuan dhjetëra punonjës të bashkisë së Stambollit si pjesë e hetimeve ligjore të përqendruara rreth Imamoglut, duke zgjeruar një goditje ndaj opozitës kryesore që filloi në fund të vitit të kaluar.

    Të ndaluarit përfshinin sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, shefin e stafit të Imamoglu-t, kryetarin dhe zëvendëskryetarin e administratës së ujit dhe kanalizimeve të bashkisë (ISKI), si dhe një drejtues departamenti në ISKI.

     

  • Tronditje para finales së Kupës së Mbretit, Real Madrid dhe Barcelona përballen mes tensioneve

    Tronditje para finales së Kupës së Mbretit, Real Madrid dhe Barcelona përballen mes tensioneve

    Duhej të ishte një kulm futbolli, me gjithë botën që priste me padurim El Klasikon e Spanjës, por këtë herë finalja e Kupës së Mbretit midis Real Madridit dhe Barcelonës nisi me tension.
    Real Madrid anuloi konferencën për shtyp dhe seancën stërvitore në prag të finales. Shkaku ishte konferenca dramatike për shtyp e mbajtur nga arbitri kryesor De Burgos Bengoeçea dhe gjyqtari i VAR-it, ku De Burgos u përlot duke folur për presionin ndaj arbitrave, përfshirë edhe sulmet që kanë prekur familjet e tyre.
    Televizioni i klubit të Real Madridit kishte transmetuar një video me gabimet e pretenduara të De Burgos Bengoeçeas ndaj madrilenëve, duke nxitur edhe më shumë tension. Për pasojë, Reali kërkoi madje edhe ndërrimin e arbitrave.
    Pavarësisht kësaj situate, finalja do të luhet sot në orën 22:00 në Sevilje. Barcelona nuk pati probleme dhe vijoi me stërvitjen dhe udhëtimin normal drejt finales.
    Katalanasit, megjithëse pa sulmuesin kryesor Robert Lewandowski për shkak dëmtimi, do të mbështeten te tridenti Lamin Jamal-Raphinha-Ferran Torres dhe Dani Olmo. Trajneri Hansi Flick shprehu optimizëm, duke theksuar se do të japin maksimumin për të nisur serinë e trofeve këtë sezon.
    Në kampin madrilen, Kilian Mbappe pritet të luajë, ndërsa mungesat e Kamavingas, Alabas, Militãos dhe Carvajalit pritet të peshojnë. Barcelona, që ka fituar Kupën 31 herë, shihet si favorite, ndërsa Real Madrid numëron 20 trofe.
    Dy përballjet e këtij sezoni mes tyre i ka fituar Barcelona: 4-0 në “Bernabeu” në La Liga dhe 5-2 në finalen e Superkupës.

  • Finalja e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit, zyrtarizohet gjyqtari

    Finalja e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit, zyrtarizohet gjyqtari

    Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar emrin e gjyqtarit që do të drejtojë finalen e Kupës së Mbretit, që do të zhvillohet të shtunën, më 26 prill, mes Barcelonës dhe Real Madridit. Ricardo de Burgos Bengoetxea do të jetë arbitri kryesor i takimit, ndërsa në dhomën e VAR-it do të asistojë Pablo Gonzalez Fuertes.
    Edhe pse fillimisht favorit për këtë ndeshje ishte gjyqtari Soto Grado, ai humbi terren në javët e fundit, duke i hapur rrugën De Burgos Bengoetxea-s që të marrë drejtimin e një prej ndeshjeve më të mëdha të sezonit.
    Kjo do të jetë finalja e parë e Kupës së Mbretit për De Burgos Bengoetxea, por jo hera e parë që ai gjykon një “El Clasico”. Ai ka arbitruar më parë dy finale të Superkupës së Spanjës mes këtyre dy skuadrave. Në vitin 2018, kur Superkupa luhej me dy ndeshje, Real Madridi mposhti Barcelonën 3-1. Ndërsa në finalen e vitit 2023, në formatin aktual, Barcelona triumfoi me të njëjtin rezultat, 3-1 ndaj Realit.
    Statistikat e drejtimit të ndeshjeve nga De Burgos tregojnë një bilanc pozitiv për Barcelonën, e cila nën arbitrazhin e tij ka regjistruar 25 fitore, një barazim dhe pesë humbje. Ndërkohë, Real Madridi ka arritur 16 fitore, katër barazime dhe po aq humbje – pesë.
    Finalja pritet me interes të madh, ndërsa vendimet e arbitrit do të jenë si gjithmonë nën vëzhgim të rreptë në një sfidë me kaq peshë.