Tag: burgje

  • “Të pafajshmit në burgje, kriminelët e lirë”/ “Ligjet”, reagon ashpër Blushi: Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por…

    “Të pafajshmit në burgje, kriminelët e lirë”/ “Ligjet”, reagon ashpër Blushi: Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por…

    Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka folur në Komisionin e Ligjeve, ku po raportonte Prokuroi i Përgjithshëm, OIsi Çela. Në fjalën e tij, Blushi ka akuzuar sistemin e drejtësisë, që sipas tij, i kanë mbushur burgjet me të pafajshëm, pasi dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për një maune me drogë.
    Tedi Blushi:
    Paraburgimi është një nga padrejtësitë më të mëdha. Mbipopullimi i burgjeve, dëshmi e shtetit represiv dhe policor të Edi Ramës. Gati 2/3 e qytetarëve në burgje janë të paraburgosur dhe 1/3 e tyre janë pa akuzë. Gati 3 herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.
    Sot burgjet janë mbushur me të pafajshëm, ndërsa kriminelët janë të lirë. Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për 1 maune me drogë. Sot dënohesh për një kotec pa leje por jo për një kullë pa leje.
    Kërkesat e Prokurorise për arrest me burg po shkatërrojnë jetë njerëzish. Vullneti juaj për të kërkuar arrest me burg për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ka çuar në vetëvrasje brenda burgjeve. Kanë humbur jetën në burg për 35 mijë lekë të vjetra të papaguara për OSSHE. A ndiheni fajtor Z. Kryeprokuror që i keni shërbyer instalimit të një regjimi represiv që është i ashpër me të dobtit dhe i butë me të fortit.

  • Të burgosur nga Belgjika së shpejti në burgjet e Kosovës?

    Të burgosur nga Belgjika së shpejti në burgjet e Kosovës?

    Foto ilustruese

    BELGJIKË- Nisur nga mungesa vendeve në burgjet belge, qeveria në Bruksel do të strehojë disa të burgosur në burgjet e Kosovës. Sipas agjencisë belge të lajmeve, Belga, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose të ndërtimit të një burgu në Kosovë për të vendosur atje personat e dënuar ose persona pa leje qendrimi në Belgjikë.
    Kosova ka një marrëveshje të ngjashme me Danimarkën. Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, si dhe ministrja e Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, së fundi udhëtuan në Kosovë për të zhvilluar bisedime lidhur me këtë.
    Një ligj i ri për shkak të mungesës së vende në burgje
    Burgjet e mbushura në limitet e kapaciteteve të tyre janë kthyer në problem për Belgjikën. Këtë verë hyri në fuqi një ligj i ri, në bazë të të cilit në aktgjykimet për dënimin me burg duhet të argumentohet me saktësi se përse është domosdoshmërisht i nevojshëm dënimi me burg. Në Belgjikë mungojnë aktualisht rreth 2000 vende në burgje.
    Në vitin 2014 Belgjika u dënua nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të kushteve jodinjitoze në burgje dhe vazhdimisht pas kësaj ky vend është kritikuar nga Këshilli i Europës. Kosova dëshiron mbështetje nga Belgjika në rrugën e saj të afrimit me BE-në si një vend i mundshëm kandidat për antarësim, vë në dukje agjencia e lajmeve Belga./DW

  • “Drejtësia ka bërë një sy të verbër dhe një vesh shurdh për vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

    “Drejtësia ka bërë një sy të verbër dhe një vesh shurdh për vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

    Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita Jonë” në A2 CNN me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin, gazetari tha se në Shqipëri drejtësia duke bërë veshin e shurdhër është pranuar si normalitet. Sipas tij kjo është e dukshme, pasi njerëz që nuk punojnë bëjnë jetë luksi.
    “Ky nuk është informacion i ri qoftë për publikun, qoftë për mediat që personazhe të botës së krimit dhe shoubizit dhe në Shqipëri. Kjo është e dukshme. Shohim njerëz që nuk punojnë dhe bëjnë jetë luksi. Është informacion që dihej, thjesht që drejtësia duke bërë veshin e shurdhër është pranuar si normalitet sa kur drejtësia filloi të bënte punën, ne u habitëm”, tha ai A2 CNN.
    Gazetari theksoi se drejtësia i ka emra, por ka vendosur të publikojë vetëm inicialet duke ngritur spekulimet tek njerëzit.
    “Sa kohë ka vendosur që drejtësia t’i publikojë me iniciale për njerëzit mbetet spekulim. Drejtësia i ka emrat. Institucionet e drejtësisë hedhin shashkën dhe secili shpërndan informacion të rremë për të anashkaluar. Të vjen keq se një publik po manipulohet e mashtrohet”, tha ai në A2 CNN.
    Rasti i Leart Haxhiut, por edhe dyshimet se modele të tjera mund të jenë futur në takime speciale, në shkelje të protokolleve dhe sigurisë në burgje, bëri që në korrik të këtij vitit të kryhet verifikimi në disa institucione.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nisi një verifikim të brendshëm në të gjitha burgjet e vendit në lidhje me zbatimin e rregullave për takimet speciale.

  • Aferë 6.2 milionë euro? KPP anulon tenderin e AKSHI-t për sigurinë e burgjeve

    Aferë 6.2 milionë euro? KPP anulon tenderin e AKSHI-t për sigurinë e burgjeve

    Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka urdhëruar anulimin dhe rishpalljen e tenderit prej 6.2 milionë eurosh të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ky tender, që synonte mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë në burgje, u anulua pasi KPP-ja konstatoi shkelje ligjore në procedurë, duke mos argumentuar ndarjen e kontratës në një lot të vetëm. Vendimi vjen pas akuzave të forta për mungesë transparence dhe favorizim të kompanive fituese.
    Mungesa e transparencës dhe dështimi i sigurisë
    Vendimi i KPP-së erdhi pas ankesës së kompanisë AEES sh.p.k., e cila denoncoi se tenderi ishte hartuar me kritere përjashtuese. Sipas AEES, kërkesa për certifikata specifike nga prodhuesit si Smiths Detection dhe VMS favorizonte në mënyrë të qartë kompanitë Advanced Business Solutions e Gerond Meçes dhe AlbaScan e Elton Jorgjit. Këto kompani prej kohësh kontrollojnë segmentet kyçe të pajisjeve të sigurisë në burgje, pavarësisht dështimeve të tyre të shumta.
    Dyshimet për favorizim shtohen nga ngjarjet tragjike të ndodhura në burgjet e Shqipërisë. Në dhjetor 2023, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj arriti të futej me armë në burgun e Peqinit dhe të vriste një person, pasi kamerat dhe skanerët e menaxhuar nga AlbaScan nuk funksiononin. Pak javë më vonë, një tjetër tentativë arratisjeje në burgun e Fierit tregoi sërish të njëjtin problem: kamera të fikura, alarme jashtë funksionit dhe mungesë kontrolli.
    A do të ketë konkurrencë të vërtetë?
    Anulimi i tenderit dhe kërkesa për ndarjen e tij në lote synojnë të garantojnë konkurrencë të barabartë dhe të shmangin situatat e mëparshme, ku dështimet në siguri vijuan pavarësisht ndryshimit të drejtorëve të burgjeve.
    Megjithatë, pyetja mbetet: A do të garantojë ky vendim i KPP-së një garë të ndershme, apo do të shohim sërish të njëjtët fitues të paracaktuar të marrin kontratat milionëshe, duke rrezikuar sërish sigurinë e burgjeve?

  • Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”?

    Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”?

    Në vitin 2017, kompania “Albascan” raportonte një xhiro të përgjithshme prej vetëm 50 mijë eurosh në vit. Sot, ajo arkëton mesatarisht 1.8 milionë euro në muaj nga Thesari i Shtetit, duke u shndërruar në një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike. Kjo ngjitje rrufe ka ngritur dyshime të forta për lidhje klienteliste dhe tendera të paracaktuar.
    Nga shitje qesharake tek milionat
    “Albascan” u krijua në shkurt 2017 nga Sokol Cane dhe Etmira Dashi, me aksione të barabarta. Për dy vite mbeti një biznes pa ndikim.
    Në janar 2019, kompania u ble për 150 mijë lekë nga vëllezërit 
    Elton dhe Elision Jorgji. Vetëm një vit më vonë, xhiroja u katërfishua, duke arritur në 110 milionë lekë. Pas kësaj, çdo vit shifrat e rritjes u shumëfishuan në progresion gjeometrik.
    Aleanca me kompaninë e pushtetit
    OSekreti i suksesit të “Albascan” lidhet me partneritetin e saj me Advanced Business Solutions (ABS) të Gerond Meçes, një kompani e akuzuar nga opozita si e lidhur me njerëz shumë të afërt të Kryeministrit.
    Dy kompanitë kanë fituar bashkë disa tenderë strategjikë:
    6 milionë euro për sigurinë në burgje,
    16 milionë euro për laboratorët “smart” në shkolla,
    kontrata të tjera për sisteme kamerash dhe pajisje skanimi.
    Ky binom Albascan – ABS është kthyer në “paketë të preferuar” të AKSHI-t dhe institucioneve publike.
    Tenderi antidron emergjencë apo skemë?
    Së fundmi, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shpallur një tender me vlerë 207.6 milionë lekë (2.1 milionë euro) për ndërtimin e një sistemi antidron në të gjitha burgjet e Shqipërisë. Sipas qeverisë, dronët po përdoren nga grupe kriminale për kontrabandë, survejim dhe arratisje.
    Por burime brenda administratës theksojnë se tenderi është paracaktuar për “Albascan”, duke i dhënë kompanisë së vëllezërve Jorgji një tjetër kontratë milionëshe.
    Faturën e paguajnë qytetarët
    Përvoja e deritanishme tregon se sistemet e instaluara shpesh nuk funksionojnë siç duhet. Kur kamerat apo skanerët dështojnë, gardianët marrin fajin, ndërsa kompanitë përfitojnë miliona euro pa asnjë penalitet real.
    Në vend që të garantohen burgje më të sigurta, qeveria ka prodhuar një industri të tërë kontratash të dyshimta, ku përfituesit janë gjithmonë të njëjtët. Paratë publike avullojnë, siguria mbetet iluzion.
    /Publik Media/

  • Vendimi i Anglisë: Kriminalët e huaj do të dëbohen menjëherë pas dënimit

    Vendimi i Anglisë: Kriminalët e huaj do të dëbohen menjëherë pas dënimit

    Shtetasit e huaj të dënuar për vepra penale do të dëbohen nga Anglia dhe Uellsi menjëherë pas shpalljes së dënimit, sipas planeve të shpallura nga qeveria e Sir Keir Starmer, e cila kërkon të tregojë një qëndrim të fortë ndaj sigurisë kufitare.
    Ky plan do t’i lejojë qeverisë të dëbojë një të burgosur sapo të ketë vuajtur 30% të dënimit, nga 50% sa është aktualisht.
    Ky prag do të hiqet plotësisht tani, njoftoi Ministria e Brendshme të dielën, duke mundësuar që dëbimi të bëhet sa më shpejt pas përfundimit të vendimit për dënim. Ministrat thanë se kjo masë do të zvogëlojë mbipopullimin në burgje, do të ulë kostot dhe do të parandalojë përsëritjen e krimeve në Mbretërinë e Bashkuar.
    Politika kërkon miratimin e një ligji të ri në parlament në kohën e duhur, ku ligji i propozuar do të zbatohet si për të dënuarit aktualë, ashtu edhe për ata që do të dënohen në të ardhmen, tha qeveria.
    Starmer ka kërkuar muajt e fundit të tregojë një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit dhe krimeve të kryera nga të huajt, duke u përpjekur të shmangë kërcënimin elektoral nga partia populiste Reform UK e Nigel Farage.
    Farage ka premtuar të dëbojë më shumë se 10 mijë kriminelë të huaj nëse partia e tij vjen në pushtet, si dhe të zgjerojë ndjeshëm kapacitetin e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar duke ndërtuar ambiente të reja dhe duke marrë me qira hapësira në burgje jashtë vendit, në vende si El Salvador.
    Masat e shpallura nga qeveria nuk do të zbatohen për të dënuarit me dënim të përjetshëm, përfshirë ata të dënuar për vrasje ose krime lidhur me terrorizmin, kështu që individët që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare apo interesat britanike do të mbeten në Mbretërinë e Bashkuar.
    “Shtetasit e huaj përbëjnë rreth 12% të popullsisë së burgjeve në Angli dhe Uells, me shqiptarët që janë grupi më i madh i të huajve në burgjet britanike. Kostoja mesatare vjetore për një vend në burg është 54  paund, sipas shifrave zyrtare”, shkruan Financial Times.
    Të dhënat e qeverisë tregojnë se që nga korriku 2024 janë dëbuar 5 mijë e 200 të burgosur të huaj, një rritje prej 14% krahasuar me 12 muajt e mëparshëm. Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar gjithashtu 5 milion paund për të vendosur staf specialist në pothuajse 80 burgje me qëllim përshpejtimin e dëbimeve.

  • “Muret që nuk ndalin krimin”, si burgje hapin dyert për VIP-at e nëntokës dhe vajzat e ‘shërbimeve të veçanta”…

    “Muret që nuk ndalin krimin”, si burgje hapin dyert për VIP-at e nëntokës dhe vajzat e ‘shërbimeve të veçanta”…

    Korrupsion i pastër i ka cilësuar avokatja Sonila Velo takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve. E ftuar dje në një media, ajo tha se ligji lejon vetëm takim me bashkëshortët. “Problematikat në burgjet tona dihen. Për mua këto takime janë korrupsion i pastër, nuk kemi të bëjmë me një gabim njerëzor. Pagesa të larta që paguhen për këta persona. nuk lejohen, takimet duhet të bëhen vetemë për bashkëshortët dhe janë të lejuara për burgun e meshkujve, që kanë një certifikatë martese. Janë lejuar deri diku edhe për bashkëjetuesit. Nuk mendoj se nuk është një rast, ky mund të jetë i vetmi që është bërë publik”, tha ajo. Lidhur me futjen e sendeve të paligjshme në burgje, ajo tha se futen kundrejt pagesave që bëhen nga të burgosurit. Dihet që eksponentët e krimit e kanë të thjeshtë që të paguajnë dhe të marrin një celularë. Me pagesë mund të marr çdo gjë edhe atje brenda qelisë”, tha ajo. Ndërkohë avokati Edmond Petraj tha se sendet e paligjshme në burgje nuk mund të hyjnë pa një ndihmë nga brenda burgut. “Ka personazhe që hyjnë në burgje dhe krijohen situata të tilla.
    Duhet që të ketë një dokument që është bashkëjetuesja, apo bashkëshortja pra këtë parashikon ligji, pastaj për të tjerat duhet parë nga ministria e Drejtësisë që të krijohen lehtësira për partnerët që duan që të takojnë bashkëshortët e tyre. Sendet që lejohen në burgje janë të përcaktuara dhe të afishuara ca lejohet dhe çfarë nuk lejohet. që të hyj një celularë brenda pa asnjë lloj ndihme nuk bëhet. Sa i përket pjesës së orendive që ata i blejnë vet nëpërmjet sistemeve online. Komunikimet elektronike brenda janë të ndaluara. Ka një telefon ku mund të telefonosh me numra të përzgjedhur, me familjarët dhe avokatin”, tha ai.  Teksa u ndal tek mandati i prokurorëve të SPAK, Petraj deklaroi se nuk duhet që të ketë rikandidim. “Ligji e ndalon të rikandidojë, pra nuk duhet që të ketë përsëritje të mandatit. Kreu i SPAK e ka 3 vjeçar mandatin me të drejtë konkurrimi. Prokurorët e kanë 9 vite dhe nuk ripërsëritet dhe se besoj se do të ketë marrëveshje politike dhe ligji e parashikon se ka hapësira. Një prokuror mund të kalojë me funksion delegues deri sa të përfundojë disa dosje që i ka në proces. Pra mund të bëhet emërimi i përkohshëm. Nëse ai ka 7 dosje dhe ai do ti lërë në mes sepse mbaron mandati atëherë kalojmë në një ngërç. Duke qenë se i është vendosur afati 9 vite të mbarojnë atë mandat dhe të ikin”, nënvizoi Petraj dje në një media.

  • Prapaskenat e vizitave ‘VIP’ në burgje/Avokati zbulon detajet e forta: Marrin ndihmë nga brenda për futjen e telefonave

    Prapaskenat e vizitave ‘VIP’ në burgje/Avokati zbulon detajet e forta: Marrin ndihmë nga brenda për futjen e telefonave

    Avokati Edmond Petraj tha se sendet e paligjshme në burgje nuk mund të hyjnë pa një ndihmë nga brenda burgut.

    ‘Ka personazhe që hyjnë në burgje dhe krijohen situata të tilla. Duhet që të ketë një dokument që është bashkëjetuesja, apo bashkëshortja pra këtë parashikon ligji, pastaj për të tjerat duhet parë nga ministria e Drejtësisë që të krijohen lehtësira për partnerët që duan që të takojnë bashkëshortët e tyre.
    Sendet që lejohen në burgje janë të përcaktuara dhe të afishuara ca lejohet dhe çfarë nuk lejohet. që të hyj një celularë brenda pa asnjë lloj ndihme nuk bëhet. Sa i përket pjesës së orendive që ata i blejnë vet nëpërmjet sistemeve online. Komunikimet elektronike brenda janë të ndaluara. Ka një telefon ku mund të telefonosh me numra të përzgjedhur, me familjarët dhe avokatin’, tha ai.
    Teksa u ndal tek mandati i prokurorëve të SPAK, Petraj deklaroi se nuk duhet që të ketë rikandidim.
    ‘Ligji e ndalon të rikandidojë, pra nuk duhet që të ketë përsëritje të mandatit. Kreu i SPAK e ka 3 vjeçar mandatin me të drejtë konkurrimi. Prokurorët e kanë 9 vite dhe nuk ripërsëritet dhe se besoj se do të ketë marrëveshje politike dhe ligji e parashikon se ka hapësira. Një prokuror mund të kalojë me funksion delegues deri sa të përfundojë disa dosje që i ka në proces. Pra mund të bëhet emërimi i përkohshëm. Nëse ai ka 7 dosje dhe ai do ti lërë në mes sepse mbaron mandati atëherë kalojmë në një ngërç. Duke qenë se i është vendosur afati 9 vite të mbarojnë atë mandat dhe të ikin’, tha ai.
     
  • Eksperti i sigurisë nxjerr shifrat: 1500 euro për të futur një celular në burg

    Eksperti i sigurisë nxjerr shifrat: 1500 euro për të futur një celular në burg

    Eksperti i sigurisë Get Metani ka deklaruar në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus se futja e celularëve në burgje është kthyer në një skemë korrupsioni të mirëorganizuar.

    Sipas Metanit, për të futur një telefon në burg, pagesa mund të arrijë deri në 1500 euro.
    Ai theksoi se ekzistojnë shumë mënyra për të kaluar pajisjet e ndaluara në qelitë e të dënuarve, duke fajësuar për këtë situatë shërbimin e kontrollit të brendshëm në sistemin penitenciar.

    Pjesë nga biseda:

    Metani: Çedon sistemi, ka korrupsion. Deri 1500 euro shkon të futësh telefonin. Gjenden mënyra.
    Borakaj: Ku i fusin?
    Metani: Në elektroshtëpiake, kudo. Ka shërbim të kontrollit të brendshëm të burgje, jo funksional. Emërimet janë nga partitë. Siç dua të dal edhe tek drejtori, drejtorin e vendosin ministrat, vjen nga administrata. Ka drejtues që janë edhe kryetar të partive.
    /vizionplus.tv

  • Spahiu: Në Shqipëri ka të dënuar që kanë më shumë lekë se buxheti vjetor i burgjeve

    Spahiu: Në Shqipëri ka të dënuar që kanë më shumë lekë se buxheti vjetor i burgjeve

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në Shqipëri, ka të burgosur që kanë më shumë lekë, se buxheti vjetor i burgjeve.
    I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv, ku u diskutua lidhur me kontrollet blitz në burgje për mjetet e paligjshme në qeli, sigurinë dhe takimet speciale, ai tha se problem sot në burgje është futja e telefonave dhe e sendeve të tjera të paligjshme.
    ‘Ndodh që 99% e publikut se dinë se kush janë realisht kushtet në burgje. Sot në Shqipëri nuk i kanë prioritet burgjet. Ne vijmë nga zgjedhjet dhe s’kemi parë asnjë parti që të flas për burgjet se cili është buxheti dhe nëse duhet që të investohet në to. Publiku nuk është koshient se sa është kosto për të mirëmbajtur paraburgimin ose burgjet në Shqipëri. Sot ke të burgosur në Shqipëri që kanë të ardhura më shumë se buxheti vjetor i burgjeve në Shqipëri.
    Por a është sot problem takimi i një të burgosuri nga një vajzë e shoëbizit. Nëse ajo me vullnetin e saj shkon ta takojë dhe të bëjë edhe marrëdhënie intime me të, s’ka asgjë, pro nëse kemi korruptim ai është problem tjetër, si për futjen e telefonave apo të tjera sende këtu funksionon ligji pastaj. Por, Drejtoria e Burgjeve i konsideron të barabartë të burgosurit për vizita?’, tha ai.