Katër gazetarë rusë janë dënuar nga një gjykatë në Moskë me nga 5 vjet e gjysmë burgim secili për lidhje me Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëheqësit opozitar të ndjerë, Aleksei Navalnyt.Autoritetet ruse e kanë shpallur këtë Fondacion “organizatë ekstremiste”. Gazetarët, Antonina Favorskaya, Sergei Karelin, Konstantin Gabov dhe Artyom Kriger, u shpallën fajtorë pas një gjykimi të mbyllur për publikun, për kontributet e tyre në kanale në YouTube të lidhura me FBK-në përpara se ajo të ndalohej në vitin 2021.
Gjykata më 15 prill ua ndaloi gjithashtu të pandehurve të punojnë si gazetarë për tre vjet pas lirimit të tyre nga burgu.Pas shpalljes së vendimit dhe dënimeve, mbështetësit e gazetarëve filluan të duartrokasin dhe të thërrasin: “Jeni më të mirët!”
Kriger u tha mbështetësve të tij se “gjithçka do të jetë në rregull, mos u shqetësoni, herët apo më vonë e gjitha kjo do të përfundojë. Ata që më dënuan mua, me siguri do të dënohen vetë”.
Të katër gazetarët kanë mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tyre.
Çfarë ndodhi me ndjekësit e Navalnyt?
Gjykimi, i cili filloi në fillim të tetorit të vitit 2024, u mbajt prapa dyerve të mbyllura, ndërsa mbështetësve dhe gazetarëve iu lejua të marrin pjesë vetëm në shpalljen e vendimit dhe dënimeve.
Favorskaya dhe Kriger janë reporterë për median e pavarur SOTAVision, e cila vetë është etiketuar si një “agjent i huaj” nga qeveria ruse.
“Gazetaria e pavarur barazohet me ekstremizëm”
Gabov dhe Karelin janë gazetarë të pavarur që kanë kontribuar për organizata të mëdha ndërkombëtare të medias, përfshirë Reuters dhe Associated Press. Gabov gjithashtu ka kontribuar për shërbimin në gjuhën ruse të Radio Evropa e Lirë.
“Nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie politike dhe gjithmonë e kam konsideruar detyrën time si gazetar të shpreh objektivisht opinionet e njerëzve me pikëpamje të ndryshme për t’i ndihmuar ata të dëgjohen nga autoritetet”, tha Gabov në deklaratën e tij përfundimtare për gjykatën.
“Gazetaria e pavarur [në Rusi] barazohet me ekstremizëm”, shtoi ai.
Karelin theksoi në deklaratën e tij përfundimtare se kanali me të cilin akuzohet se ka bashkëpunuar nuk ishte shpallur ekstremist në kohën kur ai kontribuoi në të.
“Pendimi konsiderohet si një rrethanë lehtësuese. Janë kriminelët ata që duhet të pendohen për atë që kanë bërë. Por, unë jam në burg për punën time, për qëndrimin e ndershëm dhe të paanshëm ndaj gazetarisë, për dashurinë për familjen dhe vendin tim,” tha ai në një deklaratë të shkruar për gjykatën.
Prokuroria kishte kërkuar deri në gjashtë vjet burgim për secilin nga të pandehurit. Gjykimi ishte i mbyllur për publikun, me autoritetet që justifikuan këtë masë duke cituar paralajmërimet nga Qendra Ruse për Luftën kundër Ekstremizmit, e cila pretendonte se FBK-ja mund të përpiqej të ndërhynte në proces.
Dënimi është pjesë e një shtypjeje më të gjerë ndaj gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të mëparshëm të Navalnyt, i cili vdiq në burg në shkurt të vitit 2024 në rrethana të diskutueshme, ndërsa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim mbi akuza që gjerësisht konsiderohen të motivuara politikisht.
Vdekja e tij shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe intensifikoi vëmendjen ndaj trajtimit që Rusia u rezervon të burgosurve politikë dhe mediave të pavarura.
Organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë se dhjetëra gazetarë janë aktualisht të ndaluar në Rusi mbi akuza të ngjashme, ndërsa qeveria vazhdon të forcojë kontrollin ndaj zërave kritikë./ REL
Tag: burgim
-

Rusia dënon me burg katër gazetarë
-

Lidhje të pretenduara me Navalnyn, katër gazetarë rusë dënohen me burg
Katër gazetarë rusë janë dënuar nga një gjykatë në Moskë me nga 5 vjet e gjysmë burgim secili për lidhje me Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëheqësit opozitar të ndjerë, Aleksei Navalnyt.
Autoritetet ruse e kanë shpallur këtë Fondacion “organizatë ekstremiste”. Gazetarët, Antonina Favorskaya, Sergei Karelin, Konstantin Gabov dhe Artyom Kriger, u shpallën fajtorë pas një gjykimi të mbyllur për publikun, për kontributet e tyre në kanale në YouTube të lidhura me FBK-në përpara se ajo të ndalohej në vitin 2021.
Gjykata më 15 prill ua ndaloi gjithashtu të pandehurve të punojnë si gazetarë për tre vjet pas lirimit të tyre nga burgu.
Pas shpalljes së vendimit dhe dënimeve, mbështetësit e gazetarëve filluan të duartrokasin dhe të thërrasin: “Jeni më të mirët!”
Kriger u tha mbështetësve të tij se “gjithçka do të jetë në rregull, mos u shqetësoni, herët apo më vonë e gjitha kjo do të përfundojë. Ata që më dënuan mua, me siguri do të dënohen vetë”.
Të katër gazetarët kanë mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tyre.
Çfarë ndodhi me ndjekësit e Navalnyt?
Gjykimi, i cili filloi në fillim të tetorit të vitit 2024, u mbajt prapa dyerve të mbyllura, ndërsa mbështetësve dhe gazetarëve iu lejua të marrin pjesë vetëm në shpalljen e vendimit dhe dënimeve.
Favorskaya dhe Kriger janë reporterë për median e pavarur SOTAVision, e cila vetë është etiketuar si një “agjent i huaj” nga qeveria ruse.
“Gazetaria e pavarur barazohet me ekstremizëm”
Gabov dhe Karelin janë gazetarë të pavarur që kanë kontribuar për organizata të mëdha ndërkombëtare të medias, përfshirë Reuters dhe Associated Press. Gabov gjithashtu ka kontribuar për shërbimin në gjuhën ruse të Radio Evropa e Lirë.
“Nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie politike dhe gjithmonë e kam konsideruar detyrën time si gazetar të shpreh objektivisht opinionet e njerëzve me pikëpamje të ndryshme për t’i ndihmuar ata të dëgjohen nga autoritetet”, tha Gabov në deklaratën e tij përfundimtare për gjykatën.
“Gazetaria e pavarur [në Rusi] barazohet me ekstremizëm”, shtoi ai.
Karelin theksoi në deklaratën e tij përfundimtare se kanali me të cilin akuzohet se ka bashkëpunuar nuk ishte shpallur ekstremist në kohën kur ai kontribuoi në të.
“Pendimi konsiderohet si një rrethanë lehtësuese. Janë kriminelët ata që duhet të pendohen për atë që kanë bërë. Por, unë jam në burg për punën time, për qëndrimin e ndershëm dhe të paanshëm ndaj gazetarisë, për dashurinë për familjen dhe vendin tim,” tha ai në një deklaratë të shkruar për gjykatën.
Prokuroria kishte kërkuar deri në gjashtë vjet burgim për secilin nga të pandehurit. Gjykimi ishte i mbyllur për publikun, me autoritetet që justifikuan këtë masë duke cituar paralajmërimet nga Qendra Ruse për Luftën kundër Ekstremizmit, e cila pretendonte se FBK-ja mund të përpiqej të ndërhynte në proces.
Dënimi është pjesë e një shtypjeje më të gjerë ndaj gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të mëparshëm të Navalnyt, i cili vdiq në burg në shkurt të vitit 2024 në rrethana të diskutueshme, ndërsa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim mbi akuza që gjerësisht konsiderohen të motivuara politikisht.
Vdekja e tij shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe intensifikoi vëmendjen ndaj trajtimit që Rusia u rezervon të burgosurve politikë dhe mediave të pavarura.
Organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë se dhjetëra gazetarë janë aktualisht të ndaluar në Rusi mbi akuza të ngjashme, ndërsa qeveria vazhdon të forcojë kontrollin ndaj zërave kritikë./ RELTop Channel
-
Katër gazetarë rusë dënohen me burg për lidhje të pretenduara me Navalnyn
Katër gazetarë rusë janë dënuar nga një gjykatë në Moskë me nga 5 vjet e gjysmë burgim secili për lidhje me Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëheqësit opozitar të ndjerë, Aleksei Navalnyt. Autoritetet ruse e kanë shpallur këtë Fondacion “organizatë ekstremiste”.
Gazetarët —
Gjykimi, i cili filloi në fillim të tetorit të vitit 2024, u mbajt prapa dyerve të mbyllura, ndërsa mbështetësve dhe gazetarëve iu lejua të marrin pjesë vetëm në shpalljen e vendimit dhe dënimeve.Favorskaya dhe Kriger janë reporterë për median e pavarur SOTAVision, e cila vetë është etiketuar si një “agjent i huaj” nga qeveria ruse.
“Gazetaria e pavarur barazohet me ekstremizëm”
Gabov dhe Karelin janë gazetarë të pavarur që kanë kontribuar për organizata të mëdha ndërkombëtare të medias, përfshirë Reuters dhe Associated Press. Gabov gjithashtu ka kontribuar për shërbimin në gjuhën ruse të Radio Evropa e Lirë.
“Nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie politike dhe gjithmonë e kam konsideruar detyrën time si gazetar të shpreh objektivisht opinionet e njerëzve me pikëpamje të ndryshme për t’i ndihmuar ata të dëgjohen nga autoritetet”, tha Gabov në deklaratën e tij përfundimtare për gjykatën.
“Gazetaria e pavarur [në Rusi] barazohet me ekstremizëm”, shtoi ai.
Karelin theksoi në deklaratën e tij përfundimtare se kanali me të cilin akuzohet se ka bashkëpunuar nuk ishte shpallur ekstremist në kohën kur ai kontribuoi në të.
“Pendimi konsiderohet si një rrethanë lehtësuese. Janë kriminelët ata që duhet të pendohen për atë që kanë bërë. Por, unë jam në burg për punën time, për qëndrimin e ndershëm dhe të paanshëm ndaj gazetarisë, për dashurinë për familjen dhe vendin tim,” tha ai në një deklaratë të shkruar për gjykatën.
Prokuroria kishte kërkuar deri në gjashtë vjet burgim për secilin nga të pandehurit. Gjykimi ishte i mbyllur për publikun, me autoritetet që justifikuan këtë masë duke cituar paralajmërimet nga Qendra Ruse për Luftën kundër Ekstremizmit, e cila pretendonte se FBK-ja mund të përpiqej të ndërhynte në proces.
Antonina Favorskaya, Sergei Karelin, Konstantin Gabov dhe Artyom Kriger — u shpallën fajtorë pas një gjykimi të mbyllur për publikun, për kontributet e tyre në kanale në YouTube të lidhura me FBK-në përpara se ajo të ndalohej në vitin 2021.
Gjykata më 15 prill ua ndaloi gjithashtu të pandehurve të punojnë si gazetarë për tre vjet pas lirimit të tyre nga burgu.
Pas shpalljes së vendimit dhe dënimeve, mbështetësit e gazetarëve filluan të duartrokasin dhe të thërrasin: “Jeni më të mirët!”
Kriger u tha mbështetësve të tij se “gjithçka do të jetë në rregull, mos u shqetësoni, herët apo më vonë e gjitha kjo do të përfundojë. Ata që më dënuan mua, me siguri do të dënohen vetë”.
Të katër gazetarët kanë mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tyre.
Dënimi është pjesë e një shtypjeje më të gjerë ndaj gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të mëparshëm të Navalnyt, i cili vdiq në burg në shkurt të vitit 2024 në rrethana të diskutueshme, ndërsa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim mbi akuza që gjerësisht konsiderohen të motivuara politikisht.
Vdekja e tij shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe intensifikoi vëmendjen ndaj trajtimit që Rusia u rezervon të burgosurve politikë dhe mediave të pavarura.
Organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë se dhjetëra gazetarë janë aktualisht të ndaluar në Rusi mbi akuza të ngjashme, ndërsa qeveria vazhdon të forcojë kontrollin ndaj zërave kritikë./REL -

Kundërshtoi dënimin me burgim të përjetshëm/ Gjykata e Lartë rrëzon ankimin e Redjan Rrajës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e Redjan Rrajës, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Ai ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion e cila e dënoi me burgim të përjetshëm.
Rraja akuzohet si ekzekutor në atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj tek mbikalimi i Shkozetit.
Më 11 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit, Julian Meçaj në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, në të cilin udhëtonin prokurori Arian Ndoja, Aleksander Laho dhe shoferi Andi Maloku.
Si pasojë e të shtënave janë plagosur Arian Ndoja, dhe Aleksander Laho, ndërsa Andi Maloku ndërroi jetë.Top Channel
-

I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redian Rrajës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Redian Rrajës.
Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho alias Pellumb Muharremi i njohur si Rrumi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Si ndodhi atentati
Në nentor 2019 Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, në atë kohë shofer i prokurorit.
Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.
Pas breshërisë së plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. -

I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë kërkesën për Rekurs të paraqitur nga i pandehuri Redjan Rraja, kundër vendimit të datës 1.11.2022 të GJKKO.
Vendimi ka të bëjë me masën e sigurisë dhënë nga GJKKO.
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën, i akuzuar si ekzekutor në atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj tek mbikalimi i Shkozetit.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale ‘Vrasja e funksionarëve publikë’, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim”, thuhet në vendimin e gjykatës. -

Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i Besar Nimanit
Besar Nimani
GJERMANI- Vrasësi i Besar Nimanit dënohet me burgim të përjetshëm! Kështu ka vendosur një gjykatë në Gjermani duke e dënuar me burgim të përjetshëm Huseyin Akkurt, autori i vrasjes së boksierit shqiptar, Besar Nimani. Sipas Gjykatës së Bielefeldit, i akuzuari së bashku me një person tjetër e kishin planifikuar vrasjen e Nimanit, dhe e qëlluan atë me 16 plumba. Ndërsa, i dyshuari tjetër për vrasjen e Nimanit, është ende në arrati.
Po ashtu, edhe avokati mbrojtjës së familjes Nimani, kërkoi dënim me burg të përjetshëm. E njëjta kërkesë erdhi prej Prokurorisë së Qarkut.
Besar Nimani u vra teksa futej në një lokal në zonën ku ai jetonte në Gjermani. Ai parkoi mjetin tip “BMW” dhe pasi doli nga mjeti iu bë pritë nga një grup kurdësh më 9 mars të 2024. Autori i kësaj ngjarje është Huseyin Akkurt, në bashkëpunim me një person tjetër në arrati.
Po ashtu, gjatë gjyqit ndaj të akuzuarit, familja e Nimanit ishte betuar për hakmarrje, duke lënë të plagosur babanë dhe vëllanë e autorit. Për këtë, u vetëdorëzua në Polici, Azize Nimani, dhe vëllai i saj Berat Nimani. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë kundrejt 4 personave./ZËRI -

Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, autori dënohet me burgim të përjetshëm
Është dënuar me burgim të përjetshëm, Huseyin Akkurt, një nga autorët e vrasjes së boksierit shqiptar, Besar Nimani më 9 Mars 2024, në Bielefeld të Gjermanisë.
Gjykata Rajonale e Bielefeldit dha dënimin me burgim të përjetshëm për 34-vjeçarin, të shpallur fajtor për vrasjen e Nimanit.
Avokatët e Huseyin Akkurt deklaruan se vrasësi nuk është klienti i tyre, por një person tjetër, i cili është shpallur në kërkim dhe ndodhet në arrati.
Huseyin Akkurt akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër, kanë vrarë boksierin shqiptar, ndaj të cilit kanë qëlluar 15 herë me armë.
Gjyqi për këtë vrasje kishte nisur nga muaji Janar i këtij viti, ndërsa në Shkurt pas seancës gjyqësore kishte të shtëna me armë, ku mbetën të plagosur babai dhe vëllai i Huseyin Akkurt. -

Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i boksierit shqiptar Besar Nimani
Besar Nimani
GJERMANI- Vrasësi i Besar Nimanit dënohet me burgim të përjetshëm! Kështu ka vendosur një gjykatë në Gjermani duke e dënuar me burgim të përjetshëm Huseyin Akkurt, autori i vrasjes së boksierit shqiptar, Besar Nimani. Sipas Gjykatës së Bielefeldit, i akuzuari së bashku me një person tjetër e kishin planifikuar vrasjen e Nimanit, dhe e qëlluan atë me 16 plumba. Ndërsa, i dyshuari tjetër për vrasjen e Nimanit, është ende në arrati.
Po ashtu, edhe avokati mbrojtjës së familjes Nimani, kërkoi dënim me burg të përjetshëm. E njëjta kërkesë erdhi prej Prokurorisë së Qarkut.
Besar Nimani u vra teksa futej në një lokal në zonën ku ai jetonte në Gjermani. Ai parkoi mjetin tip “BMW” dhe pasi doli nga mjeti iu bë pritë nga një grup kurdësh më 9 mars të 2024. Autori i kësaj ngjarje është Huseyin Akkurt, në bashkëpunim me një person tjetër në arrati.
Po ashtu, gjatë gjyqit ndaj të akuzuarit, familja e Nimanit ishte betuar për hakmarrje, duke lënë të plagosur babanë dhe vëllanë e autorit. Për këtë, u vetëdorëzua në Polici, Azize Nimani, dhe vëllai i saj Berat Nimani. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë kundrejt 4 personave./ZËRI -

“Ankth dhe terror”/ Dhunë në familje dhe abuzim seksual, shqiptari me precedentë dënohet me 6,5 vite burgim!
Një shqiptar 51-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm, u arrestua nga policia italiane në Raguza për dhunë në familje dhe gjithashtu abuzim seksual dhe tani është dënuar me 6,5 vite burgim nga gjykata pas një procesi të përshpejtuar.
Ngjarja e pazakontë është zbuluar së fundmi, teksa bashkëshortja e tij kërkoi ndihmën e autoriteteve, pasi i dyshuari kryente akte të përsëritura keqtrajtimi në familje ndaj saj dhe vajzës së mitur.
“Në veçanti, gruaja, për shkak të sjelljes së ish-partnerit, të kryer në periudhën 2018-2023, jetonte në një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe terrori, e detyruar të ndryshonte rrënjësisht zakonet e saj të jetës, derisa raportoi faktet e rënda që kishte pësuar”, informon media italiane.
Ankesat e viktimës dhe aktiviteti hetimor i mëpasshëm i kryer nga policia, çuan në arrestimin e 51-vjeçarit me precedentë të shumtë penalë, ndaj të cilit u ngritën edhe dy akuza të rënda.
Pas një periudhe burgimi në arrest shtëpie, ai u dërgua në burgun e Raguzës për të vuajtur dënimin përfundimtar prej 6 vjet e 6 muaj burgim.