Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e tyre dhe si rregullohet pensioni?
Të ardhurat mujore të deputetëveTë ardhurat e deputetëve të Bundestagut përbëhen nga disa pjesë në Gjermani: Paga bazë rritet çdo vit më 1 korrik dhe aktualisht ajo është 11.227 euro në muaj, ose rreth 135.000 në vit.
Kjo është shuma bruto e pagesave bazë, kështu që nga kjo shumë paguhen taksat, sigurimi shëndetësor dhe pensionet… Varësisht nga statusi familjar dhe të ardhurat e tjera, një deputeti i mbetet në muaj rreth tetë mijë euro neto ose pak më shumë.
Por ka dhe pagesa të tjera për shpenzime shtesë, si për shembull për një zyrë në zonën zgjedhore të deputetit ose pagesa për një vendbanim në Berlin, ku ndodhet Bundestagu. Për këto shpenzime deputetët marrin një shumë shtesë – aktualisht 5.350 euro në muaj, ose 64.200 euro në vit.
Këto para nuk futen në tatime, ndërsa shuma e këtyre parave rritet çdo 1 janar, pra në fillim të vitit. Për deputetët nuk ka tarifa të posaçme për pjesëmarrje, apo pagesë ditore nëBundestag, siç është e zakonshme në shumë parlamente të tjera. Pra nuk ka meditje për pjesëmarrje në seanca.
Pagestat për pajisje dhe udhëtimePajisjet e zyrës, kontratat telefonike dhe pajisjet e punës, si rregull, paguhen nga fonde të tjera. Për pajisjet e zyrës, për telefona dhe pajisje të ngjashme, çdo deputet ka në dispozicion deri në 12.000 euro në vit. Për këto të ashtuquajtura “kosto materiale”, paratë paguhen vetëm me faturë, pra deputeti duhet të paraqesë faturat për shpenzimet.
Udhëtimi me trenat gjermanë është falas për deputetët, pavarësisht nëse ata udhëtojnë për arsye zyrtare apo për punë e biznes. Për udhëtimet me aeroplan duhet të dorëzohen faturat.
Pagesat për bashkëpunëtorëtÇdo deputet ka nevojë përbashkëpunëtorë. Për bashkëpunëtorët jepen fonde shtesë deri në 25.874 euro në muaj. Llogaritja kryhet direkt nga administrata e Bundestagut, kështu që deputeti nuk paguan personalisht pagat e punonjësve të tij ose të saj. Të afërmit, bashkëshortët, familjarët e tyre dhe ish-partnerët nuk mund të paguhen nga këto fonde, për shkaqe rreziku të keqpërdorimit.
Kur i mbledh në total, një deputet në Bundestagu kushton taksapaguesve të paktën gjysmë milioni euro në vit.
Të ardhura shtesëDisa deputetë fitojnë edhe më shumë se kaq. Grupet parlamentare mund të paguajnë nga fondet e tyre të ashtuquajturat pagesa funksionale. Kjo kompenson një ngarkesë pune më të madhe, për shembull, me një sekretar parlamentar. Shuma e këtyre pagesave përcaktohet nga vetë grupi parlamentar.
Deputetët lejohen gjithashtu të kryejnë të ashtuquajturat aktivitete dytësore. Nëse deputetët fitojnë të ardhura nga kjo, këto të ardhura duhet të deklarohen në mënyrë transparente – nëse aktiviteti paguhet më shumë se 1.000 euro në muaj.
Shpërblim për ndërprerje të punësKur mbaron mandati i tyre në Bundestag, deputetëve u paguhet një muaj pagesë për ndërprerje të punës, një e ashtuquajtur pagesë kalimtare, e barabartë me pagën bazë parlamentare, për çdo vit të kaluar në Bundestag – që mund të shkojë maksimalisht deri në 18 muaj.
Nga muaji i dytë pas përfundimit të mandatit të tyre, të gjitha të ardhurat e tjera – përfshirë ato nga burime private – përfshihen në pagesën kalimtare.
Ndërsa sa i përket pensioneve, ish-deputetët marrin pak më shumë se 1.000 euro pension për një mandat katërvjeçar. Por shumica e deputetëve kryejnë këtë punë në disa mandate, që do të thotë se edhe pensioni i tyre rritet për këtë shumë, varësisht nga mandatet./dw
Tag: bundestagu
-

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
-

Zgjedhja e kancelarit, Bundestagu mban sot raundin e dytë për konfirmimin e Merz
Do të mbahet sot nga Bundestagu gjerman raundi i dytë për zgjedhjen e Friedrich Merz si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë.
Gazeta gjermane “Bild” raporton se procesi do të fillojë në orën 16:15, ndërkohë që rreth orës 15:30, grupi parlamentar i bashkimit CDU/CSU pritet të dalë me një deklaratë.
Ndërkohë, procedurat e brendshme të partive janë duke u zhvilluar dhe kishte indikacione si nga grupi parlamentar CDU/CSU ashtu edhe nga AfD dhe Partia e Majtë se raundi i dytë do të zhvillohej sot.
Sipas “Bild” rizgjedhja kërkon pëlqimin e dy të tretave të partive parlamentare, dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD) fillimisht e hodhi poshtë propozimin për një votim të ri sonte, duke preferuar të mbante një seancë plenare nesër. Megjithatë, pak kohë më parë u raportua se më në fund mund të binte dakord për një votim të ri sonte.
“Po shqyrtojmë nëse mund të votojmë sonte për herë të dytë. Shpresoj që sonte të jemi në gjendje ta quajmë Friedrich Merz kancelar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristian Demokratike (CDU), Carsten Lienemann.
Në të njëjtën kohë, informacionet tregojnë se deputetëve të CDU/CSU u janë dërguar email-e që të qëndrojnë në gatishmëri për një rizgjedhje.
Ndërkohë, Merz është tërhequr në zyrën e tij me anëtarët e familjes, ndërsa rrethi i tij i ngushtë raporton se ai dëshiron që procesi zgjedhor të përsëritet sot.
-

Tarifat e Trump, gazi rus dhe Bundestagu i ri në fokus
FOTO ILUSTRUESE
BERLIN- Kjo javë në Gjermani e mbizotëroi debatin tarifat e parlajamëruara nga SHBA, tensioni politik nga Rusia dhe rifillimi i lojës politike në Berlin. Presidenti amerikan Donald Trump e nis prillin me tarifa të reja doganore prej 25% për importet e makinave. Dhe Gjermania preket më së shumti, sepse një e katërta e makinave në tregun amerikan vijnë nga prodhuesit gjermanë.
Shoqata e Industrisë së Automobilave ngriti alarmin: negociata të menjëhershme mes BE-së dhe SHBA-së, përndryshe pasojat mund të jenë të mëdha – me humbje që llogariten në mbi 8 miliardë euro në vit.
A do të hapet sërish Nord Stream 2?
Por ndërsa Trump trazon ekonominë, nga Moska vjen një tjetër lajm që ngjalli shumë debate: ministri i Jashtëm Sergej Lavrov hedh idenë që gazsjellësi i ndalur Nord Stream 2 mund të bëhet pjesë e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën. Disa politikanë konservatorë gjermanë u treguan entuziastë, ambientalistët në të kundërt të alarmuar, pasi nuk duan varësi nga gazi rus, sidomos kur ky burim energjie fosile i bën shumë dëm klimës.
Ndërkohë Gjermania vijon jetën paszgjedhore
Në këtë sfond, Bundestagu i ri mblidhet për herë të parë. Parlamenti është më i vogël në numër, por më i zhurmshëm – pasi partia e djathtë radikale AfD ka dyfishuar fuqinë. Kryetarja e re Julia Klöckner kërkon tone më të qeta në debat. Por në korridore, po zhvillohen negociatat finale mes SPD, CDU dhe CSU për formimin e qeverisë. Çfarë do të sjellë ky koalicion për katër vitet e ardhshme? Mbetet për t’u parë./DW