Tag: bundestag

  • Ahmetoviç: Serbia të zbatojë të drejtat e pakicës shqiptare

    Ahmetoviç: Serbia të zbatojë të drejtat e pakicës shqiptare

    Adis Ahmetović

    Deutsche Welle: Z. Ahmetović të premten ju mbajtët në Bundestag një fjalim me rastin e ditës përkujtimore të Srebrenicës. Ju jeni i prekur personalisht nga Lufta e Bosnjës, eshtrat e gjyshit tuaj u gjetën në një varr masiv dhe u identifikuan vetëm në vitin 2016. Si e përjetuat këtë debat?
    Adis Ahmetović: Jam shumë mirënjohës që në Bundestagun gjerman u zhvillua një debat i dakorduar për këtë ngjarje. Nuk përkujtuam vetëm 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, por për herë të parë edhe Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit për këtë krim. Vitin e kaluar, qeveria gjermane, në bashkëpunim me Ruandën, arriti të fitojë shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ta shpallur këtë ditë si ditë ndërkombëtare përkujtimore. Ky debat ishte i domosdoshëm. Edhe pas 30 vitesh ka ende aktorë politikë në Ballkanin Perëndimor – në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Beograd – që mohojnë gjenocidin, përpiqen të shtrembërojnë historinë dhe glorifikojnë kriminelë lufte si Ratko Mladić apo Radovan Karadžić. Kjo është e papranueshme. Kemi përgjegjësi – ndaj viktimave, familjarëve të tyre dhe gjithë rajonit.
    Srebrenica ishte një gjenocid në tokën evropiane. Çfarë mësimesh mund të nxirren nga kjo për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Kosovë?
    Adis Ahmetović: Ne duhet ta ndjekim nga afër dhe vazhdimisht situatën në Ballkanin Perëndimor. Politika për Ballkanin nuk mund të jetë çështje konjukturash – ajo duhet të jetë pjesë e përhershme e agjendës së politikës sonë të jashtme. Prandaj, unë ndjek rregullisht zhvillimet në rajon, në Shqipëri, Serbi dhe në Kosovë. Qëllimi ynë është stabiliteti në rajon. Për Kosovën, kjo do të thotë konkretisht: ne duam që ky vend të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur – nëse do të varej nga SPD, më mirë dje sesa nesër. Srebrenica na kujton çdo ditë, se Ballkani Perëndimor nuk është periferi, por pjesë qendrore e Evropës. Shumë njerëz nga Ballkani jetojnë sot në Gjermani, janë të integruar shumë mirë dhe janë shtetas gjermanë. Edhe kjo na obligon. Rajoni duhet të jetë pjesë përbërëse e politikave tona të jashtme dhe të sigurisë – dhe ky është realitet nën këtë qeveri, veçanërisht sa i përket Kosovës.
    Sipas informacioneve tona, në Bundestag ka pasur një përpjekje për të miratuar një rezolutë për Srebrenicën. Përse dështoi kjo nismë?
    Adis Ahmetović: Mund të them me siguri se sot kemi arritur ta përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjenocidit në Srebrenicë në një formë të denjë – me përmasa dhe në një kuadër që i përgjigjet seriozitetit të kësaj çështjeje. Unë mbajta një fjalim personalisht dhe vendosa lulen përkujtimore të Srebrenicës në jakën e xhaketës – si një shenjë të qartë solidariteti. Një shenjë tjetër e fortë ishte prania e dy të mbijetuarve të gjenocidit. Krahas ambasadorit të Bosnjës, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës, partneri im politik Faruk Ajeti – një diplomat që bën një punë të shkëlqyer këtu në Gjermani. Dua të theksoj gjithashtu: Grupi parlamentar i SPD-së në Bundestag ka miratuar një qëndrim të vetin për 30-vjetorin dhe për Ditën e Parë Ndërkombëtare të Përkujtimit për Srebrenicën – dhe këtë e ka bërë njëzëri. Kjo ishte vetëm pika e fillimit. Vitin tjetër vjen dita e dytë Ndërkombëtare e Përkujtimit – pastaj e treta, e katërta dhe ne do ta rrisim dhe do ta përmirësojmë angazhimin tonë.
    Përmendët Këshillin e Evropës. A ka ndonjë plan konkret për ta vendosur anëtarësimin e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave?
    Adis Ahmetović: Nuk mund të përmend një datë konkrete, sepse kjo do të ishte e papërgjegjshme. Por si zëdhënës për politikën e jashtme të grupit parlamentar të SPD-së – bashkë me kolegun tim Frank Schwabe – do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur kursin tonë. Ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. U zhgënjyem që kjo nuk u arrit në legjislaturën e kaluar, ndonëse kishte një momentum strategjik. Po të ishte ushtruar më shumë presion, ndoshta do të kishte ndodhur. Megjithatë, nuk duhet të dorëzohemi. Në jubileun e Këshillit të Evropës në Bundestag thashë qartë: Dëshira ime është që Kosova, kjo demokraci e re, të bëhet anëtare e plotë sa më shpejt – nëse do të varej nga ne të SPD-së, dje e jo nesër.
    Ndaj kujt duhej bërë më shumë presion vitin e kaluar?
    Adis Ahmetović: Qeveria gjermane do të duhej të kishte ushtruar më shumë presion mbi shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Disa vende ishin kundër. Por Gjermania ka tani më shumë peshë në Evropë – dhe ne duhet të veprojmë me vetëbesim, por edhe me përulësi. Si SPD do të kujdesemi që qeveria të jetë më aktive në këtë drejtim. Ministri i Jashtëm, z. Wadephul, është shprehur vetë se Kosova duhet të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Evropës. Ne do t’ia kujtojmë këtë premtim – dhe do ta gjykojmë në bazë të tij.
    Një tjetër garanci për paqe është anëtarësimi në BE. Shqipëria dhe Mali i Zi shpresojnë të bëhen anëtare deri në vitin 2030. A është kjo realiste? Dhe dëgjojmë të flitet për anëtarësim të asociiuar. Çfarë nënkuptojmë me këtë term?
    Adis Ahmetović: Një nga mësimet më të mëdha nga gjenocidi i Srebrenicës është: procesi i integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtare të BE-së duhet të marrë hov serioz. Nëse duam stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon, këto vende – përfshirë Kosovën – duhet të kenë një perspektivë reale, transparente dhe të sinqertë për anëtarësim. Dhe diçka tjetër: Anëtarësimi në NATO është po aq i rëndësishëm sa ai në BE. Të dyja nivelet – integrimi politik dhe siguria kolektive – janë të lidhura ngushtë. Pa siguri, nuk ka asgjë. Njerëzit nuk kanë ikur nga Ballkani në vitet ’90 për të kërkuar punë më të mirë. Ata ikën për shkak të luftës, përndjekjes, dëbimit dhe krimeve. Që kjo të mos ndodhë më kurrë, nevojitet një përfshirje e qëndrueshme në BE dhe NATO. Nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo. Por mund t’ju premtoj: si përfaqësues i SPD-së për politikën e jashtme, do të jap gjithçka që kjo perspektivë të bëhet reale. E vërteta është gjithashtu se shtetet vetë – Kosova, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. Përgjegjësia është e dyanshme.
    Parlamenti i Kosovës është i bllokuar aktualisht dhe nuk po arrin të fillojë punën. Sa e dëmshme është kjo për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian?
    Adis Ahmetović: Si socialdemokrat, jam në kontakt të ngushtë me qeverinë e Kosovës. Albin Kurti dhe partia e tij janë parti simotra me SPD-në – të dyja i përkasin krahut të majtë progresist. Ne kemi një interes të madh për një qeveri stabile në Kosovë, një parlament funksional dhe punë parlamentare të rregullt. Për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme që në Kosovë të rikthehet sa më shpejt stabiliteti politik. Nëse kjo arrihet dhe në vitet e ardhshme kemi një qeveri stabile – me një presidente shumë të vetëdijshme dhe përfaqësuese të shkëlqyer të kësaj demokracie të re –, siç është zonja Vjosa Osamani, atëherë çështje si anëtarësimi në Këshillin e Evropës, procesi i integrimit në BE dhe një anëtarësim i mundshëm në NATO duhet të jenë sërish në krye të agjendës. Këto çështje janë të ndërlidhura ngushtë. Dhe nëse të dyja palët – Kosova dhe BE-ja – bëjnë detyrat e tyre, unë jam i bindur se do të ketë një perspektivë shumë pozitive.
    Shqiptarët në Luginën e Preshevës ankohen për margjinalizim – dhe se janë të prekur nga pasivizimi sistematik i adresave të tyre. Këtë javë ju keni pritur në Bundestag një delegacion nga Lugina e Preshevës. Çfarë morët me vete nga ky takim?
    Adis Ahmetović: Do të jem shumë i sinqertë – dhe unë jam një politikan që flet hapur: Situata e pakicës shqiptare në Serbi deri më sot nuk ka pasur vëmendjen e duhur, as në Gjermani e as në Bashkimin Evropian. Ne nuk e kemi parë mjaftueshëm situatën. Prandaj jam shumë mirënjohës që ky delegacion bëri një rrugë kaq të gjatë për të ardhur në Bundestag. Kur them “rrugë e gjatë”, nuk e kam fjalën për kilometrat, por për këmbënguljen. Ata kanë kërkuar takime vazhdimisht – nuk ka qenë e lehtë të gjejnë dëgjues. Ka pasur shumë organizata të ndryshme që kanë avokuar për këtë çështje, ndër të tjera edhe një shkencëtare nga Institutit Max Planck në Göttingen, e cila më konaktoi e më tha: “Z. Ahmetović, duhet ta shikoni këtë çështje.” Dhe jam i lumtur që e bëra. Nuk e kisha të qartë sa serioze dhe problematike është situata në terren. Çfarë mësova nga ky takim? Ne duhet të sigurohemi që të drejtat e pakicave të vlejnë kudo. Sa i përket pakicës shqiptare në Serbi, ka tre marrëveshje për të cilat Serbia është zotuar. Ato përmbajnë detyrime të qarta për integrimin e shqiptarëve në administratë, gjyqësor, polici dhe në përfaqësimin politik. Këto marrëveshje duhet të zbatohen – sepse janë parakusht për perspektivën e Serbisë drejt BE-së.
    Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit shqiptarë nga Serbia e Jugut kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja. A e konsideroni këtë kërkesë legjitime?
    Adis Ahmetović: Pakica serbe në Kosovë ka të drejtë legjitime të kërkojë të drejtat e veta. Përse të mos vlejnë standardet që kërkon qeveria serbe për serbët në Kosovë edhe për shqiptarët në Serbi? Unë mendoj se këto standarde duhet të vlejnë për të gjitha pakicat – për pakicat në Serbi, si edhe për pakicat në Kosovë. Prandaj unë e gjej legjitime kërkesën e pakicës shqiptare në Serbi që të futet në agjendën e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës që moderon BE-ja. Unë e mora këtë kërkesë si detyrë për punën time dhe do ta adresoj./DW

  • “Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

    “Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

    Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut dhe kërkon mbrojtje të pakicave, kushte të qarta për Serbinë në rrugën drejt BE-së.

    Deutsche Welle: Z. Ahmetoviq, të premten ju mbajtët në Bundestag një fjalim me rastin e ditës përkujtimore të Srebrenicës. Ju jeni i prekur personalisht nga Lufta e Bosnjës, eshtrat e gjyshit tuaj u gjetën në një varr masiv dhe u identifikuan vetëm në vitin 2016. Si e përjetuat këtë debat?
    Adis Ahmetoviq: Jam shumë mirënjohës që në Bundestagun gjerman u zhvillua një debat i dakorduar për këtë ngjarje. Nuk përkujtuam vetëm 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, por për herë të parë edhe Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit për këtë krim. Vitin e kaluar, qeveria gjermane, në bashkëpunim me Ruandën, arriti të fitojë shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ta shpallur këtë ditë si ditë ndërkombëtare përkujtimore. Ky debat ishte i domosdoshëm. Edhe pas 30 vitesh ka ende aktorë politikë në Ballkanin Perëndimor – në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Beograd – që mohojnë gjenocidin, përpiqen të shtrembërojnë historinë dhe glorifikojnë kriminelë lufte si Ratko Mladić apo Radovan Karadžić. Kjo është e papranueshme. Kemi përgjegjësi – ndaj viktimave, familjarëve të tyre dhe gjithë rajonit.
    Srebrenica ishte një gjenocid në tokën evropiane. Çfarë mësimesh mund të nxirren nga kjo për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Kosovë?Ne duhet ta ndjekim nga afër dhe vazhdimisht situatën në Ballkanin Perëndimor. Politika për Ballkanin nuk mund të jetë çështje konjukturash – ajo duhet të jetë pjesë e përhershme e agjendës së politikës sonë të jashtme. Prandaj, unë ndjek rregullisht zhvillimet në rajon, në Shqipëri, Serbi dhe në Kosovë. Qëllimi ynë është stabiliteti në rajon. Për Kosovën, kjo do të thotë konkretisht: ne duam që ky vend të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur – nëse do të varej nga SPD, më mirë dje sesa nesër. Srebrenica na kujton çdo ditë, se Ballkani Perëndimor nuk është periferi, por pjesë qendrore e Evropës. Shumë njerëz nga Ballkani jetojnë sot në Gjermani, janë të integruar shumë mirë dhe janë shtetas gjermanë. Edhe kjo na obligon. Rajoni duhet të jetë pjesë përbërëse e politikave tona të jashtme dhe të sigurisë – dhe ky është realitet nën këtë qeveri, veçanërisht sa i përket Kosovës.
    Sipas informacioneve tona, në Bundestag ka pasur një përpjekje për të miratuar një rezolutë për Srebrenicën. Përse dështoi kjo nismë?
    Mund të them me siguri se sot kemi arritur ta përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjenocidit në Srebrenicë në një formë të denjë – me përmasa dhe në një kuadër që i përgjigjet seriozitetit të kësaj çështjeje. Unë mbajta një fjalim personalisht dhe vendosa lulen përkujtimore të Srebrenicës në jakën e xhaketës – si një shenjë të qartë solidariteti. Një shenjë tjetër e fortë ishte prania e dy të mbijetuarve të gjenocidit. Krahas ambasadorit të Bosnjës, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës, partneri im politik Faruk Ajeti – një diplomat që bën një punë të shkëlqyer këtu në Gjermani. Dua të theksoj gjithashtu: Grupi parlamentar i SPD-së në Bundestag ka miratuar një qëndrim të vetin për 30-vjetorin dhe për Ditën e Parë Ndërkombëtare të Përkujtimit për Srebrenicën – dhe këtë e ka bërë njëzëri. Kjo ishte vetëm pika e fillimit. Vitin tjetër vjen Dita e Dytë Ndërkombëtare e Përkujtimit – pastaj e treta, e katërta Dhe ne do ta rrisim dhe do ta përmirësojmë angazhimin tonë.
    Përmendët Këshillin e Evropës. A ka ndonjë plan konkret për ta vendosur anëtarësimin e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave?
    Nuk mund të përmend një datë konkrete, sepse kjo do të ishte e papërgjegjshme. Por si zëdhënës për politikën e jashtme të grupit parlamentar të SPD-së – bashkë me kolegun tim Frank Schwabe – do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur kursin tonë. Ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. U zhgënjyem që kjo nuk u arrit në legjislaturën e kaluar, ndonëse kishte një momentum strategjik. Po të ishte ushtruar më shumë presion, ndoshta do të kishte ndodhur. Megjithatë, nuk duhet të dorëzohemi. Në jubileun e Këshillit të Evropës në Bundestag thashë qartë: Dëshira ime është që Kosova, kjo demokraci e re, të bëhet anëtare e plotë sa më shpejt – nëse do të varej nga ne të SPD-së, dje e jo nesër.
    Ndaj kujt duhej bërë më shumë presion vitin e kaluar?
    Qeveria gjermane do të duhej të kishte ushtruar më shumë presion mbi shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Disa vende ishin kundër. Por Gjermania ka tani më shumë peshë në Evropë – dhe ne duhet të veprojmë me vetëbesim, por edhe me përulësi. Si SPD do të kujdesemi që qeveria të jetë më aktive në këtë drejtim. Ministri i Jashtëm, z. Wadephul, është shprehur vetë se Kosova duhet të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Evropës. Ne do t’ia kujtojmë këtë premtim – dhe do ta gjykojmë në bazë të tij.
    Një tjetër garanci për paqe është anëtarësimi në BE. Shqipëria dhe Mali i Zi shpresojnë të bëhen anëtare deri në vitin 2030. A është kjo realiste? Dhe dëgjojmë të flitet për anëtarësim të asociiuar. Çfarë nënkuptojmë me këtë term?
    Një nga mësimet më të mëdha nga gjenocidi i Srebrenicës është: procesi i integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtare të BE-së duhet të marrë hov serioz. Nëse duam stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon, këto vende – përfshirë Kosovën – duhet të kenë një perspektivë reale, transparente dhe të sinqertë për anëtarësim. Dhe diçka tjetër: Anëtarësimi në NATO është po aq i rëndësishëm sa ai në BE. Të dyja nivelet – integrimi politik dhe siguria kolektive – janë të lidhura ngushtë. Pa siguri, nuk ka asgjë. Njerëzit nuk kanë ikur nga Ballkani në vitet ’90 për të kërkuar punë më të mirë. Ata ikën për shkak të luftës, përndjekjes, dëbimit dhe krimeve. Që kjo të mos ndodhë më kurrë, nevojitet një përfshirje e qëndrueshme në BE dhe NATO. Nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo. Por mund t’ju premtoj: si përfaqësues i SPD-së për politikën e jashtme, do të jap gjithçka që kjo perspektivë të bëhet reale. E vërteta është gjithashtu se shtetet vetë – Kosova, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. Përgjegjësia është e dyanshme.
    Parlamenti i Kosovës është i bllokuar aktualisht dhe nuk po arrin të fillojë punën. Sa e dëmshme është kjo për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian?
    Si socialdemokrat, jam në kontakt të ngushtë me qeverinë e Kosovës. Albin Kurti dhe partia e tij janë parti simotra me SPD-në – të dyja i përkasin krahut të majtë progresist. Ne kemi një interes të madh për një qeveri stabile në Kosovë, një parlament funksional dhe punë parlamentare të rregullt. Për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme që në Kosovë të rikthehet sa më shpejt stabiliteti politik. Nëse kjo arrihet dhe në vitet e ardhshme kemi një qeveri stabile – me një presidente shumë të vetëdijshme dhe përfaqësuese të shkëlqyer të kësaj demokracie të re –, siç është zonja Vjosa Osamani, atëherë çështje si anëtarësimi në Këshillin e Evropës, procesi i integrimit në BE dhe një anëtarësim i mundshëm në NATO duhet të jenë sërish në krye të agjendës. Këto çështje janë të ndërlidhura ngushtë. Dhe nëse të dyja palët – Kosova dhe BE-ja – bëjnë detyrat e tyre, unë jam i bindur se do të ketë një perspektivë shumë pozitive.
    Shqiptarët në Luginën e Preshevës ankohen për margjinalizim – dhe se janë të prekur nga pasivizimi sistematik i adresave të tyre. Këtë javë ju keni pritur në Bundestag një delegacion nga Lugina e Preshevës. Çfarë morët me vete nga ky takim?
    Do të jem shumë i sinqertë – dhe unë jam një politikan që flet hapur: Situata e pakicës shqiptare në Serbi deri më sot nuk ka pasur vëmendjen e duhur, as në Gjermani e as në Bashkimin Evropian. Ne nuk e kemi parë mjaftueshëm situatën. Prandaj jam shumë mirënjohës që ky delegacion bëri një rrugë kaq të gjatë për të ardhur në Bundestag. Kur them “rrugë e gjatë”, nuk e kam fjalën për kilometrat, por për këmbënguljen. Ata kanë kërkuar takime vazhdimisht – nuk ka qenë e lehtë të gjejnë dëgjues. Ka pasur shumë organizata të ndryshme që kanë avokuar për këtë çështje, ndër të tjera edhe një shkencëtare nga Institutit Max Planck në Göttingen, e cila më konaktoi e më tha: “Z. Ahmetović, duhet ta shikoni këtë çështje.” Dhe jam i lumtur që e bëra. Nuk e kisha të qartë sa serioze dhe problematike është situata në terren. Çfarë mësova nga ky takim? Ne duhet të sigurohemi që të drejtat e pakicave të vlejnë kudo. Sa i përket pakicës shqiptare në Serbi, ka tre marrëveshje për të cilat Serbia është zotuar. Ato përmbajnë detyrime të qarta për integrimin e shqiptarëve në administratë, gjyqësor, polici dhe në përfaqësimin politik. Këto marrëveshje duhet të zbatohen – sepse janë parakusht për perspektivën e Serbisë drejt BE-së.
    Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit shqiptarë nga Serbia e Jugut kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja. A e konsideroni këtë kërkesë legjitime?
    Pakica serbe në Kosovë ka të drejtë legjitime të kërkojë të drejtat e veta. Përse të mos vlejnë standardet që kërkon qeveria serbe për serbët në Kosovë edhe për shqiptarët në Serbi? Unë mendoj se këto standarde duhet të vlejnë për të gjitha pakicat – për pakicat në Serbi, si edhe për pakicat në Kosovë. Prandaj unë e gjej legjitime kërkesën e pakicës shqiptare në Serbi që të futet në agjendën e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës që moderon BE-ja. Unë e mora këtë kërkesë si detyrë për punën time dhe do ta adresoj./DW

    Top Channel

  • Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut

    Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut

    Adis Ahmetoviç, në intervistë me DW flet për Srebrenicën, Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbinë e Jugut
    Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut dhe kërkon mbrojtje të pakicave, kushte të qarta për Serbinë në rrugën drejt BE-së.
    Deutsche Welle: Z. Ahmetoviq, të premten ju mbajtët në Bundestag një fjalim me rastin e ditës përkujtimore të Srebrenicës. Ju jeni i prekur personalisht nga Lufta e Bosnjës, eshtrat e gjyshit tuaj u gjetën në një varr masiv dhe u identifikuan vetëm në vitin 2016. Si e përjetuat këtë debat?

    Adis Ahmetoviq: Jam shumë mirënjohës që në Bundestagun gjerman u zhvillua një debat i dakorduar për këtë ngjarje. Nuk përkujtuam vetëm 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, por për herë të parë edhe Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit për këtë krim. Vitin e kaluar, qeveria gjermane, në bashkëpunim me Ruandën, arriti të fitojë shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ta shpallur këtë ditë si ditë ndërkombëtare përkujtimore. Ky debat ishte i domosdoshëm. Edhe pas 30 vitesh ka ende aktorë politikë në Ballkanin Perëndimor – në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Beograd – që mohojnë gjenocidin, përpiqen të shtrembërojnë historinë dhe glorifikojnë kriminelë lufte si Ratko Mladić apo Radovan Karadžić. Kjo është e papranueshme. Kemi përgjegjësi – ndaj viktimave, familjarëve të tyre dhe gjithë rajonit.
    Srebrenica ishte një gjenocid në tokën evropiane. Çfarë mësimesh mund të nxirren nga kjo për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Kosovë?
    Bundestag, dita përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës. Qeveria gjermane e ngritur në këmbë në një minutë heshtjeFotografi: Katharina Kausche/dpa/picture alliance
    Ne duhet ta ndjekim nga afër dhe vazhdimisht situatën në Ballkanin Perëndimor. Politika për Ballkanin nuk mund të jetë çështje konjukturash – ajo duhet të jetë pjesë e përhershme e agjendës së politikës sonë të jashtme. Prandaj, unë ndjek rregullisht zhvillimet në rajon, në Shqipëri, Serbi dhe në Kosovë. Qëllimi ynë është stabiliteti në rajon. Për Kosovën, kjo do të thotë konkretisht: ne duam që ky vend të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur – nëse do të varej nga SPD, më mirë dje sesa nesër. Srebrenica na kujton çdo ditë, se Ballkani Perëndimor nuk është periferi, por pjesë qendrore e Evropës. Shumë njerëz nga Ballkani jetojnë sot në Gjermani, janë të integruar shumë mirë dhe janë shtetas gjermanë. Edhe kjo na obligon. Rajoni duhet të jetë pjesë përbërëse e politikave tona të jashtme dhe të sigurisë – dhe ky është realitet nën këtë qeveri, veçanërisht sa i përket Kosovës.
    Sipas informacioneve tona, në Bundestag ka pasur një përpjekje për të miratuar një rezolutë për Srebrenicën. Përse dështoi kjo nismë?
    Mund të them me siguri se sot kemi arritur ta përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjenocidit në Srebrenicë në një formë të denjë – me përmasa dhe në një kuadër që i përgjigjet seriozitetit të kësaj çështjeje. Unë mbajta një fjalim personalisht dhe vendosa lulen përkujtimore të Srebrenicës në jakën e xhaketës – si një shenjë të qartë solidariteti. Një shenjë tjetër e fortë ishte prania e dy të mbijetuarve të gjenocidit. Krahas ambasadorit të Bosnjës, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës, partneri im politik Faruk Ajeti – një diplomat që bën një punë të shkëlqyer këtu në Gjermani. Dua të theksoj gjithashtu: Grupi parlamentar i SPD-së në Bundestag ka miratuar një qëndrim të vetin për 30-vjetorin dhe për Ditën e Parë Ndërkombëtare të Përkujtimit për Srebrenicën – dhe këtë e ka bërë njëzëri. Kjo ishte vetëm pika e fillimit. Vitin tjetër vjen Dita e Dytë Ndërkombëtare e Përkujtimit – pastaj e treta, e katërta Dhe ne do ta rrisim dhe do ta përmirësojmë angazhimin tonë.
    Përmendët Këshillin e Evropës. A ka ndonjë plan konkret për ta vendosur anëtarësimin e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave?
    Nuk mund të përmend një datë konkrete, sepse kjo do të ishte e papërgjegjshme. Por si zëdhënës për politikën e jashtme të grupit parlamentar të SPD-së – bashkë me kolegun tim Frank Schwabe – do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur kursin tonë. Ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. U zhgënjyem që kjo nuk u arrit në legjislaturën e kaluar, ndonëse kishte një momentum strategjik. Po të ishte ushtruar më shumë presion, ndoshta do të kishte ndodhur. Megjithatë, nuk duhet të dorëzohemi. Në jubileun e Këshillit të Evropës në Bundestag thashë qartë: Dëshira ime është që Kosova, kjo demokraci e re, të bëhet anëtare e plotë sa më shpejt – nëse do të varej nga ne të SPD-së, dje e jo nesër.
    Ndaj kujt duhej bërë më shumë presion vitin e kaluar?
    Qeveria gjermane do të duhej të kishte ushtruar më shumë presion mbi shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Disa vende ishin kundër. Por Gjermania ka tani më shumë peshë në Evropë – dhe ne duhet të veprojmë me vetëbesim, por edhe me përulësi. Si SPD do të kujdesemi që qeveria të jetë më aktive në këtë drejtim. Ministri i Jashtëm, z. Wadephul, është shprehur vetë se Kosova duhet të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Evropës. Ne do t’ia kujtojmë këtë premtim – dhe do ta gjykojmë në bazë të tij.
    Një tjetër garanci për paqe është anëtarësimi në BE. Shqipëria dhe Mali i Zi shpresojnë të bëhen anëtare deri në vitin 2030. A është kjo realiste? Dhe dëgjojmë të flitet për anëtarësim të asociiuar. Çfarë nënkuptojmë me këtë term?
    Një nga mësimet më të mëdha nga gjenocidi i Srebrenicës është: procesi i integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtare të BE-së duhet të marrë hov serioz. Nëse duam stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon, këto vende – përfshirë Kosovën – duhet të kenë një perspektivë reale, transparente dhe të sinqertë për anëtarësim. Dhe diçka tjetër: Anëtarësimi në NATO është po aq i rëndësishëm sa ai në BE. Të dyja nivelet – integrimi politik dhe siguria kolektive – janë të lidhura ngushtë. Pa siguri, nuk ka asgjë. Njerëzit nuk kanë ikur nga Ballkani në vitet ’90 për të kërkuar punë më të mirë. Ata ikën për shkak të luftës, përndjekjes, dëbimit dhe krimeve. Që kjo të mos ndodhë më kurrë, nevojitet një përfshirje e qëndrueshme në BE dhe NATO. Nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo. Por mund t’ju premtoj: si përfaqësues i SPD-së për politikën e jashtme, do të jap gjithçka që kjo perspektivë të bëhet reale. E vërteta është gjithashtu se shtetet vetë – Kosova, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. Përgjegjësia është e dyanshme.
    Parlamenti i Kosovës është i bllokuar aktualisht dhe nuk po arrin të fillojë punën. Sa e dëmshme është kjo për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian?
    Si socialdemokrat, jam në kontakt të ngushtë me qeverinë e Kosovës. Albin Kurti dhe partia e tij janë parti simotra me SPD-në – të dyja i përkasin krahut të majtë progresist. Ne kemi një interes të madh për një qeveri stabile në Kosovë, një parlament funksional dhe punë parlamentare të rregullt. Për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme që në Kosovë të rikthehet sa më shpejt stabiliteti politik. Nëse kjo arrihet dhe në vitet e ardhshme kemi një qeveri stabile – me një presidente shumë të vetëdijshme dhe përfaqësuese të shkëlqyer të kësaj demokracie të re –, siç është zonja Vjosa Osamani, atëherë çështje si anëtarësimi në Këshillin e Evropës, procesi i integrimit në BE dhe një anëtarësim i mundshëm në NATO duhet të jenë sërish në krye të agjendës. Këto çështje janë të ndërlidhura ngushtë. Dhe nëse të dyja palët – Kosova dhe BE-ja – bëjnë detyrat e tyre, unë jam i bindur se do të ketë një perspektivë shumë pozitive.
    Shqiptarët në Luginën e Preshevës ankohen për margjinalizim – dhe se janë të prekur nga pasivizimi sistematik i adresave të tyre. Këtë javë ju keni pritur në Bundestag një delegacion nga Lugina e Preshevës. Çfarë morët me vete nga ky takim?
    Do të jem shumë i sinqertë – dhe unë jam një politikan që flet hapur: Situata e pakicës shqiptare në Serbi deri më sot nuk ka pasur vëmendjen e duhur, as në Gjermani e as në Bashkimin Evropian. Ne nuk e kemi parë mjaftueshëm situatën. Prandaj jam shumë mirënjohës që ky delegacion bëri një rrugë kaq të gjatë për të ardhur në Bundestag. Kur them “rrugë e gjatë”, nuk e kam fjalën për kilometrat, por për këmbënguljen. Ata kanë kërkuar takime vazhdimisht – nuk ka qenë e lehtë të gjejnë dëgjues. Ka pasur shumë organizata të ndryshme që kanë avokuar për këtë çështje, ndër të tjera edhe një shkencëtare nga Institutit Max Planck në Göttingen, e cila më konaktoi e më tha: “Z. Ahmetović, duhet ta shikoni këtë çështje.” Dhe jam i lumtur që e bëra. Nuk e kisha të qartë sa serioze dhe problematike është situata në terren. Çfarë mësova nga ky takim? Ne duhet të sigurohemi që të drejtat e pakicave të vlejnë kudo. Sa i përket pakicës shqiptare në Serbi, ka tre marrëveshje për të cilat Serbia është zotuar. Ato përmbajnë detyrime të qarta për integrimin e shqiptarëve në administratë, gjyqësor, polici dhe në përfaqësimin politik. Këto marrëveshje duhet të zbatohen – sepse janë parakusht për perspektivën e Serbisë drejt BE-së.
    Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit shqiptarë nga Serbia e Jugut kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja. A e konsideroni këtë kërkesë legjitime?
    Pakica serbe në Kosovë ka të drejtë legjitime të kërkojë të drejtat e veta. Përse të mos vlejnë standardet që kërkon qeveria serbe për serbët në Kosovë edhe për shqiptarët në Serbi? Unë mendoj se këto standarde duhet të vlejnë për të gjitha pakicat – për pakicat në Serbi, si edhe për pakicat në Kosovë. Prandaj unë e gjej legjitime kërkesën e pakicës shqiptare në Serbi që të futet në agjendën e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës që moderon BE-ja. Unë e mora këtë kërkesë si detyrë për punën time dhe do ta adresoj.
    Anila Shuka DW

  • Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

    Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

    Gjermania do të mbetet në Kosovë. Bundestagu votoi të enjten zgjatjen e mandatit të misionit ushtarak gjerman si pjesë e KFOR-it për edhe 12 muaj. Me 391 vota pro, 189 kundër dhe vetëm dy abstenime, parlamenti gjerman konfirmoi vazhdimin e angazhimit ushtarak, në një kohë tensioni të shtuar në veri të Kosovës dhe sfidash të reja gjeopolitike në rajon.
    Në një debat gjysmë orësh, për herë të parë foli në Bundestag edhe Johannes Volkmann, nipi i kancelarit të ribashkimit gjerman Helmut Kohl.

    Ai kërkoi njohje të plotë për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, duke theksuar se premtimi i vitit 2003 për integrimin në BE nuk mund të mbetet peng i historisë.
    Zërat kundër misionit erdhën nga partia e djathtë ekstreme AfD dhe E Majta. Stefan Keuter (AfD) tha se “ky nuk është konflikti ynë” dhe i cilësoi shpenzimet për KFOR-in të panevojshme. Deputetja Gökay Akbulut nga E Majta tha se Kosova ka nevojë për shkolla dhe spitale, jo për më shumë trupa.Nga qendra e spektrit politik, SPD dhe Të Gjelbrit mbështetën misionin si stabilizues. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) e cilësoi praninë gjermane si ndihmë për një shoqëri demokratike e multietnike, ndërsa Niklas Wagner nga Të Gjelbrit paralajmëroi se tërheqja e SHBA-së nga rajoni mund të krijojë një vakuum të rrezikshëm që do të shfrytëzohet nga aktorë autoritarë.
    Gjermania do të mund të angazhojë deri në 400 trupa në Kosovë, me mision të ruajtjes së sigurisë dhe ndihmës në ndërtimin e institucioneve demokratike. Qeveria gjermane konfirmoi mbështetjen për transformimin e FSK-së në një forcë moderne dhe demokratikisht të kontrolluar, si përgatitje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.
    Ndërkohë, kancelari Friedrich Merz doli në krah të SHBA-ve dhe bëri thirrje për armëpushim pas bombardimeve në Iran. Në një tjetër linjë politike, ai iu bashkua aleancës së liderëve të djathtë që kërkojnë kontroll më të fortë ndaj migracionit të paligjshëm, të udhëhequr nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Bundestagu miratoi projektligjin për pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët me mbrojtje të kufizuar, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm të kursit në politikën migratore të Gjermanisë.
    Në sfondin e këtyre zhvillimeve, partia AfD ka kërkuar nga qeveria hetime nëse ka pasur manipulime në zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Ndërkohë, një shkollë në zemër të Berlinit e mban me krenari emrin e një shqiptari – duke simbolizuar marrëdhëniet kulturore të qëndrueshme mes dy vendeve./Deutsche Welle/

  • Friedrich Merz: Kush është kancelari i ri gjerman? Njeriu që synon dërgimin e raketave gjermane në Ukrainë

    Friedrich Merz: Kush është kancelari i ri gjerman? Njeriu që synon dërgimin e raketave gjermane në Ukrainë

    Friedrich Merz u zgjodh më në fund kancelar i Gjermanisë. Kryetari i CDU-së mori 325 vota – ndërsa për shumicën e nevojshme për kancelar nevojiteshin 316 vota. Në raundin e parë, Merz kishte dështuar.
    Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Friedrich Merz, nuk e pati të lehtë fillimin në detyrën e re. Në raundin e parë të votimit në Bundestag më 6 maj 2025, Merz nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme prej 316 votash. Por në raundin e dytë ai mori 9 vota më shumë se ç’i nevojiteshin për t’u zgjedhur kancelar. Ishte hera e parë në historinë e Gjermanisë që një kandidat për kancelar refuzohet në votimin e parë – një tjetër pengesë në një karrierë politike me ulje-ngritje.

    Friedrich Merz bën betimin si kancelar para kryetares së Bundestagut Julia Klöckner, pas votimit të dytë në parlament më 6 maj 2025 në Berlin.Friedrich Merz bën betimin si kancelar para kryetares së Bundestagut Julia Klöckner, pas votimit të dytë në parlament më 6 maj 2025 në Berlin.
    Kthim pas 12 vitesh në politikë
    Merz, ish-kryetar i grupit parlamentar të Unionit, u rikthye në Bundestag në vitin 2021, pas një mungese 12-vjeçare nga politika. Në moshën 69-vjeçare ai bëhet kancelari më i moshuar i Gjermanisë që nga Konrad Adenauer, i cili mori detyrën në moshën 73-vjeçare.
    Karriera politike e Merz-it ndahet në dy faza: përpara dhe pas epokës Merkel. Në vitin 2002, kur Angela Merkel mori drejtimin e grupit parlamentar të CDU-së dhe më vonë u bë kancelare, Merz u tërhoq nga skena politike. Ai kishte ambicie për postin e kancelarit që herët, por CDU/CSU zgjodhi si kandidat Edmund Stoiberin, i cili humbi përballë Gerhard Schröderit. Më pas Merz u përqendrua në karrierën si jurist dhe nuk kandidoi më për Bundestagun në 2009.
    Jurist, menaxher, orator
    Me origjinë nga rajoni Sauerland në perëndim të Gjermanisë, Merz është katolik dhe jurist, si babai i tij. Në vitin 1989 u zgjodh deputet në Parlamentin Europian, ndërsa në vitin 1994 kaloi në Bundestag. Dallohej për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe oratorinë e fuqishme.
    Gjatë periudhës larg politikës Merz u bë figurë qendrore në sektorin financiar. Nga 2016 deri më 2020, ai ishte kryetar i bordit mbikëqyrës të BlackRock në Gjermani – një fakt që për disa është avantazh, por për kritikët mbetet pikë e dobët për shkak të mungesës së përvojës qeveritare.​​
    Kurs më konservator
    Merz përfaqëson një krah më konservator brenda CDU-së. Ai nuk e mbështeti kriminalizimin e përdhunimit brenda martesës në vitin 1997 dhe ka qenë mbrojtës i fortë i energjisë bërthamore. Po ashtu, ai bën thirrje për më pak burokraci dhe më shumë përgjegjësi individuale.
    Në vitin 2023 ai shkaktoi debat me kritikat ndaj integrimit të refugjatëve: “Ka njerëz që nuk kanë ç’kërkojnë në Gjermani… që i tolerojmë prej kohësh duke mos i deportuar, dhe pastaj habitemi kur shohim se si baballarët u mohojnë mësuesve – sidomos mësueseve – çdo autoritet mbi fëmijët e tyre, që sillen sikur të ishin ‘pashallarë të vegjël’.”
    Rënie e besueshmërisë
    Edhe pse fitoi zgjedhjet në shkurt 2025, popullariteti personal i Merz-it ka rënë. Vetëm 21% e gjermanëve e konsiderojnë të besueshëm, sipas një sondazhi të muajit prill. Vetëm 40% e shohin si lider të fortë dhe 27% mendojnë se ai “e kupton çfarë i shqetëson njerëzit”.
    Friedrich Merz me pamje të përqendruar në sallën e Bundestagut në Berlin, ditën kur u mbajt raundi i dytë për zgjedhjen e kancelarit të ri të Gjermanisë, më 6 maj 2025.Friedrich Merz me pamje të përqendruar në sallën e Bundestagut në Berlin, ditën kur u mbajt raundi i dytë për zgjedhjen e kancelarit të ri të Gjermanisë, më 6 maj 2025.
    Rënia e besueshmërisë lidhet edhe me manovrat e tij politike: në janar 2025 CDU miratoi një mocion në Bundestag me votat e ekstremit të djathtë AfD – diçka që Merz e kishte përjashtuar më parë. “Ne nuk do të bashkëpunojmë me partinë që e quan veten Alternativa për Gjermaninë,” deklaroi ai më 3 shkurt. Po ashtu, në mars ra dakord me SPD dhe Të Gjelbrit për të zbutur frenën e borxhit, duke hapur rrugë për 1 trilion euro kredi – një kthesë që i zemëroi votuesit konservatorë.
    Mesazh për Donald Trump
    Në politikën e jashtme Merz është pro dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë – duke kaluar vijën e kuqe të paraardhësit Olaf Scholz. “Nuk jemi palë në këtë luftë dhe nuk duam të bëhemi të tillë. Por as nuk jemi spektatorë të painteresuar,” tha ai në një intervistë për ARD më 28 prill.
    Merz kërkon që Gjermania të marrë rol udhëheqës në Evropë dhe NATO. “Mesazhi im për Donald Trump është: Gjermania është kthyer në rrugën e duhur,” deklaroi ai më 9 prill. “Ne do të përmbushim detyrimet për mbrojtjen dhe do të forcojmë aftësinë tonë konkurruese – jo vetëm për Gjermaninë, por për gjithë BE-në.”
    Udhëtimet e tij të para si kancelar janë simbolike: Paris, Varshavë. Dhe, shumë shpejt, ndoshta edhe Tirana, ku më 16 maj mbahet takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian./DW/

  • Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë

    Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë

    Scholz i jep dorën Merz

    BERLIN- Lideri konservator gjerman Friedrich Merz u zgjodh Kancelar i Gjermanisë nga parlamenti federal Bundestag në raundin e dytë të martën. Në votimin e fshehtë ai mori 325 vota pro dhe në këtë mënyrë 9 vota më shumë se shumica e nevojshme prej 316. Grupet parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD kanë 328 vende në Bundestag. Suksesi erdhi pasi aleanca CDU/CSU me Socialdemokratët (SPD) pa pritur nuk arriti shumicën e nevojshme absolute për kancelarin në përpjekjen e parë.
    “Ju falenderoj për besimin dhe e pranoj zgjedhjen”, deklaroi Friedrich Merz, pasi u pyet nga Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, a e pranon zgjedhjen.
    Pas kësaj, Friedrich Merz udhëtoi në Pallatin Bellevue: Presidenti Frank-Walter Steinmeier i dorëzoi Friedrich Merzit dokumentin e emërimit zyrtar si Kancelar.Ministrat e tjerë të qeverisë Merz do t’i marrin dokumentet e emërimit nga Presidenti Steinmeier sonte në mbrëmje. Në orën 19.15 ish-Kancelari Olaf Scholz do t’i dorëzojë detyrat Kancelarit Friedrich Merz.
    Që votimi për kancelarët në Gjermani është akt me të panjohura, kjo nuk është e re. Këtu ndikon edhe fakti që kandidati për kancelar zgjidhet me votë të fshehtë. Ish-kancelari i pasluftës Konrad Adenauer u zgjodh në post me vetëm një votë me tepër se shumica e nevojshme absolute. Vetëm dy vota më tepër se shumica e nevojshme mori atëherë në votimin për kancelar edhe Helmut Kohl. Kjo nuk i pengoi ata ta drejtojnë përkatësisht 14 vjet dhe 16 vjet Gjermaninë.
    Por pak orë më parë sot patëm një sensacion: kreu i CDU-së Friedrich Merz nuk u zgjodh në raundin e parë të zgjedhjeve për kancelar në Bundestag. Në një votim të fshehtë, ai mori 310 vota, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316.
    “Deputeti Friedrich Merz nuk mori shumicën e kërkuar prej të paktën 316 votash,” deklaroi Presidentja e Bundestag-ut Julia Klöckner.
    “Në përputhje me Nenin 63 (2) të Ligjit Themelor, Kancelari Federal i Republikës Federale të Gjermanisë nuk është zgjedhur.”
    Sipas Klöcknerit, në votim morën pjesë 621 nga 630 deputetët.
    Grupet parlamentare diskutuan procedurën
    Kjo ishte e re në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Asnjëherë më parë, pas zgjedhjeve të Bundestagut dhe negociatave të suksesshme të koalicionit nuk ka dështuar në Bundestag një kandidat për kancelar. Si rezultat, seanca e Bundestagut u ndërpre. Grupet parlamentare diskutuan se si të vazhdojnë.
    Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, deklaroi më pas se kishte thirrur një raund të dytë për nesër, të mërkurën, për të deklaruar më vonë se raundi i dytë do të mbahej po të martën. Sipas burimeve të Bundestagut, kjo u parapri nga konsultime midis Presidentes të Bundestagut dhe grupeve parlamentare.
    Mbështetje nga CDU për Merzin
    Kreu i CDU-së, Friedrich Merz, ishte i vendosur të kandidonte përsëri dhe kishte marrë mbështetje dërrmuese në grupin parlamentar. Brenda grupit parlamentar të partive unioniste, u deklarua se partitë unioniste mbështesin Merzin, se kjo është në ADN-në e Unionit. Votat e mbetura mund të vinin vetëm nga SPD-ja. Duartrokitje për Merzin u dëgjuan në sallën e grupit parlamentar të partive unioniste për disa minuta.
    Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann kërkoi një vendim të shpejtë. Evropës i duhet një Gjermani e fortë, deklaroi Linnemann në Bundestag. Kjo është arsyeja pse nuk mund të presim me ditë të tëra. “Kjo nuk është shaka,”-deklaroi politikani i CDU. Procedura ligjore po studiohet, tha ai, “sepse nuk ka shumë përvojë në këtë fushë”.
    Merz dhe bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, kishin theksuar të hënën (05.05) se kishin një shumicë të qartë të grupeve të ardhshme parlamentare për zgjedhjen e kancelarit. Në mbledhjet e jashtëzakonshme të grupeve parlamentare të mbajtura në mëngjes, si partitë unioniste ashtu edhe SPD konfirmuan se të gjithë deputetët ishin të pranishëm.
    Me sa duket, kishte pakënaqësi
    Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, fakti që deputetët e partive unioniste dhe SPD-ja nuk votuan për Merzin në raundin e parë u shpjegua në qarqet e koalicionit me ekzistencën e një sërë pakënaqësish. Midis tyre mund të ishin politikanë që nuk fituan poste në formimin e qeverisë. Megjithatë, SPD kishte gjithashtu rezerva themelore për Merzin. Edhe partitë unioniste dyshojnë se votat e munguara erdhën nga SPD-ja, sipas një burimi të konsultuar nga Reuters. Por grupi parlamentar i SPD-së nuk e pa përgjegjësinë për rezultatin që bie brenda radhëve të tij.
    “Ne supozojmë se ka konsensus të plotë. Askush nuk mungonte”, sipas deklaratave të personave pranë Klingbeilit, të raportuara nga agjencia e lajmeve dpa. Por qarqe të tjera kishin sugjeruar më parë se pakënaqësia me pushtetin e Klingbeilit mund të kishte kontribuar në refuzimin për të dhënë mbështetjen e tij.
    Nga ana tjetër tek partitë unioniste, kritika solli ndryshimi i politikës financiare pas zgjedhjeve, me lehtësimin e frenës së borxhit për shpenzimet e mbrojtjes dhe një fond të veçantë prej miliarda eurosh për infrastrukturën. Seanca e votimit u ndoq në sallë nga një numër i madh të interesuarish. Në mënyrë të veçantë, Presidentja e Bundestagut Julia Klöckner përshëndeti në fillim të seancës në sallë ish-kancelaren Angela Merkel. Deri në zgjedhjen e kancelarit të ri, Olaf Scholz vazhdon të kryejë funksionet si kancelar në detyrë./DW

  • A do të ndryshojë politika gjermane ndaj Ballkanit?

    A do të ndryshojë politika gjermane ndaj Ballkanit?

    Johann Wadephul

    Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin evropian, por gjithashtu kërkesa të forta për reforma reale. Me emërimin e Dr. Johann David Wadephul si ministër i Jashtëm, Gjermania kthehet drejt një diplomacie më pragmatike. Johann David Wadephul, i lindur në vitin 1963 në Husum, në veri të Gjermanisë, është jurist i diplomuar në Universitetin e Kiel-it dhe major në rezervë në Bundeswehr. Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike në landin Schleswig-Holstein dhe që nga viti 2009 është deputet në Bundestag.
    Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Johann Wadephul u emërua zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet e mbrojtjes, politikës së jashtme dhe sigurisë. Si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai është angazhuar për një bashkëpunim më të ngushtë evropian në fushën e sigurisë dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës. Në lidhje me marrëdhëniet transatlantike dhe politikën e ndryshuar të SHBA-së nën presidentin Donald Trump, Wadephul ka thënë: Ne duhet ta mbajmë dorën të shtrirë, të jemi të gatshëm për negociata, por duhet të sigurojmë se mund të mbrohemi vetë nëse negociatat nuk ecin mirë.
    Diplomaci më e matur dhe pragmatike
    “Ndryshe nga Annalena Baerbock, Wadephul do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të fokusuar te rezultatet konkrete”, i tha Deutsche Welle-s Hans-Joachim Falenski, ish-këshilltar për politikën e jashtme në grupin CDU/CSU dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij deri në vitin 2021.
    Një shembull i kësaj qasjeje u pa në vitin 2022, kur Wadephul kritikoi hapur kancelarin Olaf Scholz për vizitën e parë zyrtare në Ballkan. Scholz kërkoi publikisht në Beograd që Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, një deklaratë që Wadephul e quajti “amatoreske”, pasi, sipas tij, kërkesa të tilla duhet të adresohen me kujdes diplomatik për të mos bllokuar dialogun. “Kjo është e dëshirueshme dhe këtë e dinë të gjithë, por njohja duhet të vijë në fund të një procesi, ndërsa tani kjo deklaratë e thënë në publik në mënyrë kaq amatoreske e ngarkon të gjithë procesin, i cili është bërë i vështirë për Serbinë”, tha Wadephul asokohe në Bundestag. Ai kritikoi gjithashtu faktin që kancelari gjerman shkoi fillimisht në Prishtinë dhe më pas në Beograd.
    Një njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i rajonit
    Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hamburg dhe ish-kandidat për Bundestag nga CDU e Schleswig-Holstein-it, ka punuar ngushtë me Wadephul-in në strukturat partiake të këtij landi. Ai thotë për DW: Wadephul është prej vitesh eksperti më i mirë i politikës së jashtme në CDU/CSU dhe përkrahës i forcimit të rolit të Europës në politikat globale. Gjoka, i cili prej vitit 2017 ka qenë në listën e landit si kandidat për Bundestag, beson se Wadephul “do të ketë një ndikim të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
    Për vite me radhë, Wadephul ka udhëhequr Grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, një platformë ndërsektoriale që bashkonte deputetë të specializuar për të ndjekur zhvillimet në rajon. Në këtë grup merrte pjesë edhe Gunther Krichbaum, i cili tani është emëruar Sekretar Shteti për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme, post ky, që deri tani e ka Anna Lührmann, nga të Gjelbrit. Me këtë strukturë të re, pritet që Ballkani Perëndimor të mbetet një prioritet i diplomacisë gjermane – por gjithmonë i lidhur me përmbushjen e standardeve dhe reformave.
    Integrim në BE, por në bazë të meritave
    Si Wadephul ashtu edhe Krichbaum janë figura që janë shprehur qartë edhe për politikat e brendshme në Shqipëri pa ngurruar të flasin edhe për konfliktet e brendshme politike të partisë simotër, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kështu, për shembull, vetëm disa muaj më parë, Krichbaum dënoi protestat e dhunshme të PD-së në Tiranë dhe kritikoi liderin e saj Sali Berisha, duke theksuar se “një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë dhe paqësore që përputhet me vlerat evropiane.” Ai sugjeroi gjithashtu që Partia Demokratike të zgjidhte një kryetar të ri për të rikthyer besueshmërinë dhe orientimin pro-evropian të saj.
    Wadephul dhe Krichbaum janë arkitektët kryesorë të kushteve shtesë që Bundestagu vendosi në vitin 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Wadephul i tha asokohe DW: Vendosëm disa parakushte që më kushtuan shumë punë dhe energji, dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin.” Pritet që kjo qasje ndaj kushteve të ndiqet edhe në të ardhmen.
    “Reformat juridike, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve, veçanërisht në Shqipëri, do të mbeten kritere kyçe për procesin e integrimit evropian,” thotë Falenski.
    Mijatovic: Të mos u hapet rrugë regjimeve autoritare
    Një veçanti shoqëron emërimin e Wadephul si Ministër i Jashtëm: për herë të parë pas gati 60 vitesh, Ministria e Jashtme gjermane ndodhet sërish në duart e CDU-së. Historikisht, ky post u ishte lënë zakonisht partnerëve të koalicionit. Tani, si Kancelaria, ashtu edhe Ministria e Jashtme drejtohen nga e njëjta parti – CDU-ja.
    Politikani i opozitës Boris Mijatovi?, ekspert për Ballkanin në radhët e partisë “Të Gjelbërit” dhe bashkëpartiak i ish-ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sheh këtu një problem. Ai paralajmëron se pesha dhe pavarësia e politikës së jashtme gjermane mund të dobësohen, pasi kancelari i ardhshëm Friedrich Merz pritet të marrë një rol shumë aktiv në çështjet ndërkombëtare dhe të përqendrojë më shumë kompetenca në zyrën e tij.
    Nga Wadephuli si ministër i Jashtëm, Mijatovi? pret që të angazhohet për shtetin e së drejtës, për demokracinë dhe për një perspektivë të qartë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
    “Gjermania duhet të qëndrojë hapur në anën e forcave demokratike në rajon dhe të mos i hapë rrugë regjimeve autoritare,” tha ai për Deutsche Welle-n./DW

  • Çfarë mund të pritet nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë?

    Çfarë mund të pritet nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë?

    Me emërimin e Dr. Johann David Wadephul si ministër i Jashtëm, Gjermania kthehet drejt një diplomacie më pragmatike. Johann David Wadephul, i lindur në vitin 1963 në Husum, në veri të Gjermanisë, është jurist i diplomuar në Universitetin e Kiel-it dhe major në rezervë në Bundeswehr. Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike në landin Schleswig-Holstein dhe që nga viti 2009 është deputet në Bundestag.
    Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Johann Wadephul u emërua zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet e mbrojtjes, politikës së jashtme dhe sigurisë. Si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai është angazhuar për një bashkëpunim më të ngushtë evropian në fushën e sigurisë dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës. Në lidhje me marrëdhëniet transatlantike dhe politikën e ndryshuar të SHBA-së nën presidentin Donald Trump, Wadephul ka thënë: “Ne duhet ta mbajmë dorën të shtrirë, të jemi të gatshëm për negociata, por duhet të sigurojmë se mund të mbrohemi vetë nëse negociatat nuk ecin mirë.”
    Diplomaci më e matur dhe pragmatike
    “Ndryshe nga Annalena Baerbock, Wadephul do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të fokusuar te rezultatet konkrete”, i tha Deutsche Welle-s Hans-Joachim Falenski, ish-këshilltar për politikën e jashtme në grupin CDU/CSU dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij deri në vitin 2021.
    Një shembull i kësaj qasjeje u pa në vitin 2022, kur Wadephul kritikoi hapur kancelarin Olaf Scholz për vizitën e parë zyrtare në Ballkan. Scholz kërkoi publikisht në Beograd që Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, një deklaratë që Wadephul e quajti “amatoreske”, pasi, sipas tij, kërkesa të tilla duhet të adresohen me kujdes diplomatik për të mos bllokuar dialogun. “Kjo është e dëshirueshme dhe këtë e dinë të gjithë, por njohja duhet të vijë në fund të një procesi, ndërsa tani kjo deklaratë e thënë në publik në mënyrë kaq amatoreske e ngarkon të gjithë procesin, i cili është bërë i vështirë për Serbinë”, tha Wadephul asokohe në Bundestag. Ai kritikoi gjithashtu faktin që kancelari gjerman shkoi fillimisht në Prishtinë dhe më pas në Beograd.
    Një njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i rajonit
    Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hamburg dhe ish-kandidat për Bundestag nga CDU e Schleswig-Holstein-it, ka punuar ngushtë me Wadephul-in në strukturat partiake të këtij landi. Ai thotë për DW: “Wadephul është prej vitesh eksperti më i mirë i politikës së jashtme në CDU/CSU dhe përkrahës i forcimit të rolit të Europës në politikat globale.”  Gjoka, i cili prej vitit 2017 ka qenë në listën e landit si kandidat për Bundestag, beson se Wadephul “do të ketë një ndikim të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
    Për vite me radhë, Wadephul ka udhëhequr Grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, një platformë ndërsektoriale që bashkonte deputetë të specializuar për të ndjekur zhvillimet në rajon. Në këtë grup merrte pjesë edhe Gunther Krichbaum, i cili tani është emëruar Sekretar Shteti për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme, post ky, që deri tani e ka Anna Lührmann, nga të Gjelbrit. Me këtë strukturë të re, pritet që Ballkani Perëndimor të mbetet një prioritet i diplomacisë gjermane – por gjithmonë i lidhur me përmbushjen e standardeve dhe reformave.
    Integrim në BE, por në bazë të meritave
    Si Wadephul ashtu edhe Krichbaum janë figura që janë shprehur qartë edhe për politikat e brendshme në Shqipëri pa ngurruar të flasin edhe për konfliktet e brendshme politike të partisë simotër, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kështu, për shembull, vetëm disa muaj më parë, Krichbaum dënoi protestat e dhunshme të PD-së në Tiranë dhe kritikoi liderin e saj Sali Berisha, duke theksuar se “një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë dhe paqësore që përputhet me vlerat evropiane.” Ai sugjeroi gjithashtu që Partia Demokratike të zgjidhte një kryetar të ri për të rikthyer besueshmërinë dhe orientimin pro-evropian të saj.
    Wadephul dhe Krichbaum janë arkitektët kryesorë të kushteve shtesë që Bundestagu vendosi në vitin 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.  Wadephul i tha asokohe DW: Vendosëm disa parakushte që më kushtuan shumë punë dhe energji, dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin.” Pritet që kjo qasje ndaj kushteve të ndiqet edhe në të ardhmen. “Reformat juridike, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve, veçanërisht në Shqipëri, do të mbeten kritere kyçe për procesin e integrimit evropian,” thotë Falenski.
    Mijatovic: Të mos u hapet rrugë regjimeve autoritare
    Një veçanti shoqëron emërimin e Wadephul si Ministër i Jashtëm: për herë të parë pas gati 60 vitesh, Ministria e Jashtme gjermane ndodhet sërish në duart e CDU-së. Historikisht, ky post u ishte lënë zakonisht partnerëve të koalicionit. Tani, si Kancelaria, ashtu edhe Ministria e Jashtme drejtohen nga e njëjta parti – CDU-ja.
    Politikani i opozitës Boris Mijatović, ekspert për Ballkanin në radhët e partisë “Të Gjelbërit” dhe bashkëpartiak i ish-ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sheh këtu një problem. Ai paralajmëron se pesha dhe pavarësia e politikës së jashtme gjermane mund të dobësohen, pasi kancelari i ardhshëm Friedrich Merz pritet të marrë një rol shumë aktiv në çështjet ndërkombëtare dhe të përqendrojë më shumë kompetenca në zyrën e tij.
    Nga Wadephuli si ministër i Jashtëm, Mijatović pret që të angazhohet për shtetin e së drejtës, për demokracinë dhe për një perspektivë të qartë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Gjermania duhet të qëndrojë hapur në anën e forcave demokratike në rajon dhe të mos i hapë rrugë regjimeve autoritare,” tha ai për Deutsche Welle-n./dw

  • Miku i Ballkanit në Berlin, Johann Wadephul do të jetë ministër i jashtëm në qeverinë e re gjermane

    Miku i Ballkanit në Berlin, Johann Wadephul do të jetë ministër i jashtëm në qeverinë e re gjermane

    Ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë do të jetë Johann Wadephul, e ky po konsiderohet një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor.

    Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike dhe ka qenë që 2009-ta deputet në Bundestag. Por çështje më e rëndësishmja, është njohës i mirë i problematikave të rajonit, të cilin e ka pasur në fokus e konsiderohet se ndryshe nga shefja e deritanishme e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, ai do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të përqendruar tek rezultat konkrete.
    Praktikisht, sipas ekspertëve, pavarësisht se me kërkesa të forta për reforma reale, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin europian. Shembull i kësaj qasjeje të tij ishte reagimi i Wadephul në 2022-shin kur kritikoi hapur kancelarin Olaf Scholz për vizitën e parë zyrtare në Ballkan, kur shefi në largimin i ekzekutivit gjerman kërkoi publikisht në Beograd që Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, një deklaratë kjo të cilën Wadephul e quajti “amatoreske”, pasi, sipas tij, kërkesa të tilla duhet të adresohen me kujdes diplomatik për të mos bllokuar dialogun.
    Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hamburg dhe ish-kandidat për Bundestag nga CDU e Schleswig-Holstein-it, ka punuar ngushtë me Wadephul-in në strukturat partiake të këtij landi. Ai tha për DW së “Wadephul është prej vitesh eksperti më i mirë i politikës së jashtme në CDU/CSU dhe përkrahës i forcimit të rolit të Europës në politikat globale.”
    Gjoka, i cili prej vitit 2017 ka qenë në listën e landit si kandidat për Bundestag, beson se Wadephul “do të ketë një ndikim të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
     

    Top Channel

  • Një njohës i Ballkanit bëhet shef i diplomaicisë gjermane

    Një njohës i Ballkanit bëhet shef i diplomaicisë gjermane

    Me emërimin e Dr. Johann David Wadephul si ministër i Jashtëm, Gjermania kthehet drejt një diplomacie më pragmatike. Johann David Wadephul, i lindur në vitin 1963 në Husum, në veri të Gjermanisë, është jurist i diplomuar në Universitetin e Kiel-it dhe major në rezervë në Bundeswehr. Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike në landin Schleswig-Holstein dhe që nga viti 2009 është deputet në Bundestag.
    Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Johann Wadephul u emërua zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet e mbrojtjes, politikës së jashtme dhe sigurisë. Si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai është angazhuar për një bashkëpunim më të ngushtë evropian në fushën e sigurisë dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës. Në lidhje me marrëdhëniet transatlantike dhe politikën e ndryshuar të SHBA-së nën presidentin Donald Trump, Wadephul ka thënë: “Ne duhet ta mbajmë dorën të shtrirë, të jemi të gatshëm për negociata, por duhet të sigurojmë se mund të mbrohemi vetë nëse negociatat nuk ecin mirë.”
    Diplomaci më e matur dhe pragmatike
    “Ndryshe nga Annalena Baerbock, Wadephul do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të fokusuar te rezultatet konkrete”, i tha Deutsche Welle-s Hans-Joachim Falenski, ish-këshilltar për politikën e jashtme në grupin CDU/CSU dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij deri në vitin 2021.
    Një shembull i kësaj qasjeje u pa në vitin 2022, kur Wadephul kritikoi hapur kancelarin Olaf Scholz për vizitën e parë zyrtare në Ballkan. Scholz kërkoi publikisht në Beograd që Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, një deklaratë që Wadephul e quajti “amatoreske”, pasi, sipas tij, kërkesa të tilla duhet të adresohen me kujdes diplomatik për të mos bllokuar dialogun. Wadephul kritikoi gjithashtu faktin që kancelari gjerman shkoi fillimisht në Prishtinë dhe më pas në Beograd.
    Një njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i rajonit
    Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hamburg dhe ish-kandidat për Bundestag nga CDU e Schleswig-Holstein-it, ka punuar ngushtë me Wadephul-in në strukturat partiake të këtij landi. Ai thotë për DW: “Wadephul është prej vitesh eksperti më i mirë i politikës së jashtme në CDU/CSU dhe përkrahës i forcimit të rolit të Europës në politikat globale.”  Gjoka, i cili prej vitit 2017 ka qenë në listën e landit si kandidat për Bundestag, beson se Wadephul “do të ketë një ndikim të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
    Për vite me radhë, Wadephul ka udhëhequr Grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, një platformë ndërsektoriale që bashkonte deputetë të specializuar për të ndjekur zhvillimet në rajon. Në këtë grup merrte pjesë edhe Gunther Krichbaum, i cili tani është emëruar Sekretar Shteti për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme, post ky, që deri tani e ka Anna Lührmann, nga të Gjelbrit. Me këtë strukturë të re, pritet që Ballkani Perëndimor të mbetet një prioritet i diplomacisë gjermane – por gjithmonë i lidhur me përmbushjen e standardeve dhe reformave.
    Integrim në BE, por në bazë të meritave
    Si Wadephul ashtu edhe Krichbaum janë figura që janë shprehur qartë edhe për politikat e brendshme në Shqipëri pa ngurruar të flasin edhe për konfliktet e brendshme politike të partisë simotër, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kështu, për shembull, vetëm disa muaj më parë, Krichbaum dënoi protestat e dhunshme të PD-së në Tiranë dhe kritikoi liderin e saj Sali Berisha, duke theksuar se “një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë dhe paqësore që përputhet me vlerat evropiane.” Ai sugjeroi gjithashtu që Partia Demokratike të zgjidhte një kryetar të ri për të rikthyer besueshmërinë dhe orientimin pro-evropian të saj.
    “Ata janë arkitektët kryesorë të kushteve shtesë që Bundestagu vendosi në vitin 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.  Wadephul i tha DW: Vendosëm disa parakushte që më kushtuan shumë punë dhe energji, dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin.” Pritet që kjo qasje ndaj kushteve të ndiqet edhe në të ardhmen. “Reformat juridike, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve, veçanërisht në Shqipëri, do të mbeten kritere kyçe për procesin e integrimit evropian,” thotë Falenski.
    Mijatovic: Të mos u hapet rrugë regjimeve autoritare
    Një veçanti shoqëron emërimin e Wadephul si Ministër i Jashtëm: për herë të parë pas gati 60 vitesh, Ministria e Jashtme gjermane ndodhet sërish në duart e CDU-së. Historikisht, ky post u ishte lënë zakonisht partnerëve të koalicionit. Tani, si Kancelaria, ashtu edhe Ministria e Jashtme drejtohen nga e njëjta parti – CDU-ja.
    Politikani i opozitës Boris Mijatović, ekspert për Ballkanin në radhët e partisë “Të Gjelbërit” dhe bashkëpartiak i ish-ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sheh këtu një problem. Ai paralajmëron se pesha dhe pavarësia e politikës së jashtme gjermane mund të dobësohen, pasi kancelari i ardhshëm Friedrich Merz pritet të marrë një rol shumë aktiv në çështjet ndërkombëtare dhe të përqendrojë më shumë kompetenca në zyrën e tij.
    Nga Wadephuli si ministër i Jashtëm, Mijatović pret që të angazhohet për shtetin e së drejtës, për demokracinë dhe për një perspektivë të qartë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Gjermania duhet të qëndrojë hapur në anën e forcave demokratike në rajon dhe të mos i hapë rrugë regjimeve autoritare drejt Bashkimit Evropian,” tha ai për Deutsche Welle./DW