Tag: bundesligë

  • Harry Kane “zbret nga froni” Gerd Muller, vendos rekordin e tij të ri në Bundesligë

    Harry Kane “zbret nga froni” Gerd Muller, vendos rekordin e tij të ri në Bundesligë

    9 Dhjetor 2025

    9:54

    Alfred Lleshi

    Harry Kane shënoi një tjetër “hat-trick” për Bayern Munich në fitoren 5-0 ndaj Stuttgart, në Bundesligë. Ky ishte “hat-trick” i 10-të i Kane në Bundesligë, që nga mbërritja e tij te bavarezët më 2023.
    Ai e arriti këtë shifër në vetëm 76 ndeshje, pra ka mesatarisht një “hat-trick” çdo 7.5 ndeshje. Kane theu kësisoji rekordin e mëparshëm të Gerd Muller, i cili arriti 10 “hat-trick” në 161 ndeshje.
    Për krahasim, Mario Gomez e realizoi këtë në 187 ndeshje, ndërsa Robert Lewandowski arriti 10 “hat-trick” në 324 ndeshje të Bundesligës. Performanca e Kane tregon efikasitet jashtëzakonisht të lartë, duke e vendosur atë menjëherë mes legjendave më të mëdha të Bundesligës dhe konfirmuar si një nga sulmuesit më të frikshëm të epokës moderne.

  • Avdullahu dhe Hajdari, dy talente të Bundesligës që zgjodhën të luajnë për Kosovën

    Avdullahu dhe Hajdari, dy talente të Bundesligës që zgjodhën të luajnë për Kosovën

    Adriatik BALLA
    Dy lojtarë në shkëlqim e sipër, të rritur dhe të aktivizuar në Zvicër, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, zgjodhën këtë verë një karrierë në Bundesligë, por dhe me ekipin kombëtar të Kosovës. Gazeta zvicerane “Blick” intervistoi dy lojtarët në Hofenheim për një intervistë të përbashkët. Në Superligën sezonin e kaluar, Leon Avdullahu (21 vjeç) dhe Albian Hajdari (22 vjeç) ende garonin kundër njëri-tjetrit në garën për titull, të dy si lojtarë kyç të padiskutueshëm për klubet e tyre. Por këtë verë ata u bashkuan te Hofenheimi. Pas fitores 3-1 kundër Leipzig, në të cilën Hajdari shënoi golin e tij të parë në Bundesligë për ta çuar rezultatin 1-1, Hofenheim është në vendin e pestë. Të dy jo vetëm që i kthyen shpinën Superligës zvicerane, por zgjodhën të ndryshonin ekipin kombëtar. Tani duke luajtur për Kosovën, dy lojtarët zviceranë po e bëjnë një komb të tërë të ëndërrojë Kupën e Botës.
    Të pyetur sa kohë kanë që njihen, Avdullahu u përgjigj: “Ne njihemi prej vitesh nga akademia e të rinjve të FC Basel, por ishim në grupmosha të ndryshme. Një miqësi u zhvillua kur bëmë së bashku testin tonë të transferimit në Novartis dhe ishim në të njëjtën klasë”. Kurse Hajdari tha: “Dhe luajtëm së bashku një ose dy herë në ekipin U18 të FC Basel para se të më lejohej të bashkohesha me ekipin e parë”. Më tej, pyetjes se cili kishte qenë më i mirë në mësime, Hajdari vlerësoi shokun e tij Leon Avdullahu. Më tej Hajdari tregoi se si u ndje kur mori vesh që Avdullahu u bë pjesë e Hofenheimit. “Herën e parë që ëndërrova për të qenë bashkë ishte këtë pranverë. Kur dëgjova se Leon po transferohej në Hofenheim, i thashë agjentit tonë Sasha Fisher: “Dua të shkoj edhe unë atje!”. Thjesht nuk mund ta përmbaja veten, kisha nevojë të isha pranë tij (qesh). Sigurisht, nuk është e lehtë kur pret një transferim dhe duhet t’u japësh informacione për thashethemet njerëzve përreth teje çdo ditë. Pritja ishte e gjatë dhe ditët vendimtare ishin edhe më stresuese”.
    Titullarë në Bundesligë
    Të dy u bënë menjëherë titullarë te Hofenheim. Gazeta i pyeti si e menaxhuat kaq mirë kalimin nga Superliga zvicerane në Bundesligë. Avdullahu: Kur ndihem rehat, automatikisht luaj më mirë. Kështu që ishte e rëndësishme për mua të përfundoja të gjithë parasezonin në Hoffenheim, për të njohur klubin e ri, njerëzit dhe shokët e mi të ekipit.”
    Të dy pjesë e Kosovës
    Gazeta zvicerane i pyet më pas se si ndihenq ë zgjodhën të luanin për Kosovën. “U përpoqa ta bllokoja të gjithë këtë dhe të përqendrohesha në vendimin që doja vërtet të merrja. Kam një lidhje të ngushtë me të dy vendet. Dëgjova zemrën time dhe ajo thoshte Kosovë”, tha Avdullahu. Edhe Hajdari e konfirmoi të njëjtën gjë. “I vetmi mendim që më interesonte ishte ai i rrethit tim më të ngushtë. E diskutova me ta. Unë dhe Leoni morëm vendimin dhe kjo është një ndjenjë e mirë. Para së gjithash, kemi ndeshjen tonë kundër Sllovenisë, e cila është shumë e rëndësishme për vendin e dytë. Pastaj Zvicra do të duhet të humbasë më shumë pikë që kjo të ndodhë. Shumë variabla. Sidoqoftë, do të jetë një ndeshje e veçantë në shtëpi për ne kundër Zvicrës”, theksoi Hajdari.

  • Turpërohet keq portieri shqiptar në Bundesligë, pëson 6 gola. Mbrojtësi i Kosovës gjen golin e parë (video)

    Turpërohet keq portieri shqiptar në Bundesligë, pëson 6 gola. Mbrojtësi i Kosovës gjen golin e parë (video)

    Bayer Leverkusen ka marrë një fitore tejet bindëse 6-0 ndaj Heidenheim, për javën e 10-të në Bundesligë. Ekipi i “Aspirinave” shënoi 6 gola në portën e mbrojtur nga shqiptari Diant Ramaj, i cili bëri një paraqitje tejet zhgënjyese dhe ishte fajtor sidomos në golin e tretë, ku bëri një dalje komplet të gabuar dhe nuk u kuptua me mbrojtësin e tij. Po ashtu pati edhe pjesën e vetë të fajit në golat e tjerë.
    Golat për Leverkusen u shënuan nga Patrik Schick 2′, 22′, Jonas Hofmann 16′, Ernest Poku 27′ dhe Ibrahim Mazza 45+1 dhe 53′. Pas kësaj fitoreje, Leverkusn ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë, ndërsa Heidenheim mbyll renditjen me vetëm 5 pikë.
    Hoffenheim merr fitoren e katërt rresht, këtë herë duke mundur në shtëpi 3-1 Leipzig. Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari shënon golin e parë në Bundesligë me fanellën e Hoffenheim. Fisnik Asllani i futur në pjesën e dytë, asistoi në golin e tretë të Grischa Promel që vulosi fitoren 3-1. Titullar për Hoffenheim ishte edhe ylli tjetër i Kosovës, mesfushori Leon Avdullahu.
    Pas kësaj fitoreje, Hoffenheim mban vendin e pestë me 19 pikë, Leipzig renditet i treti me 22 pikë.
    https://wSHIKOGOLATnline/search/label/Bundesliga

  • E kërkon Barcelona, Fisnik Asllani i shënon një supergol portierit shqiptar në Bundesligë (video)

    E kërkon Barcelona, Fisnik Asllani i shënon një supergol portierit shqiptar në Bundesligë (video)

    25 Tetor 2025

    17:22

    Telesport

    Fisnik Asllani ka shënuar golin e pestë në sezonin e tij të parë në Bundesligë, me fanellën e Hoffenheim. Sulmuesi dardanas me formën dhe nivelin e treguar deri tani konsiderohet si një nga zbulimet e mëdha të këtij sezoni të ri.
    Hoffenheim fitoi 3-0 ndaj Heidenheim për javën e tetë në Bundesligë, serinë e golave e hapi pikërisht Fisnik Asllani në minutën e 18-të. Pas një topi të marrë nga Andrej Kramaric, Asllani dërgoi me një goditje klasi topin në portën e mbrojtur nga një tjetër shqiptar i Bundesligës, si Diant Ramaj.
    Hoffenhem fitoi me shifrat 3-1, duke u renditur në vendin e 7-të me 13 pikë. Përveç Asllanit, titullarë ishin edhe dy yjet e tjerë të Kosovës, mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu.
    Kujtojmë që javën e fundit është përfolur shumë për një interesim të Barcelonës për Fisnik Asllanit. Sulmuesi 23-vjeçar e ka shprehur publikisht dëshirën për të veshur fanellën e katalanasve dhe ëndrra e tij mund të bëhet realitet shumë shpejt.
    SHIKOGOLINEASLLANIT

  • Po shkëlqen në Bundesligë, ylli i Kosovës ëndërron të transferohet te Barcelona

    Po shkëlqen në Bundesligë, ylli i Kosovës ëndërron të transferohet te Barcelona

    8 Tetor 2025

    21:05

    Telesport

    Fisnik Asllani po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Hoffenheim në Bundesligë. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje, 4 në kampionat dhe një në Kupë.
    Në një intervistë të fundit për “Sport Bild”, Asllani zbulon se klubi i tij i ëndrrave është Barcelona dhe një ditë dëshiron të transferohet aty. “Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë Barcelona, gjithmonë kam dashur të luaj atje. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve një ditë. Është e rëndësishme të kesh ëndrra dhe të punosh drejt diçkaje”, tha
    Vlera aktuale e 23-vjeçarit është 8-10 milionë euro, por nëse vazhdon me këtë formë të treguar në fillim të sezonit, sigurisht që në verën e ardhshme do vlejë dyfish ose më shumë.

  • Bayern i pandalshëm në Bundesligë, “viktima” e radhës Eintracht Frankfurt. Luis Diaz fantastik (video)

    Bayern i pandalshëm në Bundesligë, “viktima” e radhës Eintracht Frankfurt. Luis Diaz fantastik (video)

    4 Tetor 2025

    20:22

    Telesport

    Bayern Munich ka marrë fitoren e gjashtë rresht në Bundesligë, duke kryesuar me pikë të plotë pas 6 javësh. “Viktima” e radhës ishte Eintracht Frankfurt, ku Bayern fitoi 0-3 në transfertë.
    Bavarezët e nisën direkt me gol, ku Luis Diaz shënon pas 15 sekondash lojë. Kolumbiani gjeti rrjetën pas asistit që mori nga Serge Gnabry. Ky është goli i tretë më i shpejtë në historinë e Bundesligës, pasi dy vendet e para mbahen nga Volland dhe Bellarabi me 9 sekonda.
    Në minutën e 28-të, i zakonshmi Harry Kane dyfishon shifrat. Anglezi shënoi me një goditje të fortë nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për bavarezët.
    Luis Diaz shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern në minutën e 85-të, pas asistit të Raphael Guerreiro dhe një kundërsulmi të shpejtë të bavarezëve. Një paraqitje fantastike nga anësori kolumbian me dy gola dhe një asist dhe me plot meritë u vlerësua si “Lojtari i Ndeshjes”.
    Shqetësimi i vetëm i Bayern në këtë takim ishte dëmtimi i Harry Kane në minutat e fundit, ku u zëvendësua nga Nicolas Jackson. Në vijim pritet të mësohet më shumë rreth gjendjes së sulmuesit anglez, nëse është diçka shqetësuese apo jo.
    SHIKOGOLAT

  • Eriksen zyrtarizohet në Bundesligë, vjen firma

    Eriksen zyrtarizohet në Bundesligë, vjen firma

    Christian Eriksen është lojtari më i ri i Wolfsburg. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
    Eriksen, për herë të parë, do të luajë në Bundesligë, pas eksperiencave në  Holandë te Ajax, në Angli te Tottenham dhe në Itali te Inter.

    ”Jam i lumtur që do jem pjesë e Wolfsburg”- tha Eriksen. Mesfushori mund të debutojë ndaj Koln, pas disa ditësh.

  • Debutim ëndrrash në Bundesligë për sulmuesin shqiptar! Gol, asist dhe shpallja Lojtari i Ndeshjes

    Debutim ëndrrash në Bundesligë për sulmuesin shqiptar! Gol, asist dhe shpallja Lojtari i Ndeshjes

    Fisnik Asllani ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë në Bundesligë. Një debutim ëndrrash për sulmuesin shqiptar, i cili me kontributin e tij i dha Hofenhajmit tre pikët e para. Hofenhajmi ka mposhtur në transfertë Bajer Leverkusenin me shifrat 1-2. Ekipi i drejtuar nga Erik Ten Hagu kaloi i pari në epërsi falë golit të Kuinsasë në minutën e 6 të takimit.
    Por për t’u kundërpërgjigjur mendoi pikërisht Asllani. Lojtari i Kosovës tundi rrjetën në minutën e 25, ndërsa në të 52-tën dha asistin për golin e fitores, të realizuar nga Lemperleja. Në fund shpallja si Lojtari i Ndeshjes ishte edhe kurorëzimi i paraqitjes fantastike në përballjen e parë në Bundesligë./Sport Ekspres/

  • Fisnik Asllani shënon gol në javën e parë në Bundesligë

    Fisnik Asllani shënon gol në javën e parë në Bundesligë

    Fisnik Asllani ia ka nisur si është më së miri sezonit të ri në Bundesligë me Hoffenheimin.

    Përfaqësuesi i Kosovës realizoi për 1:1 ndaj Bayer Leverkusenit.

    Goli i sulmuesit erdhi në minutën e 25-të të takimit.

    Asllani realizoi ndaj ish-klubit të Granit Xhakës dhe ndaj atij të Erik ten Hagut.

  • Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

    Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

    Juventusi i ka thënë lamtumirë Samuel Mbangulas, i cili i është bashkuar Werder Bremen.
    Sulmuesi 21-vjeçar dhe bardhezinjtë kanë ndarë rrugët në mënyrë përfundimtare, pas pesë sezonesh së bashku.

    Sa i takon shifrave të sakta, Juventus do të përfitojë 10 milionë euro plus 2 milionë euro në bonuse.
    Mbangula në sezonin e fundit me Juven, ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, në 23 ndeshje në Serie A.