Pas sezonit të parë si bavarez pa trofe, Harry Kane më në fund ka ngritur “Meisterschale”, trofeun e parë të karrierës së tij. Kjo ndodhi në të njëjtin vit kur Tottenham, ish-skuadra e tij, u rikthye te suksesi në “Europa League” pas shumë vitesh.
Kane ka arsye të jetë i lumtur, sepse përveç titullit kampion, ai ka fituar edhe çmimin si lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga, si dhe atë të golashënuesit më të mirë të kampionatit ku bën pjesë. Kane e kishte komentuar kështu çmimin individual:
“Të shpallesh lojtari i sezonit është një arritje e madhe. Në Bundesliga ka lojtarë të jashtëzakonshëm, ta fitoja këtë çmim në një vit kur kemi fituar edhe titullin kampion e bënte edhe më të veçantë. Falënderoj klubin, shokët e skuadrës dhe stafin; pa ta asgjë nuk do të ishte e mundur. Kam punuar shumë gjatë gjithë vitit, ky çmim është si qershia mbi tortë”.
Kane realizoi 26 gola dhe dha 8 asistime në kampionat dhe për herë të dytë u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës. Dy për dy, pra rekord për një futbollist të huaj.
Por tani vjen pjesa e vështirë. Pas triumfit në Bundesligë, Bayern Munich synon të rilindë edhe në Champions League, ku u eliminua në çerekfinale nga Interi, pas një dueli shumë të fortë me zikaltrit. Më pas është edhe Botërori 2026, ku Anglia me Kane ka humbur dy finale radhazi.
Sot, Harry Kane feston 32-vjetorin e lindjes.
Tag: bundesliga
-

Harry Kane, dy herë radhazi golashënuesi më i mirë në Bundesliga. Me trofeun e parë në karrierë
-

Milan planifikon goditjen surprizë, nis kontaktet për yllin e Bundesliga-s
Ndërsa Milan po shqyrton opsionet e sulmuesve për sezonin 2025/26, një emër i njohur e Bundesliga-s është shfaqur përsëri në radarin e tyre.
Milan e ka identifikuar sulmuesin e Bayer Leverkusen, Victor Boniface, si një opsion kyç për të forcuar sulmin e tyre, sipas La Gazzetta dello Sport.
Nigeriani 24-vjeçar thuhet se është një nga disa sulmues që po merren në konsideratë, së bashku me Vlahovic të Juventusit. Kontakti fillestar është bërë me Leverkusenin ndërsa Milani po vlerëson strategjinë e tyre të merkatos së verës.
Boniface shënoi 14 gola në Bundesliga, ndërsa Leverkuseni fitoi titullin në sezonin 2023-24, por u kufizua në 19 ndeshje në kampionat sezonin e kaluar për shkak të dëmtimeve, megjithëse ai arriti të shënojë tetë gola.
Ndërsa dikur vlerësohej mbi 50 milionë euro, Milani tani mund të sigurojë shërbimet e tij për një tarifë të reduktuar prej rreth 30 milionë eurosh për shkak të dëmtimeve dhe ngritjes së Patrik Schick si sulmuesi kryesor i Leverkusen-it.
Milan-i do të vazhdojë negociatat me Leverkusenin, ndërsa peshojnë mundësitë për një numër të ri 9. Klubi italian po monitoron gjithashtu situatën e Vlahovic, megjithëse kërkesat financiare nga Juventusi mund ta ndërlikojnë këtë transferim. -

Broja “zgjon” interesin nga Bundesliga, 2 klube gjermane monitorojnë yllin shqiptar
Vetëm pak orë përpara startit të ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë, një lajm i bujshëm merkatoje ka ardhur për Armando Brojën.
Siç raporton gazetari i njohur i Sky Sports Deutchland, Florian Plettenberg, dy klube nga Buundesliga kanë nisur monitorimin ndaj yllit të Kombëtares shqiptare.
RB Leipzig dhe Wolfsburg po e monitorojnë me kujdes 23-vjeçarin, i cili këtë verë pritet të largohet nga Chelsea.
Shuma që “Blutë” e Londrës kërkojnë për Brojën është 20 milionë euro dhe të dyja klubet do të jenë të gatshme që të nisin menjëherë negociatat për një kalim të mundshëm të shqiptarit drejt Bundesligës.
🚨🔎 Armando #Broja – one to watch for the summer transfer window!
He has received several enquiries from the Bundesliga. Many clubs have shown interest, and a move is planned.
RB Leipzig and VfL Wolfsburg are closely monitoring the 23 y/o striker. He is under contract with… pic.twitter.com/iFnoULb7xc
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 10, 2025 -

Tjetër trofe për Harry Kane, shpallet “Lojtari më i mirë në Bundesliga” për këtë sezon
22 Maj 2025
8:52
Telesport
Një sezon për t’u mbajtur mend ky për Harry Kane, i cili në Gjermani pati ndoshta vitin më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi anglez i Bayern Munich është shpallur ‘Lojtari i sezonit’ në Bundesliga për sezonin 2024-25.
Një vlerësim i veçantë dhe i rëndësishëm për anglezin, që i shtohet atij të titullit të golashënuesit më të mirë në kampionat. Por, mbi të gjitha, ai këtë vit fitoi trofeun e parë në karrierë, titullin në Bundesliga.
“Të shpallesh lojtari i sezonit është një arritje e madhe. Ka disa lojtarë të mrekullueshëm në Bundesliga dhe ta bësh këtë në vitin që fituam titullin e bën atë edhe më të veçantë“, tha Kane pas ceremonisë së çmimit.
“Falënderoj klubin, shokët e skuadrës dhe stafin. Pa ata asgjë nuk do të ishte e mundur. Kam punuar shumë gjatë gjithë vitit dhe ky çmim është qershia mbi tortë”, deklaroi sulmuesi anglez, në sezonin e tij të dytë në Gjermani.
Shifrat flasin vetë për të: 26 gola në kampionat, 8 asistime dhe dallimi i të qenit lojtari i parë në historinë e Bundesligës që fiton titullin e golashënuesit më të mirë në dy sezonet e tij të para në turneun gjerman. -
Bundesliga jep verdiktet finale, surprizat europiane Mainz dhe Frajburg
Lajpcig surprizisht mbetet jashtë europe, priten ndëshkime e largime te “Red Bull”
Bundesliga zhvilloi këtë pasdite javën e fundit të edicionit 2024/2025. Verdiketet finale erdhën disa javë më parë por sot u përcaktuan përfundimisht vendet e skuadrave që do të garojnë në kompeticionet e UEFA-s.
Bajern kampion së bashku me Leverkusen, Frankfurt dhe Dortmund do të marrin pjesë në Champions League. Frajburg i pesti shkon në Europa League ndërsa Mainz 04 në Conference League. Bien nga Bundesliga Bohum dhe Holsten Kiel teksa Heidenheim shkon në play out me të rteën e Bundesligës 2 për biletën e fundit të Bundeligës.
-

Gjermani, festa e ngjitjes së Hamburgut në Bundesliga degjeneron: 25 tifozë në spital
Deri shtatë vjet më parë, ishte e vetmja skuadër gjermane që kishte marrë pjesë në çdo sezon të Bundesliga-s që nga fillimi i saj, pastaj rënia nga kategoria në vitin 2018 dhe “purgatori” i Bundesliga 2.
Hamburgu ka përfunduar gjithmonë në katër vendet e para, por kurrë nuk ka arritur të kthehet në Bundesliga.
Me një fitore 6-1 ndaj Ulmit, klubi siguroi ngjitjen në Bundesliga, duke shkaktuar një festë të paparë. Pushtim i fushës, brohoritje dhe festime, të cilat megjithatë degraduan.
Të paktën 25 persona u plagosën gjatë festimeve, njëri prej tyre shumë rëndë, “duke luftuar midis jetës dhe vdekjes”.
Mbi 56,000 spektatorë u ngjitën mbi barrierat, disa madje u hodhën nga tribunat, dhe më pas u përfshinë në përleshje dhe akte vandalizmi.
Policia ishte e nevojshme për të penguar tifozët të arrinin në dhomat e zhveshjes. Brigada e zjarrfikësve të Hamburgut tha:
“Pas fërshëllimës së fundit, në orën 22:20, tifozët pushtuan fushën. Si rezultat, disa tifozë u plagosën: 44 persona morën ndihmë mjekësore, pesë u plagosën lehtë, 19 u plagosën rëndë dhe një person është në rrezik vdekjeje”.Crossbar down in Hamburg 😮
Wild scenes at the Volksparkstadion, as Hamburger SV fans celebrate the club’s return to the top flight after seven long years out of the Bundesliga.#nurderHSV #Aufstieg2025 pic.twitter.com/8zoAPEO7ua
— Ultras Clips (@ultras_clips) May 11, 2025 -

“Kam shumë ëndrra dhe klubi e di”, ylli i Bundesliga pranë transferimit në Angli
21 Prill 2025
9:36
Telesport
Xavi Simons po planifikon një lëvizje gjatë merkatos së verës. Mesfushori i talentuar holandez, tashmë 22 vjec, që aktualisht luan për Leipzig në Bundesliga, është duke e menduar shumë për të ardhmen e tij.
Largimi i tij është një mundësi konkrete dhe klubet e Premier League janë informuar për mundësinë e nënshkrimit me të. Pikërisht Anglia shihet edhe si destinacioni më i mundshëm për lojtarin: çmimi i tij është rreth 75 milionë euro, sipas vlerësimeve të Leipzig.
Gjithsesi, Xavi Simons ka një ëndërr dhe ajo është që një ditë të veshë fanellën e Barcelonës. Megjithatë, ky është një skenar i pamundur për këtë verë. “Unë jam ende një lojtar i ri, kam shumë ëndrra dhe klubi e di këtë”, tha Xavi Simons.
“Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të luajmë mirë në ndeshjet e ardhshme. Pas ndeshjeve ndërkombëtare, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë“, tha holandezi, që ka një kontratë me Leipzig që skadon në vitin 2027.
Sipas mediave gjermane, për lojtarin janë të interesuar Manchester United dhe Liverpool. -

Bajern në transfertë, 6-të ndeshje në program për sot
Bundesliga nis sot me raundine 30-të. Bajern Mynih do të dalë menjëherë në fushë kundër Heidenheim, për të lënë pas menjëherë eliminimin nga Interi nga Liga e Kampionëve, me titullin e kampionatit gjerman që mbetet prioritet i momentit.
Paralelisht, në fushë janë Volfsburg dhe Lajpcig të cilët mund ta kalojnë përkohësisht Eintrahtin në vendin e tretë.
Të dielën ndeshjet e tjera.
Bundesliga java e 30-tëSot:
15:30Heidenheim – Bajern Mainz – VolfsburgLajpcig – KielFraiburg – HofenheimVerder Bremen – BohumUnion Berlin – Stutgart 18:30
Vazhdo leximin
