Tag: bulqizës

  • Video/ Festat 28-29 Nëntorit, nxënësit “pushtojnë” pedonalen e Bulqizës me veshje tradicionale dhe flamurin kombëtar

    Video/ Festat 28-29 Nëntorit, nxënësit “pushtojnë” pedonalen e Bulqizës me veshje tradicionale dhe flamurin kombëtar

    Edhe pse koha nuk ishte e përshtatshme, nxënësit e të gjitha shkollave kanë pushtuar pedonalen e Bulqizës me veshjet tradicionale dhe me flamuj kombëtar.

    Ndryshe nga herët e tjera për herë të parë sheshi i pedonales u mbush nga banorët e zonës, të cilët ishin të gjitha moshat, ku ndoqën aktivitetin e përgatitur nga Bashkia Bulqizës në bashkëpunim me  shkollat, ku nxënësit përfaruan me këngë, valle e recitime.
    Kryetarja e Bashkisë Bulqizë,Festime Mjeshtri, shprehu një falenderim të veçantë për të rinjtë të cilët po i japin jetë qytetit.

    Top Channel

  • Dëbora zbardh malet e Bulqizës/ Ja si paraqitet situata nga moti, në qarkun Mat dhe Dibër

    Dëbora zbardh malet e Bulqizës/ Ja si paraqitet situata nga moti, në qarkun Mat dhe Dibër

    Situata në rrethin e Bulqizës gjatë mëngjesit të sotëm ka vijuar me mot të kthjellët por të shoqëruar me temperatura të ulëta dhe dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit, gjë që i ka dhënë edhe një bukuri maleve.
    Aktualisht sa i përket rrugëve nacionale dhe ato rurale nuk ka pasur probleme, pasi gjatë këtyre ditëve ka vijuar puna për mbajtjen nën kontroll.
    Vështirësi të vogla ka në rrugët që lëvizin për tek mininierat e Zonës D, Martanesh dhe Tërnovë ku lëvizin mjetet që transportojnë minatorët pasi ka prezencë të vogël dëbore, ndaj policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes.
    Ndërkohë situata është normalizuar edhe në Mat dhe Dibër.

  • Dëbora zbardh malet e Bulqizës, si paraqitet situata nga moti në Mat dhe Dibër

    Dëbora zbardh malet e Bulqizës, si paraqitet situata nga moti në Mat dhe Dibër

    Situata në rrethin e Bulqizës gjatë mëngjesit të sotëm ka vijuar me mot të kthjellët por të shoqëruar me temperatura të ulëta dhe dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit, gjë që i ka dhënë edhe një bukuri maleve.

    Aktualisht sa i përket rrugëve nacionale dhe ato rurale nuk ka pasur probleme, pasi gjatë këtyre ditëve ka vijuar puna për mbajtjen nën kontroll.
    Vështirësi të vogla ka në rrugët që lëvizin për tek mininierat e Zonës D, Martanesh dhe Tërnovë ku lëvizin mjetet që transportojnë minatorët pasi ka prezencë të vogël dëbore, ndaj policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes.
    Ndërkohë situata është normalizuar edhe në Mat dhe Dibër.

    Top Channel

  • Bulqiza në vend numëro/ Gjashtë vite nga tërmeti i 2019-ë asnjë ndërhyrje, dy pallate mbeten ende të dëmtuara

    Bulqiza në vend numëro/ Gjashtë vite nga tërmeti i 2019-ë asnjë ndërhyrje, dy pallate mbeten ende të dëmtuara

    Në qytetin e Bulqizës, edhe pse kanë kaluar gati 6 vite nga tërmeti i vitit 2019, dy pallate vazhdojnë të jenë të pabanueshme. Njëri ndodhet në qytetin e ri të Bulqizës dhe tjetri në qytetin e vjetër. Në total, 33 familje janë prekur  15 në pallatin e qytetit të ri dhe 18 në atë të qytetit të vjetër.
    Banorët shprehen se ende nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare dhe kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Sipas tyre, jetesa në këto kushte është e vështirë, ndërsa shumë familje janë detyruar të shpërngulen drejt Tiranës, Durrësit apo edhe jashtë vendit.
    Nga ana tjetër, specialistë të fushës, inxhinierë dhe gjeologë që kanë inspektuar zonën, pohojnë se nevojitet një studim i hollësishëm për të përcaktuar lëvizjet e tokës, pasi sipas tyre çdo vit në atë zonë vërehen ndryshime gjeologjike.
    përfaqësues të Bashkisë Bulqizë thanë se familjeve të prekura u është paguar bonusi i qirasë, ndërsa bashkia është në pritje të përgjigjes përfundimtare nga Instituti i Gjeologjisë për të nisur ndërhyrjet e nevojshme në terren.

  • Minierat e Bulqizës si varre të hapura, 27-vjeçari humb krahun pas incidentit në Krastë

    Minierat e Bulqizës si varre të hapura, 27-vjeçari humb krahun pas incidentit në Krastë

    Një tjetër aksident i rëndë ka tronditur Bulqizën. Një 27-vjeçar ka humbur një pjesë të krahut gjatë punës në fabrikën e pasurimit të minierës së Krastës. Fillimisht ai mori ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, por gjendja e rënduar kërkoi transferimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Për fat, i riu është gjallë, por jeta e tij nuk do të jetë më e njëjta.
    Por kjo ngjarje nuk është rast i izoluar. Minierat e Bulqizës prej dekadash janë kthyer në varre të heshtura që gllabërojnë jetët e minatorëve njëri pas tjetrit. Shifra të frikshme: dhjetëra të rinj e baballarë fëmijësh kanë humbur jetën, dhjetëra të tjerë kanë mbetur të gjymtuar. Gjithçka përsëritet si një skenar makabër punëtorë të zakonshëm që rrezikojnë jetën për një rrogë të mjerë, dhe shteti që mbyll sytë.
    Familjarët e minatorëve prej vitesh ankohen, kërkojnë drejtësi, kërkojnë kushte më të sigurta pune, por asnjë zë nuk dëgjohet. Askush nuk mban përgjegjësi, asnjë kompani nuk ndëshkohet, asnjë zyrtar nuk jep dorëheqje. Dhe ndërkohë, minierat vazhdojnë të gëlltisin jetë njerëzish, ndërsa për familjarët mbeten vetëm lotët dhe varret e hapura.
    Është e pabesueshme se si në një vend kaq të vogël, ku thuajse çdo familje ka një minator të humbur, ende nuk ka pasur asnjë të dënuar për këtë varr masiv të shekullit XXI. Sa jetë të tjera duhen shuar që shteti të kuptojë se siguria e punëtorëve nuk është luks, por e drejtë elementare?

  • Aksident në minierën e Bulqizës, ndërron jetë 50-vjeçari

    Aksident në minierën e Bulqizës, ndërron jetë 50-vjeçari

    Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë paradite në minierën e Bulqizës.
    Rreth orës 11.30 minuta, dyshohet se është aksidentuar në një subjekt minerar shtetasi K.D, rreth 50 vjeç, punëtor në këtë subjekt.
    “Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt”, njofton policia.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

  • Aksident në minierën e Bulqizës/ Plagoset rëndë punëtori 50-vjeçar, dërgohet menjëherë në spital

    Aksident në minierën e Bulqizës/ Plagoset rëndë punëtori 50-vjeçar, dërgohet menjëherë në spital

    Një aksident është shënuar në minierën e kompanisë AlbChrome(ACR) në Bulqizë. Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se minatori 50 vjeç me iniciale A.D ku gjatë punës është rrezuar aksidentalisht duke pësuar faktuara në trup.
    Fillimisht aksidenti është pikasur nga kolegët e punës ku dhe i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i kanë dhënë ndihmën e parë.
    Sipas mjekëve të këtij spitali i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon rreth shkaqeve të aksidentit.

  • Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset punëtori 50-vjeçar

    Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset punëtori 50-vjeçar

    Një aksident është shënuar në minierën e kompanisë AlbChrome(ACR) në Bulqizë. Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se minatori 50 vjeç me iniciale A.D ku gjatë punës është rrezuar aksidentalisht duke  pësuar faktuara në trup.

    Fillimisht aksidenti është pikasur nga kolegët e punës ku dhe i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i kanë dhënë ndihmën e parë, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.
    Sipas mjekëve të këtij spitali i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon rreth shkaqeve të aksidentit.

    Top Channel

  • Jo vetëm krom: ç’paska tjetër nëntoka e Bulqizës…

    Jo vetëm krom: ç’paska tjetër nëntoka e Bulqizës…

    Bulqiza e njohur për një nëntokë kromi duket se mban në barkun e saj dhe një pasuri arkeologjike unike. Një zbulim i fundit, kumtuar për publikun nga ministri Gonxhe, duket se e dëshmon këtë.
    Më konkretisht, në Strikçan të Bulqizës është zbuluar varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri.

    Sipas ATSH-së, ky zbulim, i realizuar gjatë projektit kërkimor–shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, të udhëhequr nga Instituti i Arkeologjisë, përfshin një monument me përmasa mbresëlënëse, rreth 9 x 6 metra, me një dhomë funerare 2.40 m të lartë dhe elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë.
    Në monument është gjetur një mbishkrim dygjuhësh kushtuar individit të varrosur, Gelliano-s, dhe perëndisë Jupiter. “Ky mbishkrim përbën të parin e këtij lloji të zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës”, thekson Gonxhja.
    Varri është konceptuar me tre ambiente: dhomën e varrimit, paradhomën dhe një shkallare monumentale. Në të janë ruajtur pjesë të inventarit arkeologjik, përfshirë enë qelqi, objekte kocke, armë si dhe fragmente tekstili të thurura me fije ari, që dëshmojnë statusin e lartë të të ndjerit.

    Sipas specialistëve, strukturat e sipërme sugjerojnë tipologjinë e një mausoleumi, duke e bërë këtë zbulim të pazëvendësueshëm për studimin e prapaktokës romake në Shqipëri.
    Për shkak të rëndësisë së veçantë, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me DRTK Tiranë dhe në koordinim me Institutin e Arkeologjisë, do të ndjekë procedurat për vendosjen në mbrojtje paraprake të këtij siti arkeologjik.
    MEKI, IKTK dhe Instituti i Arkeologjisë do të vijojnë të mbështesin kërkimet shkencore që pasurojnë gjithnjë e më shumë hartën arkeologjike të vendit tone, raporton ATSH.

  • Riaktivizohet zjarri në Valikardhë të Bulqizës, ndizet një vatër në Kërçisht të Maqellarës

    Riaktivizohet zjarri në Valikardhë të Bulqizës, ndizet një vatër në Kërçisht të Maqellarës

    Vetëm pak ditë pasi zjarret që ishin aktive u shuan nga reshjet e shiut në fillim-javë, këtë të enjte janë riaktivizuar.

    Vatra e zjarrit mbi fshatin Valikardhë të Bulqizës në vendin e quajtur “Liqeni i Zi” është rindezur, ku është ende e paqartë se si flakët rifilluan.
    Edhe pse zjarri ishte shuar nga reshjet e shiut, autoritetet vendore kishin lënë një grup për ta monitoruar nga frika se mos trungjet e mbetura mund të bëheshin shkak për riaktivizimin e vatrës.

    Me rritjen e temperaturave dhe rikthimin e erës së fortë, duket se është bërë riaktivizimi i zjarrit. Ndërkohë, për shuarjen e tij janë nisur forca të shumta zjarrfikëse nga bashkia Bulqizë, shërbimi pyjor, dhe administrata. Kjo ka qenë ndër zonat më të dëmtuara nga zjarri gjatë kësaj vere ku janë dhjegur me dhjetra hektar pyje me pemë halore si pishë të zezë dhe Ahu.
    Po ashtu, një vatër zjarri është aktivizuar në afërsi të fshatit Kërçisht në Njësinë Administrative Maqellarë të Dibrës. Dyshohet se nga pakujdesia e një personi i cili ka qenë duke pastruar tokën e tij me djegien e ferrave, zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Edhe këtu ka nisur ndërhyrja e forcaver të pushtetit vendor për neutralizimin e zjarrit.