Tag: bullizuese

  • Veprimet bullizuese ndaj Elijonës, ja si reagon Benita

    Veprimet bullizuese ndaj Elijonës, ja si reagon Benita

    Benita ka kërkuar falje për veprimet që ka ndërmarrë kundrejt Elijonës gjatë situatës së tensionuar në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”. Ajo shprehu pendesë pasi pa pamjet e incidentit, duke theksuar se as vetë ajo nuk ishte e kënaqur me sjelljen e saj.
    “Unë sinqerisht i pashë pamjet edhe kërkoj falje, se as mu nuk më pëlqen, po kështu kanë rrjedh. Prapë se prapë të kërkoj falje. Po ti vetë e ke bërë punën deri këtu”, tha Benita.
    Ndërkohë, Benita theksoi se ajo nuk ishte iniciatore e situatës, duke e quajtur Elijonën si personin që kishte kërkuar betejën me to.
    Situata në Big Brother VIP Kosova është tensionuar ndjeshëm pas transmetimit të klipit ku Alba shfaqej në skena të interpretuara si bullizuese ndaj banores së re, Elijona . Pas debatit të ashpër në “prime”, Alba nuk e ka pranuar mënyrën se si u paraqitën pamjet dhe ka reaguar emocionalisht.
    Menjëherë pas përplasjes me moderatorin , Alba është larguar nga pjesa kryesore e shtëpisë dhe ka shkuar e vetme në dhomën e gjumit, ku është parë duke qarë. Ajo ka refuzuar të komunikojë me banorët e tjerë, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë ka mbetur e shqetësuar për gjendjen e saj.
    Aktualisht nuk dihet nëse Alba ndodhet në dhomën e rrëfimit apo nëse ka marrë vendimin për të braktisur përfundimisht shtëpinë e BBVK.