Tag: bullgaria

  • Bullgaria shkon në finalen e Botërorit

    Bullgaria shkon në finalen e Botërorit

    Me një Aleksandar Nikolov autor i 31 pikëve, Bullgaria mundi 1-3 Çekinë dhe shkon në finalen e Botërorit të volejbollit për meshkuj që po zhvillohet në Filipine.

    Ballkanasit në këtë finale teksa e prekin për herë të dytë pas 55 viteve do të mësojnë rivalin pas pak orësh ndërsa në 12:30 do të luhet gjysmëfinalja Itali-Poloni.

    Ky Botëror figuron i 21-ti në volejbollin për meshkuj. I radhës pritet të zhvillohet në vitin 2029 në Katar.

    Ndërkaq, finalja aktuale per vendin e parë si dhe ajo për vendin e tretë zhvillohen nesër./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Bullgaria i rikujton Maqedonisë së Veriut marrëveshjen e 2022 si kusht për pranimin në BE

    Bullgaria i rikujton Maqedonisë së Veriut marrëveshjen e 2022 si kusht për pranimin në BE

    Bullgaria ka deklaruar se Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë plotësisht angazhimet e pranimit në Bashkimin Evropian, të dakorduara në Konsensusin Evropian të vitit 2022.
    Gjatë një deklarate të përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov, theksoi se nuk ka vend për rishikim të kushteve dhe se respektimi i marrëveshjeve është kusht i domosdoshëm për përparimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.
    Zhelyazkov kujtoi bashkëpunimin e mëparshëm me udhëheqësit maqedonas Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski, që çoi në nënshkrimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë.
    Ai theksoi se kompromisi i arritur gjatë Presidencës Franceze të BE-së është miratuar nga Këshilli dhe Parlamenti bullgar dhe nuk ka pasur ndryshime në parime apo qasje që do të justifikonin pretendimet nga Shkupi për një të ashtuquajtur diktat bullgar.
    Kryeministri bëri të qartë se Bullgaria, përmes një vendimi të Asamblesë Kombëtare në fillim të vitit, nuk kërkon angazhime shtesë nga vendet fqinje.
    Ai e cilësoi si të pajustifikuar dhe të panevojshme çdo ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut kundër protokollit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, duke theksuar se protokolli parashikon shqyrtime vjetore të zbatimit dhe është në përputhje të plotë me Konsensusin Evropian.
    Zhelyazkov nënvizoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, përfshirë njohjen kushtetuese, si një parakusht për marrëdhënie të plota fqinjësore.
    Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e Bullgarisë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar si një faktor kyç për sigurinë dhe prosperitetin rajonal.
    Lidhur me vendimmarrjen në BE, Kryeministri bullgar argumentoi se konsensusi është thelbësor për ruajtjen e besimit dhe efektivitetit, duke paralajmëruar kundër përdorimit të vendimeve me shumicë të kualifikuar për çështje të zgjerimit dhe politikës së jashtme.
    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, mbështeti qëndrimin e Bullgarisë, duke deklaruar se kushtet e pranimit të vitit 2022 duhet të përmbushen nga Maqedonia e Veriut për të avancuar në negociatat me BE-në.
    Ai theksoi se progresi varet nga respektimi i angazhimeve të dakorduara në Konsensusin Evropian.

  • Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi, kontrabanda vinte nga Rumania e Bullgaria

    Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi, kontrabanda vinte nga Rumania e Bullgaria

    Një rrjet i sofistikuar kontrabande karburanti është zbuluar dhe shkatërruar nga autoritetet greke, pas një operacioni të gjerë policor që çoi në arrestimin e 22 personave.

    Sipas informacioneve zyrtare, grupi kriminal importonte karburant të falsifikuar nga Rumania e Bullgaria dhe e shpërndante atë nëpër pika karburanti të kontrolluara prej tyre në Greqi.

     

    Policia greke zbuloi një zonë magazinimi në Sindos, ku bëhej transferimi dhe manipulimi i karburantit.

     

    Dyshohet se rrjeti përdorte tretës kimikë, të sjellë kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria, për të përzier karburantin, i cili më pas shitej në treg si produkt i rregullt.

     

    Gjithashtu, hetimet zbuluan manipulime të sofistikuara në disa pompa karburanti, ku përmes softuerëve të modifikuar, sasia reale e karburantit që hidhej në automjete ishte më e vogël nga ajo që shënohej në pompat e furnizimit. Kjo skemë mashtruese u përdor për të fituar në mënyrë të paligjshme nga klientët e painformuar.

     

    Nga 22 arrestimet e kryera:

     

    13 janë në rajonin e Atikës (Athinë),

     

    3 në Selanik,

     

    2 në Trikala,

     

    2 në Igumenicë,

     

    1 në Volos,

     

    1 në Spartë.

     

    Gjatë operacionit, policia konfiskoi qindra mijëra euro cash, të dyshuara si fitime të përfituara nga aktivitetet kriminale.

     

    Të arrestuarit pritet të përballen me akuza për:

     

    Kontrabandë karburanti,

     

    Evazion fiskal,

     

    Mashtrim konsumatorësh,

     

    Manipulim të sistemeve të matjes në pompat e karburantit.

     

    Hetimet janë ende në vijim, ndërsa autoritetet po përpiqen të identifikojnë të gjithë rrjetin dhe rrugët e shpërndarjes së karburantit ‘mashtrues’ në territorin grek.

  • Bullgaria vendos kontroll çmimesh ndërsa afrohet kalimi në euro

    Bullgaria vendos kontroll çmimesh ndërsa afrohet kalimi në euro

    Parlamenti i Bullgarisë miratoi të mërkurën një ligj që vendos kontrolle njëvjeçare të çmimeve duke filluar nga 8 gushti, si pjesë e procesit teknik të kalimit drejt monedhës euro, që pritet të ndodhë në janar.Ky vendim vjen pasi ministrat e Financave të Bashkimit Europian vendosën këtë muaj kursin e këmbimit mes levës bullgare dhe euros – hapi i fundit për ta bërë Bullgarinë anëtaren e 21-të të eurozonës.Muajin e kaluar, ministrat e financave të BE-së dhanë mbështetje zyrtare për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë, pas vlerësimeve pozitive të Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Evropiane mbi gatishmërinë e vendit.Sipas faqes zyrtare të parlamentit bullgar, ligji përfshin një periudhë prove deri më 8 tetor, gjatë së cilës bizneset pritet të fillojnë të shënojnë çmimet në të dyja monedhat (leva dhe euro), si dhe të lëshojnë fatura me vlerat përkatëse në të dyja.Legjislacioni u jep autoriteteve mundësinë për të ndërhyrë me masa të përkohshme në rast se çmimet e produkteve bazë apo shërbimeve rriten ndjeshëm.Gjoba për tregtarët që do të kapen duke manipuluar çmimet në mënyrë të padrejtë do të variojnë nga 2,556 euro (2,930 dollarë) deri në 511,290 euro (586,245 dollarë). Ndërkohë, shitësit e mëdhenj me pakicë do të detyrohen të publikojnë përditë në faqet e tyre zyrtare çmimet finale të produkteve bazë dhe shërbimeve.Bullgaria ka synuar kalimin nga leva në euro që kur u bë pjesë e BE-së në vitin 2007. Megjithatë, entuziazmi fillestar i qytetarëve është zbehur: rreth 50% e bullgarëve janë aktualisht skeptikë, nga frika se kalimi në euro do të shkaktojë rritje të çmimeve.Kroacia ishte vendi i fundit i BE-së që iu bashkua eurozonës, në fillim të vitit 2023. Me anëtarësimin e Bullgarisë në vitin 2026, vetëm gjashtë nga 27 vendet anëtare të BE-së do të mbeten jashtë eurozonës: Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania dhe Danimarka.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Spiropali vizitë zyrtare në Sofie, takohet me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

    Spiropali vizitë zyrtare në Sofie, takohet me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

    Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, në datat 9-10 korrik po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit: Presidentin Radev, Kryeministrin Jeliazkov dhe Kryetaren e Parlamentit Kiselova.

    Në ditën e parë të vizitës Spiropali u prit nga Kryeministri Rossen Jeliazkov.
    Kryetarja Spiropali nënvizoi se “Me Bullgarinë kemi marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyera në të gjitha nivelet, të cilat mbështeten në miqësinë tradicionale dhe në lidhjet historike, kulturore e njerëzore midis dy popujve tanë.
    Bullgaria është një mbështetëse e vendosur e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, ashtu siç ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ku të dy vendet sot jemi partnerë të rëndësishëm e kontribues aktivë.
    Organizimi në Tiranë më 16 maj i Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian përbën një moment kyç në angazhimin në rritje të Shqipërisë për sigurinë dhe paqen në Europë.
    Bullgaria është një partner ekonomik tradicional i Shqipërisë dhe mes vendeve tona ka mundësi të shumta bashkëpunimi në sektorët si infrastruktura, turizmi, energjia etj., të cilat ndihmojnë zhvillimin, ndërlidhjen, bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit. Ndërtimi i Korridorit VIII është një investim strategjik i përbashkët, thelbësor edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bullgarisë si edhe atë rajonal.
    Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe të dy vendet po kontribuojnë për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
    Kryeministri Jeliazkov vlerësoi marrëdhëniet, partneritetin dhe miqësinë mes dy vendeve dhe rikonfirmoi mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin për paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.

    Top Channel

  • PE miraton Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetët bullgarë kundërshtojnë ashpër

    PE miraton Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetët bullgarë kundërshtojnë ashpër

    Parlamenti Evropian, me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitet 2023 dhe 2024.

    Pas një amendamenti të paraqitur nga tre grupet më të mëdha politike në Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane, Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve dhe Reneë Europe, u hoqën nga raporti të gjitha referencat për ‘identitet kombëtar maqedonas’ dhe ‘gjuhë maqedonase’.

    Këto referenca ishin pjesë e draftit të raportit që ishte miratuar më 24 qershor nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, pavarësisht kundërshtimeve të forta të eurodeputetëve bullgarë, të cilët argumentuan se çështjet e identitetit kombëtar dhe të gjuhës nuk kanë vend në një raport mbi progresin e një vendi kandidat për anëtarësim, pasi shkaktojnë përçarje.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e quajti ‘të turpshëm’ amendamentin që hoqi referencat për ‘identitetin dhe gjuhën maqedonase’ dhe akuzoi Bullgarinë për minimin e perspektivës evropiane të vendit të tij.

    “Sot, Bullgaria punoi kundër nesh. Bullgaria po pengon rrugën evropiane të Maqedonisë, jo që tani, por që prej vitit 1990. Ajo ka një agjendë dhe plan të qartë, të udhëhequr nga ideja për zhdukjen e kombit maqedonas dhe identitetit të tij,” deklaroi Mickoski pas votimit të sotëm në seancën plenare të Parlamentit Evropian mbi Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut.

    Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, eurodeputeti austriak Thomas Waitz (të Gjelbrit / Aleanca e Lirë Evropiane), në një deklaratë me shkrim pas votimit, tha se “disa eurodeputetë bullgarë e keqpërdorën raportin për qëllime të brendshme politike”. Këta të fundit e kishin akuzuar më parë atë për ‘anshmëri’ në favor të Shkupit.

    Sofja zyrtare pretendon se gjuha dhe identiteti i Maqedonisë së Veriut kanë rrënjë bullgare dhe nuk ekzistonin para vitit 1945, kur rajoni u bë pjesë e Jugosllavisë.

    Në të kundërt, qeveria e Shkupit insiston se identiteti dhe gjuha e saj janë të veçanta dhe ekzistojnë prej shekujsh.

    Mosmarrëveshjet Shkup – Sofje

    Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë mosmarrëveshje historike, kombëtare dhe gjuhësore që zgjasin prej dekadash.

    Bullgaria ka penguar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në verën e vitit 2022, qeveritë e atëhershme të të dy vendeve, me ndërmjetësimin e BE-së, ranë dakord për një propozim kompromisi, i cili parashikonte që Bullgaria të hiqte veton për nisjen e negociatave, me kusht që Shkupi të ndryshonte Kushtetutën, duke përfshirë në të pakicën bullgare që jeton në vend.

    Propozimi ishte pranuar nga qeveria qendro–e majtë e mëparshme në Maqedoninë e Veriut, por nuk arriti të siguronte shumicën prej 2/3 në parlament, për shkak të kundërshtimit të partisë së djathtë dhe tani në pushtet, VMRO-DPMNE, të kryeministrit Hristijan Mickoski. Ky i fundit ka deklaruar se qeveria e tij nuk e pranon këtë propozim dhe nuk do të japë pëlqimin për një ndryshim të tillë kushtetues.

    Si Brukseli, ashtu edhe Sofja kanë përsëritur se Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hapë kapitujt e negociatave për anëtarësim pa ndryshimin paraprak të Kushtetutës.

    Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, të kryer në vitin 2021, bullgarët përbëjnë vetëm 0.2% të popullsisë (rreth 3,500 persona), një shifër që Sofja e vë në dyshim, duke pretenduar se përqindja reale është shumë më e lartë. Bullgaria pohon se regjistrimi është bërë me metoda që nuk kanë garantuar përfshirjen e gjithë shtetasve bullgarë, dhe akuzon Shkupin për fshehje të pranisë historike bullgare.

    Marrëdhëniet problematike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë përkeqësuar ndjeshëm me ardhjen në pushtet në Shkup të partisë VMRO-DPMNE, para një viti. Syri.net-iefimerida

  • Maqedonia e Veriut merr dritën jeshile nga Parlamenti Europian me 461 vota pro

    Maqedonia e Veriut merr dritën jeshile nga Parlamenti Europian me 461 vota pro

    Parlamenti Evropian miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitet 2023 dhe 2024, me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime.
    Tre grupet më të mëdha politike në Parlamentin Evropian (Partia Popullore Evropiane, Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve, dhe Reneë Europe) paraqitën një amendament, sipas të cilit u hoqën nga raporti të gjitha referencat për “identitetin kombëtar maqedonas” dhe “gjuhën maqedonase”. Këto terma ishin pjesë e draft-raportit që kishte kaluar më 24 qershor në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, pavarësisht kundërshtimit të eurodeputetëve bullgarë. Ata argumentuan se çështjet e identitetit dhe gjuhës janë përçarëse dhe nuk duhet të jenë pjesë e raportit për progresin e një vendi kandidat.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e kritikoi ashpër këtë vendim, duke e quajtur “të turpshëm” dhe duke akuzuar Bullgarinë se po pengon integrimin evropian të vendit të tij. Ai tha se Bullgaria ka bllokuar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut që nga viti 1990 dhe se Bullgaria po përpiqet të fshijë identitetin maqedonas.
    Eurodeputeti austriak Thomas Ueitz, i cili është raportues për Maqedoninë e Veriut, tha se disa eurodeputetë bullgarë e keqpërdorën raportin për interesa politike të brendshme. Bullgaria pretendohet se sheh gjuhën dhe identitetin maqedonas si pjesë të historisë dhe kulturës bullgare, duke thënë se ato nuk ekzistonin si të tilla para vitit 1945. Ndërsa Shkupi thotë se identiteti dhe gjuha maqedonase janë të veçanta dhe ekzistojnë prej shekujsh.
    Dallimet mes Shkupit dhe Sofjes
    Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë mosmarrëveshje historike dhe kulturore që zgjaten prej dekadash. Bullgaria ka bllokuar fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Në vitin 2022, me ndërmjetësimin e BE-së, dy vendet ranë dakord për një marrëveshje kompromisi, ku Bullgaria pranoi të heqë veton nëse Maqedonia e Veriut ndryshonte Kushtetutën për të njohur pakicën bullgare në vend.
    Kjo marrëveshje u pranua nga qeveria e mëparshme e Maqedonisë së Veriut, por nuk u miratua në Parlament, pasi partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE, që tani është në pushtet me kryeministrin Hristijan Mickoski, e kundërshtoi ndryshimin e Kushtetutës. Brukseli dhe Sofja kanë bërë të qartë se negociatat për anëtarësim në BE nuk do të fillojnë pa ndryshuar Kushtetutën nga Shkupi. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut (2021), bullgarët përbëjnë vetëm 0.2% të popullsisë (rreth 3,500 persona), por Bullgaria nuk e pranon këtë shifër dhe thotë se ka shumë më tepër bullgarë në Maqedoninë e Veriut. Sofja akuzon Shkupin se nuk lejon njohjen e plotë të komunitetit bullgar.
    Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar që kur VMRO-DPMNE erdhi në pushtet një vit më parë.

  • BE-ja i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

    BE-ja i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

    Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës prej janarit të vitit 2026, përfshirë përcaktimin e kursit të këmbimit prej valutës bullgare lev në valutën euro.
    Bullgaria do t’i bashkohet Eurozonës në fillim të vitit 2026 me një kurs këmbimi 1 euro për 1.95583 lev.

    Bullgari tani i ka më pak se gjashtë muaj për t’u përgatitur për tranzicionin teknik.
    Ministrat e Financave të vendeve të BE-së kanë dhënë muajin e kaluar mbështetjen formale që Bullgaria t’i bashkohet Eurozonës, marrë parasysh vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.
    Vendimi është mbështetur edhe nga liderët e BE-së në një samit të mbajtur në Bruksel më 26 qershor.
    Bullgaria ka bërë përpjekje që të kalojë nga valuta lev në euro, prej kur i është bashkuar bllokut evropian më 2007.
    Mirëpo pas një pritjeje të gjatë, shumë shtetas të Bullgarisë e kanë humbur entuziazmin fillestar, dhe tani shkalla e skepticizmit për euron shkon në 50 për qind, sipas një sondazhi të kryer nga Eurobarometri në maj.
    Disa bullgarë shqetësohen se ndërrimi i valutës do t’i rrisë çmimet.
    Anëtarësimi i Bullgarisë në Eurozonë shënon zgjerimin e këtij grupi për herë të parë pas tre vjetësh, pasi Kroacia ka qenë e fundit që i është bashkuar atij në fillim të vitit 2023.
    Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë nënkupton se vetëm gjashtë shtete të BE-së, nga 27 në total, do të mbesin jashtë zonës me valutë të përbashkët: Suedia, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Rumania dhe Danimarka.
    Asnjëra prej këtyre vendeve nuk kanë plane të menjëhershme për t’iu bashkuar grupit për arsye politike, apo sepse nuk i kanë plotësuar kushtet ekonomike./ REL/

  • Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..

    Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..

    Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë hap.
    Ndërsa qeveria e konsideron anëtarësimin në Eurozonë si përparësi, shumë qytetarë mbeten skeptikë ndaj këtij vendimi, duke shprehur frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar.
    Kryeministri Rosen Zhelyazkov e sheh anëtarësimin në Eurozonë si një hap të rëndësishëm drejt një stabiliteti dhe zhvillimi më të madh ekonomik. Megjithatë, opozita ndaj këtij procesi po rritet, e ushqyer nga forcat nacionaliste, që paralajmërojnë pasoja negative. Sipas një sondazhi të fundit në të gjithë Bashkimin Europian (BE), rreth gjysma e bullgarëve janë kundër përdorimit të Euros si monedhë zyrtare.
    Protestat tashmë kanë shpërthyer, të nxitura nga frika se kalimi në një monedhë të re do të shkaktojë rritje të çmimeve dhe do të dobësojë kontrollin kombëtar.
    Valentin Tataru, ekonomist në ING, shpjegon se njerëzit shqetësohen kryesisht për rritjen e mundshme të kostos së jetesës gjatë periudhës së tranzicionit, pasi disa biznese mund të përfitojnë nga ndryshimi për të rrumbullakosur çmimet në mënyrë të padrejtë.
    Kjo është veçanërisht shqetësuese për banorët e zonave më të varfra dhe rurale. Megjithatë, Tataru thekson se kursi fiks i këmbimit që Bullgaria ka me Euron duhet të zbusë ndikimin inflacionist, duke parandaluar luhatje të forta të çmimeve.
    Një tjetër shqetësim i përmendur shpesh është humbja e perceptuar e sovranitetit. Leva, monedha zyrtare e Bullgarisë për shumëkënd përfaqëson një simbol të pavarësisë kombëtare. Heqja dorë nga ajo, paralajmëron Andrius Tursa, këshilltar për Europën Qendrore dhe Lindore pranë kompanisë Teneo, mund të jetë një çështje e ndjeshme si politikisht, ashtu edhe emocionalisht për shumë bullgarë.
    Ai shton se anëtarësimi në Eurozonë do të thotë, që Bullgaria do të dorëzojë një pjesë të kontrollit mbi politikën monetare, pasi vendimet do të kalojnë në duart e Bankës Qendrore Europiane (BQE). Ndërkohë, si Tursa ashtu edhe Jasmine Gröschel, ekonomiste e lartë në Allianz, theksojnë përfitimet që sjell anëtarësimi.
    Tursa shpjegon se vendet anëtare të Eurozonës përfitojnë norma më të ulëta interesi falë besueshmërisë së BQE-së, gjë që e bën huamarrjen më të lirë për individët dhe bizneset.
    Gröschel shton se mbikëqyrja nga BQE mund të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike dhe potencialin për rritje afatgjatë. Pritet gjithashtu, që investimet e huaja të rriten ndërsa Bullgaria thellon integrimin në Eurozonë. Sipas Gröschel, integrimi më i thellë financiar dhe mbikëqyrja nga BQE-ja do të forcojnë sistemin financiar dhe do të sjellin më shumë stabilitet monetar.
    Në vlerësimin e saj, përdorimi i Euros jo vetëm që do të forcojë pozitën e Bullgarisë brenda BE-së, por gjithashtu do të rrisë besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare. Tursa gjithashtu vë në dukje se Euro do të ndihmojë në uljen e kostove dhe barrierave, që lidhen me këmbimet valutore – një zhvillim që mund të sjellë përfitime të veçanta për tregtinë dhe turizmin.
    Meqenëse Bashkimi Europian është tashmë partneri kryesor tregtar i Bullgarisë, anëtarësimi në Eurozonë do të thjeshtojë transaksionet dhe do të përmirësojë efikasitetin në të gjithë sektorët.
    Kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh përfshirjen e ngushtë të Bullgarisë në zinxhirët europianë të furnizimit. Megjithatë, rreziqet politike mbeten të pranishme. Tursa paralajmëron se pakënaqësia e publikut ndaj Euros mund të nxisë më shumë mbështetje për partitë populiste dhe euroskeptike. Protestat e deritanishme tregojnë se kjo është një çështje me ngarkesë të fortë emocionale, e cila mund të shndërrohet në faktor përçarës në skenën politike të vendit.
    Ekonomistë si Gröschel besojnë se përfitimet afatgjata që sjell anëtarësimi në Eurozonë i tejkalojnë disavantazhet.
    Edhe pse Bullgaria do të humbasë një pjesë të autonomisë ekonomike dhe do të përballet me rregulla fiskale më të rrepta, ajo argumenton se përfitimet – si qëndrueshmëria më e madhe financiare, kostot më të ulëta të transaksioneve dhe lidhja më e fortë me tregjet e BE-së – e bëjnë këtë tranzicion të vlefshëm.
    Tataru nga ING ndan të njëjtin mendim, duke vënë në dukje se lidhja e gjatë që ka pasur Leva me Euron tregon se ky kalim do të jetë relativisht i lehtë./ Monitor

  • Bullgaria ftesë për kthimin e emigrantëve

    Bullgaria ftesë për kthimin e emigrantëve

    “Një sistem mund të ndryshojë vetëm nën presion të vazhdueshëm nga jashtë”, – deklaroi kryeministri Rossen Zhelyazkov gjatë hapjes së një forumi për karrierën të platformës “Bulgaria të kërkon ty”, me moton “Bullgaria përtej pesë oqeaneve”.“Duhet të kuptojmë se sistemi ynë shoqëror dhe politik nuk do të bëhet ndonjëherë aq i suksesshëm dhe tërheqës saqë njerëzit do të fillojnë të kthehen, duke kërkuar ngjashmëri me botën më të mirë ku kanë studiuar dhe punuar.Ne mbështetemi te çdo person që kthehet, që përmes ndikimit të tij arsimor dhe profesional, të mund të ndryshojë vetë sistemin”, – komentoi Zhelyazkov.“Ne mbështetemi dhe varemi nga këta njerëz, jo vetëm sepse ata duhet të jenë motori i ndryshimit, por për shkak të aftësive që zotërojnë. Ekonomia dhe biznesi bullgar varen nga fuqia e tyre shndërruese, në mënyrë që mallra dhe shërbime me vlerë të shtuar të lartë të prodhohen në Bullgari.Nuk duhet të jemi një vend tërheqës për shkak të fuqisë punëtore të lirë. Duhet të jemi inovativë, me teknologji të avancuara dhe modern”.Bullgaria ka nevojë për aftësitë e të rinjve që kanë jetuar jashtë vendit, kanë marrë një arsimim të mirë dhe janë mësuar me disiplinën e jetës moderne në Europë por edhe globalisht, që të kthehen në vend dhe të sjellin me vete këto aftësi.Kjo do të transformojë mjedisin e biznesit, klimën, institucionet dhe do ta ndryshojë vendin. Ata duhet të marrin pjesë jo vetëm në biznes, por edhe në jetën publike dhe politike, duhet të jenë të angazhuar, deklaroi kryeministri.“Bullgaria të kërkon ty” është një platformë që e paraqet Bullgarinë si vend tërheqës për të jetuar, për të punuar dhe për të investuar.Organizata, që bashkëpunon me biznese të mëdha, institucione dhe OJF, dhe përmes dhjetëra eventeve në Bullgari dhe në të gjithë Europën, ka arritur te mijëra bullgarë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.