Tag: bullgari

  • Përmbytje masive nga reshjet e dendura të shiut në Bullgari

    Përmbytje masive nga reshjet e dendura të shiut në Bullgari

    Katër persona humbën jetën nga reshjet e dendura në Bullgari, pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar.

    Banorët janë të frikësuar nga ngjarje të tjera të mundshme të motit ekstrem.

    Resorti Elenite në Bullgari mbetet i mbyllur pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar. Katër persona humbën jetën për shkak të reshjeve të dendura. Dëmet janë të mëdha dhe banorët kanë frikë nga ngjarje të tjera ekstreme të motit.

    Ndër viktimat janë edhe dy shpëtimtarë që u dërguan për të ndihmuar banorët dhe turistët. Qindra njerëz në rajon u detyruan të evakuohen pasi mbi 200 litra ujë për metër katror ranë në Elenite vetëm brenda disa orësh.Qindra njerëz janë mobilizuar për të ndihmuar banorët të rimarrin disa nga sendet e tyre, por për arsye sigurie, resorti është i hapur vetëm nga ora 8 e mëngjesit deri në 5 pasdite.

    Vullnetarë nga e gjithë Bullgaria kanë mbërritur në Elenite me ushqim, ujë dhe çaj për ata që po ndihmojnë në pastrimin e mbeturinave.

    Autoritetet mezi kanë arritur të pastrojnë plazhin dhe rrugët nga makinat që u morën nga përmbytjet. Shumica janë thuajse të shkatërruara. Asgjë nuk mund të rikuperohet nga ato që përfunduan në det.

    Bullgaria ka përjetuar një tjetër episod të motit të rëndë që ka prekur tetë qytete në jug gjatë orëve të fundit. Ndër to janë Burgas, Dobrich dhe Varna. Në qytetin turistik të Lozen, shumë hotele janë përmbytur. Do të ketë kufizime në qarkullim në Bullgari për shkak të paralajmërimeve për reshje të dendura.

  • Skandali i korrupsionit që u zbulua nga koncerti i këngëtarit të njohur

    Skandali i korrupsionit që u zbulua nga koncerti i këngëtarit të njohur

    Showbiz E Enjte, 2 Tetor 2025 18:56
    Skandali i korrupsionit në Bullgari doli në pah pas ndalimit të kamionëve që transportonin pajisjet për koncertin e Robbie Williamsit. Inspektorët kërkuan ryshfet nga shoferët, ndërsa disa prej tyre pranuan të paguajnë. Pas reagimeve publike dhe hetimeve, disa zyrtarë u arrestuan dhe u shkarkuan, ndërsa autoritetet premtuan masa kundër korrupsionit.
    “Robbie Williams është më efikas në luftim të korrupsionit sesa institucionet bullgare”. Kjo është vetëm njëra nga shakatë që ka qarkulluar në rrjetet sociale pas skandalit të korrupsionit që është lidhur me koncertin e yllit botëror në Sofje të Bullgarisë, më 28 shtator.

    Autoritetet bënë të ditur se pesë prej 22 kamionëve që transportonin pajisje për skenën e koncertit, u ndaluan nga inspektorë të transportit në Bullgari. Ata pretenduan se duhet paguar gjoba dhe kërkuan ryshfet për të mundësuar kalimin e kamionëve në destinacion.

    U bë e ditur se inspektorët përdorën platformën e gjigantit Google për përkthime, Google Translate, për t’i shprehur kërkesat e tyre, sepse kishin barriera në komunikim. Dy shoferë refuzuan, por tre të tjerë paguan. Njëri pagoi mbi 300 euro. Kryetari i organizatës sindikale, Alexander Ivanov, iu tha mediave lokale se do të ketë greva dhe që duhet shkarkuar i gjithë ekipi menaxhues i agjencisë.

  • Skandali i korrupsionit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williamsit

    Skandali i korrupsionit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williamsit

    Skandali i korrupsionit në Bullgari doli në pah pas ndalimit të kamionëve që transportonin pajisjet për koncertin e Robbie Williamsit. 
    Inspektorët kërkuan ryshfet nga shoferët, ndërsa disa prej tyre pranuan të paguajnë. 
    Pas reagimeve publike dhe hetimeve, disa zyrtarë u arrestuan dhe u shkarkuan, ndërsa autoritetet premtuan masa kundër korrupsionit. 
    “Robbie Williams është më efikas në luftim të korrupsionit sesa institucionet bullgare”. 
    Kjo është vetëm njëra nga shakatë që ka qarkulluar në rrjetet sociale pas skandalit të korrupsionit që është lidhur me koncertin e yllit botëror në Sofje të Bullgarisë, më 28 shtator. 
    Kështu, emri i Williamsit, në vend që të bëhej lajm për koncertin, përfundoi në një sektor krejt tjetër. Dhe atë, pa fajin e tij. 
    Çfarë ndodhi? 
    Autoritetet bënë të ditur se pesë prej 22 kamionëve që transportonin pajisje për skenën e koncertit, u ndaluan nga inspektorë të transportit në Bullgari. 
    Ata pretenduan se duhet paguar gjoba dhe kërkuan ryshfet për të mundësuar kalimin e kamionëve në destinacion. 
    Madje, u bë e ditur se inspektorët përdorën platformën e gjigantit Google për përkthime, Google Translate, për t’i shprehur kërkesat e tyre, sepse kishin barriera në komunikim. 
    Dy shoferë refuzuan, por tre të tjerë paguan. Njëri pagoi mbi 300 euro. 
    Përgjigjja e autoriteteve 
    Pasi shoferët e njoftuan policinë dhe Ambasadën e Britanisë, dy persona u ndaluan dhe i nisën hetimet për rastin, nën dyshimet për korrupsion. 
    Sipas autoriteteve, ata kanë punuar në Administratën e Automobilave – agjenci përgjegjëse për kontrollin e trafikut në Bullgari – prej vitit 2012. 
    Policia i gjeti 43.000 euro dhe mbi 5.000 lev (valutë bullgare) si para të gatshme gjatë një bastisjeje. Disa prej parave ishin të fshehura në pako cigaresh. 
    Ajo gjeti edhe dokumente të shtetasve të huaj që punonin për kompanitë e transportit, si dhe të një shtetasi bullgar. 
    Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Rrugore dhe Menaxhimit të Trafikut, Lyubomir Nikolov, dokumentet u morën për siguri, derisa shoferët të paguanin shumën e kërkuar. 
    Autoritetet janë në pritje të kontrollimit të kamerave që i kanë pasur inspektorët në makinat e tyre. 
    Sipas zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Parandalimin e Korrupsionit, Dimitar Kitanov, nuk ka të dhëna për grup të organizuar kriminal. 
    Nëse të arrestuarit shpallen fajtorë, ata mund të ndëshkohen me deri në gjashtë vjet burgim si dhe me gjobë deri në 10.0000 lev ( rreth 5.1113 euro). 
    “Do ta ç’rrënjosim korrupsionin” 
    Ministri bullgar i Transportit, Grozdan Karadjov, premtoi “çrrënjosjen e praktikave të korrupsionit”. 
    Më vonë, ai bëri të ditur se katër zyrtarë janë shkarkuar nga puna, se do të përdoren kamerat trupore, do të ketë rotacion të inspektorëve dhe një auditim të pavarur në agjencinë Administrata e Automobilave. 
    “Ne duhet t’iu kërkojmë falje shoferëve të huaj të cilën janë shantazhuar në mënyrë jashtëzakonisht të ulët nga Administrata e Automobilave. Ata erdhën në Bullgari për ta bërë punën e tyre dhe u përballën me korrupsion dhe zhvatje. Kjo është e papranueshme. Duhet t’iu kërkojmë falje edhe shtetasve bullgarë, sepse emri i Bullgarisë është përfshirë në këtë skandal”, tha ai para mediave. 
    Disa media raportuan se shefat e kompanisë i detyruan vartësit e tyre të merrnin ryshfet. 
    Diçka e tillë nxiti reagime të fuqishme politike. Kryeministri, Rosen Zhelyazkov, dhe ministri i Transportit, Grozdan Karadjov, propozuan që Agjencia e Automobilave të vihej nën udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme, ndërsa udhëheqësit e partive GERB dhe DPS – Fillimi i Ri, Boyko Borisov dhe Delyan Peevski, kërkuan mbylljen e tërësishme të saj. 
    Sindikata: Ryshfeti është orkestruar prej niveleve më të mëdha në agjenci 
    Kryetari i organizatës sindikale, Alexander Ivanov, iu tha mediave lokale se do të ketë greva dhe që duhet shkarkuar i gjithë ekipi menaxhues i agjencisë. 
    Ai foli për atë që e ka përshkruar si shkarkim masiv i fshehtë i punonjësve të agjencisë “me qëllim eliminimin e punëtorëve që këmbëngulin për punë të mira dhe jo të atyre që marrin para nga praktikat korruptive”. 
    Për vite me radhë, autoritetet përgjegjëse për kontrollin e rrugëve, por edhe kompani shtetërore, si dhe përfaqësuesit e klasës politike, janë akuzuar për korrupsion sistematik, por dënimet për shkelje të tilla janë të rralla. 
    Më 2024, Bullgaria është renditur në vendin e 76-të, prej 180-të në total, në Indeksin për Perceptim të Korrupsionit të organizatës ndërkombëtare Transparency International./ REL 

  • Volejboll/ Botërori në fazë gjysmëfinale, programi në vijim

    Volejboll/ Botërori në fazë gjysmëfinale, programi në vijim

    Botërori i meshkujve në Volejboll që po zhvillohet në Filipine ka hyrë në fazë vendimtare. Katër skuadrat gjysmëfinaliste nisin nesër përballjet e nxehta me dy finalistet që do të luajnë finalen e madhe dhe dy të eleminuarat që garojnë për vendin e tretë, medaljen e bronxtë.

    Përballjet gjysmëfinale janë kështu: Republika Çeke- Bullgari dhe Itali- Poloni. Ata nisin me orën e Shqipërisë në 17:30 (Çeki-Bullgari) dhe 21:30 (Itali- Poloni).

    Për të përmbledhur;

    Nesër e shtunë 27 shtator 2025

    Çeki-Bullgari 17:30

    Itali-Poloni 21:30.

    Të dielën 28 shtator:

    Finalja për vendin e tretë të dielën ora 17:30

    Finalja e madhe për vendin e parë, të dielën ora 21:30./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Gjermania e nis me humbje, Spanja fiton lehtë në Bullgari dhe goli i…Gyler

    Gjermania e nis me humbje, Spanja fiton lehtë në Bullgari dhe goli i…Gyler

    Një surprizë e madhe dhe shumë konfirmime në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës për zonën e UEFA-s.

    Sllovakia e Kalzonës mundi Gjermaninë e Nagelsman me rezultatin 2-0, ndërsa Irlanda e Veriut fitoi jashtë fushe ndaj Luksemburgut. Spanja dhe Belgjika fituan lehtësisht ndërsa Holanda dhe Polonia barazuan 1-1. Më herët Turqia mposhti në transfertë Gjeorgjinë 2-3 një gol spektakolar u shënua nga Arda Gyler.

    Rezultatet e 8 takimeve të ditës së sotme të fushatës kualifikuese të zonës së UEFA-s për Botërorin 2026:

    Kazakistan- Uells 0-1

    Gjeorgji- Turqi 2-3

    Lituani- Maltë 1-1

    Bullgari- Spanjë 0-3

    Litenshtejn- Belgjikë 0-6

    Luksemburg- Irlandë e Veriut 1-3

    Holandë- Poloni 1-1

    Sllovaki- Gjermani 2-0/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte në Bullgari

    Rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte në Bullgari

    Investimet e Huaja Direkte (FDI) në Bullgari arritën në 1.4 miliardë euro në maj të vitit 2025, duke shënuar rritje të konsiderueshme me 46.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Lajmi u raportua nga agjencia BGNES, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Inovacionit dhe Rritjes dhe Banka Kombëtare Bullgare.Për krahasim, në maj të vitit 2024, vlera totale e FDI ishte 948 milionë euro. Kjo rritje e ndjeshme e flukseve të kapitalit të huaj në vend sinjalizon rikthimin e besimit të investitorëve dhe përfaqëson një nga rezultatet më të forta të regjistruara në vitet e fundit.E matur si pjesë e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Bullgarisë, Investimet e Huaja Direkte gjithashtu shënuan rritje të konsiderueshme vjetore. Në maj 2024, FDI përbënte 0.9% të PBB-së, ndërsa në maj 2025 ajo arriti në 1.2%, që përfaqëson një rritje 33% në bazë vjetore.Një nga faktorët kryesorë pas kësaj rritjeje ishte vlera e fitimeve të riinvestuara, e cila u rrit në 1.351 miliardë euro në maj 2025. Kjo është një rritje nga 916.5 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar se shumë kompani në pronësi të huaj po zgjedhin të zgjerojnë apo të thellojnë aktivitetet e tyre në vend në vend që të tërheqin fitimet.Ministria e Inovacionit dhe Rritjes publikoi një pasqyrë grafike të të dhënave paraprake nga Banka Kombëtare Bullgare, duke paraqitur evoluimin e tendencave të FDI në disa kategori, përfshirë flukset neto, pjesëmarrjen në kapital, pjesën në PBB dhe vëllimin e riinvestimeve.Edhe pse shifrat janë të cilësuara si paraprake, ato theksojnë një tendencë më të gjerë rritëse të investimeve të huaja, të cilën institucionet shtetërore e monitorojnë nga afër si një tregues i stabilitetit ekonomik dhe i interesit afatgjatë të biznesit në Bullgari.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mandrica, fshati i bukur shqiptar në Bullgari

    Mandrica, fshati i bukur shqiptar në Bullgari

    Mandrica është një fshat shqiptar në Bullgari që gjendet në pjesën më lindore të maleve Rodope pranë kufirit bullgaro-grek.

    Ky fshat u krijua në vitin 1636 nga disa barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ưsɧʈɾìɳȅ osmane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë toke dhe të mos paguanin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII dhe XIX nga rrethinat e Korçës dhe nga rajoni i Sulit.

    Një kishë është ndërtuar në vitin 1718. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suliote deri në shekullin XIX kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat trakase, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

    Banorët e sotëm të fshatit përbëjnë brezin e fundit që e ruajtën këtë trasditë. E konsiderojnë veten si shqiptarë, por shumica prej tyre nuk kanë vajtur kurrë në Shqipëri e as në Kosovës.

    Shqiptarët atje janë një pakicë, e klasifikuar si grup etnik në Bullgari. Sipas regjistrimit të vitit 2001 ishin vetëm 278, por numri i tyre i vërtetë është shumë më i lartë dhe ka qenë i tillë; edhe në të kaluarën.

    Studiuesi ukrainas Jaranov shkruan se arnautët e Bullgarisë janë të shpërngulur nga Korça, Ohri, Elbasani, Çermenika, Golloborda, diku nga shekulli i XV deri në shekullin e XIX, dhe pastaj janë bartur në Ukrainë. Mes shekullit të XV dhe XVII grupe shqiptarësh nga të dy besimet, si katolikë dhe ortodoksë, u vendosën në disa pjesë të Bullgarisë veriore, dhe një grup në Trakinë jugore. Disa nga ardhësit e parë shqiptarë në Bullgarinë moderne ishin minatorë në Kopilovtsi, një fshat në afërsi të një qendre të madhe minierash.

  • Istanbul (1939)/ Deklarata për shtyp e Adil Ali Serezit, kryetarit të Federatës shqiptare në Bullgari, pas takimit me Mbretin Zog në Stamboll

    Istanbul (1939)/ Deklarata për shtyp e Adil Ali Serezit, kryetarit të Federatës shqiptare në Bullgari, pas takimit me Mbretin Zog në Stamboll

    NGA AURENC BEBJA

    “Istanbul” ka botuar, të hënën e 3 korrikut 1939, në faqen n°2, deklaratën e Adil Ali Serezit, kryetarit të Federatës shqiptare në Bullgari, pas takimit asokohe me Mbretin Zog në Stamboll, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

    “Shqiptarët do të shpëtojnë atdheun e tyre”

    Z. Adil Ali Serezi, president në Bullgari i Federatës Shqiptare, ndodhet prej disa ditësh në Stamboll. Federata u organizua për të ndihmuar Shqipërinë për të rifituar pavarësinë e saj.

    Z. Serezi pati një bisedë me ish-mbretin Zog përpara se mbreti të nisej për në Rumani. Z. Serezi planifikon të kthehet në Bullgari pas disa ditësh. Ai i tha një redaktori të “Tan” :

    “Unë erdha në Turqi, të cilën të gjithë shqiptarët e konsiderojnë si atdheun e tyre të dytë, për të realizuar këtë takim me mbretin. Unë isha veçanërisht i lumtur që pashë sërish Stambollin, qytet ku kam bërë studimet e mia. Ne të gjithë ndjejmë mirënjohje të thellë për qeverinë republikane turke për mikpritjen e saj, për popullin turk, vëllanë tonë, i cili në këto ditë të hidhura për ne, tregoi konsideratë ndaj nesh. Kemi biseduar shpesh me Mbretin tonë Zog I. Më vjen keq që nuk mund t’ju them asgjë për udhëtimin që ai po ndërmerr për të shkuar në Paris dhe Londër.

    Por është mirë të mos harrojmë që shqiptarët nuk do të jetojnë kurrë pa atdhe. Ne do të punojmë, secili deri në vdekje, për të shpëtuar atdheun. Ditët e skllavërisë kanë kaluar prej kohësh. Në shekullin e 20-të, njerëzit nuk do të mbajnë kurrë zinxhirin e skllavërisë. Ndonëse Shqipëria u aneksua sot nga Italia, ne nuk e kemi humbur shpresën.

    Herët a vonë Shqipëria do të rilindë.”

    Një natë më parë ish-mbreti Zog i Shqipërisë deklaroi se po largohej për të realizuar disa nga idetë e tij për Shqipërinë dhe shtoi : “Sa të jemi gjallë, nuk do të heqim dorë nga pavarësia e Shqipërisë.”

  • Bullgari, Euro sjell mundësi, jo garanci

    Bullgari, Euro sjell mundësi, jo garanci

    Përdorimi i Euros sjell në mënyrë të pashmangshme një ndjesi pasigurie dhe ankthi, ashtu si ndodhi me vendosjen e bordit monetar në vitet 1990.Kështu e përshkroi ndjesinë publike Petar Ganev, ekonomist i lartë në Institutin për Ekonomi të Tregut, në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, pas miratimit përfundimtar të anëtarësimit të Bullgarisë në Eurozonë.Ganev theksoi se shqetësimet e qy…

  • Bullgari, normat e interesit për kreditë pritet të mbeten të qëndrueshme

    Bullgari, normat e interesit për kreditë pritet të mbeten të qëndrueshme

    Normat e interesit për kreditë në Bullgari pritet të jenë të qëndrueshme edhe pas kalimit në Euro, ndërsa pagesat mujore do të kalojnë nga Leva në Euro.Kështu deklaroi konsulenti i kredive, Tihomir Toshev, duke shtuar se kalimi do të jetë gradual dhe i qetë, pa pasoja të papritura për huamarrësit.Sipas Toshev, bankat kanë filluar përgatitjet për adoptimin e euros që prej dy vitesh dhe janë plotë…