Tag: bullgare

  • Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX

    Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX

    Nga Elvi Sidheri

    Kur flasim për komitët, përgjithësisht njeriu i parë që na vjen në mendje është patjetër Çerçiz Topulli, ose Mihal Grameno, jo rastësisht fundja, meqënëse të dy kolosët e lirisë së trojeve shqiptare, patën luftuar së bashku në të njëjtën çetë komite shqiptare.

    Gjithashtu në mendje na vjen vetvetiu Themistokli Gërmenji, fuqia shtytëse dhe njeriu më i vyer për shpalljen e Republikës së Korçës.

    Ndërkohë, përfytyrimin tonë lidhur me pamjen e komitëve shqiptarë të fillimshekullit XX, përpara dhe gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, mund ta ushqejmë gjithashtu me dëshmi të mbetura dhe të ruajtura në arkivat e fqinjëve tanë, falë punës së palodhur të gjenive të fotografisë, si Vëllezërit Manaki nga Manastiri, në fotot e të cilëve ruhen të përjetësuara edhe çehret dhe fytyrat e plot shqiptarëve.

    Në këtë shkrim, do të ofrohen pikërisht, ndër të tjera, fotot e epokës në fjalë, kur do të përcaktoheshin fatet e popujve të Ballkanit, përmes disa fotografive të shkrepura nga Vëllezërit Manaki, (Milton dhe Janaq, me origjinë nga fshati i madh Avdella, në Greqinë e sotme), ku paraqiten disa çeta të ndryshme komite të cilësuara si “bullgare”, dhe ku jepen kryesisht emrat e prijësve të tyre, përherë në sfond ndërkaq një pjesë e theksuar e komitëve përkatës, mbajnë në kokat e tyre qeleshen shqiptare.

    Çeta Nikola Lefterov me dy komitë me qeleshe

    Çetat në fjalë janë: Çeta e Nikola Lefterov; Çeta e Angel Sekulov nga Manastiri; Çeta e Nikola Dosev nga Zagoriçani; dhe gjithashtu Çeta e Alekso Stefanov nga Demir Hisari.

    Ka një veçori madhore në këto foto origjinale të Vëllezërve Manaki, që na kanë lënë trashëgimi të paçmueshme nga periudha kur aparatet e tyre fotografike dhe xhirimet e tyre të para, i patën dorëzuar historisë ngjarjet, njerëzit dhe pamjet e banorëve të trevave të tyre, pak a shumë rajonit të Maqedonisë (jo shtetit të sotëm, por krejt rajoni në fjalë, që përfshin troje nga katër shtete, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Shqipërinë dhe Bullgarinë).

    Janë këta komitë krejtësisht të panjohur, që mbase të tillë do të vijojnë të mbeten sa u përket emrave dhe mbiemrave të tyre, po që gjithsesi mund të cilësohen si shqiptarë nga qeleshet që kanë krenarisht në kryet e tyre.

    Në një shkrim timin të mëparshëm, kam arritur të përcaktoj nga dëshmi të bashkëkohësve të asaj periudhe, se njëri ndër komitët më të shquar të çetës së revolucionarit më të njohur bullgar/maqedonas të zonës së Maqedonisë, Goce Dellçev, pati qenë pa asnjë dyshim shqiptar, i mbiquajtur si Evstati Arnautçeto (shqiptari), dhe i rënë në betejë bashkë me të, duke folur në gjuhën shqipe.

    Temën në fjalë mund ta zgjerojmë edhe më tutje,  drejtpërdrejt të ilustruar me fakte nëpërmjet një fotografie historike të Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos.

    Në këtë foto, akoma tërësisht të pasqaruar lidhur me komitët e tjerë të pranishëm në pozën epike në fjalë, sipas burimeve bullgare të kohës, në pjesën e përparme, anash Çerçiz Topullit që ndodhet midis tyre, gjenden Ivan Zllatarev dhe Sterjo Sterjovski.

    Prania e tyre në këtë fotografi me vlera madhore historike, dëshmon diçka që burimet e kohës e tregojnë qartësisht, domethënë bashkëpunimin e shpeshtë jo vetëm në nivel të organizuar mes patriotëve shqiptarë dhe atyre bullgarë, në luftë kundër armiqve të njëjtë, serbëve, andartëve dhe turqve, por edhe në mënyrë krejt të natyrshme.

    Gjithmonë burimet e periudhës tregojnë se çeta e Mihal Gramenos dhe Çerçiz Topullit do të krijohet në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë, ndërsa sipas dokumenteve osmane të kohës, çeta e Çerçizit përshkruhet si më e rëndësishmja syresh e luftëtarëve shqiptarë për liri, e përbërë nga më tepër se pesëdhjetë anëtarë, ku merrnin pjesë gjithashtu bullgarët.

    Bie në sy fakti që këta bullgarë që janë pjesë e çetës së Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos, nuk cilësohen si ithtarë të VMRO-së që lufton për lirinë e bullgarëve të trevave të Maqedonisë, por theksohet se këta bullgarë janë bashkuar me Çerçizin për të luftuar kundër andartëve.

    Si dëshmi e mëtejshme në këtë këndvështrim, na shërbejnë edhe fjalët e Njazi Bej Resnjes, protagonistit të Revolucionit Xhon Turk në vitin 1908, i cili pohon se Çerçiz Topulli pati arritur që në rajonin e Ohrit të bashkonte çetat toske shqiptare dhe çetat bullgare nën udhëheqjen e tij, dhe me këta luftëtarë do ta ndihmojë Njaziun në pushtimin e garnizonit osman të Resnjes.

    Dihet gjithashtu që çeta e Çerçizit njëherësh kish bashkëpunim të ngushtë me revolucionarët bullgaro-maqedonas edhe në trevat midis Liqenit të Prespës dhe qytetit e Liqenit të Kosturit, të bashkuar nga armiqësia ndaj andartëve dhe turqve.

    Nga komitët bullgarë të pranishëm në fotografinë në fjalë, anash Çerçiz Topullit, Ivan Zllatarev, lind në Ohër dhe mbas kryengritjes së Ditës së Shën Ilias (Ilindenit) e shumë betejash, me fundin e Luftës së Parë Botërore, do të vendoset pikërisht në Korçë, bashkë me bashkëqytetarin e tij nga Ohri, Dhimitër Buzhba (Buzhbov), ku do të vijojnë veprimtarinë kundër pushtuesit serb në Maqedoni, ndërsa Buzhba do të ketë një rrojtore të tijën në Tiranë më vonë.

    Sterjo Sterjovski, lind në fshatin Smërdesh nga një familje vllehe, fare pranë Kapshticës në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë, dhe pas shumë përballjeve luftarake me turqit, do të vritet nga andartët në Prespë në vitin 1905.

    Gjithashtu edhe patrioti tjetër i madh korçar, Themistokli Gërmenji kish pasur disa bashkëpunime me çetat komite bullgare kundër armiqve të përbashkët, si në rastin e komitit të njohur bullgar nga Kosineci i Kosturit, Deljo Markovski, i cili do të punojë për afrimin e luftëtarëve bullgarë të VMRO-së me luftëtarët shqiptarë, të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji, Adem Beu dhe Thanas Nastoplisi.

    Një tjetër patriot bullgar/maqedonas, Milan Matov nga Struga, do të jetë po ashtu ngushtësisht i lidhur me shqiptarët, siç tregohet në kujtimet e shkruara me dorën e tij, të periudhës së Kryengritjes së Dibrës dhe Ohrit (7-20 shtator 1913), ku shqiptarët dhe bullgarët do të ngrinin krye kundër pushtuesit serb, nga Dibra në Ohër, gjersa kjo lëvizje çlirimtare do të mbytej në gjak dhe masakra nga rreth 100 mijë ushtarë serbë.

    Në këto kujtime, ai përshkruan hollësisht kalimin në Shqipëri nga Rrajca, dhe qëndrimin në Elbasan ku duke bujtur te miku i tij, shqiptari nga Ohri, Irfan Beu, do të takohet me Lef Nosin, Grigor Cilkën, shqiptar nga Manastiri, dhe plot patriotë të tjerë shqiptarë, derisa me Besa-Besën e shqiptarëve, niset drejt Maqedonisë nën pushtimin serb, ku do të shpërthejë kryengritja, dhe ku shqiptarët i prin Sefedin Pustina nga Dibra.Një nga udhëheqësit bullgarë të kësaj kryengritje, më i respektuari nga luftëtarët shqiptarë ndërkaq, është Petar Çaulev nga Ohri, me shumë gjasa i biri i një shqiptareje, Florës, nga zonat e sotme kufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, i cili disa herë do të gjendet në Shqipëri gjatë viteve të Luftërave Ballkanike, Luftës së Parë Botërore, por edhe në vitet 1920, e që gjithashtu boton në vitin 1924 në Stamboll, një libër me titullin “Shqipëria” (Скиприя).Qëllimi i këtij shkrimi, pikërisht përmes fotografive origjinale të epokës që përfshin këto ngjarje dhe këto personazhe, dhe nëpërmjet përshkrimit të veprimtarisë patriotike të udhëheqësve të shquar shqiptarë e bullgarë të lëvizjeve luftarake kundër turqve, serbëve dhe andartëve, është ndriçimi i një periudhe që përkundër trajtave mitike, në disa aspekte mbetet akoma e pazbardhur, duke mundur tashmë t’u japim vlerësimin e merituar, me pamje dhe dëshmi të mirëfillta, këtyre burrave trima që luftuan për liri.Historia nuk harrohet kur ajo dëshmohet.

    Alekso Stefanov me komitët e tij të gjithë me qeleshe

    Çeta e Alekso Stefanov nga Demir Hisari, gjithë komitët me qeleshe

    Çeta e Angel Sekulov nga Manastiri, tre komitë me qeleshe

    Komiteti tosk në Manastir

    Milan Matov, i pari lart majtas, me qeleshe të bardhë, bashkë me komitë bullgarë

    Nikola Dosev nga Zagoriçani, me dy komitë me qeleshe

  • ONE Albania, fronti i mafies bullgare dhe ruse në Shqipëri

    ONE Albania, fronti i mafies bullgare dhe ruse në Shqipëri

    Kompania e telekomunikacionit ONE Albania është kthyer në simbolin më të pastër të depërtimit të mafies ndërkombëtare në Shqipëri, përmes teknologjisë, manipulimit të tregut dhe abuzimeve me qytetarët. Pas saj qëndron një rrjet i strukturuar i interesave ruse, bullgare dhe hungareze, të lidhura ngushtë me oligarkë të sanksionuar të Vladimir Putinit dhe emra të botës së krimit ballkanik.

    Mashtrimi i hapur ndaj qytetarëve shqiptarë
    Prej më shumë se një muaji, qindra abonentë të ONE Albania kanë denoncuar në rrjetet sociale se interneti në telefon nuk funksionon, pavarësisht se paguajnë për paketa “pa limit”, si Ultra150. Ankesa të pafundme kalojnë nga një “departament fantazëm”, i cili nuk ofron asnjë zgjidhje reale.
    Kjo skemë mashtrimi menaxhohet nga kompani satelitë me lidhje direkte në Rusi, si “Limited Company IT Prospekt” dhe platforma “Chat2Desk”, që operon nga Shën Petersburgu, në adresën: 9 ulica Raynochinnaya, office 306, Saint Petersburg, Russian Federation.
    Zhvatje sistematike përmes kontratave dhe bllokadave
    Qindra klientë me kontrata mujore prej 18 mijë lekësh po përballen me të njëjtën situatë – pagesë pa shërbim. One Albania, ndërsa reklamon shërbim cilësor, nuk zbaton detyrimet kontraktuale, por përdor klauzola të fshehta, mashtrime teknike dhe ndërpret shërbimet sipas dëshirës, duke zbatuar një model mafioz të zhvatjes në masë.
    Skandali i të dhënave të vjedhura dhe heshtja kriminale
    Në vitin 2023, grupi Homeland Justice publikoi një sulm kibernetik ndaj serverave të ONE Albania, duke ekspozuar të dhënat personale të mijëra abonentëve. Kompania nuk raportoi publikisht këtë sulm dhe heshti për vjedhjet e tjera të përsëritura, duke shtuar dyshimet për bashkëpunim me rrjete kriminale bullgare dhe ruse për shqitjen e të dhënave personale.
    Prapaskena politike-financiare: Oligarkët e Putinit në Tiranë
    Pas ONE Albania qëndron një zinxhir kompanish dhe individësh të përfshirë në pastrim parash, afera korruptive dhe lidhje me shërbimet sekrete lindore. Në krye të këtij rrjeti është hungarezi Gellért Zoltán Jászai, ortak i ngushtë i kryeministrit Viktor Orbán dhe prestnomë i oligarkëve të Putinit. Jászai është i skeduar për afera financiare në të paktën 10 shtete, përfshirë Shqipërinë.
    Nga mafia bullgare te kontrolli hungarez: një skemë ndërkombëtare
    Fillimisht, kompania Telekom Albania (ish-AMC), ishte në pronësi të grupit greko-gjerman OTE, por në vitin 2019 u shkëmbye për vetëm 50 milionë euro me kompaninë Albania Telecom Invest AD, në pronësi të bullgarit Spas Roussev dhe shqiptaro-bullgarit Elvin Guri. Në atë kohë, Telekom kishte fitime të pashpërndara prej 352 milionë eurosh. Pra, u ble për një fraksion të vlerës reale.
    Kush janë Spas Roussev dhe Elvin Guri?

    Spas Roussev është një nga figurat më të errëta të biznesit bullgar, me lidhje të forta me krimin e organizuar, mafien dhe njerëz të rrethit të ngushtë të Vladimir Putinit. Ai është shfaqur në jaht në Monako me Ivan Todorov, trafikant famëkeq droge dhe armësh.
    Elvin Guri, ortaku i tij, ka lidhje të shumta me grupe financiare të dyshimta dhe është përmendur për ndikim në vendimmarrje strategjike të operatorit.

    Nga Monako në Tiranë: Mafia që vendos rregullat e tregut
    Në vitin 2003, pas një tentative për vrasjen e Todorovit, në makinën e tij u gjet një foto që e lidhte Roussevin me figurat më të rrezikshme të mafies bullgare. Këta emra, që luheshin në jahtet e luksit dhe korridoret e pushtetit të Sofjes, sot vendosin tarifat e internetit dhe fatin e të dhënave të shqiptarëve.
    Kalimi te hungarezi Jászai: një përballje me strukturat e NATO-s
    Në mars të vitit 2022, kompania hungareze 4iG, e kontrolluar nga Gellért Zoltán Jászai, mori zyrtarisht kontrollin e One Albania, duke blerë 100% të aksioneve të Albania Telecom Invest AD. 4iG është tashmë krahu teknologjik i interesave hungarezo-ruse në Ballkan dhe në Shqipëri, një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kibernetike kombëtare dhe integritetin e të dhënave të qytetarëve.
    Pse autoritetet shqiptare lejojnë këtë kompani të operojë lirshëm? Pse nuk vepron AKEP për bllokimin e një operatori që manipulon tregun? Pse Prokuroria nuk nis hetime për lidhje të dyshimta me krimin e organizuar dhe për vjedhje të të dhënave? A është Shqipëria kthyer në bazë logjistike për interesat e Putinit në Ballkan përmes një kompanie telefonike?

  • Mbi 216 mijë pasaporta bullgare u janë dhënë shtetasve të Maqedonisë

    Mbi 216 mijë pasaporta bullgare u janë dhënë shtetasve të Maqedonisë

    Mbi 216 mijë pasaporta me shtetësi bullgare janë dhënë te qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, Daniell Mitov.

    “Gjatë periudhës prej 1 janar 2007 deri më 17 qershor 2025, janë dhënë gjithsej 216.594 pasaporta për shtetas të Bullgarisë për të cilët kanë informacion se kanë shtetësi të dytë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Mitov.

  • “70 lekë kilja e domates, 40 kastraveci”/ Revoltohen fermerët bullgarë: Produktet shqiptare po na “mbysin” tregun!

    “70 lekë kilja e domates, 40 kastraveci”/ Revoltohen fermerët bullgarë: Produktet shqiptare po na “mbysin” tregun!

    Frutat dhe perimet

    BULLGARI- Pas stuhive të breshërit që shkatërruan të korrat e shumë fermerëve në Bullgari, tashmë vendi është mbushur me perime shqiptare dhe greke. Shoqata Bullgare e Prodhuesve të Serave ka ngritur çështjen në mediat vendase duke raportuar se produktet e huaja “po përmbytin” tregun vendas.
    Ata pretendojnë se mallrat e huaja po përzihen me mallra bullgare dhe ofrohen në tezga si prodhim vendas.
    “Jemi gati të protestojmë nëse kontrolli nuk shtrëngohet,”-janë shprehur fermerët bullgarë për “Nova TV”.
    Sipas kryetarit të Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Serave, Marin Genurov, trendi i importimit të produkteve të lira vërehet te domatet dhe kastravecat e serave. Ai theksoi se industria ka informacion në lidhje me rieksportin e perimeve nga Shqipëria përmes Greqisë. Ato mbërrijnë në Bullgari me çmime më të ulëta.
    “Domatet mbërrijnë në vendin tonë me një çmim deri në 1.50 leva (0.70 cent/euro), dhe kastravecat – me një çmim prej 0.80 deri në 1.20 leva. Për krahasim, i njëjti prodhim i prodhuar në vendin tonë është të paktën 1 leva më shumë,”- shpjegoi ai.
    Ivan Kaburov, i cili është nënkryetar i Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Serave, tha se prodhimi i importuar shpesh është me cilësi më të ulët dhe ka një pamje më të keqe sesa produkti vendas. Po ashtu theksoi se mallrat e sjella nga Shqipëria dhe Greqia kanë avantazhin e vetëm se kushtojnë më pak.
    “Ne shesim me një çmim prej rreth 1.40 leva (0,72 cent) dhe tashmë jemi me humbje. I bëj thirrje Organizatës Bullgare të Ushqimit dhe Bujqësisë të marrë përsipër rolin e saj dhe të kontrollojë importet, tregjet dhe panairet”./ZËRI

  • Bullgari/ Protesta kundër monedhës euro, ‘bashkimi me eurozonën, njësoj sikur ti hipim Titanikut’

    Protesta kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë po zhvillohen sot në Sofje dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë që Brukseli pritet të japë ‘dritën jeshile’ në qershor për miratimin e euros si monedhë zyrtare të shtetit ballkanik.

    “Nëse Bullgaria i bashkohet eurozonës, do të jetë si të hipësh në Titanikun,” – tha për agjencinë AFP Nikolai Ivanov, një ish-nëpunës i lartë civil në pension, gjatë një proteste të mëparshme kundër heqjes dorë nga leva, monedha kombëtare bullgare.

    Që prej fillimit të vitit 2024, kundërshtarët e anëtarësimit në eurozonë kanë organizuar një sërë protestash, duke kërkuar zhvillimin e një referendumi gjithëpërfshirës. Këto protesta shoqërohen nga një valë e gjerë dezinformimi që ka përçarë opinionin publik dhe ka nxitur frikë në një vend ende të traumatizuar nga krizat ekonomike të së kaluarës.

    Shumë qytetarë e lidhin ndryshimin e monedhës me kujtimet e krizës financiare të viteve 1996–1997, kur 14 banka falimentuan dhe inflacioni i kaloi 300%. Sipas sondazheve të fundit, gati gjysma e bullgarëve janë kundër adoptimit të euros.

    Kjo çështje ka ringjallur edhe retorikën anti-BE dhe ndjenjat pro-ruse në vend. Në disa protesta janë parë flamuj rusë, një simbolikë e fortë politike në një kohë tensioni të lartë në Evropë.

    Bullgaria, e cila iu bashkua BE-së në vitin 2007, mbetet vendi më i varfër i unionit dhe ka nivele të larta mosbesimi ndaj institucioneve shtetërore dhe evropiane. “Të varfrit kanë frikë se mos bëhen edhe më të varfër,” – shprehet Boryana Dimitrova, drejtoreshë e institutit kërkimor Alpha Research.

    Kundërshtimet e forta ndaj euros po nxiten edhe nga partitë ekstremiste si ‘Vazrazhdane’, të cilat organizuan protestat e sotme në Sofje. Edhe presidenti pro-rus i vendit, Rumen Radev, është rreshtuar kundër euros, duke bërë thirrje për një referendum dhe akuzuar qeverinë për neglizhencë ndaj shtresave më të varfra në këtë tranzicion.

    Në rrjetet sociale, dezinformimi është i pranishëm me narrativa si: “Brukseli do të konfiskojë kursimet tuaja për të financuar Ukrainën.” Sipas Dimitrovës, qëndrimi i presidentit është një ‘lëvizje e llogaritur politike’ për të fituar mbështetje nga votuesit e zhgënjyer. Propozimi i tij për referendum u kundërshtua si ‘jokushtetues’ nga ekspertë ligjorë dhe u refuzua nga Kryetarja e Parlamentit, Natalia Kiselova.

    Megjithatë, zërat pro-evropianë vazhdojnë të artikulojnë përfitimet e integrimit më të thellë në strukturat ekonomike të BE-së. Në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha, ku popullsia është më e pasur dhe më e arsimuar, pranimi i euros shihet si një hap logjik dhe i nevojshëm në procesin e integrimit evropian.

    Institucionet financiare dhe bankat janë tashmë të përgatitura për tranzicionin monetar. Dizajni i monedhës është miratuar dhe monedha dypërdorëshe bullgare do të mbajë mbishkrimin: ‘Zoti e ruajt Bullgarinë.’

    Por, edhe mes përgatitjeve formale, mungesa e informacionit është shqetësuese. “Disa qytetarë ende më pyesin nëse euroja bullgare do të pranohet në Francë apo Gjermani,” – thotë me keqardhje Dimitrova, duke nënvizuar nevojën për më shumë transparencë dhe edukim publik për këtë hap të rëndësishëm ekonomik. Syri.net-iefimerida

  • Aksident tragjik në Elbasan, ndërron jetë pasagjeri në BMW me targa bullgare

    Aksident tragjik në Elbasan, ndërron jetë pasagjeri në BMW me targa bullgare

    Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Elbasan mëngjesin e së martës.
    Në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, konkretisht në vendin e quajtur Xibrakë, dy automjete që lëviznin me shpejtësi janë përplasur mes tyre duke bërë që një person të ndërrojë jetë dhe dy të tjerë të plagosen rëndë.
    Një automjet tip BMW me targa Bullgare CB8640HA është përplasur me një Hyundai me targa shqiptare. Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin BMW, ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri i Hyundai-t janë transportuar kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik Elbasan.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • ACPD dhe Ambasada Bullgare nisin bashkëpunimin për politika sociale më efektive në Durrës dhe Pustec

    ACPD dhe Ambasada Bullgare nisin bashkëpunimin për politika sociale më efektive në Durrës dhe Pustec

    Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Bullgare. Projekti “Nga Vizion në Veprim” synon të përmirësojë shërbimet për fëmijët dhe familjet në Bashkitë Durrës dhe Pustec. Përmes forcimit të kapaciteteve lokale, synohet ndërtimi i një administrate më të qëndrueshme dhe të ndjeshme ndaj nevojave të komunitetit. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm. “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Bullgare për të zbatuar projektin:
    “Nga Vizion në Veprim – Përmirësimi i Shërbimeve për Fëmijët dhe Familjet në Bashkitë Durrës dhe Pustec”.​  Ky projekt synon të forcojë kapacitetet e bashkive Durrës dhe Pustec për të zhvilluar dhe zbatuar politika efektive të përfshirjes sociale për fëmijët dhe familjet, duke çuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe një administratë lokale të qëndrueshme.​ Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve sociale për komunitetet në nevojë”, njofton ACPD.