GRIGOR PËRLIÇEV
Grigor Përliçev (1830/31-1893) ishte një poet bullgar i lindur në Ohër. Mësimet e para i mori në shkollën greke të lindjes.
Iu kushtua gjuhës shqipe dhe luftërave të popullit shqiptar nën udhëheqjen e heroit Skënderbe. Punoi si mësues i greqishtes në qytete të ndryshme të Maqedonisë e më pas në Tiranë, ku u njoh me historinë e popullit shqiptar dhe mësoi gjuhën shqipe.
Kjo e frymëzoi të shkruajë greqisht poemën “Skënderbeu” (1861), që mbeti dorëshkrim. Aty i këndon heroizmit të luftëtarëve shqiptarë dhe prijësit të tyre, Skënderbeu, i cili jepet edhe si mbrojtësi i popujve të tjerë të Europës.
Poema Përliçevit është e frymëzuar nga vepra e Barletit. Aty tregon të mëdhenj edhe strategun dhe ushtarin. Këta të fundit ai i quan bij gjigantësh. Vepra përshkohet nga ide të fuqishme çlirimtare e demokratike.
Valle hyjnore ngritur kanë burraheronj, në mendjen timeSkënderbeut,stuhi e gjëmë, dua t’i këndoj,
në krye luftëtarësh kryetrima,që osmanllinj dërmoi miriada.Ashtu si një tufan që vjen nga jugu,përkul pemët e vogla të një kopshti
edhe si kallamishte i shkul nga rrënjapemët e moçme-edhe Skënderbeuvërsulej duke korrur majtas djathtas
ara që ngelin prapa, o nga peshae mishit që pengon këmbët e,shkathta,o ng’ ajo frik’ e madhe që ngrin
gjakun,o nga një jet’ e butë reehatie.Siç digjet një qytet i madh ngazjarri,
që flakëron veriu i furishëmdhe burrat qajn’ e pleqtë ulërijnë,ndihet vajtimi içjerrë i fëmijëvedhe gratë leshlëshuar bredhin
udhëveduke përplasur duart-ulërinindhe turqit, duke ikur djersëmbytur;dhe mjaft prej tyre, duke dhënë,
shpirt,i përqafonin shokët që largoheshine qanin për fëmijët e për gratë,
duke kërkuar vdekjen sa më parë.
Në çast iu kënaq zemraSkënderbeut,ashtu siç e kënaq shiu që biearën që përcëllon flaka e diellit.








