Tag: bullgar

  • NGA YLLI MANJANI – “Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD…

    NGA YLLI MANJANI – “Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD…

    “Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi plumbi në fole këtë radhë..
    D.m.th, le ta zëmë se u përdor treni bullgar si mekanizëm i blerjes së votës, pyetja është a e justifikon dot ky mekanizëm diferencën prej 300 000 votash?!
    Deri më sot nuk është provuar askund se me këtë skemë fitohet kaq thellë.
    Janë 300 000 vota avantazh që do të thotë 30 mandate diferencë e PS nga PD+madhështorët. Në fakt kjo llogjikë përkon dhe me numrat post rezultat. Me blerje fitohen 3, 4,5 ndoshta edhe 6 mandate, por jo 30.
    Debati mbi trenin bullgar do kishte kuptim kur diferenca do ishte e ngushtë dhe opozita nuk do ishte vetvrarë nga arma e ruletës ruse.
    Nga ana tjetër, duhet mbajtur në konsideratë fakti se asnjë tren bullgar nuk aplikohet dot pa dijeninë e komisionerëve, pra edhe të opozitës në qendrën e votimit.
    Nëse kjo ka ndodhur atëherë i bie që kjo të jetë provë e “vetvrasjes” së opozitës gjithashtu. Sorry, po asnjë llogjikë e ftohtë nuk e rrok dot debatin për ndershmërinë e zgjedhjeve me të vetrarët elektoralë. /Nga Ylli MANJANI, publikuar në Facebook/

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Ylli Manjani: “Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “ruletën ruse” të PD-së

    Ylli Manjani: “Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “ruletën ruse” të PD-së

    Nga Ylli Manjani
    “Treni Bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën Ruse” të PD. Kjo e fundit tashmë është vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi plumbi në fole këtë radhë…

    Dmth, le ta zëmë se u përdor treni bullgar si mekanizëm i blerjes së votës, pyetja është a e justifikon dot ky mekanizëm diferencën prej 300 000 votash?!
    Deri më sot nuk është provuar askund se me këtë skemë fitohet kaq thellë.
    Janë 300 000 vota avantazh që do të thotë 30 mandate diferencë e PS nga PD+madhështorët. Në fakt kjo llogjikë përkon dhe me numrat post rezultat. Me blerje fitohen 3, 4,5 ndoshta edhe 6 mandate, por jo 30.
    Debati mbi trenin bullgar do kishte kuptim kur diferenca do ishte e ngushtë dhe opozita nuk do ishte vetvrarë nga arma e ruletës ruse.
    Nga ana tjetër, duhet mbajtur në konsideratë fakti se asnjë tren bullgar nuk aplikohet dot pa dijeninë e komisionerëve, pra edhe të opozitës në qendrën e votimit. Nëse kjo ka ndodhur atëherë i bie që kjo të jetë provë e “vetvrasjes” së opozitës gjithashtu.
    Sorry, po asnjë llogjikë e ftohtë nuk e rrok dot debatin për ndershmërinë e zgjedhjeve me të vetrarët elektoralë.

  • Çudira pa fund me premiot, klubi bullgar i dhuron qengj trajnerit i cili ngjiti ekipin në kategori më lart (VIDEO)

    Çudira pa fund me premiot, klubi bullgar i dhuron qengj trajnerit i cili ngjiti ekipin në kategori më lart (VIDEO)

    16 Maj 2025

    21:50

    Telesport

    Trajnerit të ekipit të divizionit të dytë bullgar Dobrudzha i dhurohet një qengj në shenjë mirënjohjeje për ngjitjen e ekipit në kategorinë e dytë. I njohur si PFC Dobrudža ose thjesht Dobrudža, është një klub bullgar futbolli me qendër në qytetin e Dobriçit. Luan në Vtora liga, divizioni i dytë i kampionatit bullgar të futbollit.
    Në vitin 1962, klubi fitoi akses në ligën më të lartë për herë të parë, ku ka luajtur për 14 sezone deri më sot, duke arritur vendin e shtatë në sezonin 1995-1996. Ka mbi 45 pjesëmarrje në serinë e dytë bullgare, të cilën e fitoi në vitet 1965-1966. Ata i luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi në stadiumin Družba në Dobrič (12,500 vende).
    SHIKONI VIDEON
    Në vitin 2001 ata u rikthyen në ligën e parë, vetëm për të pësuar rënie të menjëhershme nga kategoria. Të rënë në nivelin e tretë, ata u rikthyen në divizionin e dytë në vitin 2018, por pësuan një rënie tjetër në vitin 2019, e ndjekur nga një tjetër ngjitje në vitin 2020.

  • SYRI TV/ Masakra zgjedhore, ‘Tren Bullgar’ në Finiq, Dhimitër Llajo dyshohet se plotësonte fletët

    SYRI TV/ Masakra zgjedhore, ‘Tren Bullgar’ në Finiq, Dhimitër Llajo dyshohet se plotësonte fletët

    Mekanizmi i manipulimit të votës, i cilësuar si “Treni Bullgar”, është përdorur në të gjithë Shqipërinë. Syri Televizion ka siguruar një foto, ku shfaqet Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS-së në Sarandë, Vasil Llajo, i cili dyshohet se ka nxjerrë nga qendra e votimit një fletë votimi të vulosur nga kryetari dhe sekretari. Llajo dyshohet se ka përdorur fletën e nxjerrë nga qendra e votimit, duke ua dhënë më pas qytetarëve të plotësuar dhe më pas duke i nxjerrë ato në kutitë e votimit, duke nxjerrë përsëri nga qendra një fletë votimi të pastër. Këto dyshime i konfirmon fakti se Vasil Llajo ka fituar bindshëm në fshatin Dhivër dhe në të gjithë bashkinë Finiq.

    Zbulohet një tjetër fakt që vërteton masakrën zgjedhore, ku një nga mekanizmat e manipulimit të rezultatit është “Treni Bullgar”. Pas Tiranës, zbulohet se ky mekanizëm, ku një fletë votimi e rregullt nxirret jashtë qendrës së votimit duke krijuar një zinxhir, është përdorur edhe në bashkinë Finiq në qarkun e Vlorës. Në datën 11 maj, pra ditën e zgjedhjeve, kandidatja e Partisë Demokratike në Sarandë, Ina Zhupa, publikoi disa foto, që tregonin se Dhimitër Llajo, kushëri i kandidatit socialist Vasil Llajo, shfaqej me një fletë votimi pranë qendrës ku votonin qytetarët.

    Fotoja është bërë në fshatin Dhivër, në qendrën e votimit Nr. 4695. Në foton që shihni, fleta nuk duket nëse është e rregullt apo jo, për shkak se pozicioni i saj nuk lejon të shohësh nëse ka vula të kryetarit dhe sekretarit të qendrës së votimit. Megjithatë, këtë të enjte, Syri Televizion disponon një tjetër foto, e cila tregon se fleta që mban në dorë Dhimitër Llajo ka dy vula, duke nënkuptuar se ajo është nxjerrë jashtë qendrës së votimit dhe më pas është përdorur për fenomenin e trenit bullgar.

    Siç shihet në këtë foto, Dhimitër Llajo nuk ka nguruar të kryejë krimin elektoral në mes të ditës, pa pasur aspak frikë se mund t’i ndodhte diçka. Këtë fakt e forcon edhe më shumë rezultati i zgjedhjeve në Bashkinë e Finiqit, ku kandidati socialist, Vasil Llajo, ka grumbulluar 2047 vota, ose thënë ndryshe, gati 96% të votave individuale në raport me kandidatët e tjerë socialistë në këtë bashki. Nga të dhënat rezulton se në qendrën e votimit të denoncuar nga Ina Zhupa, dhe ku dyshohet se është përdorur treni bullgar, Partia Socialiste ka fituar me 60% të rezultatit, ndërsa në të gjitha qendrat e fshatit Dhivër, Vasil Llajo ka fituar me shumicë absolute votash.

    Tashmë i mbetet SPAK-ut të hetojë edhe këtë fakt, të denoncuar tashmë publikisht, që dëshmon se zgjedhjet e 11 majit janë manipuluar duke përdorur të gjithë mekanizmat.

  • E denoncoi opozita, por çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

    E denoncoi opozita, por çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

    Ditën e djeshme në Tiranë gjatë numërimit të votave në KZAZ 40 është denoncuar nga përfaqësuesit e opozitë një fenomen i manipulimit të votave i njohur me termin “treni bullgar”. Kjo metodë, raportohet se daton prej dekadash dhe është përdorur në vende të ndryshme të Europës Lindore. Ekspertët e zgjedhjeve thonë se përmes kësaj skeme mund të kontrollohen dhe manipulohen qindra mijëra vota në një ditë votimi.
    Po si funksionon fenomeni i quajtur “Treni Bullgar”?
    1. Organizatori i skemës, jashtë qendrës së votimit, ka një fletë votimi të marrë më parë në mënyrë të paligjshme ose të falsifikuar. Kjo fletë plotësohet sipas interesave të organizatorit dhe i dorëzohet një votuesi të rekrutuar.
    2. Votuesi hyn në qendrën e votimit me fletën e mbushur nga jashtë, ndërsa merr zyrtarisht fletën e tij të paplotësuar nga komisioni.
    3. Në dhomën e fshehtë, ai fsheh fletën zyrtare të pastër dhe fut në kuti atë që i është dhënë nga jashtë. Fletën e papërdorur e dorëzon jashtë tek organizatori.
    4. Kjo fletë zyrtare, e papërdorur, plotësohet sërish dhe i jepet votuesit tjetër – duke vazhduar ciklin në mënyrë të pandërprerë.
    5. Efektiviteti i skemës qëndron në kontrollin pothuajse të plotë që organizatori ka mbi votën, pasi votuesi nuk paguhet nëse nuk dorëzon një fletë të pastër për rishfrytëzim.
    Ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë e ndërlikuar por sistematike është shumë e rrezikshme për integritetin e procesit zgjedhor, pasi manipulimi nis e mbaron me vetëm një fletë të vetme të marrë në mënyrë të paligjshme. Nëse përdoren disa fletë të tilla në zona të ndryshme, efekti manipulues mund të përfshijë gjithë vendin.
    Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi tha dje se kjo metodë ishte përdorur në QV në kryeqytet. Por pavarësisht pretendimeve të tij, KZAZ vendosi që fletët e votimit të palosura njëjtë dhe me ngjyrë të ndryshme nga tjerat të cilësohen të vlefshme.

  • U denoncua dje nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si ‘treni bullgar’ dhe si manipulohet vota prej tij?

    U denoncua dje nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si ‘treni bullgar’ dhe si manipulohet vota prej tij?

    Ditën e djeshme në Tiranë gjatë numërimit të votave në KZAZ 40 është denoncuar nga përfaqësuesit e opozitë një fenomen i manipulimit të votave i njohur me termin “treni bullgar”.

    Kjo metodë, raportohet se daton prej dekadash dhe është përdorur në vende të ndryshme të Europës Lindore. Ekspertët e zgjedhjeve thonë se përmes kësaj skeme mund të kontrollohen dhe manipulohen qindra mijëra vota në një ditë votimi.

    Po si funksionon fenomeni i quajtur “Treni Bullgar”?

    1. Organizatori i skemës, jashtë qendrës së votimit, ka një fletë votimi të marrë më parë në mënyrë të paligjshme ose të falsifikuar. Kjo fletë plotësohet sipas interesave të organizatorit dhe i dorëzohet një votuesi të rekrutuar.

    2. Votuesi hyn në qendrën e votimit me fletën e mbushur nga jashtë, ndërsa merr zyrtarisht fletën e tij të paplotësuar nga komisioni.

    3. Në dhomën e fshehtë, ai fsheh fletën zyrtare të pastër dhe fut në kuti atë që i është dhënë nga jashtë. Fletën e papërdorur e dorëzon jashtë tek organizatori.

    4. Kjo fletë zyrtare, e papërdorur, plotësohet sërish dhe i jepet votuesit tjetër – duke vazhduar ciklin në mënyrë të pandërprerë.

    5. Efektiviteti i skemës qëndron në kontrollin pothuajse të plotë që organizatori ka mbi votën, pasi votuesi nuk paguhet nëse nuk dorëzon një fletë të pastër për rishfrytëzim.

    Ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë e ndërlikuar por sistematike është shumë e rrezikshme për integritetin e procesit zgjedhor, pasi manipulimi nis e mbaron me vetëm një fletë të vetme të marrë në mënyrë të paligjshme. Nëse përdoren disa fletë të tilla në zona të ndryshme, efekti manipulues mund të përfshijë gjithë vendin.

    Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi tha dje se kjo metodë ishte përdorur në QV në kryeqytet. Por pavarësisht pretendimeve të tij, KZAZ vendosi që fletët e votimit të palosura njëjtë dhe me ngjyrë të ndryshme nga tjerat të cilësohen të vlefshme. 

  • SHPJEGIMI- Çfarë është “treni bullgar”, metoda me të cilën PD akuzon maxhorancën se ka vjedhur zgjedhjet

    SHPJEGIMI- Çfarë është “treni bullgar”, metoda me të cilën PD akuzon maxhorancën se ka vjedhur zgjedhjet

    Foto ilustruese

    TIRANË- Që nga e hëna deri më sot, në Shqipëri nga Partia Demokratike po dëgjohet të përmendet çdo ditë e më shumë termi “treni bullgar”. Opozita nxjerr pamje nga fletët e votimit duke pretenduar se zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë të manipuluara nga maxhoranca, duke përdorur pikërisht këtë metodë. ZËRI do të bëjë një shpjegim të metodës!
    Çfarë është treni bullgar?
    “Treni bullgar” është një metodë për manipulimin e zgjedhjeve, pra për të ndikuar në procesin zgjedhor duke blerë vota, duke i dhënë votuesit një fletë votimi të parapërgatitur para se të hyjë në qendrën e votimit, dhe votuesi më pas nxjerr fletën e zbrazët të votimit. Numri i dëshiruar shënohet më pas në fletën e zbrazët të votimit, e cila më pas i jepet votuesit tjetër. Kështu, një nga një “treni bullgar” vazhdon të lëvizë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, duke mbushur kutitë. Kjo metodë manipulimi zgjedhjesh u quajt “treni bullgar” nga mediat në Sarajevë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë në tetor 2010. Atë vit, duke përdorur këtë metodë, u blenë rreth 200,000 vota.
    Për sqarim, i gjithë ky “shërbim” kryhet me pagesë.
    Nuk është e qartë pse saktësisht kjo teknikë e blerjes së votave e përshkruar në shtypin boshnjak është quajtur “treni bullgar”, por lidhja e përgjithshme e blerjes së votave me Bullgarinë është e lehtë për t’u shpjeguar, pasi zgjedhjet e BE-së dhe ato kombëtare të Bullgarisë në vitin 2009 u shoqëruan me akuza për blerje votash.
    Sipas vlerësimit që kanë bërë analistët e huaj, votuesit bullgarë që janë të gatshëm të shesin votën e tyre janë kryesisht nga komuniteti rom (pra shtresat e varfra të shoqërisë që janë të gatshëm të marrin para për të shitur vullnetin e tyre); por që po sipas analistëve, në Bullgari kjo shtresë kap rreth 200 000-350 000 persona që përkthehen në vota të shitura dhe të manipuluara.
    Përdorimi i termit “treni bullgar” shkaktoi polemika në Bullgari, ku konsiderohet fyes por  e njëjta teknikë e manipulimit të votave njihet si “vargu indian” (mbiemri “indian” në këtë term i referohet amerikanëve vendas). Në një punim kërkimor mbi manipulimin e votave në zgjedhjet bullgare të botuar në vitin 2010, politologu bullgar Georgi Manolov shmang përdorimin e emrave të lidhur me vende ose etni specifike. Ai i referohet teknikave mashtruese si ‘tregti votash’ dhe procesit të përsëritur të manipulimit të votave thjesht si ‘treni’.
    Një teknikë tjetër për të manipuluar votën në Bosnjë dhe Hercegovinë është përdorimi i “unazave me stilolapsa”. Në këto raste, anëtarët e komisionit zgjedhor, shtojnë një kryq tjetër në fletën e votimit për ta nxjerrë të pavlefshme. Stilolapsat nuk janë të dukshëm, por kanë formën e një unazë që mund të kamuflohet shumë lehtë për të mos u kapur nga kamera.
    Ku u pretendua “treni bullgar”?

    Rasti më i fundit ishte dje! Partia Demokratike nxorri video të disa fletëve të votimit, që sipas tyre mbanin ngjyra të ndryshme, duke pretenduar se ishte një shenjë që në zgjedhje ishte përdorur kjo metodë manipulimi. Por prova të tjera nuk ka pasur dhe opozita është mjaftuar me një video për të mbajtur në “këmbë” këtë pretendim. Po ashtu, pretendon se votuesëve u është ushtruar presion nga bandat kriminale për të votuar maxhorancën, por edhe për këtë pretendim nuk kanë publikuar fakte konkrete./ZËRI

  • Dyshime për “trenin bullgar”, PD kërkesë për kamerat e 4 QV në KZAZ nr 40 në Tiranë

    Dyshime për “trenin bullgar”, PD kërkesë për kamerat e 4 QV në KZAZ nr 40 në Tiranë

    Pamje nga denoncimi

    TIRANË- Partia Demokratike përmes një deklarate zyrtare ka kërkuar këqyrjen e kamerave në 4 Qendrat e Votimit në KZAZ nr 40 në Tiranë. Opozita shprehet se pas informacioneve të publikuara ditën e sotme në media, që ngrenë dyshime serioze për përdorimin e metodës së njohur të manipulimit zgjedhor të quajtur “Treni Bullgar”, kërkon këqyrjen e kamerave. Kjo pasi PD shprehet se të gjitha fletët e votimit në kuti janë të palosura në të njëjtën mënyrë, identike, gjë që ngre dyshime.
    Po ashtu, gjatë ditës së sotme në KZAZ nr 40 në Tiranë pati një përplasje mes Partisë Mundësia dhe vëzhguesve, pasi denoncoi se 7 fletë të saj po shpallen të pavlefshme vetëm për shkak të ngjyrës. Partia ‘Mundësia’ ka akuzuar grupet e numërimit për një tentativë të hapur për manipulim votash. Pas këtij incidenti, KQZ i quajti të vlefshme votat e “Mundësisë”.
    Për këtë fenomen, Partia Demokratike pretendon se sapo ka zbuluar të ashtuquajturin “fenomeni bullgar”. Përmes një deklarate për mediat ka thënë se po tentohet të manipulohet vota.
    “Denoncim për Manipulim të Votave në Zgjedhjet e 11 Majit: Rasti i ‘Trenit Bullgar’ në KZAZ 40” Manipulimi i votave ne zgjedhjet e 11 Majit deshmohet nga fakti ne video, ku fletet e votimit jane te palosura ne te njejten forme dhe simetri dhe te bashkuara, cka deshmon se kemi te bejme me nje fenomen te njohur te manipulimit te votes me termin “treni bullgar”. Kryetarja e deges 9 Eda Grimci ka denoncuar kete fakt nga KZAZ 40, grupi i numerimit 40 ne shkollen “7 Marsi”,”-shkruhet në reagimin e PD./ZËRI
    Dokumenta bashkëngjitur

  • FT+VD/ DENONCIMI i PD: Në Tiranë po bëhet “treni bullgar”

    FT+VD/ DENONCIMI i PD: Në Tiranë po bëhet “treni bullgar”

    Pamje nga denoncimi

    TIRANË- Ngjyra e fletëve të votimit ka shkaktuar tensione në KZAZ nr.40 në Tiranë. Në ambientet e shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, Partia ‘Mundësia’ ka akuzuar grupet e numërimit për një tentativë të hapur për manipulim votash, ndërsa ka denoncuar se 7 fletë të saj po shpallen të pavlefshme vetëm për shkak të ngjyrës. Për këtë fenomen, Partia Demokratike pretendon se sapo ka zbuluar të ashtuquajturin “fenomeni bullgar”. Përmes një deklarate për mediat ka thënë se po tentohet të manipulohet vota.

    “Denoncim për Manipulim të Votave në Zgjedhjet e 11 Majit: Rasti i ‘Trenit Bullgar’ në KZAZ 40” Manipulimi i votave ne zgjedhjet e 11 Majit deshmohet nga fakti ne video, ku fletet e votimit jane te palosura ne te njejten forme dhe simetri dhe te bashkuara, cka deshmon se kemi te bejme me nje fenomen te njohur te manipulimit te votes me termin “treni bullgar”. Kryetarja e deges 9 Eda Grimci ka denoncuar kete fakt nga KZAZ 40, grupi i numerimit 40 ne shkollen “7 Marsi”,”-shkruhet në reagimin e PD.
    NDRYSHIMI I NGJYRËS:

    Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, njëkohësisht kandidat i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një intervistë për “Syri TV”, tha se për këtë skemë të manipulimit të ‘trenit bullgar’ do të bëhet kallëzim penal. Sipas tij, të gjitha fletët e votimit në kuti janë të palosura në të njëjtën mënyrë, identike, gjë që ngre dyshime. Po ashtu, sipas tij, kjo është e paprecedentë.
    “Janë të gjitha të kapura njëlloj, dhe të gjitha të palosura në të njëjtin format. Aty janë me qindra fletë votimi, i bie 100 apo 200 fletë votimi që janë aty, i bie që 200 qytetarë të ndryshëm paskan hyrë në këtë qendër votimi, dhe të 200 e paskan palosur fletën po identik, me të njëjtat përmasa, që kjo është e pamundur. Ndërkohë unë do të qëndroj me ju më pas kur të dali në ekran, të bëhet procesi i numërimit, i këtyre fletëve, ju garantoj se pjesa dërrmuese e këtyre fletëve, shenjat e dallimit do t’i kenë identike. Ajo shërben për të kuptuar se i ka bërë e njëjta dorë dhe janë plotësuar nga e njëjta dorë. Kjo skemë, që është skema e trenit bullgar, tipike, e përdorur masivisht për blerje vote në zonat e Ballkanit, por edhe në Shqipëri masivisht në çdo zgjedhje, ka tejkaluar në një fazë tjetër në tavolinën numër 4. Janë kapur një pjesë e fletëve të votimit që janë në një ngjyrë tjetër. Pra është e padëgjuar dhe e pahasur deri tani kjo pjesë, që fletë votimi që janë gjetur në kuti kanë një ngjyrë tjetër nga fletët origjinale të votimit. Për këtë arsye kemi mbajtur procesverbal, qoftë në tavolinën e numërimit numër 3, qoftë në tavolinën e numërimit numër 4. Do të shohim të gjitha mënyrat dhe të gjitha hapësirat ligjore, për të depozituar një kallëzim pranë Task-Forcës së SPAK, e cila është në gjumë deri tani. Rast më flagrant i vjedhjes së votës sesa ky unë nuk di të kemi parë në Tiranë apo diku tjetër, në mënyrë më të përsosur. Është e përsosur nga ana sistematike, por është shumë trashë nga ana e përdorimit sepse është e dukshme çfarë ka ndodhur. Ky është rasti më flagrant i vjedhjes së votës në mënyrë të përsosur sa ky. Janë fletët e palosura të gjitha njëlloj. Janë të dallueshme me sy të lirë. Deri tani janë 3 të konfirmuara me ngjyrë tjetër që i përkisnin Partisë Mundësia. Këto janë kategorikisht të manipuluara, falso, dhe dikush i ka hedhur aty në mënyrë jo ligjore. Janë me dhjetëra. Do të presim të shohim dhe shenjat dalluese që janë njëlloj,”-tha në fjalën e tij Këlliçi.
    Ndërkohë që denoncimet po qarkullojnë në media, përplasja në Qendrën e Numërimit mes kreut të Mundësia, Agron Shehajt dhe antarëve të Komisionit ende vazhdon. Shehaj kërkon që të quhen të rregullta dhe votat e tij, edhe pse komisionerët duan që t’i quajnë të pavlefshme për shkak të ngjyrës./ZËRI

    1190805b fa79 421c 9472 e33382ea6f9d1747143629

    449bfc58 bb67 4e5f 96ad 6036a8ac5981 11747143626

    3e597dfa 4966 4cc9 b8be d16c288962b0 11747143621

  • ‘Treni Bullgar’/ Qytetari denoncon të Syri – Ja si patronazhistët pajisin me fletë të plotësuar qytetarët që paguajnë

    ‘Treni Bullgar’/ Qytetari denoncon të Syri – Ja si patronazhistët pajisin me fletë të plotësuar qytetarët që paguajnë

    ‘Treni Bullgar’i manipulimit të votave, rikthehet në Tiranë e ndoshta edhe në të gjithë Shqipërinë nga patronazhistët e rilindjes.

    Po çfarë do të thotë kjo metodë për manipulimin e votës së qytetarëve. Patronazhistët kanë siguruar fletë votimi bosh dhe e plotësojnë vet e ia japin nje personi i cili futet në qendrën e votimit me fletën e plotësuar, tërheq fletën bosh në qëndrën e votimit të cilën e fut në xhep dhe në kuti, nxjerr dhe hedh atë të plotësuarën nga patronazhistët. Kur çon fletën bosh tek banda e  patronazhistëve merr edhe pagesën e premtuar.

    Kjo ka ndodhur në zonën e Laprakës, denoncon personi që ka dërguar mesazhin tek Syri tv.

    Por një projekt i tillë dhe metodë manipulimi dyshohet të jetë përdorur jo vetem nga Tiranë por edhe në zona të tjera të vendit.