Tag: bukuri

  • Himni i bukurisë

    Himni i bukurisë

    Poezi nga Sharl Bodeler

    Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë,O Bukuri! Shiki yt hyjnor dhe i djallëzuar,

    Krimin me mirësinë ngatërruar, përherë na e ndjell,

    Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar.

    Sytë e tu strehojnë çdo perëndim dhe aurorë;E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë;Pthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë,Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.

    Gurgullon honeve të zi a yjeve të zjarrtë digjesh?Fati i magjepsur të ngjitet pas fundeve si një qen;Ti gjithcka në botë sundon e askujt s’i përgjigjesh,E kudo, rastësisht, gjëmën dhe harenë shpërthen.

    Bukuri, ti marshon mes kufomave që ke përçmuar;Nga xhevahirët e tu, Tmerri nuk ka më pak magji,E Krimi, mes gjithë stringëllave të tua më i çmuar,Mbi barkun tënd, krenarisht vallëzon plot dashuri.

    Flutura e natës e verbuar pas teje, të vjen afër, qiri,Fërfëllin, ndizet e thotë: I bekuar qofsh pishtar!I dashuruari ethshëm përkulet mbi të dashurën e tij,Si ai i plagosuri për vdekje përkëdhel të tijin varr.

    S’ka rëndësi nëse Parajsën apo Ferrin ke për nënë,O Bukuri! Mostër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë!Vallë buzëqeshja jote, syri yt, këmba, hapur ma lënëPortën, për atë pafundësi kurrë të njohur aq mirë?

    S’ka rëndësi je Djall apo Zot! Ëngjëll a Sirenë të jesh,S’ka rëndësi nëse zanë me sy kadife që xixëllojnë butë,O parfum, ritëm, kthjelltësi, o e vetmja ime mbretëreshë!Bën universin më pak të shpifur, më pak të rëndë çdo minut’./KultPlus.com

  • “Ky tas prej bronzi, është më i bukuri i zbuluar në Shqipëri..”

    “Ky tas prej bronzi, është më i bukuri i zbuluar në Shqipëri..”

    Ky tas prej bronzi shkruan Frederik Stamati, eshte me i bukuri i zbuluar ne Shqiperi. Eshte me shume se 2000 vjet i vjeter. Datimi i sakte nuk eshte dhene akoma, ndoshta 2300-2400. Nuk dukej asgje nga depozitimet e kohes. Dekoracioni u zbulua me ane te radiografive dhe beri pershtypje dhe sherbeu si baze per aplikime te tjera te metodes se perdorur.Po si u gjet? Ushtare dhe zboriste po hapnin nje transhe andej nga fusha pa arritur ne Belsh. Befas rane te nje varr, qe eshte nga me te pasurit e zbuluar ne Shqiperi. Duke mos i a ditur zanatit filluan te germonin si te mundnin. Ishin dy ushtare nga Tirana qe lajmeruan arkeologet. Shkoi Aleksandra Mano dhe Neritan Ceka. U punua shume per restaurimin e objekteve. Mbasi i pa, Neritani me tregoi se i mblodhi me dyshim, se nuk do te mund te restauroheshin kurre, kaq te demtuar ishin. Kane kaluar afersishtt 40 vjet nga restaurimi dhe vazhdojne te ruhen shkelqyeshem ne muze…..Dhe i kane bere ca xhiro neper Europe ne ekspozitat tona te hapura andej.© 📷 Frederik Stamati

  • Rruga e re Dukat-Llogora, Rama poston pamjet: Një bukuri më vete

    Rruga e re Dukat-Llogora, Rama poston pamjet: Një bukuri më vete

    Tuneli i Llogorasë ka shkurtuar ndjeshëm distancën drejt bregdetit të jugut, por edhe ka lehtësuar ndërlidhjen e fshatrave të kësaj zone. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga aksi rrugor që lidh fshatin Dukat me rrugën e vjetër të Llogorasë. ”Ndërlidhja e rrugës së re të Dukatit dhe rrugën e vjetër të Llogorasë, një bukuri më vete”, u shpreh Rama. Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, duke e shkurtuar nga rreth 30 minuta në vetëm 7 minuta.

  • Selena Gomez: Viti që kaloi ishte më i bukuri i jetës sime

    Selena Gomez: Viti që kaloi ishte më i bukuri i jetës sime

    Pak para ditëlindjes së saj të 33-të, Selena Gomez shprehu mirënjohjen e saj për fansat e saj me një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar se viti që kaloi ishte më i bukuri i jetës së saj.
    Aktorja dhe këngëtarja ndau të dielën, më 20 korrik, pamje nga jeta e saj e përditshme me të fejuarin e saj Benny Blanco, shoqen e saj të ngushtë Taylor Swift dhe të dashur të tjerë, duke shkruar në mbishkrimin e postimit të saj: “Ndërsa përgatitem të festoj ditëlindjen time të 33-të, nuk mund të mos reflektoj mbi udhëtimin e jashtëzakonshëm që më ka sjellë deri këtu. Viti që kaloi ka qenë vërtet më i bukuri i jetës sime, dhe këtë ua kam borxh të gjithëve juve.”
    Gomez, e cila mbush 33 vjeç të martën, më 22 korrik, falënderoi ndjekësit e saj për “dashurinë dhe mirësinë e tyre të palëkundur”. “Pavarësisht nëse më keni mbështetur nga jashtë, keni ndarë gëzimet dhe hidhërimet e mia, apo thjesht më keni dëgjuar, e keni bërë këtë vit të paharrueshëm. Jam thellësisht e përulur dhe jashtëzakonisht mirënjohëse për gjithë dashurinë tuaj”, shkroi ajo, duke shtuar: “Ndërsa hyj në këtë vit të ri, jam e mbushur me emocione dhe shpresë për atë që do të vijë. Mezi pres të ndaj më shumë momente me ju, të krijoj kujtime të reja dhe të vazhdoj këtë udhëtim të bukur së bashku. Ju dua shumë të gjithëve”.
    Shihni postimin e saj.

  • Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur

    Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur

    Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga destinacionet e kësaj vere.
    Një prej tyre është “G Adventures”, një nga operatorët e tureve turistike në Kanada që është njëherësh partner me “National Geographic”, dhe që shkruan se “e fshehur në një cep të Detit Mesdhe, Shqipëria është një bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur, plazhe të bukura që po riprezantohet si një nga destinacionet më të dashura të Mesdheut.”
    Kanadezja “G Adventures” rendit në artikullin e radhës se në Shqipëri mund të përjetoni historinë e periudhave të ndryshme, duke nisur me Gjirokastrën, qytetin e gurtë përrallor me rrugët me kalldrëm që të çojnë në shpatin e kodrës tek kalaja unike.
    Në brendësi të artikullit për Shqipërinë, kanadezja “G Adventures” ndalet në Amfiteatrin e Durrësit, të epokës romake, dikur vendi i betejave të gladiatorëve, që sot është një atraksion turistik që duhet vizituar.
    “Mahnituni nga fortesa që shikon nga Berati, një nga vendet magjike të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, i listuar nga UNESCO. Kudo që të ecni, do të shihni shtëpitë karakteristike dhe më pas mund të merrni shtegun me kalldrëm drejt rrënojave të kështjellës në majë të kodrës.”
    “G Adventures”, një nga operatorët e tureve turistike në Kanada që është partner me “National Geographic”, sugjeron për vizitorët edhe Rivierën e bukur shqiptare. “Riviera Shqiptare është një vend me diell dhe me plazhe me rërë të artë dhe vende të UNESCO-s që tërheqin vizitorët e festivaleve dhe ata që e duan historinë.”
    Në artikullin e detajuar përmendet Dhërmiu, vendi argëtues ku ka shumë festivale dhe adhuruesit e muzikës elektronike dynden në brigjet mesdhetare të Dhërmiut për të shijuar diellin dhe për të pirë në baret e plazhit.
    Më tej, tur-operatori kanadez “G Adventures” sugjeron Porto Palermon si një vend të qetë me Kalanë e Ali Pashës për të vëzhguar gadishullin e bukur. Në listën e sugjerimeve të “G Adventures” nuk mungojnë as Himara dhe Vlora, destinacione të cilat kanë plazhe të kristalta dhe ia vlen të vizitohen.
    Në përmbyllje të artikullit për Shqipërinë, një nga operatorët e tureve turistike në Kanada përmend Butrintin si një zonë mahnitëse me bukuri natyrore dhe mrekulli arkeologjike e shtigje këmbësorësh që të lënë pa fjalë.
    “Alpet Shqiptare janë një vend i mrekullueshëm për dashamirësit e natyrës së egër dhe vargmalet shtrihen në Kosovë dhe Mal të Zi, dhe majat shkëmbore janë një mikpritëse për shëtitësit, shkruhet në publikimin e fundit të “G Adventures”.” Klan News

  • Rama poston video nga kanionet e Moglicës: Një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit

    Rama poston video nga kanionet e Moglicës: Një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një video të mrekullueshme nga Kanionet e Moglicës. Për të këto kanione janë një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit.
    Në juglindje të Shqipërisë, në rrethin e Maliqit, gjendet një nga mrekullitë natyrore më të veçanta të këtij rajoni: Kanionet e Moglicës. Ky vend unik është një thesar i fshehur me pasuri natyrore dhe ekologjike të zonës së Maliqit dhe përbën një destinacion të preferuar për adhuruesit e natyrës.

    Kanionet e Moglicës janë formuar nga rrjedha e lumit Moglicë, një degë e vogël, por e fuqishme që kalon nëpër male dhe shkëmbinj gëlqerorë, duke krijuar në këtë mënyrë formacione shkëmbore të thella dhe të vështira për t’u kaluar.
    Kanioni ka gjatësi disa kilometrash dhe karakterizohet nga faqe shkëmbore të larta, shpeshherë vertikale, të cilat ofrojnë pamje spektakolare dhe përvoja unike për eksploruesit. Zona e Kanioneve të Moglicës është e pasur me biodiversitet, duke strehuar shumë specie endemike të florës dhe faunës.

  • Pacolli për aeroportin e Vlorës: Do jetë më i bukuri në rajon! Rama do mburret me të

    Pacolli për aeroportin e Vlorës: Do jetë më i bukuri në rajon! Rama do mburret me të

    Kompania “MABETEX” e biznesmenit shqiptar Behgjet Pacolli është përgjegjëse për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Sot, pas testimit të avionit të parë në pistë, Pacolli foli pikërisht për punën e bërë deri më tani.
    “Falenderimet e mia shkojnë për qeverinë e Edi Ramës, sigurisht për vizionin që e kanë pasur që unë e kam familjarizuar, që më ka pëlqyer dhe kam dashur ta mbështes. Secili e di që një objekt i tillë ndodh me dëshirën e flaktë, me planin e hershëm të qeverisë për të pasur një aeroport. Kur kam bërë bisedat e para, është folur për një gjë të tillë dhe ishte e vështirë ta besoja se do bëhej realitet. Erdha nga një rrugë e largët, erdha në orën 4 të mëngjesit në Tiranë dhe aty vlonte prej punës. Ajo ma bëri edhe një herë me dije se ne duhet të përshpejtojmë dhe të hapim këtë aeroport, t’ja nisim punës, nuk është më luks, por një nevojë. Bashkëpunëtorëve të mi u them se nuk është punë për dekor, por madhështore dhe që do u kontribuojë sëe pari familjeve tuaja, banorëve të kësaj ane. Është kënaqësi të dëgjoj se këtu do punësohen mbi 1 mijë persona. Janë vende pune prestigjoze që paguhen mirë dhe do jetë kënaqësi për familjet e tyre, do kenë të ardhura të mira. Edhe pak kurajo të ecim përpara dhe të vijë dita që do e lus kryeministrin që të vijë edhe një herë këtu dhe ta shohë këtë aeroport edhe nga brendësia.”
    Pacolli premtoi se ky aeroport do jetë më i bukuri në rajon.
    “Ndoshta sot kam qenë i përkëdhelur sot dhe më është dhënë më shumë autonomi në këtë vepër, mbase nga eksperienca. Sigurisht do ketë mangësi, por janë për t’u eliminuar. Do të shohin një vepër që nuk është parë në rajon, do jetë aeroporti më i bukur. Ua premtoj këtu! Kemi marrë çdo gjë efektive, të fortë, të qëndrueshme dhe të bukur dhe kemi ndërmend ta inkuadrojmë në interieret e këtij aeroporti. Kryeministri ynë do të mburret me këtë aeroport! Jam munduar shumë në këtë gjë dhe të jetë aeroport si një legacy për mua këtu. Ne jemi duke ndërtuar 3 aeroporte në botë”, përfundoi ai.