Tag: bukura

  • “Vlora do të ketë një nga portet më të bukura”, Rama: Do të bëhet një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut

    “Vlora do të ketë një nga portet më të bukura”, Rama: Do të bëhet një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut

    Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të enjte takimin përmbyllës në qytetin e Vlorës, në kuadër të fushatës elektorale.
    Në fjalën e tij, Rama tregoi arritjet e PS-së në qarkun e Vlorës. Ai gjithashtu nënvizoi investimet që do të bëjnë me mandatin e katërt, duke kërkuar kështu votën e qytetarëve.
    Rama u shpreh se Vlora do të ketë një nga portet më të bukura, si dhe shtoi që bregdeti i Vlorës do të jetë një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut.

    Rama: Vlora do të ketë një nga portet më të bukura. Do të ketë një port për të gjitha anijet e peshkimit dhe anijet që sjellin mallrat. Në këto 5 vite, Vlora do të bëhet territor ku do të vijnë firmat më prestigjioze të hotelerisë. Turistë nga e gjithë bota me vështirësi do të gjejnë vend, pasi ju siguroj që bregdeti i Vlorës do të bëhet një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut. Ju e mbani mend mirë si ishte Vlora. Këtu të gjithë kalonin për të ikur në anën tjetër, por Lungomare nuk ekzistonte. Rruga ishte vetëm rrugë njëkalimshe. Shumë shpejt, gjithë kjo Lungomare që tani është bërë me nam, do të ketë një konkurente në anën tjetër, në Radhimë. Gjithë bregu i Vlorës do të ketë rrugën e vet, trotuarin e këmbësorëve. Ky qark nuk është vetëm deti, por edhe territoret brenda, ku ka filluar të zgjohet një jetë e re me turizëm dhe agroturizëm. Agroturizmi do të vazhdojë të zhvillohet. Të gjitha këto janë pjesë e asaj që ne do të bëjmë së bashku.
    /vizionplus.tv

  • “Në 90′ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni”, Rama rrëfen historinë në Londër me shokun e tij

    “Në 90′ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni”, Rama rrëfen historinë në Londër me shokun e tij

    Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe për të udhëtuar. Kreu i qeverisë u shpreh e dëshironte të shikonte botën, por mundësitë në atë kohë ishin të kufizuara.
    Më tej Rama ka ndarë edhe një episod teksa ishte në Londër me një shok të tij nga Kosova. Kryeministri theksoi se vajzat e vetme të bukura në Londër, ishin ato nga Kosova.
    “Duke hipur në shkallët elektrike që del nga underground, isha me një shokun tim kosovar, dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë, shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them shokut tim ‘shyqyr o burrë pashë një angleze të bukur’, vetëm kosovaret janë bukura në këtë vend. Në Londër kam një histori shumë të lezetshme se ishin fillimet e viteve ‘90 dhe unë doja të shikoja botën. Mundësitë ishin të kufizuara, shisja ndonjë pikturë sa për të blerë ndonjë biletë avioni pastaj shkoja.
    Në Londër kam qëndruar tek disa miq nga Kosova, duke qenë aty në shtëpinë e tyre dhe me rrethin e tyre njoha shumë shqiptarë të Kosovës që jetonin në Londër në atë kohë, më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, vajza shumë të bukura, shumë të bukura.
    Edhe një ditë duke, se harroj, duke hipur në shkallët elektrike që del nga ‘underground’, isha me një shokun tim kosovar, Blerimin, dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë, shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them shokut tim ‘shyqyr o burrë pashë një angleze të bukur’, vetëm kosovaret janë bukura në këtë vend. Ai mu kthye me një zë të trashë, “shumë të mira janë”, tha Rama.

  • Në Shqipëri të gjitha historitë e bukura lindin nga e vërteta

    Në Shqipëri të gjitha historitë e bukura lindin nga e vërteta

    Në Shqipëri thonë:Rinia po largohet…Rinia nuk e pëlqen të jetojë dhe të punojë në fshat…Nuk mund ta shijosh bukën po nuk ia njohe duart thonë ata që punën e kanë jetë si personazhet më poshtë.Diku atje në zonat ku mali i Kreshtës lëshohet bukur për t’u lidhur me malin e Skënderbeut, në Fishtë apo fshatin Krajen, Troshanë apo Blinisht, me histori të pabesueshme pasioni të treguara nga afër nga personazhë interesantë vendas, ku udhëtari në këto vise përmbushet me energji toke, duhet të kesh një guidë edhe një shoqërues vendali që ta konceptosh mirë natyrën e të tregojë rrugën!Unë njoha një vajzë të re, e cila quhet Ornela Preci, që kur e pyeta si e mendon të ardhmen ajo m’u përgjigj: “ Askund nuk e gjej veten sa këtu mes kësaj lugine të Fishtës ku nuk më mungon asgjë…” Ëndrra e saj është që të hapi agjencinë e parë turistike vendase në Fishtë.Por le ta nisim nga fillimi si mbërrita unë deri këtu.Mrizi i Zanave, Fishtë, me shef dhe administrator Altin Prengën është shembulli më i mirë se si mund ta duash konkretisht tokën tënde, duke mbështetur rininë në projekte të reja, që të gjithë kur ti i përmend emrin e tij të thonë kjo begati që kemi përreth është falë tij në fshatin tonë!Ai ka shumë vite dhe njihet tashmë kudo me agroturizmin e tij ku mbizotëron vetëm prodhimi vendas. Kur flet me Altinin të hapet një portë e madhe, e gjelbërt, me formulën që tashmë bota e ka të preferuar, ajo e shfrytëzimit të çdo burimi bujqësor kilometër zero. Duke filluar nga prodhimet e bulmetit, mishit, perimeve, frutave dhe deri tek vera. Një vend, agriturizmi i tij apo ferma, ku prodhohet me maksimumin e përkujdesjes ndaj origjinës bujqësore.Altini nuk përton të vijë me ty dhe të të shoqërojë me shumë dashamirësi sikur të njeh prej kohësh siç bëri edhe me ne. Në mëngjes herët me motoçikletën e tij të përshëndet buzagaz, të pyet si po i kalon ditët aty dhe pastaj të fut në botën e kësaj përralle me personazhe mali dhe fushe, që ai vet e ka krijuar dikur një burg, sot një minierë floriri agrar në Fishtë.Ai fillon të tregojë sa shumë janë rritur kërkesat këto vitet e fundit dhe ai nuk ka ndalur, përkundrazi ka fuqizuar edhe familjet fshatare përreth duke vlerësuar dhe ngritur ekonomikisht zonën e Fishtës në çdo cep. Çdo gjë aty ka një rregullator të konceptuar drejtë për konsumatorin turist. Vendosja në tavolinë dhe prodhimi i proshutës së Mrizit një sfidë ambicioze inovative. Kantina e verës gjithashtu një vend që të ofron aromën e vreshtave shqiptare me cilësi të lartë, verë që aspak nuk lakmon verën e huaj. Kur i zbret shkallët të futesh aty do të shohësh me dhjetra fotografi të atyre njerëzve që ai i konsideron krahu i djathtë, me arkat e rrushit duke vjelur bistakët vjeshtor, të varura në korniza si në një muzeum jetësor. Ata janë shembujt më të rëndësishëm për Altinin, njerëzit e punës. Të trashëguar edhe nga i jati, kuzhina ka rëndësi parësore, ai ka ndërthurrur gatimin jo si nevojë ushqimore, por si një domosdoshmëri autoktone. Nuk e gjen një tjetër vend me atë unikalitet dhe me atë shije. Çdo zonë në Shqipëri ka tradita gatimi të ndryshme. Kjo është e lidhur edhe me menunë. Nuk ke një listë, por një kamerier, i cili kur vjen pranë tavolines të tregon me hollësi çdo specialitet dhe gatim.Mirzi i Zanave njihet tashmë, sepse 15 vjet nuk janë pak punë dhe dedikimi nga e gjithë familja Prenga. “ Krahu i djathtë i imi është ime shoqe” – tregon ai me një lloj emocioni që nuk ia step as profili burrëror i bujkur në gen.Me largpamësi edhe se thjeshtësisht ai vetë thotë nuk është i interesuar për shumë letra e reklama, por për të punuar dhe krijuar mundësi të reja fuqizimi thotë:“ Ne nuk mundëm ta pranonim emrin fshatarë me bindje. Nuk na lejuan, nuk na e dhanë mundësinë, sepse nuk ka patur dhe as nuk ka ende fshatarë të pasur nga toka. Por asnjëherë nuk është vonë. Investojmë për të ardhmen edhe të fëmijëve tanë që të ndihen ata një ditë fshatarë me mirëqënie të lartë, ashtu sikurse bota i ka prej kohësh. Investimi në tokën tënde të sjell pasuri. Po mendojmë p.sh të mbjellim fidanët e pemës nga e cila prodhohet tapa e shisheve të verës. Këto janë detaje lidhur me kantinën e verës tonë, shumë të rëndësishme edhe se nuk mund të shfrytëzohen tani. Duhet kohë të rriten këto fidanë, por do t’i trashëgojnë fëmijët e familjes time dhe një ditë do të kemi shishen e verës me tapën e prodhuar këtu në tokën shqiptare. Kështu duhet menduar që të hedhim bazën, e asaj që bota e ka, fshatit me nivel të lartë. Ose idea e përfshirjes. Atë që kam nevojë unë në agriturizëm e marrë edhe nga kopshti i shtëpive të tjera, duke e shndërruar në aleancë bujqësore këtë raport, të cilat kanë produkte bujqësore nga toka e tyre. Keshtu e kemi konceptuar me tim vëlla në Mrizin e Zanave. “Po ashtu kur kërkesa u rrit për fuqizim edhe të hotelit ai mendoi jo në Mriz të shtohen dhomat, por shtëpitë e fshatarëve të zonës ua dha mundësinë atyre të hapnin dyert si miniagriturizma familjarë, për t’u fuqizuar ekonomikisht, nën çadrën e Mrizit.Në Mriz nuk mungon natyra, kujdesi, cilësia e shërbimit, gatimi, rehatlliku, kontakti me kafshët, muzika në sfond nga një djalë shkodran që vjen aty çdo ditë dhe luan edhe Beethoven, kuti bamirësije ku mblidhen ndihma të ndryshme, dashamirësija njerëzore e personalit që shërben ku unë njoha edhe Ornelën,e cila është edhe kamariere aty. Ajo na ofroi një vizion të veçantë të zonës si guidë turistike pasi unë kisha vizituar edhe dyqanin e prodhimeve tipike. Në dyqanin e Mrizit përveç prodhimeve të vet agriturizmit ( konserva, reçel, verë, esencë shegë, boronicë, proshutë dhe djathra, etj) gjen disa prodhime artizanati, të cilat prodhohen apo punohen nga fshatarët e zonës.Këtu nis rrugëtimi im i jashtëzakonshme me Ornelën. Shkollimi i saj në Shkodër si guidë turistike dhe dashuria për ta promovuar tokën ku ka lindur dhe jeton i ka ndezur idenë e një veprimtarie turistike si shoqëruese personale e turistëve. Ndalesën e parë e bëmë tek :•Poçeria VasiliKjo poçeri ndodhet në Krajen fshat në kufi me atë të Fishtës.Vasili është një artist i punës me argjilë, i cili sa nis të tregojë thotë: “ Të gjitha historitë e bukura lindin nga e vërteta. Nga një çiban në 1994 pasi njohu rastësisht një profesor italian, i cili e mbajti gati pesë vjet në shtëpinë e tij dhe i dha çdo njohuri mbi skulpturën dhe teknikën e artizanatit në këtë fushë në Peruxhia”.Ai e njeh shumë mirë përpunimin e argjilës, si lëndë të parë të marrë aty pranë pa patur nevojë ta blejnë diku tjetër. Së bashku me vëllain përgatisin lëndën e parë të poçerisë, në vaskat e mëdha që kanë në pjesën e oborrit, një proçes i gjatë natural nga qershori që përfundon në shtator ( filtrim – tharje). Ndërsa përgjatë gjithë periudhës vjeshtë – dimër- pranverë, ai krijon modele të ndryshme poçerie me dorë me këtë argjilë të përpunuar vetë. Pyetjes a është e interesuar rinia apo a tregohet nëpër shkolla puna me argjilë dhe krijimi i këtyre orendive të bukura artizanale ai i përgjigjet me trishtim. Nuk ka interesim, nuk kultivohet, përveç se në familje, me fëmijët tanë, që u lindën dhe u rritën të edukuar me artizanatin familjar. Ime shoqe, vazhdon ai, është piktore dhe krijon edhe ajo mbi argjilen e punuar piktura të bukura. Ndërsa, djali studion skulpturë në Akademinë e Arteve. Atje nuk ka një pjatafirmë rrotulluese poçerie që ta shohin e ta mësojnë këtë teknikë. Kjo lë për të dëshiruar. Por të kthehemi tek kërkesa e tregut, të krijosh një pjatë me një vizatim punimi tezgjahu nuk është e thjeshtë pasi tezgjahu ka kode punime, na tregon ai tek mban një pjatë të tillë në duar, këtë ma ka shpjeguar nëna ime. Ndaj unë bëj kujdes edhe në këto detaje mbi sendin zbukurues prej argjili.. Vasil Kukaj tregon me pasion, ka shpirt luftarak, nuk tërhiqet nga vështërsitë dhe ka një mirënjohje të thellë për profesor Romeo Rolin, i cili besoi i pari në talentin e tij duke investuar në studimet e tij në Peruxhia dhe më vonë edhe duke e inkurajuar që të rikthehej në atdhe e të hapte studion që ta ndiqte këtë pasion të poçerisë në tokën e tij. Puna shkon shumë mirë u bë gati 30 vjet, tregon Vasili, ka qënë largpamës profesori italian, por duhet më shumë mbështetje për ne që po e çojmë përpara këtë degë arti, përfundon ai.Në studion e Vasilit gjeni nga punime me motive popullore deri tek ato me motive natyre. Nuk di çfarë të zgjedhësh më parë nga larmia dhe origjinaliteti.Ndalesën e dytë tek* Çifti 85 vjeçar, Tazja dhe Nikolla Lazri, të cilët gjithë jetën e tyre, rreth 60 vjet, ua kanë dedikuar tezgjahut dhe punimeve me thupra. Kur je me ta nuk e përmban dot instiktin që t’i përqafosh fort.Kur e pyet Tazen nëse lodhet me punën që bën, sepse mosha bën të veten ajo të përgjigjet po aq bukur sa edhe punon në vegjën e tezgjahut, buzagaz, këtë vegjë druri e ka gdhendur me duart e tij Nikolla, sepse unë qysh e re e kam dashur shumë këtë artin e thurrjes me motive zadrimore. Turistët që munden ta vizitojnë këtë familje artizanësh mahniten me entuziazmin që kanë dhe forcën e vullnetit në atë moshë. Tazja e kalon kohën në makinën prej druri të tezgjahut dhe është e vetmja në këtë zonë në moshën e saj që e vazhdon traditën. Ia ka mësuar edhe nuses së djalit që do ta trashëgojë këtë art në të ardhmen.Ndersa Nikolla thurr me thupër kanistra të forta dhe të bukura që përdoren për fruta edhe kjo një traditë në zhdukje që ai e mban gjallë. Duart e tyre janë në lëvizje gjithmonë duke krijuar art.Ndalesën e tretëNë Blinisht me përpunimin e sapunit dhe krem bimor tek Laureta Lemezhi.Prej 16 vjetësh përpunon sapun biologjik. Kjo është një histori femërore e lidhur me forcimin e gruas, erdhi nga një prift italian kjo ide, që bëhen zakonisht për të krijuar mundësi në këto fshatra të thella të vlerës profesionale në shërbim të saj. Ishim 5 gra thotë Laureta vetëm unë pasi përfundova këtë trajnim si një risi, me përpunimin e sapunit, e vazhdova vet si një mundësi për të krijuar një punishte timen. E gjeni edhe tek dhomat në Mrizin e Zanave dhe ua garantoj cilësinë e shërbimit pastrues maksimal.“ Përdor një kthinë të qetë ku shfrytëzoj enë të thjeshta dhe vajin e ullirit të zonës. Sapuni me vaj ulliri ose ai i rosmarinës është një produkt i veçantë dhe me vlera të mëdha. Qëndroj tek e thjeshta edhe në formën që ua japë dhe nuk përdor ngjyra edhe se kërkesa është për ta modifikuar, por nuk pranoj vetëm shtoj bimë mjekësore të copëzuara brenda si dafina, etj.” Së bashku me të na priti edhe djali i saj, i cili kishte dëshirë të bëhej veteriner e të kontribuonte në fshatin e lindjes.Kjo ishte një guidë turistike nga Ornela, e cila na njohu me luginën e Fishtës, me fëmijërinë e Gjergj Fishtës, poet, edukator, rilindas, politikan, përkthyes dhe shkrimtar, të veçantat e asaj zone që të mbush me energji të mirë ku rinia kërkon ta promovojë dhe jo ta braktisi.Botuar fillimisht në Living

  • Takimet e Ramës dhe Berishës në Elbasan në foto

    Takimet e Ramës dhe Berishës në Elbasan në foto

    “Një nga shumë dhe më e bukura fillon së shpejti kur gra e burra, vajza e djem, të derdhen lumë drejt finishit të 11 majit”- shkruan në postimin e tij kryeministri Rama. Dhe ku tregon me anë të fotove se sa ishin te takimi me Ramën dhe sa me Berishën në Elbasan. Shiko fotot!

  • “Një nga zonat më të bukura të Europës”, Rama në Velipojë: Do nisi puna dhe me Bypass-in e Shëngjinit

    “Një nga zonat më të bukura të Europës”, Rama në Velipojë: Do nisi puna dhe me Bypass-in e Shëngjinit

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një  takim në Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve në një fazë shumë pozitive të ekonomisë kombëtare dhe vendore, falë hovit të turizmit po jo vetëm.

    “Të ardhurat do rriten në mënyrë të jashtëzakonshme, ashtu sikurse rritet ndjeshëm dhe mundësia për të paguar shumë më tepër stafet, sepse e gjitha lidhet me cilësinë. Unë do ju thoja të synoni maksimumin e cilësisë. Ne do jemi shumë mbështetës për zhvillimin e këtyre hapësirave të reja. Kemi bërë shumë gabime në të shkuarën. Janë gabime që i bën çdo vend.
    Jam dakord që kjo është një nga zonat më të bukura të Europës. Kjo meriton një zhvillim në standardet më të larta të Europës.
    Projekt tjetër që kemi dakordësuar, me Pjerinin që ka urdhëruar dhe unë kam pranuar ta zbatoj, është projekti i lidhjes së zonës së talës me bregdetin, përmes rrugëve perpendikulare, ku faktikisht nuk ka infrastrukturë që të mbështesë këto zhvillime, ndërkohë deri dje s’ka pasur nevojë të kishte. Dhe Bypass-i i Shëngjinit, që është një kërkesë e Markut, desha të thoja shokut Mark, po është z.Mark se nuk bëhet shok ky. Është nga ata të paepurit e ‘Liri Demokracisë’”, tha ndër të tjera Rama.

    Top Channel

  • E bukura kushton! Kush viziton Venecian duhet të paguajë

    E bukura kushton! Kush viziton Venecian duhet të paguajë

    Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga sot me risinë kryesore këtë vit që turistët e minutës së fundit do të paguajnë dyfish.
    Vitin e kaluar, për të ulur numrin e turistëve që vinin vetëm për një ditë, Venecia vendosi një pagesë për hyrjen në qytet gjatë periudhave kur ka shumë vizitorë. Ky ishte një eksperiment për të menaxhuar më mirë turizmin dhe për të mbrojtur qytetin.

    Venecia u bë qyteti i parë turistik i madh në botë që ‘taksoi’ njerëzit për të hyrë. Më shumë se 35,000 udhëtarë ditorë kanë rezervuar tashmë një biletë, sipas Venezia Today.

  • “Një nga momentet më të bukura të jetës time”! FSHF e vlerëson me titullin legjenda e futbollit shqiptar, reagon Ilir Alliu

    “Një nga momentet më të bukura të jetës time”! FSHF e vlerëson me titullin legjenda e futbollit shqiptar, reagon Ilir Alliu

    Ilir Alliu, ish-futbollisti e Tiranës dhe disa ekipeve të tjera të Superiores, njëkohësisht edhe pjesë e Kombëtares, është vlerësuar nga FSHF me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar”. Alliu ka reaguar pas këtij titulli të dhënë duke e quajtur si një prej momenteve më të bukura të jetës së tij, ndërsa nuk e fsheh krenarinë që mbart nga ky vlerësim.
    “Sot është një nga ato momente të veçanta në jetë, kur ndjej krenari, mirënjohje dhe emocion të jashtëzakonshëm. Të vlerësohesh me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar” është një nder i madh dhe një motivim i jashtëzakonshëm për gjithçka që kam dhënë dhe përfaqësuar në fushën e blertë.
    Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kanë besuar tek unë, që më kanë mbështetur dhe më kanë vlerësuar gjatë gjithë karrierës sime. Ky çmim nuk është vetëm i imi, por i të gjithë atyre që më kanë frymëzuar, më kanë qëndruar pranë dhe kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
    Një falënderim i veçantë shkon për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Armand Duka, të cilët me këtë vlerësim më kanë dhuruar një nga momentet më të bukura të jetës sime. Mbështetja dhe përkushtimi juaj për futbollin shqiptar është një shtysë për çdo brez që vjen.
    Faleminderit të gjithëve! Ky nuk është vetëm një çmim që më përket mua, por edhe gjithë tifozëve, bashkë lojtarëve dhe njerëzve që e duan futbollin shqiptar. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë”, shkruan Alliu. /Sport Ekspres/
     

  • Zgjedhjet/ Korreshi i bindur: Më e bukura ende nuk ka ardhur, PD-ja është 3,7% më lart se 4 vite më parë

    Zgjedhjet/ Korreshi i bindur: Më e bukura ende nuk ka ardhur, PD-ja është 3,7% më lart se 4 vite më parë

    Ai u shpreh se situata është shumë më ndryshe se 4 vite më parë për Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se ajo do të ndryshojë edhe më shumë në favor të demokratëve me afrimin e zgjedhjeve.
    “Parimi im është nëse nuk i ke dhënë dorën dikujt, mos i kërko dorën. Kemi bërë një fushatë derë më derë në vitin 2021 dhe presim ta bëjë edhe këtë herë. Sondazhet tregojmë se PD-ja është 3.7 përqind më lartë se 4 vite më parë dhe më e bukura ende nuk ka ardhur. Ne jemi pak me vonesë pasi kundërshtari i paguan patronazhistët me lekët e qytetarëve, janë të punësuar në administratë. Megjithatë, demokratët janë aty dhe do të jenë në çdo derë”, tha Korreshi.
    Më tej, ai tha se nuk e sheh aspak problem këtë herë partinë e Lulzim Bashës. “Nuk i shikoj më si shqetësim, si 4 vjet më parë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë vështirësi të madhe PD-ja në këtë drejtim”.
    Sa i përket qarkut të Fierit, ku edhe ai garon, Korreshi u shpreh se pret një rezultat 8 me 8 me PS-në.

  • Muzeu i arteve të bukura, kryeministri Rama në galerinë që mund të jetë gati këtë vit

    Muzeu i arteve të bukura, kryeministri Rama në galerinë që mund të jetë gati këtë vit

    Kryeministri Rama inspekton punimet ne galerine kombetare te arteve. njohur zyrtarisht nga kjo qeveri si muzeu i arteve te bukura mendohet te jete gati per publikun brenda ketij viti.
    Kur u mbyll në vitin 2021, u tha se për gati tre vjet do të ishte gati ajo godinë që njihet si Galeria Kombëtare e Arteve, por në letra tanimë Muzeu i Arteve të Bukura, shkruan A2 CNN.
    Punimet do të duhej të ishin mbyllur brenda 2024-ës, por nga vizita e kryeministrit Rama në kantierin e muzeut të Arteve të Bukura, premtimi i radhës e shtyn afatin deri në tetor të vitit 2025.
    Megjithëkëtë Kryeministri Rama në inspektimin e kësaj fundjave tregon se do ishte i lumtur nëse punimet mbyllen pranverën e 2026-ës.
    Ministri Gonxhja raportoi se deri tani janë kryer 784 restaurime veprash dhe se paralelisht po punohet me gjithë inventarin në mënyrë që të çdo gjë të jetë gati.
    Sa i përket grupit këshillimor, zv.ministrja Lira Pipa tregoi se francezët do t’i kemi sërish në krah. Lira Pipa tha se rikonstruksioni dhe rehabilitimi i hapësirave të Galerisë Kombëtare të Arteve do të kushtonte 1 miliardë e 365 milionë lekë, por nuk dihet nëse kostot do të llogariten sërish njëlloj si afatet.