Bashkëpunimet dhe vizitat e studentëve shqiptarë në AKA Oslo, në kuadër të zbatimit të një projekti të Mobilitetit Global të mbështetur nga Programi Erasmus i Bashkimit Evropian ishin në diskutimet mes rektorit të Universitetit të Arteve në Tiranë dhe delegacionit nga Oslo. Rektori i Universitetit të Arteve Tiranë, Prof. Dr. Erald Bakalli priti një delegacion nga Akademia Kombëtare e Arteve të Oslos të kryesuar nga Dekani i Akademisë së Arteve të Bukura, Antonio Cataldo, së bashku me artisten dhe Profesoreshën e Artit Bashkëkohor Saskia Holmkvist, si edhe Koordinatoren e Programit Bachelor të Akademisë së Arteve të Bukura – Oslo, Sarah Eve McSeveny-Åril.
UA shprehet se në këtë takim u trajtuan çështje të bashkëpunimit ndërkombëtar afatgjatë si dhe shkëmbimeve reciproke mes personelit akademik si dhe vizitave afatshkurtra të studentëve shqiptarë në AKA Oslo, në kuadër të zbatimit të një projekti të Mobilitetit Global të mbështetur nga Programi Erasmus i Bashkimit Evropian. Më tej, delegacionit iu rezervua një pritje në Dekanatin e Fakultetit të Arteve të Bukura, ku, përveç Dekanit Prof. Sadik Spahija, të pranishëm ishin Zëvendës Dekani Prof. Asoc. Albes Fusha, Prof. Najada Hamzaj, Prof. Asoc. Dr. Zef Paci, Prof. Asoc. Dr. Ardian Isufi dhe Prof. Asoc. Edmond Gjikopulli, ku dhe u prezantuan strukturat e programeve të studimit të të dy institucioneve si nga ana e Dekanit Antonio Cataldo, Dekanit Spahija si dhe drejtueses së Atelierit të Tekstil – Modë Najada Hamzaj.
Sipas UA-së vizita e delegacionit norvegjez vijoi në mjediset, atelierët dhe laboratorët e Fakultetit të Arteve të Bukura, ku profesorët shqiptarë shpjeguan më në detaje elementët e procesit të përgatitjes së studentëve artistë si në një kontekst brenda për brenda departamenteve të FAB ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit mes fakulteteve në rastin e aktiviteteve ndërdisiplinore si në opera apo teatër.
Tag: bukura
-

Bashkëpunimet dhe projektet në takimin mes profesorëve të UA dhe delegacionit nga Akademia e Arteve të Oslos
-

Ndarja e papritur e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
Gazetari dhe publicisti i njohur, Artur Zheji, u nda papritur nga jeta më 23 gusht 2025 në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Nesër, më 25 gusht, nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura do të zhvillohen homazhe për të, duke ofruar mundësinë që miqtë, kolegët dhe qytetarët ta nderojnë kujtimin e tij.Zheji ka pasur një karrierë të gjatë në gazetari dhe publicistikë, duke drejtuar programe televizive dhe mbajtur pozicione drejtuese në RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo. Që nga viti 2017, ai drejtonte emisionin politik dhe analitik 360 Gradë, i njohur për debatet dhe analizat e thelluara mbi çështjet e ditës dhe zhvillimet ndërkombëtare.
-
Edi Shukriu: “Moj e bukura More”, ndër lirikat më të bukura arbëreshe
Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe shpalos edhe kulturën e mbijetuar shpirtërore shekullore të arbëreshëve të Italisë. Deri vonë nuk dihej se kujt i kushtohej kjo këngë e mrekullueshme.
Nga Edi Shukriu
Që në vitet e 70-ta të shek. XX e pata kuptuar se nuk i këndohej një vajze të bukur. E dhëna se Arbëreshët mblidheshin në breg të detit me shikim tej deti më zgjoi edhe më shumë kërshërinë.Mundësi hulumtimi nuk kisha, por realizova ëndrrën që muajin e mjaltit ta kaloja me Ukshin Hotin me vizita në hapsirat e ndryshme të Greqisë. Jo rastësisht e blemë libri turistik, të cilit ia hjellja një sy sa i vinim pranë ndonjë lokaliteti antik.
Nuk do të flas këtë herë për Athinën e Akropolin e saj në mesin e viteteve të 70-ta të shek. XX, por për çastin kur hapëruam në Korinth e Peleponez dhe “zbulimin” në librin turistik se Peleponezi dikur quhej More. Ndonëse emri i vjetër More ishe shënuar në kllapa, u bëra plotësisht e vetëdijshme se Arbëreshët e Italisë i këndonin vendlindjes së tyre të humbur. Pas këtij libri turistik nuk gjeta më asnjë tjetër kur përmendej se Peleponezi i Greqisë dikur quhej More.
Asokohe nuk kisha mundësi të dija për studimin e filologut arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882) “Appendice Al Saggio Di Grammatologia Commprata Sulla Lingua Albanese” (shtëpia botuese F. Albergueti E.C., 1866), ku është publikuar për herë të parë teksti i këngës në gjuhën shqipe. Por, e dija se këndohej shpesh nga shumë këngëtarë të Shqipërisë.
Në Kosovë këngën e solli drejtpërdrejt Merita Spahiu dhe ajo mori më shumë hov, pa e ditur ende se kujt i këndohej. Kur nisa ligjerimin në Degën e Historisë të Universitetit të Prishtinës, nga viti 1979, u tregoja studentëve se emri i vjetër i Peleponezit ishte Morea dhe pastaj u sugjeroja ta këndonim këngën mbi Morenë në pauzë të ligjeratave. E bëra dhe himn kur themelova grupin Arkeologët e Rinj “Shtjefën Gjeçovi” të Fakultetit Filozofik të UP.
E nisnim punën dhe e përfundonim me këtë këngë, gjatë gërmimeve të tumës së Cernicës te Ulpiana e në Veletin, ekspeditave hulumtuese në kalanë e Harilaqit, Batushës, Petrovës e të tjerave, si dhe gjatë përgatitjes së ekspozitave me foto për Shasin, Veletinin, Selanikun antik e të tjera.
Përkushtimi rreth kësa kënge domethënëse mbi Morenë dha rezultate të mahnitshme gjatë eksursionit shkencor nëpër Greqi të vitit 1988. Kishin kaluar pranë Malit të Olimpit, kishim vizituar dhe mbajtur ligjerata te Pela, Termopilet, Akropoli i Athinës, Korinthi, Mikena, Olimpi e stadiumi i tij olimpik dhe më në fund hipëm në trajekti që na shpiente nga Peleponezi për në gjiun e Artës.
Trajekti ishte përplotë njerëz, autobusë e vetura, dielli ishte në perëndim dhe një heshtje e çuditshme zinte të gjithë hapësirën rrethuese. Ndiheshin vetëm valët që krijonte trajekti duke u larguar nga toka.
E humbur në kujtesën e kohërave se si nisa të dëgjoj disa zëre të lehta në kohën kur trajekti nisi ta zë detin. Zërat vinin e shpeshtoheshin, andaj nuk vonova kur kuptova se ishe zëri i studentëve të mij që këndonin “Moj e bukura More, si të lash e më s’të pash…”. Jehona e këngës zuri krejt nënqiellin, dukej hyjnore dhe mbase zuri dhe diellin në perëndim.
E bënë këtë papandehur, me zë që vrujonte nga shpirti, me zë që kishte brum zemrën e kujtesën. Kujtesën e madhe të një atdheu të rigjetur. Edhe çastet hyjnore në trajekt ngelën kujtesë, ndonëse u patën regjistruar nga kamera e Radio Televizionit të Prishtinës.Se Morea ishte atdheu i hershëm i shumë arbëreshëve të Italisë u tha publikisht, jo rastësisht dhe shumë herët në Top RTK, që e udhëhiqte Erleta Hoti.
ObserverKult
=======================
Lexo edhe:
HISTORIA E DHIMBSHME E KËNGËS “MOJ E BUKURA MORE”
-

Ju ftojmë të dëgjoni “Moj e bukura, Arbëri” kënduar nga Ilir Shaqiri (Video & teksti)
Sigurisht që kur dëgjoni këngën emblematike “Moj e bukura, Arbëri”, pa dyshim ju vjen ndërmend e paharrueshmja Vaçe Zela. Por sot ObserverKult ua prezenton të njëjtën këngë të kënduar nga një këngëtar tjetër, kësaj radhe nga i madhi Ilir Shaqiri, që po ashtu do t’ju bëjë për vete.
Ju ftojmë ta ndiqni:
Teksti:
Në breg pulëbardhat çajnë fluturimsi kënga jonë plot mall.Këndojmë nga larg me dashuri,moj Arbëri.
Të parët tanë me brengë të lanë,sa kohë më nuk të panë?por sot si lule më je ti,moj Shqipëri.
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukura Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.
Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,N`mes deti me stuhi.Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,moj Arbëri!
Kjo kënga jonë, për ty përherëna djeg si zjarr në gji.Tek zjarri yt ne jemi përjetë,moj Shqipëri!
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukura Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.
ObserverKult
__________
Kliko edhe:
VAÇE ZELA: MOJ E BUKUR ARBËRI
-

Media italiane: Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri?
Zbulo plazhet më të bukura të Shqipërisë, ku të presin rëra e pastër, ujëra kristal dhe një bregdet plot hijeshi. Shqipëria po përjeton një moment të rëndësishëm dhe ne jemi këtu për ta ndarë me ju. Riviera shqiptare është e mbushur me plazhe magjepsëse që ofrojnë një përvojë luksi me çmime të përballueshme. Gjej parajsën tënde buzë detit me udhëzuesin tonë të plazheve më të bukura të Shqipërisë, për një pushim buzë detit vetëm pak orë larg Italisë.
Pse të zgjedhësh Shqipërinë për pushimet e tua verore?Bukuri e paprekur dhe aventura në Adriatik
Udhëto drejt kësaj perle të bregdetit Adriatik e Jon, për të admiruar plazhe të mrekullueshme, për të zbuluar historinë e pasur ende pak të njohur dhe për të shijuar shijen e një kuzhine të mrekullueshme. Eksploro rrënoja antike, qytete plot gjallëri dhe peizazhe malore mbresëlënëse, përpara se të shtrihesh në një plazh të paprekur.
Më poshtë gjenden disa nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, për një pushim mes bukurisë dhe relaksit.Tetë plazhet më të mira të Shqipërisë
Qoftë në rivierën shqiptare apo në veri të vendit, bregdeti i Shqipërisë ofron një larmi plazhesh për çdo shije. Në Sarandë dhe Shëngjin do të gjesh beach club-e plot gjallëri, bare dhe muzikë ritmike; në Gjipe do të përjetosh qetësi e izolim mes natyrës; ndërsa në Velipojë do të gjesh ujëra të përshtatshme për familje. Zbulo perla të fshehura, eksploro shkëmbinj spektakolarë dhe shijo diellin e Mesdheut në këto plazhe të mrekullueshme të Shqipërisë, në disa nga destinacionet më të bukura bregdetare të vendit. Lexim të këndshëm dhe pushime të mbara!
1. Saranda
Plazhi më i njohur turistik në ShqipëriQyteti bregdetar i Sarandës konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i rivierës shqiptare dhe një nga destinacionet më të mira turistike të vendit. Ai ofron një gamë të gjerë plazhesh dhe më i famshmi është plazhi kryesor i qytetit. Bulevardi buzë detit është plot gjallëri dhe të dhuron një kombinim të përkryer mes relaksit dhe argëtimit. Ujërat kristal të Sarandës janë pikërisht ashtu siç i ke parë në rrjetet sociale. Përveç notit dhe banjove të diellit, mund të provosh sporte ujore ose të ulesh në ndonjë prej bareve të shumta pranë plazhit, gjithmonë të mbushura me vizitorë.
2. Ksamil
Perla e JonitKy plazh i mrekullueshëm dhe magjepsës është një nga destinacionet kryesore bregdetare të Shqipërisë. Arsyeja kryesore për ta vizituar është pozicioni i tij i jashtëzakonshëm – një gji piktoresk me tre ishuj të vegjël, të cilët mund t’i arrish me varkë ose edhe me not, nëse je në formë të mirë. Pasi të mbërrish, mbetet për të shijuar diellin dhe për t’u freskuar në ujërat mahnitës me nuancë smeraldi dhe turkezi. Mbaj mend se gushti është muaji më i ngarkuar me pushues, ndërsa stina e pranverës dhe vjeshtës është periudha ideale për të shijuar qetësinë dhe bukurinë e Ksamilit.
Spille
Në jug të qytetit portual të Durrësit, shtrihet një hapësirë e gjerë me rërë, plot 8 kilometra e gjatë. Në pjesën e plazhit më pranë qendrës së fshatit Spille, mund të marrësh me qira shezlongë dhe çadra. Nëse zgjedh të largohesh pak më tej, turma bëhet më e rrallë, por gjatë rrugës do të gjesh gjithsesi plot restorante dhe bare ku mund të ndalesh e të shijosh ushqim apo pije freskuese.
Velipojë
E përshtatshme për familje
Plazhi më verior i Shqipërisë, pranë kufirit me Malin e Zi, ofron rërë të artë, perfekte për fëmijët e vegjël, si dhe një sërë shërbimesh për pushuesit. Shezlongët dhe çadrat janë të disponueshme me pagesë, por gjatë sezonit të lartë zona mund të bëhet e tejmbushur. Nëse kërkon më shumë qetësi, mjafton një shëtitje pesë minuta larg nga qendra e zhurmshme e argëtimit. Rekomandohet të marrësh me vete një çadër plazhi, pasi hije natyrale ka shumë pak.
Shëngjin
Plot argëtim
Ky plazh i mrekullueshëm ndodhet në bregdetin e njohur verior të Shqipërisë. Shtrihet për rreth 3 kilometra, me hotele nga njëra anë dhe ujëra blu të kristaltë nga ana tjetër. Rëra e artë dhe e imët zbret butësisht drejt detit të cekët e me valë të lehta, duke e bërë këtë vend ideal për familjet. Pushuesit mund të gjejnë të gjitha shërbimet e nevojshme për një ditë të plotë në plazh – nga sportet ujore e deri te shezlongët, të shoqëruara me një atmosferë festive. Koha më e përshtatshme për të shmangur turmat është periudha nga fundi i majit deri në fillim të qershorit.
Gjipe
Bukuri natyrore dhe qetësiE rrethuar nga malet, plazhi i Gjipesë është një vend paqeje dhe qetësie, perfekt për ata që kërkojnë një shije më të egër të natyrës përgjatë bregdetit shqiptar. Për të mbërritur në plazh nga rruga kryesore, të pret një shteg rreth 30-minutësh nëpër një peizazh mahnitës natyror. Gjatë ecjes, do të mund të admirosh pamje magjepsëse të plazhit, që e shtojnë edhe më shumë emocionin përpara se të mbërrish buzë detit.
7. Dhërmi
Vendi ideal për verënDhërmiu, pranë Drymades, është një nga plazhet më të famshme të Shqipërisë dhe gjithçka lidhet me bukurinë e tij natyrore mahnitëse. Shkel mbi rërën me zhavorr të bardhë, shijo ujërat turkeze dhe admiro peizazhin përreth. Ky është gjithashtu një nga plazhet më të frekuentuara të vendit, ku muzika kumbon fort dhe pushuesit garojnë për një vend pranë bregut. Megjithatë, një shëtitje e shkurtër përgjatë plazhit mjafton për të gjetur këndin tënd të qetësisë dhe parajsës, edhe gjatë muajve të verës.
8. Borsh
I qetë dhe i heshturPlazhi më i madh në Shqipëri shtrihet për rreth 7 kilometra me zhavorr të bardhë e të pastër përgjatë rivierës shqiptare. Ujërat turkeze të Jonit shkëlqejnë nën rrezet e diellit, ndërsa sfondi rustik të dhuron pamjen e ullishteve, kodrina të buta dhe dhi që kullosin lirshëm. Pavarësisht bukurisë së tij, ky është një nga plazhet më pak të frekuentuara të zonës. Përtej bregut, atraksionet që ia vlen të vizitosh janë Kalaja e Borshit dhe ujëvarat e bukura aty pranë./SkyScanner.it
-

Bibliotekat më të bukura në botë
Disa biblioteka nuk janë vetëm vende ku huazohen libra, ato janë destinacione me histori të pasur dhe arkitekturë që dëshmojnë historinë përtej faqeve.Çmimet 1000 Libraries Awards 2025, të bazuara në votat e 200,000 përdoruesve online, kanë përzgjedhur disa nga bibliotekat dhe libraritë më të bukura në botë. Sipas themeluesit Vincent Phan, që e nisi “1000 Libraries” si blog dhe e ktheu në një komunitet global lexuesish, qëllimi është të promovohen bibliotekat dhe libraritë në epokën e internetit dhe teknologjisë dixhitale.Në vazhdim do të lexoni për bibliotekat më të bukura në Europë të përfshira në renditjen globale:Dublin, Irlandë – Library of Trinity College DublinBiblioteka më e madhe në Irlandë, ruan dorëshkrime të rralla, përfshirë “Book of Kells” të shek. IX. Është famshme për Long Room, një sallë 65 metra e gjatë me 200,000 libra. Hyrja nis nga 19 euro.St. Gallen, Zvicër – St. Gallen Abbey LibraryNjë nga bibliotekat më të vjetra në botë, me koleksion të pasur dorëshkrimesh mesjetare. Ka qenë një qendër e rëndësishme kulturore që nga shek. VIII dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.Oxford, Mbretëria e Bashkuar – Duke Humfrey’s LibraryDhoma më e vjetër e leximit në Bodleian Library. Librat dikur ishin të lidhur me zinxhir dhe sot mund të lexohen vetëm në sallat e Bodleian. Shumë nga dorëshkrimet e dhuruara nga Duka Humfrey u shkatërruan gjatë Reformës Protestante.Admont, Austri – Biblioteka e Manastirit AdmontBiblioteka më e madhe në botë që i përket një manastiri, 70 metra e gjatë me mbi 60,000 libra. Arkitekturë baroke me shtatë afreske nga piktori Bartolomeo Altomonte. Manastiri Benediktin është ende i hapur dhe murgjit jetojnë brenda tij.Amsterdam, Holandë – Cuypers LibraryNdodhet brenda Rijksmuseum, ku ruhen vepra të Rembrandt, Vermeer dhe mjeshtrave të tjerë holandezë. Është biblioteka më e madhe dhe më e vjetër e historisë së artit në Holandë, me arkitekturë neo-gotike.Ulm, Gjermani – Biblioteka e Manastirit WiblingenE njohur për stilin rokoko dhe galerinë me statuja e piktura mitologjike e biblike. Një perlë e fshehur për shkak të mungesës së turmave.Paris, Francë – Bibliothèque Sainte-GenevièveE projektuar me çati të dyfishtë të mbështetur nga kolona të holla hekuri dhe harqe madhështore. Përshkruhet si një nga bibliotekat që duhet vizituar patjetër në Paris. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë që po shndërrohet në një qendër bashkëkohore për artin dhe kulturën në Shqipëri.
Rikonstruksioni total i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura është investim i qeverisë shqiptare, dhe do të ruajë dhe evidentojë vlerat e projektit të prof. Enver Fajës.
Rama shprehet se “dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota”.
Investimi përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme HVAC për ruajtjen e veprave në kushte optimale.
Një godinë simotër do i shtohet asaj ekzistuese, në pjesën e pasme, me të njëjtat volume, duke zgjeruar hapësirat e fondit të ruajtjes së veprave të artit, ekspozimit, laboratorëve restaurues, aktivitetit edukues për të rinj e fëmijë e shërbime për vizitorët.
Nga 4.600 m2 që është sot, muzeu do të shtrihet në 10.100 m2./atsh/KultPlus.com
-

Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura:Gjithçka për të…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga kantieri i rindërtimit të Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se kantieri po avancon dita-ditës dhe se puna e bërë do të sjellë një transformim të plotë të institucionit historik të artit shqiptar.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kryeministri. -

Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut të Arteve të Bukura: Hapësirë moderne arti në zemër të Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë. Ai njoftoi se ky projekt po shndërron muzeun në një qendër të re arti, me hapësira të zgjeruara për ekspozita dhe kushte moderne për ruajtjen dhe restaurimin e veprave artistike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se transformimi i muzeut do të përfshijë një laborator të avancuar restaurimi dhe pajisje me teknologji bashkëkohore, duke e kthyer atë në një pikë referimi për artistë, kuratorë dhe vizitorë vendas e të huaj.
“Nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota”, shkroi Rama, duke uruar një ditë të mbarë për ndjekësit e tij./vizionplus.tv
-

Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura.
Rama shkruan se ky muze po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji,
“Mirmëngjes, dhe nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama krahas videos.Top Channel