Tag: bukura

  • Pishinat natyrore më të bukura në botë

    Pishinat natyrore më të bukura në botë

    Nga liqenet e fshehura nën malet e akullta deri te ujëvarat tropikale, ky artikul tregon ku ndodhen pishinat natyrore më të pabesueshme natyrore në planet, ku çdo zhytje është përjetim në vetvete.“Noti i egër”, siç po quhet trendi i viteve të fundit, po kthehet në mënyrën më të bukur për të bashkuar trupin dhe mendjen me natyrën.Në jug të Francës, Parku Kombëtar i Calanques, mes Marsejës dhe Cassis, shpërblen çdo vizitor me ujëra blu mes shkëmbinjsh të bardhë.Port Pin dhe En Vau ofrojnë një parajsë të qetë, që në mëngjes duket si e paprekur nga bota. Po aq unik është edhe Plazhi i Kuq në Santorini, ku ngjyra e hekurit të oksiduar krijon një kontrast mahnitës me ujin e kaltër të Egjeut.Në Afrikë, një përvojë që nuk krahasohet me asgjë tjetër është Pishina e Djallit në Ujëvarat Viktoria, Zambia.ZambiaNë anën tjetër të globit, Liqeni Qiellor në kufirin mes Kinës dhe Koresë së Veriut ngrihet 2,000 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse i ftohtë, peizazhi është magjepsës.Crystal River në Florida është i vetmi vend në botë ku mund të notosh pranë manateve, krijesa të qeta dhe kureshtare që e bëjnë çdo zhytje të paharrueshme.FloridaMë afër majave, Dalebrook Tidal Pool në Afrikën e Jugut ndodhet mes St James dhe Kalk Bay. Ndërsa në Japoni, Lumi Akigawa ofron arratisjen perfekte nga zhurma e Tokios, me ura druri, BBQ dhe ujë kristal.Islanda, me bukuritë e saj mistike, fsheh Seljavallalaug, pishinën më të vjetër të vendit, ndërtuar në 1923, mes maleve të gjelbra dhe mjegullës që nuk zhduket kurrë.IslandëNë Lindjen e Mesme, gropa Bimmah në Oman, sipas legjendës, është krijuar nga një meteor. Uji i saj i kaltër kristal ndodhet vetëm 130 kilometra nga Muskat dhe është një nga mrekullitë më të bukura  të Gadishullit Arabik.OmanNë Europë, ura romake Pont du Gard në Francë shërben jo vetëm si monument historik, por edhe si vend për një zhytje verore mes historisë dhe artit antik.Ballkani nuk mbetet pas: Ujëvara e Kravicës në Bosnjë e Hercegovinë është kthyer në një nga vendet më të dashura të rajonit, me ujë të pastër, natyrë të gjelbër dhe rrjedhje që dëgjohet nga larg.Bosnjë e HercegovinëPo ashtu, në Meksikë, cenotet X’keken dhe Samula pranë Valladolidit janë mrekulli nën tokë, me stalaktite që varen mbi ujëra të kthjellëta.Në Kanada, pishina Kitsilano në Vancouver ofron pamje madhështore drejt maleve, ndërsa në ishullin Fraser në Australi, liqenet e brendshme zëvendësojnë detin plot peshkaqenë, duke e kthyer ishullin më të madh me rërë në botë në një parajsë të vërtetë për të notuar.15 pishinat natyrore më të bukura në botë:Parku Kombëtar i Calanques, FrancëPlazhi i Kuq (Red Beach), GreqiPishina e Djallit (Devil’s Pool), Ujëvarat Viktoria, ZambiLiqeni Qiellor (Heaven Lake), KinëCrystal River, SHBADalebrook Tidal Pool, Afrikë e JugutLumi Akigawa, JaponiSeljavallalaug, IslandëPylli i reve Monteverde, Kosta RikaGropa Bimmah (Bimmah Sinkhole), OmanUra Pont du Gard, FrancëUjëvara Kravica, Bosnjë dhe HercegovinëCenotet X’keken, MeksikëPishina Kitsilano, KanadaIshulli Fraser, Australi/ Time Out, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Infantino: Italia është vendi i futbollit; duhet të ketë stadiumet më të bukura në botë

    Infantino: Italia është vendi i futbollit; duhet të ketë stadiumet më të bukura në botë

    10 Tetor 2025

    8:30

    Alfred Lleshi

    Gjatë asamblesë së EFC, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, komentoi çështje aktuale të futbollit italian dhe botëror. Për deklaratën e Ibrahimovic se lojtarët e kombëtares duhet të thirren vetëm kur nevojitet, Infantino tha: “Kjo është saktë, thirren kur luan kombëtarja. Duhet optimizuar kalendari dhe të gjenden zgjidhje për t’i mbrojtur lojtarët”.
    Për Botërorin në SHBA, ai shtoi: “Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me qeverinë amerikane, nuk do të ketë probleme për skuadrat dhe tifozët”. Rikthimi në Itali e gëzon: “Jam italian dhe gjithmonë më pëlqen të vij këtu, Roma është e bukur. Italia ka resurse dhe kreativitet, duhet të ketë stadiumet më të bukura të botës. Botërori? Varet nga ata që luajnë në fushë”.
    Për Serie A, që mendon ta luajë Milan-Como në Australi: “FIFA ka një strukturë ndërkombëtare dhe kombëtare, që e ka bërë futbollin sportin numër një. Është vetëm një ndeshje, por duhet të ketë rregulla. De-rregullimi nuk ndihmon askënd”.

  • Një nga letrat më të bukura të dashurisë të shkruara ndonjëherë: Të dua, e dashur…

    Një nga letrat më të bukura të dashurisë të shkruara ndonjëherë: Të dua, e dashur…

    George H. W. Bush ka qenë presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krahas karrierës në politikë, ai njihet edhe për lidhjen me Barbara Bush. Të njohur që në adoleshencë, kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe dhe ai 17 vjeç, ata patën një histori dashurie 73-vjeçare. Barbara ndërroi jetë përpara ish-presidentit, kurse ai ndërroi jetë 8 muaj pas vdekjes së saj, në moshën 94-vjeçare.

    Nëpërmjet librit të autobiografisë të George H. W. Bush, zbulojmë se përpara nipërve, Barbara Bush shprehej se ishte martuar me mashkullin e parë që kishte puthur dhe se nipërit nuk e besonin për këtë gjë.

    Ata u njohën që në adoleshencë dhe u lidhën prej ndihmës së një shoku të ish-presidentit. Që nga ajo kohë, patën një nga historitë më të bukura të dashurisë, të përfolur kudo në media, transmeton ‘bota.al’.

    Më poshtë ju sjellim një pjesë nga një prej letrave të dashurisë së ish-presidentit për Barbara Bush, e cila vlerësohet si një ndër letrat më të bukura të dashurisë të shkruara ndonjëherë. Në vetëm pak rreshta, mund ta kuptoni se sa e fortë ishte ndjenja që ata kishin për njëri-tjetrin.

    “Kjo duhet të jetë një letër e thjeshtë për t’u shkruar – fjalët duhet të vijnë vetë dhe shkurtimisht, unë do ta kem të thjeshtë të të them se sa u lumturova, kur hapa letrën dhe pashë njoftimin e fejesës sonë, por çuditërisht nuk po mundem dot ta shkruaj çdo gjë në këtë letër. Të dua, e dashur, me gjithë zemrën time dhe të di që edhe ti më do, do të thotë shumë për mua. Kushedi sa herë e kam menduar lumturinë e pamatshme që do të jetë e jona një ditë. Sa me fat do të jenë fëmijët tanë që do të kenë një nënë si ty”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LETËR DASHURIE E DRITËROIT PËR SADIJEN: TANI DO TË PAJTOHEMI, SE TËRË KËTË JAVË JEMI GRINDUR

  • “Torino, zgjedhje e thjeshtë”, Asllani: Mund të bëjmë gjëra të bukura

    “Torino, zgjedhje e thjeshtë”, Asllani: Mund të bëjmë gjëra të bukura

    “Kërkoja një projekt si ky, këtu të gjithë besojë tek mua, ishte një zgjedhje e thjeshtë, edhe pse ditët e fundit të merkatos ishte stresuese”. Këto ishin fjalët e para të Kristjan Asllanit në ditën e tij të prezantimit si futbollist i Torinos. Mesfushori kuqezi është ndalur më pas duke rrëfyer ditët e tij të para si një “dem”:
    “Gjeta një dhomë zhveshje me djem të zotë. Të gjithë së bashku mund të arrijmë gjera të bukura. Më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Unë jam një lojtar me karakteristika që godas mirë goditjet e dënimit, dua të shënojë gola për të ndihmuar skuadrën”, u shpreh Asllani duke u kthyer pas në kohë nga Empoli tek Inter:

    “Tek Empoli ka qenë një etapë thelbësore për karrierën time, fitova edhe titullin me të rinjtë. Më pas erdhi një telefonatë nga Inter dhe si një tifoz zikaltër që jam ishte e pamundur të thoja Jo. Të luaja për atë fanellë ishte diçka e jashtëzakonshme. Fituam titullin dhe yllin e dytë në fanellë. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë edhe si njeri, kam pasur edhe dy shembuj fantastik si Calhanoglu dhe Barella”, u shpreh Asllani për faqen zyrtare të klubit.
    ()
    © BalkanWeb

  • Esetë më të bukura nga konkursi “Kosova ime, zemra ime” përmblidhen në një libër që promovohet të hënën

    Esetë më të bukura nga konkursi “Kosova ime, zemra ime” përmblidhen në një libër që promovohet të hënën

    Esetë më të bukura, nga konkursi “Kosova ime, zemra ime”, janë përmbledhur në një libër të përbashkët, botuar nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e Prishtinës, me mbështetje nga “Agim Lluka Foundation”, njoftuan nga kjo bibliotekë.

    Libri do të përurohet të hënën, më 15 shtator, me fillim nga ora 14:00, në sallën e madhe të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë  (lagjja “Dardania”), me ç’rast do të shpallen edhe punimet më të mira.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    U PËRURUA DEGA E BIBLIOTEKËS “HIVZI SULEJMANI”/ SIBEL HALIMI: KËSAJ HAPËSIRE I ËSHTË RIKTHYER GJALLËRIA

  • Julia Ilirjani “hap zemrën”: Mamaja ime nuk ka ardhur asnjëherë që të më shikojë…

    Julia Ilirjani “hap zemrën”: Mamaja ime nuk ka ardhur asnjëherë që të më shikojë…

    Në një bisedë të ndjerë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktorja e njohur Julia Ilirjani, përmes pyetje-përgjigjeve, rrëfeu momentet më magjike të karrierës së saj.
    “Duartrokitjet më të bukura i kam marrë në skenën e ‘Letra dashurie’,” tregoi ajo, duke rikthyer në kujtesë një rol që përshkruan dashurinë e dy njerëzve të lidhur përmes letrave.
    Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e një përkrahjeje shumë të veçantë, ajo e nënës së saj, e cila deri më tani nuk ka arritur të jetë pjesë e asnjë prej shfaqjeve të saj.
    Rudina Magjistari: Duartrokitjet më të bukura i ke marrë ku dhe kur?
    Julia Ilirjani: Duartrokitjet më të bukura sigurisht që i kam marrë në skenë në disa role, por një rol që ka qenë tek “Letra dashurie” një shfaqje me dy personazhe, dy njerëz që ishin dashuruar që fëmijë dhe kishin pasur ndarje e bashkime. Gjithë jetës i shkruanin letra njëri-tjetrit, herë dashurie dhe herë informacioni. Mendoj se ajo ka qenë një nga shfaqjet më të bukura.
    Rudina Magjistari: A ka ndonjë nga pjesëtarët e familjes tënde që nuk ka humbur asnjë shfaqje tënde?
    Julia Ilirjani: Mamaja ime nuk ka ardhur asnjëherë që të më shikojë.
    Rudina Magjistari: Aaa i paska humbur të gjitha domethënë. Po pse?
    Julia Ilirjani: Nuk e di, më ka dhënë fjalën që kësaj here do të vijë. Por, të shohim. Nuk e di, ndoshta ndjen emocion.
    Rudina Magjistari: Unë mendoj që është kjo. Të jesh e sigurt që njeriu që ka ankthin dhe emocionin më të madh edhe se ti, është vetë ajo.
    Julia Ilirjani: Kësaj radhe më ka premtuar, por të shohim deri të premten.
    Rudina Magjistari: Po Renee ndërkohë?
    Julia Ilirjani: Renee ka hyrë në një fazë emocionale të jashtëzakonshme duke më thënë “unë do të çmendem fare kur të kesh premierën, jam shumë e emocionuar”.

  • Nuk të dua për atë që ti je, por për atë që jam unë kur jam pranë teje!

    Nuk të dua për atë që ti je, por për atë që jam unë kur jam pranë teje!

    Thënie:Nuk të dua për atë që ti je, por për atë që jam unë kur jam pranë teje./ Gabriel Garsia Markez, thotë Markez…

    Dhe në vazhdim ju sjellim edhe disa thënie tjera mortivuese:1.Gjërat më të bukura nuk janë perfekte, janë speciale. / Bob Marley2.Ferri, zonjë, është kur nuk dashuron më. / G. Bernanos3.Lloji më i keq i armiqve janë lajkatarët. /J.Renar4.Nuk e kemi fuqinë për të mbajtur askënd. Kemi vetëm për detyrë që atij personi t’i lëmë kujtime të bukura. / A. Curnetta

    5.Mos qaj që mbaroi, por qesh sepse ndodhi./– Dr. Seuss6.Zemra e njeriut ka kufi në dashuri, por jo edhe në urretje./Balzak

    7.Njeriun e bënë të fortë ndërgjegja e qetë./ Anne Frank

    8.I urrej burrat që kanë frikë nga forca e gruas./ Anaïs Nin

    9.Fati anon nga ai që guxon/ Virgjili10.Për atë që është shumë i vetmuar edhe zhurma është ngushëllim. /Friedrich Nietzsche11.Askush nuk është bërë i varfër, duke dhënë. /Anne Frank

    12.Është shumë më mirë të dështosh me origjinalitet se sa të kesh sukses në imitim./

    13.Për tu bërë i suksesshëm ju keni nevojë për miq, për tu bërë shumë i suksesshëm ju keni nevojë për armiq./  Sidney SheldonHerman Melville

    14.Është e çuditshme se sa të komplikuara mund t’i bëjmë gjërat vetëm për ta shmangur shfaqjen e asaj që e ndjejmë./ Erich Maria Remarchue

    15.Njerëzit udhëhiqen nga dy principe kryesore, nga dashuria ose nga frika./ Niccolo MachiavelliObserveKult

    Lexo edhe:

    NËSE BËHENI KRIMB, MOS U ANKONI KUR SHKELIN MBI JU!

  • Komeditë më të bukura në Koko Fest 2025

    Komeditë më të bukura në Koko Fest 2025

    Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo FEST” mbushi sallën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, me tri shfaqjet e netëve të para, nga trupa e Teatrit të Korçës me “Një martesë, një divorc, një funeral”, nga trupa e Teatrit “Skampa” të Elbasanit, me “Çfarë pa kryeshërbëtorja?”, si dhe me shfaqjen “Vendi më i humbur në Shqipëri” të Teatrit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

    Për shtatë net radhazi “KoKo FEST” do të sjellë në Korçë komeditë më të bukura dhe emocionet më të veçanta të skenës.

    Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është një ngjarje që sjell në skenë emra të njohur të humorit, artistë të talentuar dhe një atmosferë që ndërthur artin skenik me të qeshurën.

    Sipas kalendarit të paraqitur nga “Koko FEST”, sonte është radha e artistëve nga Kosova. Teatri Kombëtar i Prishtinës do të ngjisë në skenë, komedinë “Art”.

    “Koko FEST” nuk është vetëm një festival teatral komedie, është shtëpia ku takohen artistët e mëdhenj të skenës shqiptare, me artistët e rinj që premtojnë të ndërtojnë të ardhmen e artit.

    Gjatë shtatë netëve plot humor e reflektim, spektatori do të gjejë në hollin e teatrit një ekspozitë të veçantë me figura të rëndësishme të artit skenik, të sjella në telajo nga piktori i njohur Roland Karanxha, “Mjeshtër i Madh”. Piktori ka sjellë një galeri që ndërthur hijeshinë e skenës me fuqinë e penelit, duke i dhuruar festivalit dhe artdashësve emocione të bukura.

  • Historia e këngës 600-vjeçare “Moj e bukura More”

    Historia e këngës 600-vjeçare “Moj e bukura More”

    Historia e këngës 600-vjeçare “Moj e bukura More” është një nga gurët më të rëndësishëm të trashëgimisë arbëreshe dhe shqiptare. Kjo këngë e mërgimit, që ka kaluar brez pas brezi, përmbledh mallin, dhimbjen dhe kujtimin e humbjes së atdheut nga arbëreshët e Italisë dhe arvanitët e Greqisë. Shumë pak e dinë se “More” është emri i vjetër i Peloponezit në Greqi, nga ku shqiptarët u shpërngulën drejt Italisë së Jugut pas pushtimeve osmane. Kënga përmendet për herë të parë në një dorëshkrim të vitit 1708 në Kieuti dhe më pas u ribotua nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda në vitin 1866, ku teksti ishte shkruar në shqip por me alfabet grek. Shpërnguljet e arbëreshëve nisën pas pushtimit të Krujës më 1478 dhe rënies së Koronit në More më 1534, kur mijëra shqiptarë dhe arvanitas u larguan për në Itali. Shumë prej tyre shkuan si luftëtarë për të ndihmuar mbretërit aragonezë, ndërsa vetë Skënderbeu në vitin 1461 udhëtoi me ushtri shqiptare në mbështetje të Ferdinandit të Napolit dhe mori feude në Pulia, duke hedhur themelet e vendbanimeve arbëreshe në Kalabri, Siçili dhe Pulia.“Moj e bukura More” ndoshta u këndua për herë të parë pikërisht në ato çaste shpërnguljeje të dhimbshme, si një vajtim për atdheun e braktisur, çka e bën ndoshta këngën më të vjetër shqiptare që këndohet ende sot me të njëjtën ndjenjë malli. Arbëreshët ruajtën gjuhën, zakonet, ritet fetare ortodokse bizantine, këngët dhe legjendat, duke krijuar një pasuri të veçantë kulturore në Itali që edhe sot përbën një dëshmi të gjallë të historisë shqiptare./KultPlus.com