Tag: bukura

  • Fakulteti i Arteve të Bukura në Tiranë dhe Fakulteti i Arteve në Prishtinë me një seri ekspozitash, e para është…

    Fakulteti i Arteve të Bukura në Tiranë dhe Fakulteti i Arteve në Prishtinë me një seri ekspozitash, e para është…

    Nga Julia Vrapi
    “Komunikim” që vjen me piktura është ekspozita e parë, si pjesë e një serie në vijim që do të hapen në galerinë FAB. Ky dialog viziv mes Fakultetit të Arteve të Bukura në Tiranë dhe Fakultetit të Arteve në Prishtinë i ka fillesat në vitet ’70-të, por këto ditë dhjetori 2025 rinisi tradita me ekspozitën e pedagogut të Pikturës në Fakultetin e Prishtinës, Agron Bytyçi. Përgjatë aktivitetit të tij prof. Agron Bytyçi ka qenë pjesëmarrës në më shumë se 100 ekspozita në vend dhe jashtë, ku këto ditë dhjetori ekspozita e tij personale “Komunikim” u çel në galerinë FAB. Ekspozita që vjen me punime në pikturë dhe e kuruar nga historiani i artit Zef Paci bëhet edhe pjesë e jetës artistike këtë muaj të fundit të vitit në Tiranë, ku po zhvillohen aktivitete të ndryshme.
    Galeria FAB shprehet se këto ekspozita të përbashkëta nga bashkëpunimi  mes dy fakulteteve do të jenë pjesë e kalendarit të saj vjetor. “Patëm kënaqësinë të ristartonim marrëdhënien historike mes Fakultetit të Arteve të Bukura Tiranë dhe Fakultetit të Arteve në Prishtinë për një seri ekspozitash të përbashkëta, shkëmbimesh eventesh personale dhe ato në nivel studentësh, të cilat në kalendarin vjetor të Galerisë FAB dhe asaj të Fakultetit të Prishtinës shpresojmë të jenë disa nga momentet më entuziaste të këtij dialogu viziv, që i njeh fillesat e veta që në vitet ’70-të të shekullit të kaluar. E rifilluam sot këtë traditë në mënyrën më të mirë me ekspozitën e profesorit të Pikturës së Fakultetit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e galerisë FAB. Agron Bytyçi është vlerësuar me disa çmime në skenën artistike. Ai është piktor dhe profesor i rregullt në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare në Fakultetin e Arteve të Bukura (1992 – 1996), drejtimi Pikturë, në klasën e prof. Muslim Mulliqit. Në vitin 2000 magjistroj me temën”Mbi Materializimin e Idesë në Pikturë”, nën udhëheqjen e prof. Rexhep Ferrit.
    Prirja artistike e autorit lëviz në territorin e surrealizmit
    Në hapjen e kësaj ekspozite këto ditë dhjetori ishin të pranishëm autori i saj, kuratori dhe profesorë të dy fakulteteve, studentë të arteve e më gjerë Kuratori i ekspozitës prof. asc. dr. Zef Paci historian arti në tekstin e tij kuratorial shprehet se, prirja artistike e autorit, me anë të simbolikës së çuditshme, me copëzimin e peizazhit të mistershëm, lëviz në territorin e surrealizmit. “Në rininë e tij, gjatë kohës së studimeve akademike, por jo falë tyne, ai asht ndeshë me të e asht ndi i joshun prej tij. Figurativiteti surrealist mund të ketë marrë një shtysë fillestare edhe në reagimin kundërshtues ndaj imponimit të kahut të akademisë, një divergjencë, jo aq e pazakontë në fushën e shkollimit artistik.
    Në atë mjedis shkollor ku mbizotnonte tradita abstrakte, studenti-artist ose e përqafon, ose e refuzon dhe zgjedh një rrymë figurative që asht po aq “radikale”. E surrealizmi, në këtë kuptim, bahet për të një formë kundërshtie e rebelimi, dhe një gjuhë për të rifitue imagjinatën vetjake”, shprehet ai ndër të tjera. Prof. asc. dr. Zef Paci më tej thotë se pikturat e Agron Bytyçit, teksa përcjellin një atmosferë të fortë psikologjike, ku qeniet shndërrohen në simbolet e krizave të mbrendshme të njeriut bashkëkohor, përbajnë një alegori moderne të ankthit social. “Aty gjejmë njeriun e shpërbamë që kërkon kuptimin tue ndërthurë introspeksion e pasiguri mbi identitetin, në një botë të bame copash.
    Aty ndjehet pësimi i situatave, vuejtja e pamundësisë e jo moralizimi mbi ta, prandaj ai i çon ato simbolikisht në qiell para syve të dikuj. Andrrat nuk janë gjithmonë teatrale por na kujtojnë për aktrimin e ritet e jetës. Figurat e njerëzve nuk janë realiste por bartëse idesh. Për autorin peshon ma randë realiteti psikologjik se ai fizik. Ndoshta, me këto piktura, aludohet se ende gjendena në një andërr e, kur të çohena, asht shpresa se jeta ka me qenë ndryshe”, vijon kuratori.  Ekspozita “Komunikim” me piktura vijon dhe për disa ditë për publikun. Ajo do të qëndrojë në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë deri më datë 22 dhjetor.

  • Studim: Pse fjalët pozitive na nguliten më shpejt në mendje?

    Studim: Pse fjalët pozitive na nguliten më shpejt në mendje?

    Fjalët që tingëllojnë këndshëm janë më të lehta për t’u mbajtur mend, sipas një studimi nga Universiteti i Vjenës.
    Fjalë të sajuara si “clisious”, “smanious” dhe “drikious” iu prezantuan rreth njëqind folësve të anglishtes për të shqyrtuar se si vetëm tingulli, i pavarur nga kuptimi, ndikon në perceptimin e fjalëve.
    Ata gjithashtu shqyrtuan nëse këndshmëria e tingujve ndikon në lehtësinë e të mësuarit të fjalëve.

    Pjesëmarrësit panë fjalë të ndryshme të rreme që ishin hartuar për të qenë “të bukura”, “neutrale” ose “të pabukura”.
    Së pari, atyre iu kërkua t’i mësonin dhe t’i mësonin përmendësh fjalët, më vonë t’i kujtonin dhe së fundmi t’i vlerësonin sa të bukura ishin.
    “Ne zbuluam se fjalët që pjesëmarrësit i mbanin mend më mirë ishin gjithashtu ato që ata i vlerësuan si më të bukurat”, tha udhëheqësja e studimit Teresa Metzinger.
    Rezultatet tregojnë një marrëdhënie të ngushtë midis paharrueshmërisë dhe eufonisë ose bukurisë së tingullit.
    “Mbetet për t’u parë nëse i kujtojmë gjërat më mirë sepse i gjejmë të bukura, apo nëse i gjejmë të bukura sepse mund t’i kujtojmë më mirë”, tha profesori në Universitetin e Vjenës, studimi i të cilit u botua në revistën PLOS One.

  • Studim psikologjik: Pse fjalët pozitive na nguliten më shpejt në mendje?

    Studim psikologjik: Pse fjalët pozitive na nguliten më shpejt në mendje?

    Fjalët që tingëllojnë këndshëm janë më të lehta për t’u mbajtur mend, sipas një studimi nga Universiteti i Vjenës.
    Fjalë të sajuara si “clisious”, “smanious” dhe “drikious” iu prezantuan rreth njëqind folësve të anglishtes për të shqyrtuar se si vetëm tingulli, i pavarur nga kuptimi, ndikon në perceptimin e fjalëve.
    Ata gjithashtu shqyrtuan nëse këndshmëria e tingujve ndikon në lehtësinë e të mësuarit të fjalëve.
    Pjesëmarrësit panë fjalë të ndryshme të rreme që ishin hartuar për të qenë “të bukura”, “neutrale” ose “të pabukura”.
    Së pari, atyre iu kërkua t’i mësonin dhe t’i mësonin përmendësh fjalët, më vonë t’i kujtonin dhe së fundmi t’i vlerësonin sa të bukura ishin.
    “Ne zbuluam se fjalët që pjesëmarrësit i mbanin mend më mirë ishin gjithashtu ato që ata i vlerësuan si më të bukurat”, tha udhëheqësja e studimit Teresa Metzinger.
    Rezultatet tregojnë një marrëdhënie të ngushtë midis paharrueshmërisë dhe eufonisë – ose bukurisë së tingullit.
    “Mbetet për t’u parë nëse i kujtojmë gjërat më mirë sepse i gjejmë të bukura, apo nëse i gjejmë të bukura sepse mund t’i kujtojmë më mirë”, tha profesori në Universitetin e Vjenës, studimi i të cilit u botua në revistën PLOS One.
    Lidhja midis perceptimit estetik dhe aftësisë për të mësuar gjuhë mund të ndikojë në të mësuarit e gjuhëve të huaja, strategjitë e marketingut dhe ndryshimin gjuhësor ndër breza.
    “Disa modele tingujsh mund të vazhdojnë në gjuhë sepse tingëllojnë këndshëm, ndërsa të tjerë mund të zhduken sepse i gjejmë më pak tërheqës”, tha Metzinger.

  • Revista franceze në vitin 1880: “Shqiptarët janë një nga racat më të bukura…”

    Revista franceze në vitin 1880: “Shqiptarët janë një nga racat më të bukura…”

    Nga Ilir Ikonomi

    Një revistë franceze e qershorit 1880, boton këto dy gravura shqiptarësh, shoqëruar me një shkrim të rrallë. Është interesante se si na shihnin të huajt në atë kohë, e kam fjalën nga ana fizike.

    Zgjodha këtë pjesë:

    Shqiptarët janë një nga racat më të bukura, ndoshta më e bukura në të gjithë Turqinë. Ata janë më të afërt me grekët sesa me sllavët dhe të kujtojnë tipet më të bukura të malësorëve zviceranë për nga fytyra ovale, hunda e gjatë dhe e hollë, trupi më tepër hollak se i shëndoshë dhe format elegante. Shqiptari ka cilësitë fizike të zviceranëve dhe tirolezëve. Njëlloj si ata, ai është një këmbësor i guximshëm, u ngjitet maleve porsi dhitë, me pushkën mbi supe por, në ndryshim prej tyre, ai ka një gjallëri e një gaz prej jugorësh që i shtohen mprehtësisë së tij të jashtëzakonshme, e cila të bie menjëherë në sy. Ashtu si grekët, shqiptarët dallohen si njerëz që e marrin jetetën me gëzim, ashtu si u vjen. Krenaria kombëtare shfaqet te çdo fjalë e tyre, te gjestet, madje edhe tek ecja e tyre e lehtë dhe herë-herë teatrale.

    ” alt=”” aria-hidden=”true” />” alt=”” aria-hidden=”true” />(Le Journal de la jeunesse : nouveau recueil hebdomadaire illustré, 13.6.1880)

  • Vieri: Kur hyj në stadium më kap trishtimi. Femrat e bukura? Mendimi i parë ishte të shënoja gol

    Vieri: Kur hyj në stadium më kap trishtimi. Femrat e bukura? Mendimi i parë ishte të shënoja gol

    3 Dhjetor 2025

    12:38

    Alfred Lleshi

    Christian Vieri, një nga sulmuesit më të mirë italianë të viteve 2000, foli për “La Repubblica”: Për Pio Esposito, i krahasuar me të dhe Toni: “Kjo ndodhte edhe në kohën time, shënova dy gola dhe thonin isha Boninsegna. Më duket krahasim i kotë, secili është i veçantë. Rruga për sukses është vetëm një: përkushtim, mentalitet, kujdes për trupin dhe asnjë justifikim. Pio duket në rrugën e duhur. Bonny është i fortë, ndërsa Nico Paz ka klas. Nuk më habit që Real Madridi dëshiron ta rikthejë”.
    Vieri rrëfen se i mungon fusha: “Shumë. Kur hyj në stadium, më kap trishtimi. Do të doja ta vishja fanellën dhe të hyja në fushë. Kam folur për këtë me shumë ish-lojtarë, përfshirë Totti”.
    Për periudhën kur gjithmonë fotografohej me gra të bukura: “Nuk më mungon asgjë. Vite të bukura, por unë isha ndryshe nga etiketa që më vendosën. Mendimi im i parë ishte të shënoja gol në çdo ndeshje; gjithçka tjetër vinte më pas. Si tha Mondonico: fusha nuk gënjen”.

  • “O moj e bukura Arbëri”/ Rama ndan videokartolinë: Nxënësit e “Servete Maçit”, atmosferë festive në prag të festave të Nëntorit

    “O moj e bukura Arbëri”/ Rama ndan videokartolinë: Nxënësit e “Servete Maçit”, atmosferë festive në prag të festave të Nëntorit

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videokartolinë, nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi”, në prag të festave të Nëntorit.
    Të veshur kuqezi, me simbolet kombëtare, shqiponjën dykrenare nxënësit e shkollës “Servete Maçi” dhurojnë një atmosferë emocionuese ndërsa këndojnë “O moj e bukura Arbëri”.
    “MIRËMËNGJES  dhe me këtë kartolinë nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook.

  • Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

    Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

    Një nga miqësitë më të komentuara dhe të bukura të sezonit të katërt të “BBVA”, ajo mes Egli Takos dhe Redon Beranit, duket se ka lënë disa pikëpyetje tek fansat.
    Së fundmi, fansat kanë vënë re se dyshja nuk janë parë më bashkë apo duke u mbështetur publikisht si dikur. Kjo ka ngritur kuriozitetin mbi raportin aktual midis tyre. Megjithatë, ekziston një detaj që nuk kalon pa u vënë re: Egli dhe Redon vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
    Ky veprim tregon se lidhja mes tyre nuk është shuar, por ndoshta angazhimet e shumta profesionale dhe personale kanë bërë që takimet të jenë më të rralla. Fansat janë duke e interpretuar këtë si një shenjë që miqësia vazhdon të ekzistojë, edhe pse në një formë më të rezervuar.
    Gjatë sezonit të katërt të “BBVA”, Egli dhe Redon u panë shpesh duke ndarë momente të veçanta, duke krijuar një imazh të fortë të një miqësie të sinqertë dhe të veçantë. Tani, pas 7 muajsh, duket se koha dhe angazhimet kanë ndryshuar ritmin e marrëdhënies së tyre, por nuk e kanë shuar plotësisht lidhjen.
    Ndërkohë, fansat vazhdojnë të ndjekin llogaritë e tyre dhe shpresojnë që të shohin bashkërisht momentet e bukura që dikur i bënin të veçantë në ekran.

  • “San Siro” kalon në pronësi të Interit dhe Milanit, flet Scaroni: Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë

    “San Siro” kalon në pronësi të Interit dhe Milanit, flet Scaroni: Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë

    5 Nëntor 2025

    14:27

    Alfred Lleshi

    Të mërkurën e 5 nëntorit u firmos zyrtarisht akti noterial për kalimin e pronësisë së stadiumit “San Siro” tek Interi dhe Milani, një moment historik për futbollin milanez. Pas nënshkrimit, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, u ndal shkurt përpara gazetarëve, duke komentuar: “Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë”.
    Scaroni ka qenë një nga nxitësit kryesorë të këtij projekti që në fillim, ndaj konsiderohet si një nga fituesit e çshtjes. Nga ana e Interit, procesin e ka ndjekur fillimisht Alessandro Antonello, më pas Massimiliano Catanese dhe përfaqësues të fondit “Oaktree”, ndër ta Katherine Ralph. Deklarata të tjera priten në vazhdimësi për këtë sipërmarrje të përbashkët mes dy klubeve milaneze.

  • Zaniolo: Goli në finalen e Tiranës, një nga gjërat më të bukura të jetës sime

    Zaniolo: Goli në finalen e Tiranës, një nga gjërat më të bukura të jetës sime

    5 Nëntor 2025

    14:47

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Messaggero Veneto”, Nicolò Zaniolo rikthehet te përvoja e tij me Romën: “Gjithçka ka një fillim dhe një fund. Largimi nga Roma ishte goditje shumë e dhimbshme për mua. Nuk përfundoi mirë, por shpresoj që koha ta zbusë gjithçka. E dashura ime është nga Roma, edhe djali im ka lindur aty”.
    Mes momente të veçanta mbetet fitimi i “Conference League” në Tiranë, me një gol të tij: “Ishte e pabesueshme. Roma nuk kishte fituar një titull prej vitesh, ajo finale ishte kulmi i një sezoni të tërë. Një nga ditët më të bukura të jetës sime”.
    Për pritjen që pret në “Olimpico”, pas golit ndaj Atalantës, pranon: “E them qartë, atë festë nuk do ta përsërisja. Kam bërë gabim. Nuk e di si do të më pranojnë tifozët romanë, shumë mund të jenë ofenduar, por i kuptoj. Do përqendrohem te ndeshja, sepse në fushë, kundër Romës, do të luajë Udinese, jo Zaniolo. Duam tri pikët”.

  • Heroi Manaj: Një nga ditët më të bukura të jetës time

    Heroi Manaj: Një nga ditët më të bukura të jetës time

    Rey Manaj ishte më i kritikuari pas ndeshjes me Serbinë në Tiranë, pas atij 11-metërshi të humbur.
    Por ishte pikërisht ai që u kthye në hero në Leskovac, duke shënuar golin e vetëm që i solli Shqipërisë fitoren historike.
    Në një deklaratë për DigitAlb, sulmuesi shqiptar tha:
    “Besoj se sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime se pas ndeshjes ndaj Serbisë disa komente nuk i meritoja, se kemi mbas familje, motër, prindër, duhet t’i harrojmë, se sot gjithë Shqipëria, Kosova, janë krenar për ndeshjes e kemi lënë shpitin në fushë. Kemi edhe dy ndeshje të tjera, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të bëjmë më të mirën për të shkuar në Botëror.
    Isha shumë i lodhur dhe në pjesë të parë mora goditje te gjuri, me çau me taka hekuri, në vendin tim u fut edhe Daku, i kam veshur bluzën dhe ju bën të fala, edhe ai meritonte nga fillimi, si të gjithë që nuk kanë luajtur, nuk ka rëndësi kush ishte në fushë, rëndësi ka që fitoi Shqipëria sot.
    Doja të jepja një mesazh më të fortë por jemi në televizion dhe më mirë mos e japin, u them të gjithëve shijoni këto momente, se këto vijnë vetëm një herë, sidomos për futbollistët, kemi loz para 11 vitesh, tani i mundëm përsëri në shtëpinë e tyre. Futbolli ecën shpejt dhe këto momente duhet të shfrytëzojmë të gjithë dhe të kënaqemi.
    Pasi bëra gol nuk kuptova më asgjë, nuk e pashë që kisha karton. Më thanë çunat, unë festova me shqiponjë, normalisht e doja. Se ishin pankinat, se ishin tifozët, nuk është se do e bëja në tokë”, tha Manaj.