Tag: bujshme

  • E bujshme/ Igli Tare përgatit goditjen e madhe në merkato, do të veshë Modriçin kuqezi

    E bujshme/ Igli Tare përgatit goditjen e madhe në merkato, do të veshë Modriçin kuqezi

    Igli Tare ka përveshur menjëherë mëngët sapo është emëruar drejtori i ri sportiv i Milanit. Pas zgjidhjes së çështjes së trajnerit, ish-sulmuesi shqiptar do të provojë një goditje të bujshme në merkato. Fabricio Romano ka zbuluar se Tare ëndërron të veshë kuqezi Luka Modriçin.
    Mesfushori kroat u largua nga Reali i Madridit dhe tashmë është në treg si një lojtar i lirë. Shumë klube i janë qasur fituesit të Topit të Artë, i cili po merr kohën e tij për të vendosur qetësisht të ardhmen.
    Mësohet se emri i Modriçit ishte një atyre që u përfolën në diskutimet e brendshme mes Tares dhe drejtuesëve të Milanit gjatë negociatave për pozicionin e drejtorit sportiv./Sport Ekspres/

  • E bujshme, Udineze shpejt me pronarë amerikanë

    Një lajm sensacional i raportuar nga Sportmediaset ka tronditur tifozët e Udineses. Familja Pozzo, e cila e ka në pronësi klubin për 39 vjet, thuhet se ua ka shitur klubin investitorëve të huaj ende të panjohur për një shumë prej rreth 150 milionë eurosh. I pritur nga Tgr Rai del Friuli Venezia Giulia, thashethemi është konfirmuar edhe nga burime pranë ekipit.

    Kur u pyetën nga Ansa, shkruan prestigjizia italane, drejtuesit e klubit nuk deshën të komentonin, por njoftimi duhet të vijë në orët e ardhshme, duke zbuluar emrin e pronarit të ri, ndoshta një fond me seli në Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja do të kishte të bënte vetëm me Udinese Calcio dhe jo me Uatford, një klub që do të mbetej në pronësi të Gino Pozzo.

    Vazhdo leximin

  • Dy ish-banoret e “Big Brother” në gjyq? Zbulohet e vërteta

    Dy ish-banoret e “Big Brother” në gjyq? Zbulohet e vërteta

    Në një intervistë të zhvilluar së fundmi në emisionin “Mos i bjer me top”, ish-banorja e “BBVA4” njëherazi dhe gazetarja e njohur, Valbona Mhilli komentoi më tej eksperiencën e saj në një format të tillë.
    Ndërsa solli në vëmendje dhe deklaratën e bujshme të dhënë nga opinionistja e “Fan Club” si dhe ish-banorja e “BBVK”, Shqipe Hysenaj e cila “zbuloi” se Valbona ka një romancë jashtë shtëpisë së “BBVA4”.

    Kjo deklaratë bëri bujë në rrjet, pasi gjatë udhëtimit të saj në këtë spektakël, Valbona krijoi një lloj pëlqimi për aktorin e njohur Laert Vasilin. Një pëlqim që përfundoi me mbarimin e këtij formati.
    Në lidhje me deklaratën e bujshme, e pyetur nëse do të përballet në gjyq me Shqipen, Valbona theksoi: Nuk do ta hedh në gjyq sepse ato që kisha për t’ia thënë ia thashë në surrat, në “Fan Club”. E kam ftuar këtu të sjellë fakte për këtë lidhje imagjinare.

  • E bujshme/ Reali kërcënon se nuk do të zbresë në fushë në finalen ndaj Barcelonës

    E bujshme/ Reali kërcënon se nuk do të zbresë në fushë në finalen ndaj Barcelonës

    Tensionet mes Real Madridit dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) kanë arritur një pikë kritike vetëm një ditë para finales së Copa del Rey ndaj Barcelonës. Klubi madrilen nuk është i kënaqur me përzgjedhjen e arbitrave për takimin vendimtar dhe ka kërkuar ndryshimin e tyre.
    Sipas Real Madridit, gjyqtarët e caktuar nuk janë të përshtatshëm për një finale me kaq rëndësi dhe akuzojnë trupën arbitrale për mungesë paanësie. Polemikat janë ndezur nga deklaratat e gjyqtarit të VAR-it, Pablo González Fuertes, i cili ka kërkuar masa ndaj klubit për shkak të kritikave të përsëritura që Real Madrid TV ka drejtuar ndaj arbitrimit.

    Kjo përplasje i ka vënë në pikëpyetje edhe vetë zhvillimin e ndeshjes, pasi ende nuk dihet nëse madrilenët do të zbresin në fushë të shtunën mbrëma.

  • SPAK bën gati arrestimin, kush është emri i rëndësishëm? Gazetarja tregon ish-ministrin që po hetohet

    SPAK bën gati arrestimin, kush është emri i rëndësishëm? Gazetarja tregon ish-ministrin që po hetohet

    Në “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha komentoi raportin vjetor të SPAK për dosjet e bujshme.
    Hoxha tha se ajo që doli në dritë nga hakerimi i e-maileve të prokurorëve është se një ish ministër po hetohet.
    “Analiza vjetore përfshin vitin 2024, kreu i SPAK do raportojë dhe në parlament për punën vjetore. Dosja më e bujshme dhe njoftimi më i klikuar është dosja e Ilir Metës. Çështja e zotit Meta që u arrestua dhe vijon në paraburgim. Llogaritet dhe çështja ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Prokuroria e cilëson si rekord hetimor të vetin.
    Nëse do t’i qëndrojmë dosjes hetimore më të fundit, me hakerimin e e-mail-ve, në njërin prej tyre është emri i një ish-ministri. Aty konfirmohet se SPAK po heton.
    Prokuroria e Posaçme ka vendosur një platformë për denoncimin e krimeve zgjedhore dhe ka një fluks shumë të madh denoncimesh. Shumë shtetas shqiptarë kanë denoncuar edhe krahë të djathë të disa kandidatëve për deputetë që premtojnë vende punë dhe po kryen hetime si faza paraprake e krimeve zgjedhore”-u shpreh gazetarja Hoxha.

  • E BUJSHME! Luka Modric, gati të blejë aksione te klubi anglez i futbollit

    E BUJSHME! Luka Modric, gati të blejë aksione te klubi anglez i futbollit

    14 Prill 2025

    14:01

    Alfred Lleshi

    Kjo është një “bombë” e vërtetë! Luka Modrić, legjenda e Real Madridit dhe fitues i “Topit të Artë”, do të bëhet aksionar i ri minoritar i Swansea City. Marrëveshja është arritur, 39-vjeçari kroat do të bashkohet me grupin amerikan që ka në pronësi klubin anglez të futbollit, për të ndihmuar në projektin ambicioz: rikthimin e Swansea në Premier League.
    Ky angazhim i ri nuk ndikon aspak në karrierën e tij si lojtar aktiv. Modrić dëshiron të vazhdojë të luajë për Real Madridin, madje ka statistika më të mira sportive këtë sezon, krahasuar me të kaluarin. Ai është një nga lojtarët më të respektuar në botë, i duartrokitur nga çdo tifozëri, kudo që luan.
    Tani po shfaqet edhe si një figurë e rëndësishme jashtë fushës së blertë. Nëse kjo negociatë realizohet zyrtarisht, do të jetë një nga lëvizjet më të papritura e interesante të vitit. Një super yll futbolli që zgjedh një klub modest si Swansea për të investuar dhe ndërtuar diçka të madhe.