Tag: bujshme

  • E BUJSHME: Zidane ul stekën dhe pranon drejtimin e klubit që luan në Europa League?

    E BUJSHME: Zidane ul stekën dhe pranon drejtimin e klubit që luan në Europa League?

    6 Shtator 2025

    17:08

    Telesport

    Pas shkarkimit të Jose Mourinho, i cili nuk arriti dot kualifikimin për në grupet e Champions League, drejtuesit e Fenerbahce po shqyrtojnë disa emra të njohur për t’i besuar stolin.
    Media turke “SPORX“, ka raportuar ditën e sotme një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit thuhet se drejtori sportiv i Fenerbahce, Devin Özek, ka pasur një takim me Zinedine Zidane dhe parimisht është rënë dakord për t’i besuar drejtimin e ekipit pikërisht trajnerit francez.
    Sipas raportimit në fjalë, javën që vjen Zidane do të udhëtojë në Stamboll për të finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes dhe për të bërë prezantimin.
    Që pas largimit nga stoli i Real Madridit në qershorin e vitit 2021, Zidane ka pasur disa oferta të bujshme, por të gjitha i ka refuzuar. Dëshira e tij kryesore, gjë që e ka pohouar edhe publikisht është drejtimi i kombëtares franceze. Në fund të Kupës së Botës 2026, Didier Dechamps do të largohet nga drejtimi i “Gjelave” dhe të gjithë prisnin që pasuesi i tij të ishte pikërisht Zidane.
    Ndaj, lajmi që po bën jehonë sot në gjithë Turqinë duket paksa i çuditshëm.

  • E BUJSHME: Al-Nassr ofron 100 milionë euro për “partnerin” ideal të Ronaldos në sulm

    6 Shtator 2025

    15:58

    Telesport

    Al-Nassr nuk ka hequr dorë nga ideja për transferimin e Rafael Leao. Duke dashur të përfitojë nga situata jo e mirë e portugezit te Milan, klubi saudit po përgatit një ofertë vërtet të bujshme.
    Mediat vendase raportojnë se Al-Nassr po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për portugezin e Milanit. Ideja e klubit saudit është të krijojë një treshe tërësisht portugeze në sulm, me Joao Felix dhe Leao në krahë dhe sigurisht Cristiano Ronaldo në qendër.
    Po ashtu thuhet se është pikërisht Cristiano Ronaldo ai që ka kërkuar transferimin e Leao-s në sulm, pasi e sheh bashkëkombasin e tij si partnerin ideal në sulm.
    Plani i Al-Nassr është që të nisë që tani bisedimet me palët dhe transferimi të realizohet brenda merkatos së janarit.

  • Një super portier dhe një super mesfushor, Man. United bën gati 150 milionë euro për dy goditjet e bujshme në merkato

    Një super portier dhe një super mesfushor, Man. United bën gati 150 milionë euro për dy goditjet e bujshme në merkato

    19 Gusht 2025

    18:11

    Telesport

    Manchester United e nisi me humbje sezonin e ri në Premier League, pasi u mposht javën e parë në shtëpi nga Arsenal. Dy problemet kryesore tek United që u dalluan haptazi në këtë ndeshje ishte porta dhe mesfusha.
    Amorim i ka bërë dalje Andre Onana, ndërsa Altay Bayindir nuk bind. Një tjetër problem madhor është moskuptimi në mesfushë mes Bruno Fernandes dhe Casemiro.
    Në këtë situatë, sipas asaj që raporton “Fichajes”, drejtuesit e Manchester United po punojnë të mbyllin dy transferime të bujshme, këto ditë të mbetura të merkatos.
    Sipas raportimit në fjalë, Man. United ka bërë gati 150 milionë euro për transferimin e Gigio Donnarumma-s dhe mesfushorin e talentuar të Crystal Palace, Adam Wharton.
    Edhe pse Donnarumma është përfolur ditët e fundit për një transferim te Man. City, kjo gjë nuk mund të ndodhë pa u larguar Ederson.

  • Debuton blerja e bujshme. PSG-Tottenham, nuk ka vend për surpriza në formacionet zyrtare të finales

    Debuton blerja e bujshme. PSG-Tottenham, nuk ka vend për surpriza në formacionet zyrtare të finales

    PSG dhe Tottenham do të përballen mes tyre në Udine në finalen e Superkupës së Europës, duke nisur kështu zyrtarisht sezonin e ri. Francezët vijnë në këtë finale pasi fituan Champions League sezonin e kaluar, duke mposhtur Interin 5-0. Ndërsa Tottenham vjen në këtë finale pasi fitoi Europa League, aty ku mundi Man. United 1-0.
    PSG sigurisht që vjen si ekipi favorit në këtë finale, por Tottenham ka treguar që është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Për parizienët debuton nga minuta e parë, blerja e bujshme Luvas Chevaliar, i cili u transferua javën e kaluar për 55 milionë euro në total nga Lille.
    PSG XI: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Doué; Barcola, Dembélé, Kvaratskhelia.  Tottenham XI: Vicario; Pedro Porro, Romero, Danso, Van de Ven, Spence; Bentancur, Palhinha; Kudus, Sarr; Richarlison.
    Përveç synimit kryesor që është fitimi i Superkupës së Europës, për disa nga yjet e PSG-së, sfida e sotme do jetë një mundësi e mirë për të fituar pikë në garën e ngushtë për “Topin e Artë”. Janë plot 9 lojtarë parizienë në listën finale me 30 kandidatët për të fituar këtë trofe individual.

  • Arsenal fiton “Emirates Cup”, shkëlqen Gyokeres dhe blerja tjetër e bujshme e verës (video)

    Arsenal fiton “Emirates Cup”, shkëlqen Gyokeres dhe blerja tjetër e bujshme e verës (video)

    Arsenal ka mposhtur 3-0 Athletic Bilbao dhe ka fituar turneun e përvitshëm miqësor, i njohur si “Emirates Cup”. Londinezët e drejtuar nga Mikel Arteta e nisën takimin me këtë formacion zyrtar: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Zubimendi, Rice, Odegaard; Martinelli, Gyokeres, Saka.
    Sytë e të gjithëvë ishin padyshim te transferimi i bujshëm i kësaj vere, Viktor Gyokeres. Suedezi nuk ka zhgënjyer aspak, duke zhbllokuar rezultatin me golin e tij në minutën e 33-të. Pas një krosimit të bukur nga blerja tjetër e bujshme e kësaj vere për londinezët, Martin Zubimendi, Gyokeres dërgon me një goditje të bukur me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLINGYOKERES
    Tre minuta më pas ishte radha e Bukayo Saka, i cili shënoi golin e dytë për vendasit, pas asistit të marrë nga Gabriel Martinelli. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të zotët e shtëpisë. SHIKOGOLINESAKA
    Në minutën e 82-te ishte Kai Havertz që shënoi golin e tretë. Gjermani i futur në lojë pak minuta më parë në vend të Gyokeres, vulosi fitoren për të zotët e shtëpisë, me një gol të bukur, pas një vrapimi më shumë se nga mesi i fushës. SHIKOGOLINEHAVERTZ
    Rezultati përfundimtar 3-0 për vendasit, ku ra sidomos në sy paraqitja e dy blerjeve të bujshme të kësaj vere: Martin Zubimendi dhe Viktor Gyokeres.

  • E BUJSHME: Real Madrid do paguajë klauzolën e 18-vjeçarit, i cili po “çmend” gjithë klubet e mëdha

    E BUJSHME: Real Madrid do paguajë klauzolën e 18-vjeçarit, i cili po “çmend” gjithë klubet e mëdha

    9 Gusht 2025

    19:09

    Telesport

    Pas transferimit të Alexander Arnold (lojtar i lirë), Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid duket se është afër të bëjë një tjetër goditje të bujshme.
    Mediat spanjolle po raportojnë orët e fundit se drejtuesit e klubit madrilen kanë dhënë dritën jeshile për të paguar kluazolën e Rodrigo Mora. 18-vjeçari i Porto-s, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, duket se do të jetë lojtari më i ri i Real Madridit.
    Porto e vlerëson 70 milionë euro dhe pikërisht “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij. Megjithatë, marrëveshja parashikon që Rodrigo Mora të mbetet i huazuar te Porto për një sezon tjetër, duke i lejuar atij të vazhdojë të zhvillohet në një mjedis të njohur ku ai tashmë ka demonstruar performancë të lartë.
    Edhe pse Real Madridi nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare që konfirmon marrëveshjen, burime të brendshme në klub sigurojnë se negociatat janë shumë të avancuara dhe se pagesa e klauzolës së lirimit të Rodrigo Morës është vetëm çështje kohe.

  • E BUJSHME: Mario Balotelli merr ofertën surprizë nga Spanja, i japin një pagë “rekord”

    E BUJSHME: Mario Balotelli merr ofertën surprizë nga Spanja, i japin një pagë “rekord”

    30 Korrik 2025

    17:51

    Telesport

    Pasi ka luajtur në disa kampionate të njohura, Mario Balotelli është pranë transferimit në Spanjë për herë të parë në karrierën e tij. Balotelli ka marrë një ofertë nga Real Murcia, një ekip i Primera RFEF që ka tërhequr vëmendjen e sulmuesit veteran me një ofertë konkrete.
    Pas një karriere jo pak të bujshme, por që mund të shkonte shumë herë më mirë, sulmuesi aktualisht është pa klub pas një periudhe të shkurtër te Genoa, ku luajti jo më shumë se 50 minuta në sezonin e kaluar.
    Klubi spanjoll beson se ardhja e Balotellit mund t’i ndihmojë të arrijnë synimin kryesor në sezonin e ri. Real Murcia bën pjesë në Kategorinë e Tretë në Spanjë dhe synimi është që në sezonin e ardhshëm të rikthehet në Segunda Divizion.
    Klubi spanjoll i ka ofruar Balotellit një kontratë një vjetore me pagë 500 mijë euro në sezon, shifër rekord për këtë ekip dhe nivelin ku luan. Sigurisht që për Balotellin kjo është një shifër e “ulët”, por duke ditur që është pa ekip, në gjendje jo fort të mirë fizike, oferta e Real Murcia mund të konsiderohet bujare.
    Lojtari dhe agjentët e tij po vlerësojnë detajet e ofertës së ardhur nga Spanja, por bisedimet mes palëve janë në një fazë shumë të avancuar dhe zyrtarizimi duket çështje kohe.

  • PSG e nis vrullshëm merkaton, 110 milionë euro për dy goditjet e para

    PSG e nis vrullshëm merkaton, 110 milionë euro për dy goditjet e para

    29 Korrik 2025

    19:28

    Telesport

    Nëse shumë klube të mëdha kanë qenë aktive dhe kanë bërë goditje të bujshme në këtë merkato, ndryshe nga ajo që kemi parë vitet e fundit, PSG ka qëndruar në heshtje dhe ende nuk e ka “hapur” merkaton.
    PSG kanë transferuar zyrtarisht deri tani portierin e ri nga Roma, 19-vjeçarin Renato Marin, por ende nuk kanë bërë asnjë goditje të bujshme. Megjithatë, PSG pritet të nisë shumë shpejt merkaton dhe të bëjë goditjet e para për këtë verë.
    Dy transferimet e para të parizienëve duket se do te jenë dy përforcime në portë dhe në mbrojtje. PSG është shumë pranë të transferimit të Lucas Chevalier, portierit të Lille, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Donnarumma-s.
    Ndërkohë që goditja e dytë pritet të jetë transferimi i mbrojtësit ukrainas të Bournemouth, Illia Zabarnyi, për të cilin francezët janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro. Me këto dy përforcime, kampionët e Europës po kërkojnë të forcojnë strukturën e tyre me lojtarë të rinj, por të provuar, dhe të hapin rrugën për një epokë të re me më pak figura mediatike dhe një qëndrueshmëri më të madhe kolektive. Të dy emrat e sipërmendur janë zgjedhje e Luis Enrique, pasi i përshtaten mirë projektit që spanjolli ka.

  • Eto’o kujton zbarkimin tek Interi dhe etiketon… Ibrahimovic, “qesh” me të madhe Materazzi

    Eto’o kujton zbarkimin tek Interi dhe etiketon… Ibrahimovic, “qesh” me të madhe Materazzi

    Më 27 korrik, 16 vite më parë, Massimo Moratti darkordësoi me Joan Laporta një nga shkëmbimet më të bujshme në historinë e futbollit: Samuel Eto’o tek Interi dhe Zlatan Ibrahimovic te Barcelona, me një pagesë shtesë prej 50 milionë eurosh në favor të zikaltërve.
    “Ishte goditja ime më e bujshme, edhe më shumë se ajo e Ronaldos”, – do të deklaronte më vonë ish-presidenti i Interit. Tani, pas gjithë këtyre viteve, vetë Eto’o e ka përkujtuar atë ditë në rrjetet sociale, duke e quajtur: “Marrëveshja më e bukur në historinë e futbollit”, duke bërë “tag” në postim Interin, Barcelonën dhe… Zlatan Ibrahimovic.
    Një detaj ironik… Ndërsa Ibra kishte shkuar te Guardiola për të fituar Champions-in, ishte pikërisht Interi që e fitoi trofeun në fjalë atë sezon të paharruar 2009-2010, me Zanettin që ngriti “kupën veshëgjatë” në qiellin e Madridit.
    Në postimin e Eto’o nuk mungoi as komenti thumbues i Marco Materazzi, që gjithmonë e shfrytëzon rastin për të ngacmuar “rivalin e përjetshëm” Ibrahimovic. Ish-mbrojtësi komentoi me tre “emoji” të trofeve të Champions-it dhe tre “emoji” që qeshin me lot, duke marrë me mijëra pëlqime 🏆🏆🏆 😂😂😂. Një kujtim që për tifozët e Interit nuk “plaket” kurrë.

  • Reali e ka seriozisht për Rodri-n, propozimi i madrilenëve është i frikshëm. Dy super lojtarë plus 40 milionë euro

    Reali e ka seriozisht për Rodri-n, propozimi i madrilenëve është i frikshëm. Dy super lojtarë plus 40 milionë euro

    Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon të bëjë dhe një goditje të bujshme në mesfushë, për t’i bërë të mundur Xabi Alonso-s të ketë një dispozicion një ekip të kompletuar.
    Dëshira e madhe e Florentino Perez dhe vetë Xabi Alonso-s është mesfushori i Manchester City, Rodri. Trajneri bask e sheh Rodrin si organizatorin që i duhet projektit të tij, një mesfushor qendror me vizion dhe aftësi organizative si dhe të jetë një urë lidhëse me sulmin. Megjithatë, në Madrid janë të vetëdijshëm që operacioni për transferimin e Rodri-t do jetë shumë i vështirë, duke ditur rëndësinë që ka spanjolli tek ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola.
    Burime pranë klubit madrilen tregoojnë se drejtuesit e “Los Blancos” kanë një propozim vërtet të bujshëm për anglezët, që në total shkon rreth 220 milionë euro. Perez është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro plus dy lojtarë që vlerësohen shumë nga Guardiola si Rodrygo Goes dhe Eduardo Camavinga.
    Vlera në treg e brazilianit është 100 milionë euro, ndërsa vlera e francezit 80 milionë euro. Deri tani jemi ende në fazat fillestare të negociatave, por mund të thuhet me siguri të plotë që Rodri është në radarin e Real Madridit dhe drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm të bëjnë transferimin më të bujshëm të kësaj merkatoje, që sigurisht do ketë një kosto të jashtëzakonshme.