Tag: bujshme

  • E BUJSHME: Ish-ylli i Interit i “shkel” syrin Milanit, për merkaton e janarit

    E BUJSHME: Ish-ylli i Interit i “shkel” syrin Milanit, për merkaton e janarit

    11 Dhjetor 2025

    16:10

    Telesport

    Tashmë dihet që Milan do të bëjë me patjetër një përforcim në repartin e sulmit gjatë merkatos së janarit, pasi Santiago Gimenez do të largohet pasi nuk bën pjesë në planet dhe projektin e Max Allegri-t.
    Ndërkohë, gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për një transferim të mundshëm të Mauro Icardit te kuqezinjtë. Gazetari Matteo Moretto raporton se ish-sulmuesi i Interit është hapur për një transferim të rivalët e ish-klubit të tij.
    Icardi është një ndër emrat që po ndjekin kuqezinjtë. Nëse ndodh transferimi, sigurisht që do të ishte një lëvizje e bujshme, për vëtë e të shkuarën e argjentinasit. Ndërkohë përsa i përket formulës së transferimit, me siguri do të jetë huazim deri në fund të sezonit.

  • E BUJSHME: Sergio Ramos drejt transferimit në PL, zbulohet klubi i madh që po “josh” spanjollin

    E BUJSHME: Sergio Ramos drejt transferimit në PL, zbulohet klubi i madh që po “josh” spanjollin

    10 Dhjetor 2025

    18:57

    Telesport

    Sergio Ramos ka zyrtarizuar ditën e djeshme largimin nga CF Monterrey, por spanjolli nuk ka ndërmend ta mbyllë këtu me futbollin. Edhe pse 40 vjeç, ish-kapiteni i Real Madridit po kërkon një sfidë të fundit të madhe, i bindur se ende është i aftë për të garuar në një ligë të nivelit të lartë.
    Synimi i tij është shumë i qartë: të qëndrojë konkurrues dhe të kërkojë një vend në Kupën e Botës 2026. Dhe për ta arritur këtë synim, i duhet të luajë në një nivel elitar.
    “Cadena SER” zbulon se është pikërish Manchester United që i ka bërë spanjollit një ofertë konkrete deri në fund të sezonit. Ruben Amorim e sheh Ramos si njeriun e duhur për t’i shtuar eksperiencën dhe përvojën e duhur repartit të mbrojtjes te “Djajtë e Kuq”.
    Sipas raportimit në fjalë kanë mbetur ende disa detaje për t’u diskutuar mes palëve, marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit.

  • Pas përplasjes së bujshme, Beniada dhe Aulona përballen për herë të parë në Për’puthen

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • E bujshme nga Anglia, Broja dhe Mehmeti në një skuadër

    E bujshme nga Anglia, Broja dhe Mehmeti në një skuadër

    Burnley po shqyrton mundësinë për të transferuar Anis Mehmetin në merkaton e janarit, në një periudhë ku skuadra gjendet në vështirësi të mëdha në Premier League me vetëm 10 pikë pas 12 javësh.
    Mediat britanike raportojnë se klubi kërkon të shtojë alternativa në fazën ofensive, duke parë edhe formën e mirë të Mehmetit te Bristol City. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 16 ndeshje të Championship-it, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 9 milionë euro.
    Burnley e vlerëson kreativitetin e tij, por deri tani nuk ka ende hapa konkretë. Skenari do të sillte Mehmetin në të njëjtin ekip me Armando Brojën, situatë që nuk është realizuar në Kombëtaren shqiptare. Për sulmuesin e Bristol City interesohet edhe Leeds United.
    Burnley synon të forcojë skuadrën për të shmangur rënien nga elita dhe e sheh Mehmetin si një opsion të mundshëm për repartin ofansiv.

  • Nga Thumanë-Kashar te “5 Maji”, Karamuço zbulon dosjet e bujshme që ka hapur SPAK

    Nga Thumanë-Kashar te “5 Maji”, Karamuço zbulon dosjet e bujshme që ka hapur SPAK

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se SPAK ka në dorë disa dosje të tjera të bujshme, përveç asaj të Tunelit të Llogarasë.
    I ftuar në nje emision ai u shpreh se është bllokuar dosja për aksin Thumanë-Kashar, teksa përmendi dhe hetimet për procesin e shpronësimit te rruga “5 maji”.
    “Është bllokuar në ministri dosja për Thumanë-Kashar. Kemi dosjen për prishjet te rruga “5 Maji”. Ka dhe dosje të tjera që janë sekrete. Lëreni SPAK-un të punojë. Ata janë prokurorë me integritet, e kanë treguar me prova që godasin. Deri dje nuk mendohej që një zv/kryeministre t’i komunikohej akuzë. Pra flasim për integritet, këto gjëra ti lëmë. Është koha të heshtim dhe të presim se çfarë do bëjë SPAK. Mos e paragjykoni”, tha ai.

  • Pas hetimeve të bujshme/ Dumani përballet me deputetët, ja çfarë pritet të thotë kreu i SPAK

    Pas hetimeve të bujshme/ Dumani përballet me deputetët, ja çfarë pritet të thotë kreu i SPAK

    Kreu i SPAK Altin Dumani ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të raportuar në Komisionin e Ligjeve.
    Dumani do të raportojë mbi punën e institucionit që ai drejton para ligjvënësve në komision.
    Sakaq, ky pritet të jetë raportimi i fundit i Dumanit për veprimtarinë e SPAK, pasi ai do të dorëzojë detyrën në fund të këtij viti.

  • Pse nuk ka arrestime nga SPAK? Karamuço zbulon prapaskenat e forta: Janë bllokuar dosjet për..

    Pse nuk ka arrestime nga SPAK? Karamuço zbulon prapaskenat e forta: Janë bllokuar dosjet për..

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka hedhur një tjetër hije dyshimi mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se disa prej dosjeve më të bujshme të SPAK janë bllokuar që përpara zgjedhjeve dhe nuk po firmosen qëllimisht.
    Në një reagim të drejtpërdrejtë, ai ngriti pikëpyetje serioze mbi mungesën e arrestimeve dhe zvarritjen e vendimeve për çështje me ndikim të lartë politik.
    “E keni vënë re se nuk ka arrestime që përpara zgjedhjeve? Si kuptohet kjo? Këto dosje të bujshme janë aty. Duhet t’i firmosë dikush. Pse nuk i firmosin? Po bëhet amnisti? Po trajtohen si plaçkë lufte. Janë dosje që lidhen me politikanë të lartë dhe tani lind pyetja: i lihet përgjegjësia drejtuesit të ri apo i lihet prokurorit që të mos ngatërrohet? Këto dosje janë shtyrë që para zgjedhjeve. Pse nuk firmosen? Janë çështje shumë të bujshme që nuk deshën të krijojnë bujë para zgjedhjeve”, deklaroi Karamuço.
    Sipas tij, vendimmarrja në SPAK po ndikohet nga kalkulimet politike dhe ekuilibrat institucionalë, duke i kthyer çështjet penale në monedhë negociate dhe presioni.

  • E BUJSHME! Napoli ishte pranë Neymarit në verë, pastaj doli mundësia De Bruyne dhe…

    E BUJSHME! Napoli ishte pranë Neymarit në verë, pastaj doli mundësia De Bruyne dhe…

    8 Tetor 2025

    10:12

    Alfred Lleshi

    Napoli po “fluturon” me krahët e “katërshes së mrekullive” Lobotka, Anguissa, McTominay dhe De Bruyne. Por, çfarë do të ndodhte nëse ky “katërkëndësh magjik” do të ishte zgjeruar në një “pesëshe të mrekullueshme”? Sipas “Gazzetta dello Sport”, kjo mund të kishte ndodhur. Verën e kaluar, klubi napolitan mendoi seriozisht ta sillte Neymar për të luajtur në “Diego Armando Maradona”.
    Ylli brazilian, megjithëse në fazën e rënies së karrierës (pas përvojave me PSG dhe Barcelonën, dështimit për shkak të dëmtimeve tek Al Hilal dhe rikthimit te Santos), mbetet një emër që ngjall ëndrra te tifozët, sidomos për ata që kanë jetuar magjinë e dribblimeve të vetë Maradonës.
    Presidenti De Laurentiis dhe drejtori sportiv Manna ia paraqitën idenë Contes, i cili analizoi mundësinë e përfshirjes së Neymar, 33 vjeç, në sistemin e tij taktik. Në fund, megjithatë, arsyeja triumfoi: në horizont kishte dalë opsioni Kevin De Bruyne, shumë më i përshtatshëm fizikisht dhe teknikisht. Në atë moment zgjedhja u bë natyrshëm në favor të belgut.

  • E BUJSHME: Jurgen Klopp gati të rikthehet në aksion, i del emri te klubi i njohur

    E BUJSHME: Jurgen Klopp gati të rikthehet në aksion, i del emri te klubi i njohur

    29 Shtator 2025

    18:32

    Telesport

    Pas largimit nga Liverpool në qershor të vitit 2024, Jurgen Klopp nuk ka pranuar të marrë drejtimin e asnjë ekipi tjetër dhe pse ofertat nuk i kanë munguar. Së fundmi, është klubi i Al-Ittihad që interesohet për trajnerin gjerman, pas shkarkimit të Laurent Blanc.
    Klubi saudit tani është në kërkim të një trajneri të ri për të drejtuar projektin e tyre ambicioz dhe momentalisht emri i parë në listë është pikërisht ai i Jurgen Klopp.
    Gjermani aktualisht është në krye të konglomeratit Reb Bull, ku mbikëqyr akademitë dhe ekipet e rrjetit të kompanisë në fjalë, në disa vende. Në rast të refuzimit nga Klopp, Al-Ittihad po monitoron edhe emra të tjerë si Xavi Hernandez, Sérgio Conceição, Luciano Spalletti etj.

  • Lëvizje të bujshme/ Rama largon Ballukun nga posti zëvëndëskryeministre? Lista që po qarkullon në rrjet “Rama 4”

    Lëvizje të bujshme/ Rama largon Ballukun nga posti zëvëndëskryeministre? Lista që po qarkullon në rrjet “Rama 4”

    Qeveria e re e kryeministrit Edi Rama, e njohur si “Rama 4”, pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në përbërjen e saj. Prezantimi zyrtar i kabinetit do të bëhet të enjten, më 11 shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste.

    Sipas burimeve, përbërja e re e qeverisë është si më poshtë:
    • Kryetar Kuvendi – Belinda Balluku
    • Zëvendëskryeministre – Adea Pirdeni
    • Ministre e Jashtme – Elisa Spiropali
    • Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu
    • Ministre e Brendshme – Vlora Hyseni
    • Ministre e Drejtësisë – Elira Kokona
    • Ministër i Financave – Genti Gazheli
    • Ministër i Infrastrukturës – Blendi Gonxhe
    • Ministër i Bujqësisë – Bledi Çuçi
    • Ministër i Turizmit – Ervin Demo
    • Ministër i Arsimit – Arbi Mazniku
    • Ministre e Kulturës – Besiana Kadare
    • Ministre e Antikorrupsionit – Albana Kociu
    • Ministre e Ekonomisë – Delina Ibrahimaj
    • Ministre e Dixhitalizimit – Mirlinda Kacinaj
    • Ministre e Diasporës – Romina Kuko

    Ky pritet të jetë kabineti i katërt qeveritar i drejtuar nga Edi Rama, me disa emra të rinj dhe surpriza në postet kyçe të ekzekutivit./Tirana Today News