Tag: bujshëm

  • Liverpool dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin e bujshëm! Luiz Diaz te katalanasit, ndërsa të kuqtë duan…

    Liverpool dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin e bujshëm! Luiz Diaz te katalanasit, ndërsa të kuqtë duan…

    6 Prill 2025

    16:12

    Telesport

    ESPN raporton ditën e sotme se Liverpool dhe Barcelona po punojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre në merkaton e ardhshme të verës. Liverpool po ndjek prej kohësh Ronald Araujo-n, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të Van Dijk.
    Holandezi, 33 vjeç, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës, ndaj do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Në këtë situatë, Liverpool ka zgjedhur uruguaianin e Barcelonës si zëvendësuesin ideal të Van Dijk.
    Klubi katalanas e vlerëson Araujo-n 60 milionë euro, kontrata e tij skadon në vitin 2031. Në anën tjetër, Liverpool kërkon të forcojë qëndrën e mbrojtjes pa shpenzuar dhe për t’ia arritur këtij qëllimit është gati të “sakrfikojë” Luiz Diaz.
    Anësori kolumbian pëlqehet shumë nga Barcelona, ndaj dhe propozimi i Liverpool-it është shumë interesant: Luiz Diaz në vend të Ronald Araujo-s. Një propozim interesant që do të kënaqte të dyja klubet.

  • Lajm i bujshëm nga Spanja, Barcelona vë në listën e merkatos verore Edon Zhegrovën

    Lajm i bujshëm nga Spanja, Barcelona vë në listën e merkatos verore Edon Zhegrovën

    31 Mars 2025

    17:23

    Telesport

    Katalanasja SPORT ka raportuar ditën e sotme një lajm vërtet të bujshëm ku thuhet Edon Zhegrova është në listën e transferimeve që Barcelona synon të sigurojë gjatë merkatos së ardhshme verore.
    Sipas SPORT, cilësitë teknike të Zhegrovës dhe aftësia e tij për të luajtur si në krahun e majtë ashtu dhe në të djathtë, e bëjnë atë një profil shumë tërheqës për drejtuesit e Barcelonës.
    Kontrata e Zhegrovës me Lille skadon në verën e vitit 2026, por lojtari dhe agjenti i tij kanë njoftuar klubin rancez se duan të largohen që në fund të këtij sezoni. Lille është e gatshme të lëjojë largimin e Zhegrovës, për të mos e humbur atë si lojtar i lirë një vit më vonë. Edhe pse ende nuk flitet për shifra zyrtare, Lille pret të përfitojë 30-35 milionë euro nga shitja e yllit të Kosovës.
    Përveç Zhegrovës, Barcelona është e interesuar edhe për dy lojtarët e tjerë të Lille, portierin Lucas Chevalier dhe sulmuesin kanadez Jonathan David. Për Zhegrovën, ka një interes të madh edhe nga Napoli, klubi Italian e sheh shqiptarin si zëvendësuesin e mundshëm të Kvaratskhelia-s.