Tag: bujshëm

  • Real Madrid i bën propozimin e bujshëm Arsenal-it, por refuzohet direkt nga “Topçinjtë”

    Real Madrid i bën propozimin e bujshëm Arsenal-it, por refuzohet direkt nga “Topçinjtë”

    16 Gusht 2025

    17:02

    Telesport

    Real Madrid duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe po mendon të bëjë edhe një lëvizje të fundit. “Marca” raporton se klubi madrilen i ka bërë një propozim të bujshëm Arsenal-it gjatë kësaj jave, por ideja e tyre është refuzuar direkt nga londinezët.
    Sipas këtij propozimi, Real Madrid i ka ofruar Arsenal-it një shkëmbim kokë më kokë mes Rodrygo-s dhe William Saliba. Braziliani nuk është në planet e Xabi Alonso dhe largimi i tij do ishtë i mirëpriur në kampin madrilen. Në anën tjetër, William Saliba është prej kohësh një objektiv i madh që po ndjekin drejtuesit e Realit.
    Por, Arsenal ka refuzuar këtë propozim dhe ka njoftuar Real Madridin se interesohet për transferimin e drejtpërdrejtë të Rodrygo-s, pa përfshirë lojtarë të tjerë. Klubi madrilen kërkon 90-100 milionë euro për anësorin brazilian.

  • Joan Laporta bën premtimin e bujshëm për zgjedhje, do sjellë një nga 3 sulmuesit më të mirë në botë

    Joan Laporta bën premtimin e bujshëm për zgjedhje, do sjellë një nga 3 sulmuesit më të mirë në botë

    27 Korrik 2025

    18:10

    Telesport

    Viti i ardhshëm është vit zgjedhjesh te Barcelona, për presidentin e ri. Presidenti aktual, Joan Laporta, do të kandidojë sërish dhe deri tani ende nuk dihet kë do të ketë kundërshtarin kryesor.
    “El Nacional” raporton se Joan Laporta, në rast rizgjedhje si president i Barcelonës, do të premtojë një transferim të bujshëm për verën e vitit 2026. Sipas raportimit në fjalë, Laporta do të tentojë të transferojë verën e ardhshme Erling Haaland. Edhe pse duket një operacion i pamundur, Laporta ka shpresa se mund ta bëjë realitet.
    Sipas “El Nacional”, vështirësitë financiare të klubit do ta detyronin atë të aktivizonte formula të reja financiare. Megjithatë, ka optimizëm brenda bordit. Laporta e di se bindja e Haaland dhe sjellja e tij te Barça do të ishte një goditje mjeshtërore për të zgjatur mandatin e tij dhe për ta rikthyer Barcelonën në ballë të Evropës.
    Norvegjezi shihet si pasuesi ideal i Robert Lewandowski, i cili do të largohet verën e ardhshme. Megjithatë, nuk dihet nëse synimi i Laportës për të transferuar Haaland është thjesht një premtim zgjedhjesh apo ka diçka të vërtetë.

  • Chelsea dhe Leipzig punojnë për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh, marrëveshja që në korrik

    Chelsea dhe Leipzig punojnë për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh, marrëveshja që në korrik

    23 Korrik 2025

    11:04

    Telesport

    Chelsea dhe Leipzig janë në bisedime për të finalizuar një shkëmbim të bujshëm lojtarësh. Bëhet fjalë për Xavi Simons (luan me Leipzig) dhe Carney Chukwuemeka (luan me Chelsea).
    Klubi anglez është në bisedime për të sjellë Simons në Londër, ndërsa klubi gjerman ka syrin te mesfushori i “blues”. Talenti holandez i Leipzig e mirëpret një transferim te kampionët e saposhpallur të botës.
    Është e qartë se Chelsea duhet të zëvendësojnë disa sulmues të tepërt si Joao Felix, Nkunku dhe Sterling, që do të largohen. Ndaj  Xavi Simons konsiderohet si zgjedhja e duhur për sulmin, lojtar që mund të luajë edhe në krahë.
    Në kahun tjetër, 21-vjeçari Carney Chukwuemeka, luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar te Borussia Dortmund, duke realizuar edhe një gol në Bundesliga. Ndaj, një lojtar që e njeh mirë kampionatin gjerman.
    Natyrisht që Chelsea do të paguajë edhe një shumë parash për të barazuar vlerën e dy futbollistëve, çka nuk do të ishte një problem për londinezët. Palët synojnë ta mbyllin marrëveshjen Brenda korrikut.

  • Transferim i bujshëm? Xhaka refuzon Arabinë dhe Milanin, mesfushori shqiptar zgjedh ku do të luajë sezonin e ardhshëm

    Transferim i bujshëm? Xhaka refuzon Arabinë dhe Milanin, mesfushori shqiptar zgjedh ku do të luajë sezonin e ardhshëm

    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është shumë pranë një transferimi të bujshëm në Sunderland, në rast se largohet këtë verë nga Bayer Leverkusen.

    Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur David Ornstein, i cili shkruan se Xhaka dëshiron vetëm kalimin te Sunderland, pavarësisht interesit nga klubet e tjera.
    Sipas raportimeve, bisedimet mes dy klubeve janë në vazhdim, ndërsa një marrëveshje personale mes Xhakës dhe Sunderlandit është arritur tashmë.
    Zhvillimet vijnë pak ditë pasi klubi saudit Neom SC bëri një ofertë konkrete për Xhakën, duke arritur një marrëveshje verbale me mesfushorin. Megjithatë, lojtari dhe familja e tij vendosën të refuzojnë transferimin në Arabinë Saudite, duke konsideruar se nuk ishte lëvizja e duhur për ta.
    Edhe Milani dhe Interi shfaqën interes për 32-vjeçarin, por tashmë Sunderland është në pole-position për të siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Arsenalit.
    Nga ana tjetër, trajneri i Bayer Leverkusen, Erik ten Hag, shpreson ta mbajë Xhakën në skuadër. Në një prononcim për Bild, ai u shpreh: “Nëse do të varej nga unë, Granit duhet të qëndrojë.”
    Në rast se transferimi konkretizohet, Xhaka do të bëhej lojtari i radhës që kalon nga Leverkusen në Premier League, pas Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong, të cilët janë transferuar te Liverpool këtë merkato.
    Një rikthim në Angli për Xhakën, këtë herë me ngjyrat e Sunderlandit, duket gjithnjë e më i afërt.

  • Ka 29 vite që nuk ndodh një gjë e tillë, Barcelona tenton transferimin historik

    Ka 29 vite që nuk ndodh një gjë e tillë, Barcelona tenton transferimin historik

    20 Korrik 2025

    7:51

    Telesport

    Mediumi brazilian “UOL Esporte” ka raportuar një lajm të bujshëm sipas të cilit Barcelona po e ndjek nga afër situatën e Rodrygo te Real Madrid dhe ka kontaktuar ndërmjetës për të shprehur interesin për yllin brazilian.
    Hera e fundit që ka ndodhur një transferim i tillë nga Real Madrid te Barcelona ka qenë 29 vite më parë, kur Luis Enrique në vitin 1996 u transferua si lojtar i lirë nga madrilenët te katalanasit.
    Sipas raportimit në fjalë nuk mun të flitet ende për negociata mes palëve, por Barcelona ka lënë të kuptohet se është e gatshmë të nisë bisedimet me lojtarin, gjithmonë nëse ky i fundit është i hapur për një transferim te katalanasit. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e klubit madrilen apo përfaqësuesve të lojtarit në lidhje me këtë lajm të bujshëm.
    Përveç Barcelonës, për Rodrygo-n ka një interes të gjerë nga shumë ekipe të mëdha si Liverpool, Arsenal, Chelsea, PSG, Bayern etj. Në anën tjetër, Real Madrid është i gatshëm të lejojë largimin e brazilianit për 100 milionë euro.

  • Interi përfshin Asllanin në transferimin e bujshëm, synohet sulmuesi i rivalëve të Seria A me çdo kusht

    Interi përfshin Asllanin në transferimin e bujshëm, synohet sulmuesi i rivalëve të Seria A me çdo kusht

    Interi është seriozisht pas sulmuesit të Atalantës, Ademola Lukman. Dhe për transferimin e bujshëm mund të përfshihet edhe Kristjan Asllani.
    Mediat në Itali, tregojnë se kalimi i Asllanit tek Atalanta do të dërgonte në 25 milionë euro, shifrën e kërkuar nga bergamaskët për Lukman.
    Sulmuesi i Nigerisë, është kthyer tashmë në dëshirë kryesore për zikaltrit, që janë të gatshëm të sakrifikojnë.
    Asllani do të shkonte ndërkohë në një klub pretendent, që vitin tjetër luan në Champions. Kroati Ivan Juriç është trajneri i bergamaskëve, i cili bashkë me Gjimshitin do ta prisnin lojtarin e Kombëtares.
    Fiorentina po ashtu është interesuar për mesfushorin shqiptar. Asllani ndërkohë ka vendosur veton për të qëndruar në Seria A dhe pse ofertat nga jashtë nuk kanë munguar.

  • Real dhe Chelsea përgatisin shkëmbimin e bujshëm

    Real dhe Chelsea përgatisin shkëmbimin e bujshëm

    Mediat britanike raportojnë se Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektiv të të dy ekipeve.

    Bëhet fjalë për brazilianin Rodrygo te Real Madrid dhe senegalezin Chelsea-s, Nicolas Jackson. Me ardhjen si trajner të Xabi Alonso-s, Rodrygo ka përfunduar në stol, të paktën me atë që u pa në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.
    Në anën tjetër, Nicolas Jackson nuk është në planet e Enzo Maresca-s për sezonin e ri. Italiani nuk e sheh titullar sulmuesin senegalez, i cili ka pasur mjaft kritika në sezonin e fundit, për shkak të formës jo të mirë.

    Duke parë situatën aktuale në klubet e tyre, të dy lojtarët janë të hapur për të ndryshuar destinacion. Ajo që e favorizon më shumë marrëveshjen e mundshme, është fakti që të dy lojtarët vlerësohen nga 100 milionë euro secili, nga klubet e tyre.
     

  • Real Madrid dhe Chelsea projektojnë shkëmbimin e bujshëm në merkato, dy lojtarët 100 milionësh

    Real Madrid dhe Chelsea projektojnë shkëmbimin e bujshëm në merkato, dy lojtarët 100 milionësh

    16 Korrik 2025

    12:06

    Telesport

    Mediat britanike raportojnë se Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektiv të të dy ekipeve.
    Bëhet fjalë për brazilianin Rodrygo te Real Madrid dhe senegalezin Chelsea-s, Nicolas Jackson. Me ardhjen si trajner të Xabi Alonso-s, Rodrygo ka përfunduar në stol, të paktën me atë që u pa në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.
    Në anën tjetër, Nicolas Jackson nuk është në planet e Enzo Maresca-s për sezonin e ri. Italiani nuk e sheh titullar sulmuesin senegalez, i cili ka pasur mjaft kritika në sezonin e fundit, për shkak të formës jo të mirë.
    Duke parë situatën aktuale në klubet e tyre, të dy lojtarët janë të hapur për të ndryshuar destinacion. Ajo që e favorizon më shumë marrëveshjen e mundshme, është fakti që të dy lojtarët vlerësohen nga 100 milionë euro secili, nga klubet e tyre.

  • Pasi prezantoi Zubimendi-n, Arsenal ka gati transferimin më të bujshëm të kësaj merkatoje

    Pasi prezantoi Zubimendi-n, Arsenal ka gati transferimin më të bujshëm të kësaj merkatoje

    6 Korrik 2025

    15:54

    Telesport

    Ditën e sotme, Arsenal ka prezantuar Martin Zubimendi-n, për të cilin pagoi rreth 60 milionë euro te Real Sociedad. Gjithsesi, londinezët nuk duan të mjaftohen vetëm me këtë goditje në këtë merkato, pasi po përgatisin një tjetër transferim të bujshëm.
    Fabrizio Romano dhe jo vetëm, por edhe shumë media të tjera të njohur në Angli dhe më gjerë, raportojnë se Arsenal ka arritur marrëveshjen personale me Viktor Gyökeres. Sulmuesi suedez ka refuzuar shumë klube të tjera të njohur, përfshi këtu edhe Man. United, vetëm për t’u transferuar tek Arsenal.
    Tani mbetet pjesa më e vështirë, marrëveshja me Sporting Lisbon, e cila e vlerëson 90 milionë euro suedezin. Ditët në vijim pritet të nisin negociatat zyrtare mes dy klubeve, por në rast se Gyökeres vjen tek Arsenal, padyshim që do jetë goditja më e bujshme e verës.

  • Transferim “kokë më kokë”, Juventus dhe Milan planifikojnë shkëmbimin e bujshëm të dy kampionëve

    Transferim “kokë më kokë”, Juventus dhe Milan planifikojnë shkëmbimin e bujshëm të dy kampionëve

    16 Qershor 2025

    12:18

    Telesport

    Ajo që është dukur si një ide mund të kthehet në një lëvizje konkrete e merkatos mes Milan dhe Juventus, që do të ishin të gatshme të shkëmbenin Dusan Vlahovic dhe Theo Hernandez.
    Mediat italiane zbulojnë se klubet po bëjnë sondazhet paraprake, që ende nuk mund të përkufizohet si një negociatë e vërtetë. Gjithsesi, bardhezinjtë dhe kuqezinjtë kanë filluar ta konsiderojnë të zbatueshme këtë ide, që do të çonte në këtë shkëmbim të bujshëm.
    E gjitha ka një logjikë të hekurt: Të dy futbollistët duan një ndryshim ambienti, të dyve u skadon kontrata pas një viti dhe, për rrjedhojë, konsiderohen si tepricë. Të dy lojtarët pëlqehen nga trajneri i skuadrës tjetër, që do t’i priste krahëhapur.
    Massimiliano Allegri e konsideron Dusan Vlahovic sulmuesin ideal për të forcuar repartin e tij sulmues. Ky transferim do të shmangte shpenzimet e tepërta, pasi si Vlahovic ashtu dhe Theo Hernandez mund të ketë një vlerësim të njëjtë, rreth 30 milionë euro.
    Nëse Juve dhe Milan do të jenë në gjendje të bindin edhe financiarisht dy lojtarët, shkëmbimi mund të ndodhë. Të gjitha janë pjesë të një enigme që sapo është hedhur në tavolinë. Ekziston vullneti për të biseduar me njëri-tjetrin dhe ky është vetëm hapi i parë.