Me afrimin e merkatos së janarit, nga Italia vjen një lajm i bujshëm: shkëmbim i mundshëm mes Milanit dhe Barcelonës, Christopher Nkunku për Robert Leëwandowski. Sipas “Calciomercato”, klubi kuqezi po mendon për sulmuesin polak jo si lojtar të lirë në verën 2026, por për ta marrë që në janar ofron francezin 28-vjeçar si kundërvlerë.
Thuhet se Milani dëshiron të takohet me agjentin Pini Zahavi, përfaqësues i të dy lojtarëve, edhe i trajnerit të Barçës, Hansi Flick, ndonëse burime pranë Lewandowskit e mohojnë kategorikisht një takim të tillë. Milani, i treti në Serie A dhe tri pikë pas Napolit, e sheh Lewandowskin si përforcim kyç për titullin, në një lëvizje të ngjashme me afrimin e Luka Modrić.
Polaku, dy herë “Këpuca e Artë” dhe autor i 42 golave sezonin e kaluar, ka këtë sezon 8 gola dhe 2 asiste në 16 ndeshje, ndërsa Ferran Torres ka 13 gola dhe 1 asist në 19 ndeshje. Nga ana tjetër, Nkunku vjen nga një periudhë zhgënjyese: 1 gol dhe 2 asiste në 17 ndeshje me Milanin, pas një karriere më të ndritur te RB Leipzig (70 gola në 4 sezone).
Tag: bujshëm
-

Projektohet shkëmbim i bujshëm sulmuesish në janar mes Milanit dhe Barçës
-

Skenari i bujshëm! Salah do të largohet që në janar nga Liverpool? E kërkon klubi i njohur europian
8 Dhjetor 2025
19:06
Telesport
Nga situata e fundit e tensionuar, Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpool që në merkaton e janarit. Mediet angleze kanë zbuluar së fundmi një skenar të bujshëm. Galatasaray po punon për të transferuar Salah që në merkaton e janarit, edhe pse kontrata e tij aktuale me Liverpool-in skadon në vitin 2027.
Klubi nga Stambolli që ka ambicie të mëdha këtë sezon, po përgatit një ofertë të parefuzueshme nga ylli egjiptian, me një rrogë vjetore 20-22 milionë euro plus bonuse të shumta.
Është e qartë se Mohamed Salah po përballet me një nga momentet më të pasigurta të karrierës së tij. Oferta e Galatasaray e vendos atë në qendër të vëmendjes dhe mund të përfaqësojë një ndryshim rrënjësor në karrierën. Nëse ai vendos të pranojë, transferimi i tij do të ishte padyshim një nga lëvizjet më të bujshme në historinë e lëvizjeve të merkatos dimërore. -

Vjen propozimi për shkëmbimin e bujshëm mes Liverpool dhe Real Madridit, do të hyjë në histori nëse ndodh
4 Dhjetor 2025
19:37
Telesport
Jude Bellingham është një nga yjet e pakënaqur me trajnerin Xabi Alonso, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo” mes trajnerit bask dhe yllit anglez ka një tension të dukshëm dhe moskuptimi mes tyre tashmë është pranuar të gjithë te “Los Blancos”.
Duke parë këtë situatë, Liverpool është gati t’i propozojë Real Madridt një shëkmbim të bujshëm, që nëse ndodh, do të jetë historik. Sipas asaj që raporton “Defensa Central”, propozimi i Liverpool-it është i tillë: Alexis Mac Allister në këmbim të Jude Bellingham.
Deri tani nuk ka ndonjë reagim nga Madridi, por duket e vështirë të pranojnë këtë propozim, edhe pse argjentinasi i të kuqve pëlqehet shumë nga Xabi Alonso dhe është një nga emrat që ai ka kërkuar si përforcim për mesfushën për merkaton e ardhshme. -

Milan projekton shkëmbimin e bujshëm, Gimenez për sulmuesin e njohur gjerman
26 Nëntor 2025
18:56
Telesport
Mesa duket aventurës së Santiago Gimenez te Milan i ka ardhur fundi, një vit pas transferimit nga Feyenoord për 35 milionë euro. Sulmuesi meksikan nuk ka lënë gjumë gjatë këtij viti dhe këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në Kupën e Italisë.
Prej ditësh po përflitet për një interes të shtuar të Milanit për sulmuesin gjerman të West Ham, Niclas Fullkrug. “Tuttosport” zbulon se Milan dhe West Ham po punojnë për të finalizuar një shëkmbim të bujshëm gjatë merkatos dimërore, që mund të jetë me leverdi për të dy klubet.
Plani është ky: Gimenez të transferohet te londinezët, Fullkrug të vijë në Milano. Me shumë mundësi huazimi do të jetë për 6 muajt e mbetur të sezonit. Për Gimenez ka interes edhe nga dy ekipe të tjera angleze si Brentford dhe Sunderland, por ideja e shkëmbimit për 6 muaj duket se preferohet shumë nga Milan. -

Wirtz drejt largimit nga Liverpool? Vjen propozimi nga Spanja për shkëmbimin e bujshëm
11 Nëntor 2025
17:29
Telesport
Transferimi i Florian Wirtz te Liverpool ishte padyshim goditja më e bujshme e merkatos së fundit, por gjermani deri tani nuk ka arritur dot të përshtatet te klubi i kuq, duke dalë komplet jashtë pritshmërive.
“Defensa Central” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit Real Madrid po monitoron situatën e yllit gjerman te Liverpool dhe është gati për të bërë surprizën e madhe. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid është gati t’i propozojë Liverpool-it shkëmbimin e bujshëm: Florian Wirtz në këmbim të Rodrygo-s.
Braziliani nuk ka ma vend në formacionin e Xabi Alonso dhe gjatë merkatos së ardhshme është i sigurt largimi i tij. Në anën tjetër, Wirtz mund të “shpëtonte” karierrën dhe të rilindte në Madrid, nën drejtimin e Xabi Alonso-s, i cili e njeh mjaft mirë. -

Juventus dhe Atletico Madrid po mendojnë për shkëmbimin e bujshëm në sulm
27 Shtator 2025
21:46
Telesport
Mediat spanjolle raportojnë se Juventus dhe Atletico Madrid po punojnë për të finalizuar një shkëmbim të bujshëm gjatë merkatos së janarit.
Bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë mes dy sulmuesve, Dusan Vlahovic dhe Alexander Sorloth. Sulmuesi serb e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri, duke shënuar 4 gola deri tani, dy në Serie A dhe dy në Champions League. Vlahovic ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe deri tani nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovim.
Në anën tjetër, Sorloth ka shënuar vetëm dy gola me Atletico Madridin këtë sezon dhe ka marrë kritika të shumta. Ndaj, nuk përjashtohet mundësia për një shkëmbim të drejtpërdrejtë mes dy sulmuesve në fjalë. Por, është ende herët për të folur për tarifat, pagat dhe detajet e tjera ekonimike. -

Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, mesfushori i njohur pranon t’i bashkohet “Zonjës”
22 Shtator 2025
16:42
Telesport
“Tuttosport” raporton se Juventus po planifikon të bëjë një rikthim të bujshëm në Serie A. Bardhezinjtë po punojnë për rikthimin e Sergej Milinkovic-Savic, si një përforcim shtesë për repartin e mesfushës.
Kontrata e mesfushorit serb me Al-Hilal mbaron në fund të qershorit të vitit 2026 dhe sipas raportimit në fjalë, ai ka dhënë “ok” për një rikthim në Serie A, këtë herë për të veshur fanellën e Juventusit.
Pengesa e vetme që duhet zgjidhur deri në qershor është dakordësia për pagën, mesfushori serb duhet të pranojë një ulje të rrogës në rast se dëshiron të transferohet te Juventus.
Në anën tjetër, ardhja e tij, që do jetë falas, shikohet si një përforcim i madh për mesfushën, duke i dhënë mundësinë trajnerit Tudor të ketë një lojtar me përvojë dhe i aftë të luajë në një mesfushë me 3, 4 ose 5 lojtarë. -

Sulmuesi jep “ok” e tij, Milan gati të finalizojë shkëmbimin e bujshëm të kësaj merkatoje
31 Gusht 2025
17:49
Telesport
Fabrizio Romano raporton se Santiago Gimenez është bindur dhe ka dhënë “ok” e tij për transferimin te Roma, në këmbim të drejtpërdrejtë me Artem Dovbyk.
Sulmuesi meksikan i transferuar më shumë bujë nga Feyenoord te Milan në merkaton e janarit, nuk ka arritur dot të përshtatet ashtu siç pritej te kuqezinjtë. Situata ka ndryshuar për keq, pas ardhjes së Max Allegri-t, i cili kërkon një profil tjetër në sulm ndryshe nga ai i meksikanit.
Edhe pse dëshira e tij është të vazhdojë te Milan, Gimenez ka vendosur të mos dalë kundër klubit dhe të pranojë transferimin te Roma.
Në anën tjetër, Dovbyk ka dhënë prej kohësh “ok” e tij për transferimin te Milan. Në këto orë të mbetura të merkatos, pritet vetëm që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për kushtet, para se të zyrtarizojnë shkëmbimin e bujshëm të kësaj vere. -

Surpriza e merkatos, Juventus mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë. Edhe Milan në garë për 30-vjeçarin
19 Gusht 2025
19:22
Telesport
Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në javën e parë në transfertë ndaj Rennes. “RMC Sport” raporton se klubi francez i ka nxerrjë në shitje të dy lojtarët.
Për Adrien Rabiot, pritet të ketë një rikthim të bujshëm në Serie A. Juventus është i gatshëm ta presë krahëhapur mesfushorin francez, i cili kaloi 5 vite të mrekullueshme në Torino, në sezonet 2019-2024, para se të transferohej te Marseille, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin me ish-drejtorin teknik Cristiano Giuntoli.
Në garë për mesfushorin francez është edhe Milan. Max Allegri e vlerëson shumë Rabiot dhe padyshim që francezi do kishte një vend të sigurt në mesfushën e kuqezinjve.
