Tag: bujqësore

  • Dëmet nga përmbytjet/ Uji nis të tërhiqet në disa zona, pasoja të rënda për qindra familje

    Dëmet nga përmbytjet/ Uji nis të tërhiqet në disa zona, pasoja të rënda për qindra familje

    Në ditën e 5 të reshjeve të shiut, situata vazhdon të paraqitet problematike në disa zona të vendit.

    Shtëpi të përmbytura, toka bujqësorë të pushtuara nga uji, dhe kafshë të ngordhura në stalla. Kjo është situate e kësaj të diele.
    Në të vendin rreth 200 familje u evakuuan nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, nga të cilët 150 janë rikthyer në shtëpitë përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte ose çadra.
    Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar 110 hektarë sera të mbjella me perime të stinës.
    Ndërsa vetëm Bashkia Dimal mendohet që në ujë të ketë 500 ha, ku fshati më i dëmtuar është Goriçani, në këtë zonë pothuajse të gjithë banorët të ardhurat e vetme i sigurojnë nga të mbjellat në sera, për ta ky do të jetë një vit i vështirë, pasi reshjet e shiut tashmë kanë kalbur prodhimin bujqësor.
    E njëjta situatë paraqitet në fshatin Çiflig dhe Arrëz.
    Ndërsa në Sarandë afërsisht 500 ha tokë bujqësore është nën prezencën e shiut, deri më tani në këtë bashki numri i bagëtive të mbytura në stalla shkon në 700.
    Edhe pse shumë familje u munduan të shpëtonin vetë gjënë e gjallë, disa prej tyre e patën të pamundura, dhe tashmë stallat janë të boshatisura nga gjëja e gjallë, por jo nga uji, që ju mori jetën.
    Shumë toka bujqësore janë përmbytur si pasojë e çarjes së argjinaturës Çukë-Bërdënesh, gjithashtu janë përmbytur edhe 15 magazina me baza ushqimore të përmbytura.
    Ndërsa në Qarkun e Vlorës, situate është përmirësuar 22 familjet  komunitet rom tashmë janë stabilizuar në çadra, ndërsa uji është tërhequr nga banesat dhe tokat bujqësore. Lidhur me situatën e Lumit Vjosë nivelit e ujit kanë rënë në 4 metra, ky përmirësim ka bërë që lumi të jetë brenda shtratit.
    Reshjet e shiut nuk kanë bllokuar vetëm rrugët në zonat e thella malore, por edhe rrugën e re, përkatësisht në aksin Qukës-Qafë Pllocë në afërsi të tunele si pasojë e shirave është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke sjellë bllokimin e plotë të aksit, ku kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve.
    Në Maliq të Korçës situate e reshjeve është përmirësuar, por shiu i 4 ditëve të mëparshme ka sjellë dëme të mëdha për 150 familje duke i përmbytur banesat dhe tokat bujqësore.
    Në Korçë mendohet se u përmbytën 300 ha tokë me drithëra, ndërsa në Pogradec kjo sipërfaqe është shumë herë më e vogël, 25 ha tokë bujqësore që ishin të kultivuara me rrush dhe drithëra.
    Reshjet e shiut kanë ndikuar që në disa zona të thella në jug të vendit shumë fshatra po përballen edhe me furnizimin e energjisë elektrike, ku ndërprerjet e janë të herëpashershme.
     

    Top Channel

  • Semani del nga shtrati, prodhimi kalbet, fermerët kërkojnë ndihmë

    Semani del nga shtrati, prodhimi kalbet, fermerët kërkojnë ndihmë

    Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar qindra hektarë sera te mbjella me perime të stinës.
    Fshati Goriçan është më i dëmtuari, ku edhe sot në ditën e katërt të përmbytjeve uji vazhdon të mbajë të përmbytura tokat bujqësore.
    Dëmet sipas banorëve arrijnë në miliona lekë. Edhe për familjen Goga të kthyer nga Gjermania për të punuar në vend lindje përmbytja nuk i kurseu serrat.
    Erigis Goga ishte në pritje të vjeljes se domates kur uji i lumit Seman iu fut deri në një metër brenda. Sot për shkak të qëndrimit të gjatë nën ujë, prodhimi është kalbur.
    Përmbytja e tokave bujqësore rrezikon edhe mbjelljet për sezonin e ardhshëm. Fermerët pohpjnë se kanë porositur fidanët por nuk mund ti mbjellin.
    Balta dhe lagështia e tepërt e bëjnë të pamundur mbjelljet edhe për disa muaj. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti pasi kursimet e tyre ata i investuan në këto serra nga të cilat sot nuk mund të shesin asgjë.
    Në Bashkinë e Dimalit ditën e sotme problem mbeten tokat bujqësore nëpër të cilat uji po largohet me ngadalë pasi janë të bllokuara kanalet kulluese.
    Në disa zona ato mungojnë fare çka solli përmbytjen e tyre. Ndërsa uji është larguar nga fshatrat Çiflig dhe Arrëz dhe banorët kanë nisur pastrimin e banesave./TCH

  • Lumi Seman doli nga shtrati, shkatërrohen mijëra hektarë sera të mbjella me perime, banorët: Dëmet arrijnë në miliona

    Lumi Seman doli nga shtrati, shkatërrohen mijëra hektarë sera të mbjella me perime, banorët: Dëmet arrijnë në miliona

    Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar qindra hektarë sera te mbjella me perime të stinës.

    Fshati Goriçan është më i dëmtuari, ku edhe sot në ditën e katërt të përmbytjeve uji vazhdon të mbajë të përmbytura tokat bujqësore.
    Dëmet sipas banorëve arrijnë në miliona lekë. Edhe për familjen Goga të kthyer nga Gjermania për të punuar në vend lindje përmbytja nuk i kurseu serrat.
    Erigis Goga ishte në pritje të vjeljes se domates kur uji i lumit Seman iu fut deri në një metër brenda. Sot për shkak të qëndrimit të gjatë nën ujë, prodhimi është kalbur.
    Përmbytja e tokave bujqësore rrezikon edhe mbjelljet për sezonin e ardhshëm. Fermerët pohpjnë se kanë porositur fidanët por nuk mund ti mbjellin.
    Balta dhe lagështia e tepërt e bëjnë të pamundur mbjelljet edhe për disa muaj. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti pasi kursimet e tyre ata i investuan në këto serra nga të cilat sot nuk mund të shesin asgjë.
    Në Bashkinë e Dimalit ditën e sotme problem mbeten tokat bujqësore nëpër të cilat uji po largohet me ngadalë pasi janë të bllokuara kanalet kulluese.
    Në disa zona ato mungojnë fare çka solli përmbytjen e tyre. Ndërsa uji është larguar nga fshatrat Çiflig dhe Arrëz dhe banorët kanë nisur pastrimin e banesave.

    Top Channel

  • Situata e rëndë pas përmbytjeve në Gjirokastër, PD: Nxori në pah propagandën boshe të kësaj qeverie

    Situata e rëndë pas përmbytjeve në Gjirokastër, PD: Nxori në pah propagandën boshe të kësaj qeverie

    Zëdhënësi i PD dega Gjirokastër ka reaguar për situatën e rëndë dhe kaotikë pas reshjeve ne këtë qark.
    “Kjo situate sipas PD, ka nxjerrë në pah edhe një herë propagandën boshe të kësaj qeverie, e cila prej vitesh merret vetëm me fasadë dhe jo me investime reale në infrastrukturën rrugore, bujqësore dhe energjitike”.
    Zëdhënësi i PD dega Gjirokastër. Armando Rabaj denoncon:
    situatën kaotike që ka përfshirë Qarkun e Gjirokastrës ditët e fundit, për shkak të reshjeve të dendura.
    Ku ka nxjerrë në pah edhe një herë propagandën boshe të kësaj qeverie, e cila prej vitesh merret vetëm me fasadë dhe jo me investime reale në infrastrukturën rrugore, bujqësore dhe energjitike.
    Rrugët nacionale në të gjithë qarkun janë kthyer në një rrezik serioz për qytetarët. Rrëshqitjet masive të dherave, shembjet e skarpateve dhe përmbytjet e segmenteve të tëra rrugore tregojnë dështimin e ARRSH-së së Jugut, e cila është inekzistente në terren dhe e paaftë të garantojë standardet minimale të sigurisë. Investimet e shumëpromovuara rezultuan thjesht propagandë, ndërsa sot qytetarët janë të bllokuar dhe të rrezikuar.
    Tokat bujqësore në gjithë qarkun janë nën ujë. Vreshtaria, pemtaria dhe kulturat e tjera bujqësore janë goditur rëndë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për familjet që mbijetojnë nga puna e tokës.
    Blegtorët janë lënë në mëshirë të fatit, sepse ura të dëmtuara prej vitesh, të parestauruara dhe të pa mirëmbajtura, kanë bllokuar lëvizjen e bagëtive dhe furnizimet e nevojshme.
    Mbi 10 fshatra të Bashkisë Dropull rezultojnë të izoluar. Ura e Glines është e  rënuar,  pa asnjë perspektivë ndërhyrjeje nga institucionet përgjegjëse.
    Në Libohovë–Suhë–Pogon lëvizja është gjithnjë e më problematike.
    Në Lazarat, segmenti i rrugës së Spilos është dëmtuar duke krijuar bllokim te ketij segmenti.
    Në këtë situatë, pushteti vendor dhe ai qendror janë kthyer në spektatorë. Institucionet shtetërore nuk japin asnjë përgjigje, asnjë masë, asnjë kujdes real për qytetarët e ndershëm që po përballen me dëme të mëdha dhe rrezik të vazhdueshëm.
    Braktisje totale.
    Papërgjegjshmëri kriminale.
    Asnjë plan, asnjë ndërhyrje, asnjë zgjidhje.
    Partia Demokratike e Gjirokastrës i bën thirrje qeverisë dhe gjithë strukturave shtetërore të marrin menjëherë masa emergjente, të garantojnë sigurinë e qytetarëve, të ndërhyjnë në zonat e dëmtuara dhe të hapin rrugët që sot janë shndërruar në kurthe për jetën.
    Qytetarët e qarkut Gjirokastēr nuk meritojnë braktisje.
    Ata meritojnë siguri, investime të vërteta dhe një qeveri që punon, jo një pushtet që merret vetëm me propagandë.
    Faleminderit!

  • Moti i keq në vend/ Ulet niveli i Vjosës dhe Semanit, tërhiqen ujërat nga tokat bujqësore

    Moti i keq në vend/ Ulet niveli i Vjosës dhe Semanit, tërhiqen ujërat nga tokat bujqësore

    Moti i keq ka ‘gjunjëzuar’ Shqipërinë prej ditësh teksa reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në toka e banesa nga veriu në jug të vendit.
    Situata problematike është raportuar dhe qarkun e Fierit, ndërsa sipas përditësimeve të fundit, situata është drejt përmirësimit. Niveli i lumit të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit është në rënie ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe nga tokat bujqësore.
    Informacion mbi situatën në Qarkun Fier, ora 07:00
    Gjatë natës e në vazhdim së bashku më strukturat vendore, kemi monitoruar situatën dhe prurjet në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin, nga ku rezulton:
    – Lumi Vjosë ka ulje të nivelit, ka filluar të tërhiqen ujërat edhe nga tokat bujqësore në Kashisht, Kafaraj
    – Lumi Shkumbin në kuota normale dhe nuk ka paraqitur probleme
    – Lumi Seman, ka filluar të ulet por përsëri është në kuota të larta. Ka dalje nga shtrati por brenda argjinaturës.
    Gjatë ditë së djeshme strukturat e Bordit Rajonal të Kullimit dhe Drejtoritë e Ujitjes në bashki kanë kontrolluar dhe monitoruar argjinaturat pranë lumenjve, nga ku rezulton se:
    –  Deri në këto momente nuk kemi cenim të infrastrukturës kritike të argjinaturave
    – Nuk kemi akse rrugore të bllokuara.
    – Nuk kemi fshatra apo lagje të izoluara nga uji
    – Nuk ka banesa nën ujë.
    – Nga lumi Seman janë prekur disa kasolle (bagëti të larguara) apo depozita bari por brenda argjinaturës.
    – Aktualisht, moti është me reshje me intensitet të ulët

  • Viktima e parë nga moti i keq në vend, 75-vjeçarja mbytet në përrua në Devoll! E mori rrjedha një ditë më parë

    Viktima e parë nga moti i keq në vend, 75-vjeçarja mbytet në përrua në Devoll! E mori rrjedha një ditë më parë

    Është konfirmuar viktima e parë nga moti i keq në vend. 75-vjeçarja, Flora Hoxha, e cila vuante nga demenca është gjetur e mbytur në Devoll. Familjarët kishin humbur kontaktet me të që prej mëngjesit të ditës së djeshme. Të moshuarën e mori rrjedha e përroit në fshatin Proger një ditë më parë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Përroi kishte dalë nga shtrati dhe vërshoi në rrugë e banesa. 75-vjeçaren dyshohet se e mori rrjedha dhe kërkimet për të nisën nga ushtria që prej ditës së djeshme. Sot pritet nga forcat e FA edhe nxjerrja e trupit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërkohë, situata nga moti i keq vazhdon të jetë problematike në disa zona. Në Fier, lumi Seman ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa stalla dhe pemishte në Mbrostar. Edhe në zonën e Ngurrëz Imësht në Lushnje, nën ujë mbeten 200 hektarë tokë bujqësore si pasojë e daljes nga shtrati të Semanit. Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë në Vlorë, niveli i lumit Vjosa luhatet nga  7.8–8.3 metra. Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut. Strukturat e emergjencave civile dhe pushtetit vendor po qëndrojnë në gadishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit, ku edhe ka pasur problematikat më të mëdha.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në qytetin e Beratit nuk ka më problematika, ndërsa në fshatra ka prani të ujit në tokat bujqësore. Në bashkinë Dimal, në disa banesa në lagjen Dafinë ka ende prani të ujit. Në fshatin Çiflik  po ashtu ka ende ujë në tokat bujqësore. Në bashkinë Kuçovë, në fshatin Tapi, ka problematika në tokat bujqësore dhe sera. 

    Në qarkun Gjirokastër, në bashkinë Libohovë, rruga Suhë-Poliçan është ende e bllokuar si dhe dëmtimi i urës së Glinës në Bashkinë Dropull. Në territorin e qarkut ka patur reshje me intensitet të lartë. Ndërkohë në Memaliaj, vijojnë të mbeten pa energji elektrike 20 fshatra.

    Lajm në përditësim…

  • Përmbytjet në Korçë, dhjetëra banesa të dëmtuara dhe toka bujqësore nën ujë

    Përmbytjet në Korçë, dhjetëra banesa të dëmtuara dhe toka bujqësore nën ujë

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 16:45
    Situatë e vështirë është krijuar në qarkun e Korçës si pasojë e reshjeve intensive të shiut gjatë dy ditëve të fundit. Bashkitë më të prekura janë Pogradeci dhe Maliqi, ku raportohen dëme të shumta materiale. Në bashkinë e Pogradecit, bilanci paraprak flet për rreth 50 banesa të përmbytura apo të dëmtuara nga rrëshqitjet e tokës. Dëme janë shkaktuar edhe në infrastrukturë, përfshirë disa ura dhe çarje të konsiderueshme në unazën e qytetit e lagje të tjera.
    Për arsye sigurie, autoritetet lokale kanë bërë të mundur evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të 3 familjeve. Gjendja mbetet problematike edhe në Maliq, ku sipërfaqe të tëra tokash bujqësore ndodhen nën ujë. Forcat e emergjencës, së bashku me stafin e bashkisë, janë angazhuar në terren pa pushim për të mbyllur dhe përforcuar argjinaturat e lumenjve kryesorë në zonë, me qëllim parandalimin e një përkeqësimi të mëtejshëm.

  • Kishte përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe rrethuar dhjetëra banesa, mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

    Kishte përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe rrethuar dhjetëra banesa, mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

    Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në Rrile.

    Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit, të cilat përmes çarjes kishin depërtuar duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa.
    Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të ri nga rritja e nivelit të ujërave në lagunë.

    Top Channel

  • Moti i keq godet Greqinë/ Fshatra të tërë në izolim, shtëpi dhe toka bujqësore të përmbytura

    Moti i keq godet Greqinë/ Fshatra të tërë në izolim, shtëpi dhe toka bujqësore të përmbytura

    Kushtet ekstreme të motit kanë goditur me forcë gjithë Greqinë perëndimore, duke lënë pas një panoramë shkatërrimi. Mjaftuan vetëm disa orë reshje intensive që Korfuzi, Thesprotia, Kozani, Kosturi  dhe zona të tjera përreth  të kthehen në vatra emergjence.

    Në shumë fshatra, rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar rrugë të tëra, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë gjendur të rrethuar nga ujërat që rrjedhin me shpejtësi. Dhjetëra banesa dhe biznese janë përmbytur, duke u mbuluar nga balta, ndërsa fushat e Filatit janë kthyer në liqene. Banorët i përshkruajnë këto orë si “biblike” dhe të panjohura për zonën.

    Autoritetet u detyruan të dërgojnë mesazhin e emergjencës 112 në Janinë, Artë, Prevezë dhe Thesproti, duke paralajmëruar për rrezik të shtuar rrëshqitjesh dhe përmbytjesh. Ndërkohë, tre bashki – Zagori, Filiates dhe Ziros – janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence, me ekipet e rajoneve dhe bashkive që punojnë pandërprerë për të hapur rrugët dhe për të rivendosur qarkullimin.

    Në veri të Korfuzit, ndërkohë, dëmet janë të mëdha. Godina të shembura, rrugë të dëmtuara rëndë, fshatra të izoluar dhe ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra.

    Edhe në zonat e Pindos përrenj të rrëmbyeshëm kanë përmytur rrugët dhe tokat bujqësore. Probleme serioze u shënuan edhe në Kastoria, ku një bllok shkëmbor u shkëput dhe bllokoi rrugën periferike të Kalitheas. Ekipet janë në terren për të pastruar rrënojat dhe për të vlerësuar dëmet, ndërsa niveli i ujit të lumit Aliakmona ka nisur të bjerë, duke dhënë pak lehtësim për banorët.

    Meteorologët paralajmërojnë se moti mbetet i paqëndrueshëm në ditët në vijim , ndërsa një valë e re përkeqësimi pritet nga e marta.

  • Përmbytjet nga moti i keq, ja si paraqitet situata në qarqet e vendit

    Përmbytjet nga moti i keq, ja si paraqitet situata në qarqet e vendit

    Moti i keq me reshje të denura shiu ka shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit.
    Reshjet intensive kanë përmbytur toka bujqësore, shtëpi e biznese teksa shumë familje janë evakuuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes situata në qarqet e vendit paraqitet si më poshtë.
    Qarku Vlorë
    Sot ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës. Për shkak të prurjeve të larta të lumit Vjosa, në njësinë administrative Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, të cilat u sistemuan pranë të afërmve. Gjithashtu, 3 familje pranë urës së Mifolit u evakuuan për arsye sigurie. Në total deri mbrëmjen e djeshme ishin 10 familje të evakuuara.
    Bashkia Himarë
    Situata paraqitet e qetë. Është hapur rruga, e cila u bllokua në segmentin midis fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa segmentit Selenicë–Rromës vijon të jetë i bllokuar.
    Bashkia Sarandë
    Në aksin Sarandë–Delvinë në vendin e quajtur Shelegar, ka prani uji për shkak të daljes së lumit të Kalasës nga shtrati. Janë përmbytur disa banesa në fshatin Çukë, ku është dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë, ndërsa në tunelin e Llogarasë nuk ka energji elektrike.
    Vijon të jetë e bllokuar rruga në Shkallë Qafë Botë dhe në segmentin nga karburanti drejt qendrës së Konispolit. Në disa banesa në Ksamil, Metoq dhe Vrion kanë prani të ujit.
    Rrugët hyrëse në bashkinë e Delvinës janë të gjitha të kalueshme.
    Qarku Fier
    Është krijuar situatë problematike si pasojë e prurjeve të Vjosës. Lumi në Kashisht–Çervën–Ferras, ka dalë nga shtrati por është brenda argjinaturës, ndërsa 50–60 ha tokë bujqësore janë nën ujë. 1 familje me 2 anëtarë është evakuuar në Çerven. Ka prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatrat Kashisht, Cerven, Ferras. Si masë paraprake, janë stakuar pompat në stacionin e ujësjellësit në Kafaraj. Po ashtu ka rritje prurjesh edhe në lumin Seman, por pa rrezik për banesa.
    QARKU KORÇË
    Situata ka qënë problematike si pasojë e fryrjes së lumenjve Devoll dhe Dunavec. Në disa zona si në Dërsnik, Bulgarec dhe lagjen nr. 6, po bëhet devijimi provizor i ujërave. Një banesë në Sheqeras është përmbytu. Në aksinQafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë ka prezencë inertesh dhe uji.
    QARKU LEZHË
    Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen, niveli i ujit nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit vijon të rritet. Është kryer edhe evakuim me varka për disa banorë. Vijojnë ndërhyrjet në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë, në bashkinë Kurbin. Në bashkinë e Mirditës situate është e stabilizuar. Lumi Drin ka rënie niveli, ndërsa hidrovorët funksionojnë, përjashtuar Talen.
    QARKU DURRËS
    Në lumenjtë Erzen, Ishëm, Zezë nuk ka rritje niveli. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë normalisht. Lumi Erzen ka nisur të tërhiqet. Situatë e qetë është në bashkinë e Krujës, ku ka përfunduar forcimi i argjinaturës në lumin e Drojes. Po pastrohen kanalet në Borzanë dhe po punohet në njësinë Cudhi. Në tokat bujqësore ka tyërheqje të ujërave.
    QARKU DIBËR
    Në bashkinë e Bulqizës situiata është e stabilizuar. Në bashkinë e Dibrës probleme ka pasur në Luzni, Zall Dardhë, Muhur për hapjen e përrenjve. Furnizimi me energji normal, përveç fshatit Vakuf. Rrugët e fshatrave Vinjoll, Stojan, Derjan, Urxall në bashkinë Mat janë hapur. Ka rrëshqitje dheu në lagjen Mali-Lezajtë në bashkinë e Klosit.
    QARKU SHKODËR
    Në qarkun e Shkodrës reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë. Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit rrugët kanë prezencë inertesh, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë.
    QARKU BERAT
    Ka prurje të larta të lumit Osum dhe ka rrezik daljeje nga shtrati në lagjen Goricë. Po ndërhyhet nga UKT Në lagjen 28 Nëntori. Në Bashkinë e Poliçanit, ujërat në tokat bujqësore janë tërhequr. Ndërsa në Dimal, ka prani uji në tokat bujqësore të Çiflig dhe Arrëz.
    QARKU GJIROKASTËR
    Akset Kardhiq–Delvinë, Tepelenë–Gjirokastër, Gjirokastër–Kakavijë janë të qarkullueshme. Në qarqet e Kukësit, Tiranës, dhe Elbasanit, situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa në disa fshatra nuk ka energji elektrike.