Tag: bujqësore

  • Pse tregtia BE-Ukrainë ka rrezik të bëhet më pak e lirë?

    Pse tregtia BE-Ukrainë ka rrezik të bëhet më pak e lirë?

    Që nga qershori i vitit 2022, Bashkimi Evropian i ka dhënë Ukrainës liberalizim të plotë tregtar për të ndihmuar ekonominë e vendit të shkatërruar nga lufta. Këto masa – pezullimi i tarifave të importit dhe kuotave – njihen si Masat Autonome Tregtare (ATMs), dhe duket se kanë sjellë përfitime për Kievin.
    Më 2024, eksportet ukrainase drejt BE-së arritën në gati 60 për qind të totalit të eksporteve, krahasuar me 39.1 për qind më 2021. Megjithatë, ATMs, të cilat janë rinovuar në baza vjetore me shumicë votash nga shtetet anëtare të BE-së, pritet të skadojnë më 5 qershor. Ato ishin parashikuar gjithmonë si masa të përkohshme dhe mund të zgjateshin vetëm dy herë.
    Aktualisht po zhvillohen negociata mes Brukselit dhe Kievit për të përcaktuar se çfarë do t’i zëvendësojë këto masa.
    Opsioni rezervë është rikthimi te Marrëveshja e Asociimit BE-Ukrainë, e cila hyri në fuqi në vitin 2017 (dhe u zbatua në mënyrë të përkohshme që nga viti 2016), dhe përfshin një komponent të tregtisë së lirë.
    Bisedimet aktuale janë të fokusuara në nenin 29 të kësaj marrëveshjeje, që parasheh një kornizë për mundësinë e liberalizimit të ndërsjellë të tarifave doganore.
    Kundërshtim nga shtetet fqinjePor, procesi është larg së përfunduari, pasi koha po mbaron dhe efektet e masave tregtare nuk janë mirëpritur nga i gjithë blloku.
    Fermerët në të ashtuquajturat shtete kufitare të vijës së parë të BE-së, si Polonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria, prej kohësh i kanë bërë presion qeverive të tyre për t’i hequr këto masa. Ata argumentojnë se mallrat bujqësore nga Ukraina kanë mbingarkuar kapacitetet lokale të depove dhe kanë ulur çmimet për prodhuesit vendorë të ushqimeve.
    Në disa raste më 2023 dhe 2024, këta fermerë bllokuan kufijtë me Ukrainën për të parandaluar që mallrat të hynin në BE. Në përgjigje, Komisioni Evropian – që mbikëqyrë politikat tregtare të BE-së – provoi disa zgjidhje, përfshirë ridrejtimin e dërgesave bujqësore nga Ukraina, duke bërë që ato të mos transportoheshin përmes shteteve që janë në kufi, duke i dërguar në destinacione të tjera në BE apo në porte për eksport përtej bllokut.
    Në fund, KE-ja u pajtua të kufizonte hyrjen e mallrave bujqësore, duke vendosur ndalesa emergjente. Këto ndalesa mund të vendosen nëse importet e caktuara tejkalojnë mesataren e importeve të regjistruara mes 1 korrikut 2021 dhe 31 dhjetorit 2024. Dhe gjatë vitit të fundit, këto ndalesa, të quajtur edhe “frena emergjentë” janë përdorur shpesh për eksportet ukrainase të tërshërës, vezëve, sheqerit dhe mjaltit.
    Qëndrimi zyrtar i KE-së është se “po finalizojmë punën mbi propozimin që do të sigurojë një kalim të papenguar drejt një regjimi të ri tregtar me Ukrainën pas skadimit të ATMs” dhe se ky propozim do t’i paraqitet së shpejti Kievit.
    Çështje e nxehtë politikePyetja është: kur? Shumë zyrtarë të BE-së bë Bruksel janë të shqetësuar se çdo propozim i ri mund të kthehet në një çështje të nxehtë politike gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Poloni, që do të mbahen më 18 maj dhe me gjasë rundi i balotazhit do të mbahet më 1 qershor.
    Por, nuk është vetëm ndikimi politik i fermerëve polakë që duhet të merret parasysh.
    Një letër e përbashkët të ministrave të Bujqësisë të Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë dërguar KE-së, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, ka rritur edhe më shumë presionin.
    Në letër thuhet se ministrat “besojnë fuqishëm se skadimi i regjimit të masave tregtare duhet të shërbejë si mundësi për rishikuar dhe rikalibruar raportet tona tregtare me Ukrainën. Është thelbësore të sigurohemi që marrëveshjet e ardhshme tregtare të reflektojnë një qasje të balancuar që akomodon interesat e të gjitha palëve, pa dëmtuar në mënyrë shpërpjesëtimore ekonomitë e shteteve anëtare fqinje”.
    Në letër janë prezantuar edhe disa propozime të reja, të cilat, që të gjitha, do të ishin në disfavor të Kievit.
    Këtu përfshihen:
    Rikthimi në kuotat tarifore të para luftësZbatimi dypalësh i neneve për mbrojtjen e gjitha produkteve bujqësoreShtetet anëtare kufitare të BE-së të kenë të drejtë të vendosin masa shtesë mbrojtëse dheFutja e një klauzole që do të mundësonte rishikimin e marrëveshjes dy vjet pas zbatimit të saj, me qëllim që të parandalohen çrregullimet në treg dhe të sigurohet konkurrenca e drejtë për fermerët e BE-së.Por, nuk mbaron me kaq.
    Ministrat po ashtu argumentuan se “paralelisht me procesin e anëtarësimit të BE-së, për prodhimet bujqësore ukrainase duhet të zbatohen rregullore sanitare dhe fitosanitare, për mirëqenien e kafshëve, për shëndetin publik dhe çështjet mjedisore në përputhje me standardet e BE-së”.
    Një zgjidhje e përkohshme?Përderisa reforma të tilla janë të nevojshme për anëtarësimin eventual në BE, bie në sy fakti që një nga nënshkrueset e letrës, Hungaria, aktualisht po e bllokon procesin e anëtarësimit të Ukrainës.
    Ministrat po ashtu kanë propozuar një prag minimal për çmimin e importit për produkte të caktuara, që “mund të luajë një rol pengues për importin e mallrave bujqësore në shtetet anëtare të BE-së me çmime nën koston e prodhimit vendor bujqësor” – në thelb, një tjetër barrierë tregtare dhe një lëvizje e qartë për të mbrojtur fermerët lokalë.
    Pra, çfarë dëshiron Ukraina?
    Thënë thjesht, pak a shumë të njëjtën gjë. Në letrën drejtuar KE-së, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, shkroi se “pa një liberalizim të garantuar tregtar, të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës në disa industri, Ukraina thjesht nuk do të jetë në gjendje të rindërtojë industritë e saj, të krijojë vendeve pune dhe të rimëkëmbë ekonominë e saj. Thënë thjesht, Ukraina ka nevojë për tregtinë tuaj. Fillimisht për të mbijetuar, e më pas për të lulëzuar”.
    Shmyhal po ashtu paralajmëroi se mosarritja e një marrëveshjeje tregtare me Brukselin do t’i kushtonte Ukrainës 3 miliardë euro në vit, duke çuar në një ulje të prodhimit të brendshëm bruto të Ukrainës prej 1 për qind.
    Ndërsa pranoi se çdo marrëveshje e re ka të ngjarë të bazohet në Marrëveshjen e Asociimit BE-Ukrainë, Shmyhal tha se ajo duhet të “përmbajë një numër minimal përjashtimesh” dhe theksoi se “ne jemi padyshim të vetëdijshëm për shqetësimet e fermerëve evropianë, por ne theksojmë se pjesa e produkteve ukrainase në tregun evropian mbetet relativisht e vogël. Për shumë grupe produktesh, edhe ato që konsiderohen të ndjeshme, është më pak se 1 për qind e konsumit total të BE-së”.
    Ai po ashtu sugjeroi se masat mbrojtëse të vendosura më 2024 për disa produkte “duhet të bëhen pikënisje për liberalizimin gradual të tarifave” për mallrat bujqësore.
    Duke pasur parasysh se afati i fundit i 5 qershorit po afrohet, Shmyhal po ashtu sugjeroi për një zgjidhje të përkohshme, diçka që REL ka mësuar se mund të ndodhë.
    “Nëse nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje para 5 qershorit, ne duhet të gjejmë një zgjidhje afatshkurtër, në mënyrë që eksportet aktuale ukrainase të mund të vazhdojnë derisa të përditësohet Marrëveshja e Asocimit”, tha ai.
    “Në të kundërtën, ka rrezik që të kemi tarifa më të larta dhe sasi më të vogla nën kuotat tarifore të periudhës të para luftës, dhe kjo do të shkaktonte dëm të konsiderueshëm për ekonominë ukrainase”./rel

  • Peqin/ Banorët e Grykshit në protestë: Ndërtimi i autostradës na ka zaptuar tokat bujqësore

    Peqin/ Banorët e Grykshit në protestë: Ndërtimi i autostradës na ka zaptuar tokat bujqësore

    Banorët e fshatit Gryksh në bashkinë e Peqinit kanë protestuar sërish ditën e sotme për ndërtimin e segmentit rrugor që lidh Rrogozhinën me Elbasanin.
    Ata shprehen se autostrada e re u ka zaptuar tokat bujqësore, të cilat i kanë përdorur ndër vite për prodhime bujqësore.
    Sipas tyre, ndërtimi i rrugës po kryhet pa transparencë, ndërsa banorët deklarojnë se nuk u është vënë në dispozicion projekti i plotë i punimeve. Një tjetër shqetësim i ngritur është mungesa e një nënkalimi për lëvizjen e banorëve drejt rrugës kryesore, çka i ka izoluar nga pjesa tjetër e zonës.
    Në përfundim të protestës, banorët paralajmëruan se nëse nuk merren masa dhe nuk gjendet një zgjidhje për problemet e tyre, atëherë në fshatin Gryksh nuk do të zhvillohet procesi i votimit.

  • Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik), Mazniku: Rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë

    Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik), Mazniku: Rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë

    Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik) është një investim i rëndësishëm që lidh tri bashki: Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin. Ky projekt është në shërbim të zhvillimit bujqësor dhe turistik të zonës, është një ndihmë e madhe për fermerët e zonës dhe rritjen e eksporteve.
    Ministri dhe drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka ndarë foto nga inspektimi që kreu së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla. Për Maznikun ky investim rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë.

    ”Në kantierin e segmentit Muriqan-Fermë të unazës bujqësore në Cërrik, një investim i rëndësishëm i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e fermerëve dhe produkteve të tyre, duke rritur edhe më tej turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë pllajën e mrekullueshme të Dumresë, sot transformuar në një destinacion turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë çdo vit’‘,-shkruan Mazniku.

  • SPAK kalon për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

    SPAK kalon për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK thekson se nga hetimet ka rezultuar se Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë në bashkëpunim me shtetasit Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha kanë dhënë toka në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.
    Njoftimi:Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës,  Jorgo Goros i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.127 të vitit 2024,  i unifikuar me procedimin penal nr. 298 të vitit 2021.
    Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr.9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, i ndryshuar si dhe pikat 1,2,3 të VKM-së me Nr. 253, datë 6.3.2013 “Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore”,  në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.
    Bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi, analizën e rrethanave të faktit të provuara, dokumentacionin e administruar, pyetjet e dëshmitarëve arrihet  në konkluzionin se; shtetasi Jorgo Goro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë në bashkëpunim me shtetasit Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, kanë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin Nr.171/2014 “Për Përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar, si dhe në kundërshtim me dispozitat e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.337, datë 22/04/2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish ndermarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve“, gjatë procesit të trajtimit të kërkesave të paraqitura.
    Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejtuar Gjykatës së Posaçme për dërgimin në gjyq në ngarkim të:
    Jorgo Goro, ish- Kryetari i Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
    Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer ne bashkëpunim  parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal (sipas fakteve penal të  procedimin penal  nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.
    Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, me shumë se nje here e kryer ne bashkepunim  parashikuar nga neni 248  dhe 25  i K.Penal. (sipas fakteve penal të  procedimin penal  nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.

  • I dhuroi tokë Arqile Bollanos/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë të Jorgo Goros

    I dhuroi tokë Arqile Bollanos/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë të Jorgo Goros

    Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj dhe ka dërguar për gjykim edhe dosjen e dytë ndaj ish-kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet se i ka dhuruar në vitin 2016 Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke
    Të pandehur për këtë dosje janë marrë dhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë dhe Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë.
    GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të tre, teksa ata akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer në bashkëpunim. Seanca gjyqësore në themel është caktuar për t’u zhvilluar më 20 Maj. Më 20 maj do të zhvillohet seanca gjyqësore në themel.
    “Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr.9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, i ndryshuar si dhe pikat 1,2,3 të VKM-së me Nr. 253, datë 6.3.2013 “Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore”,  në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.” – thuhet në njoftimin e SPAK.
    Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite,  në lidhje me dosjen e tjetërsimit të një sipërfaqe toke në fshatin Gjilekë, e cila i ishte falur Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.
    Kallëzimi për dosjen e dytë
    Jorgo Goro akuzohet se i ka dhuruar Arqile Bollanos dy sipërfaqe toke të quajtura “Vllatorja” dhe “Moskato”, të cilat rezultojnë me një vlerë financiare prej 1 milion euro. Hetimi për këtë çështje është nisur fillimisht nga prokurori i Vlorës Arjan Xhaferaj dhe më pas është transferuar në SPAK.
    Sipas dosjes hetimore rezulton se kallëzimi është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës, Irakli Likoka, i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501.
    Irakli Likoka ka shpjeguar se ai ka trashëguar nga babai i tij, i ndjeri Niko Likoka një sipërfaqe kullotë me sipërfaqe 2.2 ha në qytetin e Himarës. Për këtë pasuri, Gjykata Vlorë, në 11 korrik 2023, ka vendosur vërtetimin e fakti juridik të pronësisë.
    Bazuar mbi këtë vendim si dhe dokumentet arkivore që disponon, kallëzuesi ka kërkuar kthimin e pronës nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Kallëzuesi ka rënë në dijeni se në këtë sipërfaqe toke, është trajtuar me tokë në pronësi Arqile Bollano, i cili është pajisur me AMTP në pronësi nga Bashkia Himarë, në vitin 2016 dhe më pas ka kryer regjistrimin e pronës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë në vitin 2022.
    Sipas Iraklit, AMTP në favor të shtetasit Arqile Bollano është dhënë në kundërshtim me ligjin për arsye se: ”…ajo është dhënë në pronën e tij për të cilën disponon dokumente pronësie dhe po kështu është në proces gjyqësor për kthimin fizik të saj. Kjo sipërfaqe toke është kullotë dhe nuk është tokë bujqësore si e tillë nuk mund të jepet me AMTP…”.
    Lidhur me faktet e denoncuara nga Irakli Likoka, nga ana e Prokurorisë është kërkuar informacion pranë Bashkisë Himarë, e cila në datën 12 janar 2023, ka çuar informacion se mbi bazën e kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur nga Arqile Bollano, ai është trajtuar me vendimin nr.52, datë 4 Maj 2016 të Këshillit Bashkiak Himarë, si përdorues faktik i tokës bujqësore, për parcelat “Moskato” me sipërfaqe 517 m/2 dhe “Vllatorja”, me sipërfaqe 4263 m/2.
    Për parcelën “Vllatorja”, familjes së Arqilea Bollano, i është lëshuar nga Bashkia Himarë, Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi nr.11, në datën 25 Gusht 2016.
    Sipas këtij informacioni drejtuar Bashkisë Himarë, informacion i përpiluar dhe nënshkruar nga shtetasi Arqilea Bollano dhe Oleg Goro, është bërë takimi me përdoruesit faktikë të tokës bujqësore dhe në bazë të listës së përpiluar dhe dokumentacionit përkatës që është dorëzuar nga çdo qytetar dhe verifikimi i tyre, grupi i punës është dakord që të vazhdohet procedura për tu pajisur me AMTP. Mbi bazën e këtij dokumentacioni, Arqile Bollano, ka aplikuar pranë ASHK Vlorë, ku më pas nga ana e këtij institucioni është kryer regjistrimi i pasurisë së mësipërme në emër të Bollanos.
    Pasi ka rënë në dijeni të këtij regjistrimi, Irakli Likoka ka paraqitur kërkesë në 3 tetor 2022 drejtuar ASHK Vlorë, për vendosjen e kufizimit të përkohshëm ndër të tjera edhe për këtë pasuri. Mbi bazën e kërkesës së Irakli Likoka, regjistruesi i DVASHK Vlorë ka vendosur kufizimit të veprimeve mbi pasuritë.
    Rezulton se Arqilea Bollano, ka qenë i trajtuar më parë me tokë bujqësore në pronësi sipas AMTP nr.19441/1996 dhe për këtë arsye ai nuk plotësonte kriteret ligjore për tu trajtuar me tokë bujqësore.
    Për tjetërsimin e dy pasurive në mënyrë të padrejtë, prokuroria ka marrë në pyetje Arqile Bollanon, kryetarin aktual të bashkisë Himarë, i cili teksa ka dhënë shpjegime ka pohuar se tokën e ka marrë si përdorues faktik, duke ja dhënë Këshilli Bashkiak Himarë.
    “…këtë pronë e kam përfituar si përdorues faktik. Unë e kam pasur në përdorim që pas viteve 1990 dhe nuk ka pasur pretendime nga asnjë. Para shumë vitesh unë kam mbjellë edhe disa ullinj në këtë tokë por duke qenë e parrethuar, i ka dëmtuar bagëtia dhe nuk jam marrë më. Kam rënë në dijeni se në vitin 2013 ka dalë një VKM që këto toka që kishim në përdorim të na jepeshin në pronësi.
    Kam paraqitur kërkesë në Bashkinë Himarë, duke dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe pasi është trajtuar kërkesa dhe është kryer procedura, me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë është miratuar lista e përfituesve ku është edhe emri im. Pas kësaj nga Bashkia Himarë më është dhënë AMTP me nr. akti 11, datë 25 gusht 2016 për parcelën me sipërfaqe 4263 m/2 në vendin e quajtur “Vllatorja”, Himarë. Për këtë pasuri sipas ligjit kam aplikuar dhe e kam regjistruar në hipotekën e Vlorës…”.

  • “1200 euro rroga mesatare”/ Berisha nga Lushnja: Do të mbrojmë në çdo sezon prodhimet bujqësore

    “1200 euro rroga mesatare”/ Berisha nga Lushnja: Do të mbrojmë në çdo sezon prodhimet bujqësore

    Kryedemokrati Sali Berisha premtoi rritjen e pagës në 1500 euro, nëse fiton një mandat qeverisës në 11 maj.

    Rritje rroge ai premtoi për mësuesit, ndërsa nga ana tjetër foli për ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
    “Mësuest do arrijn ë rrogën 1500 euro derisa të paguhen më shumë se çdo mësues tjetër në Ballkan. Energjia do u shitet bizneseve me 8 lekë, familjarët me 7 lekë, tarifa e ujit do të përgjysmohet”, tha ai.
    Nga Lushnja, ku zhvilloi një takim me demokratët, kreu i PD-së tha se “do të mbrojë në çdo sezon prodhimet bujqësore”.

    Top Channel

  • Tarifat e Trumpit “shkundin” Greqinë: Më të prekurit ullinjtë, mjalti dhe produktet bujqësore

    Tarifat e Trumpit “shkundin” Greqinë: Më të prekurit ullinjtë, mjalti dhe produktet bujqësore

    Edhe pse sipas  burimeve qeveritare në Greqi ndikimi i tarifave të vendosura nga Donald Trump në ekonominë greke nuk do të jetë i madh në afat të shkurtër, ekspertët theksojnë se ato vlerësohet të sjellin një ulje prej 0.5% të PBB-së, pra rreth 1.1 miliardë euro.

    Vetë presidenti i Shoqatës Panhelenike të Eksportuesve ,organizata kryesore e eksportit në Greqi, paralajmëroi se tarifa prej 20 % e vendosur nga SHBA ndaj vendeve të BE-së do të ndikojë rëndë tek eksportet bujqësore greke.
    “Produktet bujqësore përbëjnë 32% të totalit të eksporteve tona, ku më të prekurit janë ullinjtë, me vlerë 214 milionë euro, pasi SHBA janë tregu më i madh i eksportit për ullinjtë grekë. Produkte të tjera të prekura përfshijnë produktet e qumështit, pjeshkën, verën dhe mjaltin”, u shpreh Alkiviadis Kalampokis, president i  Shoqatës Panhelene të Eksportuesve.
    Greqia do të përballet jo vetëm me ndikimin e drejtpërdrejtë të rritjes së tarifave të SHBA-së, por edhe me efektet indirekte që rrjedhin nga ndikimi i tarifave në vendet e tjera të BE-së – nënvizojnë gjithashtu specialistët. Nga ana e tij kryeministri Mitsotakis në një mbledhje urgjente të qeverisë për këtë problem ka deklaruar se Greqia është gati të përballet me sfidat e reja, se duhet të ketë një reagim të unifikuar me 27 vendet anëtarë të BE dhe se tarifat  për vajin, ullirin dhe djathin feta të vendosura nga SHBA nuk kanë kuptim.
    “Një gjë është e sigurt: ne padyshim do të luftojmë për të mbrojtur interesat tona kombëtare. Ullinjtë, vaji, feta, janë produkte që nuk prodhohen fare në SHBA, ndaj vendosja e tarifave, të paktën në mendjen time, nuk ka shumë logjikë”, tha Mitsotakis.
    Sipas kreut të qeverisë në këtë moment ekonomia e vendit duhet të përpiqet për hyrjen e produkteve greke në tregje të tjera dhe të ruajë stabilitetin fiskal. Ndërkohë edhe bursa e Athinës për të tretën ditë ka pësuar rënie dhe Indeksi i Përgjithshëm ndodhet nën  mesataren e tij lëvizëse 200-ditore ,duke shënuar humbje totale në këto ditë prej më shumë se 7 miliardë euro.

    Top Channel

  • Stuhia në Spanjë shemb ndërtesën, tre viktima

    Stuhia në Spanjë shemb ndërtesën, tre viktima

    Stuhia Laurence vazhdon të godasë Andaluzinë. Si pasojë tre persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese bujqësore në komunën Coria del Río në Sevilje, nga era dhe shiu i fortë.

    Disa javë më parë, stuhia Laurence shkaktoi vdekjen e katër personave të tjerë në pjesë të ndryshme të komunitetit andaluzian.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në Coria del Río, rreth orës 11:35. të premten, kur një tornado shkaktoi shembjen e ndërtesës bujqësore, duke vrarë tre persona, sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë Andaluziane.

    Dy nga tre personat që humbën jetën në shembjen e ndërtesës së fermës janë vëllezër, 61 dhe 59 vjeç, nga Sevilja dhe i treti është një burrë 40-vjeçar.

  • Rrebesh Shiu dhe Breshër në Dimal dhe Lushnje – Fermerët në Alarm për Dëmet e Mëdha

    Rrebesh Shiu dhe Breshër në Dimal dhe Lushnje – Fermerët në Alarm për Dëmet e Mëdha

    Një rrebesh i papritur shiu, i shoqëruar me breshër, ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kutallisë, bashkia Dimal, si dhe në disa fshatra të bashkisë Lushnje. Brenda vetëm 30 minutash, fenomeni natyror ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të prodhimeve, duke sjellë pasoja të rënda për fermerët.

    Sipas banorëve të zonës, breshëri ka dëmtuar rëndë pemët frutore, veçanërisht pjeshkat, duke shkaktuar rënie të frutave dhe dëmtim të atyre që kanë mbetur ende në pemë. Kjo situatë ka rritur pasigurinë financiare të fermerëve, të cilët e kanë bujqësinë si burimin e tyre kryesor të të ardhurave. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Fermerët shprehen të dëshpëruar për humbjet e mëdha dhe kërkojnë mbështetje urgjente nga autoritetet për të rikuperuar dëmet. Ata theksojnë nevojën për mekanizma mbrojtës kundër fenomeneve të tilla natyrore dhe ndihmë nga qeveria për të përballuar pasojat.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Dëmet në kulturat bujqësore mund të ndikojnë në furnizimin e tregut me fruta dhe perime në muajt e ardhshëm, duke shtuar më tej sfidat për fermerët, të cilët tashmë po përballen me çmime të larta të inputeve bujqësore. Ndërkohë, fermerët mbeten në pritje të reagimit të institucioneve për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • ‘Atij nuk ia kërcet për pensionistët!’/ Berisha ftesë Ramës: Të vijë në debat televiziv

    ‘Atij nuk ia kërcet për pensionistët!’/ Berisha ftesë Ramës: Të vijë në debat televiziv

    Sali Berisha

    TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar 17 pikat kryesore të programit të PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, për bujqësinë, duke theksuar nevojën urgjente për reforma të thella në këtë sektor.
    Berisha deklaroi se, me futjen e Shqipërisë nga Edi Rama në ‘Ballkanin Hapur’, bujqësia shqiptare ka përjetuar rënie të thellë, duke çuar në falimentimin e mijëra fermave dhe në një prodhim të ulët të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.
    Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se një nga prioritetet e tij kryesore do të jetë dalja menjëherë nga kjo iniciativë, për të mbrojtur fermerët shqiptarë dhe për të rritur prodhimin në vend. Ai prezantoi një plan ambicioz që përfshin mbështetje të fuqishme për fermerët, subvencionimin e naftës, dhe krijimin e një infrastrukture më të fuqishme për zhvillimin e bujqësisë.
    I pyetur nga mediat se çfarë po paralajmëron me postimin e tij në rrjetet sociale ‘sherifi po vjen në qytet’, lideri i opozitës, Sali Berisha e ka cilësuar Chris LaCivita, kryestrategun e fushatës elektorale që do të udhëheqë fitoren e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë deklaratës për mediat Berisha u shpreh se, Chris LaCivita është faktor botëror elektoral, gjë që sipas tij nuk mund të mohohet, duke shtuar se fushata që bëri për Donald Trump, arriti të dominojë mbi miliardë euro polle për të mashtruar qytetarët.
    Gjatë deklaratës me mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sfiduar Edi Ramën, duke e thirrur në një përballje debati, për të diskutuar për programin e partive për zgjedhjet e 11 majit. Berisha i ka cilësuar dalje për mediat të Edi Ramës si mashtrime, dhe mbylljen e tij ndaj gazetarëve. ‘Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin’, tha kreu i opozitës, Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat nga selia e Partisë Demokratike.
    FJALA E PLOTE:
    Made in Albania, shtyllë kryesore e Shqipërisë Madhështore, kërkon një bujqësi të zhvilluar dhe fermerë shqiptarë të suksesshëm. Bujqësia në Shqipëri këto 12 vite ka njohur rënie të madhe. Me firmosjen e Ballkanit të Hapur, mijëra ferma në Shqipëri kanë falimentuar. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike. Numri i krerëve të bagëtive është ulur me 62 përqind krahasuar me vitin 2013. Sot, 80 përqind e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në tregun shqiptar vijnë nga eksportet. Bujqësia, e cila punëson rreth gjysmë milionë shqiptarë dhe jep 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, merr nga buxheti një mbështetje prej 0.19 përqind të PBB. Pra, disa herë më pak se vendet e rajonit, dhe në dallim nga këto vende, shumica e fondit të parashikuar në buxhet për bujqësinë, nuk shkon tek fermerët, por shpenzohet për administratën.
    Programi ynë për Shqipërinë Madhështore në bujqësi bazohet në Made in Albania, rritjen e madhe të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, mbështetjen e fuqishme për fermerët dhe suksesin e tyre. Për arritjen e këtij qëllimi, qeveria e koalicionit të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të: -Subvencionojë për çdo njësi prodhimi, kokë bagëti dhe fidan të blerë fermerët dhe rritje për këtë qëllim e fondit të subvencionimit direkt të fermerëve nga 0.5 përqind e shpenzimeve buxhetore, apo 31 milionë që është de facto, në 3.5 përqind sa është niveli mesatar i rajonit; -Mbrojtje sezonale e prodhimeve bujqësore; Dalje e menjëhershme nga Ballkani i Hapur që po rrënon prodhimin bujqësor dhe blegtoral shqiptar dhe zbatimi i të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe procesi i integrimit evropian; -Karta e ID do jetë NIPT-i i fermerit, mbështetje direkte, subvencion për sipërmarrësit në fushën e bujqësisë, ku çdo fermer do identifikohet me një NIPT;  -TVSH-ja në sektorin e përpunimit të prodhimeve bujqësore do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje, kështu që paratë do shkojnë direkt tek fermeri dhe jo tek grosisti; -Nafta do të subvencionohet gjer në nivelin e kostos; -Mbështetje të veçanta pa kufizim për fermerët në fushat prioritare të bujqësisë, të përcaktuara nga qeveria, fushat e eksportit, fusha e blegtorisë, pemëtarisë dhe agro-përpunimit; -Subvencionim i normave të interesit deri në masën 80 përqind për kreditë bankare në fushën e bujqësisë. Kjo ndërhyrje është emergjente për rritjen e injektimit të parave në këtë sektor; -Zhvillimi i infrastrukturës bujqësore do mbështetet nga investime thelbësore veçanërisht në ujitje dhe kullim ku çdo vit do investohen një shumë rreth 70 milionë dollarë me qëllim dyfishimin në katër vite të sipërfaqjes së ujitjes; -Krijimi i agjencisë së studimit të tregjeve që të studiojnë tregun e brendshëm dhe të jashtëm dhe të bëjnë një orientim makro për fermerët shqiptarë për çfarë dhe sa duhet të mbjellin. Kështu do zbuten shumë krizat e krijuara nga stoqet; Mbështetje me grante dhe kredi të buta fermerëve dhe agropërpunuese për futjen e teknologjive të reja në prodhim dhe përpunimin e produkteve bujqësore, automatizimin, dixhitalizimin, blerjen e traktorëve dhe pajisjeve të tjera; -Kompensim financiar me çmim dysheme për stokun e prodhimit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut dhe incentivim në ngritjen e industrisë agroushqimore për absorbimin e këtij stoku dhe shmangien e asgjësimit të këtyre produkteve. Kjo si mënyrë efektive për të shmangur falimentimin e fermerëve dhe braktisjen e zonave rurale; -Kryerja falas nga shteti i analizave të tokës bujqësore dhe puseve të ujitjes së saj; -Garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore nëpërmjet laboratorëve të akredituara; -Rritje e sigurisë ushqimore nëpërmjet fuqizimit të institucioneve përgjegjëse, futjes së sistemeve mbikëqyrëse sipas standardeve të BE, rishikim në themel i kuadrit ligjor për abuzuesit e tregut që dëmtojnë shëndetin e konsumatorit; Rritje e kapaciteteve laboratorike shtetërore me qëllim eliminimin e praktikave abuzive të kryerje së analizave nga laboratorët privatë; -Ngritja e infrastrukturës për kryerjen e kontrolleve zyrtareve në pikat e inspektimit kufitar pasi aktualisht mungesa e ambienteve karantinore dhe frigoriferike kompromentojnë drejtpërdrejt sigurinë e produkteve ushqimore të importuara.
    Zhvillimi rural do të jetë një prioritet tjetër madhor i programit tonë për Shqipërinë rurale, ku infrastruktura e kësaj Shqipërie do të modernizohet në të njëjtën shkallë me atë të vendeve të rajonit. Ky pra ishte të dashur fermerë programi me të cilin ne besojmë se rikthejmë në fushat, në serat, në tufat tuaja, në pemëtoret tuaja si krenari për ju, krenari kombëtare.
    Pyetje: Çfarë po paralajmëroni me ‘Sherifi po vjen’. 
    Sali Berisha: Tani, të lutem, unë nuk bëj dialog me veten time, ja ku jeni ju. Nuk mund të bëj Edi Ramën unë të them që Eduardi që kam në mendje unë, më pyeti mua këtë pyetje dhe po i përgjigjem kësaj pyetje. Ai bën këtë, ai ka kaluar në një monolog unik, i tmerruar nga gazetarët, i tmerruar nga publiku dhe fansat e tij. Ai ka ndërprerë çdo komunikim sikur të ishte në Korenë e Veriut ose në ndonjë vend diktatorial ku populli shumëzohet me zero. Ju keni parë që unë dal këtu çdo ditë para jush me programin, me qëllimin më të mirë që ju në emër të qytetarëve të bëni çdo pyetje dhe të merrni çdo sqarim për programin. Sot unë paraqita një program, të them më të mirin e jetës sime për fshatin shqiptar, për fermerët shqiptarë.
    Sepse unë besoj shumë në kapacitetet e jashtëzakonshme të blegtorisë dhe bujqësisë shqiptare. Ato mund të shumëfishohen. Pra, krahasuar me atë tjetrin që servir zhaba, hardhuca, zhapikë çdo ditë dhe idilin e tij të radhës, atëherë këtu kemi të bëjmë me dy botë. Tani, Chris LaCivita është kryestrategu i fushatës elektorale të fitores së PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Chris LaCivita është faktikisht faktor botëror elektoral. Kjo nuk mund të mohohet. Ju e keni parasysh se si ky njeri arriti të mbikalojë një Everest të një propagande të shfrenuar, të pandalshme mashtrimesh, censurash kundër presidentit Trump. Se si kjo fushatë arriti të dominojë mbi miliardë euro polle për të mashtruar qytetarët.Po rikujtoj këtu vetëm njërën që mbahej si më seriozja. Anë Selcer ishte një profesoreshë në Idaho dhe publikon pollin 4 ditë para zgjedhjesh në Idaho, një shtet republikan, se aty Donald Trump ishte 13 pikë pas Kamala Harris. Çfarë doli? Doli se ajo kishte vendosur pikërisht pikët e Donald Trump te Kamala Harris sepse zgjedhjet treguan saktësisht se Donald Trump në Idaho ishte 13 pikë përpara. Pra, ky është Chris LaCivita. Natyrisht kur grushtat u përplasën në tavolinë i shkallmuar, kjo erdhi fill pas lajmeve që u dhanë në hotel Rogner ku u tha se ai është një kukull e George Soros. Natyrisht unë dënoj me forcën më të madhe mashtrimet e tij që bën, mbylljen e tij totale ndaj medieve, qëndrimin e tij prej burracaku dhe frikacaku që nuk guxon të ballafaqohet në debat para qytetarëve. Një njeri që ka qeverisur 12 vite duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Lulin aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është dizastër. Të vijë në debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme.
    Të dalim në debat për integrimin evropian, të vijë. Integrimi i tij evropian është një piramidë madhore mashtrimi. Miliardat e tij janë të njëjta me ato të naftës së Shpiragut. Ju e mbani mend kur u tha shqiptarëve se do vërshojnë miliardat. Kush e shterroi naftën e Shpiragut? Mashtrimet e Edi Ramës se kompania nuk foli asnjë fjalë. Po, del me pasaportë ky, po prit, çfarë u ofron shqiptarëve? U ofron shqiptarëve integrimin evropian me largimin nga Shqipëria dhe integrimin në Europë të tyre. Kurse Shqipëria protektorat krimi, droge dhe hajnie.  Prisni se të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës, as galaksitë. Kudo që të jenë ato, do të dalin dhe shqiptarët do marrin vesh dora-dorës se si po dalin ato vrullshëm. Po merret vesh se njeriu që paraqitet nëpër samite me atlete të bardha, herë si sportis dhe herë si piktor shgarravitës, është një shpirtkeq diktator që nuk respekton asnjë parim, asnjë normë dhe që ulet me shishe sa 210 pensione në një vakt. Udhëton me avion 2 vjet 21 milionë dollarë apo 130 mijë pensione. Vetëm avion, vetëm fluturim i shpenzon.
    Merr Kopshtin e Edenit 5 milionë euro, 31 mijë pensione dhe hip e zbret shkallët mbi 31 mijë shqiptarë që nuk marrin pension me të cilin nuk ushqehen dot. Pastaj del e thotë, ata që flasin për pensione. Mashtrues dhe i pashpirt. Pensionet do i rrisim siç i kemi parashikuar. Nuk do ketë pension në Shqipëri nën 200 euro. Dhe sot nën 200 euro janë dy të tretat e pensionistëve shqiptarë. Po atij nuk ia ndjen, nuk ia kërcet se ai ka hallin vetëm të sarajeve të tij dhe pasurive të tij. Kështu që ky njeri është i shkëputur nga realiteti, është futur në një realitet zoologjik dhe idilik me Lul Bravën. Zoologjik me hardhuca e reptilë ndaj dhe kjo është. Edhe njëherë i bëj thirrje medieve, monologjet e tij t’i hedhin në kosh nëse ai nuk pranon konferencat me gazetarët. Imagjinoni të dashur qytetarë, çfarë bën ai.
    Ai urdhëron mediat e tij që të mos thonë asnjë fjalë për programet, për konferencat e mia për programet, vetëm e vetëm që ta dominojë hapësirën mediatike me marrëzitë e tij, banalitetet e paskrupullta, me reptilë. Dhe më në fund me Lul Bravën.
    Pra, në momentet më serioze për një komb, siç janë fushatat elektorale, që duhet të mësojnë se çfarë bëjnë forcat politike për 4 vite, ai servir hardhuca dhe bretkosa dhe thashë edhe njëherë të mos ia themi emrin, tallje me të, mashtrime, gënjeshtra. Por 11 maji po vjen, shqiptarët do i presin biletën./ZËRI