Plot 69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025. Numri i aplikimeve ka pasur një rritje të lehtë në raport me një vit më parë, ku shifra ishte 69.858. Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025 dhe sipas të dhënave të AZHBR, interesi me i lartë ka rezultuar për mbështetjen me naftë. Sa i takon shpërndarjes gjeografike, edhe këtë vit numri më i lartë i aplikimeve është në qarqet ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar, si Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.
Mbështetje do të jepet për fermerët në formën e pagesave direkte në blegtori, bletari, fara-fidanë, bimë aromatiko- mjekësore, ferma organike, certifikimin Global GAP, dhe skemën e naftës. Por cilat janë procedurat deri në disbursimin e fondeve? Pas aplikimit me vetëdeklarim në e-Albania, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural do të nisë procesin e verefikimit dhe plotësimin e dosjeve për secilin aplikant. Një pjesë e mirë e dokumentacionit gjenerohet direkt nga e-albania, ndërsa pjesa tjetër duhet të dorëzohet nga fermerët. Ndër kriteret kryesore është toka në pronësi apo përdorim të fermerëve përmes një kontrate qiraje të noterizuar si dhe mospasja e detyrimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Nga ana tjetër, për mbjelljet e bëra paraprakisht, apo për numrin e krerëve në blegtori dhe numrin e koshereve në bletari, do të kryhet verifikimi në terren. Pas përfundimit të të gjithë procedurës, do të nisë disbursimi i fondeve për fermerët.
Këtë vit, fermerët do të përfitojnë pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi. Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe do ti jepet më shumë prioritet financimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat do mund të përfitojnë në masën 100%. Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë disbursuar fondet konkretisht për 67,132 përfitues në total, nga të cilët 14,937 përfitues nga skema kombëtare si dhe 52,195 nga skema e subvencionimit e naftë për bujqësinë.
Tag: bujqësor
-

69.917 aplikime për subvencione në bujqësi, kush përfiton? Nis verifikimi i deklarimeve dhe plotësimi i dosjeve
-

Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi me varësinë më të lartë të importeve të ushqimeve në Europë
Ushqimet zënë një pjesë të madhe në importet e Malit të Zi, Bosnjës, dhe Shqipërisë në raport me shtetet e tjera të Europës referojnë të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2023. Në Malin e Zi ushqimet zunë 24 për qind të importeve totale me 2023, në Bosnjë 16.3% dhe në Shqipëri 16.1%.
Në krahun tjetër shihet se Serbia ka peshën më të ulët të importit të ushqimeve në raport me importet totale me vetëm 5.8% më 2023 e ndjekur nga Sllovenia me 6.2%, Çekia me 6.3, Republika Sllovakë me 6.5% dhe Turqia me 6.8%. Mali i Zi dhe Bosnja njihen për terrenet e tyre me sipërfaqe të mëdha me shkurre, duke e bërë të pamundur kultivimin e ushqimeve, teksa Shqipëria ka toka mjaftueshme për të prodhuar ushqim për banoret e saj, por një pjesë e madhe e sipërfaqes së punueshme është shndërruar në lëndinë.Kjo varësi e lartë nga importet e ushqimeve e bën vendin tonë më të ndjeshëm ndaj krizave ndërkombëtare si luftërat, rritja e çmimeve të transportit apo ndryshimet klimatike që ndikojnë prodhimin global. Vendi ynë ka potencial të konsiderueshëm bujqësor, por i nevojitet të rrisë investimet në këtë sektor për të ulur deficitin tregtar.
Institucionet financiare ndërkombëtarë rekomandojnë se për të reduktuar varësinë nga importet e ushqimeve nevojiten investime sidomos në modernizimin e i bujqësisë përmes teknologjisë dhe përmirësimeve në infrastrukturë. Sugjerohen politika mbështetëse për prodhuesit vendas të tilla si subvencione, kredi të buta dhe trajnime për fermerët për të rritur prodhimin dhe cilësinë dhe një diversifikim më të gjerë të produkteve që prodhohen.
Të dhënat e brendshme nga INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024. Prodhimi bujqësor ra me -1.1% vitin e kaluar nga -1.8 më 2023. Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2 për qind të totalit të punonjësve. Që nga viti 2019 kontributi i bujqësisë në punësim erdhi më rënie me 4 pikë për qind. Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare dhe rënies së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat. Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me sera për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni tani fermerët që prodhonin për vetë-konsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë./ Monitor -

Po riparonte mjetin bujqësor, gjendet i pajetë nën rrotën e zetorit 56-vjeçari (Emri)
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Daullas në Fier, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm .
Bëhet fjalë për Agron Sukulli, i cili është gjetur nga fqinjët i pajetë poshtë gomës së zetorit.
Dyshohet se e ka zënë poshtë teksa ka qenë duke e rregulluar.
Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamiken e ngjarjes.
“Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia. -

Humb jetën 60-vjeçari në Fier/ Ishte duke kontrolluar mjetin bujqësor, por e zë poshtë rrota e tij
Një 60-vjeçar nga fshati Grecall në Fier është gjetur pa shenja jete poshtë gomës së një zetori.Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 60-vjeçari duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.” -

Alarmi/ Rënia e prodhimit, industria dhe bujqësia hyjnë në recesion
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit.
Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.
Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2 për qind të totalit të punonjësve dhe në industri rreth 13.4%. Të dy këto sektorë kontribuuan në 45.7 për qind të totalit të punësimit me 2023, sipas INSTAT. Që nga viti 2019 kontributi i bujqësisë në punësim erdhi më rënie me 4 pikë për qind, ndërsa industria mbajti të njëjtën peshë.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.
Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me sera për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni tani fermerët që prodhonin për vetë-konsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë. Në bashkitë e vogla pothuajse nuk ka ma tregje fshatarësh.
Prodhimi bujqësor është ndikuar negativisht edhe nga mungesa e subvencioneve dhe bllokimi i fondeve IPARD. Këtë vit financimet nga skema e kombëtare janë rreth 75 milionë euro nga të cilat 70 për qind janë shpenzime operacionale dhe vetëm 30 për qind e fondit është investim që shton prodhimin.
Sakaq, sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin.
Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra.
Modeli ekonomik i vendit po zhvendoset nga shpejtësi nga prodhimit tek shërbimet dhe tregtia, pas një përpjekje për dekada për të krijuar produkte “Made in ALbania”. Ekspertë të ekonomisë mendojnë se prodhimi përgjithësisht integron ekonomitë në zinxhirët e lartë të vlerës. Psh gjatë pandemisë Covid-19, ku bota u vendos nën masa kufizuese vendet që kishin ekonomi prodhuese shënuan rënie me të ulët se, ato që ishin të bazuar në shërbime sidomos turizëm./MONITOR
-

ALARMI I PRODHIMIT – Punëdhënësit më të mëdhenj, industria dhe bujqësia hyjnë në fazë recesioni…
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit.
Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.
Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2 për qind të totalit të punonjësve dhe në industri rreth 13.4%. Të dy këto sektorë kontribuuan në 45.7 për qind të totalit të punësimit me 2023, sipas INSTAT. Që nga viti 2019 kontributi i bujqësisë në punësim erdhi më rënie me 4 pikë për qind, ndërsa industria mbajti të njëjtën peshë.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.
Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me sera për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni tani fermerët që prodhonin për vetë-konsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë. Në bashkitë e vogla pothuajse nuk ka ma tregje fshatarësh.
Prodhimi bujqësor është ndikuar negativisht edhe nga mungesa e subvencioneve dhe bllokimi i fondeve IPARD. Këtë vit financimet nga skema e kombëtare janë rreth 75 milionë euro nga të cilat 70 për qind janë shpenzime operacionale dhe vetëm 30 për qind e fondit është investim që shton prodhimin.
Sakaq, sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin.
Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra.
Modeli ekonomik i vendit po zhvendoset nga shpejtësi nga prodhimit tek shërbimet dhe tregtia, pas një përpjekje për dekada për të krijuar produkte “Made in ALbania”. Ekspertë të ekonomisë mendojnë se prodhimi përgjithësisht integron ekonomitë në zinxhirët e lartë të vlerës. Psh gjatë pandemisë Covid-19, ku bota u vendos nën masa kufizuese vendet që kishin ekonomi prodhuese shënuan rënie me të ulët se, ato që ishin të bazuar në shërbime sidomos turizëm. /Monitor/Continue Reading
-

Alarmi i prodhimit, industria dhe bujqësia, punëdhënësit më të mëdhenj, hyjnë në recesion
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit. Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.
Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2 për qind të totalit të punonjësve dhe në industri rreth 13.4%. Të dy këto sektorë kontribuuan në 45.7 për qind të totalit të punësimit me 2023, sipas INSTAT. Që nga viti 2019 kontributi i bujqësisë në punësim erdhi më rënie me 4 pikë për qind, ndërsa industria mbajti të njëjtën peshë.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.
Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me sera për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni tani fermerët që prodhonin për vetë-konsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë. Në bashkitë e vogla pothuajse nuk ka ma tregje fshatarësh.
Prodhimi bujqësor është ndikuar negativisht edhe nga mungesa e subvencioneve dhe bllokimi i fondeve IPARD. Këtë vit financimet nga skema e kombëtare janë rreth 75 milionë euro nga të cilat 70 për qind janë shpenzime operacionale dhe vetëm 30 për qind e fondit është investim që shton prodhimin.
Sakaq, sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin.
Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra.
Modeli ekonomik i vendit po zhvendoset nga shpejtësi nga prodhimit tek shërbimet dhe tregtia, pas një përpjekje për dekada për të krijuar produkte “Made in ALbania”. Ekspertë të ekonomisë mendojnë se prodhimi përgjithësisht integron ekonomitë në zinxhirët e lartë të vlerës. Psh gjatë pandemisë Covid-19, ku bota u vendos nën masa kufizuese vendet që kishin ekonomi prodhuese shënuan rënie me të ulët se, ato që ishin të bazuar në shërbime sidomos turizëm./Monitor
