Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka njoftuar pezullimin e inspektorëve pak javë pasi Kryeministri Edi Rama kërkoi që të pezullohej urgjentisht veprimtaria e AKU-së.
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, u shpreh se do të ngrihet një Komision prej 5 personazh nga Universiteti Bujqësor ku do të vlerësohen me shkrim dhe me gojë inspektorët aktualë të AKU-së, si edhe aplikantët e rinj për punë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.
Anila Denaj: Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimit pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara. Ky urdhër ka në bazë ngritjen e një komisioni të posacëm me 5 anëtarë.
Falënderoj universitetin bujqësor të Tiranës do të ketë 3 anëtarë. Do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së. Aplikantët e rinj që do ti bashkohen kësaj trupe do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë insticion një frymë të re, një qasje të re e mbi të gjitha një etikë të re.
Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të masave e procesve të shkuara por dhe një testim e vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.
Tag: bujqësor
-

“Shkrihet” AKU-ja, inspektorët do kalojnë në provim nga profesorët e Universitetit Bujqësor
-

Sejko: Mbështetja për zinxhirin e prodhimit ushqimor, jetike për vendin
Guvernatori, Gent Sejko, u bëri sot thirrje bankave tregtare të shfrytëzojnë programet e ofruara nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare për kreditimin e bujqësisë.Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën e diskutimit për nxitjen e kreditimit në sektorin bujqësor, Sejko theksoi se përkrahja e industrisë së zinxhirit ushqimor mbetet një faktor me rëndësi jetike për një vend dhe popullsinë e tij.Sejko kujtoi edhe njëherë se ky sektor siguron afërsisht 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të kredisë totale. Për më tepër, Guvernatori nënvizoi se tendencat e viteve të fundit nuk janë aspak pozitive.“Arsyet e shkallës së ulët të kreditimit të sektorit bujqësor – duke filluar nga problemet e pronësisë dhe duke vijuar me nivelin e lartë të informalitetit, rrezikun relativisht të lartë të biznesit, si dhe produktivitetin e ulët si pasojë e mungesës së ekonomive të shkallës, – i kemi diskutuar në vazhdimësi. Një pjesë e këtyre problemeve mbeten ende relevante, ndërkohë që një pjesë tjetër e tyre janë drejt zgjidhjes. Megjithatë, edhe në këtë kontekst sfidues, nivelet aktuale të kreditimit për bujqësinë mbeten të ulëta. Kjo është një mangësi, e cila duhet korrektuar një orë e më parë, nëse synojmë të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori jetik për ekonominë shqiptare,” tha Sejko.Sipas tij, Banka e Shqipërisë vendosi në fokus të Programit të saj të Financimit të Biznesit Mikro, të Vogël e të Mesëm, rritjen e kredisë për sektorin bujqësor, që ofron një bazë të sigurt e të qëndrueshme fondesh, me kosto të ulët, për kreditimin e projekteve të zhvillimit të sektorit bujqësor, duke përshirë edhe agroturizmin dhe industrinë agroushqimore.Së fundmi, edhe Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, duke vënë në dispozicion një skemë garancie sovrane për kreditë e dhëna ndaj sektorit bujqësor. Kjo garanci ul ndjeshëm rrezikun e kreditimit të këtij sektori, duke reduktuar ndjeshëm dhe një nga problemet kryesore për kreditimin e bujqësisë, kolateralin.“Në gjykimin tonë, këto dy projekte zhvillimi ofrojnë një platformë solide për të hedhur një hap të ri cilësor përpara në kreditimin e bujqësisë. Megjithatë, suksesi i kësaj platforme varet në një masë të madhe nga përfshirja dhe angazhimi juaj për shfrytëzimin e instrumenteve të saj.Në aspektin e ngushtë të interesit të bizneseve që ju drejtoni, dëshiroj të theksoj se shkalla e ulët e kreditimit të sektorit bujqësor nuk duhet të shihet vetëm si dëshmi e problemeve që ekzistojnë në këtë proces, por dhe si tregues potencial i kthimit të lartë që mund të siguroni nga investimi në të. Për këtë arsye, ju ftoj t’i jepni bujqësisë vëmendjen dhe ekspertizën që meriton,” tha Guvernatori.Ai shtoi se, në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, rritja e sektorit bujqësor në sinkron dhe paralel me sektorët e tjerë të ekonomisë, duhet parë si një element esencial për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.“Nga ky këndvështrim, si aktorë primarë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit, ju duhet të konsideroni kreditimin e sektorit bujqësor, si një investim me kthim pozitiv në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.Si aktorë të rëndësishëm në jetën shoqërore të vendit, mbështetja e sektorit bujqësor duhet të shihet edhe si detyrim moral ndaj Shqipërisë, vendi në të cilin zhvilloni me siguri dhe rentabilitet biznesin tuaj. Përkrahja e industrisë së zinxhirit ushqimor mbetet një faktor me rëndësi të vërtetë jetike për një vend dhe popullsinë e tij,” u shpreh Sejko.Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar portofoli i kredisë për bujqësinë ra në 6.3 miliardë lekë, nga 6.8 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë. Ndërsa pesha e këtij portofoli kundrejt totalit të kredisë për ekonominë u tkurr më shumë në 1.3%, nga1.6% që kishte qenë një vit më parë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Guvernatori Sejko, kërkesë bankave: Shtoni kreditimin për bujqësinë, sektor jetik për ekonominë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbajti fjalën sot në në tryezën e diskutimit për nxitjen e kreditimit në sektorin bujqësor.
Ai deklaroi se niveli i kreditimit për këtë sektor është i ulët dhe se duhet korrigjuar.Pjesë nga fjala e Sejkos:
Në radhë të parë, dëshiroj t’ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë tryezë diskutimi, të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Kjo tryezë ka për qëllim të identifikojë rrugët dhe instrumentet e duhura për hapjen e një kapitulli të ri në kreditimin e sektorit bujqësor të vendit.
Sikundër e kemi theksuar edhe në shumë tryeza e platforma të mëparshme komunikimi, kreditimi i sektorit bujqësor ka qenë dhe mbetet një dobësi strukturore e ekonomisë dhe e sektorit tonë bankar.
Kjo dobësi ilustrohet qartë nëse krahasojmë peshën e madhe që ka sektori bujqësor në ekonominë shqiptare me nivelin e kreditimit që ai përfiton nga sektori bankar. Ky sektor siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të kredisë totale. Për më tepër, trendet e viteve të fundit nuk janë aspak pozitive.
Arsyet e shkallës së ulët të kreditimit të sektorit bujqësor – duke filluar nga problemet e pronësisë dhe duke vijuar me nivelin e lartë të informalitetit, rrezikun relativisht të lartë të biznesit, si dhe produktivitetin e ulët si pasojë e mungesës së ekonomive të shkallës, – i kemi diskutuar në vazhdimësi. Një pjesë e këtyre problemeve mbeten ende relevante, ndërkohë që një pjesë tjetër e tyre janë drejt zgjidhjes.
Megjithatë, edhe në këtë kontekst sfidues, nivelet aktuale të kreditimit për bujqësinë mbeten të ulëta. Kjo është një mangësi, e cila duhet korrektuar një orë e më parë, nëse synojmë të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori jetik për ekonominë shqiptare.
Të ndërgjegjshëm për këtë, Banka e Shqipërisë vendosi në fokus të Programit të saj të Financimit të Biznesit Mikro, të Vogël e të Mesëm, rritjen e kredisë për sektorin bujqësor. Ky program, pjesë e së cilit janë bërë të gjithë aktorët e sektorit bankar, ju ofron ju një bazë të sigurt e të qëndrueshme fondesh, me kosto të ulët, për kreditimin e projekteve të zhvillimit të sektorit bujqësor, duke përshirë edhe agroturizmin dhe industrinë agroushqimore.
Së fundmi, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, duke vënë në dispozicion një skemë garancie sovrane për kreditë e dhëna ndaj sektorit bujqësor. Kjo garanci ul ndjeshëm rrezikun e kreditimit të këtij sektori, duke reduktuar ndjeshëm dhe një nga problemet fondamentale që kemi diskutuar, kolateralin.
Në gjykimin tonë, këto dy projekte zhvillimi ofrojnë një platformë solide për të hedhur një hap të ri cilësor përpara në kreditimin e bujqësisë. Megjithatë, suksesi i kësaj platforme varet në një masë të madhe nga përfshirja dhe angazhimi juaj për shfrytëzimin e instrumenteve të saj.
Në këtë kontekst, më lejoni të tërheq vëmendjen tuaj në tre momente të rëndësishme.
Së pari, në aspektin e ngushtë të interesit të bizneseve që ju drejtoni, dëshiroj të theksoj se shkalla e ulët e kreditimit të sektorit bujqësor nuk duhet të shihet vetëm si dëshmi e problemeve që ekzistojnë në këtë proces, por dhe si tregues potencial i kthimit të lartë që mund të siguroni nga investimi në të. Për këtë arsye, ju ftoj t’i jepni bujqësisë vëmendjen dhe ekspertizën që meriton.Së dyti, në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, rritja e sektorit bujqësor në sinkron dhe paralel me sektorët e tjerë të ekonomisë, duhet parë si një element esencial për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit. Nga ky këndvështrim, si aktorë primarë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit, ju duhet të konsideroni kreditimin e sektorit bujqësor, si një investim me kthim pozitiv në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.Së treti, si aktorë të rëndësishëm në jetën shoqërore të vendit, mbështetja e sektorit bujqësor duhet të shihet edhe si detyrim moral ndaj Shqipërisë, vendi në të cilin zhvilloni me siguri dhe rentabilitet biznesin tuaj. Përkrahja e industrisë së zinxhirit ushqimor mbetet një faktor me rëndësi të vërtetë jetike për një vend dhe popullsinë e tij.
Të nderuar përfaqësues të sektorit bankar,
Çështjet që ngrita më sipër dëshiroj t’i shihni më tepër si një apel ndaj anës suaj racionale, se sa asaj emocionale. Banka e Shqipërisë nuk do të marrë në asnjë moment, masa që mund të cenojnë qëndrueshmërinë e bilanceve tuaja financiare apo që bien ndesh me interesat e stabilitetit financiar të vendit në afatin e gjatë.
Megjithatë, brenda këtyre piketave, mendoj se do të ishte me vend të bënim një diskutim të hapur e transparent, në interes të inicimit të një qasjeje të re ndaj kreditimit të sektorit bujqësor, në përputhje me interesat afatgjata të zhvillimit ekonomik e social të vendit. -

“Kreditimi në sektorin bujqësor, i ulët”, Sejko: Duhet korrektuar një orë e më parë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbajti fjalën sot në në tryezën e diskutimit për nxitjen e kreditimit në sektorin bujqësor.
Ai deklaroi se niveli i kreditimit për këtë sektor është i ulët dhe se duhet korrigjuar.
Sejko: Në radhë të parë, dëshiroj t’ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë tryezë diskutimi, të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Kjo tryezë ka për qëllim të identifikojë rrugët dhe instrumentet e duhura për hapjen e një kapitulli të ri në kreditimin e sektorit bujqësor të vendit.
Sikundër e kemi theksuar edhe në shumë tryeza e platforma të mëparshme komunikimi, kreditimi i sektorit bujqësor ka qenë dhe mbetet një dobësi strukturore e ekonomisë dhe e sektorit tonë bankar.
Kjo dobësi ilustrohet qartë nëse krahasojmë peshën e madhe që ka sektori bujqësor në ekonominë shqiptare me nivelin e kreditimit që ai përfiton nga sektori bankar. Ky sektor siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të kredisë totale. Për më tepër, trendet e viteve të fundit nuk janë aspak pozitive.
Arsyet e shkallës së ulët të kreditimit të sektorit bujqësor – duke filluar nga problemet e pronësisë dhe duke vijuar me nivelin e lartë të informalitetit, rrezikun relativisht të lartë të biznesit, si dhe produktivitetin e ulët si pasojë e mungesës së ekonomive të shkallës, – i kemi diskutuar në vazhdimësi. Një pjesë e këtyre problemeve mbeten ende relevante, ndërkohë që një pjesë tjetër e tyre janë drejt zgjidhjes.
Megjithatë, edhe në këtë kontekst sfidues, nivelet aktuale të kreditimit për bujqësinë mbeten të ulëta. Kjo është një mangësi, e cila duhet korrektuar një orë e më parë, nëse synojmë të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori jetik për ekonominë shqiptare.
Të ndërgjegjshëm për këtë, Banka e Shqipërisë vendosi në fokus të Programit të saj të Financimit të Biznesit Mikro, të Vogël e të Mesëm, rritjen e kredisë për sektorin bujqësor. Ky program, pjesë e së cilit janë bërë të gjithë aktorët e sektorit bankar, ju ofron ju një bazë të sigurt e të qëndrueshme fondesh, me kosto të ulët, për kreditimin e projekteve të zhvillimit të sektorit bujqësor, duke përshirë edhe agroturizmin dhe industrinë agroushqimore.
Së fundmi, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, duke vënë në dispozicion një skemë garancie sovrane për kreditë e dhëna ndaj sektorit bujqësor. Kjo garanci ul ndjeshëm rrezikun e kreditimit të këtij sektori, duke reduktuar ndjeshëm dhe një nga problemet fondamentale që kemi diskutuar, kolateralin.
Në gjykimin tonë, këto dy projekte zhvillimi ofrojnë një platformë solide për të hedhur një hap të ri cilësor përpara në kreditimin e bujqësisë. Megjithatë, suksesi i kësaj platforme varet në një masë të madhe nga përfshirja dhe angazhimi juaj për shfrytëzimin e instrumenteve të saj.
Në këtë kontekst, më lejoni të tërheq vëmendjen tuaj në tre momente të rëndësishme.Së pari, në aspektin e ngushtë të interesit të bizneseve që ju drejtoni, dëshiroj të theksoj se shkalla e ulët e kreditimit të sektorit bujqësor nuk duhet të shihet vetëm si dëshmi e problemeve që ekzistojnë në këtë proces, por dhe si tregues potencial i kthimit të lartë që mund të siguroni nga investimi në të. Për këtë arsye, ju ftoj t’i jepni bujqësisë vëmendjen dhe ekspertizën që meriton.
Së dyti, në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, rritja e sektorit bujqësor në sinkron dhe paralel me sektorët e tjerë të ekonomisë, duhet parë si një element esencial për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit. Nga ky këndvështrim, si aktorë primarë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit, ju duhet të konsideroni kreditimin e sektorit bujqësor, si një investim me kthim pozitiv në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.
Së treti, si aktorë të rëndësishëm në jetën shoqërore të vendit, mbështetja e sektorit bujqësor duhet të shihet edhe si detyrim moral ndaj Shqipërisë, vendi në të cilin zhvilloni me siguri dhe rentabilitet biznesin tuaj. Përkrahja e industrisë së zinxhirit ushqimor mbetet një faktor me rëndësi të vërtetë jetike për një vend dhe popullsinë e tij.
Të nderuar përfaqësues të sektorit bankar,
Çështjet që ngrita më sipër dëshiroj t’i shihni më tepër si një apel ndaj anës suaj racionale, se sa asaj emocionale. Banka e Shqipërisë nuk do të marrë në asnjë moment, masa që mund të cenojnë qëndrueshmërinë e bilanceve tuaja financiare apo që bien ndesh me interesat e stabilitetit financiar të vendit në afatin e gjatë.
Megjithatë, brenda këtyre piketave, mendoj se do të ishte me vend të bënim një diskutim të hapur e transparent, në interes të inicimit të një qasjeje të re ndaj kreditimit të sektorit bujqësor, në përputhje me interesat afatgjata të zhvillimit ekonomik e social të vendit.Top Channel
-

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
“Dosja po bëhet gati për t’u dërguar për gjykim”, ka mësuar gazetarja Glidona Daci.
SPAK thotë se ka gjetur nëntë procedura tenderimi me vlerë 90 milionë Lekë si të dhëna në kundërshtim me ligjin nga zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Mes të akuzuarve për këtë rast është administratori i UB-së, Edmond Tërthorja, si dhe dy zëvendësrektorë të universitetit, Romina Koto dhe Ilir Kapaj.
SPAK tha se ka përgjuar dhe vëzhguar në terren personat nën hetim dhe në bazë të dokumenteve të sekuestruara për procedurat e tenderit ka arritur të dokumentojë shkeljet.
Për këtë rast pati debat publik, madje grupi parlamentar i Partisë Socialiste bëri një dëgjesë publike me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallaku.
“Ne besojmë që do ketë një proces të ndershëm, por ajo që unë besoj është se shumica e pedagogëve të mi i përkasin njerëzve të ndershëm. Besoj prapë që asnjë proces nuk e zhbën realitetin e atyre që punojnë te ky universitet”, tha asokohe Sallaku.
Ndërsa kryeministri Rama shprehu shqetësimin nga nxitimi i SPAK-ut, sipas të cilit kishte tre vite që hetonte për një çështje që ishte iniciuar nga SHISH dhe Policia e shtetit.
“Merr 24 masa sigurie për para-burgim, për arrest shtëpie dhe për detyrim paraqitje, a thua se u fut në fshatin e Korleones”, tha Rama më 26 Shkurt.
Ndërsa pasi Gjykata e Posaçme dha masat e sigurisë, kreu i qeverisë u shpreh i lehtësuar duke theksuar se nuk mund të merret peng as aktiviteti universitar dhe as integriteti i institucionit arsimor./tvklan -

90 mln lekë abuzime me tendera tek ‘Bujqësori’! SPAK mbyll hetimet, 28 të pandehur
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për abuzimet me tenderat te Universiteti Bujqësor i Tiranës. SPAK ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Dosja penale po përgatitet për t’u dërguar në gjykatë.
Stafi i UBT-së akuzohet për për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publik”. Mes të akuzuarve janë Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, të cilët në bashkëpunim me të tjerë kolegët favorizuan për shpalljen fitues në 9 tendera, kompanitë: “Krijon” sh.p.k.; “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”.
Për 24 nga të pandehurit, GJKKO në seancën e mbajtur më 26 shkurt vendosi pë 5 zyrtarë masën arrest me burg, arrest shtëpi pë 11 të tjerë dhe la në detyrim paraqitje 9 prej tyre.Arrest në burg: Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Pirro Zoga
Arrest në Shtëpi: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kapaj, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Blenard Spaho, Tedi Proda, Radion Dhromi.
Detyrim me paraqitje: Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj, Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto, Bejo Bizhga, Etleva Shore, Rezearta Dervishi.Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga ky universitet, me një vlerë të prokurimit prej 90 milion lekë të reja./ZËRI
-

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë
Një tjetër përplasje e armatosur raportohet se ka ndodhur në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë, pas plagosjes së ndodhur në Golem.
Si pasojë e përdorimit të armëve mësohet se një person është arrestuar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Sipas raportimeve për mediat, nuk ka persona të dëmtuar aktualisht.
Njeri prej të përfshirëve në konflikt është kapur.
-

Çmimet e fruta – perimeve në vend, Braçe sulmon qeverinë: Abuzim dhe mungesë kontrolli
Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar ashpër qeverinë për çmimet e larta të fruta-perimeve në treg, të cilat i cilëson të padrejta për periudhën aktuale.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe thekson se qeveria ka përgjegjësi për këtë situatë, duke e akuzuar për mungesë ndërhyrjeje dhe tolerim të abuzimeve. Ai sjell shembuj konkretë nga tregjet, ku çmimet janë shumë më të larta sesa në zonat e prodhimit, duke i quajtur diferencat skandaloze.
Sipas Braçes, abuzimi me çmimet, struktura e dobët e prodhimit bujqësor dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike janë tre arsyet kryesore të kësaj krize në treg.
Deputeti socialist ka paraqitur edhe disa propozime konkrete, mes të cilave: shpërbërjen e tregjeve ku sipas tij abuzohet me tarifat, hapjen e tregjeve publike për bujqit pa ndërmjetës, barazimin e TVSH-së dhe vendosjen e fiskalizimit nga prodhuesi te konsumatori i fundit. Ai gjithashtu kërkon kontroll mbi qiratë e ambienteve tregtare dhe mbështetje për rikthimin e prodhimit bujqësor në fusha të hapura.
Në fund, Braçe apelon për një vëmendje serioze ndaj ndryshimeve klimatike që po ndikojnë direkt te prodhimi bujqësor dhe te çmimet në treg.
Statusi i plotë i Braçes:
TË BLESH TË HËNË ËSHTË TMERR, MBASET EDHE ÇDO DITË TJETËR; PERIMET E FRUTAT JANË SHUUUUMËËË TË SHTRENJTA!
Domate 110-130 lekë/kg, kastravecë 100-110 lekë/kg, bizele 300 lekë/kg, mashurka 250-270 lekë/kg, speca 150 lekë/kg, qershi 650-1000 lekë/kg, nektarinë 280-300 lekë/kg, shalqi 50-60 lekë/kg; TË GJITHA JANË PERIME E FRUTA TË STINËS;
Dmth tani kanë periudhën kur bëhen masive e normalisht duhet të kishin ÇMIME TË TJERA, ÇMIME TË DREJTA!
JOOOOO, NUK JANË!
Arsyet?
1. ABUZIMI ME ÇMIMET;
Po ju marr veç shalqinin – dje, shitej në Divjakë me 23 lekë/kg; 60 lekë/kg është thuajse TRI HERË MË I SHTRENJTË DHE KY ËSHTË ABUZIM SKANDALOZ!
Çfarë propozoj unë?
Shpërbërjen e tregut të autostradës; abuzimi me tarifat atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti;
Hapjen e tregjeve publike për BUJQIT – jo tregtarët; të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë;
Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% MË TË SHTRENJTA kot;
FISKALIZIM nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt;
Dikush duhet t’i thotë ministrit të financave se zgjedhjet mbaruan, Erion Braçe nuk është më deputet në Lushnje dhe kokëfortësia jote banale po vijon të bëjë më të shtrenjta perimet e frutat;
E fundit, kontroll mbi qiratë e ambienteve tregtare – frutave e perimeve në këtë qytet, po abuzohet tmerrësisht me to.
2. STRUKTURA E PRODHIMIT;
Prodhimi i perimeve po përqendrohet gjithnjë e më shumë te serat, jo të gjitha të përshtatshme për t’u punuar në temperatura të larta – sezoni i tanishëm, të ulëta – sezoni i dimrit; në të dy këto ekstreme sasia e prodhimit bie ndjeshëm;
Vuajtja e bimëve dhe e bujqve është e madhe.
DUHET T’I RIKTHEHEMI FUSHËS, PRODHIMIT NË TË, VEÇANËRISHT NË ZONA ME KUSHTE MOTI KREJT TË TJERA E TË PËRSHTATSHME PËR PUNË E PRODHIM;
Doemos që duhet ndihmë për këtë.
3. NDRYSHIMI I KLIMËS;
Ndryshimi i klimës po shoqërohet me kthime të papritura të motit dhe ngjarje ekstreme që mbi të gjitha godasin pa kthim prodhimin bujqësor;
këto ngjarje po bëhen thuajse periodike, thuajse të përvitshme duke goditur prodhimin – QERSHINË këtë vit edhe një herë,
por mbi të gjitha duke dekurajuar bujkun të merret më me prodhim; NE NUK PO MERREMI ME NDRYSHIMIN E KLIMËS DHE PËRSHTATJEN DHE MBROJTJEN E PRODHIMIT ME KËTO NDRYSHIME;
duket bezdi e madhe të flasësh, madje ta kthejnë – “janë punët e zotit”;
dhe bezdia paguhet me çmimet e shtrenjta, të padrejta në treg. -

Aksident në Fier, makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen tre persona
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.Top Channel
-

Aksident i rëndë në Fier – Makina përplas një mjet bujqësor në Fermë Çlirim, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Seman, në afërsi të fshatit Fermë Çlirim, ku një automjet tip “Ford” ka përplasur nga pas një mjet bujqësor tip freze.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas të dhënave paraprake, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndihma e parë iu dha menjëherë nga ekipet mjekësore në vendngjarje.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Në vendin e aksidentit mbërritën forcat e policisë rrugore dhe autoambulancat, të cilat bënë të mundur menaxhimin e situatës dhe mbylljen e përkohshme të një segmenti të rrugës për shkak të ndërhyrjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Pamjet e siguruara nga Fieri Web tregojnë momentet pas përplasjes, ku duken qartë dëmet e konsiderueshme në të dy mjetet. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse mjeti bujqësor ishte i pajisur me sinjalistikën dhe ndriçimin e nevojshëm për lëvizje në rrugë publike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”