Rreth 23,396 fermerë në të gjithë vendin kanë arritur të marrin financim, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intesivisht, ku deri më tani janë shpërndarë rreth 1,13 miliard lekësh apo 11 milionë euro, ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces.
Masat e Skemës Kombëtare 2025 përfshijnë: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akse nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025.
Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, ndërsa interes të lartë ka pasur edhe për blegtorinë dhe bletarinë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, për masat 1-7 janë në total janë 7272 fermerë përfitues.
Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i prodhimit MadeinAlbania duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025.
Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe i është dhënë më shumë financimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat do mund të përfitojnë në masën 100%.
Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024, nga të cilët 14,937 përfitues nga skema kombëtare si dhe 52,195 të planifikuar nga skema e subvencionimit të naftës për bujqësinë.
Tag: bujqësor
-

Qeveria hap “thesin”, 11 milionë euro për fermerët shqiptarë, ja kush përfiton nga subvencionet rekord 2025
-

Vodhën një mjet bujqësor në Vlorë, identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuarit
Vlorë/Vijon puna e strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vodhën një mjet bujqësor në fshatin Panaja, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pasurisë, identifikuan dhe bënë ndalimin e dy autorëve të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Panaja, konkretisht shtetasve:• L. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë;• N. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, më datë 24.09.2025, në fshatin Panaja, pasi kishin vjedhur një mjet bujqësor për punimin e tokës (frezë), të cilin po e transportonin me një automjet tip “Mercedes Benz”.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve, me autorë të dyshuar këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.Top Channel
-

Çfarë është “bujqësia me kontratë”?/ Ndryshon modeli në Shqipëri, fuqizohen kooperativat
Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri, me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Ky transformim parashikohet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Në programin e saj qeverisës, qeveria planifikon kalimin nga ferma e vogël tradicionale tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract Farming”, përmes nxitjes e krijimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, apo të njohura ndryshe si kooperativa dhe modeleve të ekonomisë së shkallës. Pilotimi do të fillojë në 5 bashki, të cilat kanë edhe bujqësi të zhvilluar. Por çfarë është “contract farming?”
Ky koncept i referohet “bujqësisë me kontratë”, pra një marrëveshje që nënshkruhet midis fermerit dhe blerësit i cili mund të jetë kompani, përpunues apo eksportues ku përcaktohen paraprakisht kushtet e prodhimit dhe të shitjes së një produkti bujqësor. Përmes kësaj kontrate fermeri merr përsipër të prodhojë një kulturë të caktuar apo të rrisë bagëti sipas standardeve të përcaktuara nga blerësi. Ndërsa blerësi angazhohet të blejë produktin nga fermerët, më kushte të paracaktuara, si çmimi, sasia cilësia dhe afatet. Shpesh blerësi mund të ofrojë inpute bujqësore si fara, plehra kimikë, këshillim teknik apo financim paraprak. Ndër përfitimet e fermës me kontratë është siguria e tregut dhe çmimit për fermerin. Siguri furnizimi dhe cilësie për blerësin. Sa i takon Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor apo kooperativave moderne, ligji në Shqipëri ekziston prej kohësh por nuk ka funksionuar siç duhet në terren. Kjo për shkak edhe të mentalitetit që kanë fermerët shqiptarë, të cilët tremben nga ideja e bashkimit të tokave vetëm në funksion të kultivimit, të pajisjeve bujqësore apo të prodhimit. -

Efekti i “luftës” tregtare te fermerët/ Bujqit në Fier: Të huajt na faturojnë gjithçka ne shqiptarëve, kemi edhe pesticide jo efektive
Ky është Aurel Kodheli, nga fshati Suk i Fierit, ai thotë që në këtë sezon bujqësor nuk ka shitur asnjë kilogram me domate, sepse ato cilësohen si ta pa shëndetshme për konsumtorin europian.
9 vite me parë Aurele la profesionin e gazetarit për të punuar tokën e të parëve të tij, me shpresën se prej bujqësisë do të siguronte një jetë më të qetë në fshat, por trazirat e tregut e kanë vendosur atë në vështirësi të mëdha ekonomike.
Bllokimi i tregjeve ndërkombëtare erdhi menjëherë sapo Kroacia dhe Sllovenia asgjësuan prodhimet shqiptare me pretendimin se ato ishin të mbingarkuara me kimikate. Por kjo sjellje e shtetit kroat sipas Aurelit e ka një arsye dhe ajo është lufta tregtare, sepse në çdo sezon bujqësor sapo ata kanë gati prodhimet e tyre I klasifikojnë menjëherë produktet shqiptare si të rrezikshme.
“ Tregu i Sllovenisë dhe Kroacisë, më sa kam dijeni ata tani kanë prodhimin e tyre dhe për të stimuluar shitjen e produktit vendas nxjerrin pretekse me produktet tona”.
Pesticidet nuk janë vetëm frika e konsumtorit, por edhe vetë fermerëve, kjo sepse në farmacitë bujqësor shiten pesticide të pakontrolluara, ku në shumë raste nuk ka përpuethshmëri të lëndës aktive me përmbajtjen.
“Produkti jonë në radhë të parë mbrohet duke certifikuar plehrat. Në radhë të parë pesticidet janë jo efektive, detyrohemi të spërkasim më shumë seç duhet nëse duhej të spëkasnim perime njëherë në 10 ditë, e bëjmë njëherë në 5 ditë, sepse nuk luftohet ndryshe insekti. Nuk po arrijmë ta bëjmë domaten prej kushteve atmosferike, insektet po shtohen gjithmonë e më shumë, nuk kemi përputhje të etiketës së pesticideve me emërtimin dhe përmbajtjen”.
Faji nuk duhet të mbëse më jetim, dhe kjo arrihet duke siguruar gjurmueshmërinë që nis nga fare e deri tek pika e grumbullimit. Dhe një gjë e tillë arrihet nëse ministria e bujqësisë ndryshon politikat e subvencionimit.
“Duke stimuluar me subvencione lek për kilogram, dhe jo për sipërfaqe t’i kështu arrin që të gjesh dhe fermerin që spërkat me pesticide, sepse sa herë që ai do dorëzoj produktin tek pikat e grumbullimit do kompesohet nga fatura e TVSH-së ke emirin, fermën dhe produktin. “
Në zonën Fierit edhe ato pak domate që po shiten, por kërkohen nga grosistët tepër lirë, çmimi 35-40 lekësh për kilogram, sipas fermerëve ky çmim i vendos njerëzit e tokës në rrezik falimentimi,Top Channel
-

Nga ferma tradicionale tek bashkëpunimi i fermerëve, shteti nis pilotimin e projektit në 5 bashki
Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri, me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Ky transformim parashikohet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Në programin e saj qeverisës, qeveria planifikon kalimin nga ferma e vogël tradicionale tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract Farming”, përmes nxitjes e krijimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, apo të njohura ndryshe si kooperativa dhe modeleve të ekonomisë së shkallës.Pilotimi do të fillojë në 5 bashki, të cilat kanë edhe bujqësi të zhvilluar.
Por çfarë është “contract farming?” Ky koncept i referohet “bujqësisë me kontratë”, pra një marrëveshje që nënshkruhet midis fermerit dhe blerësit i cili mund të jetë kompani, përpunues apo eksportues ku përcaktohen paraprakisht kushtet e prodhimit dhe të shitjes së një produkti bujqësor.Përmes kësaj kontrate fermeri merr përsipër të prodhojë një kulturë të caktuar apo të rrisë bagëti sipas standardeve të përcaktuara nga blerësi.Ndërsa blerësi angazhohet të blejë produktin nga fermerët, më kushte të paracaktuara, si çmimi, sasia cilësia dhe afatet.
Shpesh blerësi mund të ofrojë inpute bujqësore si fara, plehra kimikë, këshillim teknik apo financim paraprak. Ndër përfitimet e fermës me kontratë është siguria e tregut dhe çmimit për fermerin. Siguri furnizimi dhe cilësie për blerësin.Sa i takon Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor apo kooperativave moderne, ligji në Shqipëri ekziston prej kohësh por nuk ka funksionuar siç duhet në terren. Kjo për shkak edhe të mentalitetit që kanë fermerët shqiptarë, të cilët tremben nga ideja e bashkimit të tokave vetëm në funksion të kultivimit, të pajisjeve bujqësore apo të prodhimit. -

Skema Kombëtare e Investimeve 2025: Deri në 50% mbështetje për agroturizëm dhe energji të rinovueshme
Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2025 qeveria po nxit investimet në agroturizëm dhe sektorin bujqësor, duke ofruar deri në 50% grant, deri në 15 milionë lekë për subjekt, për investime që përfshijnë edhe instalimin e paneleve fotovoltaike.
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bën të ditur se kjo masë synon rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe uljen e kostove për bizneset rurale, duke garantuar energjisë të qëndrueshme dhe të mjaftueshme deri në 110% të nevojave energjetike të objektit.
Sipas AZHBR-së, subjektet përfituese mund të sigurojnë financim të plotë falë kombinimit të grantit me Kredi të Butë (me interes vetëm 2%) dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit.
Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2025 në zyrat e AZHBR, në kuadër të 9 masave mbështetëse për sektorin bujqësor dhe agroturizmin.
Kjo nismë synon të përshpejtojë kalimin drejt një ekonomie rurale më të gjelbër dhe të vetëqëndrueshme, duke kthyer zonat rurale në burim të qëndrueshëm zhvillimi dhe punësimi. -

Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 po ofron mundësi të reja për zhvillimin e sektorit bujqësor, me fokus të veçantë këtë vit tek investimet në akuakulturë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes kësaj mase mbështetëse, ofrohet një grant prej 50% të vlerës së investimit për instalimin e rrjetave dhe koshave të rritjes së peshkut, duke synuar rritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet e brendshme dhe të huaja.
Mbështetja financiare përfshin 50% të vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Përfituesit e kësaj skeme kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë grantin me Kredinë e Butë, e cila ofrohet me një interes prej vetëm 2%, si dhe me garancinë sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit të nevojshëm për kreditim, duke siguruar kështu financimin e plotë të investimit. Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 do të jenë të hapura deri më 30 shtator dhe kryhen pranë zyrave qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Skema përfshin në total 9 masa mbështetëse për sektorin bujqësor, duke i dhënë mundësi fermerëve dhe sipërmarrësve ruralë të zgjerojnë veprimtarinë dhe të rrisin qëndrueshmërinë e prodhimit vendas. -

Mazniku takim me fermerët në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të hënë një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë. ”Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave, mbjelljet e reja e sistemet moderne të ujitjes, kjo është një mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin për të gjithë fermerët, duke aplikuar pranë AZHBR deri në datën 30 shtator”, theksoi ministri Mazniku.
Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara.Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor. Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.
Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik, deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë. Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.
-

Rrjetat antibreshër, AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50% të vlerës
Fermerët me mbështetjen edhe nga Skema Kombëtare e Investimeve, do të shtojnë mbrojtjen e prodhimit bujqësor nga risku klimaterik. Një nga zgjidhjet më efikase, për të menaxhuar riskun klimaterik dhe dëmet që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve të shpeshta e të paparashikuara të klimës, është vendosja e rrjetave antibreshër për të mbrojtur prodhimin.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve mbështet me financim fermerët për instalimin e rrjetave antibreshër në blloqe ekzistuese me të mbjella bujqësore. Sipas AZHBR-së, Skema Kombëtare e Investimeve financon rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha. “Masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të investimit dhe shkon deri në 1.5 milionë lekë për hektar.
Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, fermerët sigurojnë financim të plotë për të gjithë investimit”, bën të ditur AZHBR-ja. Përfitues të mundshëm të skemës janë fermerë, subjekte me status fizik/juridik, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Aplikantët nuk duhet të jenë debitorë ndaj AZHBR dhe MBZHR. Në rastet e fermerëve individualë, duhet të kenë tokën në pronësi ose me qira të paktën për 5 vite nga viti i aplikimit. Aplikimet e Skemës Kombëtare të Investimeve 2025 kryhen pranë zyrave qendrore të AZHBR deri më 30 shtator për investime në sektorin bujqësor me 9 masa mbështetëse. -

Qeveria çel skemat e investimeve në bujqësi, fermerët kanë afat deri në 30 shtator për të aplikuar
Qeveria shqiptare ka çelur zyrtarisht skemat e investimeve në sektorin bujqësor, duke ofruar mbështetje financiare, deri në 50% të vlerës së investimit për fermerët që aplikojnë në njërën prej nëntë masave prioritare të shpallura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njoftoi se skema mbulon një gamë të gjerë investimesh, që përfshijnë:
Ndërtimin e serrave me sipërfaqe minimale 0,2 hektarë;
Mbjellje të reja me pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta në sipërfaqe jo më pak se 0,5 hektarë;
Rrjeta antibreshër për sipërfaqe mbi 1 hektar;
Sistem ujitjeje me pika për toka mbi 1 hektar;
Ndërtim ambientesh për mbarështimin e kafshëve dhe shpendëve;
Mbështetje për mekanikë bujqësore dhe blegtorale;
Linja, makineri dhe pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e produkteve bujqësore dhe agroindustriale;
Investime në prodhimin dhe përpunimin e verës dhe vajit të ullirit;
Mbështetje për zhvillimin e agroturizmit.
AZHBR njofton se afati për aplikim është i hapur deri më 30 shtator 2025.
Për fermerët që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar pjesën e tyre të investimit, është krijuar mundësia për të përfituar kredi të butë me interes vetëm 2%. Për më tepër, deri në 70% të kolateralit të kërkuar nga banka do të mbulohet nga shteti.
“Për të gjithë ata fermerë që nuk kanë kapitalin fillestar për të përmbushur 50% të investimit, qeveria ka lancuar edhe skemën e kredive të buta me interes të ulët dhe mbështetje për kolateralin”, u shpreh për mediet Vullnet Gjolla, drejtor i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) në Korçë.
Zyrat rajonale të AREB në të gjithë vendin janë të hapura për të ofruar asistencë dhe informacion për aplikimin, ndërkohë që dosjet dorëzohen pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në Tiranë.
Skema e investimeve në sektorin bujqësor, është një mundësi konkrete për të rritur kapacitetet prodhuese të fermerëve, për të nxitur inovacionin në bujqësi dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura në zonat rurale.