52.589 fermerë në total në të gjithë vendin kanë marrë financim nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë. Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intensivisht, ku deri më tani janë shpërndarë 2.1 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro, nga 3.2 miliardë lekë total që është fondi i akorduar për fermerët. Ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces.
Masat e Skemës Kombëtare 2025 përfshijnë 8 masa në total: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi. Numri më i lartë i përfituese i takon skemës së naftës në bujqësi, ku mbi 37 mijë femerë kanë përfituar fondet në llogaritë e tyre bankare. 69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akse nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025. Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, ndërsa interes të lartë ka pasur edhe për blegtorinë dhe bletarinë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, për masat 1-7 janë në total janë 7272 fermerë përfitues. Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i prodhimit MadeinAlbania duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025. Skema Kombëtare i ka dhënë më shumë prioritet financimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat përfitojnë në masën 100%. Ndërsa, mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024.
Tag: bujqësor
-

21 milionë euro u “dorëzohen” fermerëve, 52,589 përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve
-

21 milionë euro u ‘dorëzohen’ fermerëve, ja sa përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve
52.589 fermerë në total në të gjithë vendin kanë marrë financim nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë.
Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intensivisht, ku deri më tani janë shpërndarë 2.1 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro, nga 3.2 miliardë lekë total që është fondi i akorduar për fermerët. Ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces.
Masat e Skemës Kombëtare 2025 përfshijnë 8 masa në total: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
Numri më i lartë i përfituese i takon skemës së naftës në bujqësi, ku mbi 37 mijë femerë kanë përfituar fondet në llogaritë e tyre bankare.
69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akse nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025.
Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, ndërsa interes të lartë ka pasur edhe për blegtorinë dhe bletarinë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, për masat 1-7 janë në total janë 7272 fermerë përfitues.
Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i prodhimit MadeinAlbania duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025.
Skema Kombëtare i ka dhënë më shumë prioritet financimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat përfitojnë në masën 100%.
Ndërsa, mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024. -

Rama, batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor: Nuk ma merrte mendja që do të lavdëroja kaq shumë një demokrat
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, e zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ekspertë nga brenda dhe jashtë vendit ndajnë dijen për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale.
Në fjalën e tij, Rama nuk i ka kursyer batutat me rektorin e Univeristetit Bujqësor teksa i tha “nuk ma merrte mendja që do të lavdëroja kaq shumë një demokrat”.“Është konferencë mjaft kuptimplotë sepse zhvillohet në një atmosferë transformimi të Universitetit Bujqësor. Dua të kthehem një çast për të prekur sa më shkurt disa pika të rëndësishme.Momenti retrospektiv është kur rektori i universitetit m’u drejtua me një sens urgjence dhe paniku, për shkak të rënies së numrit të studentëve dhe domosdoshmërisë për të mundësuar që universiteti të mos mbetej pa studentë. Praktikisht më ka kërkuar të mbështet ideja e uljes së mesatares së pranimit në këtë universitet.Të shkonim në këtë drejtim që do të sillte, mbase, më shumë njerëz, por që do të komprometonte totalisht cilësinë e burimeve njerëzore në dispozicion të zhvillimit të vendit, në një sektor siç është bujqësia. Duhet të hapin perspektivën e arsimit të lartë për veten e tyre, përmes një mundësie të re, që t’u japë atyre forcën e dijes.
Huberti ishte i zverdhur në atë moment, pasi pa kryeministrin e vendit dhe rektorin t’i mbinin në derë. Kryeministri i Shqipërisë me një grup të njohur, që mund edhe të kërkonin azil politik në Universitetin e Vjenës, kështu nisi bashkëpunimi që sot ka sjellë optimizëm. Ka rezultuar me 20% plus studentë.
Sot Universiteti Bujqësor ka arritur në drejtimin e urtë dhe të duhur. Reformë që i vlen jo vetëm këtij universiteti, pro që hap shumë rrugë të tjera. Më vjen mirë që nga një universitet që jetonte në një proces rrënimi, si rezultat i kthimit të kurrizit ndaj temave që ky universitet mbulon, në fillimet ishte edhe i sulmuar, i kapur prej fyti, të disa metastazave këtu brenda; sot është kthyer në një pararojë të transformimit. Prarojë e përgjegjësisë. Padyshim që këtu ka një meritë të veçantë jo vetëm lidershipi i universitetit. Nuk ma kishte ngrënë mëndja që do të vinte dita që do të lavdëroja kaq shumë, sa herë më bie rasti, një demokrat. Por kam kuptuar që kur demokratët nuk kanë flokë e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta”, tha Rama.
-

Kryeministri Rama: Universiteti Bujqësor drejt njehsimit të diplomave me Austrinë
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferenca ndërkombëtare “Mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë” organizuar nga Universiteti Bujqësor Tiranë (UBT) vlerësoi rolin e këtij institucioni në zhvillimin rural dhe transformimin e bujqësisë shqiptare përmes dijes dhe inovacionit.Në fjalën e tij, Kryeministri Rama u ndal tek sfidat e arsimit bujqësor dhe rëndësia e ruajtjes së standardeve akademike.“Rënia e numrit të studentëve ka qenë një shqetësim real. Rektori më ka kërkuar të mbështes idenë e uljes së mëtejshme të mesatares në këtë universitet, me qëllim që të tërhiqnim më shumë studentë në këtë territor. Por kjo do të komprometonte plotësisht cilësinë e burimeve njerëzore në një fushë kaq komplekse si zhvillimi rural.Unë i thashë rektorit të ndjekim të kundërtën: t’i japim universitetit markën e ekselencës dhe të frymëzojmë vajzat e djemtë që duan të ndërtojnë perspektivën e tyre përmes arsimit të lartë — përmes një mundësie të re për t’u pajisur me forcën e dijes, për t’u bërë të nevojshëm për vendin dhe konkurrues kudo që duan të provojnë veten.Kështu lindi ideja për të trokitur në dyert e Universitetit BOKU të Vjenës, në bashkëpunim me ministrin e asaj kohe. Ky bashkëpunim solli një rritje me 20% të numrit të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, sepse hapi një perspektivë të re dhe krijoi premisa për të parë të ardhmen ndryshe në këtë fushë. Pavarësisht zhvillimeve teknologjike dhe profesioneve të reja të lakmuara, bujqësia dhe zhvillimi rural do të mbeten fusha jetike, dhe vlerësimi për ata që punojnë në to do të vijë gjithnjë në rritje, edhe në aspektin financiar.Çështja e sovranitetit ushqimor dhe garantimit të ushqimit në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe të kufizimit të burimeve natyrore, si për shembull uji, është pjesë e një tematike shumë më të gjerë, që e bën këtë fushë jetike dhe profesionistët e saj asete të vyera e të vlefshme në kohë.Fakti që sot Universiteti Bujqësor i Tiranës ka arritur të realizojë një reformë jo vetëm për vetë universitetin, por që hap një dritare të re për botën tonë universitare, është një arritje domethënëse.Do të sjellim njehsimin e diplomës me Universitetin BOKU të Vjenës, me synimin për ta bërë Universitetin Bujqësor të Tiranës një qendër rajonale, që të tërheqë studentë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e rajonit”.Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla theksoi se Shqipëria është në rrugën historike drejt Bashkimit Europian dhe po trajtohen me prioritet çështjet e menaxhimit të tokës bujqësore, peshkimit dhe sigurisë ushqimore.“Kjo kërkon bashkëpunim mes Universitetit Bujqësor të Tiranës për dijen e tyre dhe fermerëve në terren.Kapitulli 11 përqendrohet në regjistrimin e parcelave bujqësore. Ky sistem do të forcojë transparencën dhe menaxhimin e tokës.Kapitulli 12 trajton çështjen e sigurisë ushqimore, ku do të ngrihet një sistem digjital kombëtar për inputet bujqësore, që do të bashkojë regjistrat e fermerëve, kompanive dhe analizave laboratorike, me qëllim rritjen e gjurmueshmërisë dhe kontrollit të cilësisë.Kapitulli 13 ka në fokus peshkimin, me qëllim ruajtjen e ekosistemit dhe përafrimin me rregullat e Bashkimit Europian. Po punojmë gjithashtu për rritjen e kapaciteteve njerëzore në këtë sektor.Sa i përket Urdhrit të Agronomit, kemi ndërmarrë një nismë për rregullimin dhe institucionalizimin e këtij profesioni, për të forcuar rolin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

74-vjetori i UBT, Rama: Do bëhet universitet rajonal. Shkenca dhe teknologjia, aleatët më të fortë për “Shqipërinë 2030”
Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, në 74-vjetorin e Universitetit Bujqësor në Tiranë, ka deklaruar se për “Shqipërinë Europiane 2030”, shkenca dhe teknologjia janë aleatët më të fortë për të ardhmen e afërt europiane për fermerët, mjedisin e çdo qytetar.
Kryeministri Rama deklaroi se universiteti bujqësor do të bëhet një universitet rajonal me studentë nga gjithë vendi e rajoni. Rama shtoi se sot Universiteti Bujqësor i Tiranës, rezulton me 20% më shumë studentë, ndërsa shprehu synimin për t’i dhënë universitetit, markën e ekselencës.
“Më ka kërkuar të mbështes idenë e uljes së mesatares në këtë universiteti dhe të shkonim në një drejtim që do sillte më shumë njerëz, por do kompromentonte cilësinë e burimeve njerëzore në dispozicion të zhvillimit të vendit.
Unë i thash rektorit që duhet të synojmë ti japim universitetit markën e ekselencës.
Sot ka sjellë një situatë optimizmi që ka rezultuar me 20% plus studentë në UBT. Jo studentë me mesatare të ulur për t’i sjellë, por sepse kanë trokitur në dyert e universitetit që ka çelur një perspektivë të re për të rinjtë dhe për ta parë të nesërmen në këtë fushë që, do jetë aq jetike sa vlerësimi për njerëzit që punojnë në këtë fushë do rritet, edhe në aspektin financiar.
Çështja e sovranitetit ushqimor dhe garantimit të ushqimit, në ndryshimin e kushteve me përmasa katastrofike, apo mbrojtjes dhe ripërtëritjes së burimeve (marr parasysh zjarret) janë pjesë e një tematike të gjerë që i bën njerëzit e specializuar, asete të vyera e gjithnjë e më të vlefshme në kohë”, deklaroi Rama. -

“T’i japim Universitetit Bujqësor markën e ekselencës”, Rama: Bashkëpunimi me Boku solli 20% studentë më shumë
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ishte i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ekspertë nga brenda dhe jashtë vendit ndanë dijen për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale.
Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin tek transformimi që po kalon Universiteti Bujqësor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar me Universitetin Boku të Vienës që, sipas tij, ka sjellë rritje të numrit të studentëve dhe një frymë të re optimizmi në institucion.
Rama: Kjo konferencë është mjaft kuptimplotë sepse zhvillohet në një atmosferë transformimi për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rektori i Universitetit mu drejtua me një sens urgjence dhe paniku, për shkak të rënies së numrit të studentëve dhe domosdoshmërisë për të mundësuar që Universiteti të mos mbetej pa studentë.Praktikisht më ka kërkuar që të mbështes idenë e uljes së mëtejshme të mesatares së pranimit në këtë Universitet. Pra të shkonim në një drejtim që do të sillte mbase në këtë territor kaq të rëndësishëm për zhvillimin e vendit më shumë njerëz, por që do të kompromentonte totalisht cilësinë e burimeve njerëzore në dispozicion të zhivillimit të vendit në një sektor jetik sa bujqësia.
Unë i thashë që duhet t’i japim niversitetit markën e ekselencës dhe të frymëzojmë të rinjtë dhe të rejat që duan të hapin perspektivën e tyre përmes një mundësie të re. Kështu lindi ideja për të shkuar së bashku me ministren në atë kohë dhe me zëvendësrektoren dhe një grup, si një delegacion në dyert e universitetit Boku.
Kështu filloi bashkëpunimi që sot ka sjellë një situtatë optimizmi, sot ka rezultuar me 20% plus studentë në Universitetin Bujqësor.
Fakti që UBT sot ka arritur të realizojë një reformë që i vlen jo thjesht universitetit, por që hap një dritare për të gjithë botën tonë universitare është shumë kuptimplotë. -

6.5 milionë euro shpërndahen për naftën në bujqësi, përfitojnë mbi 42 mijë fermerë
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka mbështetur deri më tani me financim 42,667 fermerë në të gjithë vendin, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.
Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intensivisht, ku deri më tani janë shpërndarë rreth 1,84 miliard lekë apo 19 milionë euro, ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces.
Skema Kombëtare 2025 përfshin 8 masa në total: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
Ndërsa sa i takon vetëm skemës së naftës, deri më tani kanë përfituar fondet në llogaritë e tyre bankare 32.627 fermerë në të gjithë Shqipërinë, për të cilët janë disbursuar 635.5 milionë lekë, apo rreth 6.5 milionë euro.
69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akses nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025.
Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, ndërsa interes të lartë ka pasur edhe për blegtorinë dhe bletarinë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, për masat 1-7 janë në total janë 7272 fermerë përfitues.
Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i prodhimit MadeinAlbania duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025.
Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe i është dhënë më shumë prioritet në financim shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat do mund të përfitojnë në masën 100%.
Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024. -

Aksidenti në Elbasan, i riu humb jetën disa ditë pas përplasjes
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh të Elbasanit, ku një 22-vjeçar humbi jetën tri ditë pas përplasjes me një automjet bujqësor. Viktima është identifikuar si Klaus Veliaj, banues në Elbasan.
Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës së kaluar, kur motomjeti që ai drejtonte u përplas me mjetin bujqësor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të automjetit dhe një personi tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
I riu Veliaj, i punësuar në sektorin privat në Elbasan, pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit. -

Po punonte me mjet bujqësor tokën, por i shpërtheu granata e vjetër, pëson dëmtime në trup 49-vjeçari
Një 49-vjeçar ka pësuar dëmtime në trup pasi i shpërtheu një granatë e vjetër teksa punonte tokën me mjet bujqësor. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit. I lënduari me iniciale G. Y., po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. -

E rëndë në Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari
Një 49-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Pogradec.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale G.Y., ishte duke punuar me mjet bujqësor në tokën e tijk në momentin që ndodhi shpërthimi.
Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë.
Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Top Channel