Tag: bufin

  • “Ka dalë doktori me u anku pse të sulmoj unë ty”, Rama i përgjigjet Bashës: S’je më ai Lul cunami i dikurshëm, çudi pse e ke frikë bufin

    “Ka dalë doktori me u anku pse të sulmoj unë ty”, Rama i përgjigjet Bashës: S’je më ai Lul cunami i dikurshëm, çudi pse e ke frikë bufin

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat dhe ironitë me Lulzim Bashën në rrjetet sociale.

    Rama ka postuar një video të bërë më herët nga Basha, ku ai i drejtohet kryeministrit dhe i thotë mes të tjerash se Sali Berisha ka nisur të ankohet se përse e sulmon.
    Basha: O Rameee…!
    Rama: O Lul, po ku je o vlla, ku je?! Se ka dalë në modë kjo thirrja ‘O Rameeee…!’, e kush nuk më thërret, kështu që nuk ia kthej kokën, nuk ia var! Ku je më vlla?!
    Basha: Ça bëhet me Ramë?
    Rama: Ça të bëhet, i shqetësum jam, shumë i shqetësum jam, për ty, kuptohet, se për vete e di që po e ndave mendjen, përfund edhe këtë herë. Po si do bëhet, se u ngrejte lartë kur u zgjove, më vure para, por ke ra. Ke ra prapë! Por të tremb, të tremb ai dreq bufi më duket. S’je ai Lul tsunami i dukurshëm, nuk je, nuk e ke atë, s’e di ça ka ndodh me ty!
    Basha: Ka dalë doktori me u anku, sepse të sulmoj unë ty. A e ndëgjove ça thotë?
    Rama: A e shef, a e shef, rri e dëgjon bufin! Ala i thuaj doktori, po ça doktori me Lul?! Të shkuli si me qenë dhemb qumështi, pa anestezi, me qysqi, doktori, doktori! Cili doktor mo?!
    Basha: Ke dalë nga realiteti, që kur merresh me Lul Bashën, dmth. Më përpara ishe në realitet eee?
    Rama: Por është xheloz, është xheloz për ne mo burrë! Plus që i ka lëshu pllumbat ai, e ke vu re a jo? I fiket llamba mo, përditë! Në mes të bisedës flet kuturu! Mezi po pres kur t’i thotë Flamurit, Luli…! Ti prapëseprapë ke frikë, çudi e madhe mo, pse e ke frikë bufin, pse?
    Basha: Edhe flet ti për dashni! Ty s’të ndahet shpirti nga bufi me Rame, por as bufit nga ty me Rame!
    Rama: Mos ma thuj këtë se më vret. Unë sa hap sytë mo flas me vete, ku është Luli, a do ta shof vallë Lulin, ça do bëjë Luli sot! Pastaj trembem, se më del përpara vigani, timonier, fitimtar, dhe sa hap ti gojën, them mosss, ky mezi pret me ja fut gjumit vetë. Të përshëndes!

    Top Channel

  • Rama publikon videon me personazhet e politikës të animuara, kryeministri: Për bufin dhe shokët e tij

    Rama publikon videon me personazhet e politikës të animuara, kryeministri: Për bufin dhe shokët e tij

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vijuar ironizimin e opozitës, teksa sot ka publikuar një video me kukulla të animuar, ku personazhe janë ai vetë, Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha.

    Në këtë krijim me titull “Bufi dhe Tiku drejt Bashkimit” shfaqen personazhet e politikës, të cilët diskutojnë për Shqipërinë në Bashkimin Evropian, por mes ironive dhe sarkazmës me njeri tjetrin.
    Rama thotë se zgjodhi ta publikojë këtë video në ditën Tradicionale të Teatrit të Kukullave.
    “MIRËMËNGJES dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Rama sjell Bufin dhe shokët e tij në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave

    Rama sjell Bufin dhe shokët e tij në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave

    Rama ka uruar sot MIRËMËNGJES 😊dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur.

  • “Pjesëmarrje masive në 11 Maj”, Rama apel për emigrantët: Braktisni bufin dhe kënetën, vishuni kuq e zi

    “Pjesëmarrje masive në 11 Maj”, Rama apel për emigrantët: Braktisni bufin dhe kënetën, vishuni kuq e zi

    Kryeministri Edi Rama ka zhvillaur këtë të shtunë një takim me emigrantët shqiptarë në Kretë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij për të pranishmit nuk i kurseu ironitë edhe ndaj opozitës.
    Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, proces të cilin opozita e ka cilësuar si të vonuar, Rama tha se negociatat janë hapur vjet ndaj procesi vonon. Rama u bëri më tej thirrje emigrantëve që të braktisin opozitën dhe më 11 Maj të vishen kuq e zi dhe të votojnë.

    Rama: Nëpër rrugët e Kretës keni edhe ju ata të kënetës e kur t’ju thonë pse nuk e futi 12 viteve Rama në BE Shqipërinë, thojini i hapëm negociatat vjet. Serbia mali i Zi Maqedonia e kanë nisur shumë më parë se ne proces. E nisëm duke i parë ne nga mbrapa, sot i shohim ne nga prapa. Atyre të kënetës që ju dalin nëpër cepa të lagur, jepuni një peshqir, thajuani flokët, jepuni dorën ngrohini zemrën dhe thojini të braktisin bufin dhe kënetës, fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuq e zi më 11 maj.
     
     

  • Rama: Edhe këtu në Kretë keni njerëz që shkojnë pas “bufit të kënetës”…

    Rama: Edhe këtu në Kretë keni njerëz që shkojnë pas “bufit të kënetës”…

    Edi Rama theksoi në Kretë se duhet që me 11 maj te bashkohemi bashkë që të fusim Shqipërinë në BE. E di që ka edhe këtu njerëz që ndjekin “bufin e kënetës, por duhet tu thoni se duhet të votojmë që Shqipëria të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe të futemi në Europë.
    Kryeministri tha se “Nëpër rrugët e Kretës keni edhe ju ata të kënetës e kur t’ju thonë pse nuk e futi 12 viteve Rama në BE Shqipërinë, thojini i hapëm negociatat vjet. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e kanë nisur shumë më parë se ne këtë proces. Por ne jemi përpara tani. Atyre të kënetës që ju dalin nëpër cepa të lagur, jepuni një peshqir, jepuni dorën, ngrohni zemrën dhe thojini të braktisin bufin e kënetës, fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuq e zi më 11 maj”.

  • Berisha merr bufin e Ramës: Është simboli i mençurisë. Kryeministri mashtron me BE-në”

    Berisha merr bufin e Ramës: Është simboli i mençurisë. Kryeministri mashtron me BE-në”

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur t’i kundërpërgjigjet rivalit politik Edi Rama për secilën prej tezave të fushatës elektorale, duke nisur nga krahasimi me bufin.
    Berisha doli në konferencën me gazetarët me një statujë bufi, duke sjellë në vëmendje se në Greqinë e lashtë, ndryshimi nga kuptimi që ka në të folurën e përditshme në Shqipëri, bufi ishte ai që shoqëronte perëndeshën Athina dhe simbolizonte mençurinë e diturinë.
    “Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë. Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar.”, tha Berisha.

    Berisha ka vendosur të markojë kryeministrin Edi Rama edhe për premtimet elektorale, duke nisur nga premtimi kryesor, futja e Shqipërisë në BE.
    “Është kollaj të dalësh dhe të mashtrosh qytetarët. Po kush të pranon në Europë me rrogat ndër më të ulëtat në planet? Kush të pranon në Europë me këtë pabarazi të tmerrshme? Askush nuk të pranon në Europë në këtë mënyrë.”
    Krahas replikave me rivalin politik Rama dhe programit elektoral, PD po zhvillon betejën për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj ajo do të shfrytëzojë seancën dëgjimore që Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian do të zhvillojë më 8 prill, me fokus zgjedhjet e 11 majit, për të paraqitur shqetësimet e saj.
    “Për shembull, në Shkodër, unë nuk e thashë kot që deputetët e PS janë deputetët e Dobraçit. Faktikisht, koordinatorë të PS janë Enver Bajri dhe Ilir Bajri me dy-tre të tjerë. Edhe banda e Pëllumb Gjokës me të tjerë. Udhëzimet dhe mjetet e shantazhit i marrin në Dobraç. Ne po i ndjekim dhe unë garantoj këta kriminelë elektoralë se kurrë nuk do t’u ndahemi pa bërë ligjin për këto krime të shëmtuara që marrin përsipër. Do bëhet çështje e madhe ndërkombëtare se këta po bëhen krahu i armatosur elektoral i Edi Ramës, me firmën e Altin Dumanit. Po.”
    Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha prezantoi edhe imazhin e ri të PD-së në fushatë dhe sloganin, “Shqipëria Madhështore”.
    “Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh. Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore, votojnë 1-shin. Defakto janë 1-sha.”

  • “Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së mençurisë”, Berisha: Rama më ka bërë nder, do të mërzitet kur ta marrë vesh

    “Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së mençurisë”, Berisha: Rama më ka bërë nder, do të mërzitet kur ta marrë vesh

    Kryeministri Edi Rama e quan çdo ditë ‘buf kënete’, por ky epitet për Sali Berishën nuk është aspak ofendim, përkundrazi.
    I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Story”, Berisha kujtoi se bufi ka qenë simbol i Perëndeshës së luftës dhe mençurisë, Athinasë.
    “Ky njeri ka vetëm batuta me realizmin socialist. Ky njeri nuk e di se çfarë nderi i bën Sali Berishës me bufin. Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së urtësisë dhe mençurisë. Bufi konsiderohej kaq simbol ia arrijë. Athinaja nuk zgjodhi shqiponjën, zgjodhi bufin.

    Edhe romakët, pas grekëve, nuk i thoshin dot Athina perëndeshës së mençurisë, por e quajtën Minerva. As Minerva nuk e ndërroi simbolin. Do të mërzitet ai (Rama) sonte kur ta marrë vesh. Minerva përsëri ruajti bufin si simbol. Simbol i mençurisë, i zotësisë, i vendimit”.
    Më pas, kryedemokrati përdori teorinë frojdiane.
    “Njëra anë është ajo frojdiane, ato me Noc Rrokun i ka probleme të vetat. Është punë kompleksesh. Nuk do bëj psikoanalizën e tij (Ramës) tani”.

  • Rama “thumbon” Bashën: Ti s’do që mileti ta marrë vesh dashurinë tonë, por më foli zemra

    Rama “thumbon” Bashën: Ti s’do që mileti ta marrë vesh dashurinë tonë, por më foli zemra

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjet virale me Lulzim Bashën, duke iu drejtuar me tone ironike në një video të publikuar në rrjetet sociale.
    Me një gjuhë plot batuta, Rama e quajti Bashën “zemër” dhe i kërkoi që të marrë guximin për të folur hapur kundër Sali Berishës.
    “Unë gjithmonë kam rënë brenda kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare, po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin,” u shpreh Rama, duke ironizuar qëndrimin e Bashës ndaj Berishës.
    Kryeministri e akuzoi kreun e PD-së për luhatje politike dhe e cilësoi si të paqartë në raport me SPAK-un dhe reformën në drejtësi. “Rama ik, Rama ik! Ja ika unë, po ti pse ike?”, tha ai, duke ironizuar sjelljen e Bashës në opozitë.

    “E thash që të kam zemër mor Lul, të kërkoj falje se e di që ti nuk do ta marrë vesh mileti këtë dashurinë tonë, po çfarë të bëj, më foli zemra. Po plaste. Unë gjithmonë kam rënë mrena kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin Lul. Mazallah se ja thua euroatlantikëve të vërtetën për bufin, Gaz ballakumen, etj. Vjen vërdallë si era e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë. Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as bëhej fjalë. Rama ik Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit”, tha Rama.

  • “S’më lë zemra, rënkon e shkreta, Lul e s’ka tjetër”, Rama batuta me Bashën: Nxirr jataganin e shpëto demokratët nga hataja

    “S’më lë zemra, rënkon e shkreta, Lul e s’ka tjetër”, Rama batuta me Bashën: Nxirr jataganin e shpëto demokratët nga hataja

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjet virale me Lulzim Bashën, duke iu drejtuar me tone ironike në një video të publikuar në rrjetet sociale.
    Me një gjuhë plot batuta, Rama e quajti Bashën “zemër” dhe i kërkoi që të marrë guximin për të folur hapur kundër Sali Berishës.“Unë gjithmonë kam rënë brenda kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare, po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin,” u shpreh Rama, duke ironizuar qëndrimin e Bashës ndaj Berishës.
    Kryeministri e akuzoi kreun e PD-së për luhatje politike dhe e cilësoi si të paqartë në raport me SPAK-un dhe reformën në drejtësi. “Rama ik, Rama ik! Ja ika unë, po ti pse ike?”, tha ai, duke ironizuar sjelljen e Bashës në opozitë.
    “E thash që të kam zemër mor Lul, të kërkoj falje se e di që ti nuk do ta marrë vesh mileti këtë dashurinë tonë, po çfarë të bëj, më foli zemra. Po plaste. Unë gjithmonë kam rënë mrena kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin Lul. Mazallah se ja thua euroatlantikëve të vërtetën për bufin, Gaz ballakumen, etj. Vjen vërdallë si era e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë. Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as bëhej fjalë. Rama ik Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit”, tha Rama.