Tag: bufin

  • “Në çdo fjalim i fiket llapa tre herë”, Rama ironi me Berishën: Nuk e çojmë dot bufin në Bruksel! T’u thotë atyre do ju ulim tavanin

    “Në çdo fjalim i fiket llapa tre herë”, Rama ironi me Berishën: Nuk e çojmë dot bufin në Bruksel! T’u thotë atyre do ju ulim tavanin

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, vazhdoi fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një mesazh të qartë për rrugën europiane të Shqipërisë dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, të cilin e ironizoi sërish si “bufin e kënetës”.
    “Çfarë do të zgjedhim më 11 maj? Interesin e vendit të tërë apo interesin e një shtëpie të një individi? Ose do zgjedhim të jemi në BE, ose të jemi me kënetën dhe bufin e kënetës,” tha Rama, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
    Ai u shpreh se mandati i radhës në qeverisje është i arritshëm për PS, por theksoi se ky nuk është thjesht një mision elektoral. “Ne e dimë që i marrim 71 mandatet, edhe duke bërë vetëm atë që kemi bërë gjithmonë – shumë punë. Por tani na duhet diçka më shumë, për të mos ndërprerë asnjë sekondë negociatat,” tha kryeministri.
    Rama sulmoi edhe idenë që Berisha mund të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare: “Nuk mund të dërgojmë bufin në Bruksel. Ne i mësuam atyre se nuk na shohin më nga lart poshtë, por sy më sy. Imagjinoni ata të marrin vesh që shqiptarët kanë zgjedhur të flasin me dikë që i fiket llamba tre herë për çdo fjalim. Çfarë do t’u thotë? Që do t’u ngrejë tavanin në Bruksel?”

  • “Tha se do t’i marri paratë qytetarëve, ai ka eksperiencë”/ Rama: Për bufin dhe kënetën e tij, në 11 maj do të ketë Noc Rrokun

    “Tha se do t’i marri paratë qytetarëve, ai ka eksperiencë”/ Rama: Për bufin dhe kënetën e tij, në 11 maj do të ketë Noc Rrokun

    Kryeministri Edi Rama, teksa po bisedonte me gratë dhe vajzat në Kamëz, deklaroi se në 11 maj opozita nuk do të marrë asgjë.

    Ai përmendi edhe takimin e Berishës në Kamëz, ku ironizoi deklaratat e tij.
    “Na e ka sjellë fati sot në dorë, që ne të mund të vendosim për historinë më 11 maj si shqiptarë dhe shqiptare. Kur Gjergj Kastrioti, profeti i historisë kombëtare, i vuri gjoksin perëndimit, ai bëri zgjedhjen profetike për të gjithë ne që të shikojmë nga rilindasit.
    Nuk kishte BE atëhere, as kur u ndamë nga perandoria. Ne populli nuk e patëm mundësinë të zgjedhim, derisa ra komunizmi. U bëmë i vetmi popull që na doli nga shpirti që e duam Shqipërinë si Europa.
    Shikoni sa shumë u vonuam, njësoj si në Kamëz, sa shumë u vonuam nëpër kanale dhe llumë. Pash bufin e kënetës, kishte ardhur diku në shesh në rrugë, e thoshte do të ju marrim paratë qytetarëve dhe do jua japim qytetarëve se kemi eksperiencë, është e vërtetë ka eksperiencë.
    E provuan duke duke shkuar pas bufit, ço paratë tek Sudja për të marrë para dhe pastaj morën Noc Rrokun. Në mënyrën më të dhimbshme. Për bufin dhe kënetën e tij, në 11 maj do të ketë Noc rrokun”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Rama ironizon Berishën: Ta çojnë bufin të negociojë në BE, të thotë “do të ngremë tavanin”

    Rama ironizon Berishën: Ta çojnë bufin të negociojë në BE, të thotë “do të ngremë tavanin”

    Kryeministri në takimin me vajzat dhe gratë në Korçë u shpreh se duhet që të votojnë Partinë Socialiste në mënyrë që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Rama nuk ndali dhe ironizimet për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.
    “Sot për herë të parë që nga rënia e komunizmit, nuk mjaftohet duke thënë një ditë ju mund të jeni pjesë e jona, por ka hapur derën. Për herë të parë kemi një afat, të vendosur bashkërisht.
    Detyra që duhet të bëjnë shqiptarët është ti japin një shtysë të fortë negociatave. Të mbarosh në 3 vjet negociatat është çmenduri. Nëse nuk kapim afatin, mund të na mbyllet dera. Mund ta lejojmë ne këtë? Jo.
    Dera mund të mbyllet për një arsye shumë thjeshtë, edhe sikur të mos ishte këneta në anën tjetër, po të ishin ca burra normale. Prapë, vetëm koha sa të bëhet qeveria, ikin 6 muaj, nuk kapet më 2027, mbyllet dera.
    Imagjinoni shqiptarët të votojnë për ti dhënë mandat bufit të kënetës të shkojë në BE edhe të flasë me ata, pasi ata kanë ndryshuar komplet bindjen për Shqipërinë. Mbasi sot Shqipëria është një vend i respektuar ndërkombëtar, shqiptarët ti thonë prit se kemi bërë gabim se ne jemi këta. E të çojnë bufin atje të thotë; do t’ju ngremë tavanin’. E patë, u tha do ju ngrejë tavanin. Është diçka që nuk mund ta bëjmë. BE na duhet.

  • ‘T’i çojmë bufin BE-së, që t’i ngrejë tavanin!’/ Rama ‘thumbon’ Berishën: Momenti të ulemi në tavolinën e Europës si ‘zonjë Korçe’!

    ‘T’i çojmë bufin BE-së, që t’i ngrejë tavanin!’/ Rama ‘thumbon’ Berishën: Momenti të ulemi në tavolinën e Europës si ‘zonjë Korçe’!

    Kryeministri Edi Rama e cilësoi datën 11 maj po aq të rëndësishme në histori, sa 22 marsi 1992, kur u votua masivisht PD sepse u ndryshua sistemi.
    Por këtë herë sipas tij, vota do jetë historike sepse jepet për Shqipërinë drejt BE-së më 2030.
    Kreu i mazhorancës këshilloi shqiptarët që të mos zgjidhnin Sali Berishën me interesat e hallet e tij dhe të familjes, por për të mirën dhe të ardhmen e një populli në Europë, për të realizuar ëndrrën shekullore.
    Rama deklaroi se duke votuar masivisht PS më 11 maj, i jepet një shtysë e madhe Shqipërisë drjet hyrjes në derën e BE-së, e cila shpjegoi se “nëse votohet bufi i kënetës, mund të mbyllet”.
    Ai ironizoi përsëri Berishën me momentin epik të ditës së djeshme në Krujë me tregtarin dhe tavanin, duke thënë se nëse kreu i PD do shkonte në BE, do “i ngrinte tavanin”.
    Kryesocialisti përsëriti se reformën në drejtësi e bëri PS-ja duke i hyrë “detit me këmbë” dhe shpatën ia dha kësaj drejtësie po PS-ja. Por që kjo reformë në drejtësi të mos zhbëhej dhe të sigurohej duke hyrë në BE bashkë me Shqipërinë, duhej votuar më 11 maj për numrin pesë.
    Fjala e Ramës para grave socialiste në Korçë:
    “I kthehem vitit 1992 kur u votua masivisht PD. Edhe Niko atëhere PD-në ka votuar, edhe si shumë të tjerë, për Gëzimin s’e di, por jo se ishin me PD-në. Por ishte moment që i vinte kapakun një historie të shkuar dhe i hapte faqen Shqipërisë për një sistem të ri. Aq e vërtetë ishte kjo, sa 6 muaj më pas u votua masivisht PS, sepse ishte mbyllur ai kapitull me historinë dhe Europa ishte aty. Më 11 maj zgjedhja është afër, BE është afër, është zgjedhja mes interesit të një njeriu të vetëm dhe të një populli të tërë, midis Shqipërisë me BE në Europë apo me hallin e një njeriu, me kënetën dhe me bufin e kënetës në gropë.
    Se kjo ka ndodhur në fakt dhe kjo zgjedhje është shumë e qartë, sepse sot për herë të parë, që nga rënia e komunizmit, BE nuk mjaftoi duke thënë vetëm se do jeni pjesë e jona, por duke hapur edhe derën për negociatat më 2027 që të jemi pjesë e tyre dhe të anëtarësohemi. Na thanë hajdeni këtu, anëtarësohuni. Pra e thashë janë 1 mijë vetë nga ata e 1 mijë nga ne, me kryenegociatoren që punojnë për dokumente dhe ligje, për fusha të ndryshme, deri te zogjtë, që po punohet për t’u plotësuar dhe duke e krahasuar me vende të tjera, ne jemi shumë më pranë historisë. Jemi te pragu i derës së BE-së dhe ky është shansi.
    Thonë po ky Edi Rama çfarë do, ia dhamë 3 herë dhe prapë kërkon votë na thotë do ju fus në BE. Ja Mali i Zi, ishte para nesh me negociatat, ja ku është, bashkë me ne, jemi me ta për të hyrë në BE. Po Serbia që i ka hapur që në 2005, ja ku është, mbrapa nesh. Maqedonia, që ka ndërruar edhe emër tani, edhe ajo që në 2005, kur shumë djem e vajza nuk kishin lindur ende, ka mbetur pas.
    Ka ardhur momenti kur bashkohen fati i shqiptarëve dhe i BE-së me njëri-tjetrin. Por edhe Zoti thotë, po s’ndihmove veten, s’të ndihmoj dot. Por ky është momenti dhe na duhet një shtysë e madhe më 11 maj për ta çuar vendin në BE. Janë gjithë ata njerëz që punojnë për këtë, edhe sot ditë e shtunë janë në zyra, sepse mund të na kalojë afati. Po mund ta lejojmë ne këtë? Jo, s’e lejojmë. Por dera mund të na mbyllet. Përsëritet historia me bufin, ikin disa muaj, mbyllet dera dhe ikin negociatat, nuk hapet më ajo derë.
    Imagjinoni ju bufi i kënetës të marrë votën dhe të shkojë për negociata të flasë me ta. Ka ndryshuar historia, nuk është më e njëjta. T’i çojmë bufin atje e t’u thotë do t’ju ngre tavanin. E patë? Tha do të ngre tavanin. Prandaj më 11 maj na duhet ajo votë. E tha edhe Niko më parë, po të mos ishte Korça, nuk dihet se kur do shikonit ju të tjerët shkencë edhe art. Ndaj bëj thirrje për atë që është në ADN-në e Korçës, Kolonjës, Pogradecit, se çfarë është Europa. Skënderbeu ishte i pari që na tregoi Europën dhe rilindasit që na treguan se dielli lind andej nga perëndon.
    Ajo pasaporta atje nuk është dokument udhëtimi, por status dhe dinjitet për të drejta të barabarta me qytetarë europianë. Kjo erdhi si rezultat i PS me reformën në drejtësi, u desh t’i hynim detit në këmbë. Duhet ta bënim reformën në drejtësi, ta dorëzonim shpatën, atë drejtësi që pushteti i dikurshëm e kishte për vete, por unë besoja se drejtësisë i duhej dhënë shpatë. Ajo drejtësi sigurohet vetëm duke qenë pjesë e BE-së, që të ulet në sallonin e Europës si zonjat korçare në tavolinën e BE-së.
    Vota më 11 maj është investim i drejtpërdrejtë edhe për fëmijët tuaj, e kam për ju gra dhe nëna.
    Që u është dhënë mundësia që atje, përballë gjermanëve, italianëve, francezë e çfarë të jenë të mos e ulin kokën para tyre. Sikurse edhe problematikat e lejes së punës apo pensioneve me Greqinë, e të gjitha këto i zgjidh ajo atje (pasaporta europiane). Me të gëzon të gjitha të drejtat si europianët, ke të gjitha mundësitë, madje edhe të kandidosh. E shikoni sa e lartë është steka e 11 majit?!”

  • Rama ironizon Berishën në Korçë: Imagjinoni Bufin në negociata tu thotë përfaqësuesve të BE se do u ngrejë tavanin

    Rama ironizon Berishën në Korçë: Imagjinoni Bufin në negociata tu thotë përfaqësuesve të BE se do u ngrejë tavanin

    Kryesocialisti Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Qarkun e Korçës, ironizoi kryedemokratin Sali Berisha, i cili një ditë më parë gjatë takimit me qytetarët në Krujë u “keqkuptua” në një bisedë me një tregtar.
    Ndërsa po fliste për rëndësinë e integrimit të Shqipërisë ën BE dhe sa shumë e rëndësishme është vota e shqiptarëve mnë 11 maj për Partinë Socialiste, rama me ironi tha se është e paimagjinushme të çosh “Bufin” në negociata e tu thotë europianëve që do ju ngrejmë tavanin.
    “Imagjinoni shqiptarët të votojnë për ti dhënë mandat bufit të kënetës të shkojë në BE edhe të flasë me ata, pasi ata kanë ndryshuar komplet bindjen për Shqipërinë. Mbasi sot Shqipëria është një vend i respektuar ndërkombëtar, shqiptarët ti thonë prit se kemi bërë gabim se ne jemi këta. E të çojnë bufin atje të thotë; do t’ju ngremë tavanin’. E patë, u tha do ju ngrejë tavanin. Është diçka që nuk mund ta bëjmë. BE na duhet”, tha Rama.

    Një ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha gjatë në bisede me një tregtar në Krujë u shpreh se me ardhjen e PD në pushtet do të ngrejë “tavanin”, çka solli reagimin epik të qytetarit i cili ngriti kokën, pa e kuptuar se kryedemokrati kishte si qëllim ngritjen e tavanit për xhiron vjetore.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Rama thirrje grave në Kolonjë: Me Shqipërinë në BE, ose me bufin e kënetës në gropë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Rama thirrje grave në Kolonjë: Me Shqipërinë në BE, ose me bufin e kënetës në gropë

    Kryeministri Edi Rama ishet sot në Kolonjë në hapjen e rrugës së re të Vjosës që lidh bregdetin me juglindjen e vendit.
    Rama u bëri thirrje grave dhe vajzave në Kolonjë që që të votojnë për Partinë Socialiste. Ai theksoi se me Partinë Socialiste, Shqipëria do të futet në Bashkimin Evropian ose do të qëndrojnë me bufin në kënetë.
    “Ju lutem vajzave dhe grave të Kolonjës të bëjnë çmosin që mbështetjen e vajzave dhe grave ta kemi më të lartën. Nëse kemi ardhur deri këtu arsyeja madhore se kemi mobilizuar si kurrë më parë, fuqinë e grave, u kemi dhënë mundësi të përfaqësohen, të marrin përgjegjësi. Kemi çliruar nga barra e shumë paragjykimeve. Sot mbështetemi te gratë dhe vajzat si mundësi e madhe.
    Gjykimi i gruas është ajo që ka peshën më të madhe. E dinë dhe burrat, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë. Me këto shifra na mjafton gjysma e burrave. Se është gjysma që kupton, gjysma tjetër është çyryk, gjysma tjetër është çyryk. Zgjedhja e 11 majit është e qartë, interesi i një populli të tërë dhe hallit personal të një familjeje të vetme, është me Shqipërinë në BE dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Në gropë le të rrijë bufi, Shqipëria më kurrën e kurrës.”, tha Rama.

  • Krujë/ Shitësja i dhuron bufin, Berisha: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën

    Krujë/ Shitësja i dhuron bufin, Berisha: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën

    Gjatë një vizite në Krujë, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë disa dhurata simbolike nga artizanët vendas, përfshirë një xhubletë, një qeleshe dhe një laps me një buf të ngjitur mbi të.
    “Simbol i mençurisë”, u shpreh Berisha duke marrë dhuratën, teksa falënderoi artizanët për mikpritjen dhe kujdesin. Një qytetare i dorëzoi personalisht lapsin me bufin, duke i thënë se ishte një dhuratë nga një shitëse që nuk kishte mundur të ishte e pranishme.

    “E çmendi Edi Ramën, e çmendi!”, tha Berisha me të qeshur, duke iu referuar epiteteve të përdorura më herët nga Kryeministri, i cili e ka cilësuar atë “buf kënete”.
    “Unë nuk ofendohem. Bufi është simbol i diturisë dhe mençurisë,” shtoi Berisha.

  • “Mos e mbani Bufin në qafë”, Rama: I gënjeu dy herë shqiptarët, tani do t’i përdorë sërish për interesa personale

    “Mos e mbani Bufin në qafë”, Rama: I gënjeu dy herë shqiptarët, tani do t’i përdorë sërish për interesa personale

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish nga Dibra kryedemokratin Sali Berisha, i cili ka deklaruar se në rast fitoreje do të shkrijë SPAK.
    Rama tha se qëllimi i Berishës për të shkrirë SPAK-un ka interesa personale. Siaps tij shqiptarët u gënjyen dy herë nga Berisha ku herën e oparë i la pa p[[ara dhe u vranë mes njëri-tjetrit, ndërsa herën e dytë i çoi në greminë, ndërsa këtë herë do t’i përdorë për interesat e veta.
    “Mos u bëni qafa që mbani Bufin mbi kokë. Del Bufi dhe thotë do shkri SPAK-un në datë 12. Po pse? Se ka hallin e vet. Shqipëria Madhështore ka vetëm një gjë, meqë shqiptarët ja dhanë herën e parë dhe ai i shkatërroi, i vrau dhe i la të marrin rrugët,. Herën e dytë prapë na çoi në greminë. Këtë herë Bufi do prapë t’i japin votën që ai të rrijë në qafë jo vetëm të demokratëve por dhe të shqiptarëve. Jo, shqiptarët nuk kanë më kohë, ata kanë vetëm një gjë për të bërë, të shtyjnë përpara drejt BE”, u shpreh Rama.

    Më tej kryeminsitri Rama theksoi edhe njëherë se integrimi i Shqipërisë në BE është jetik për qytetarët, pasi marrja e pasaportës europiane do të na bëjë të barabartë mes të barabartëve.

  • Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni për ca kohë. Nëse i doni shumë kthehuni, por…

    Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni për ca kohë. Nëse i doni shumë kthehuni, por…

    Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe batuta me premtimin e tij për pasaportën e BE-së.

    Rama iu tha vajzave të reja, se nëse i dashuri i tyre iu thotë se do të votojnë “bufin e kënetës”, mos t’ua varin. Por ai shtoi se nëse e duan shumë të dashurin, të kthehen tek ata, por djemtë të kenë marrë mësim dhe të votojnë PS-në, që dhe si çift të kenë një pasaportë europiane, që ju jep më tepër mundësi. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Edi Rama: Me pasaportën e BE, çdo universitet europian është si çdo universitetet shqiptar. Pasaporta sot është dokument udhëtimi, por jo qëndrimi. Na thonë se ku do rrish, a të pret njeri dhe pastaj të thonë dhe pyetjen e tmerrshme se kur do ikësh. Nuk rrimë dot sot, për të qëndruar në vendet e BE duhet të kërkojmë azil. Me pasaportën e BE, do mirëpriteni si çdo shtetas europian, mund të punosh ku të duash, do jetoni në një Shqipëri të madhe sa BE, do të njihen të gjitha vitet e punës.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Me pasaportën e BE-së, nuk keni nevojë për pasaportën e Italisë dhe të Greqisë. Vajza, bindni djemtë që të votojnë PS-në, se do merrni të dy pasaportën. Vajza, nëse i dashuri ju thotë që do votojë për bufin e kënetës, mos ia varni fare. Nëse i doni shumë, lërini të pendohen dhe kthehuni, që të kuptojë se ka gabuar. Djemtë më pas do shikojnë pasaportën e BE dhe do thonë që rroftë e dashura ime, se nuk do e merrja këtë pasaportë.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Mos ma qaj hallin, oqeanin e kaloj kur të dua”- Rama sulmon opozitën: Thoshin se BE priste Bufin dhe Dulen

    “Mos ma qaj hallin, oqeanin e kaloj kur të dua”- Rama sulmon opozitën: Thoshin se BE priste Bufin dhe Dulen

    Edi Rama është shprehur se me hapjen e grupkapitullit të tretë të negocialtave për Shqipërinë ditën e djeshme, janë rrëzuar edhe gënjeshtrat e opozitës, që sipas tij thoshte se ‘kryeministrin nuk e duan në Europë dhe nuk i japin as drekë’.
    Komentet Rama i bëri në rubrikën “Sy m’sy” në faqen e tij në Facebook, ku bashkëbisedon me qytetarët të cilët komentojnë në rrjetet e tij sociale.
    “Kemi të meta, por jo ato që na i këndon këneta e kua kua kua-ve. Hapëm dje grupkapitullin e radhës, që ju rrokanisën kokën e ju thanë nuk do hapet sepse dera për ne ishte e mbyllur. Madje sipas tyre, mua nuk më kishin dhënë as darkë sepse isha sjellë keq. Prisnin Qirje Dulen dhe bufin. Ua hapi derën Qirje Beleri dhe u përmbys bota, o perëndi”, tha Rama.
    Ndërkohë pyetjes së një komentuesi nëse shkon dot në Shtetet e Bashkuara, Rama i është përgjigjur se oqeanin e kalon sa herë të dojë.
    “Mos ma qaj hallin fare, oqeanin e kaloj sa herë të dua. Edhe për tu takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli. Pa merak, rri i qetë. Pyet të tjerët”, i tha Rama-komentuesit.