Tag: budva

  • Reshjet e dendura shkaktojnë kaos, uji ‘mori me vete’ dhjetëra vetura të parkuara në shtratin e një lumi në Budva të Malit të Zi

    Reshjet e dendura shkaktojnë kaos, uji ‘mori me vete’ dhjetëra vetura të parkuara në shtratin e një lumi në Budva të Malit të Zi

    Reshjet e dendura të shiut në Budva kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme gjatë orëve të fundit.

    Si pasojë, siç raportojnë mediat vendase, uji “ka marrë me vete” edhe dhjetëra automjete të parkuara në shtratin e thatë të një lumi në qendër të qytetit, përcjell Telegrafi.

    Siç edhe shihet në pamje, ujin ngrihet me shpejtësi dhe mbart çdo gjë që gjen përpara.
    Kjo zonë thuhet se shfrytëzohet prej vitesh si parking i madh, pasi në Budva mungojnë hapësirat e mjaftueshme për parkim dhe në qytet janë ngritur qindra ndërtesa të reja.

    Përmbytjet kanë goditur rëndë edhe disa lagje të tjera, ku rrugët janë kthyer në lumenj të vegjël dhe qarkullimi është bërë thuajse i pamundur.

    E banorët e zonës thonë se ndërtimet e shumta kanë bllokuar kanalet e dikurshme të ujërave të shiut.

     

  • Atentati ndaj bosit të krimit në Budva shkakton radhë të gjata, 70 km trafik në pikën kufitare të Muriqanit

    Atentati ndaj bosit të krimit në Budva shkakton radhë të gjata, 70 km trafik në pikën kufitare të Muriqanit

    Pak kush do ta kishte menduar se një atentat në Budva do të shkaktonte trafik e radhë të gjata plot 70 kilometra më larg, në pikën kufitare të Muriqanit.

    Mbrëmjen e kaluar dhe deri në mesditën e sotme, qindra automjete kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë.
    Shkak u bë niveli i lartë i alarmit që Policia malazeze vendosi në gjithë territorin, pas ngjarjes së rëndë në Budva.
    Uniformat blu nuk aplikuan procedurat e përshpejtuara, duke ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj të gjithë shtetasve të moshës 18-35 vjeç, profil që i afrohej autorit të dyshuar. Dyshohej se atentatori mund të tentonte arratisjen drejt Shqipërisë.
    Pasi pritjet shumëorëshe krijuan radhë deri në 5-6 kilometra në Muriqan, mesditën e sotme, me kërkesë të qeverisë shqiptare, procedurat e përshpejtuara u rikthyen.
    Por, sapo kaluan kufirin, qindra emigrantë dhe turistë u përballën me një tjetër “ngushticë” të trafikut hyrjen e qytetit të Shkodrës, ku radhët për të kaluar urën e Bunës shkonin deri në 5 kilometra.
    Hyrja e Shkodrës vijon të mbetet pika më problematike e qarkullimit , ku çdo ditë formohen radhë kilometrike për hyrje e dalje nga qyteti.

    Top Channel

  • Po merrte rreze buzë pishinës! Atentat kriminelit nga Mali i Zi, ia hedh paq vetëm me një gërvishtje në kokë

    Po merrte rreze buzë pishinës! Atentat kriminelit nga Mali i Zi, ia hedh paq vetëm me një gërvishtje në kokë

    Pamje nga ngjarja

    BUDVA- Marko Ljubiša Kan u qëllua dje teksa po merrte rreze dielli në pishinën e një kompleksi hotelesh në Budva. Ai u qëllua nga afër nga një burrë i paidentifikuar, i cili më pas u largua me vrap. Autori në moshë më të re, ishte veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra blu dhe mbante një peshqir rreth qafës, për të mos e ekspozuar fytyrën. I riu që qëlloi Kan, kishte marrë informacione që shënjestra e tij ndodhej prej muajsh në hotel dhe ishte regjistruar edhe vetë si pushues. Pasi vëzhgoi nga afër viktimën e tij, vendosi dje që të qëllonte. Tashmë hetuesit po kontrollojnë dhomën e hotelit ku ai ka qëndruar për të zbuluar identitetin e tij. Po ashtu, po kërkohen të dhënat ADN-je edhe nga peshqiri që ai mbante mbi gojë.
    Policia gjeti edhe një xhip pranë plazhit Crvena Glavica, e cila dyshohet se është braktisur aty nga autori. 
    Aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Risanit, ku po merr edhe një ndihmë mjekësore. Fatmirësisht edhe pse është qëlluar në kokë, plumbi vetëm sa e ka gërvishtur dhe nuk i ka cënuar jetën. 
    Marko Ljubiša Kan është një person që ka qenë në shënjestër të disa sulmeve kriminale të ngjashme për shkak të angazhimit të tij me të ashtuquajturin “grupi Budvan”, të cilët janë të afërt me klanin Škaljar. Ai ka qenë në shënjestër edhe 5 herë para këtij sulmi, madje dhe Policia e kishte paralajmëruar se duhet të ruhej pasi jeta e tij ishte në rrezik. Megjithatë, edhe pas kësaj, Ljubisha vazhdoi të vizitonte vendet që kishte vizituar më parë.
    I shënjestruar disa herë
    Ljubiša Kan ishte shënjestër e sulmuesve më shumë se një herë. Ai u plagos në vitin 2009 dhe 2013 në Beograd, dhe në vitin 2019 u sulmua në Budva, kur iu shmang të shtënave nga kallashnikovët. Ai mbeti i padëmtuar atëherë, ndërsa dy nga miqtë e tij, Goran Slovinić dhe Goran Marković, u plagosën. Në vitin 2021 Lubisha u sulmua sërish në Budva. Në shkurt të vitit 2023, Marko Ljubiša Kan u arrestua pasi policia kontrolloi një restorant ku qëndrojnë shpesh anëtarët e një grupi kriminal dhe gjeti një pistoletë të markës “Česká zbrojovka” me një karikator me 17 fishekë. Vetë Khan konsiderohet si person me precedentë penalë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet mbi ngjarjet kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë. Megjithatë ai i mohon akuzat./ZËRI

  • Trafik pa mbarim në pikën kufitare të Muriqanit, shkak atentati ndaj bosit të krimit në Budva

    Trafik pa mbarim në pikën kufitare të Muriqanit, shkak atentati ndaj bosit të krimit në Budva

    Pak kush do ta kishte menduar se një atentat në Budva do të shkaktonte trafik e radhë të gjata plot 70 kilometra më larg, në pikën kufitare të Muriqanit.
    Mbrëmjen e kaluar dhe deri në mesditën e sotme, qindra automjete kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë. Shkak u bë niveli i lartë i alarmit që Policia malazeze vendosi në gjithë territorin, pas ngjarjes së rëndë në Budva.
    Uniformat blu nuk aplikuan procedurat e përshpejtuara, duke ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj të gjithë shtetasve të moshës 18-35 vjeç, profil që i afrohej autorit të dyshuar. Dyshohej se atentatori mund të tentonte arratisjen drejt Shqipërisë.
    Pasi pritjet shumëorëshe krijuan radhë deri në 5-6 kilometra në Muriqan, mesditën e sotme, me kërkesë të qeverisë shqiptare, procedurat e përshpejtuara u rikthyen.
    Por, sapo kaluan kufirin, qindra emigrantë dhe turistë u përballën me një tjetër “ngushticë” të trafikut hyrjen e qytetit të Shkodrës, ku radhët për të kaluar urën e Bunës shkonin deri në 5 kilometra.
    Hyrja e Shkodrës vijon të mbetet pika më problematike e qarkullimit , ku çdo ditë formohen radhë kilometrike për hyrje e dalje nga qyteti.

  • Atentat në Budva ndaj bosit të mafias ‘Kan’, publikohen pamjet tronditëse

    Atentat në Budva ndaj bosit të mafias ‘Kan’, publikohen pamjet tronditëse

    Një atentat i armatosur ndodhi në një hotel në Budva, ku u plagos Marko Ljubisha, i njohur si ‘Kan’, kreu i bandës së Budvës dhe i afërt me klanin famëkeq ‘Shkaljar’.
    Pamjet e publikuara nga mediat malazeze tregojnë momentin kur autori e qëllon në pishinë dhe largohet.
    Sipas policisë, ‘Kan’ ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky është atentati i katërt ndaj tij, dyshohet për përfshirjen e klanit rival ‘Kavaç’.

  • Budva, Vendbanim i lashtë i fisit ilir Venetet

    Budva, Vendbanim i lashtë i fisit ilir Venetet

    Shkruan: Shqipe HOXHA

    Trako-ilirët ishin të së njëjtës racë me Pellazgët; Thesalët, Dorët e Venetët ishin fise ilire !

    Sir John Edwin Sandys: A companion to Latin studies

    Venetet vendosen ne qytetin për gati 400 vjet, nga 1420 në 1797, Budva, i quajtur Budua ne ato shekuj, ka qenë pjesë e rajonit të Republikës së

    Albania Veneta dhe është e fortifikuar me mure të fuqishme venete kundër pushtimeve osmane.Homeri i përmend venetët e lashtë si fis ilir në shek. XII-të PrK në kohën e luftës së TrojësQyteti i vjetër i Budvës është e vendosur në një gadishull shkëmbor, në anën jugore të fushës Budua. Dëshmi arkeologjike tregojnë se vendbanimi ilir është formuar në vend të qytetit të vjetër, para kolonizimit greke të Adriatikut.

    Shumica e mureve ekzistuese të qytetit dhe ndërtesa janë ndërtuar gjatë sundimit venete..

    Sipas historianit Luigi Paulucci në librin e tij “Le Bocche di Cattaro nel 1810” (e Gjirit të Kotorrit në vitin 1810), shumica e popullsisë fliste gjuhën Venetiane deri në fillim të shekullit të 19-tëThe Venetian walls of Budua (Budva) on a 1900 postcard.

  • Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin për konkurrencën e barkave në plazh! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

    Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin për konkurrencën e barkave në plazh! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

    Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Budvës mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën një baba dhe djali i tij. Për vrasjen dyshohet S.S. (65), xhaxhai dhe vëllai i viktimave, i cili u arrestua pak pas marrjes së njoftimit nga policia për të shtëna me armë zjarri.

    “Rreth orës 8 të mëngjesit, nga Shërbimi i Gjatë i Drejtorisë së Sigurisë në Budva u pranua njoftim për përdorim të armës zjarri në rrugën Slovenska obala. Punonjësit e policisë reaguan menjëherë, e gjetën të dyshuarin S.S. në vendngjarje, sekuestruan armën dhe e arrestuan”, njoftoi policia.
    Sipas mediave lokale, ngjarjes së rëndë i ka paraprirë një mosmarrëveshje familjare shumëvjeçare, për konkurrencën e barkave ne plazh, ndërsa shkaku i menjëhershëm duket se ka qenë një debat për transportin e turistëve me anije, aktivitet me të cilin viktimat dhe i dyshuari ishin marrë për vite me radhë.
    Gazeta “Vijesti” raporton se një ditë para tragjedisë kishte ndodhur një grindje mes vëllezërve, gjatë së cilës S.S. thuhet se kishte kërcënuar se “do ta mbaronte punën me ta”.
    Mëngjesin e sotëm, ai është paraqitur pranë një stende ku ndodheshin vëllai dhe dy kushërinjtë e tij. Dyshohet se ai ka nxjerrë armën, ka qëlluar për vdekje vëllain dhe më pas një nga djemtë e tij. Djali tjetër arriti të largohej dhe shpëtoi.
    Pas krimit, i dyshuari është ulur në një kafene pranë vendngjarjes dhe ka pritur policinë, e cila e arrestoi menjëherë.

    Top Channel