Tag: budallenj

  • Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Bido: Vlonjatët nuk janë budallenj! Kikia: Por janë socialistë

    Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Bido: Vlonjatët nuk janë budallenj! Kikia: Por janë socialistë

    Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, siguroi një fitore të thellë me 78.44% të votave, që përkthehet në 15,672 vota në garën e 9 Nëntorit për bashkinë e Vlorës. Por, gjithsesi, pjesëmarrja në këtë qytet ka qenë shumë e ulët.
    Analisti Mentor Kikia dhe deputeti socialist Ardit Bido u përfshinë në një debat në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
    Sipas Kikisë, në Vlorë ka shumë problematika që kryetarët e bashkisë nuk i kanë zgjidhur, por madje, shtoi ai, kanë keqpërdorur Vlorën.

    Nga ana tjetër, deputeti Bido tha se vlonjatët nuk janë budallenj, duke iu referuar kështu rezultatit të zgjedhjeve. “Por janë socialistë”, ishte batuta e Mentor Kikisë.
    Pjesë nga biseda:
    Bido: Vlora ka pasur emigracionin më të lartë që prej vitit ’94.
    Kikia: Vlonjatët s’kanë ujë, përmbyten jo nga shiu, por nga balta. Ua derdhin ujërat e zeza mu në mes të lagjeve dhe brenda lagjeve është si të jesh në Gaza. Vlorën e kanë shkelur me këmbë në dy mandate. Rama u detyrua t’i ndërpresë mandatin aktual kryebashkiakut, duke e detyruar të dorëhiqet.
    Bido: Vlonjatët nuk janë budallenj.
    Kikia: Por janë socialistë.
    /vizionplus.tv

  • Napoli “blindon” kreun, Konte shpërthen pas Leçes: “Nuk jemi budallenj!”

    Napoli “blindon” kreun, Konte shpërthen pas Leçes: “Nuk jemi budallenj!”

    Napoli fitoi 1-0 ndaj Leçe-s dhe kryeson i vetëm Serie A, por trajneri Antonio Konte nuk u shfaq i kënaqur me lojën e skuadrës.
    “Po përballemi me mungesa të rëndësishme si De Brojne, Lukaku e Meret. Disa flasin shumë, por ndonjëherë duhet të heshtin dhe të kuptojnë kush sheh më larg,” tha ai pas ndeshjes për mediat italiane.
    Konte pranoi se skuadra rrezikoi në pjesën e dytë pas penalltisë së shpërdoruar nga Kamarda: “Ndeshje të tilla duhen menaxhuar me mend, jo vetëm me zemër. Këtu duhet të udhëheqë arsyeja.”
    Në konferencën për shtyp, tekniku shpërtheu: “Ka nga ata që flasin e më pas ikin. Më vjen keq për De Brojne, por është qesharake të thuhet se dëmtimi i tij na bënë që të përfitojmë. Shpresoj që ankesat e disa presidentëve të mos ndikojnë te arbitrat. Ne jemi të qetë, por jo budallenj.”
    Fitorja ndaj Leçe-s i jep Napolit kryesimin e përkohshëm, ndërsa Konte kërkon vazhdimësi për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit.

  • Conte në kundërsulm: Ka nga ata që flasin dhe ikin. Arbitrat? Nuk ankohemi, por s’jemi budallenj

    Conte në kundërsulm: Ka nga ata që flasin dhe ikin. Arbitrat? Nuk ankohemi, por s’jemi budallenj

    29 Tetor 2025

    7:40

    Alfred Lleshi

    Napoli ruajti kreun e Serie A me fitoren 1-0 ndaj Lecce, falë golit të Anguissa dhe penalltisë së pritur nga Milinković-Savić. Megjithatë, Antonio Conte nuk u shfaq plotësisht i kënaqur:
    “Në këtë fillim sezoni kemi shumë dëmtime të lojtarëve të rëndësishëm. U fol shumë për përforcime, por humbëm De Bruyne dhe Lukakun. Dikush thotë se po përfitojmë, kjo është absurde. Disa flasin shumë, por ndonjëherë duhet heshtur dhe pranuar që dikush kupton më shumë”.
    Trajneri kritikoi edhe qasjen e skuadrës: “Në pjesën e dytë na mungoi qartësia, duhej ta mbyllnim ndeshjen”. Në konferencë, Conte shtoi: “Ka nga ata që flasin e më pas ikin. Më vjen keq për De Bruyne. Disa tani thonë se mungesa e tij është avantazh, absurditet total. Shpresoj që ankesat e disa presidentëve të mos ndikojnë te Rocchi dhe gjyqtarët. Ne jemi të qetë, por jo budallenj”.

  • Rummenigge: E përgëzoj Stuttgartin, gjeti budallenj të paguanin kaq shumë para për Woltemade

    Rummenigge: E përgëzoj Stuttgartin, gjeti budallenj të paguanin kaq shumë para për Woltemade

    29 Shtator 2025

    11:28

    Alfred Lleshi

    Karl-Heinz Rummenigge, një nga figurat kryesore të Bayern Munich, ka folur së fundmi për çmimet e larta të lojtarëve në futbollin europian dhe transferimin e Nick Woltemade. Ai theksoi se kërkesat e Stuttgart për Woltemade ishin të tepruara. “Pak nga pak po arrijmë në dimensione që nuk më duken të pranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim të gjitha kërkesat”, – tha ai për mediat bavareze.
    Woltemade u transferua te Newcastle për 75 milionë euro, një shifër që Rummenigge e komentoi me ironi: “E uroj Stuttgartin se gjeti budallenj të paguanin kaq shumë për Woltemade”. Deri tani, sulmuesi ka luajtur 3 ndeshje në Premier League, duke shënuar 2 gola; njëri në fitoren ndaj Wolves dhe tjetri në humbjen 2-1 ndaj Arsenalit në “St James Park”.
    Rummenigge e përdori rastin për të reflektuar mbi abuzimet ekonomike në transferimet e lojtarëve, duke treguar se edhe klubet e mëdha gjermane po përballen me pritshmëri të tepruara në tregun europian.

  • A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj?

    A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj?

    Krijimtaria dhe mendimi kritik mund të ndikohen. Por ka mënyra për të zbutur pasojat, shkruan The Economist Siç mund ta dijë kushdo që ka dhënë një provim të paktën një herë, të shkruash një ese për më pak se 20 minuta kërkon vërtet shumë përqendrim.Të kesh qasje të pakufizuar në Inteligjencën Artificiale (IA) do ta lehtësonte ndjeshëm këtë ngarkesë mendore.Por, siç sugjeron një studim i fundi…

  • A po na e “lidh mendjen” Inteligjenca Artificiale? Studimi: ChatGPT po na bën ‘budallenj’ dhe dembelë

    A po na e “lidh mendjen” Inteligjenca Artificiale? Studimi: ChatGPT po na bën ‘budallenj’ dhe dembelë

    ChatGPT

    TIRANË- Në jetën tonë të përditshme, përdorimi i programeve të inteligjencës artificiale si psh. ChatGPT është bërë thuajse i paevitueshëm. Mundësia që kemi për të pasur njohuri për shumë gjëra në mënyrë të sintetizuar në majë të gishtave ka vënë shkencëtarët në lëvizje për të kuptuar sesi përdorimi i shpeshtë i Inteligjencës Artificiale po ndikon në trurin tonë. Sipas një studimi të publikuar nga “MIT Media Lab”, IA po na bën ‘budallenj’ dhe dembelë.
    Studimi i MIT përfshinte studiues që matën aktivitetin e trurit kryesisht të studentëve në Universitete teksa ata  përdornin ChatGPT për të shkruar ese. Puna e tyre u krahasua me të tjerët që përdorën Google ose asgjë fare. Studiuesit i pajisën 54 shkrimtarë esesh me kapele të mbuluara me elektroda që monitoronin sinjalet elektrike në tru.
    Të dhënat e EEG zbuluan se ata që përdorën ChatGPT shfaqën angazhimin më të ulët të trurit dhe rrjedhimisht ata performuan dobët në nivelet nervore, gjuhësore dhe të sjelljes. Të gjithë ata dorëzuan ese që kishin të njëjtin thelb, por u mungonin detajet personale. 
    Mësuesit e anglishtes që lexuan punimet i quajtën ato “pa shpirt”. Grupi që punoi “vetëm me tru” tregoi aktivizime dhe lidhje më të mëdha nervore midis rajoneve të trurit që “korrelonin me kujtesë më të fortë, saktësi më të madhe semantike. Por ka edhe kundërshtime. Skeptikët argumentojnë se lidhja nervore e matur nga EEG nuk tregon domosdoshmërisht shëndetin e trurit. 
    Studiuesja kryesore e MIT-it, Nataliya Kosmyna, pranon se studimi kishte fushëveprim të kufizuar dhe, ndryshe nga titujt viralë në internet rreth punimit që ajo bëri, qëllimi nuk ishte që të vlerësohej nëse ChatGPT po na bën më paktë zgjuar. 
    OpenAI, kompania e Kalifornisë që publikoi ChatGPT në vitin 2022, nuk iu përgjigj kërkesave për koment, edhe pse u pyet nga “The Washington Post”. 
    Frika nga teknologjia nuk është asgjë e re. Sokrati paralajmëroi se shkrimi do t’i bënte njerëzit që të harronin. Në mesin e viteve 1970, mësuesit shqetësoheshin se llogaritëset do t’i bënin nxënësit që të harronin matematikën e thjeshtë. 
    “Nuk ka kaluar shumë kohë kur të gjithë ishim në panik se Google po na bënte budallenj dhe përtacë. Tani Google është më shumë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe nuk duket aq e frishme. ChatGPT është thjesht shqetësimi i radhës.  Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të ekuilibruar në mënyrën se si i interpretojmë këto gjetje të studimit të MIT,”- tha Samuel J. Gilbert, profesor i neuroshkencës në University College London.
    Ekspertët sugjerojnë se ndoshta IA, në planin afatgjatë dhe e përdorur siç duhet, do të provojë se shton, dhe nuk e zëvendëson të menduarit kritik. Në të ardhmen do të nevojiten më shumë kërkime mbi mënyrat më të mira për të formësuar sjelljet e përdoruesve dhe për të shmangur dëmtimin e aftësive të të menduarit kritik./ZËRI

  • “Nuk janë budallenj njerëzit”,Lami paralajmëron pasojat:Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin,demokratët në ‘ngrirje’

    “Nuk janë budallenj njerëzit”,Lami paralajmëron pasojat:Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin,demokratët në ‘ngrirje’

    “Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin
    Analisti politik Roland Lami, në një komentoi në një studio televizive, ka kritikuar qasjen aktuale të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e konsideruar të dëmshme strategjinë e zvarritjes dhe mosveprimit.
    Sipas Lamit, mbajtja e qëndrimit të ngurtë ndaj rezultatit dhe përpjekjet për të justifikuar mosnjohjen politike të zgjedhjeve nuk mund të zgjasin pa kosto.
    Ai paralajmëroi se, në mungesë të një reflektimi real dhe një drejtimi të qartë, PD rrezikon të humbasë besimin e elektoratit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale që po afrojnë.
    “Nuk mund ta mbash të ngurtë perceptimin be simpatizantëve dhe të mbështetësve shumë gjatë. Mund të jetë një moment, ose një fazë e caktuar, por nuk mbahet gjatë. Nuk është çështje e lehtë që të mbash të ngrirë mbështetjen e demokratëve pa bërë asgjë.
    Të futesh logjikë naive, që unë po zvarris procesin me shpresë që mund të gjej fakte që të çojnë tek mos njohja e procesit nga pikëpamja politike. Në finale Partia Demokratike me këtë lloj strategjie për mua po e mbyll qepenin, sepse do të vijnë shpejt zgjedhjet lokale, nuk janë budallenj njerëzit.
    Pikiata që ka marrë Partia Demokratike me zgjedhjet e përgjithshme dhe me strategjinë që po e shoqëron këtë proces zgjedhor me heshtjen brenda, me zvarritjen pafund, me kapjen me thonj të disa shkeljeve për të hiperbolizuar vjedhjen e madhe globale që është bërë këtu tek ne, ku diferenca e votave është ajo që e panë të gjithë, nuk çon larg kjo, sepse zgjedhjet lokale vijnë shpejt”, tha analisti.
     
     

  • “Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor: Taktikë për të fituar kohë!

    “Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor: Taktikë për të fituar kohë!

    Propozimi i Rusisë për një armëpushim të përkohshëm dhe të kufizuar është një taktikë nga Rusia për të fituar kohë, deklaron Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Propozimi për një armëpushim dy ose tre-ditor për të mbledhur ushtarët e rënë nga fusha e betejës, synon të vonojë sanksionet e SHBA-së, tha Zelensky.
    “Mendoj se janë budallenj, sepse, në parim, një armëpushim synon të sigurojë që të mos ketë viktima. Kjo është arsyeja pse dua vërtet që partnerët tanë amerikanë të marrin masa të forta dhe të dërgojnë një paketë sanksionesh në Senat, për të ushtruar presion mbi rusët që të ndalojnë armiqësitë me sanksione të forta. Ata nuk kuptojnë asnjë mënyrë tjetër. Dhe ne besojmë se kjo është e drejtë. Në fund të fundit, kanë kaluar tre muaj që kur SHBA-të dhanë sinjalin për një armëpushim të plotë dhe ne i mbështetëm ata”, vazhdoi më tej ai.
    Ai gjithashtu theksoi se Ukraina nuk i ka ndryshuar kërkesat e saj. Ajo që kërkon është një armëpushim pa kushte, një shkëmbim të të burgosurve, kthimin e fëmijëve të rrëmbyer, kthimin e civilëve dhe më pas një takim të udhëheqësve.

    Top Channel

  • Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

    Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

    Evi Kokalari ka replikuar me ata të militantë të PD-së, që e sulmojnë pse merret me Sali Berishën.
    “Me shumë respekt dua t’ju kujtoj atyre që më shkruajnë privatisht që “është Sali Berisha ai o budallenj”, se vij nga ajo familje që juve j’u dha dhe Enver Hoxhën dhe Musine Kokalarin në të njëjtën kohë, plus 20-të tjerë që nga frika e forcës së tyre intelektuale, kushëriri i madh i persekutoi deri në palcë.
    Në ndryshim, Sali Berisha, që ishte gjithashtu një student i babait tim në Fakultetin e Mjekësisë, Prof. Docent & Dr. Petrit Kokalarit, ai – pra Berisha – adhuronte kushëririn e madh në një kohë që shumica, fut këtu dhe tim atë, ishin distancuar dhe larguar nga vëmëndja e kupolës komuniste të vendit dhe fokusoheshim tek mbijetesa e brezave.
    Ndosha ai është Sali Berisha për ju o budallenjë, por gjërat nga ku qëndroj unë, duken ndryshe, shumë ndryshe, dhe për t’u shprehur super qartë, për mua është një element shtesë i mbetjes se regjimit të shkuar, që në këtë pikë duhet pastruar.
    Këtë që bëj për PD-në, nuk është për karierë politike, ndryshe do të kisha pranuar pozicionin e nën-kryetares kur Berisha ma ofroi përpara Kuvendit të 2022. Këtë e ka thënë Berisha vet në një intervistë të dhënë dhe nuk po e them unë.
    Ajo që dua të bej nuk është vetëm për PD-në, por për vëndin, dhe PD-ja është mekanizmi i duhur për këtë punë. Në këtë pikë, e ndjejë obligim të mbaroj ç’ka nisën kushërinjtë e mi: pastrim total të mentalitetit komunist, shkatërimin e plotë të kupolës së regjimit post-komunist, dhe pse jo shkatërrimin e Partisë së Punës së Shqipërisë, që është akoma në ekzistencë sot dhe kësaj dite.
    Berisha thjeshtë më futi në lojë kur nuk ishte aspak në radarin tim. Ironia është vështirë mos të të bjerë në sy!
    Nëse dikush ka takatin, energjinë dhe pasionin tim, të dal dhe ta marrë PD-në dhe ta kryesojë këtë luftë, por nëse do thoni se nuk ju lë Berisha, ju nuk jeni për këtë punë.
    Në këtë pikë ka vetëm një rrugë: Përpara dhe gjithmon DJATHTAS”, shkruan ajo.

  • “Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona”/Aldo: Laerti më inteligjenti

    “Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona”/Aldo: Laerti më inteligjenti

    Showbiz E Enjte, 10 Prill 2025 12:12
    Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, regjisori Aldo Marku i dha fund aventurës së tij në “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”, ai ndau mendimet e tij pa dorashka për disa prej banorëve dhe dinamikat e lojës. Duke komentuar mbi inteligjencën dhe sjelljet e konkurrentëve të tjerë, Aldo nuk i kurseu aspak fjalët:
    “Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës,” – tha ai me tone të ashpra.

    Sa i përket lojës së Laertit, ndonëse pranoi se ai është një nga më të zgjuarit në shtëpi, Aldo nuk i dha pikë për strategji:
    “Laerti për mua është më inteligjenti aty – më me bagazh dhe më dinaku. Por loja e tij nuk vlen. Gjithçka që ai bëri ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë kanë ardhur prej kësaj lidhjeje.”
    Regjisori shprehu skepticizëm edhe për dinamikën mes Gertit dhe Rozit, duke sugjeruar se gjithçka ishte një skenar i menduar për të mbajtur publikun të tërhequr:
    “Me përjashtim të Gertit, sepse ajo me Rozin ishte totalisht e stisur. Loja e tyre ishte vetëm për të krijuar pezullim te publiku. Sepse dy shokë që njihen mirë nuk mund të japin dy versione kaq të ndryshme.”