Kevin De Bruyne ka njoftuar sot largimin e tij nga Manchester City në fund të sezonit. Mesfushori belg ka shpërndarë një “story” në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku ka deklaruar se përvojës së tij 10-vjeçare te City i ka ardhur fundi. De Bruyne ka fituar plot 18 trofe me “qytetarët” dhe është lojtari i fundit që largohet nga ekipi që Guardiola trashëgoi në vitin 2016.
“I dashur Manchester,
Duke parë këtë, ju ndoshta e kuptoni se çfarë do të thotë. Kështu që do të tregohem i drejtpërdrejtë dhe do t’ju bëj të ditur të gjithëve se këta do të jenë muajt e mi të fundit si lojtar i Manchester City-t.
Asgjë për këtë nuk është e lehtë të shkruhet, por si futbollistë, të gjithë e dimë se kjo ditë përfundimisht vjen. Ajo ditë është këtu dhe ju meritoni ta dëgjoni fillimisht nga unë.
Futbolli më çoi te të gjithë ju dhe te ky qytet. Duke ndjekur ëndrrën time, duke mos ditur këtë periudhë që do të ndryshonte jetën time. Ky qytet. Ky klub. Këta njerëz… më dhanë gjithçka. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse t’i ktheja mbrapsht gjithçka! Dhe gjejeni se çfarë, fituam çdo gjë.
Duam apo s’duam, është koha të themi lamtumirë. Suri, Roma, Mason, Michele dhe unë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për atë që ky vend nënkuptuar për familjen tonë. “Manchester”-i do të jetë përgjithmonë në pasaportat e fëmijëve tanë dhe më e rëndësishmja, në secilin prej zemrave tona.
Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia jonë. Nuk mund të falënderojmë qytetin, klubin, stafin, shokët e skuadrës, miqtë dhe familjen sa duhet për këtë udhëtim 10-vjeçar. Çdo histori merr fund, por ky ka qenë padyshim kapitulli më i mirë. Le të shijojmë këto momente të fundit së bashku”, ka njoftuar Kevin De Bruyne./Sport Ekspres/
Tag: bruyne
-

ZYRTARE/ Largohet pas 10 viteve me 18 trofe të fituar, De Bruyne njofton ndarjen me Manchestes City-n
-

Arabia Saudite në “pole” për De Bruyne, skuadra e Neom Sports Club ofertë belgut
4 Prill 2025
10:12
Telesport
E ardhmja e Kevin de Bruyne mund të jetë në Arabinë Saudite.
Sipas asaj që raporton “FootMercato”, mesfushori i Manchester City ka përfunduar në shënjestrën e ekipit Neom Sports Club, që ka bërë edhe një ofertë. Një tjetër lojtar që kërkon ky klub është edhe Jorginho.
Kontrata e De Bruyne me “citizens” skadon më 30 qershor, ndaj mesfushori belg ka nisur negociatat dhe ka dhënë disponueshmëri të gjerë për ardhjen e tij në Ligën Pro Saudite.
Duket qartë se skuadra kampione e Anglisë nuk do t’ia rinovojë më kontratën 33-vjeçarit belg, për të cilin po interesohen edhe në Amerikë.