Tag: bruyne

  • Kevin De Bruyne do largohet nga Man. City por jo nga Premier League, zbulohet ideja e bujshme

    Kevin De Bruyne do largohet nga Man. City por jo nga Premier League, zbulohet ideja e bujshme

    25 Prill 2025

    18:27

    Telesport

    Tashmë është zyrtare që Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester city në fund të këtij sezoni, por e ardhmja e mesfushorit belg mund të vazhdojë të jetë në Premier League. Mesfushori 33-vjeçar belg la të kuptohej në deklaratat e fundit se nuk e përjashton vazhdimin e karrierës së tij në Premier League, duke ngjallur interesin e disa klubeve angleze.
    Aston Villa është një nga klubet që po punon për një përforcim vërtet luksoz për sezonin e ardhshëm. Siç bëhet e ditur në orët e fundit, Unai Emery i ka shprehur bordit dëshirën e tij për të provuar të nënshkruajnë me Kevin De Bruyne. Pavarësisht moshës, De Bruyne mbetet një nga lojtarët më vendimtarë në ligë dhe përvoja e tij mund të jetë e rëndësishme për një ekip që synon të rreshtohet midis më të mirëve të Anglisë.
    “Sky Sports” tregon se ende nuk është bërë asnjë propozim zyrtar, por qëllimi i Aston Villa-s është i qartë: ata duan të zbulojnë nëse ka një shans minimal dhe do bëjnë ç’të jetë e mundur për të joshur një lojtar të klasit botëror me një projekt ambicioz sportiv.

  • Guardiola e largoi nga ekipi dhe nuk i dha një kontratë të re, hakmarrja e De Bryune shërbehet në “pjatë të ftohtë”

    Guardiola e largoi nga ekipi dhe nuk i dha një kontratë të re, hakmarrja e De Bryune shërbehet në “pjatë të ftohtë”

    De Bruyne konfirmoi në fillim të muajit se do të largohet nga Manchester City pas dhjetë vitesh dhe se nuk do të vazhdojë kontratën me kampionët e Anglisë. Shumë u habitën kur 33-vjeçari tha se donte të qëndronte dhe besonte se do të merrte një kontratë të re, por në fund klubi i tha se nuk do të ndodhte.
    Pep Guardiola, së bashku me drejtuesit e Cityt, vendosën se ishte koha për një ndërrim brezi në Etihad dhe De Bruyne ishte ndër lojtarët e parë që Guardiola hoqi dorë, pavarësisht gjithçkaje që ky lojtar i dha klubit anglez.
    Tani thuhet se De Bryune nuk do të shkojë në Amerikë si pretendohej, por do të qëndrojë në Premier League me Aston Villa dhe Chelsea që e kërkojnë në ekip. Hakmarrja e De Bryune nuk mbyllet me kaq pasi ai i ka thënë Guardiolës se nuk do të luajë për Man City në Botërorin e klubeve pavarësisht kontratës që e përfshin edhe në këtë kompeticion. Justifikimi i tij ka qenë ideja se në rast të një dëmtimi do t’i prishte mundësinë për t’u transferuar në një ekip tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • De Bruyne largohet që në maj, refuzon të luajë me Manchester City në Kupën e Botës për klube

    De Bruyne largohet që në maj, refuzon të luajë me Manchester City në Kupën e Botës për klube

    25 Prill 2025

    11:15

    Telesport

    Kevin De Bruyne nuk do ta zgjasë kontratën e tij me Manchester City për të luajtur në Kupën e Botës për klube këtë verë. Lajmin e konfirmoi sot “The Mirror”.
    Mesfushori do të largohet nga City që në fund të majit, menjëherë pasi të luajë edhe ndeshjen e fundit sezonale, atë ndaj Fulham, më 25 maj. Ndërkohë që sfida e fundit para fansave të tij do të jetë ndaj Bournemouth.
    Kontrata e De Bruyne është e vlefshme deri në fund të qershorit, që është në mes të Kupës së Botës për klube, turne që zhvillohet në Majemi.
    Lojtarët kanë mundësinë ta zgjasin kontratën edhe me dy javë të tjera për t’u dhënë atyre mundësinë të luajnë në turneun e zgjeruar të FIFA-s. Gjithsesi, belgu ka vendosur të largohet më herët.
    De Bruyne mbeti i zhgënjyer që klubi nuk i ofroi një kontratë të re. Pritet që ai të luajë në MLS sezonin tjetër.

  • De Bruyne: Manchester City nuk bëri asnjë përpjekje për të më mbajtur, mendoj se kam ende për të dhënë

    De Bruyne: Manchester City nuk bëri asnjë përpjekje për të më mbajtur, mendoj se kam ende për të dhënë

    Mesfushori belg i Manchester City, Kevin De Bruyne, njoftoi në fillim të prillit se do të largohet nga klubi me të cilin ka fituar titull pas tituli: 16 trofe në total që nga momenti që u transferua nga Wolfsburg, në vitin 2015.
    Një vendim që erdhi pak muaj para përfundimit të kontratës së tij me “citizens”, në fund të qershorit. Siç raportohet nga BBC, belgu shprehu habinë e tij që nuk kishte marrë asnjë përpjekje nga klubi për ta bërë atë të ndryshojë mendje.
    “Unë nuk kam marrë asnjë ofertë gjatë gjithë vitit. Ata thjesht morën një vendim që unë të largohesha vetë. Natyrisht që u befasova pak, por duhet ta pranoj këtë dëshirë që kishte klubi”, tha De Bruyne.
    Më tej, belgu deklaroi: “Sinqerisht, unë ende mendoj se mund të jap maksimumin në këtë nivel, siç dhe po demonstroj aktualisht. Gjithsesi, nga ana tjetër, e kuptoj që klubet duhet të marrin vendime”.
    “Ndjehem sikur kam ende shumë për të dhënë. Natyrisht e di që nuk jam më 25 vjeç, por ende ndjej se mund ta bëj punën time. Jam i hapur për gjithçka”, u shpreh Kevin De Bruyne, që fitoi gjithcka me Manchester City.
    “Më duhet të shikoj situatën në një këndvështrim më të gjerë. Shikoj sportin, familjen, gjithçka së bashku, çfarë ka më shumë kuptim për mua dhe familjen time”, shtoi De Bruyne.
    Në fund, mesfushori belg shtoi: “Më pëlqen të luaj futboll. Më pëlqen të konkurroj. Kjo është ajo që ndiej, kështu që nuk mund të them se dua të ndalem sepse ende ndjej se sa herë që stërvitem dua të mposht djemtë”.

  • De Bruyne largohet nga Man City, MLS e thërret: shfaqet edhe New York City, ka avantazh!

    De Bruyne largohet nga Man City, MLS e thërret: shfaqet edhe New York City, ka avantazh!

    Pasi njoftoi lamtumirën e tij me Manchester Cityn dhe tifozët e Citizens, ndonëse pa dëshirë, në fund të sezonit, Kevin De Bruyne po përpiqet të sqarojë se çfarë e pret në të ardhmen.
    Mesfushori 33-vjeçar belg po përgatitet të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij dhe, siç ka dalë nga thashethemet ditët e fundit, ai është veçanërisht i popullarizuar në Shtetet e Bashkuara, ku disa skuadra të MLS-së, përfshirë Chicago Fire, Inter Miami dhe San Diego, kanë shprehur interesimin e tyre.
    Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga The Athletic, në gjurmët e tij janë edhe dy klube të tjera amerikane. Ky është New York City, një ekip satelit i City Football Group, i cili do të donte të shfrytëzonte lidhjet e tyre me Manchester Cityn për ta nënshkruar shpejt dhe pa pengesa. Por është shfaqur edhe mundësia e një kalimi te DC United, ku luan ish-bashkëlojtari i tij i kombëtares belge, Christian Benteke.
    Pas fitores 5-2 ndaj Crystal Palace, ylli belg shpjegoi se çfarë pret nga muajt e ardhshëm: “Të jem i sinqertë, nuk e di. Mund të ketë mundësi të qëndroj në Angli. Më duhet ende të flas me klubet dhe mbi të gjitha me familjen time. E di që nuk jam më shumë i ri, por ende ndihem i aftë të luaj në nivelin më të lartë të gatshëm për të dëgjuar”.

  • Duhej të deklaronte largimin për të shkëlqyer, pas Kevin De Bryune, Guardiola çudit me zgjatjen e kontratës së Gundogan

    Duhej të deklaronte largimin për të shkëlqyer, pas Kevin De Bryune, Guardiola çudit me zgjatjen e kontratës së Gundogan

    Ishte e premte, 4 prill, kur Kevin de Bruyne konfirmoi në rrjetet sociale se do të largohej nga Manchester City në fund të sezonit. Ekipet nga MLS dhe Arabia Saudite dolën menjëherë në plan të parë si destinacion i mundshëm për belgun. Pak ditë më pas, De Bruyne luajti një ndeshje fenomenale me fanellën e Manchester Cityt në Etihad kundër Crystal Palace, e cila përfundoi me fitoren 5-2 të vendasve.
    Kontrata e De Bruyne me Manchester City skadon në fund të sezonit dhe ai është një nga lojtarët që do të largohet nga Etihad. Manchester City ka sjellë disa lojtarë të rinj në janar dhe një skuadër shumë e rifreskuar pritet këtë verë. Megjithatë, Guardiola ka konfirmuar se Ilkay Gundogan ka vazhduar kontratën me kampionët aktual të Anglisë, pavarësisht dyshimeve që ishin për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • De Bruyne drejt Inter Miami pas Botërorit të klubeve, do të jetë shok skuadre me Lionel Messi

    De Bruyne drejt Inter Miami pas Botërorit të klubeve, do të jetë shok skuadre me Lionel Messi

    9 Prill 2025

    11:37

    Telesport

    Mesfushori belg ka njoftuar së fundmi zyrtarisht lamtumirën e tij me Manchester City dhe disa skuadra kanë shprehur interesim për të, për kapitullin e ardhshëm të karrierës së tij.
    Në krye të destinacioneve të mundshme janë klubet nga Arabia Saudite dhe MLS (Amerika). Në veçanti, Inter Miami i Messi ka “rezervuar” Kevin De Bruyne. Klubi i Floridës së Jugut ka “të drejta zbulimi” për lojtarin, një lloj të drejte paraprake ndaj skuadrave të tjera.
    Nëse De Bruyne dëshiron të zbresë në MLS, fillimisht do të mund të negociojë vetëm me Inter Miami, i cili nuk do të donte të humbiste mundësinë për të siguruar një lojtar të kalibrit të tij.
    Megjithatë, transferimi do të bëhet pas Kupës së Botës për Klube, në të cilin janë kualifikuar si Manchester City ashtu edhe Inter Miami. Më pas, belgu mund të zbarkojë në Amerikë nga 24 korriku, kur hapet dritarja e dytë e transferimit të MLS.

  • City gjen pasuesin perfekt të De Bruyne! Kushton 100 mln paundë

    City gjen pasuesin perfekt të De Bruyne! Kushton 100 mln paundë

    6 Prill 2025

    11:17

    Telesport

    Manchester City po përpiqet të gjejë pasuesin ideal të Kevin de Bruyne. Belgu, pas një dekade, ka vendosur të largohet përfundimisht nga klubi.
    Me De Bruyne që po përgatit valixhet për t’u transferuar në MLS, City ka nisur ofertat e para. Objektivi kryesor i Pep Guardiolës luan në Bundesligë.
    Bëhet fjalë për Florian Wirtz, i cili luan te Bayer Leverkusen dhe kushton 100 mln paundë. Për të ka interes edhe Bayern, kështu që gara vetëm sa ka filluar!

  • “A e mban mend 10 vite më parë?” Klubi gjerman i bën ftesë zyrtare De Bruyne

    “A e mban mend 10 vite më parë?” Klubi gjerman i bën ftesë zyrtare De Bruyne

    6 Prill 2025

    9:17

    Telesport

    Ish-klubi i Kevin De Bruynes, Wolfsburg, ka bërë një gjest të bukur në rrjetet sociale, duke i dërguar belgut një ftesë zyrtare për t’u rikthyer në skuadër si 10 vite më parë.
    De Bruyne zyrtarisht dje njoftoi se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe me siguri që po planifikon të luajë në Amerikë, por “Ujqërit” bëjnë të vetën.
    “I nderuar Kevin, a e mban mend? Ti dhe unë 10 vite më parë. Si mendon sikur të rikthehesh?”, ka shkruar Wolfsburg në rrjetin social X.

  • Kevin De Bruyne merr propozimin interesant nga klubi i njohur i Bundesligës

    Kevin De Bruyne merr propozimin interesant nga klubi i njohur i Bundesligës

    5 Prill 2025

    22:00

    Telesport

    Kevin De Bruyne bëri të ditur gjatë kësaj jave se do të largohet në fund të këtij sezoni nga ekipi i Manchester City, aty ku ka fituar 6 tituj të Premier League dhe një Champions League.
    Mesfushorit belg i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni me “Qytetarët”, ndaj dhe ai ka vendosur të largohet si lojtar i ri, por ende nuk e ka zbuluar destinacionin e ardhshëm.
    Ndërkohë, klubi i njohur i Bundesligës, Wolfsburg, i ka bërë një propozim interesant belgut për t’u rikthyer sërish tek ata, aty ku luajti për një sezon e gjysëm dhe fitoi Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

    “I dashur Kevin, të kujtohet? Unë dhe ti dhjetë vjet më parë? Si mendoni për ne të dy sërish?”, ka shkruar Wolfsburg në rrjetin X.Deri tani nuk ka ndonjë reagim nga De Bruyne për këtë propozim. Për yllin belg ka interes edhe nga liga arabe si dhe nga MLS-ja.