Tag: bruyne

  • Salah fton publikisht yllin e City-t te Liverpool: Kemi një vend për ty në ekip

    Salah fton publikisht yllin e City-t te Liverpool: Kemi një vend për ty në ekip

    19 Maj 2025

    19:44

    Telesport

    Fundjavën që vjen, Kevin De Bruyne do të luajë ndeshjen e fundit me Manchester City dhe do të largohet pas plot 10 sezonesh. Mesfushori belg ende nuk ka vendosur për destinacionin e tij të ri, por e ka pranuar edhe publikisht se në rast se do t’i vijë një ofertë interesante nga klubet e tjera në Premier League, do ta pranonte.
    Për t’i hedhur “benzinë” Akoma edhe më shumë situatës, ka menduar Mohamed Salah, i cili në një intervistë të fundit e përgëzoi De Bruyne për karrierën që ka pasur te City dhe i bëri ftesë të hapur t’i bashkohet atij te Liverpool.
    “De Bruyne ka pasur një karrierë të madhe dhe Meriton vetëm përgëzime. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm te Manchester City, duke i ndihmuar të fitojnë trofe për disa sezone rresht.Dua t’i uroj më të mirat e mundshme për të ardhmen, por dua t’i them se kemi një vend për atë në ekip”, tha Salah.

  • Te Napoli ëndërrojnë, mesazhi i De Bruyne: Dua të luaj futboll në një nivel të lartë

    Te Napoli ëndërrojnë, mesazhi i De Bruyne: Dua të luaj futboll në një nivel të lartë

    19 Maj 2025

    12:01

    Telesport

    De Bruyne dështoi ta mbylle me trofe këtë sezon, pasi Manchester City u mund 0-1 në finalen e FA Cup nga Crystal Palace. Mesfushori belg do të lërë “citizens” në fund të këtij sezoni si një transferim i lirë.
    “Unë dua të luaj futboll në një nivel të lartë. Unë kam një familje dhe vendimi duhet të jetë edhe për ata. E ardhmja në Angli? Ndoshta“, janë fjalët e shprehura sot nga De Bruyne, që ende nuk ka vendosur se ku do të luajë.
    Ai ka oferta nga Amerika dhe Arabia Saudite, por po joshet nga ideja për të luajtur në Champions League me Napoli. Pra, do të ketë mundësi të luajë sërish në nivel të lartë, ashtu sikurse dëshiron.
    Për momentin distanca financiare mes palëve është ende e konsiderueshme. Napoli i ka propozuar një kontratë dyvjeçare prej 7 milionë eurosh, plus bonuse. Ndërsa lojtari kërkon 10 milionë euro, por asgjë nuk është e pakalueshme.

  • Haaland: Uroj që të fitojmë finalen e FA Cup për t’i dhënë De Bruyne trofeun e fundit me City

    Haaland: Uroj që të fitojmë finalen e FA Cup për t’i dhënë De Bruyne trofeun e fundit me City

    Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka dhënë një intervistës “për BBC Sport”. Ai foli për sezonin aktual, kushtëzuar nga mjaft dëmtime për të dhe skuadrën e Manchester City, që sipas tij kanë ndikuar në rezultate.
    “Ishte e tmerrshme të lëndohesha. Nuk është mirë ta shikosh ekipin duke luajtur, por duhet të japësh gjithçka nga vetja dhe të përpiqesh të rikuperohesh sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Haaland.
    Më tej, norvbegjezi shtoi: “Nuk mund të përqendrohesh shumë te e kaluara sepse nuk mund të bësh shumë për të. E vetmja gjë për të cilën mund të përqendrohesh është të shikosh përpara. Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Kam shumë energji”.
    Finalja e FA Cup kundër Crystal Palace do të jetë paraqitja e fundit e mesfushorit Kevin de Bruyne me fanellën e “citizens”. Ndaj, Haaland shpreson te suksesi për të nderuar mesfushorin belg, që do të largohet në fund të sezonit.
    “Do të na pëlqente që Kevin ta përfundonte sezonin me një trofe. Ai kaloi një kohë të mrekullueshme te Manchester City. Është e pabesueshme sa shumë trofe ka fituar. Shpresoj të fitojë edhe një tjetër”, tha Haaland.
    “Për mua, ai është numri një. Të merrja topin prej tij ishte një ëndërr. Ishte vërtet e veçantë të luaja me të. Ishte një gëzim i madh dhe do të bëj gjithçka që mundem që ai ta ndiejë përsëri atë gëzim në ndeshjet e tij të fundit”, deklaroi Haaland.

  • Jo vetëm De Bruyne, Napoli nis kontaktet me një tjetër yll të shumëkërkuar

    Jo vetëm De Bruyne, Napoli nis kontaktet me një tjetër yll të shumëkërkuar

    Jonathan David dhe Kevin De Bruyne.
    Napoli, i cili do të luajë një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme sonte në stadiumin Maradona për titullin, tashmë po punon për ekipin që do të vijë.
    Një histori krejtësisht e ndryshme nga ajo e dy viteve më parë. Siguria e kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions League një drejtor sportiv që është larg fundit të mandatit të tij janë elementë që po i lejojnë klubit të De Laurentiis të fillojë të drejtojë merkaton.
    Ekziston nevoja për të zgjeruar skuadrën me lojtarë cilësorë. Kjo është ajo që Antonio Conte po kërkon për të qëndruar, kjo është ajo që çdo trajner tjetër i profilit të lartë do të kërkonte nëse Conte do të shkonte diku tjetër në fund të sezonit.
    Dhe kështu, ja ku janë negociatat me dy nga yjet më të mëdhenj që do të jenë pa kontratë në fund të sezonit. Lajmi i sotëm është se menaxherët e Jonathan David, sulmuesit kanadez, kontrata e të cilit me Lille po skadon, kanë mbërritur në qytet.
    Napoli dëshiron të kuptojë nga afër se cilat janë kërkesat dhe qëllimet e lojtarit.
    Klubi italian e ka bërë tashmë me KDB, me atë De Bruyne i cili në moshën 33 vjeç – pas dhjetë sezonesh te Manchester City – duhet të zgjedhë nëse do të transferohet te Napoli apo ndoshta do të provojë një aventurë në MLS.
    Në të dyja rastet, kërkesat janë të rëndësishme. De Bruyne, i cili fitoi rreth 23 milionë euro bruto këtë sezon, po kërkon 8-10 milionë euro neto për disa sezone.
    Nga ana tjetër, Davidi kërkon 5-6 në vit plus bonuse dhe komisione edhe sepse është një futbollist në kulmin e karrierës së tij, një 25-vjeçar që këtë sezon me klubin francez ka shënuar 25 gola, nëntë prej të cilëve në Champions League.
    Negociatat janë duke vazhduar, rezultati në të dyja rastet është larg të qenit i sigurt. Por qëllimet janë të qarta: Napoli tashmë po përgatitet për rikthimin në Champions dhe dëshiron lojtarë që janë padyshim të aftë për kompeticionin.

  • De Bruyne joshet nga projekti i Napolit. Bashkëshortja e tij viziton qytetin, negociatat vazhdojnë

    De Bruyne joshet nga projekti i Napolit. Bashkëshortja e tij viziton qytetin, negociatat vazhdojnë

    Kevin De Bruyne dhe Napoli, një ide që po bëhet gjithnjë e më konkrete dhe shkon përtej çdo thashethemi. Ylli belg i Manchester City, me kontratë që skadon së shpejti, po mendon seriozisht ta mbyllë aventurën e tij në futbollin europian, pikërisht në Serie A, me fanellën e kaltër të Napolit.
    Një hipotezë romantike, por reale, e ushqyer nga lidhjet personale. De Bruyne është martuar në vitin 2017 në Sant’Agnello të Campanias dhe familja e tij ka afeksion të veçantë për Napolin e rrethinat.
    Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, ka bërë tashmë hapa konkretë. Në prill u takua me De Bruyne në Manchester për t’i prezantuar projektin teknik dhe ambiciet e klubit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, KDB u ndje i nderuar dhe i interesuar, edhe prej mundësisë për të luajtur sërish me mikun e tij Lukaku dhe ndoshta ndonjë “shtytjeje” nga Mertens, ish-shok ekipi dhe ende shumë i lidhur me qytetin.
    Napoli, nga ana e tij, i ka paraqitur ofertë 2-vjeçare, me opsion për një vit të tretë. Negociatat nuk janë të lehta, sidomos për çështjen e pagës, por po ecin përpara me vendosmëri. Një tjetër sinjal pozitiv është vizita e fundit e bashkëshortes së De Bruyne, Michele, në Napoli, në kërkim të shtëpisë dhe shërbimeve për tre fëmijët e çiftit. Logjistika dhe cilësia e jetesës do të jenë faktorë vendimtarë.
    De Bruyne, i cili do të mbushë 34 vjeç në fund të qershorit, dëshiron ende të garojë në nivelet më të larta të futbollit. Dhe Napoli, me pasionin, projektin dhe hijeshinë e vet, mund të jetë aventura e fundit e madhe europiane për një nga mesfushorët më të mëdhenj të dekadës së fundit.

  • E bujshme! Napoli synon goditjen e madhe me ndihmën e Lukaku-t

    E bujshme! Napoli synon goditjen e madhe me ndihmën e Lukaku-t

    8 Maj 2025

    8:38

    Telesport

    Ndërsa ethet e titullit kampion po rriten në Napoli, klubi ka filluar të planifikojë sezonin e ardhshëm dhe ëndërron një transferim të madh: Kevin De Bruyne. Sipas “Sky Sport”, Napoli po përpiqet seriozisht për mesfushorin belg.
    33-vjeçari do të largohet nga Manchester City, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon në fund të sezonit. De Bruyne dëshiron të qëndrojë në Evropë në vend që të transferohej në Amerikë apo Arabi, nga ku vijnë oferta.
    Në tryezën e belgut është edhe një propozim nga kampionët e Liverpool, por Napoli kërkon ta bindë duke shfrytëzuar edhe miqësinë e shkëlqyer që ai ka me patriotin e tij, sulmuesin Romelu Lukaku.
    Ardhja e mundshme e De Bruyne nën Vezuv do ta bënte të lumtur trajnerin Antonio Conte, i cili është ankuar për mungesën e një lojtari të denjë pas largimit të Kvara në janar.
    Madje ky afrim mund ta bindë trajnerin të vazhdojë aventurën e tij me Napoli edhe sezonin e ardhshëm. Napoli po përgatitet për festën dhe ndërkohë po ëndërron shumë.

  • Manchester City gjen pasuesin e De Bruyne, vjen mesfushori anglez që po shkëlqen me Nottingham Forest

    Manchester City gjen pasuesin e De Bruyne, vjen mesfushori anglez që po shkëlqen me Nottingham Forest

    7 Maj 2025

    12:04

    Telesport

    Manchester City është duke punuar për të gjetur një zëvendësues pas largimit të Kevin De Bruyne. Mesfushori belg do t’i thotë lamtumirë klubit pas 10 vitesh dhe një karriere legjendare në klub.
    Prandaj, “Citizens” po kërkojnë ta zëvendësojnë të denjë. Sipas ekspertit të njohur të merkatos Fabrizio Romano, në krye të listës së objektivave është Morgan Gibbs-White, që luan me Nottingham Forest.
    Nuk do të jetë e lehtë të bindet Forest që të heqë dorë nga numri 10 edhe për faktin se klubi është duke u paraqitur mirë për të siguruar një kualifikim në Evropë sezonin tjetër. Ndaj, ata dëshirojnë ta mbajnë edhe një vit tjetër lojtarin.
    25-vjeçari anglez ka një kontratë deri në vitin 2027 me Forest dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 40 milionë euro. Këtë sezon ai ka realizuar 5 gola në 30 ndeshje në Premier League.

  • De Bruyne: Te City do të pendohen që më lanë të ikja, jam ende në formë të mirë

    De Bruyne: Te City do të pendohen që më lanë të ikja, jam ende në formë të mirë

    5 Maj 2025

    8:59

    Telesport

    Manchester City arriti të fitojë 1-0 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e fundit në Premier League falë një goli të Kevin de Bruyne. Kjo bëri që tifozët të këndojnë për mesfushorin belg, që do të lërë klubin në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata.
    Një gol me peshë, pasi thuajse i dha kualifikimin skuadrës së “citizens” në Champions League sezonin tjetër. Turne që 33-vjeçari nuk do ta shijojë, pasi do të largohet me keqardhje që në klub askush nuk donte më të besonte tek ai.
    “Fatkeqësisht askush nuk e di se çfarë na pret në të ardhmen. Jam në formë dhe kam treguar se ende mund të luaj këtu, përndryshe nuk do të bëja atë që kam bërë për katër ose pesë javët e fundit”, tha De Bruyne.
    “Shumë nga shokët e mi të ekipit më kanë folur, ata janë gjithashtu të trishtuar që duhet të largohem. Por kjo është jeta dhe mënyra se si po luaj është mënyra e duhur. Po përpiqem të luaj sa më mirë që mundem”, tha 33-vjeçari belg.
    Në fund, de Bruyne u çon një mesazh tifozëve të tij: “Më ka mbetur edhe një ndeshje këtu, më vjen keq. Po përpiqem të bëj punën time si gjithmonë dhe mendoj se e kam bërë. Jam krenar për atë që po bëj“.

  • Guardiola i shqetësuar, së shpejti pa De Bruyne: Gati e pamundur të zëvendësohet

    Guardiola i shqetësuar, së shpejti pa De Bruyne: Gati e pamundur të zëvendësohet

    Është pothuajse e pamundur ta zëvendësosh Kevin De Bruyne. Këtë e deklaroi qartë Pep Guardiola pas fitores minimale ndaj Wolverhamptonit, një ndeshje e vendosur pikërisht nga mesfushori belg, i cili e ngjiti Manchester City në vendin e tretë në renditje me 64 pikë. Një ndeshje e firmosur nga 33-vjeçari belg, që ndihmoi edhe më shumë klubin për t’i mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
    Duke folur pas ndeshjes për “BBC Sport”, Guardiola u shpreh: “Dua më të mirën për Kevin, kështu që nuk do të kishte qenë e mundur të kalonim gjithë këto vite pa të. Ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, por situata është ajo që është.
    Është gati e pamundur të zëvendësohet një lojtar i këtij kalibri. Nuk është vetëm çështje performance, por edhe e asaj që ai përfaqëson në zemrat e tifozëve tanë prej shumë vitesh. Suksesi që kemi arritur është meritë e lojtarëve”.
    Siç dihet, në përfundim të kontratës aktuale të De Bruyne (më 30 qershor), lojtari do të largohet nga Manchester City dhe do t’i bashkohet një tjetër klubi.
    Sa i përket misionit ende të hapur për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, Guardiola shtoi: “Në aspektin e objektivit për t’u kualifikuar, rezultati ishte pozitiv. Tani të fokusohemi te 9 pikët e mbetura. Nëse i marrim, jemi në rregull, gjithçka është në duart tona. Duhet të vazhdojmë kështu”.
    Tri ndeshjet e fundit në kalendar për City janë ndaj Southampton, Bournemouth dhe Fulham, ndërsa më 17 maj e pret edhe finalja e “FA Cup”.

    “Kam treguar se ende mund të luaj këtu, shumë janë të trishtuar”Mbrëmë në “Etihad Stadium” ishte një natë e veçantë, kur në sfondin e këngës “Seven Nation Army” nga White Stripes, tifozët e Manchester City nderuan Kevin De Bruyne duke kënduar emrin e tij. Kjo ndodhi madje përpara se mesfushori belg të shënonte golin e fitores ndaj një Wolverhamptoni në formë të madhe. Gol që mund ta shpëtojë ekipin e Guardiolës, duke i siguruar kualifikimin për në Champions League.
    Në fund të këtij sezoni, KDB do të largohet, pas 10 vitesh të mbushura me trofe te klubi anglez, pasi ky i fundit ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën që përfundon më 30 qershor. Diçka për të cilën ndoshta Manchester City do të pendohet. Muajin e kaluar, De Bruyne kishte pranuar se ishte befasuar që nuk i ishte ofruar një kontratë e re.
    Edhe pas ndeshjes së djeshme dëshiroi të tregonte të gjithë vlerën e tij. “Për fat të keq, nuk e di çfarë e ardhmeje më pret, – tha belgu 33-vjeçar për “Sky Sports UK” me një ton serioz. – Kam treguar se ende mund të luaj këtu, përndryshe nuk do të bëja atë që po bëj në 4 apo 5 javët e fundit.
    Shumë shokë skuadre më kanë folur, edhe ata janë të trishtuar që po largohem. Por kështu është jeta, mënyra se si po luaj është e duhura. Po përpiqem të jap maksimumin tim. Më ka mbetur edhe vetëm një ndeshje këtu. Mundohem të bëj punën time si gjithmonë dhe besoj se po ia dal. Jam krenar për atë që po bëj”.

  • De Bruyne vulos fitoren e mundimshme të Manchester City-t, afron pjesëmarrja në Champions (VIDEO)

    De Bruyne vulos fitoren e mundimshme të Manchester City-t, afron pjesëmarrja në Champions (VIDEO)

    2 Maj 2025

    23:16

    Telesport

    Manchester City ka triumfuar 1-0 në shtëpi përballë Wolvesit në kuadër të javës së 35-të në Premier. Citizens e nisën shumë mirë ndeshjen, duke sulmuar portën kundërshtare, por rastet nuk munguan as për Ujqërit.
    Në minutën e 35-të, Kevin de Bruyne vulosi takimin me golin e shënuar për 1-0, nga një asistim i Jeremy Doku. Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa në 45 minutat e dytë nuk munguan rastet – por nuk kishte gola.
    GOLI I DE BRUYNE – VIDEO
    Matheus Cunha rrezikoi portën e vendasve në minutën e 57-të, mirëpo nuk ishte e rrezikshme për gardianin e Cityt. Dy minuta më vonë, Marshalkl Muntesi kërkoi penallti për rrëzim në zonë, mirëpo gjyqtari sinjalizoi se loja duhet të vazhdojë.
    City ia doli të ruante epërsinë deri në fund, për të fituar tri pikë të mëdha në garën për top katërshe. Manchester City ruan vendin e tretë me 64 pikë, ndërsa në javen e 36-të do të takohen me Southamptonin.