16 Qershor 2025
10:08
Telesport
“Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar Kevin De Bruyne“. Pasi u largua nga Milan, mesfushori holandez Tijjani Reijnders e ka bërë të qartë se cilat do të jenë pritshmëritë për të në aventurën e re te Manchester City.
Të bësh atë që ka bërë një legjendë si De Bruyne është e vështirë, por Reijnders dëshiron të njihet për cilësitë e tij. “Unë duhet të luaj lojën time, por frymëzohem nga lojtarë të ndryshëm”, tha Reijnders.
“Mundohem t’i përshtat cilësitë e tyre me karakteristikat e mia. Gjithmonë më ka bërë përshtypje mënyra se si De Bruyne vëzhgon fushën dhe pasimet e tij, por kjo nuk do të thotë se do të imitoj atë”, shtoi më tej mesfushori holandez.
Në fund mendim për Pep Guardiola: “Ai është trajneri më i mirë në botë, mezi pres të mësoj gjëra të reja këtu. Ai ka një stil të ndryshëm loje dhe kjo është pikërisht ajo që po pres me padurim“.









